Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Shkrime pėr fėmijė dhe tė rinjė ->

DASHURIA PĖR NĖNĖN




Tregimi në vijim është një ngjarje e shkurtër, mirëpo shumë tërheqës dhe kuptimplotë. Mbetëm me shpresë se do t’u pëlqej shumë...Pas 21 vitesh martese, hasa ne një dashuri te çiltër.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati






Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me një grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalët e saja, duke thënë: E di shumë mirë se sa e doni atë. Gruaja për te cilën me këshillonte shoqja ime te kaloj çaste me te, ishte Nëna ime, e cila kishte mbetur e vejë qysh para 19 viteve. Punët dhe obligimet e shumta si dhe 3 fëmijët kishin bërë që nënën time ta vizitoj shumë rrallë. Një ditë prej ditësh, gjeta kohën që ta ftoj nënën time për darkë. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bërë vonë dhe Nëna u be merak kur ma dëgjoi zërin, nuk e kishte zakon që te flas me dikën në kohë te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mirë jam Nënë - iu përgjigja. Te telefonova nga koshienca për te kaluar disa çaste me ju. Me pyeti: Vetëm ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pëlqen propozimi yt... Ditën e enjte, pasi mbarova orarin e punës, u nisa për në shtëpinë ku banonte nëna ime. Ndihesha paksa i shqetësuar...Kur arrita në shtëpinë e nënës, vërejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtëpisë. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerë babai im pak para se te vdiste. Duke buzëqeshur si një engjëll me tha: Biri im, te gjithëve iu kam thënë se sonte do te dalë me djalin tim, dhe që te gjithë janë gëzuar, andaj te gjithë me padurim presin kthimin tim për t’ua sqaruar hollësitë e këtij takimi. Shkuam në një restaurant jo te zakonshëm, mirëpo i bukur dhe i qetë, nëna u mbështet në krahun tim dhe dukej sikur te ishte një zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listën e gjellërave, edhe pse Nëna nuk ishte në gjendje te lexonte përveç shkronjave te mëdha. Gjërsa po lexoja listën e ushqimeve, Nëna me shikonte me një buzëqeshje te gjerë, me dy buzët e saja te çara, me ndërhyri, duke thënë: “Kur ishe i vogël, unë isha ajo që lexoja për ju”, ndërsa tani ka ardhur koha te ta kthej këtë borxh dhe ja unë po lexoj sot për ty. Çlodhu dhe pusho nëna ime – i thashë. Gjatë tërë mbrëmjes biseduam dhe nuk kishte asgjë te rëndomtë, me përjashtim te nostalgjive dhe përditshmërisë sonë. Qëndruam aq shumë sa që koha ishte bërë shumë vonë. Pasi që u kthyem dhe arritëm te dera e shtëpisë, Nëna m’u drejtua me këto fjalë: Kam dëshirë që te dalim sëbashku përsëri, mirëpo me kusht që unë të paguaj? Ia putha dorën dhe i thashë lamtumirë. Pas disa ditësh, me erdhi lajmi se Nëna kishte ndërruar jetë. Kishte vdekur nga sulmi ne zemër.



E tërë kjo ndodhi për një kohë shumë te shkurtër që unë asgjë nuk munda te bej për te. Kaluan ca ditë dhe nga posta me arriti një letër e dërguar nga restauranti, në te cilin kishim darkuar unë dhe Nëna ime. Në të kishin qenë disa fjali te shkruara nga dora e Nënës sime: “Kam paguar faturën para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty përsëri. Me rëndësi është se bëra pagesën për dy persona, për ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta përshkruani vlerën e asaj nate, në te cilën darkuam sëbashku. Te dua shumë biri im”. Në këtë moment, arrita te kuptoj domethënien e fjalës “Dashuri” apo “Te Dua”.



Nuk mund ta kuptosh domethënien madhështore te kësaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjelë mirësi dhe bukuri edhe pala tjetër ashtu siç beri Nëna ime. Asgjë nuk ka vlerë me shumë sesa Prindërit, e në veçanti Nëna. Dhuroja kohën te cilën ata e meritojnë...Duhet ditur se ky është obligim i Allahut dhe i Prindërve, prandaj këto gjëra nuk shtyhen. Me këtë rast, me ra ndërmend tregimi kur qe pyetur Abdullah ibën Omeri: “Nena ime është e moshuar, nuk mund te lëvizë fare, dhe me duhet ta bart në çdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojën...nganjëherë nuk ka fuqi që ta përmbanë veten keshtuqë, kryen nevojën duke qenë në duart apo shpinën time...A mendon se unë e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibën Omeri u përgjigj: A ke harruar fëmijërinë tënde kur edhe ju vepronit kështu me Nënën tuaj?! Ju po i shërbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndërsa ajo iu shërbente juve, me gjithë mundimet dhe lodhjet që kishte duke shpresuar jetën dhe lumturinë tuaj”. Vërtet dallim i madh në mes këtyre dy qëndrimeve...
Shpresojmë se porosia dhe mesazhi i kësaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilët ende i kanë prindërit gjallë!!!

Përktheu nga gjuha arabe: Mr. Feim Dragusha


E Dielė, 16 Gusht 2009; 21:28

Marrė nga : Assoc. Prof. Dr. Walid. I. S. Sharaiyra ish- ligjėrues ne IIUM

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats