Kritika ndaj silogjizmit aristotelian

Sulmit e kritikës së tyre kreu i silogjizmit, ç'është e vërteta, iu shtrua më së shumti në krahasim me gjithë krerët e tjerë të logjikës aristoteliane.

Ta sulmonin e ta kritikonin të përfunduarit e zhdrejtë deduktiv, dijetarët myslimanë nisën që kur shkenca e logjikës kishte nisur të përkthehej në gjuhën arabe, në të cilën ata zhvillonin veprimtarinë e tyre shkencore.

Në këtë pjesë, po paraqesim trajtat më të rëndësishme të kritikave që dijetarët myslimanë ndërmorën ndaj të përfunduarit të zhdrejtë deduktiv, silogjimit, që t'i përqasim me kritikat që ndërmorën dijetarët përëndimorë e të arrijmë në përfundimin se cila palë dijetarësh ka përvijuar tjetrën.

Krahas kritikave që ndërmerrnin, ndër dijetarë myslimanë pati një frymë urrejtjeje e kundërshtimi ndaj logjikës aristoteliane.

Nuk po marrim mundimin këtu ta shpjegojmë në detaje këtë frymë urrejtjeje e kundërshtimi të dijetarëve myslimanë ndaj logjikës aristoteliane, por po mjaftohemi ta përmendim në vija të trasha.

Atë e shprehnin fukahatë e drejtimit të ehlisynetit, mendimtarë të drejtimit selefi, dijetarë të fushës së apologjetikës dhe dijetarë të drejtimit sufi, duke i parë të keqe logjikës aristoteliane pse ndërtohet mbi një metafizikë që i bie ndesh besimit islam; pse ishte shkak,- siç thotë imam Shafiu,- i përçarjes, kunërshtimeve e  i ndarjeve ndërmjet vetë myslimanëve; pse ishte ndërtuar,- siç thotë Ebu Seid Sirafi,- brenda për brenda gjuhës greke, konvencioneve greke, fjalëformimit të saj dhe marrëveshjes së tyre e prandaj nuk mund t'u vlente për të gjykuar persianëve, turqve , arabëve, hindusëve e të tjerëve.

Po këto shkaqe përmend Sujutiu në librin "savnulmantik"( Ruajtja e logjikës) kur konstaton:

" Më herët e tani dijetarët myslimanë i shohin të meta logjikës dhe shkruajnë libra që e qortojnë, ia hedhin poshtë rregullat e ia qesin në dritë paqëndrueshmërinë"

Dijetarët myslimanë, me përjashtim të atyre që i takonin drejtimit meshai (peripatetik), vazhduan t'i shihnin të meta,- siç thotë Ibën Tejmia,- logjikës aristoteliane, t'ia shpjegonin dobësitë e mendjeshkurtësinë deri në kohën e Ebu Hamid Elgazaliut.

Kjo qe fryma e urrejtjes e e kundërshtimit ndaj logjikës aristoteliane që mbizotëroi ndër dijetarë myslimanë.

Në vijim, vëmendjen po u kushtojmë kritikave që dijetarët myslimanë ndërmorën ndaj silogjizmit, kësaj mënyre të përfunduari të zhdrejtë deduktiv, që për një kohë të gjatë u mbajt si gjëja më e përsosur që kishte pjellë mendja njerëzore.

 

 

                                                 TEHU I PARË

Silogjizmi aristotelian nuk bie informacion të ri, nuk ka vlerë njohëse, përmes tij nuk mund të arrijmë te e panjohura.

 

Gjithë logjicistët që ndjekin Aristotelin mendojnë njësoj se njohja është dy farësh: njohje nocioni ( caku) dhe njohje gjykimi.

Njohja e një nocioni, sipas tyre, mund të përftohet vetëm përmes përkufizimit, kurse njohja e një gjykimi mund të përftohet vetëm përmes silogjizmit.

Teoricienët myslimanë kundërshtuan të quanin silogjizmin rrugë të vetme përmes së cilës mund të përftohej njohja e një gjykimi. Pohuan se silogjizmi , ashtu si ia kanë përcaktuar logjicistët trajtat( figurat), gjedhet( moduset) e përmbajtjet, nuk mund të bjerë informacion të ri.

Çka mund të përftojmë nga njohuritë duke përvijuar rrugën e silogjizmit, - thoshin dijetarët myslimanë,- mund ta arrijmë edhe pa e përvijuar rrugën e silogjizmit. Ndërkaq, çka nuk mund të arrrijmë nga njohuritë pa përvijuar rrugën e silogjizmit, nuk mund të arrijmë edhe po të përvijojmë rrugën e silogjizmit. Dhe, veçse të pafrytshme që e shihnin, rrugën e silogjizmit dijetarët myslimanë e ankonin pse , që të përvijohet, kërkon mund e shkakton lodhje aq të madhe.

Vetë e dhëna se logjicistët, ndër rregullat që vlejnë për kuantietin e kualitetin e premisave, kanë vënë rregullën që njëra ndër dy premisat ( paraket) e silogjizmit të jetë çështje e përgjithshme(universale) , pasi nga dy premise të pjesme( partikulare) nuk mund të arrijmë asgjëkundi ( ex propositionibus mere negativis nihil sequitur); vetë kjo e dhënë, pra, e thotë se përmbajtja që do të ketë përfundimi( konkluzioni) i arritur nga ato dy premisa, njëra prej të cilave medoemos duhej të ishte çështje e përgjithshme, nuk mund të na jetë përmbajtje e re , e panjohur më parë.

Ja si e shprehte këtë vërejtje dijetari mysliman Xhelalud-din Sujutiu në librin " savnulmantik ( ruajtja e logjikës)" :

" Sa herë një çështje e përgjithshme (universale) parashtrohet si premisë në një silogjizëm, njohja e përmbajtjes së përfundimit( konkluzionit) në të cilin do të arrihet, mund të përftohej edhe pa u përvijuar silogjizmi, madje, të shumtën e rasteve, përmbajtja e përfundimit është gjë e njohur që më parë.

Kur dihet se çdo njësh është gjysma e një dyshi dhe se gjysma e çdo dyshi është njëshi, dihet pandërmjetshëm edhe se kjo gjë konkrete është gjysma e këtyre dy gjërave konkrete.

Po kështu qëndron puna edhe me gjithë çështjet e tjera : një gjë e ditur medoemos, s'ka nevojë të argumentohet më parë përmes një çështjeje të përgjithshme( universale).

Të përkundërtat, të zëmë. Njeriu di se kjo gjë konkrete s'mund të jetë e bardhë e zezë, as e lëvizshme e palëvizshme dhe kështu di për gjithë gjërat. Po për të ditur këtë, njeriu nuk ia ka nevojën një çështjeje të përgjithshme e cila të thoshte se asnjë gjë nuk mund të jetë e bardhë e zezë dhe as e lëvizshme e palëvizshme. Kjo vlen për gjithë gjërat të cilat kanë ndërmjet vete raport kundërtie; vetë dija për kundërtinë ndërmjet tyre nënkupton dijen se ato nuk mund të bashkohen.

Dija për çështjen e përgjithshme nënkupton dijen për përmbajtjen e premisës së madhe e cila ngërthen në vete nocionin ( cakun) e madh, kjo dije nuk mjafton , për të aritur te dija për përmbajtjen e përfundimit(konkluzionit), pa dijen për premisën e vogël e cila ngërthen në vete nocionin(cakun) e vogël, prandaj dija për përmbajtjen e përfundimit që është se këto dy kuptime janë të përkundërta e nuk bashkohen, mund të përftohej edhe pa dijen për përmbajtjen e premisës së madhe që thotë se asnjëherë dy të përkundërta nuk mund të bashkohen.

Dija për përfundimin (konkluzionin), prandaj, nuk ia ka nevojën përvijimit të silogjizmit që logjicistët e quajnë silogjizëm kategorik"

Ibën Tejmia shpjegonte se si silogjizmi logjik është shterpë dhe se ç'mund të përftohet përmes silogjizmit mund të përftohet edhe pa të, këtë e shprehte kështu:

" Nga ato që mund ta qartësojnë këtë ide është e vërteta se nuk mund të gjesh njeri( bir Ademi) që kërkon të mësojë diçka përmes soditjes dhe për këtë mbështetet në silogjizmin kategorik, të cilit t'ia dijë rregullat, veçse të ketë mundësinë ai njeri që ta arrijë diturinë për atë gjë të kërkuar edhe pa përvijuar rrugën e silogjizmit kategorik"

 

  

 

                                                 TEHU I DYTË

Silogjizmi aristotelian ngushton rrugën për të arritur dije dhe pengon përparimin shkencor.

 

Logjicistët kanë kushtëzuar që silogjizmi të jetë i përbërë prej dy premisash. Kjo, sipas tyre, është e domosdoshme për një silogjizëm.

Nëse një të përfunduar(konkludim) niset nga vetëm një premisë, logjicistët quajnë se premisa tjetër është bjerrë dhe këtë lloj të përfunduari e emërtojnë 'entimem'( silogjizëm i shkurtuar), kurse nëse një të përfunduar niset nga më shumë se dy premisa, këtë lloj të përfunduari e emërtojnë 'polisilogjizëm' ( silogjizëm i përbërë) dhe nuk e quajnë për silogjizëm të mirëfilltë.

Kushtëzimi i  logjicistëve që silogjizmi të përbëhet doemos prej dy premisash, pengon arritjen e diturisë, vështirëson rrugën deri te ajo, dhe shpërfill gjendjen diturore të atij që argumenton, i cili herë mund të përfundojë (konkludojë) I nisur nga vetëm një premisë dhe herë të tjera , për të përfunduar, mund t'i duhet të niset nga më shumë se dy premisa.

Arritjen e kushtit që kanë vënë logjicistët që silogjizmi të përbëhet doemos prej dy premisash, Xhelalud-din Sujutiu e shihte si vijon:

" Huqëse të së vërtetës ose zgjatim rruge.  Ose Bie  gabim që i huq të vërtetën e kërkuar argumentuesit, ose  shkakton rrugë të gjatë që lodh argumentuesin deri sa të arrijë te e vërteta e kërkuar, megjithë mundësinë për të arritur atje në mënyrë më të drejtpërdrejtë"

Prandaj, dijetarët islamë kur argumentonin nuk i përmbaheshin këtij kushti të vënë nga logjicistët, që të përfunduarit të nisej doemos prej dy premisash, ja si e thotë këtë të dhënë Ibën Tejmia:

" Meqë të përfunduarit( konkludimi) varet nganjëherë nga një premisë, nganjëherë nga dy premisa e nganjëherë nga më shumë se dy premisa, teoricienët islamë përfundonin (konkludonin) të nisur nga aq premisa sa ua kishin nevojën për të përfunduar dhe nuk i përmbaheshin kushtit( të vënë nga logjicistët sh.p) që të përfundonin të nisur doemos nga dy premisa, siç bëjnë ata që ndjekin udhën e logjicistëve.

Teoricienët e ligjëruesit islamë kur shkruanin librat, mbanin ligjëratat, meditonin, zhvillonin dialogjet të karakterit mësimdhënës(didaktik), udhëzues e qoftë polemizues , përfundonin(konkludonin) ashtu siç përmenda, të nisur nga aq premisa sa ua kishin nevojën. Po kështu , si teoricienët e ligjëruesit islamë, vepronin edhe të tjerët dijetarë islamë të fushave të tjera, me përjashtim të atyre që ndoqën udhën e logjicistëve"

Dijetarët islamë nuk iu përmbajtën silogjizmit aristotelian, pse silogjizmi aristotelian nuk ka fuqinë depërtuese sa të të mundësojë të arrish një njohuri të parritshme ndryshe: nuk të çon te një e panjohur, te e cila s'mund të mbërrije ndryshe, dhe gjithë ç'mund të përftosh duke e përvijuar mund ta përftosh edhe pa e përvijuar, është i pafryt, prandaj.

Gjithashtu ta përvijosh silogjizmin aristotelian duke e quajtur si mënyrë të vetme për të arritur te njohja e një gjykimi, ta zgjat rrugën për të arritur te gjykimi i kërkuar ,nuk të sjellë asfarë dobie njohëse, të lodh trurin dhe të humb kohën.

Ibën Tejmia ka zënë një shembull krejt të kthjellët për të vënë në dukje se si përvijimi i silogjizmit aristotelian humb kohën, lodh trurin pa nevojë dhe ngushton rrugën shkencore.

 

 

                                                 TEHU I TRETË

Silogjizmi Aristotelian është silogjizëm formal.

 

Silogjizmit aristotelian, si krejt logjika aristoteliane, shquhet për natyrë të zhytur në abstraksion(shkëputje) dhe për largim nga të vërtetat reale. Këtë natyrë abstraksioni ia vërejtën dijetarët islamë, dhe ishte në thumb të kritikës së tyre.

Xhelaluddin Sujutiu ua shihte për të madhe logjicistëve këtë:

 " zënë shembuj duke absolutizar  përmbajtje që s'kanë referent fiks ; nuk e përftojnë njohjen në mënyrë konkrete, ata thonë për shembull : çdo (a) është (b), çdo ( b) është (c). E kërkuar ( sipas dijetarëve islamë) është ajo dije që përftohet nga lëndët konkrete. Kur zhvishen nga konkretësia ( abstragohen) njeriu mund të pandehë se kësaj ia ka nevojën për të argumentuar për gjërat konkrete, gjë që s'është aspak e vërtetë"

Për këtë shkak, pse është i zhytur në abstragim, silogjizmi aristotelian nuk bie njohje për asgjë, pasi nuk bie njohje për diçka që është pjesë konkrete e ekzistencës reale.

Dijetarët islamë e quanin logjikë abstrakte , e shkëputur nga e vërteta reale, sepse,- siç thoshte Sujutiu,- nëse silogjizmi kategorik bie vetëm njohje mbi çështje të përgjithshme, këto të përgjithshme vetëm mund të merren me mend e nuk gjenden në objekte konkrete, prandaj përmes silogjizmit kategorik nuk mund të merret vesh ndonjë gjë që ekziston realisht"

Nëse përqasim kritikat ndaj silogjizmit aristotelian, që ndërmorën dijetarët myslimanë (sa paraqitëm këtu përbën vetëm një pjesë të tyre) me kritikat që ndërmorën filozofët përëndimorë, do të vërejmë se përëndimorët përsëritën gati fjalë për fjalë ato që kishin thënë shumë kohë para tyre dijetarët islamë.

Gobloja flet për rregullat e logjikës klasike dhe thotë për to:

" nuk lejojnë shpikjen gjetjen e zbulimin, madje zgjuarsinë(mendjemprehtësinë) e bëjnë rob të njohjes së mëparshme, e detyrojnë që të ngushtojë sferën e kësaj njohjeje në vend që të punonte për ta zhvilluar"

A rrahin diku tjetër këto fjalët e Goblos nga ku rreh pohimi I dijetarëve islamë , si  ky pohim i  Ibën Tejmies:

" Sa herë një çështje e përgjithshme (universale) parashtrohet si premisë në një silogjizëm, njohja e përmbajtjes së përfundimit( konkluzionit) në të cilin do të arrihet, mund të përftohej edhe pa u përvijuar silogjizmi, madje, të shumtën e rasteve, përmbajtja e përfundimit është gjë e njohur që më parë"

e po kështu pohimi I tij :

" përvijimi I silogjizmit shkakton zgjatim të panevojshëm , lodhje truri e humbje kohe, e megjithatë, nuk ka vlerë njohëse, dhe se kush përvijon udhën e logjicistëve ngushton rrugën shkencore nga gjuha e nga mendja"?

Gobloja ndërmerrte mësymje kundër silogjizmit aristotelian edhe duke e vështruar si formalizues, gjë që do ta ketë bërë, sipas tij, të pavarur nga tematikat që studion, prandaj dhe shterpë që nuk na bie njohuri të re.  Në lidhje me këtë thoshte:

" Sado  të zotërojë njeriu të shprehurit e mendimit në mënyra të ndryshme, pasurinë diturore mund ta shtojë vetëm nëse të menduarit ia shtron lëndën nga e cila të ushqehet me dije. Nuk është logjika formale e vetmja që duhet të përcaktojë rregullat e të përfunduarit, sepse, po të ishte ashtu ,çdo të përfunduar do të ishte i pavarur nga lëndët që i studion. Dhe gjersa është e pamundur të ketë të menduar shkëputur  nga lëndët objekt mendimi, nuk kemi çare pa e vështruar të menduarit silogjist si shterpë, që nuk mund të përdoret për të na dhënë njohuri të reja"

Ky pohim i Golbos nuk dallon nga  këto kritika që dijetarët islamë u bënin logjicistëve :

"zënë shembuj në mënyrë abstrakte për përmbajtje që s'kanë referent fiks ; nuk e përftojnë njohjen në mënyrë konkrete, ata thonë për shembull : çdo (a) është (b), çdo ( b) është (c). E kërkuar ( sipas dijetarëve islamë) është ajo dije që përftohet nga lëndët konkrete. Kur zhvishen(shkëputen) nga konkretësia ( abstragohen) njeriu mund të pandehë se kësaj ia ka nevojën për të argumentuar për gjërat konkrete, gjë që s'është aspak e vërtetë"

dhe

"Nëse silogjizmi kategorik bie vetëm njohje mbi çështje të përgjithshme, këto të përgjithshme vetëm mund të merren me mend e nuk gjenden në objekte konkrete, prandaj përmes silogjizmit kategorik nuk mund të merret vesh ndonjë gjë që ekziston realisht"

Po këto shkaqe që përmend Gobloja, përmend Ibën Tejmia për dijetarët islamë pse nuk kishin përfillursilogjizmin aristotelian

" Meqë të përfunduarit( konkludimi) varet nganjëherë nga një premisë, nganjëherë nga dy premisa e nganjëherë nga më shumë se dy premisa, teoricienët islamë përfundonin (konkludonin) të nisur nga aq premisa sa ua kishin nevojën për të përfunduar dhe nuk I përmbaheshin kushtit( të vënë nga logjicistët sh.p) që të përfundonin të nisur doemos nga dy premisa, siç bëjnë ata që ndjekin udhën e logjicistëve.

Teoricienët e ligjëruesit islamë kur shkruanin librat, mbanin ligjëratat, meditonin, zhvillonin dialogjet të karakterit mësimdhënës(didaktik), udhëzues e qoftë polemizues , përfundonin(konkludonin) ashtu siç përmenda, të nisur nga aq premisa sa ua kishin nevojën. Po kështu , si teoricienët e ligjëruesit islamë, vepronin edhe të tjerët dijetarë islamë të fushave të tjera, me përjashtim të atyre që ndoqën udhën e logjicistëve"

Por, siç shënonte Xhelaluddin Sujutiu:

" Më herët e tani dijetarët myslimanë I shohin të meta logjikës dhe shkruajnë libra që e qortojnë, ia hedhin poshtë rregullat e ia qesin në dritë paqëndrueshmërinë"

Po kështu Rëne Dekarti, që përëndimorët e quajnë baba I filozofisë bashkëkohore, ka përsëritur po ato mendime që kishin dhënë shumë kohë para tij dijetarët islamë , kur ka thënë:

"Logjika klasike nuk mund të jetë metodë e përgjithshme. Metodë e përgjithshme mund të ishte vetëm po të arrinte kushtin që premisat nga të cilat niset të ishin të sigurta aq sa nuk mund t'u depërtonte dyshimi, porse kur vështrojmë këto premisa nuk na del asnjë e sigurt që t'i detyrohet mendjes me përjashtim të asaj premise e cila e thotë pamundësinë e bashkimit të dy të përkundërtave në një gjë të vetme, por ky parim themelor I logjikës klasike , ashtu siç e kuptonin skolastët, nuk i shton gjë dijes sonë dhe s'ka rëndësi vështruar nga bota reale: ai nuk mund të jetë më shumë se një tautologji, sepse kur dimë se një gjë ekziston, ky parim nuk na jep më shumë njohuri sesa që është e pamundur mosekzistenca e asaj gjëje"

Kjo thënie e Rëne Dekartit është përsëritje gati e fjalëpërfjalshme e thënieve të dijetarëve islamë lidhur me zhvlerësimin e logjikës aristoteliane, mjafton që thënies së Rëne Dekartit t'ia pranëvëmë thënien e një dijetari islam për të parë se ideja mbi të cilën ndërtohet kritika në të dy thëniet është e njëjtë.

Me shekuj para Rëne Dekartit , dijetari islam Xhelaluddin Sujutiu në librin " savnulmantik( Ruajtja e logjikës)" kishte shënuar:

" Sa herë një çështje e përgjithshme (universale) parashtrohet si premisë në një silogjizëm, njohja e përmbajtjes së përfundimit( konkluzionit) në të cilin do të arrihet, mund të përftohej edhe pa u përvijuar silogjizmi, madje, të shumtën e rasteve, përmbajtja e përfundimit është gjë e njohur që më parë.

Kur dihet se çdo njësh është gjysma e një dyshi dhe se gjysma e çdo dyshi është njëshi, dihet pandërmjetshëm edhe se kjo gjë konkrete është gjysma e këtyre dy gjërave konkrete.

Po kështu qëndron puna edhe me gjithë çështjet e tjera , një gjë e ditur medoemos s'ka nevojë të argumentohet më parë përmes një çështjeje të përgjithshme( universale).

Të përkundërtat, të zëmë. Njeriu di se kjo gjë konkrete s'mund të jetë e bardhë e zezë, as e lëvizshme e palëvizshme dhe kështu di për gjithë gjërat. Po për të ditur këtë, njeriu nuk ia ka nevojën një çështjeje të përgjithshme e cila të thoshte se asnjë gjë nuk mund të jetë e bardhë e zezë dhe as e lëvizshme e palëvizshme. Kjo vlen për gjithë gjërat të cilat kanë ndërmjet vete raport kundërtie; vetë dija për kundërtinë ndërmjet tyre nënkupton dijen se ato nuk mund të bashkohen.

Dija për çështjen e përgjithshme nënkupton dijen për përmbajtjen e premisës së madhe e cila ngërthen në vete nocionin ( cakun) e madh, kjo dije nuk mjafton , për të aritur te dija për përmbajtjen e përfundimit(konkluzionit), pa dijen për premisën e vogël e cila ngërthen në vete nocionin(cakun) e vogël, prandaj dija për përmbajtjen e përfundimit që është se këto dy kuptime janë të përkundërta e nuk bashkohen, mund të përftohej edhe pa dijen për përmbajtjen e premisës së madhe që është se asnjëherë dy të përkundërta nuk mund të bashkohen.

Dija për përfundimin (konkluzionin), prandaj, nuk ia ka nevojën përvijimit të silogjizmit që logjicistët e quajnë silogjizëm kategorik"

Të dhënat e këtyre përqasjeve e biejnë përfundimin se ç'u ndërmor nga kritikat kundër logjikës aristoteliane nga përëndimorët, ishta ndërmarrë nga dijetarët islamë shekuj më parë.

Mësymja që ndërmorën kundër logjikës aristoteliane dijetarët përëndimorë, sidomos ithtarët e pozitivizmit logjik,  përqëndrohej në këtë se logjika aristoteliane është logjikë formale, larg realitetit objektiv dhe siç përmblidhte kritikat e tyre dr. Jahja Huvejdiu:

" …është logjikë shterpë, nuk na jep të dhënë(informacion) të re , kështu sepse , kur gjykojmë që çdo njeri është I vdekshëm dhe që Sokrati është njeri , përfundimi tek I cili arrijmë nga këto dy premisa: që Sokrati qenka I vdekshëm, ky përfundim, pra, është I përmbajtur në dy premisat"

Po këto kritika I gjejmë të zbërthyera në veprat e dijetarëve islamë, të cilët për nga koha kur jetuan, dijetarëve përendimorë që kritikuan logjikën aristoteliane, u paraprinë për disa shekuj.

  përktheu: Ilmi Rexhepi

 

Autori është profesor i filozofisë në universitetin e Kajros

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme