Bujar Shehu

Parathënie nga zotëri Abdi Baleta

Shkrimet e zotëri Bujar Shehu, bashkëpunëtorit të zellshëm të gazetës "Rimëkëmbja" , në shumë raste kam pasur kënaqësinë t’i shijoj para se të bëhen pronë e lexuesve. Por tani që disa nga këto shkrime i rishijoj të ngjitura në një zinxhir si perla të vogla, ato më lanë edhe më shumë mbresa të reja që po përpiqem t’i rreshtoj në këtë parathënie, për t’i qëndruar besnik zakonit se dikush duhet t’ua prezantojë lexuesit librin që botohet.

Të botuara kështu së bashku këto shkrime krijojnë një harmoni të re më të gjërë të aspekteve të ngjashme të problemeve që trajtohen në to. Tema qëndrore e shkrimeve të Bujar Shehut është lidhja e besimit dhe e fesë me politikën, ndërthurja e atdhetares me shpirtëroren. Bujari nuk është i pari që me përkushtim përpiqet të zbulojë lidhjet e logjikshme dhe të natyrshme në këto raporte. Por ai dallohet për mënyrën e vet origjinale në këtë fushë, pa i bërë lëshim fanatizmit fetar, por duke theksuar konceptimin e gjërave nga këndvështrimi i rreptë besimtar. Ai qëndron larg përdorimit të besimit për politikanizëm, sikurse ndodh me disa, por as nuk e fsheh se nuk ka fe pa politikë dhe se besimi është kusht i parë për t’i shërbyer atdheut, nacionalizmit. Kështu Bujari ka zgjedhur si rrugë të përfshirjes së tij në publicistikë ndriçimin e dobisë së madhe që i sjell kombit dhe atdheut, rritja e fuqisë së besimt në vlerat hyjnore dhe praktikat fetare.

Bujar Shehu nuk përpiqet të fshehë, të zbukurojë apo të fryjë ndjenjat apo mendimet e tij. Ai shpreh me të njëjtën çiltërsi edhe admirimin edhe zhgënjimin edhe protestën. Shkrimi i tij "Rreth flamurit të përbashkuar" është më shumë protestë se sa zhgënjim. ai e ka të qartë se çka ndodhur dhe pse ka ndodhur që nga ankimet e Tv "Rozafa, rezulton se shumë shqiptarë nuk dinë fjalët e Himnit të Flamurit. Prandaj proteston si mospajtim me ngathtësinë e ngjarjeve për t’u larguar nga kjo gjëndje. Kurse në letrën që i dërgon Qemal Morinës në Amerikë me titullin "Vetëm me besim te Allahu, me pushkën për penë dhe gjakun për bojë, kombi shqiptar mund të firmosë lirinë", protesta është larguar dhe ka dalë në plan të parë detyrim shpirtëror, moral, fetar e politik në një mënyrë gati urdhëruese për frymën shqiptare.

Mjaft janë dy shkrime të shkruara si këto për të dhënë mesazhe të plota e të qarta edhe për të zhvilluar qenien e brendshme të atij që shkruan dhe për të kërkuar nga lexuesit. Por këto mesazhe janë ngjeshur edhe në shkrime të tjera të kësaj përmbledhjeje. Idetë nga njëri shkrim tek tjetri kanë më shumë frymëmarrje e diapazon. Vend qëndror në këtë përmbledhje zë sigurisht shkrimi me titull "Feja Islame në jetën e shqiptarëve". Është një histori e shkurtër (aspak skematike) e përhapjes së Islamit në Shqipëri që përbën një ndihmesë me shumë vlera shoqërore e fetare në lëmin e edukimit moral-fetar dhe politiko-ardhetar të atyre që e lexojnë dhe e asimilojnë.

Duke shpjeguar për lexuesit se si mbërriti, si u shtri, përse u rrënjos Islami në Shqipëri, përse ai arriti të bëhej besimi i pjesës dërrmuese të popullsisë së trojeve etnike shqiptare, Bujar Shehu jo vetëm që zbulon e mbron disa të vërteta të mjegulluara, por i kundërvihet edhe politikisht një pune të mbrapshtë që ka vite që bëhet në Shqipëri për të sulmuar Islamin si fe dhe si tipar i fizionomisë kombëtare të shqiptarëve. Në këtë shkrim problemet nuk janë trajtuar nga këndvështrimi i ngushtë teologjik ose predikues fetar. Ai vendos mendimet në sfondin e historisë së interesave shoqërore të problemeve kombëtare. Është trajtuar posaçërisht fatkeqësia që feja islame u godit rëndë gjatë diktaturës komuniste. Por njëkohësisht është pasqyruar forca e pamposhtur që tregoi Islami edhe në kushtet që u krijuan në Shqipëri.

Bujar Shehu u bën të qartë lexuesve të pamësuar mirë me shumë çështje, se "në Islam përkushtimi është individual, personal", por njëkohësisht ky lloj përkushtimi shndërrohet në funksion kolektiv sepse i shërben një jete politiko - shoqërore në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare, për aq sa është e domosdoshme të mbahet parasysh karakteri universal i Islamit. Bujar Shehu i kërkon lexuesit që të mos neglizhojë e të mos sakrifikojë asnjërën nga këto role e vlera.

Idetë e tij ai i ka ndërtuar mbi atë përvojë dhe realitet që edhe e njeh më mirë, mbi përvojën e Shkodrës. Për shume arsye kjo është e përligjur. Vetëm kështu ai mund të gjente argumente krejt të veçanta, si poezitë e At Gjergj Fishtës, për të nxjerrë më në pah vlerat e Islamit. Pra nuk duhet marrë thjesht si rastësi që problemet e përhapjes dhe të gjallërimit të Islamit në Shqipëri, të ndërthurjes së shkëlqyer të fetares me kombëtaren, të harmonisë midis besimeve të ndryshme i trajton me vërtetësi e saktësi nje qytetar i Shkodrës duke u mbështetur ne terrenin e Shkodrës.

Në këtë përmbledhje lexuesi gjen disa fjalime ose përshëndetje që ka bërë Bujar Shehu në raste ngjarjesh të veçanta, kryesisht me karakter fetaro-kulturor, si promovime librash mbi edukimin qytetar e fetar, përkujtime veprimtarish e datash nga jeta e njerëzve të shquar në fushën e forcimit të besimit islam në Shkodër etj. Edhe këto shkrime e zbukurojnë mjaft tablon e përgjithshme që jep libri.

Fjala e hapjes në ceremoninë e paraqitjes së librit "Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës" zë një vend krejt të veçantë, sepse pasqyron shkurt dhe thjesht një veprimtari të tërë të dobishme të zhvilluar në qytetitn e Shkodrës për edukim fetar dhe atdhetar. Me shkrimin "Libri që na ka munguar" autori e ndihmon lexuesin të mësojë për dobinë që sjell studimi i librit "Mrekullitë shkencore të Kur’anit". Autori sikur ka dashur të theksojë se ndjen lumturi që atë që e ka shijuar vetë t’ua rekomandojë edhe të tjerëve.

Bujar Shehu është shfaqur edhe si propagandist, sidomos për të nxitur të rinjtë të shkojnë në atë rrugë ku ecën ai vetë. Është gjëja më e pranueshme kur njerëzit i fton në rrugën tënde dhe nuk u rekomandon rrugë që për vete nuk të pëlqejnë. Kur shkruan "Rinia është shpresa e të ardhmes", dhe këtë shpresë dëshiron ta shohë të ndriçuar me dritën e Islamit, Bujar Shehu del më së miri në atë pozicion të pandryshuar që e njohin si lexuesit e të tjerët që janë në kontakt me të. Është pozicioni i një njeriu shumë këmbëngulës për të ftuar njerëzit në rrugën e Islamit. Edhe kur merr penën për të shkruar ndonjë njoftim për veprimtari të zhvilluara, ai me shkathtësi bën edhe ndonjë punë tjetër. Në shkrimin "SIDA ndëshkim hyjnor i degradimit moral" ai ka gjetur një rast të bëjë edhe qortime të shfaqjeve njerëzore që prishin ekuilibrat morale.

Por dinamizmin intelektual më të spikatur dhe "shpirtin sulmues" qytetar, Bujar Shehu i shfaq në shkrimin polemizues dhe në replikat që bën. Fushbetejat e tij janë: politika dhe feja, por gjithmonë në shërbim të nacionalizmit, atdheut. Në këtë përmbledhje lexuesi do të gjejë disa shkrime të kësaj natyre që e bëjnë librin edhe më tërheqës.

Në fjalën e rastit të paraqitjes së librit "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët", Bujar Shehu nuk ka ngurruar të përdorë shpatën e replikës e polemikës për të përballuar sfidat e lëshuara nga autori i librit "Papa Vojtila në Shqipëri" David Xhuxha, i cili "me qëllim të përcaktuar mirë, me qitje të largët, tenton një krahmarrje për të realizuar më vonë një sulm frontal kundër Islamit". Pastaj radha i vjen "një farë Nikolle" i cili nga Parisi akuzon shqiptarët muslimanë se "kanë kryer një akt të turpshëm që përqafuan Islamin" dhe u jep një lloj ultimatumi pasardhësve të tyre të sotëm "të korigjohen që të mos akuzohen për tradhëti kombëtare". Se cili qenka ky njeri që nga Parisi kryen "vepra" të tilla, Bujar Shehu ua ka shpjeguar lexuesve që në shkrimin "Ju nuk duhej ta botonit" (botuar në "E Djathta Kombëtare") ku protestohej ndaj gazetës "E Djathta" që vuri në faqet e saj pllakatin e nxirë të dërguar nga franko-shqiptari Nikollë Gjokë Dakaj. Ky shkrim i Bujar Shehut tani ka më tepër vlera se paralajmëron lexuesin se ç’fshihej në atë gazetën "E Djathta" që i hapte rrugë "diversionit politiko-fetar" Dakaj. Vetëm një vit pas këtij shkrimi ata që qortonte Bujar Shehu ishin nëpër tribunat me prijësit e "tregishtave serbe" dhe në veprimtaritë e komiteteve të rebelimit në Jug.

Bujar Shehu në këto dy shkrime polemizuese ka ditur të përdor mirë edhe mburojën për të neutralizuar shigjetat e helmuara edhe topuzin për të sjellë disi në vete të çakërdisurit që lëshojnë kësi shigjetash, që nga vend strehimet që kanë siguruar në kampin e fundamentalizmit të krishterë ose të antikombëtarizmit. Kam përshtypjen se shkrime si këto kanë bërë punë më të madhe se sa mendojmë, e do të bëjnë përsëri. Tashmë ka njëfarë tulatjeje të atyre që nisën para disa vitesh ofensivën e madhe për kthimin e muslimanëve shqiptarë në fenë e të parëve, krishtërimin, në latinizmin e kohës së Skënderbeut, të cilin ata ia rekomandojnë Kombit Shqiptar vetëm si "Atlet të Krishtërimit".

Natyrisht ende nuk mund të themi se janë realizuar ato që rekomandon Bujar Shehu në këto shkrime për t’ua ftilluar mendjen atyre që janë ndikuar nga parulla djallëzore si: "Shqipëria depo e municionit islamik", "Shqipëria çerdhe e terrorizmit islamik", "Shqipëria vendi që po e mbulon pluhuri islamik nga vendet arabe"etj.

Bujar Shehu nuk ka nguruar të jetë njëri ndër ata shkrues jo të shumtë nëpër gazeta që i kanë trajtuar këto çështje. Titulli i një shkrimi të tij është shumë goditës në shenjë: "Terrorizmi islamik një tullumbace e shpërthiqur në duart e qeverisë së Jugut". Bukur shumë autori i thotë lexuesit se "Kabineti Jugor i Shqipërisë i kryesuar nga Nano, këtë tullumbace të antishqiptarizmit e ka psonisur në Athinë dhe e ka fryrë në Beograd". Plot e plot ngjarje duke përfshirë edhe disa deklarata të ministrit të jashtëm të Serbisë e kanë vërtetuar se pikërisht kështu është. Edhe më me rëndësi është ajo kur autori i drejtohet lexuesit me këto fjalë: "fundamentalizmi dhe terrorizmi i kanë rrënjët të thella, nga mesjeta e qelive të errëta të murgërisë ortodokse që janë edhe materniteti ku lindi komunizmi. Islami si një fe me shumicë të theksuar midis besimtarëvë shqiptarë, ka patur dhe ka një detyrë parësore në drejtim të harmonisë fetare. Nga pozita e më të madhit, atij i takon të shpërndajë tolerancë në mes të besimtarëve, por asnjëherë në kurriz të drejtësisë. Këtë detyrë Islami në Shqipëri e ka realizuar dhe po e realizon në mënyrë shëmbullore, shpesh duke dëmtuar edhe veten e tij. Atëhere, ku është fundamentalizmi islamik në Shqipëri"?(!)

Bujar Shehu mesazhet e tij disave ua ka nisur edhe me adresë konkrete. Kështu ka vepruar ndaj Vasil Melos apo Maks Velos në shkrimet: "Provokimet antishqiptare gjithmonë do të dështojnë". Bujari e shpartallon provokimin e ndyrë të grekomanit Vasil Melo, kryetar i PBDNJ-së se në Shqipëri 50% e popullsisë qenkan të besimit të krishterë. Fatkeqësisht këtë të pavërtetë para Vasil Melos e kanë thënë në shtyp edhe intelektualë shqiptarë, madje edhe Ismail Kadare.

Bujar Shehu nuk është stepur para emrit të Ismail Kadaresë dhe për hir të të vërtetës, atdheut, kombit, ndërgjegjes qytetare, i ka dhënë edhe këtij atë që i takon. Autori e shpreh qartë mendimin e tij se "në rastin kur koha në periudha kritike për kombin tonë pjell qenie të tilla si Ismail Kadare apo Zef Bushati për të fyer e denigruar Islamin, ajo nuk harron të lind edhe burra të tjerë, shqiptarë të ndershëm, të cilët duke patur respekt edhe për krishrërimin, dinë të mbrojnë me kompetencë e drejtësi Islamin, duke e konsideruar atë si një nga dhuratat e Zotit të Plotfuqishëm në funksion të përsosurisë universale të njeriut". Është dëshpëruese dhe trishtuese që shqiptari të detyrohet të shkruajë në këtë mënyrë për shqiptarin, por me antikombëtarët nuk bëhet kompromis e tolerancë.

Bujar Shehu nuk trembet se mos duket "intolerant" në rastet kur duhet reaguar ashpër si në shkrimin replikë me një intervistë të Arben Imamit ku shprehet: "Është më se e vërtetë se qentë rrugaçë lehin kot dhe më në fund, ngordhin kot, por nga ana tjetër nuk është aspak e vërtetë se këto veprime i bëjnë tek dera e xhamisë". I referohet përdorimit abuziv nga Arben Imami të një thënie anonime: "Qeni para se të ngordhë, shkon e pshurr në derë të xhamisë". Tre vite pas kësaj polemike, dimë që Arben Imami lehu si qaraman për dajakun e padrejtë që hëngri më 28 maj 1996, pak më vonë lehu sa mundi si gjeneral grek i rebelimit në Shqipëri, pastaj si tellall i Janullatosit dhe i avokatit grek, Likurezos, për të bërë kushtetutën greke te Shqipërisë. Tani Imami ka shpallur "ngordhjen e tij politike" duke u larguar nga posti i një ministri pa ministri për të vajtur për kurse kualifikimi në Sh.B.A. Para se të mbërrijë në këtë fund të mjeruar politik, pasi ka bredhur nëpër dyert e strehat e kishave greke, tashti po shkon të falet në kishat e lobit grek në Amerikë. Kishte plotësisht të drejtë Bujar Shehu ku i thoshte se po mëkatonte kur e lidhte "ngordhjen e qenëve në dyert e xhamisë".

Bujar Shehu di të përdorë mirë edhe sarkazmën kur lipset, siç dëshmon në "Kutia postare 103" ku vihet në lojë puna e keqe e anonimëve që nëpërmjet transmetimeve televizive fallsifikojnë historinë e Shqipërisë, duke arritur deri në absurditete se "rrënjtë e jetës për shqiptarët lidhen me ardhjen Palit apo të ndonjë emisari tjetër të krishterë" (!)

Shkrimi "Nuk mund të bëhet polemikë fisnike me njerëz pa fisnikëri", e ka plotësuar mozaikun e kritereve nga të cilat udhëhiqet autori kur hyn në dyluftimin e penës për parime e për çështje serioze.

Bujar Shehu në shkrimet e veta, nuk bie asnjëherë në dëshpërim dhe nuk dërgon mesazhe çmobilizuese. Këtë na e tregon më mirë shkrimi nme titull: "Shqipëria nuk ka qenë kurrë tmerr pa fund", në të cilën ai hedh poshtë pjesën e parë të epitafit "ikën nga një tmerr pa fund, shkuan në një fund të tmerrshëm", shkruar nga një epitafolog në një gazetë shqiptare me rastin e një vjetorit të tragjedisë së të mbyturve në Otranto.

Bujari ka bërë një gjë të mrekullueshme nga pikëpamja e fesë, politikës, ndërgjegjes kombëtare që nuk pranon se Shqipëria dhe shqiptarët kanë jetuar ndonjëherë në tmerr pa fund, madje as gjatë diktaturës komuniste, e cila për vete pësoi fundin e tmerrshëm. Interpretimi i Bujar Shehut për epitafin e sipërpërmendur është me shumë vlera edhe tani, sepse tregon se edhe gjëndja e tmerrshme ku e ka zhytur Shqipërinë revanshizmi komunist, nuk mund të jetë tmerr pa fund dhe nuk mbyllet vetëm me fund të tmerrshëm.

Grekomani Vasil Melo para pak kohës deklaron se Shqipëria është e tëra e zhytur ne kriminalitet, korrupsion, e paraqet Shqipërinë si ferrin vetë dhe pastaj de-klaron se askush tjetër nuk ka kush e qeveris veç atyre që janë në fuqi. Pra këta janë njerëzit që duan t’i thonë shqiptarëve: zgjidhni e merrni midis tmerrit pa fund ose fundit të tmerrshëm. Këtë ua thanë serbët kosovarëve për shumë vite, por dështuan pikërisht atëhere kur menduan se psikologjia "më mirë tmerr pa fund" i kishte bërë shqiptarët e Kosovës të mos i rezistonin as tmerrit më të fundit.

Kur i rilexon shkrimet e Bujarit të nxisin edhe më shumë për reflektim, sidomos kur i ke në dorë në formë libri të vargëzuar si ide, si tema, si qëndrime dhe si shprehje figurative. Kronologjia e ngjarjeve kalendari kohor i zhvillimeve, grafiku i ritmeve të ndryshimeve, katalogu i ideve, fjalorthi i figuracionit letrar dhe albumi i personazheve që krijon ky libër jo voluminoz, dëshmojnë për vlerat e punës së autorit. Është libër që pasqyron kohën të analizuar sipas rrjedhës së saj jo retrospektive.

 

Është libër dëshmi analitike.

 

Tiranë më 30.08.1999

 

Abdi BALETA
Feja islame në jetën e shqiptarëve

 

Pa pretenduar se do t’i themi të gjitha, duhet patjetër të deklarojmë se kjo histori e shkurtër e përhapjes së Islamit në Shqipëri, mbetet në kufijtë e modestisë. Vlera e veçantë e këtij shkrimi, lidhet posaçërisht me iniciativën për të ndihmuar sado pak në njohjen e gjendjes aktuale të Islamit në vendin tonë, pa harruar këtu ecurinë historike deri në këto momente, ku tri të katërtat e popullsisë në Shqipëri, ndjehen veçanërisht të kënaqur në mjediset e besimit musliman. Është me mjaft interes të shënojmë këtu, që kjo shifër, po të kemi parasysh edhe trojet e tjera shqiptare, që sot padrejtësisht, po jetojnë nën pushtimin serb, maqedon, grek apo malazez, kjo shifër pra, do të shënonte me siguri mbi 90% të popullsisë në besimin e vërtetë musliman. Shqiptarët nëpër historinë e tyre tejet të dhimbshme, kanë luftuar gjithmonë për të gjetur vetveten në funksion të besimit fetar, apo edhe në shërbim të çështjes kombëtare. Shpeshherë të krishterët, për të na fyer sadopak, na thonë ne, muslimanëve: "Mos harroni se dikur, para sundimit turk, kini qenë edhe ju të krishterë si ne." Ata me këtë arsyetim, jo vetëm që fyejnë veten, por edhe fenë e tyre, e cila nuk mundi të kishte dimensionet e nevojshme shpirtërore, nga e cila të mos mund të divorcohej me kaq lehtësi një popull i tërë...

Mendoj se është një e drejtë njerëzore që kushdo të ketë mundësinë të përzgjedhë më të mirën e mundësive që na paraqitet. Prej këtej mund të dalim me konkluzionin: Përqafimi i asaj feje që gjithsesi kënaq dëshirat morale të një njeriu apo të një populli të tërë, pavarësisht nga koha e shpalljes së kësaj feje, provon bindshëm, qytetarinë individuale apo kolektive në atë çka u realizua. Pra populli shqiptar, në përpjekje për të krijuar një fizionomi kombëtare në besimin te Zoti, kur u ballafaqua edhe me Islamin, konstatoi me kënaqësi se pikërisht Islami ishte feja ku mund të mbështetej dinjiteti i tij. Dinjitet i cili karakterizohet nga trimëria, besnikëria, zgjuarësia si dhe dashuria për njëri – tjetrin, elemente të domosdoshme këto që konvergohen edhe me moralin e fesë muslimane...

Le të prezantohemi edhe më tej me ardhjen e Islamit në Shqipëri.

Kontaktet e para të fesë Islame me gadishullin e Ballkanit i gjejmë më përpara se Perandoria Osmane të pushtojë këto treva. Rrugët me anën e të cilave kjo fe arriti edhe në trojet etnike shqiptare, janë disa syresh: nëpërmjet Andaluzisë Spanjolle. Siç dihet muslimanët sunduan në tetë shekuj të lavdishëm, ku Spanja u bë një nga kryeqendrat kulturore, politike dhe ekonomike të Evropës.

Në qoftëse sot flitet për ndonjë kohë të rilindjes Evropiane, ishte pikërisht ajo kohë ku muslimanët qëndruan në Spanjë dhe nga ku Europa mori shkëlqim nga shkëlqimi i tyre, në shkencë, në kulturë etj., pa përmendur këtu edhe moralin, të cilin Europa me kohë e ka hedhur në koshin e plehrave të historisë së saj. Gjatë sundimit arab në Spanjë, nga viti 711 deri në vitin 1492 pas Krishtit, Islami shkëlqeu me të gjithë madhështinë e tij.

Rrugë tjetër me anën e të cilës Islami arriti në Shqipëri, është ajo nëpërmjet Siçilisë, kur Arabët u gjendën të pranishëm nga gjysma e dytë e shekullit të dhjetë, si dhe nga shekujt XII dhe XIV, gjatë luftrave të kryqëzatave etj. Kontaktet e para të Islamit me Shqipërinë, janë rrugët e rëndësishme nëpërmjet misionarëve fetarë të Islamit, si dhe të tregtarëve të ndryshëm që tregtonin nga Lindja në Perëndim. Por përhapja e organizuar e Islamit në trojet shqiptare, do të mund të realizohej normalisht, vetëm nën sundimin osman. Është rasti të konstatojmë këtu, se edhe fatkeqësitë (siç mund të quhet pushtimi osman) kanë mënyrat e tyre për të rregulluar gjërat... Pra nga fundi i shekullit të XIV, në dhjetëvjeçarin e fundit të sundimit të sulltan Muratit I, turqit osmanë kontaktohen ushtarakisht, politikisht, si dhe në të gjitha nivelet e tjera me shqiptarët. Islamizmi si një fe e re, që të mund të përhapej, duhej patjetër të kalonte nga Lindja për në Perëndim, pra kërkohej detyrimisht të shtrihej edhe në Ballkan ku vendasit kishin mbështetur kristianizmin lindor dhe atë perëndimor. Të ardhmen e saj në Ballkan, Perandoria Osmane e shikonte pikërisht në këtë pikë delikate, pra në ndryshmërinë e besimeve ndërmjet tyre dhe ballkanasve. Perandoria Osmane e pushtoi Ballkanin ushtarakisht, por duke i lënë një hapësirë tepër tolerante në ushtrimin e fesë së tyre, pa ndonjë pengesë të veçantë. Kontakti i turqve osmanë me shqiptarët, realizohet përfundimisht në vitin 1385, kur Karl Topia, sundues në jugun e Shqipërisë etnike, kërkon ndihmën e turqve në luftën kundër Balshës së dytë, sundimtar edhe ky, në veri të Shqipërisë. Në këtë mënyrë shumë sundimtarë shqiptarë njohën vasalitetin e sulltanit. Me ardhjen e turqve në Shqipëri u krijuan rrethanat e favorshme për njohjen si dhe për përhapjen e Islamit në mënyrë të organizuar. Kalimin në fenë Islame të shqiptarëve, përveç seriozitetit dhe vërtetësisë që mbart më vete kjo fe, e favorizoi në njëfarë mënyre, veçanërisht edhe shthurja masive e institucionit, e moralit të klerit në përgjithësi, duke zbehur kështu, besimin popullor te kisha dhe priftërinjtë e saj. Shpejtësia me të cilën shqiptarët përqafuan Islamin, shënonte gjithmonë rritje, duke u realizuar me ndërgjegje të plotë e mbi baza vullnetare. Statistikat zyrtare të kohës, na mësojnë se nga fundi i shekullit XVII, 90 % të popullsisë u konvertua në besimin Islam. Shqiptarët jo vetëm që gjetën më në fund prehjen shpirtërore në fenë islame, por nga ana tjetër, me anën e të qenurit islam, i bënë ballë me sukses rrezikut të asimilimit gjithëkombëtar nga fqinjët ortodoksë sllavogrek. Merret kollaj me mend se sa lehtë do ta kishin shovenët serbo-grekë realizimin e ëndrrave të tyre historike për aneksimin e Shqipërisë, në se shqiptarët nuk do të mbështeteshin moralisht e politikisht te besimi islam. Prej këtej mund të nxjerrim përfundimin e saktë, se në qoftëse sot është ruajtur për mrekullit identiteti kombëtar i shqiptarëve, një meritë të padiskutueshme ka edhe përqafimi me fenë islame.

Gjejmë rastin këtu të falënderojmë Zotin e gjithëfuqishëm, që duke mundësuar ardhjen e Islamit në Shqipëri, jo vetëm që na krijoi kushtet për përsosjen morale, por nga ana tjetër, na krijoi kushte tepër të favorshme për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar si një faktor i rëndësishëm i besimit tonë.

Afërsisht 3,5 milionë banorë ka sot Shqipëria e kufijve artificialë të 1913-tës. Nuk e dimë përse Zoti e vendosi këtë popull të vogël në mes malesh e me pak tokë pjellore! Kjo sipërfaqe që sot quhet Republikë e Shqipërisë është 28.748 km katror. Bën pjesë në gadishullin e Ballkanit, duke qenë pjestare e Europës Juglindore. Prej vitit 1485 pas Krishtit, e deri në vitin 1912, rreth 500 vjet, Shqipëria ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Nga fundi i shekullit të kaluar, në mjediset e viteve 1876-1880, në luftën ruso-turke, ku turqit dolën tepër të dobësuar prej saj, u vendos paqja e Shën Stefanit dhe turqit pranuan disa lëshime. Me këtë rast, fuqitë e mëdha të kohës, nën ndikimin e Rusisë, vendosën që një pjesë e Shqipërisë veri-perëndimore, Ulqini, Tivari etj, t’i aneksoheshin Malit të Zi. Ndonëse Shqipëria mbeti prapë në sundimin turk copëtimi eventual i saj do të arrihej si rezultat i shkatërrimit të Perandorisë Osmane në vitin 1912. Serbia përsëri pas 500 vjetësh, me ndihmën e Rusisë e pushtoi Kosovën. Me këtë rast edhe Greqia mori pjesën e saj të majme nga trojet etnike shqiptare. Në këtë mënyrë u vendosën kufijtë artificialë të Shqipërisë ku gjysma e saj u la jashtë kufijve, për të kënaqur grykësitë Serbo-Greke. S’kishte si të ndodhte ndryshe, Evropa e krishterë nuk mund të linte në kufijtë e saj etnikë një shtet që quhej Shqipëri e që kishte rreth 90% të popullsisë muslimane... Megjithëse siç thamë më lart, popullsia ishte me shumicë dërmuese muslimane, përsëri Evropa e krishterë nuk lejoi që Islami të shpallej fe shtetërore. Megjithatë muslimanët me përpjekjet e shumta, arritën të organizohen vetë në dy bashkësi, Sunite dhe Bektashiane. Shkolla kryesore e Islamit ishte fillimisht medreseja e Beratit. Jeta fetare megjithë vështirësitë e kohës, mori një zhvillim të madh ndonëse kishte një mungesë të theksuar në literaturën islame. Në vitin 1921 për fat të keq duhet thënë, lidhja me Stambollin u ndërpre.

Pas shumë vështirësishë, në vitin 1923, Bashkësia Islame organizoi kongresin e saj të parë dhe po për herë të parë u zgjodh Myftiu i parë, me selinë e tij në Tiranë. Me këtë rast u themelua edhe Këshilli i Lartë i Sheriatit. Gjatë periudhës 1921-1924, në Shqipëri u zhvillua një aktivitet i dendur islam. Në këto vite u bënë përkthime të pjesshme të Kur’anit famëlartë nga Hafiz Ali Korça, Ibrahim Dalliu, Abdulla Zemblaku etj. Ndërsa përkthimi i plotë i Kur’anit famëlartë u realizua vetëm në vitin 1985 në Prishtinë, nga përkthyesi Feti Mediu. Në gusht të vitit 1929, Bashkësia Islame, organizoi në Tiranë kongresin e dytë të saj. Në atë periudhë në Shqipëri numëroheshin 1048 xhami, me një personel të përgjithshëm prej 1315 vetësh.

Gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut, 1928-1939, u ndërtuan edhe disa xhami si dhe u regjistruan disa medrese të reja, u krijuan mundësi të shohin dritën e botimit libra dhe revista të Komunitetit Musliman, që megjithatë, mbeten të pamjaftueshme për të përballuar dëshirën e madhe të muslimanëve shqiptarë, për ta njohur Islamin në brendësi dhe në thellësi, me baza të shëndosha teorike e praktike.

Në pranverën e vitit 1939, Italia fashiste sulmoi dhe pushtoi Shqipërinë. Gjatë katër viteve të këtij pushtimi, nuk pati ndonjë pengesë serioze në veprimtarinë e Komunitetit Musliman, ai vazhdoi aktivitetin e tij edhe në kushtet e pushtimit, duke u shtrirë edhe në Kosovë, Maqedoni apo në Mal të Zi ku banonin shqiptarë në trevat e tyre.

Pushtimi i mëvonshëm i Shqipërisë ishte ai i fundvitit 1944 nga komunistët, me në krye stalinistin Enver Hoxha. Ky regjim ishte dhe mbetet armiku më i rrezikshëm i Islamit si dhe i të gjitha feve të tjera, përveç fesë së tyre, marksizmit. Komunizmi që mori pushtetin me dhunë përfaqësohej nga njerëz identitet humbur, që nocioni fe dhe atdhe, nuk kishte asnjë kuptim në pseudomoralin e tyre. Që në fillimet e tij komunizmi, punën e parë që mundi të bëjë, ishte dërgimi i klerikëve muslimanë e të krishterë përpara togës së pushkatimit. Në këto skuadra të pushkatimit panë fundin e tyre tragjik, shumë nacionalistë të mëdhenj të popullit tonë. Në këtë mënyrë, Shqipëria e mjerë iu nënshtrua dhunës dhe terrorit më të egër 50 vjeçar.

Strategjia afatgjatë e këtij rregjimi kriminal konsistonte në eleminimin institucional të besimeve fetare në Shqipëri. Këtë qëllim e realizoi në vitin 1967, kur shkatërroi me zjarr e me hekur, të gjithë trashëgiminë e brezave në institucionet fetare. 2169 objekte kulti u mbyllën apo u shkatërruan. Ato që shpëtuan nga furtuna antifetare e komunistëve, u shndërruan në depo, shtëpi kulturore, apo edhe nevojtore publike, si ajo që ndodhi me rastin e xhamisë së qytetit të Kavajës. Në këtë mënyrë, regjimi komunist duke u bërë shteti i parë ateist, arriti një rekord botëror, që prej tij mori si shpërblim, urrejtjen dhe përbuzjen mbarëpopullore...

Pas këtyre që thamë, vetëkuptohet se aktivitetet fetare në Shqipëri u ndaluan me ligj, ndërsa ushtrimi i këtyre aktiviteteve në mënyre klandestine të hapte dyert e burgut me një lehtësi të çuditshme. Fëmijët tanë nuk mund të trashëgonin në asnjë mënyrë emrat e paraardhësve të tyre. Për këtë qëllim Komiteti i Partisë, kishte aprovuar një listë me emra, ku na detyronte të merrnim nga ajo emra për fëmijët tanë. Nuk është i rastësishëm fakti që në Shqipëri do të gjeje jo pak emra të listës si: Stalin, Molotov, Kirov, Pushtet, Partizan, Çlirim, Marenglen (shkurtim i emrave Marks, Engels, Lenin), etj.

Me gjithë këtë represion të madh nga ana e shtetit komunist, muslimanët shqiptarë nuk e shuan asnjëherë flakën e zjarrit që kishin të ndezur në zemrat e tyre, për fenë islame. Në kushte tepër të vështira, besimtarët mbanin Ramazanin. Shpeshherë namazët organizonin bashkarisht nëpër shtëpitë e tyre, por edhe individualisht. Edhe festat e Bajramit i organizonin me kujdes e përkushtim. Por vjen një kohë dhe çdo gjë në të ka fundin e vet. Edhe komunizmi e përjetoi fundin e tij. Në Shqipëri pas shembjes së pritshme të komunizmit, u krijuan mundësitë që populli të kthehet me besim në rrugën e Zotit.

 

Botuar te "Rimëkëmbja", maj 1997

 

"Dituria islame", Prishtinë, gusht 1997

 



 

Gjendja e Islamit në Shqipëri pas shembjes së komunizmit


Islami përballë rezistencës antiislame
 

Komunizmi e "plagosi" për vdekje Islamin në Shqipëri, vdekje për të cilën ai mendoi se e realizoi përfundimisht, por u gabua rëndë, ashtu siç mund të gabohet kushdo që nuk e njeh forcën mahnitëse që mbart në vetvete Islami.

Islami, pra, mundi të jetojë në shpirtin e muslimanëve shqiptarë, për arsyen e thjeshtë se ai përfaqëson në çdo kohë, shpresën dhe jetën. Fundviti i 1990-ës shënoi rënien e komunizmit, në të njëjtën kohë, edhe rigjallërimin e Islamit në Shqipëri. Si pasojë e qëndrimit absurd të regjimit komunist, përveç inventarit shpirtëror, inventari fizin nuk ekzistonte në asnjë cep të Shqipërisë. Brutaliteti komunist shkatërroi çdo gjë, përveç xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës, që nuk e dimë për çfarë arsyeje diktatori e kurseu. Sidoqoftë, besimtarët me punën dhe përkushtimin e tyre, me sakrifica nga më të ndryshmet, arritën më në fund të krijojnë ambjente ku muslimanët të kryenin detyrimet e përditëshme fetare. Është mjaft interesant që këto xhami të improvizuara, jo vetëm që filluan të frekuentoheshin nga të rriturit, por edhe nga fëmijë e të rinj, që lindën dhe u rritën në shtetin ateist komunist. Megjithëse ai brez të rinjsh nuk kishte asnjë përfytyrim real për xhaminë, Zoti mëshirëplotë, me anë të familjeve të tyre, i udhëzoi në besim.

Në këto hapa të parë të rigjallërimit të Islamit në Shqipërinë paskomuniste, u krijua edhe Komuniteti Musliman. Veçanërisht, gëzim i madh për besimtarët ishte edhe shkuarja për herë të parë në mënyrë të organizuar e haxhijve shqiptarë në vendin e shenjtë për muslimanët, në Mekën e madhërishme.

Një ndihmesë të madhe për rigjallërimin e Islamit në Shqipëri dhanë edhe vëllezërit tanë muslimanë kudo në botë, e në mënyrë të veçantë ata të vendeve arabe. Shoqata të ndryshme, individë të shumtë dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e xhamive, në drejtim të përgatitjes së teologëve si dhe të imamëve të rinj. U dërguan studentët e parë në vendet arabe për t’u aftësuar si kuadro të teologjisë islame, etj. U organizuan dhe u bashkërenduan punët. Sot, falë ndihmave të vëllezërve tanë muslimanë, janë krijuar kushte normale për të realizuar të gjitha shërbesat fetare. Një ndihmë shumë të madhe e tepër të domosdoshme do të konsideronim edhe pajisjen me literaturë islame që gjithmonë në Shqipëri ka munguar.

Në këtë botë të trazuar moralisht e shpirtërisht, vetëm hiçgjëja nuk paska armiq. I parë në këtë vështrim, Islami ka armiqtë e tij potencialë, të cilët punojnë në çdo kohë e me çdo mënyrë ta pengojnë atë. Këta armiq janë në dy grupime të rëndësishme. Jashtë Islamit i pari dhe brenda tij i dyti. Duke patur në konsideratë qëllimet djallëzore antishqiptare të shtetit si dhe të kishës greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, s’kemi si të mos mendojmë se pengesë kryesore për realizimin e kësaj ëndrre të tyre të vjetër është prezenca e faktorit musliman në 70% të popullsisë shqiptare. Rrjedhimisht, ortodoksia greke apo edhe serbe, që kanë për qëllim copëtimin e Shqipërisë, Islamin e shikojnë si një armik eventual të tyre. Në këtë mënyrë, edhe Islami nga ana e tij nuk mund t’i konsiderojë miq këta armiq të deklaruar. Kjo ëndërr e tyre e vjetër nuk mund të realizohet aq kollaj me një raport të disfavorshëm të përqindjes së besimeve. Për këtë qëllim djallëzor, Greqia ka pranuar një shumë të konsiderueshme emigrantësh nga Shqipëria. Kjo shifër arrin në 300 mijë refugjatë, të cilët, jo vetëm keqtrajtohen sistematikisht, por nga ana tjetër, nëpërmjet tyre, luan me shtetin e dobët shqiptar, si macja me miun. Çdo herë që grekëve nuk u shkon për shtat politika e shtetit tonë, aq herë ata luajnë kartën e emigrantit. Në këtë mënyrë, shteti ynë i varfër, duke u frikësuar nga një dëbim i mundshëm i emigrantëve, të cilët nuk mundet t’i sistemojë me punë etj., bën lëshime të dënueshme në favor të grekëve. Një nga shembujt konkret të këtyre lëshimeve të paprecedent është edhe fronëzimi i grekut Janullatos si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare. Prania e tij në krye të Kishës Shqiptare është një "dhuratë" greke që na kujton kalin e vjetër të Trojës, i ngarkuar me misionin e ri të kohës... Janullatosi me forma të ndryshme ka aktivizuar persona të veçantë, një mekanizëm të tërë, shtëpi botuese, redaksi gazetash, gjithçka tjetër që vjell helm kundër Shqipërisë dhe Islamit në veçanti, te i cili ata shikojnë barrierën e pakapërcyeshme për realizimin e qëllimeve të tyre të errëta ndaj Shqipërisë. Një industri e tërë propagandistike financohet nga ana e tyre; që vjell vrer e dizinformon mendjen e popullit të thjeshtë ndaj figurës dhe moralit islam. Janë disa antiislamë, mercenarë shqipfolës, pseudointelektualë që lehtësisht tradhëtojnë interesat kombëtare si Kiço Blushi, Frrok Çupi, Ben Blushi, Neshat Tozaj, Ismail Kadare, Neritan Ceka, Maks Velo, e ndonjë tjetër, që janë në ballë të luftës kundër Islamit. Më poshtë po japim disa tituj në shtypin shqiptar që drejtohet nga personat e sipërcituar: "Rreziku i Shqipërisë nga fundamentalizmi islamik" (Lajmëtari, 9. 09. 1993); "Përhapja e Islamizmit në Shqipëri me forcë e dhunë" (Koha Jonë, 10.12.1994); "Shqipëria nuk do të jetë kurrë islamike (Koha e Jonë, 10.12. 1994); "Shqipëria depo municioni islamik" (Zëri i Popullit, 10.01.1995); "Shqiptarët muslimanë pasardhës të haremeve të Sulltanit" (Koha Jonë, 28.08.1993); "Islami dhe militantët islamikë"; "Fanatizmi dhe primitivizmi turko - aziatik"; "Shqiptarët muslimanë tradhëtuan fenë e të parëve, ndaj duhet të konvertohen në të krishterë"; "Stina anti islame"; "Allahu shkatërron kishat" etj. etj. Janë këto pra, disa nga titujt e artikujve të gazetave antiislame që në çdo ditë i bëjnë presion psikologjik lexuesit shqiptar.

Disa shqiptarë me punë dhe luftë të ndershme, disa të tjerë, me punë dhe luftë të pandershme ndaj Shqipërisë, e kanë ndihmuar historikisht Greqinë, ndërsa nderi apo turpi, sipas rastit, le të mbetet i tyre. Grekët historikisht gjithmonë na kanë luftuar. Gadishmëria për të na ndihmuar në këto ditë të vështira për ne, mos vallë duhet kuptuar si një vrasje të ndërgjegjes nga ana e tyre, për padrejtësitë që na kanë bërë gjithmonë, apo fshihen djallëzi të reja në mentalitetin e tyre të vjetër? Sidoqoftë për këtë qëllim është mirë që ne t’i referohemi historisë. Ajo me siguri do të na mësojë se grekët mbeten gjithmonë grek, besnikë të dhelpërisë së tyre. "Merita" e kalit të dikurshëm të Trojës, do të mbetet një vulë turpi në historinë e tyre të djeshme dhe të sotme...

Politika e shtetit grek dhe atij serb, e ndihmuar fuqishëm edhe nga kisha e tyre, i bashkërendojnë veprimet kundër Shqipërisë e në mënyrë të veçantë kundër Islamit. Serbët padrejtësisht e me forcë mbajnë nën sundimin e tyre, Kosovën shqiptare, ku 95% të popullsisë së saj janë muslimanë. Qëllimi i tyre i përbashkët është asgjësimi i Islamit në Shqipëri, për të hapur rrugën kështu, synimeve të tyre antishqiptare. As edhe një person i vetëm, nga të 300.000 emigrantët ekonomikë që punojnë në Greqi, kur janë muslimanë nuk mund të përdorin emrin e tyre. Ata janë të detyruar të zgjedhin një emër tjetër ortodoks, ndryshe nuk mund të punojnë më tej në Greqi! Duke mos i justifikuar aspak këta emigrantë për fat të keq duhet thënë, se rrallë janë ata që nuk e pranojnë këtë kusht. Të ndodhur në udhëkryqe të vështira ekonomike, janë të detyruar të bëjnë pazarlleqe me identitetin e tyre, si një kusht i rreptë e i neveritshëm i inkuizicionit grek ndaj muslimanëve shqiptarë në fundshekullin e njëzetë. Në përfundim mund të konstatojmë, jo pa keqardhje, se jo vetëm ata që kanë synime për tjetërsimin e Islamit në Shqipëri, por edhe të gjithë të tjerët, individ apo grupime të ndryshme, të cilët janë skllevër të epsheve të tyre dhe që nuk mund të shkëputen dot nga veset, ndjehen më rehat në llumin e imoralitetit se sa në mbretërinë e kulluar të moralit islam.

Fenomeni i dytë që tenton të pengojë Islamin në misionin e tij hyjnor, është edhe injoranca. Dëmi i madh që shkakton injoranca është i pa llogaritshëm për Islamin. Profeti Muhatet a. s. gjithmonë e ka porositur popullin e tij për të gjitha kohërat: "Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr". Kur nuk është patur parasysh kjo porosi, muslimanët kanë shkuar deri në gjakderdhje në mes tyre, sepse ata i ka udhëhequr injoranca dhe mendjemadhësia. Për shkak se një pjesë e madhe e muslimanëve nuk ditën të diferencojnë apo të vlerësojnë mistikët e mëdhenj islamë, për shkak të mungesës së kulturës islame, filluan që padrejtësisht t’i mbivlerësojnë e t’i hyjnizojnë ata. Kështu që gradualisht e pa u kuptuar, e panë veten jashtë ligjësisë islame. Në këtë mënyrë keqinterpretuan Kur’anin famëlartë si dhe nuk zbatuan porositë dhe hadithet e profetit Muhamet a. s. "Lulëzuan" në këtë mënyrë, interpretime të reja që keqinterpretonin. U krijuan me dhjetëra mëvehtësi nën çadrën e përgjithshme të Islamit, që për fat të keq më shumë e dëmtonin atë. Këto mëvehtësi huazuan një fjalë nga Kur’ani famëlartë: Tarik (rrugë). Pra u vetëquajtën tarikate, në kohën që Islami ka vetëm një rrugë e një ligjësi, atë të famëlartit Kuran dhe hadithe të profetit Muhamet a. s. Kjo sëmundje e përgjithshme e Islamit, edhe në vendin tonë preku më shumë Shqipërinë e Jugut. Përfaqësuesit e këtyre tarikateve brenda Islamit janë shehlerët. Është bërë traditë e vjetër, kur çdo njëri prej tyre ndahet nga kjo botë, varret e tyre, besimtarët i kthejnë në tyrbe. Deri këtu nuk ka asnjë të keqe. E keqja vjen kur besimtarët e tyre i adhurojnë këto tyrbe në atë mënyrë, sa që obligimet apo edhe vetë bota islame, për ata fillon e mbaron në kufijtë e tyrbes së vogël. Megjithëse sa qenë gjallë, këta njerëz të mirë, ishin mistikë të mëdhenj e të lavdëruar në adhurimin e Zotit të vetëm e të gjithëfuqishëm, hyjnizimet që u bëhen nga ana e besimtarëve janë të padobishme. Këta lloj muslimanësh duke vepruar në këtë mënyrë, largohen nga shtyllat kryesore të besimit, keqinterpretojnë Islamin, duke mos respektuar në këtë mënyrë, vlerat universale të tij për të gjitha kohërat. Por edhe disa shehlerë nga ana e tyre e konsiderojnë veten të pagabueshëm, qëndrojnë në mënyrë të gabuar, mbi ligjësinë islame, duke i rezervuar vetes pozicionin e komandantit absolut shpirtëror të besimtarëve. Kam qenë personalisht i pranishëm në një drekë që shtronte shehu i teqes në një fshat nga jugu. Pasi i falënderoi pjesëmarrësit e shumtë, të pranishëm në ceremoninë e përurimit të tyrbes me eshtrat e babait të tij të vdekur para 50 vjetësh, ju drejtua të pranishmëve: ..."Unë jam një sheh modern, ju kam lejuar të pini edhe pak raki, sepse kur ajo nuk u merr mendjen, është hallall nga Zoti!" Këto janë raste të shëmtuara për moralin islam. Sikur të mos mjaftojë oponenca e dy feve të tjera në Shqipëri ndaj Islamit, televizioni shtetëror qëllimisht e prezanton tarikatin Bektashi, si një fe e re, jashtë Islamit. Përse të ndahen në mënyrë të panevojshme muslimanët në dy formacione? Kuptohet pa ndonjë vështirësi të madhe: qëllimisht vetëm për ta përçarë atë. Komuniteti Musliman duhet patjetër të jetë më i vëmendshëm ndaj këtyre problemeve. Jo si në rastin e fajdeve, që gazeta "Drita Islame" shkroi diçka në mënyrë të përciptë dhe ç’është më e keqja, me shumë vonesë, kur flaka e shkatërrimeve që ndezi fajdeja, dogji të gjithë Shqipërinë. Tashmë ka ardhur koha që të rinovohen kuadrot e vjetër me teologë të rinj e të përkushtuar. Në Islam përkushtimi është personal, nuk shkohet në xhami me abdesin e gjyshit apo të babës, por vetëm me atë individual.

Nuk mund të ruhen ashtu siç duhet, vlerat e Islamit në një shtet me tri fe kryesore, ku Komuniteti Musliman bën propagandën e tij me katër faqe të gazetës "Drita Islame", që edhe në këtë gjendje del vetëm dy herë në muaj!!!

Me dëshirën e madhe të madhit Zot si dhe të vëllezërve tanë muslimanë kudo në botë, u ndërtuan objektet e reja të kultit. Jo vetëm qytetet e mëdha që kanë xhamitë e tyre, por edhe fshatrat dhe qendrat e tjera urbane, kanë sot xhami të bukura e të mjaftueshme për shërbesat e ndryshme fetare. Në rast se ne nuk patëm mundësitë materiale për të ndërtuar xhamitë, të paktën mundësinë morale për të frekuentuar këto xhami me besimtarë, duhet ta kërkojmë te vetja jonë. I rëndësishëm mbetet fakti se në këtë rilindje të Islamit në Shqipëri, jep kontributin e saj shumë të vlefshëm edhe rinia e cila ka për mision ta çojë më lart e ta përcjellë më tej Islamin në Shqipëri.

 

Botuar te "Rimëkëmbja", maj 1997

"Dituria islame", Prishtinë, shtator 1997

 

 

 

Shkodra, pronë e moralit musliman dhe atij katolik

 

E quajta në këtë mënyrë, pjesën e fundit të këtij shkrimi, sepse këto dy besime janë prezent dhe që dominojnë të gjithë jetën shpirtërore të këtij qyteti së bashku me rrethinat e tij. Shkodra, ky qytet me historinë më të vjetër, më aktive dhe më interesante në Shqipëri, pushon e ankoruar në juglindje me lumin Drin. Spirancën tjetër e ka hedhur në veriperëndim, pikërisht në liqenin që mbanin emrin e saj, si një simbol i përjetshëm bashkëjetese. Ndërsa Buna e shkurtër, mbyll kufijtë jugperëndimor të qytetit. Kështu që Shkodra shëmbëllen si një gadishull, ku pjesa verilindore e saj, kufizohet me malet Cukal dhe Maranaj. Mbi kokë, si një gjerdan i artë, prej qindra vjetësh, qëndron në roje kalaja e Rozafës. Nuk besoj që të ketë qytet tjetër në botë që Zoti e ka vendosur në një pozicion kaq të volitshëm për të mbijetuar. Ballkanologia angleze, zonja Edith Durham, në librin e saj, "Brenga e Ballkanit", e vlerëson në këtë mënyrë qytetin e Shkodrës: "Shkodra më mrekullon. Kur nuk jam atje, jam pothuajse gati të betohem se ai është qyteti më i mirë në botë."

Kalaja legjendare e Rozafës është ndërtuar rreth shekullit të katërt para Krishtit. Nga fundi i shekullit të 14-të, qyteti i Shkodrës u la në dorë të venedikasve prej sundimtarit të saj, Gjergj Balsha. Vetëm në vitin 1479 turqit osmanë arritën ta merrnin qytetin. Me marrjen e Shkodrës nga turqit, popullsia e krishterë u largua pothuajse totalisht për në Itali. Në qytet mbetën shumë pak familje katolike. Fillimi i shekullit të 19-të e gjeti Shkodrën me një popullsi muslimane rreth 90% të saj. Ky konvertim i shqiptarëve në fenë Islame, nuk u realizua në mënyrë spontane, por në bazë të logjikës së egzistencës të mëtejshme të Kombit Shqiptar. Dy faktorë të rëndësishëm ishin ato që e imponuan shqiptarin që të përqafojë Islamin: Lidhja shpirtërore me të, si dhe konstatimi që Islami u konsiderua një mbrojtës i sigurtë kundrejt rrezikut imediat të shpërbërjes kombëtare nga nacionalizmi shovinist serbo-grek. Prifti i lartë katolik, njëkohësisht edhe poeti i madh shqiptar Fishta, te vepra e tij e madhe "Lahuta e Malcis", duke parë rrezikun e këtij asimilimi u drejtohet shqiptarëve: "... Por, pse na të vogjël jemi/ Pse kend fis e vëlla nuk kemi/ Na sod Shkjaut s’mund t’i bajmë ballë/ Qi po do t’na përpijë gjallë/ Prandej, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sod na, si përpara/ Të rrim njit me mbret të Stambollit/ Për me i bamun ballë Nikollit..."

Pra edhe vetë poeti i madh, françeskani Gjergj Fishta, e shikonte Turqinë në atë periudhë të vështirë për fatet e kombit, si një faktor i unitetit kombëtar. Ky unitet u ruajt fare mirë, ashtu siç e tregoi edhe vetë historia, kur shqiptarët përqafuan Islamin, i cili u bë pjesë e pandarë e botës së tyre shpirtërore dhe nacionale.

Megjithëse shqiptarët e përqafuan Islamin në mënyrë masive, turqit nga ana e tyre, nuk treguan ndonjë interesim të mjaftueshëm që institucionalizimi i kësaj feje në Shqipëri, të funksiononte mbi baza të shëndosha të teorisë së Islamit.

Ndryshe nga shkathtësia dhe përkushtimi i Vatikanit, për propagandën e krishterë në Shqipëri, Turqia nuk i kushtoi ndonjë vëmendje të veçantë kësaj baze të rëndësishme teorike. Për të vertetuar sa thamë më lart, kujtojmë se prej vitit 1991, kur u lejua ushtrimi i fesë, e deri në vitin në vazhdim, janë botuar aq shumë literaturë fetare sa që Turqia e atëhershme, jo për 500 por as për 1000 vjet, nuk do të mund t’i realizonte këto arritje të viteve të fundit. Ndryshon puna me Turqinë e sotme, ajo ka dhënë një ndihmesë të çmuar në rikonstruksionin tërësor të Islamit në Shqipëri. Turqia e sotme, ndryshe nga të gjitha shtetet e tjera që kanë interesat e tyre me Shqipërinë, në këto ditë tepër të vështira për ne, na u gjend shumë afër, si vëllai i madh për vëllanë e vogël. Shteti shqiptar i djeshëm dhe i sotëm, me qëndrimin e tij indiferent ndaj dashamirësisë turke, i ka një borxh moral, interesimit, dashurisë dhe ndihmave vëllazërore pa kurrfarë interesi, që populli vëlla turk po i jep vendit tonë.

Megjithë këto vështirësi, Kombi Shqiptar si në çdo fushë tjetër të jetës edhe në fushën e teologjisë islame, nxorri mjaft dijetarë, që me erudicionin e tyre, me përkushtimin në rrugën e Zotit, e mbushën në mënyrë të kënaqshme atë boshllëk të trashëguar nga mungesa e theksuar e literaturës Islame në gjuhën shqipe. Ndër këta teologë muslimanë nga Shkodra mund të përmendim: Sheh Ahmet Shkodrën, sheh Muhamet Shkodrën (gjyshi dhe babai i shkruesit të këtyre radhëve), Daut Boriçi, Ibrahim Kaduku, Hafiz Halit Bushati, Haxhi Hafiz Muhamet Bekteshi, Hafiz Shefqet Boriçi, Hafiz Ali Ulqinaku, sheh Qazim Hoxha etj. Kemi thënë vetëm të vërtetën kur pohojmë se Shkodra, ndër qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë, ka qenë dhe vazhdon të jetë, kryeqendra e Islamit në Shqipëri. Pas shkatërrimit të institucioneve fetare në vitin e mbrapshtë 1967, regjimi komunist nuk la asnjë xhami në këmbë, u rrafshuan të gjitha nga themelet, ndërsa për çudi, kishat nuk pësuan të njëjtin fat, përkundrazi, ato u maskuan nën hijen e modifikimit. U shfrytëzuan si teatër për fëmijë, kinema, shtëpi kulture, pallat sporti, shkollë etj. Viti 1991 që mundësoi riaktivizimin e fesë, e gjeti Komunitetin Musliman në Shkodër pa as më të voglën bazë materiale. Populli i Shkodrës i etur për mungesën e ushqimit të shpirtit të tyre, muslimanë dhe katolikë, ju vunë punës për ringjalljen e fesë. Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu edhe ndihmat e vëllezërve tanë nga Turqia e nga vendet e tjera arabe, që pa këtë ndihmë do ta kishim tepër të vështirë këtë rimëkëmbje tërësore të Islamit në Shkodër. Mjafton të kujtojmë me këtë rast, ndihmën që na dha familja El Zamil nga Arabia Saudite për ndërtimin e xhamisë më të madhe në vendin tonë. Ajo ka "pushtuar" qendrën e qytetit, nga ku me madhështinë e saj fton muslimanët për paqë dhe nënshtrim ndaj Zotit gjithëmëshirshëm. Kjo xhami mban emrin e Kalifit të parë Islam, njeriut që shkriu gjithçka për Islamin, shokut më të ngushtë të Muhametit a. s., Ebu Beker. Po me ndihmën e vëllezërve tanë nga bota arabe, në Shkodër janë ndërtuar edhe pesë xhami të tjera, në qytet. Në Shkodër funksionon medreseja nga ku dalin teologë të rinj. Ata përgatiten nga pedagogë të kualifikuar nëpër universitete islame në vendet arabe. Gjejmë rastin këtu të përmendim dhe të falënderojmë këta teologë që me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë fituar një simpati popullore të veçantë te besimitarët muslimanë shkodranë. Të gjithë këta besimtarë kanë patur rastin të dëgjojnë nëpër xhamitë e Shkodrës, ligjëratat interesante dhe me një nivel tepër të lartë profesional të teologëve, Muhidin Ahmeti, pedagog në Medrese, Ethem Haliti, pedagog dhe Imam i xhamisë "Ebu Beker", Ajni Sinani, pedagog i porsaardhur në Medresenë e Shkodrës. Kemi bindjen se me këta kuadro dhe me të tjerë më të rinj, e ardhmja e Islamit në Shkodër është më se e sigurt. Por ende kemi shumë për të bërë. Duhet që muslimanët të ndërgjegjësohen akoma më shumë, duke rritur nivelin e përkushtimit në rrugën e Zotit. Ka akoma nga ata muslimanë që mendojnë se obligimi ndaj fesë së tyre, mbaron me ardhjen e tyre në xhami vetëm një të xhuma, ose më keq akoma, dy herë në vit, në ditët e Bajramit. Për muslimanin e përkushtuar, obligimi në rrugën e Zotit nuk duhet të jetë me fushata, sepse edhe vetë jeta fillon e mbaron pa ndërprerje, domethënë ajo ecën dhe konsumohet ritmikisht e pa fushata. Islami i ka të qarta e të mirëcaktuara shtyllat e besimit, të cilat nuk kanë mundur t’i përkulin as të 1400 vjetët që kanë kaluar, nga koha kur Zoti na udhëzoi në besim.

Përsa i përket marrëdhënieve që muslimanët e Shkodrës kanë me besimtarët katolikë në qytetin e tyre, mund të themi fare të bindur, se ato janë mjaft të mira. Asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë konflikt i provokuar me qëllime të paracaktuara për prishjen e harmonisë fetare. Por nga ana tjetër, duhet të pranojmë pa xhelozi se kleri katolik punon me një intensitet të madh, investon për të ardhmen e tij, veçanërisht në qytetin e Shkodrës.

 

Pak histori nga aktiviteti i Kishës Katolike në Shkodër.

 

Siç kemi theksuar edhe më lart, kur Perandoria Osmane në vitin 1479 mori Shkodrën, pjesa dërrmuese e qytetit, që ishin të gjithë katolikë, u larguan përtej detit. U larguan me mendimin e gabuar se turqit, me ardhjen e tyre, do t’i keqtrajtonin duke i kthyer me forcë në muslimanë. Në njëfarë mënyre kishin të drejtë këta katolikë që u larguan të frikësuar nga vendi i tyre. Duke mos e njohur Islamin dhe ligjet e tij, mendonin se edhe turqit do të ishin misionarë të fesë, ashtu siç ishin në të vërtetë misionarët e krishterë. Këta misionarë me zjarr e me hekur, u impononin krishtërimin popujve të tjerë, siç ka ndodhur me popujt e Amerikës së Jugut apo të Afrikës e gjetkë. Por ata ishin të gabuar, sepse në ligjësinë islame është rreptësisht e ndaluar imponimi i besimit për këdo qoftë. Këtë fakt e vertetojnë më së miri edhe shumë kisha të ndërtuara gjatë pushtimit osman, një pjesë e të cilave jetojnë edhe sot. Po ashtu mund të përmendim se ishte toleranca fetare e muslimanëve të Perandorisë Osmane, ajo që në vitin 1856 u ndërtua Katedralja e Shkodrës. Ajo vazhdon të pozojë edhe sot shumë e bukur, ku besimtarët katolikë vazhdojnë të kryejnë ritet e tyre fetare. Kush mund t’i pengonte turqit që së paku në Shqipëri, të mos e lejonin kultivimin e fesë së krishterë, apo aq më tepër, ndërtimin e një katedraleje aq të madhe siç është kjo që u ndërtua në Shkodër? Askush nuk mund t’i ndalonte përveç ligjësisë islame, e cila bazohet në lirinë e besimit individual apo kolektiv. Duke përfituar nga hapësirat që lejon ligjësia islame, katolikët këtu në Shkodër u organizuan në më-nyrë të përsosur. U ndërtuan shumë objekte kulti jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra ku jetonin pjesa më e madhe e besimtarëve katolikë.

Në vitin 1861 u përurua shkolla Françeskane. Megjithëse nën sundimin turk, ajo vazhdoi normalisht punën e saj për edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të rinj të klerit katolik françeskan. Në vitin 1878 u hap shkolla e parë e fretënve jezuit e cila vazhdoi punën deri në ardhjen e komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1898 filloi botimin revista katolike "Lçia e zemrës së Jezu Krishtit". Në vitin 1899 krijohet shoqëria letrare "Bashkimi", me drejtor të saj abatin e Mirditës, klerikun Prengë Doçi. Në vitin 1907 françeskanët krijojnë teatrin e parë në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1912 doli në qarkullim e përkohëshmja "Zani Shna Ndout", drejtor i të cilës ishte Gjergj Fishta. E të mendosh se të gjitha këto aktivitete i zhvillonte Kisha Katolike pa dijeninë e qeverisë turke në Shqipëri, është një naivitet foshnjor. Edhe pas largimit të turqve nga Shqipëria, kleri katolik në Shkodër vazhdoi punën e tij me një intensitet dhe këmbëngulje për t’u lavdëruar, por njëkohësisht edhe për të mësuar nga eksperienca e tyre. Në vitin 1913 doli në qarkullim e përkohshmja "Hylli i Dritës", drejtor i saj i kudondodhuri Gjergj Fishta. Në këtë kohë Shkodra gjendej e pushtuar nga ushtria ndërkombëtare. Në vitin 1916 u formua "Komisia Letrare" nga personalitete të klerit katolik. Në këtë vit Gjergj Fishta themeloi dhe drejtoi fletoren "Posta e Shqypnisë". Në vazhdim të vitit 1916 u krijua shtypshkronja françeskane. Në vitin 1921 u themelua Liceu Françeskan, i cili përgatiste klerikë të rinj, etj.

Në ditët e sotme qyteti gumëzhin nga lëvizjet dhe puna e tyre e pandërprerë. Me një disiplinë ushtarake dhe me investime të pakursyera nga Vatikani, ata e kanë konsoliduar pozitën e tyre në Shkodër si asnjëherë tjetër në këto 500 vitet e fundit... Më ndiqni me vëmendje, ju lutem! Jo vetëm që i kanë marrë pronat e tyre, por kishat e maskuara në ambjente të tjera, siç kemi thënë më lart, i kanë rindërtuar në mënyrë të shkëlqyer. Mund të themi pa e tepruar se godinat më të bukura e më estetike të qytetit, janë kishat dhe ambjentet e tyre të shumta në qytetin e Shkodrës.

Sot në Shkodër veprojnë françeskanët, jezuitët, stigmatinët, Misionaret e Dashurisë, meshtarë të ndryshëm, si dhe Motra nga shumë kongregata. Aktualisht në Shkodër zhvillojnë aktivitetin e tyre fetar 7-8 kisha, 3 qendra sportive, 2 qendra kulturore, 5 seminare shkollore, 4 ose 5 kopshte e çerdhe, dy prej tyre janë vendosur në lagje muslimane që frekuentohen nga familje muslimane (!).

Gjithashtu në qytet qarkullojnë shtatë revista fetare e kulturore të klerit katolik: "Mbas Teje", "Rrezja e Jonë", "Familja e krishterë", "Drejt Jetës", "Kumbona e së Diellës", "Hylli i Dritës", "E ardhmja", etj. Radio Shkodra transmeton çdo ditë nga 15 minuta emisione fetare të Radio Vatikanit në gjuhën Shqipe. Gjithashtu, kishat katolike po bëjnë përpjekjet e nevojshme për hapjen e radiotelevizionit privat.

Pas gjithë këtyre aktiviteteve të kishës katolike, s’ka si të mos mendosh mirë për punën dhe përkushtimin e misionit që këta kanë marrë përsipër për edukimin e besimtarëve e veçanërisht të brezit të ri, me ndjenjat e tyre fetare.

Gjendja e Bashkësisë islame ndryshon shumë nga ajo katolike në qytetin tonë. Nga të 36 xhamitë që qyteti i Shkodrës ka patur para shkatërrimit të tyre nga barbaria komuniste, sot ka vetëm tetë, dy prej të cilave janë mesxhide. Nuk bëhet fjalë për aktivitete të tjera kulturore e sportive për rininë. Rinia, kjo pasuri e pashterrur e së nesërmes për fatet e Islamit, duhet të trajtohet me vëmendje dhe kujdes të veçantë. Është për të ardhur keq që të rinjtë tanë nuk kanë ambjente shlodhëse apo terrene sportive në dispozicion të tyre për të kaluar kohën e lirë. Në mungesë të këtyre ambjenteve, ndodh që qendra e të rinjve katolikë "Don Bosko", frekuentohet edhe prej të rinjve tanë(!)

Kanë kaluar shtatë vjet dhe për çudi nuk është organizuar akoma ndonjë Kuvend Kombëtar i Komunitetit Musliman, i cili jo vetëm që do të përmirësonte gjendjen, por njëkohësisht, do ta furnizonte me gjak të ri këtë Komunitet.

Përpjekjet e lavdërueshme të myftiut të Shkodrës, zotëri Haxhi Faik Hoxha dhe aktivitetin e tij të gjithanshëm në drejtim të rigjallërimit të Islamit në qytetin tonë, kemi përshtypjen se nuk ka gjetur mirëkuptimin e nevojshëm nga Komuniteti Musliman në Qendër, në mënyrë që Bashkësia Islame e Shkodrës të dalë nga kjo gjendje. Duhet theksuar këtu se Shkodra është një qytet i madh dhe me tradita historikisht të vjetra muslimane dhe me një përqindje mjaft të lartë të popullsisë muslimane (rreth 75%).

Është një krenari më se e ligjshme për shumicën absolute të kombit shqiptar, që i vetmi nga të gjitha shtetet e tjerë të Evropës, zgjodhi alternativën islame të besimit në masën 90% të popullsisë së tij. Kjo arritje, pa dyshim është një tregues me anë të cilit, njëherazi verteton dhe ekspozon, mençurinë kolektive të kombit tim. Duke pranuar Islamin si fenë kryesore kombëtare, u përzgjodh më e mira e mundshme, qoftë në drejtimin shpirtëror, qoftë në drejtimin e mbrojtjes së identitetit kombëtar.

Duke përfunduar, i lutem Zotit të plotfuqishëm e mëshirëmadh të na shtojë obligimet tona në rrugën e Tij, në mënyrë që me punën tonë dhe me përkushtimin tonë, të mbajmë lart flamurin e besimit islam.

 

Botuar te "Rimëkëmbja", shtator 1997

"Dituria islame", Prishtinë, tetor 1997

 

 

 

Bastardët

 

"Ka shumë njerëz në këtë botë që jetojnë e lulëzojnë pa besim, pa shpresë, pa mëshirë; le t’u vërsulemi me të gjitha fuqitë tona"

 

U. Theker

 

Padyshim që është tregues mjaft inkurajues për ne shqiptarët, fakti që në vendin tonë ekziston në një sasi tepër të kufizuar numerike, një mikrotufë shqipfolësish të lindur në Shqipëri. Që të jemi të vërtetë, duhet të pranojmë se nëpër kombe të tjera gjenden në një sasi më të madhe mutacione gjenetike të kësaj natyre. Ky fakt evidencon edhe një herë më së miri mendimin se shqiptarët janë një popull kompakt e i qytetëruar, e duan totalisht vendin e tyre, luftojnë, punojnë e sakrifikohen për të.

Po ta analizojmë veprimtarinë e tyre politike, vetkuptohet se në mënyrë të tërthortë, këta shqipfolës, është më mirë t’i quajmë me emrin e vërtetë të tyre, pra këta matrapazë të kombit, duke u munduar të fyejnë çdo gjë kombëtare, pa dashur e lartësojnë atë. Me thënë të vërtetën, nuk do të na besonte askush që në Shqipërinë e lirisë së shfrenuar të shtypit të mos gjenden pesë apo gjashtë bastardë që të lehin në mënyrë të komanduar kundër Islamit dhe Kombit Shqiptar në përgjithësi. Për të mos u ngrënë hakun, ata kanë meritën e madhe të vetëdenoncimit, megjithatë, ne nuk mund t’i lëmë të qetë në punët e tyre të errëta. Bastardët, pra, janë shërbëtorë të zellshëm në shërbim të armikut shekullor të Shqipërisë: fundamentalizmit ortodoks serbo-grek. Është interesant fakti se këta mjeranë, që pluskojnë në politikën shqiptare, në fillimet e lëvizjeve për demokraci, ndofta që atëherë të komanduar, na mbanin "leksione të guximshme" për demokracinë. Më kujtohet fort mirë Frrok Çup-oviç, kaq shumë u angazhua në këto lëvizje, sa që kostumin e parë të jetës së tij e përdhosi me glasat e pulave të Haxhi Lleshit. Kështu, pra, "demokrati" Frrok, luftoi për demokracinë me gëlasat e pulave të presidentit komunist.

Në këtë tufë shqipfolësish bën pjesë edhe Fatos Lubonja, i fshehur për mrekulli në antikombëtarizmin e tij pas triskës së përsekucionit.

I biri i komunistit të devotshëm Todi Lubonja, Fatosi, ka të ngjarë të ketë marrë edhe ky honorare për veprimtarinë e tij antikombëtare. Ky mullixhi që çon ujin në mullirin serbo-grek po e fut kamën e tradhëtisë duke tentuar ta ndajë në dy pjesë Shqipërinë. Në shkrimin e tij "Ne shqiptarët dhe kosovarët", që s’është gjë tjetër, veçse një akt-akuzë për tradhëti ndaj çështjes shiptare, ka material të bollshëm për t’i dhënë mundësinë burgaxhiut Lubonja për të kaluar në burg edhe pjesën e jetës që i ka mbetur. Por, le të brohorasë: rroftë liria e shtypit shqiptar.

Nuk ka aspak faj kombi shqiptar pse Fatosi dhe Teodori u kalben në burgjet që ata ndërtuan për të tjerët.

Neshat Tozaj deklaroi botërisht për të vërtetë gënjeshtrën se u divorcua përfundimisht me nënën shpirtërore PPSH-në. Sa mirë. Ujku u bë qingj. Megjithëse një metamorfozë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në botë. Por, paradokset s’paskan mbarim...

Neritan Ceka – "demokrat i fosilizuar", shpëtoi jetën e bllokmenëve nga hakmarrja popullore, shoqëroi nëpër Europë Ramiz Alinë, natyrisht për të marrë leksionet e fundit komuniste. Po kështu, Preç Zogaj, Kiço Blushi, pa përjashtuar këtu ndonjë tjetër.

E përbashkëta e tyre mbetet fakti se ata nuk ja hipën dot kalit të magjishëm të pushtetit. Për fatin e keq të tyre, ata u rrëzuan që në provën e parë. Menjëherë pas kësaj theqafje, filluan luftën e pamoralshme kundër partisë në pushtet dhe presidentit: sepse nga të gjitha ambicjet njerëzore, ambicja për pushtet qenka më e çmendura. Kjo ambicje ka aftësi të jashtëzakonshme të zbulojë nëpër labirintet më të errta të Unit, llumin e ndyrësive politike, nga i cili shpeshherë poshtërohet aq shumë raca njerëzore.

Nuk do të kishte asgjë të keqe, megjithëse siç thamë, ishte një luftë e pamoralshme, sikur kjo betejë të mbetej në kuadrin e mësipërm, domethënë luftë opozitarësh. Por për fat të keq këta mjeranë u shndërruan në mercenarë të luftës pa princip, tashmë tradicionalë që fundamentalistët ortodoks serbo-grek bëjnë ndaj shqiptarëve që nuk janë ortodoks. Zhgënjimi që pësuan për kolltukun e magjishëm të pushtetit, aq shumë të ëndërruar, u kthye në një hakmarrje ndaj kombit që i lindi.

Kush ka patur fatin e keq të lexojë shkrimet e tyre në gazetat e tyre antikombëtare, nuk mund të mos revoltohet, e gjaku të mos i kërcejë në damarë, përveçse në rastin kur nuk ndjehemi shqiptarë... Më helmshumi, më gjuhëshfrenuari kundër shqiptarëve është Frroku. Ai në rolin e një fundamentalisti të ndyrë antimusliman, jep një sinjal sa të pavërtetë aq edhe të pamoralshëm "u dyndën Kosovarët". Atdhemohuesi Frrok paska frikën instinktive se duke u bashkuar me krahinën shqiptare të Kosovës, mos i ndërrojnë emrin, nga Frrok në Qamil. Shkurt muhabeti, Frroku na e dashka Kosovën, por mundësisht pa popullsinë e saj që është pothuajse e gjitha e besimit musliman. O i shkreti Frrok, Allahu të marroftë. Sikur ti të ishe Qamil, do të mbeteshe tamam një shqiptar i vërtetë, por medet... je një Frrok!...

Kosova është Shqipëri, kosovarët janë vëllezërit tanë. Nuk do të jetë e largët dita kur Shkodra do të quhet Shqipëri e Mesme, kjo, shoku Frrok, edhe për inatin tuaj...

Më finoku nga politikanët e sotëm të "brezit të humbur" është pa dyshim thinjoshi Ceka, Neroni, që me urën e zjarrit në dorë, tenton, për të ndezur luftën ndërfetare.

 

... dhe ashtu i djegur, i fyer,

Arkeolog, me shiun vjeshtor,

Mesazhe sjell nga lashtësia,

Se bota s’ka veç një Neron...

 

Ky Neron i kohëve moderne, për të treguar sadopak devotshmërinë e tij antikombëtare, jo vetëm që shqiptarët nuk i honeps dot, por as për djalin e tij refugjat nuk po përjeton ndonjë boshllëk të madh shpirtëror, për vetë faktin se këtë vakum, do ta mbushë me prezencën e tij një serb, që sipas deklarimeve personale, do ta srehonte në dhomën e djalit të tij refugjat.

Neshat Tozaj tregohet më "diplomat". Ai i quan kosovarët "vëllezër". E fsheh mirë e me kujdes helmin, qerratai, e mbështjell me pak sheqer që ne ta hamë për karamele. Jo o shoku krimin(el)alist, sido që ju i quani kosovarët "vëllezërit kosovarë", nuk ju beson asnjë nga shqiptarët e vërtetë, sepse e njohin mjaft mirë fytyrën tuaj, në rast se mund të quhej akoma e tillë. As vëllezërit kosovarë nuk e gëlltisin më atë pilulë helmi të sheqerosur.

E kështu me radhë, kjo "çetë e vogël me pesë vetë" u ngjit malit të tradhëtisë përpjetë, me etjen e pashuar për pushtet.

Këta lepuj pa çoban, ca i mblodhi Janullatusi e të tjerët Milloshi. Të dy këta po mundohen ta bëjnë një stan me lepuj shqiptarë. Po a mund të bëhet një stan me lepuj, "hirësi"? Ndërto më mirë një kalë të drunjtë me ta, si ai që paraardhësit tuaj ua "dhuruan" trojanëve, sepse "hirësi" kafshë se kafshë, më mirë kalë për ta se sa lepuj, lloji i tyre është mësuar që dikush, pavarësisht se kush, t’ju hipë sipër...

Si çdo veprimtari njerëzore, edhe kjo e tyrja duhet "përshëndetur". Unë do t’i përshëndesja me disa vargje që Fishta i madh i ka krijuar enkas për llojin e tyre, që poeti i ka "dashur aq shumë":

 

"Ju rrugaça e sallahana

Vakabonda, shakllabana,

Rriqna t’ndytë, mikrob të kqi,

Që të mjerës, moj, Shqipni,

Kthellt hi i keni në mushkni,

Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, bre batakçi?

Bre coftina, kalbun mbi dhe?

Der kur ju, t’u tallë nder ne,

Do t’na qelbni fis e atdhe?..."

 

Botuar në "E Djathta Kombëtare", shtator 1995

 

 

Reagim
Ju nuk duhej ta botonit...

 

Z. Kalakula, në pamundësi që për këtë reagim t’i drejtohem kryeredaktorit të gazetës "E djathta", sepse për çudi mbahet tepër sekret nga ana e juaj, u drejtohem juve me cilësinë e pronarit të vetëm të saj.

Në gazetën "E djathta" të 10 Nëntorit 1995, keni botuar një "homeriadë" të ardhur nga Parisi, që mbase rastësisht mban datën 7 nëntor të revolucionit bolshevik. "Sot të gjithë shqiptarët janë të kërcënuar", është titulli i saj, e shkruar nga një farë Nikollë Gjokë Dakaj. Me siguri i lartpërmenduri duke bredhur nëpër rrugët e bukura të Parisit, duhet të ketë parë të afishuara (në mos i ka afishuar vetë) nëpër kioskat e këtij qyteti afishen antishqiptare: "Shqipëria, një depo municioni islamik".

Parisi përveç dukurive mjaft të mira që grumbullon rreth vetes, ka patur dhe vazhdon të ketë një të keqe të madhe për ne shqiptarët, në mjediset e tij vegjetojnë mjaft antishqiptarë, viktimë e të cilëve mund të jetë edhe pelegrini Nikollë. Unë nuk mund të arrij të kuptoj z. Kalakulla motivin që ju shtyu të botoni në gazetën tuaj, një vjershë të ardhur nga Franca, që nuk e njeh aspak realitetin shqiptar, e të na paralajmërojë se ne qenkemi të kërcënuar! Ai shprehet pikërisht kështu: "Ne nuk duam komunizmin, kurrsesi as Arabi".(!) Autori me të drejtë nuk e honeps dot komunizmin, urrejtja për të spjegohet në njëmijë mënyra, por kur vazhdon mendimin, "kurrsesi as Arabi", këtu pikërisht na duket se Nikolla, në rastin më të mirë, ose ka humbur ekuilibrin mendor, ose në rastin më të keq është një fundamentalist i pandreqshëm. Të krahasosh komunizmin me Arabinë islamike, të barazosh arabët me serbët e grekët si armiq të shqiptarëve, do të thotë, të fusësh qëllimisht pyka në marrëdhëniet shumë të mira ndërfetare në Shqipëri. E theksojmë këtë fakt se pelegrini Nikollë, urrejtjen që ka ai ndaj dy të tretave të shqiptarëve që janë muslimanë, e ambalazhon poshtë etiketës Arabi. Cili është rreziku që paraqet Arabia për Shqipërinë, që pelegrini Nikollë, e rreshton me grekët e serbët? Cilat janë pretendimet territoriale të arabëve ndaj Shqipërisë që i barazvlerëson me ato të grekut e të serbit? Qëllimkeqi Nikollë na paraqitet tepër i rrezikshëm në pretendimet e tij me karakter fetar. Z. Kalakulla, ju nuk duhej t’ja botonit atë vjershë. Mos i hiqni gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve. Mos amplifikoni zëra të mekur që klithin nëpër rrugët e Evropës kundër Kombit tuaj, sepse kështu ju bëni një lojë të rrezikshme që do t’ju rëndojë si plumb në ndërgjegjen tuaj. Lëreni rehat kultet fetare në shejtërinë e tyre. Nuk do të dëshiroja të bëja analizë këtu se çfarë dobie ka patur kombi shqiptar nga pranimi i Islamit në tërësinë e shqiptarve, apo çfarë dëmi ka patur e vazhdon të ketë nga disa përfaqësues të disa feve të tjera. Një analizë të shkëlqyer për këtë fenomen e ka realizuar me kompetencë, deputeti i nderuar zotëri Abdi Baleta. Të sulmosh sot harmoninë fetare në Shqipëri, faktorin musliman në veçanti, qëllimi mbetet plotësisht i qartë: të dërgosh ujë në mullirin tashmë të vjetër serbo-grek.

Shqiptarët për fatin e tyre të keq, kanë pasur në çdo kohë ndonjë Nikollë, që të larguar nga Shqipëria dhe që nga Franca, Italia, Belgjika apo Amerika, bëhen zëdhënës të armiqve të Shqipërisë, në shkëmbim të ndonjë interesi banal të çastit. Por nga ana tjetër, nuk është aspak mirë që në Shqipëri të gjendet një Kalakullë që nëpërmjet disponimit të gazetës së partisë së tij, të bëhet interpert i punëve të ndyra e të mbrapshta ndaj Kombit që i lindi dhe të cilin ata e braktisën lehtësisht.

Shqiptaro-frëngu Nikollë Gjokë Dakaj bën thirrje të hapur kundër muslimanizmit në Shqipëri, kur thotë: "Përveç ata pas dere, armiq ka dhe brenda,/ që janë të përgatitur dhe fort të aktivizuar;/ sllavë, arabë e grekë për t’i propoganduar... "Gjithashtu autori pretendon të kthehemi në "fenë e parë", ndofta në paganizëm apo në ndonjë fe tjetër të mëvonshme, vetëm muslimanizmin të ardhur nga Arabia, kurrsesi nuk e dëshiron kur thotë: "Normalisht mund të ndërrohet vetëm e vetëm shtetësia;/ Fort rrallë feja e parë por kurrsesi kombësia...". Siç po e shikoni z. Kalakulla, me botimin e kësaj "homeriade", i kini lejuar vetes rolin e një mediatori në prishjen e harmonisë ndërfetare në Shqipëri. Nuk mund ta besoj që një agronom karriere të mos ketë në dispozicion mjetet e nevojshme kulturore sa për të kuptuar misionin e Nikollës së konvertuar në francez, kur ky i fundit bën thirrje të hapura kundër muslimanizmit. Vini re: "Ne s’duam komunizmin, kurrsesi as Arabi". I fshehur pas emrit Arabi, autori dëshiron të mbetet i padukshëm në misionin e tij kundër muslimanizmit. Pelegrini Nikollë u bën thirrje "atdhetarëve" të bashkohen e të luftojnë, përveç komunizmit, edhe ata që propagandojnë Arabinë, nënkupto Islamin në Shqipëri: "... atdhetarë qëndroni/ gjeni njëri-tjetrin e të gjitha forcat bashkoni/ në se shqiptarët e gabuar s’duan të korrigjohen/ Për tradhëti kombëtare duhet të akuzohen. "Pra Nikolla që e ka braktisur Shqipërinë me kohë na "mëson": që të jeni atdhetarë, duhet të akuzoni muslimanët për tradhëti kombëtare në se "s’duan të korigjohen".

Këto vargje të lyer me avuj benzine, nuk mund t’i marrim të shkëputura nga veprimtaria e Neshat Tozaj, Frrok Çupit, Kiço Blushit, Preç Zogaj e ndonjë tjetri të cilët mund të kenë frymëzuar në këtë kryqëzatë antimuslimane edhe atdhebraktisurin Nikollë Gjokë Dakaj, natyrisht në rast se nuk është ndonjë pseudonim i tyre...

Ju z. Kalakulla, tradicionalisht në familje, por edhe miqtë tuaj në mërgim, nuk e kini ndjerë veten mirë në fenë muslimane. Duke qenë se feja muslimane është e ndërtuar mbi bazat vullnetare të shpirtit të njeriut, rrjedhimisht ajo nuk njeh, as kryqëzatat, as inkuizicionin, as autodafetë, që me anën e tyre linçoheshin historikisht, individë apo popuj të tërë për të aderuar me forcë në fenë kristiane. Kësisoj ju mund ta braktisni me lehtësi atë çka u ka mbetur (ndofta vetëm emri) nga feja muslimane, dhe të përkulni kokën e bardhë në prehërin e Janullatosit për konvertim të mëtejshëm...

Keqardhja është e madhe jo pse një Nikollë ka bërë thirrje nga Parisi të çmuslimanizohemi e të kthehemi në "fe të parë", kjo është më se normale për fundamentalistët e këtij lloji, por sepse një i vetëquajtur ekspert i të djathtës shqiptare, duke lejuar botimin e këtyre trakteve në gazetën e tij, bëhet përfaqësues autentik i konflikteve fetare.

Strategjia afatgjatë e serbogrekëve ka qenë dhe mbetet shkombëtarizimi i shqiptarëve. Sipas tyre ky shkombëtarizim realizohet me lehtësi dhe në një kohë të shkurtër nëpërmjet çmuslimanizimit të 75% të shqiptarëve. Boshllekun e krijuar pas këtij akti do ta plotësonte feja e krishterë, e barasvlershme me atë të sllavogrekëve, mënyrë kjo tepër e kollajtë për një konvertim të mundshëm të shqiptrëve si komb. Por këta armiq shekullorë të shqiptarëve i kanë bërë llogaritë pa hanxhinë. Feja muslimane është pjesë e pandarë e dy të tretave të popullit tonë. Sot më shumë se kurrë besimtari musliman është i ndërgjegjshëm për këtë besim hyjnor, e njeh shumë mirë, dhe në të njëjtën kohë, e konsideron pjesë të pandarë të qenies së tij fizike dhe shpirtërore. Besimtari musliman nëpërmjet besimeve të Kur’anit, libër i Zotit të gjithëfuqishëm, synon të bëhet model i qenies njerëzore në tokë. Obligimet që rrjedhin nga ky besim i vërtetë hyjnor, vetëm se lartësojnë dhe përsosin personalitetin njerëzor.

Në Shqipëri nuk ka fe të parë apo të dytë. Të dyja fetë kryesore që ushtrohen në vendin tonë, janë të ardhura e të përhapura nga vendi që u shpallen, nga Lindja. Qëllimi i tyre është i shenjtë sepse një besimtar i vërtetë shkon i sigurtë drejt rrugës së përsosurisë në jetën e tij. Ai duke qenë i tillë i frikësohet Zotit të gjithëpushtetshëm, si pasojë, më pak vret, më pak vjedh, më pak bën punë të tjera të këqia, nga ana tjetër, më shumë kultivohet në shpirtin e tij dashuria për të tjerët.

Si kudo edhe shqiptarët, kanë përqafuar atë fe që ka zënë vend më tepër në ndërgjegjen e tyre, pavarësisht nga radha e hyrjes apo shpalljes së besimit. Prandaj të luftosh individë të veçantë apo popuj të tërë për shkak të besimit të tyre, do të thotë të zhvillosh në kohët moderne, inkuizicionin e mesjetës, e të dështosh me turp. Sepse shpirti i një populli që është i lidhur fort me fenë dhe më kombin është plotësisht i pamposhtur.

Meqenëse pelegrini Nikollë, me "homeriadën" e tij na paraqitet misionar i qarqeve të përcaktuara mirë si anti shqiptare, për ju z. Kalakulla, nuk dëshirojmë ta besojmë një gjë të tillë... Megjithatë, një pikë pyetje e madhe del nga qenia e jonë, në fund të fjalisë të ardhur nga brendësitë e shekujve: - "Edhe ti Brut?"

 

Botuar në "E Djathta Kombëtare", nëntor 1995

 



Replikë

"Kutisë postare 103"

E nderuara "Kuti postare 103" !

 

Unë e kuptoj fare mirë se nuk mund të jetë e nderuar apo jo një kuti, sepse fjala i, e, nderuar, përdoret si mbiemër cilësor për qenie të gjalla që janë të pajisura me sistemin e moralit. Por duke menduar se prapa "kutisë" fshihet patjetër ndonjë frymor, e shikoj të arsyeshme t’ju drejtohem me këtë cilësor, çka transmeton edhe dëshirën time për te qenie të tillë, pavarësisht nëse e meritoni apo jo! Pra, e nderuara "kutia postare 103" duke replikuar me ju, nga pozitat e një të panjohuri, nuk përjashtohet fakti, se mund t’ju prishet sado pak humori i ditës. Mjafton të ndezim televizorin edhe në shtëpitë tona valët televizive hyjnë pa ndonjë pengesë të veçantë ndonjëherë, në trajtën e ndonjë programi që na shkakton pakënaqësi revoltuese. E prapë faji nuk është i juaji.

Ju keni çelur kredi në televizion, të bllokoni disa orë nga jeta e tij, sa për t’i shpjeguar shqiptarëve të "paditur" se ku i kanë "rrënjët e jetës". Në kohën që ne mendonim se Kombi ynë është nga më flokëbardhët e historisë së njerëzimit, për çudi ju "kutia postare 103" na kthyet rininë e humbur nëpër shekujt e historisë, duke e bërë kombin tonë moshatar me Palin që sipas jush 80 vjet pas vdekjes së Krishtit, paska kaluar në rrugën "Egnatia" e me këtë rast i bëri edhe shqiptarët të krishterë! Këtu pikërisht, thoni ju, rifillojnë rrënjët tona! Por duhet thënë jo pa keqardhje, se si çdo kuti e këtij lloji e prodhuar në vend, apo e ardhur në tranzicion, jeni të gabuar.

Nuk mund të fshihen as nuk mund të trukohen aq kollaj rrudhat në ballin e kombit tonë. Ato si një disk elektronik kanë të inçizuar luftrat mijëvjeçare, përpjekjet po kaq të gjata, punën e stërmadhe të këtij kombi për të mbijetuar në ballafaqim me proceset e asimilimit nga armiqtë tanë historikisht shovenë.

Të bësh historinë e vërtetë të krishtërimit në Shqipëri apo më gjërë, ta transmetosh edhe në televizor, jo vetëm që nuk është punë e gabuar por përkundrazi është një iniciativë për t’u lavdëruar, sepse shërben për ndërgjegjësimin fetar të vëllezërve tanë të krishterë. Por nga ana tjetër të bësh propagandë në kurriz të historisë së popullit tonë, të orvatesh për t’i shkulur rrënjët nga thellësitë e mijëravjeçarëve e t’i vendosësh në një kohë me Palin, për mendimin tim, nuk mund të quhet ndryshe veçse, një spekullim historik i qëllimshëm...

Jo vetëm që është e papranueshme, por edhe tepër e gabuar, ideja se rrënjët e jetës për Shqiptarët lidhen me ardhjen e Palit apo të ndonjë emisari tjetër të krishtërimit, nëpërmjet rrugës "Egnatia", apo çdo rruge tjetër tokësore e detare qoftë ajo. Me këtë rast dëshiroj t’i them pakicës së krishterë apo edhe maxhorancës muslimane të Kombit tim se shqiptarët rrënjët i kanë shumë thellë vetëm në tokën e tyre e askund tjetër. Ndërsa besimi s’mund të jetë gjithsesi rrënjë porse një përsosuri hyjnore e shpirtit dhe e tërësisë njerëzore të individit. Kjo përsosuri hyjnore e bën një komb të vlefshëm, të nderuar e të respektuar para Zotit dhe kombeve të tjerë.

Në rast se nuk e dini, mund t’ju siguroj se bashkëkombasit e mij, kanë qenë shqiptarë edhe kur kanë qenë paganë dhe se fenë e përqafuan të ndërgjegjshëm, për devotshmëri ndaj Krijuesit, Zotit të gjithfuqishëm, si edhe ndaj Kombit si një kryekuptim i jetës së tyre (kjo thënie vlen edhe për të nënshkruarin).

E nderuara "kutia postare 103", duhet t’ju themi që në fillim se shqiptarët kanë kujtime të hidhura nga "kutitë postare" apo prej çfarëdo kutie të ardhur rekomande nga Evropa. Ato shpesh herë kanë qenë lajmëtare kobëzeza për fatet e shqiptarëve, dhe që natyrisht ju mund t’i dini fort mirë...

Përveç misionit kryesor, adhurimin për Zotin, Islami ka qenë në fund të fundit edhe një strategji e mençur e shqiptarëve për t’i shpëtuar gllabërimit sllavo-grek në shekuj. Nuk mund të mbetet në kufijtë e rastësisë apo të dhunës, që një shumicë kaq e madhe e popullit tonë, pothuajse e gjitha, u konvertuan në muslimanë. Një konkluzion i tillë do të ishte tepër i gabuar. Përveç faktit të padiskutueshëm, që parardhësit tanë gjetën veten në fenë islame, ata kishin një arsye më tepër, jo më pak të rëndësishme, për këtë konvertim, frenimin e shpërbërjes së kombit nëpërmjet spekullimeve fetare, dhe që po me anën e fesë së re, shqiptarët u mbrojtën nga ky proces i asgjësimit total. Prandaj për këtë qëllim shqiptarët shfrytëzuan me shumë mençuri momentin historik të pushtimit turk, sepse duhet ditur, ndonjëherë edhe fatkeqësitë, kanë mënyrat e tyre për të rregulluar gjërat...

Prej këtej mund të nxjerrim konkluzionin e saktë, për qëndrimin dhe luftën e Skënderbeut, që ju "kutia postare 103", padrejtësisht i motivoni si luftra me karakter fetar, duke mohuar qëllimisht karakterin kombëtar të tyre. Vlen të theksojmë në këtë shkrim, se heroi ynë kombëtar Skënderbeu, nuk e quajti në asnjë rast veten "kalorës të krishtërimit", as luftërat që ai udhëhoqi, si luftëra me karakter fetar. Në luftën e pabarabartë Skënderbeu zbriti në fushën e betejës ajkën e burrave të kombit tonë, pa dallime fetare, për të përballuar në këtë mënyrë fuqinë ushtarake më të madhe të kohës. Motivi i tyre ishte një dhe i vetëm: luftë kundër pushtuesit. Kjo luftë që bëri populli shqiptar nën drejtimin e Skënderbeut, ia preu hovin turqve për të ngritur çadrat e ushtrisë së tyre edhe në Republikën katolike të Venedikut. Është më se normale që venedikasit sa herë që derdhej gjak shqiptari, të fërkonin duart nga gëzimi e të emërtonin Skënderbeun si "atlet të krishtërimit". Interesat e tyre nuk përputheshin me karakterin e luftrave për çlirim kombëtar që populli shqiptar realizoi nën drejtimin e Skënderbeut.

Natyrisht që ishte një fatkeqësi kombëtare pushtimi turk, por siç thamë, shqiptarët shfrytëzuan këtë moment historik, që në aspektin politik, me anën e konvertimit t’i bënin ballë "armikut shkja". Këtë fakt e evidencon mjaft mirë edhe poeti i madh, françeskani Gjergj Fishta, kur vendos në gojën e trimave shqiptarë këto vargje:

"Por pse na të vogjël jemi/ Pse kend fis e vlla nuk kemi/ Ne sot shkjaut s’mund t’i bëjmë ballë/ Që po don t’na përpijë gjallë/ Prandaj thom se e lyp e mara/ Që edhe sot na si përpara/ Të rrim njit me mbret t’Stambollit/ Për me i bamun ballë Nikollit..."

Ju "kutia postare 103" me sa po shohim, jeni tepër të shqetësuar për pozicionin fetar që kanë marrë shqiptarët! Programi juaj "Rrënjët e jetës" nxjerr në pah me kujdes të veçantë, prokupacionin tuaj të vazhdueshëm për ndryshimin e ekuilibrit fetar në Shqipëri.

- Ekuilibri në besimtarë dhe jobesimtarë është i parëndësishëm. Unë për shembull jam fetar dhe besoj në Zotin e vetëm, krijuesin e Gjithësisë, jo për faktin se ka apo nuk ka besimtarë të tjerë, ka apo s’ka ekuilibër besimtarësh, por vetëm thjesht për bindje dhe obligim personal. Gjithashtu është kënaqësi për mua kur shikoj një maxhorancë absolute që obligohet në rrugën hyjnore të fesë së vërtetë. Puna më e mirë e cilado "kutie postare" do të ishte të linte të qetë në shenjtërinë e tyre besimtarët e çfarëdo feje qofshin ata.

E nderuara "kutia postare 103", ju na porositni t’ju shkruajmë, dhe letrën t’jua hedhim vetëm në "kutinë postare...", ndërsa unë preferova më tepër një gazetë kombëtare...

Padrejtësisht inkuizicioni, këtë mendimin tim, mund ta quente, mendësi lindore e kthyer në rebelim!

Sa mirë duhet thënë, që inkuizicionin e hodhi në koshin e plehërave vetë historia.

 

Botuar në "Rimëkëmbja" prill 1996

 

 
Leksion i shkurtër për një aktor të dështuar

 

Në rastin kur koha, në periudha kritike për Kombin tonë, pjell qenie të tilla si Ismail Kadare apo Zef Bushatër, për të fyer e denigruar Islamin, ajo nuk harron të lind edhe burra të tjerë, shqiptarë të ndershëm, të cilët duke patur respekt edhe për Krishtërimin, dinë të mbrojnë me dinjitet e kompetencë Islamin, duke e konsideruar atë si një nga dhuratat e Zotit të plotfuqishëm në funksion të përsosurisë universale të njeriut.

Është në interes të Kombit tonë, që të gjejmë pikat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë, e t’ju referohemi atyre. Janë mjeranë ata individë që duke pranuar rolin e shërbëtorit, e vendosin personin e tyre në funksionet e antikombëtarit, duke nxitur në këtë mënyrë dasitë fetare.

Kadareja e braktisi Shqipërinë. Shqipëria është mësuar me këto lloj braktisjesh. Por ajo dëshpërohet kur e përgojojnë veçanërisht bijtë e saj. Përgojimi është sidomos një ves i shpikur nga njerëz të dobët...

Ndërsa ju Zef, mund të mos ndjeheni mirë në një mjedis kombëtar me 70% muslimanë! Po të jetë kështu, largohuni edhe ju për në Francë! Në Shqipëri le të mbeten muslimanët dhe të krishterët që e duan Shqipërinë, duke dashur njëri-tjetrin.

Kam këtu parasysh një këshillë të Muhametit a. s. e cila më obligon dhe më bën tepër të ndërgjegjshëm në qëndrimin tim ndaj Kombit si dhe ndaj fesë: "Kush nga ju shikon një të keqe, le ta ndryshojë këtë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë le ta bëjë me gjuhën e tij, e nëse përsëri nuk mundet, atëherë le ta bëjë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.

 

Botuar në "Rimëkëmbja" qershor 1996

 

 

Replikë e detyruar me zotin Arben Imami


Është më se e vërtetë se qentë rrugaçë lehin kot dhe më në fund ngordhin gjithashtu kot, por nga ana tjetër, nuk është aspak e vërtetë, se këto veprime i bëjnë te dera e xhamisë (!).

Në intervistën tuaj të dhënë te gazeta "Intervista" kini trajtuar probleme që me të vërtetë janë tepër shqetësuese, por aty nga fundi i saj, pa rënë fort në sy, kini përdorur një thënie më se banale dhe fare pa vend: "Qeni kur do të ngrodhë, shkon e pshurrret në derën e xhamisë" (!) Kjo thënie që sipas jush na qenka popullore, nuk ka asnjë bazë, veçanërisht në popullin shqiptar. Më së shumti, kjo thënie është importuar qëllimisht nga fqinjët tanë dashakeq, veriorë apo jugorë qofshin, të cilët xhaminë, me të drejtë e shikojnë si një barrierë të pa kalueshme për të realizuar ëndrrën e tyre të vjetër, shkombëtarizimin e shqiptarëve. Për këtë pyetni edhe z. Ceka apo ndonjë antimusliman tjetër në partinë tuaj...

Z. Imami, me keqardhje mësuam se me 28 maj jeni keqtrajtuar, duke u rrahur fizikisht dhe sikur të mos mjaftonte ky akt i shëmtuar, u kanë rrëmbyer edhe katër apo pesë dhëmbë! Unë personalisht, revoltohem nga ushtrimi i dhunës për këdo qoftë, duke e konsideruar atë sidomos një ves të harbutërisë së shpellave, ashtu siç shqetësohem në të njëjtën mënyrë, kur ushtrimi i kësaj dhune shkakton pasoja në ekuilibrin mendor të viktimës. Normalisht, revolta e juaj për këtë keqtrajtim, nuk duhet të ketë asnjë lidhje me objektin më të rëndësishëm të besimit musliman, xhaminë! Duhet të kini një gjë parasysh: qentë e keqtrajtuar para se të ngordhin, nuk kanë asnjë arsye, apo motiv instiktiv, të shurrojnë te dera e xhamisë, për faktin e thjeshtë, sepse në fund të fundit, megjithëse ata lehin padrejtësisht rreth e rrotull saj, nuk është pikërisht ajo që i keqtrajton. Po të kihet parasysh se qentë kanë një nuhatje të shkëlqyer, ata fare lehtë me anën e saj, mund të zbulojnë se kush pikërisht i katandisi në një pragngordhje ndofta ta pa merituar, dhe se shurrën e frikës mund ta konsumojnë atje dhe jo në xhaminë që thoni ju...

Puna më e mirë dhe më se e domosdoshme është që t’i shmangemi dhunës, sepse pasojat e saj mbeten akoma për një kohë të gjatë dhe është tepër e vështirë për t’u kuruar, veçanërisht kur ato prekin koshiencën.

Shpresojmë se atë shprehjen tuaj të shëmtuar dhe fare të pakuptimtë, të vendosur artificialisht në intervistën tuaj, duhet ta kini thënë në momente specifike, natyrisht pa u thelluar. Duke patur parasysh pra këto rrethana në të cilat u ndodhët, veprimin tuaj të papërgjegjshëm, nuk e marrim plotësisht për të keq. Por thënien që ju keni përdorur si rastësisht, botuesi duke e vendosur qëllimisht në kokë të intervistës, me të ka realizuar një dëshirën e tij përverse për të fyer ca më tepër këtë objekt të rëndësishëm të besimit musliman.

Xhamia, z. Islami, është një objekt me një rëndësi të jashtëzakonshme në moralin e muslimanit, sepse në qenësinë e saj, ai demonstron shkallën më të lartë të obligimit, Namazin, me anën e të cilit, besimtari transmeton paqë dhe nënshtrim ndaj Krijuesit të plotfuqishëm.

Është e këshillueshme jo vetëm për ju, që të mos shkaktoni plagë në ndërgjegjen e Kombit. Duhet të kini parasysh se plagët fizike që kini marrë në 28 maj, kanë epërsi ndaj atyre plagëve morale që ju mund t’i shkaktoni besimtarëve muslimanë. Plagët fizike me kalimin e kohës, zënë kore dhe shërohen plotësisht duke u harruar përfundimisht. Ndërsa plagët morale sa herë që të kujtohen shkaktojnë dhimbje, ato nuk zënë kore kurse sado kohë të ketë kaluar...

Nuk është asnjëherë vonë të kthesh pasqyrën nga vetvetja, është shumë e lehtë të jesh i mirë, por është tepër e vështirë të jesh i drejtë ndaj vetes dhe të tjerëve.

 

Botuar në "Rimëkëmbja" korrik 1996

 

 

 

Rinia është shpresa e së ardhmes

Të nderuar vëllezër muslimanë!

 

Është e madhe kënaqësi për mua që në emër të Klubit Kulturor "Drita", të përshëndes këtë tubim, i cili, nga mënyra e organizimit është disi i veçantë, e që e organizon Bashkimi i Rinisë Islame, dega Shkodër. Them disi i veçantë, për vetë faktin sepse pjesëmarrja nuk është vetëm me të rinj të kësaj organizate, por edhe me më të moshuar. Kjo është arsyeja pra që unë konstatoj të veçantën e dëshiruar. Në këtë mënyrë na jepet rasti të ballafaqojmë e të bashkërendojmë në një të vetme të dy alternativat që karakterizojnë këto dy breza; vrullin dhe dinamikën rinore, si dhe mungesën e dëmshme të pasioneve dhe të iluzioneve, që portretizon brezin tonë më të vjetër. Në duhet të shkojmë rrugëve të kësaj jete duke ushqyer njëri brez tjetrin me këtë pasuri shpirtërore, ju me dinamizmin tuaj, ndërsa ne me thellësinë e mendimit tonë, të realizuar në vitet e shumtë që lamë pas.

 

Ky bashkërendim i aftësive tona le të shërbejë për lartësimin dhe lulëzimin e Islamit në ndërgjegjen individuale dhe kolektive të vëllezërve tanë muslimanë.

 

Shkodra historiksht është njohur si një qytet i dimensioneve të mëdha në të gjtha fushat e jetës, aq më tepër në konceptimin dhe në përqafimin e Islamit. Nuk mbetet në kufijtë e rastësisë fakti që është pikërisht Shkodra, ajo që e njohu dhe e përqafoi fillimisht Islamin në masën 100%, në kohën kur në qytete të tjerë, në trevat shqiptare, kjo dukuri rezultonte akoma larg nga kjo shifër.

 

Brezat që lamë pas, me punën dhe përkushtimin e tyre, jo vetëm që treguan një devocion të veçantë në rrugën e Allahut dhe në porositë e Muhametit a. s., jo vetëm që me këtë obligim lartësuan personalitetin e tyre islam, por nga ana tjetër, edhe neve, nipnisë së tyre, na ngarkuan me përgjegjësinë morale, për ta çuar më tej, për ta ngritur më lart, këtë ideal të mrekullueshëm islam. Në mënyrë të veçantë është rinia ajo që në këtë botë të vështirë e të trazuar, duhet të marrë përsipër këtë mision sa të shenjtë aq edhe të vështirë. Sepse duhet ditur, që Islami përmbante në vetvete një sasi të paracaktuar obligimesh në rrugën e Allahut. Nuk mund të ketë besim pa obligim. Është pikërisht kjo arsyeja që muslimanët i kryejnë me ndërgjegje obligimet që rrjedhin nga besimi i tyre.

 

Është gjithashtu domosdoshmëri e kohës në të cilën jetojmë, që rinia islame së bashku edhe me ne, të punojmë pa u lodhur në drejtim të ndërgjegjësimit të koshiencës islame të rinisë. Islami nuk synon globalen, nuk synon sasinë artificiale të besimtarëve. Islami ka synuar gjithmonë dhe vazhdon të synojë ndërgjegjësimin cilësor të muslimanëve. Muslimani i mirë nuk duhet të shkojë në xhami me abdesin e gjyshit apo të babës. Në Islam obligimi është personal, pavarësisht nga origjina apo ambienti ku jetojmë.

 

Klubi Kulturor "Drita", në një nga pikat kryesore të programit të tij, ka edhe punën me rininë. Për këtë arsye edhe në programin tonë, puna me rininë është një nga prioritetet e klubit. Ne ju sigurojmë se do të na kini gjithmonë afër në mënyrën më aktive. Ne gjithashtu kemi bindjen se Bashkimi i Rinisë Islame në qytetin tonë, pas zgjedhjes së kryesisë së re, do të punojë akoma më mirë si misionarë të devotshëm në rrugën e Allahut dhe në porositë e Pejgamberit a. s.

 

Një popull që jeton e punon në rrugën e Allahut, me siguri që shpreson edhe në begatinë e tij.

 

Shkodër, me 29. 08. 1997
 

 

Islamin e sulmojnë armiqtë e Shqipërisë
(Fjalë e mbajtur me rastin e prezantimit të librit, "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët")

 

Të nderuar miq, pjesëmarrës në këtë promovim!

 

Është nder i madh që prania e juaj i bën Klubit Kulturor "Drita", drejtorit të saj z. Muhidin Ahmetit, që sot, për arsye shërbimi nuk mundi të ndodhej midis nesh. Njëherazi është kënaqësi edhe për mua që më jepet rasti të kuvendojmë së bashku dhe t’i japim udhë librit që klubi ynë mundësoi botimin e tij. T’i japim udhë pra për te lexuesi shqiptar e veçanërisht te ai musliman që aq shumë ka nevojë për të. Ky libër do të shërbejë në mënyrë të veçantë për njohjen e mënyrës paqësore, se si u përhap Islami dhe si shqiptarët gjetën veten e tyre në botën e mrekullueshme islame.

 

Unë nuk kam ndërmend këtu t’ju shuaj kuriozitetin duke paraqitur aspekte të përmbajtjes së tij, këtë do ta bëni ju vetë. Unë do të theksoj në fjalën time vlerat e veçanta që merr botimi i këtij libri, në këtë kohë pasigurie për fatet e Islamit tek ne dhe të kombit tonë në përgjithësi.

"Papa Vojtila në Shqipëri", titullohet libri i autorit Dom David Xhuxha, që i kushtohet vizitës në Shqipëri të kreut të Kishës Katolike, polakut Vojtila, në pranverë të vitit 1993. Autori me qëllim të paracaktuar mirë, tregohet mjaft i kujdesshëm, me qitje të largët, tenton një krahmarrje, për të realizuar më vonë një sulm frontal kundër Islamit. Citojmë nga libri: "Shqipëria e pasur me tradita e thesare kulturore, duhet të përpiqet të bëjë rindërtimin moral e material... duke mbajtur të gjallë traditën antike të saj të krishterë, me bindjen se kjo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit antik shqiptar (identiteti antik i shqiptarëve është paganizmi e jo krishtërimi. Shën. ynë.) Kisha Katolike si përherë do të mbështesë, aspiratat që synojnë realizimin e progresit të plotë, duke afruar ndihmesën e saj të domosdoshme për inserimin aktiv të Shqipërisë në kontekstin evropian, ku rrënjët e saj antike dhe historike e thërrasin të kthehet në mënyrë të natyrëshme..." "Kur nuk turpërohesh, (na mëson Muhamedi a. s.) atëherë mund të veprosh si të duash."

Fill pas kësaj direktive të marrë nga qendra, një atdhebraktisur shqiptar tashmë me banim në Francë, një farë Nikolle, shkruan një "homeriadë" që për çudi botohet në një gazetë të djathtë shqiptare e që në përgjithësi kjo gazetë, ka për qëllim të realizojë kapriçiot personale të pronarit të saj Petrit Kalakulës. "Nuk e duam Komunizmin kurrsesi as Arabinë" shkruan atdhebraktisuri Nikollë. Ai deklaron se shqiptarët kanë kryer një akt të turpshëm që përqafuan Islamin: "Nëse shqiptarët e gabuar s’duan të korigjohen për tradhëti kombëtare duhet të akuzohen..." – vazhdon atdhebraktisuri. Po ne vazhdim të direktivave të Dom David Xhuxhës që thotë se: "Tradita e krishterë mban gjallë traditën antike shqiptare", po në Francë, nëpër kioskat e Parisit, u afishuan parulla antishqiptare me përmbajtje: "Shqipëria depo e municionit islamik"(!) Pikërisht në atë kohë, z. Abdi Baleta, reagoi fuqishëm me një cikël artikujsh të titulluar: "Shqipëria as ishull, as depo municioni islamik, por kopsht i harmonisë fetare", që më vonë u botua si libër më vete nga Komuniteti Musliman i SHBA-së dhe Kanadasë, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit.

Jo pa keqardhje duhet të pranojmë se shqiptarët historikisht, në çdo kohë kanë patur ndonjë Nikollë, që janë bërë e vazhdojnë të bëhen altoparlante të prishur, që për interesa banale çirren pa pushim në dëm të kombit të tyre. Janë pikërisht ata pseudointelektualë që duke u shërbyer armiqve të kombit në këtë mënyrë tradhëtojnë interesat kombëtare. Për ne shqiptarët, duhet ditur e duhet mbajtur në mend mirë, se çdo çekuilibrim fetar në mënyrë artificiale, çdo prishje raportesh ndërfetare në Shqipëri, e veçanërisht me anë të diktatit, do të sjellë dëme të pariparueshme si dhe do të rrezikonte qenësinë tonë kombëtare. Ky akt do të ishte njëkohësisht fundi ynë dhe nga ana tjetër fillimi i zbatimit të planeve antishqiptare në një nivel më të lartë.

 

Piktori Maks Velo, shkrimtarët Kadare dhe Neshat Tozaj, publicistët Kiço Blushi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Pirro Misha etj. janë në ballë të luftës kundër Islamit. Ja disa nga titujt e artikujve denigrues të botuara në gazetat e tyre me origjinë të dyshimtë: "Rreziku i Shqipërisë nga fundamentalizmi islamik". (Lajmëtari, 9. 09. 1993); "Përhapja e Islamit në Shqipëri me forcë e dhunë" (Koha jonë, 10.12.1994); "Shqipëria, depo e municionit islamik" (Zëri i Popullit, 10.01.1995); "Shqiptarët muslimanë, pasardhës të haremeve të Sulltanit" (Koha Jonë, 28.08.1993); "Islami dhe militantët islamikë"; "Shqiptarët muslimanë tradhëtuan fenë e të parëve, ndaj duhet të konvertohen në të krishterë"; "Stina antiislame"; "Allahu shkatërroi kishat", etj. Janë këto pra, disa nga titujt e artikujve antiislamë, që për çdo ditë bëjnë presion psikologjik te lexuesi shqiptar, veçanërisht tek muslimani.

Në këto kushte pra, bëhet tepër i domosdoshëm botimi i librave me karakter historik, ku lexuesi të lexojë e të gjykojë vetë për mënyrën e përhapjes së Islamit dhe vendin që zë ai në moralin e muslimanëve. Është kjo një nga arsyet që Klubi Kulturor "Drita" mori përsipër të botojë këtë libër, "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarë". Ne muslimanët jemi të urdhëruar që urrejtjen, këtë dukuri njerëzore, ta çojmë drejt nivelit zero ndaj njeri-tjetrit. Muslimanët kanë për qëllim përsosjen e moralit fetar e kombëtar, bashkekzistencën vëllazërore me vëllezërit shqiptarë të besimeve të tjera. Muslimanët nuk e shikojnë të arsyeshme të merren me fyerjen e fesë së tjetrit, sepse atë e konsiderojnë pjesë të dinjitetit moral të tij. Ne muslimanët nuk merremi me histori divorci apo dashurie të popujve për fenë, tek e cila ata kanë gjetur veten e tyre. Ne e dimë se as Krishti, as Muhamedi a.s. nuk kanë qenë shqiptarë dhe as i krishteri, as muslimani nuk kanë kryer ndonjë akt tradhëtie, kur secili prej tyre mund të shkojë pas Krishtit apo besimit Islam. Përfundimisht, Islamin dhe ligjet e tij nuk i preferojnë dy kategori njerëzish: të parët janë skllevërit e vesit, ata të cilët nuk mund të përballojnë realizimin e moralit islam nëpërmjet obligimit personal apo kolektiv. Vesi dhe imoraliteti në përgjithësi atyre u ka pushtuar qenien dhe syve e veshëve të tyre Zoti u ka vënë perde; të dytët janë antishqiptarët, që duke kërkuar me ngulm konvertimin e muslimanëve, do ta kenë më të lehtë coptimin e Shqipërisë, për të realizuar në këtë mënyrë ëndrrën e tyre shumëshekullore.

Libri që ne sot po i japim udhë për tek lexuesi, ka brenda tij punime të përzgjedhura nga autorë të dëgjuar e me kompetencë, që i bëjnë një analizë të thellë e të gjithanëshme përhapjes së Islamit tek shqiptarët. dhe, së fundi, ky libër, nga ana e tij, ka një kërkesë më se të ligjshme. Ai kërkon që, nga ana jonë, të lexohet, të përvetësohet qëllimi dhe të behet objekt diskutimi në ambjentet tona, që kanë aq shumë nevojë për praninë e tij.

 

Ju faleminderit!


Botuar në "Rimëkëmbja", dhjetor 1997

 


Promovim
"Mrekullitë shkencore të Kur’anit

 

Libri që ka munguar në bibliotekat tona

 

Doli nga "furra" dhe, ashtu të nxehtë, lexuesi e "gëlltiti" duke shuar në këtë mënyrë atë "uri" që e mundonte prej kohësh, si dhe sqarimin e shumë dilemave që janë krijuar për lidhjet e Kur’anit me shkencën. Kurioziteti ka qenë gjithmonë i pranishëm edhe për faktin se asnjë nga librat e shenjtë përpara Kur’anit, si Zeburi, Teurati apo Ungjilli, nuk kanë patur ndonjë lidhje të drejtëpërdrejtë me shkencën dhe hopin cilësor që pëson ajo në çdo kohë. Këtë mision hyjnor me urdhër të Gjithëfuqishmit e ka marrë përsipër vetëm Kur’ani famëlartë.

 

Është fjala për librin e shumëpritur, "Mrekullitë shkencore të Kur’anit", të shkruar prej doktor Abdyl Mexhit Ez Zendanit, të përkthyer nga arabishtja, prej zotëri Ajni Sinanit, teolog dhe pedagog në Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" në Shkodër. Botimin e këtij libri, nëpërmjet sponsorizimit, e bëri të mundur shoqata "Munnazamat Daëa El Islamie" me drejtorin e saj, zotëri Imad Othman. Libri u botua në Shkodër nën përkujdesjen e Klubit Kulturor "Drita". Promovimi i këtij libri u realizua në një nga ambientet e hotel "Rozafa" të qytetit. Salla e mbushur plot e përplot me intelektualë të fushave të ndryshme si dhe me përfaqësues të pushtetit lokal, si Prefekti i Shkodrës, zotëri Ali Laçej, Kryetari i Bashkisë, zotëri Bahri Boriçi, nënkryetari i Bashkisë, zotëri Mexhit Cungu, deputeti Ferit Hoti etj.

 

Promovimi i tejkaloi detyrat e tij fillestare, sepse me anë të diskutimeve të shumta dhe mjaft cilësore të intelektualëve, u kthye në një simpozium shkencor.

 

Shpeshherë dëgjojmë se jo vetëm naivët, por edhe ateistët, harmoninë, përpikmërinë, përsosurinë e gjërave në këtë botë, ja delegojnë një force që edhe ata vetë nuk e njohin, por e thërrasin natyrë, pra një forcë e verbër që me verbërinë e saj paska sajuar këtë unitet, këtë harmoni dhe përsosuri, në mënyrë krejt të rastësishme!!! Antivlera s’ka ku të shtyhet më tutje...! Disa të tjerë, shkencën e konsiderojnë një objekt apo një mekanizëm i pavarur, të shkëputur dhe të ngritur nga çdo vartësi, nga ku komandoni në kohë dhe në hapësirë, duke rivalizuar me madhështinë e të Gjithëfuqishmit! Edhe ky grupim që lundron nëpër ujrat e cekëta të logjikës së tyre, gabon koordinatat dhe del në zall. Por në të vërtetë ç’është shkenca, produkt apo mekanizëm, prej nga vjen dhe ku më në fund shkon?

 

Po të thellohemi pak në arsyetim, lehtësisht do të përballemi me konkluzionin: Shkenca përfaqëson sistemin e dijeve njerëzore. Shkenca është një mekanizëm që me anën e saj njeriu transformon dijet empirike (sipërfaqësore), në dije racionale (thellësisht të njohura). E thënë ndryshe ajo qenka një produkt i pavarësisë relative i të menduarit, që Zoti ja dhuroi vetëm njeriut në këtë jetë. Pra shkenca qenka vetëm njeriu dhe askush tjetër, zëvendësi i Zotit në tokë, brenda asaj pavarësisë relative që sapo përmendëm.

 

Historikisht njeriu ka udhëtuar nëpër shekuj duke e përsosur por edhe duke e shkatërruar veten si pasojë e keqpërdorimit të asaj pavarësie relative që Zoti ia dhuroi me mjaft bujari. Bëhet pyetja: Cilat janë lidhjet e Kur’anit me shkencën? Sot po kuptohet më shumë se kurrë se lidhjet e Kur’anit me shkencën, në të vërtetë, janë lidhjet e njeriut me ligjet hyjnore të Zotit të gjithfuqishëm.

 

Libri "Mrekullitë shkencore të Kur’anit", sqaron shumë probleme e dilema, sjell para lexuesit fakte shumë interesante e të padiskutueshme se Kur’ani është një burim i pa shterueshëm i orientimeve dhe i dijeve hyjnore, për ta drejtuar njeriun dhe nëpërmjet tij, shkencën që ai bën, në rrugën e zhvillimit të suksesshëm të saj.

 

Kur’ani është një libër që flet për të gjitha llojet e shkencave, megjithatë nuk mund ta quajmë një libër shkencor. Kur’ani është më shumë se një libër shkencor apo gjithë librat e botës së bashku. Le ta quajmë pra, Libër i Përsosurisë Njerëzore, që ka vlera vetëm për njerëzit e gjallë e jo për të vdekurit. Kur’ani, siç thamë predikon përsosurinë e njeriut në këtë botë, që arrihet nëpërmjet ekuilibrave shpirtërorë e materialë, nëpërmjet paqës e mirëkuptimit midis njerëzve. Duke qenë një libër hyjnor me fuqi të jashtëzakonshme, kundërshtarët e Islamit shohin tek ai armikun kryesor që i pengon në luftën e tyre të pamoralshme ndaj muslimanëve. Po japim këtu poshtë 2-3 shembuj nga deklaratat e këtyre kundërshtarëve të Islamit që luftojnë Kur’anin e Madhërueshëm, të marrë nga libri i Xhehlal El Alimit: "Qëndrimi i Perëndimit ndaj Islamit dhe muslimanëve" faqe 53, botuar në Tetovë më 1994: Glatston thotë: "Derisa Kur’ani të jetë në qenien e muslimanëve, Evropa kurrë nuk do të sundojë Lindjen e Mesme, dhe as që do të ketë siguri për vehte." Misionari Takli shprehet: "Ne Kur’anin duhet ta përdorim si një vegël që do të na shërbejë për të shkatërruar Islamin."

 

Me rastin e 100-vjetorit të pushtimit të Algjerisë nga Franca, një udhëheqës francez i pushtimit shprehet: "Për të sunduar algjerianët, ne duhet medoemos t’ju heqim Kur’anin nga goja..."

 

Megjithatë, libri "Mrekullitë shkencore të Kur’anit" me siguri do t’ju japë mundësi edhe skeptikëve, ateistëve, armiqve fanatikë të Islamit, politikanëve që mbështesin fundamentalizmin ortodoks, apo çdo lloj fundamentalizmi tjetër, të rivlerësojnë qëndrimin e tyre ndaj Islamit. Urrejtja kur nuk ka një bazë logjike, me siguri është elementi i injorancës së atyre që e praktikojnë.

 

Kur’ani është një provë e gjallë e tolerancës, dashurisë e përparimit, e përsosurisë njerëzore në jetën tonë të përditshme.

 

Botuar në "Rimëkëmbja", mars 1998

 

 
"Rreth flamurit të përbashkuar..."

 

Para disa ditësh TV "Rozafa" në Shkodër u kujtua të realizojë një punë mjaft të dobishme. Në këto ditë të mbushura plot me tensione politike, kur vëllezërit tanë në Drenicën heroike të Republikës së Kosovës, po vriten e masakrohen përditë nga pushteti serb, sepse kërkojnë të drejtën hyjnore për të jetuar të lirë, ndërkohë, populli i Shqipërisë brënda kufijve artificialë, duhet edhe ky të aktivizojë ndjenjën kombëtare në mënyrë të veçantë në këto ditë të vështira. Ndoshta TV "Rozafa" e konsideroi detyrë të japë një ndihmesë sado të vogël, të testojë por edhe të zgjojë me mënyrat e saj këtë ndjenjë kombëtare tek qytetarët e Shkodrës. Gazetarja e televizionit, pasi u afron mikrofonin te goja e qytetarëve, u drejton pyetjen: "A e dini ju himnin kombëtar? Kush e ka shkruar, nëse e dini a mund të na e thoni?" Me keqardhje duhet thënë se të gjithë qytetarët që u pyetën dhe që u ndodhën aty rastësisht, jo vetëm që nuk e dinin himnin kombëtar, por nga ana tjetër, mbanin një qëndrim tepër qesharak e mospërfillës, njëlloj si t’i detyroje të bënin një punë të bezdisshme!

Si ka mundësi, që në të gjitha ato përgjigje nuk doli asnjë që të thoshte së paku strofën e parë të himnit kombëtar?! Ose në rastin më të pranueshëm, të mbanin një qëndrim serioz kur kërkohej të thonin diçka nga vargjet e këtij himni...

Himni kombëtar është pjesë e rëndësishme dhe e pandarë e moralit kombëtar, është në raport të drejtë me vetëdijen kombëtare. Kur morali kombëtar është në një shkallë të ulët, nuk ka si të jetë në lartësinë e duhur koncepti mbi himnin kombëtar, që në fund të fundit, është simboli i njësisë së kombit apo shtetit.

Por e çuditshmja vazhdon rrugën e saj: Të nesërmen e ditës së transmentimit të programit në fjalë, po bisedonim në mes kolegësh këtë fenomen, ndërkohë njëri prej të pranishmëve që nuk e kishte parë emisionin e mbrëmshëm në TV "Rozafa", i shqetësuar u shpreh: "Si ka mundësi që në një grup njerëzish të mos ndodhej asnjëri prej atyre që e dinte himnin kombëtar?!" Për të dhënë një shembull personal, që jo vetëm i dinte përmendësh vargjet, por dinte edhe t’i këndonte, kolegu filloi t’i këndojë me zë këto vargje: "Është lufta finale/ Vendimtare për ne/ Internacionale/ Do të jetë bota e re..."(!) E kapi shpejt defektin, i turpëruar kërkoi të falur për këtë ngatërresë të pafalshme të himnit kombëtar me himnin komunist të internacionales... Kjo ngatërresë e kurrfarëqëllimshme e kolegut tonë, jo vetëm që na krijoi një atmosferë humori, por edhe trishtimi njëkohësisht. Trishtim i cili na bëri të mendojmë se sa punë dhe rezultate ka pasur propaganda antikombëtare e internacionalizmit komunist në Shqipëri duke na veshur moralin kombëtar me kostumin laraman internacional.

Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, dalë nga inkubatori komunist i vitit 1985, nuk jepet as edhe një shpjegim fare i vogël për fjalën nacionalizëm. Vendin e kësaj fjale në fjalor e ka zënë padrejtësisht fjala Naçertanie! Shqiptarët u dashka të mësojnë para fjalës nacionalizëm, fjalën sllave naçertania, që shpreh strategjinë e politikës serbe, sipas Garashaninit, për Serbinë e madhe. Domethënë, shqiptarët fillimisht duhet të mësojnë për nacionalizmin shoven serb, përpara nacionalizmit të pastër të kulluar të tyre. Një udhëheqës i pushtetit të djeshëm (më vjen keq që tashmë u detyruam ta quajmë të djeshëm), në një mjedis konfidencial vite më parë kur po celebronte "dashurinë" me Godon dhe partinë e tij, do të deklaronte: "Dy armiq ka Shqipëria, komunizmin dhe nacionalizmin!" Siç po duket lideri demokrat ose pranoi si më pak të rrezikshëm komunizmin, që ia dorëzoi "çelësat" e Shqipërisë pikërisht atij, ose e ndihmoi për të ardhur në pushtet, për të luftuar së bashku nacionalizmin. Në qoftë se për udhëheqësin e djeshëm nacionalizmi qenka armik me të cilin edhe mund të merresh vesh, për komunizmin, nacionalizmi është i papajtueshëm dhe nuk mund të jetojnë njëkohësisht, ashtu si dita me natën, përjetësisht të papajtuar. Duke qenë në një regjim të territ komunist 50-vjeçar, kjo errësirë pra, i pengoi shqiptarët për ta parë më qartë nacionalizmin dhe sot një pjesë e madhe prej tyre, nacionalizmin e quajnë një punë boshe, rrjedhimisht edhe himni kombëtar nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për këto njerëz që nuk e dinë se çfarë peshe ka identiteti kombëtar në moralin e tyre. Sidoqoftë unë falënderoj TV "Rozafën" për dy arsye; e para se ngriti një problem në kohën më optimale të periudhës që po kalon kombi shqiptar për ekzistencën e mëtejshme të tij, së dyti se nëpërmjet atij emisioni na tregoi se ndjenjën e nacionalizmit që na e dogji komunizmi, s’kanë mundur akoma ta rikuperojnë plotësisht në ndërgjegjen e tyre. Në përfundim mund të themi se kombe quhen një bashkësi njerëzish që përveç të tjerash mbështeten në moralin dhe identitetin e tyre kombëtar. Kombet nuk janë formuar të jetojnë në hava. Zoti u ka dhënë atyre edhe pjesën që u takon në këtë botë tranzitore. Ne duhet ta mbrojmë kombin tonë jo për egoizëm, por thjesht për faktin se Zoti, e ka rezervuar për shqiptarët për të zhvilluar identitetin e tyre kombëtar. "Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata ta ndryshojnë vetvehten." (Err – Rrad: 11 Kur’an). Unë ndoshta nuk këndoj bukur, por himni kombëtar, më tingëllon i këndshëm kur detyrohem ta ulërij në mes "ujqërve". Dhe ujqër ka shumë në këtë xhungël të rrezikshme të politikës antishqiptare.

 

Botuar në "Rimëkëmbja", mars 1998


 
Reagim
Shqipëria nuk ka qënë kurrë "tmerr pa fund"

Televizioni Qeveritar Shqiptar, para disa ditësh, dhe njoftimin se u përkujtua një vjetori i viktimave të Otrantos. Më bëri një përshtypje të keqe dhe më la një shije të hidhur, epitafi i përbashkët i vendosur në varret e tyre në qytetin e Vlorës: "Ikën nga një tmerr pa fund, shkuan në një fund të tmerrshëm" (!) Sofizëm i kulluar i mjeshtërve të mënçurisë së rremë! Epitafologu sofist, me siguri do të jetë njëri prej atyre që shtynë këta të mjerë drejt honit të "fundit të tmerrshëm".

Nuk kam ndonjë vërejtje për pjesën e dytë të këtij epitafi, ("shkuan në një fund të tmerrshëm"). Është më se e vërtetë se viktimat, të mashtruar e të fyer, symbyllur, shkuan drejt një fundi të tmerrshëm. Personalisht, keqardhjen time për këtë mbytje tragjike në thellësitë e tmerrshme të Otrantos, e mbështes në faktin se këta fatkeqë, u bënë lojë e makinacioneve të politikës antishqiptare. Pikërisht për këtë fakt, nuk mund t’i konsiderojmë ata heroj, apo diçka tjetër që ka barasvlerën e heroizmit. Ata mbeten vetëm viktima që u mashtruan poshtërsisht , e që me gishtin drejt... gjithmonë do të akuzojnë e gjithmonë do të kërkojnë drejtësi. Ndjej një dhimbje të thellë si njeri dhe si bashkëkombas i tyre.

Epitafologu, në pjesën e parë të epitafit, kushtuar këtyre fatkeqëve, vazhdon të motivojë talljen e tij edhe pas vdekjes së tyre: "Ikën nga një tmerr pa fund... " (!) Nuk kam hasur ndonjë epitaf më antikombëtar përpara tij. Ky antishqiptar i konvertuar, i maskuar brenda mjegullës, tymit dhe barutit të rebelimit ’97, vazhdon t’i thotë botës se Shqipëria, ky vend i shqiptarëve, qenka një "tmerr pa fund" dhe shqiptarët duhet ta braktisin atë sa më shpejt, qoftë edhe me çmimin tepër të lartë e të pa kuptimtë, siç është ai i "fundit të tmerrshëm".

Shqiptarët e vërtetë, ata që e kanë dashur vendin e tyre, gjithmonë kanë punuar e luftuar më shpresën se "Për Shqipërinë/ Ditët e mira paskëtaj vijnë/ Lum kush të rrojë/ Do ta shohë zonjë." Edhe në regjimin e egër komunist, ku njeriu nuk gëzonte asnjë liri qytetare, përveç të drejtës së pakufishme për të bindur veten dhe të tjerët se "partia është truri dhe zemra e popullit", pra edhe atëherë kur shqiptarët nuk kishin nevojë për tru edhe për zemër, (se këto i dispononte partia me shumicë) edhe atëherë pra, nuk e humbën shpresën e tyre për një Shqipëri më të mirë. Shqiptarët e ndershëm, të ndodhur në këto rrethana tranzitore, asnjëherë nuk e konsideruan vendin e tyre, një "tmerr pa fund", por një vend ku tmerrit komunist që e kishte pushtuar, një ditë patjetër do t’i vinte fundi, ashtu si i erdhi më 22 Mars 1991.

Të konsiderosh Qeverinë Demokratike pas komuniste, me gjithë pa aftësinë dhe mungesën e përvojës në luftën kundër komunizmit dhe mentalitetit të tij, një "tmerr pa fund", dhe më në fund të mashtrosh shqiptarët se ky "tmerr pa fund", qënka më i rëndë se fundi i tmerrshëm në thellësitë e Otrantos, do të thotë të marrësh përsipër detyrën e kasnecit që lajmëron shqiptarët, ta braktisin këtë vend, "tmerr pa fund". Ta braktisin mundësisht, deri në lumin Shkumbin, ku edhe aty ngopen plotësisht orekset e shovenistëve grek, padronëve të llojit të këtyre kasnecëve antishqiptarë.

A ka qënë ndonjëherë Shqipëria një "tmerr pa fund"? As edhe njëherë jo! As në kohën e tmerrshme të komunizmit, as në kohën e qeverisjes së PD-së, nuk do të kishte fare kuptim kjo lehje, as në kohën e sotme të pushtetit të socialistëve të konvertuar. Tmerret, si çdo fenomen tjetër e kanë me doemos një fund. Për armiqtë e Kombit tonë dhe klyshët e tyre shqiptërë, sa kohë që Shqipëria do të jetë e fortë, është më se normale ta quajnë, "tmerr pa fund". Për shqiptarët e vërtetë, Shqipëria për asnjë rast nuk mund të jetë një tmerr, aq më tepër, i pa fund! Por për fat të keq duhet thënë; shumë shqiptarë u verbuan nga drita e fortë e lirisë, e pa mësuar prej 50 vjetësh për sytë e tyre, u dehën nga avujt marramendës të saj, sepse logjika e tyre rezultoi e pa aftë për ta administruar mirë atë. Për rrjedhojë, u krijua bindja se pa ndonjë punë, në darkë mund të ngrysesh fukara, ndërsa në mëngjes, mund të ngriheshe nga shtrati milioner! Por pa një ngarkesë të mbushur me punë të ndershme, anija e jetës bëhet lodër e çfarëdo ere. Në shtratin e kësaj logjike të gabuar për t’u pasuruar, lindën fajdet dhe kamata. Libri i shenjtë, Kur’ani na mëson: "... Zoti ka lejuar shitblerjen, por ka ndaluar kamatën... " (El Bekare; 275). Si kudo edhe në Shqipëri, fajdet lindën në "materrnitetin" e dembelit, u rritën nën kujdesin e një grupi mashtruesish dhe vdesin kur fajdexhiu i fundit tërhiqet prej kësaj aventure. Fajdet pra, në rastin tonë, qenë pjesë e strategjisë komuniste për triumfin e rebelimit të armatosur, nën hundën e Sali Berishës... Në "epokën e artë të fajdeve", qyteti i Vlorës ishte qyteti më i pasur, falë pozicionit gjeografik tepër të volitshëm, për të bërë tregëti të lejuar e të ndaluar, nga toka dhe nga deti. Qytetarët e Vlorës, ashtu si shumë qytetarë të tjerë, kishin burgosur me dashjen e tyre, miliona dollarë, në "burgun e fajdeve", shuma këto më të mëdha se e të gjithë qytetarëve të tjerë të marrë së bashku. Të gjithë llojet e parave, të pastërta e të pista, i gllabëroi makina gjigande e fajdeve, në këmbim të një mandati ogurzi.

Nuk është aspak e moralshme ta quash vendin tënd "tmerr pa fund", kur me shumë lehtësi e brënda një kohe mjaft të shkurtër, pasurohesh e vullnetarisht, depoziton miliona dollarë në mekanizmin e fajdes, për t’u gdhirë të nesërmen super milioner. Jo të gjithë shqiptarët u bënë fajdexhinj, një pjesës së mirë të tyre u hyri në gjak instinkti i pasurimit me çdo mjet dhe rendën me çdo çmim pas tij, duke përjashtuar çdo logjikë tjetër.

Arkitektët e rebelimit të armatosur komunist arriitën ta shfrytëzojnë me mjeshtëri, tragjedinë e fajdeve, regjizorë të së cilave ishin ata vetë. Me mjeshtërinë që i karakterizon, mbollën në popull një urrejtje të tërbuar ndaj shtetit demokratik. Krijuan pa vonesë bandat me banditë të jashtëm e të brendshëm, ushtruan terror në popull, fituan para me grabitje dhe me trafik droge e klandestinësh, duke i detyruar qytetarët të largohen sa më shpejt nga ky "tmerr pa fund". Morën pushtetin me anën e këtij rebelimi të armatosur dhe tashti po kërkojnë të eleminojnë me radhë të gjithë ata që të mashtruar nga propaganda e tyre komuniste, bashkëpunuan, duke i sjellë në pushtet, si dhe të gjithë ata që mendojnë ndryshe. Dhe tashti, pa turp e pa moral, vendosin në varret e të gënjyerve, të mashtruarve, bashkëqytetarëve të tyre, epitafe fyese për ta dhe për atdheun e tyre: "Ikët nga një tmerr pa fund". Po të ishte Shqipëria "tmerr pa fund", të parët që do ta braktisnin, do të ishin pikërisht "Këta", pasardhësit e "Atyre".

Më domethënës do të ishte epitafi, në rast se do të nevojitej me të vërtetë një i tillë: "Ju mashtruan të braktisni Atdheun, duke ju nisur drejt një fundi të tmerrshëm".

 

Botuar në "Rimëkëmbja", prill 1998

 

Promovim

"Në kujtim të brezave"



Të nderuar pjesëmarrës!

Duke qënë pasardhës i një familje të vjetër shkodrane, me tradita tërësisht muslimane e nacionaliste, do të dëshiroja që në këtë tubim të bukur e tepër të vlefshëm, që ka për qëllim të lidhë fort, brezat e muslimanëve që shkuan, me ne që po vazhdojmë rrugën si dhe nipnisë që presim të vijnë, t’ju drejtohem me të folmen e bukur shkodrane, por për fatin tim, regjimi antinjerëzor komunist më ndau në moshën fare të njomë nga të dashurit prindërit e mij. Nga babai im, sheh Muhamet Shkodra, i biri i sheh Ahmet Shkodrës. Me likuidimin e babait tim nga regjimi ateist, antikombëtar komunist, m’u privua edhe mundësia për të folur gjuhën e bukur të qytetit tim. Por vetëm kaq. Në shpirtin tim mbetën të pacënuara, besimi dhe obligimi në rrugën e Zotit, urrejtja për krimin dhe dashuria për jetën, cilësi këto që kanë ndërtuar nëpër shekuj shpirtin e bukur të shkodranit.

Pas kësaj hyrjeje që unë e pashë të domosdoshme, mendimi i parë që në këto momente pushtoi qenien time është: Nderim dhe respekt për punën e autorëve të librit "Në kujtim të brezave", Mësuesit të Popullit zotëri Faik Lulit, zotëri Islam Dizdarit dhe Nexhmi Bushatit. Janë pikërisht këta studiues të nderuar që me punën e tyre thyen konceptin kohë dhe hapësirë e na bashkuan përmallshëm në këtë sallë me të dashurit e të respektuarit prindërit tanë, ata që tashmë nuk jetojnë së bashku me ne në këtë jetë tokësore. Është një ndërmarrje e shkëlqyer kjo punë, e vetme në llojin e saj dhe me këtë rast i uroj autorëve të nderuar: Suksese të mëtejshme. Njëkohësisht mirënjohja nuk duhet t’ju mungojë në këtë rast jo vetëm nga populli i Shkodrës, por edhe nga Komuniteti Musliman Shqiptar në tërësi. Në librin "Në kujtim të brezave" të autorëve Luli, Dizdari dhe Bushati, për të cilin edhe jemi mbledhur sot, janë marrë në konsideratë 40 dijetarë dhe hoxhalllarë shkodranë, por kjo nuk do të thotë se Shkodra nuk ka patur të tjerë. Dijetarë islamë dhe hoxhallarë, Shkodra ka patur dhe ka shumë që padyshim, me kalimin e kohës, puna dhe përkushtimi i tyre shpresojmë të shikojë dritën e botimeve të tjera.

Historikisht sipas statistikave të kohës është, Shkodra ajo që së bashku me Prizrenin, pranuan Islamin në shifra absolute të popullsisë. Ky fakt nuk është një tregues i thjeshtë që duhet të kalojë pa u vënë re. Shqiptarët në tërësi, Shkodra apo Prizreni në veçanti, jo vetëm që në Islam gjetën të vërtetën dhe moralin e shëndoshë fetar që duhet të ketë njeriu, por me zgjuarsi politike konstatuan se Islami mbetej për shqiptarët një aleat i sigurtë në luftën që këto treva, apo edhe shqiptarët në tërësi, kanë qenë të detyruar të bënin për ruajtjen e identitetit kombëtar, kundrejt asimilimit nga shovenizmi i tërbuar grek dhe sllavo-malazez.

Ishte një rast fatlum që Zoti ua dha shqiptarëve me dashamirësi, që të njihen e ta pranojnë Islamin. Duke pranuar Islamin, shqiptarëve u jepej mundësia për një përsosuri shpirtërore dhe nga ana tjetër, Islami ishte dhe është një balsam kundër asimilimit kombëtar. Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e njohjes dhe të përhapjes së Islamit ndër shqiptarët, dijetarët dhe hoxhallarët në përgjithësi, protagonistët e veprës së zotërinjve Luli, Dizdari dhe Bushati në veçanti, kanë punuar më devocion të veçantë për edukimin shpirtëror dhe atdhetar të muslimanëve. Shkrimi im nuk ka për qëllim një studim të mirëfilltë të librit "Në kujtim të brezave", qëllimi i këtij shkrimi është, t’ju përcjellë konsideratën time autorëve të këtij libri, pa harruar këtu edhe të ndjerin Hamdi Bushati, që shkrimet dhe studimet që i ka lënë për historinë e Shkodrës, janë të pazëvëndësueshme. Qëllimi i dytë i shkrimit tim është, që t’ju drejtohem pasardhësve të këtyre figurave madhore në Islam, bashkë me ta edhe të gjithë muslimanëve të kombit shqiptar kudo që janë: Puna dhe jeta, përkushtimi i këtyre dijetarëve dhe hoxhallarëve në rrugën e Zotit dhe të kombit, jo vetëm që i ka lartësuar ata në historinë tonë, por nga ana tjetër një tangente drite dhe kryelartësie arrin në vijë të drejtë edhe tek ne, pasardhësve të tyre. Por kjo nuk mjafton dhe as që mund të justifikojë pasivitetin tonë, për të vazhduar dhe për ta çuar më tej misionin e tyre. Ne personalisht jo vetëm duhet të jemi muslimanë dhe atdhetarë të flaktë, por duhet të ndikojmë pozitivisht në familje, në shoqëri e kudo si pika referimi në përkushtimin islam dhe atdhetar. Dhe kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim, me obligim konkret larg çdo indiferentizmi e mëndjemadhësie që i shtrojnë rrugën pasojave të pariparueshme për fatet e Islamit dhe të kombit tonë. Por mjerisht duhet thënë se kemi akoma shumë për të bërë. Ne shpesh lavdërohemi me punën e parardhësve tanë, duke harruar në këtë mënyrë se lavdërimi më i mirë është puna dhe përkushtimi jonë personal.

Zotërinj të nderuar, ashtu siç thashë pak më lart, përkushtimi në Islam është personal. Këtë fakt e vërteton më së miri puna dhe përkushtimi i zotërinjve Faik Luli, Islam Dizdari dhe Nexhmi Bushati.

Në këtë det të trazuar e plot dallgë të politikës shqiptare, ku veçanërisht vëllezërit tanë në Kosovë po përjetojnë ditë dhune e terrori nga pushtuesit serb, libra si ky që po promovojmë sot, "Në kujtim të brezave", janë më se të domosdoshëm për të mbajtur lart ndërgjegjen tonë fetare e kombëtare, identitetin tonë kombëtar në përgjithësi.

 

Ju faleminderit.

 

Botuar në "Drita e dijes", qershor 1998



 

Veprimtari 

Sida, ndëshkim hyjnor i degradimit moral

 

Nga të gjitha qeniet e gjalla, vetëm njeriu ka privilegjin prej Krijuesit, të pajiset me ekuilibrin e cilësive të moralit. Kur vetë njerëzit bëhen shkak për ta prishur ekuilibrin, i Plotfuqishmi ndërhyn për ta mbajtur në nivele të pranueshme këtë domosdoshmëri njerëzore.

 

Shoqata "Islamic Relief" me Qendrën e saj Kulturore Islame në Shkodër së bashku me Shoqatën e Intelektualëve Shqiptarë "Kultura Islame" Dega Shkodër, për dy ditë me radhë, me 22 dhe 23 Qershor 1998 organizuan në ambientet e kësaj qendre kulturore veprimtarinë me temën: "Sida – sëmundje e rrezikshme dhe problem shoqëror."

Në këtë veprimtari me mjaft interes merrnin pjesë, Myftiu i Shkodrës, zotëri Haxhi Faik Hoxha, Kryetari i Bashkisë së qytetit, zotëri Bahri Boriçi, Drejtori i Qëndrës Kulturore Islamike, zotëri Said El Hamdi, Kryetari i shoqatës së Intelektualë Shqiptarë "Kultura Islame" dega Shkodër dhe "Mësues i Popullit", zotëri Faik Luli, Drejtori i Medreses së Shkodrës, zotëri Islam Dizdari, përfaqësues nga Klubi Kulturor "Drita", nga Organizata e Gruas Islame, nga Rinia Islame etj.

Pasi zotëri Faik Luli në fjalën e hapjes falënderoi pjesëmarrësit, fjalën ia dha drejtorit të Qendrës Kulturore Islame, zotëri Said El Hamdi, i cili me një përshëndetje të shkurtër evidencoi rëndësinë që marrin këto aktivitete sot, ku rinia më shumë se kurrë ka nevojë për një moral të lartë islam, për të përballuar këtë imoralitet që fatkeqësisht ka shpërthyer në këtë fund shekulli, "digën" e moralit njerëzor.

Dëshmi për këtë është sot prania në përmasa shqetësuese e drogës, prostitucionit dhe sëmundja e shekullit SIDA.

Zotëri Faik Hoxha në fjalën e tij me temën "Feja islame për higjienën dhe shëndetin", vuri në dukje mjaft mirë përparësitë e edukatës islame në luftë kundër papastërsisë morale dhe fizike të njeriut, duke iu referuar mësimeve të Kur’anit famëlartë dhe haditheve të lëna trashëgim nga Pejgamberi jonë i dashur Muhamedi a. s.

U ndoq me mjaft interesim edhe fjala e mjekes zj. Drita Gera. Fjala e saj që ishte edhe boshti i këtij aktiviteti: "Historia dhe shfaqja e sëmundjes SIDA", duke qenë e shoqëruar me një kompetencë profesionale mëse të admiruar, meritoi vlerësimin dhe interesimin e auditorit. Në statistikat, tragjike mund të themi, që ne dëgjuam nga fjala e mbajtur nga zj. Gera të bën përshtypje fakti që vende të zhvilluar në teknikë, teknologji e shkenca mjekësore tepër të avancuara siç janë Franca dhe Italia, mbajnë në "kurrizin" e tyre fajësinë e imoralitetit kolektiv që shprehet nëpërmjet përqindjes së lartë (rreth 67%), të përhapjes së zëdhënëses së këtij imoraliteti, vdekjeprurëses, SIDA! "Nuk është për t’u habitur që në vendet arabo-islamike kjo sëmundje – theksoi zj. Gera, nuk është aspak një problem social". Ky tregues diferencial nuk mund të jetë një rastësi per duhet të tërheqë vëmendjen e sociologëve dhe shkencëtarëve që po studiojnë për të krijuar ilaçin aq të dëshëruar kundër Sidës.

Islami është një fe që kujdeset në mënyrë normative për përsosurinë e njeriut në mënyrë të barabartë në të dy aspektet e qënies së tij; në atë shpirtërore dhe në atë fizike. Me fjalë të tjera; një shpirt që tenton përsosurinë në Islam të çon patjetër në ndërgjegjen e qetë njerëzore.

Edhe në ditën e dytë të aktivitetit zj. Gera vazhdoi me kumtesën: "Profilaksia kundra Sidës". Siç theksuam edhe më lart, mjekja foli me mjaft profesionalizëm. Në mes të tjerash, ajo theksoi se deri në ditën e sotme nuk është gjetur akoma ilaçi për kurimin e saj. Zj. Gera pasi foli për mënyrat e parandalimit të sëmundjes (që natyrisht është momenti më kryesor i profilaksisë), ajo dha një tablo të qartë e të detajuar për profilaksinë e kësaj sëmundje të rrezikshme. Por ne muslimanët e kemi të qartë se ilaçi për parandalimin dhe bllokimin e sidës është prezent, por natyrisht është pak i "hidhur", duke qenë se ka të bëjë me edukimin e që kërkon një moral të ekuilibruar në jetën e përditshme. Meqënëse kjo sëmundje e rrezikshme ka kontigjent të saj rreth 40 milionë njerëz që presin në shtratin e vdekjes fundin e tyre të palavdishëm, përse nuk merret në konsideratë "medikamenti" moral që vjen nga bota islame, botë e cila nuk paska probleme nga kjo sëmundje? Sida duke qenë një ndëshkim hyjnor i degradimit moral, ilaçi i vetëm i saj duhet të jetë patjetër, shëndoshja e moralit të sëmurë njerëzor, karakteristikë kjo veçanërisht në botën perëndimore. Mesazhi që na vjen nga vendet islame pa probleme të sidës, është më se i qartë: Duke përsosur moralin islam, është një lloj si të "zbrazësh" trupin nga këto sëmundje, e ta "mbushësh" atë me shëndet e forcë...

Zotëri Adem Bala, Pedagog në Medresen e Shkodrës, në fjalën e tij: "Shkolla dhe rinia kundra sidës", kishte punuar me seriozitet duke na paraqitur disa momente ku shkolla ka mundësi të luajë rolin e saj të padiskutueshëm për edukimin moral të rinisë. Zotëri Bala si pjesëtar i një stafi mësuesish që përgatisin studentë me njohuri islame, ndaloi edhe te roli parësor që ka Islami në edukimin, jo vetëm të rinisë, por tek të gjitha moshat e tjera.

Nga salla u drejtuan shumë pyetje të cilat treguan interesimin e të pranishmëve. Njëkohësisht edhe përgjigjet që zj. Gera u dha këtyre pyetjeve treguan përgatitjen serioze dhe vlerësimin e këtij aktiviteti nga ana e saj.

Në përfundim mund të themi se kjo veprimtari u përshkua nga një frymë serioziteti, impenjimi si dhe nga kultura qytetare, karakteristikë kjo e qytetarisë shkodrane.

Duke qenë në këto parametra, kjo veprimtari mëse e nevojshme, u mirëprit e u ndoq me mjaft interes nga të gjithë të pranishmit. Në mënyrë të veçantë duhet falenderuar shoqata "Islamic Relief" dhe qëndra e saj Kulturore Islame në Shkodër e drejtuar nga zotëri Said El Hamdi, shoqata e Intelektualëve "Kultura Islame", zotëri Faik Luli, zotëri Faik Hoxha, zotëri Islam Dizdari, Adem Bala, Hiqmet Bekteshi që si gjithmonë duke qenë tepër aktivë japin një ndihmesë të vyer për aktivitete të larmishme në qytetin tonë.

 

Botuar në "Drita e dijes", korrik 1998

 

Reagim
Provokimet anti Islame gjithmonë do të dështojnë


"Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën Pejgamberit të Zotit, iu shpall Kur’ani me përkryeshmërinë e tij."

Johan V. Gëte
 

Në gazetën me mungesë të theksuar të moralit kombëtar, "Koha Jonë", të datës 23 gusht 1998, në faqen 31 të saj lexuam një artikull të shkruar nga një kriptofrikacak me inicialet K. K. Autori i shkrimit K. K, ose shkurt 2K, i bën jehonë publicistike deklaratave të grekut Vasil Melo, deputet ky në Parlamentin Shqiptar, që në këtë rast ka ndërruar rolet me priftin grek që ka uzurpuar kishën ortodokse shqiptare, mjekërbardhin Janullatos.

2K-ja, ose bishti i Melos, me këtë shkrim realizon edhe misionin e tij, për të përfituar sadopak nga ato miliona dhrahmi që grekët zbrazën në Shqipëri, veçanërisht gjatë rebelimit të armatosur komunist të vitit që lamë pas. Një shqiptar i ndershëm, patriot dhe me besim te Zoti, pavarësisht se në cilin besim është praktikant, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria dhe kombi shqiptar në përgjithësi, nuk duhet t’i lejojë vetes provokime fetare, që sjellin dëme të pallogaritshme midis nesh.

Jo vetëm që nuk ka asnjë bazë reale deklarimi i Melos, për atë se në Shqipëri ka vetëm 50% muslimanë, por janë të qëllimshme deklaratat e tij se "para sundimit turk Shqipëria ishte e gjitha ortodokse" (!). Mirë muslimanët, po katolikët ku i vendos logjika e sëmurë e Vasil Melos? Mund të sjellim shifra e fakte për paganizmin shqiptar, për ardhjen e krishtërimit dhe përqafimit si fe nga ana e shqiptarëve. Po ashtu edhe për Islamin, për ardhjen dhe përqafimin e tij nga ana e shqiptaëve. Gjithashtu, mund të ketë rastin të mësojë Vasilis se as krishtërimi dhe as Islami nuk janë fe me vendlindje shqiptare dhe se ndikimi i tyre në shpirtrat e njerëzve, përcakton fare qartë edhe terrenin që pushtojnë ato në vetëdijen fetare të një individi apo të një populli në tërësi. Në rast se shqiptarët braktisën krishtërimin, diçka patjetër nuk shkonte mirë në ndërgjegjen e tyre. Ashtu siç mund të themi, në rast se shumica dërrmuese e shqiptarëve që përqafuan Islamin, do të ndodheshin përballë një reaksioni shpirtëror e moral me fenë e re, ata normalisht fare lehtë mund të divorcoheshin edhe me të. Kushtet politike e historike i kanë bërë shqiptarët që fenë ta zgjedhin me kujdes e ta vendosin në shërbim të kombit të tyre. Mund të themi se ky akt ishte i vetmi ndoshta, që është zgjedhur me pjekuri politike në shërbim të kombit kundër infeksionit greko-serb të asimilimit.

Nëpërmjet 2K-së, Vasilis deklaron se "shqiptarët janë realisht 50% muslimanë dhe jo 70% siç është thënë përgjithmonë". Pse gjithë ky shqetësim i plakut Melo, për përqindjen e muslimanëve në Shqipëri? Për të ulur përqindjen reale, plaku Melo zbret nga shuma e përgjithshme sasinë numerike të emigrantëve shqiptarë që për të fituar bukën e gojës, janë të detyruar t’ju binden urdhërave të kishës greke për të ndërruar fenë dhe emrin e tyre. Por gabohesh Melo. Morali i tyre ndryshon shumë nga ai i joti. Ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten muslimanë, sepse janë shqiptarë dhe e kanë kuptuar fare mirë dhelpërinë tuaj tradicionale ndaj shqiptarëve. Ata e kanë trashëgim dhe amanet fenë e tyre si një fe me përsosuri shpirtërore e materiale. Jo më pak i rëndësishëm është edhe fakti tjetër se duke qenë muslimanë i bëjnë ballë më mirë asimilimit aq të lakmueshëm serbo-grek, politikën e të cilëve po e bën edhe ti.

Nuk është pa qëllim ky deklarim i joti kur nuk numëron për shqiptarë edhe tre apo katër milionë të tjerë që së bashku me trojet e tyre po jetojnë natën e gjatë e të zezë të pushtimit serbo-grek. Po t’i shtohet kjo shifër asaj përqindjes tënde qëllimkeqe, megjithatë shqiptarët janë mbi 90% muslimanë dhe ty me siguri ky fakt të bën të pëlcasësh nga inati. Ti ankohesh se Islami nuk para i pëlqen Evropës. Në rast se Evropë quhesh ti me Greqinë, atëherë keni plotësisht të drejtë. Në Evropën perëndimore jetojnë rreth 16 milionë muslimanë me identitetin e tyre fetar e kombëtar, nuk kanë frikë të deklarojnë emrat e tyre, siç po ndodh me shqiptarët në Greqi. Ritet fetare po i kryejnë në xhamitë nga më të bukurat në botë e që janë ndërtuar në qytete më të mëdha të Anglisë, Gjermanisë, Italisë, Francës e gjetkë. Me sa po duket je ti Melo antievropian dhe një fundamentalist ortodoks i përkryer në kuptimin e keq të kësaj fjale. Ti nuk e njeh pothuajse fare historinë e fesë që rastësisht je në të dhe po rastësisht mund të divorcohesh prej saj.

Nga të gjitha qeniet e gjalla Zoti ka veçuar njeriun për t’i dhënë një dhuratë hyjnore, e kjo dhuratë është turpi. Turpi është "fabrika" ku njerëzit prodhojnë moralin e tyre. Kur të mungon kjo "fabrikë", vetëm fizikisht mund të kesh ngjashmëri njerëzore...

Melo, mos u merr me këto punë. Shqipëria është e bukur me të tri besimet, e duam shumë ne muslimanët, e duan katolikët dhe ortodoksët shqiptarë. Ti së bashku me Janullatosin, po lodheni së tepërmi për të na prishur këtë harmoni fetare. Kuptohet tashme se ti Melo, nuk e honeps sot problemin kosovar dhe dëshiron skllavërimin e mëtejshëm të saj, sepse natyrisht, ke frikën e rritjes së përqindjes së muslimanëve.

Ti Melo nxjerr helm të fortë antishqiptar nga goja jote. E di ti se çfarë është shkruar në shtyp për dy para disa kohësh? Ja po t’i kujtoj unë: "Vërtet Volteri s’e ka njohur Melon’/ Por kjo nuk ka aspak rëndësi,/ Fakti që një epigram i kushton,/ Paska patur Melo’ dhe në kohën e tij" "Një ditë atje në fund të një përroi,/ Një gjarpër "Vasil Melon" na e kafshoi/ Se çfarë ndodhi a e gjeni dot me mend?/ Ishte gjarpri ai që ngordhi përnjëmend".

Ky përkushtim është i përshtatur enkas për ty, në ditët e rebelimit të armatosur antikushtetues e antishqiptar. Por ti Melo nuk do ta kesh lexuar, se shtypin e djathtë nuk para e lexon, dhe ç’është më e rëndësishmja, ke qenë shumë i zënë në ato ditë të zeza për Shqipërinë.

Kur shqiptarët përqafuan Islamin shifrat e pranimit tregonin rreth 90% në këtë fe. Një pakicë e vogël mbeti jashtë saj. A mund të quhet kjo maxhorancë tradhëtare pse zgjodhi pikërisht atë fe që donte? Me këto qëndrime që ti me disa të tjerë, mbani kundër Islamit neve na detyroni t’ju themi: Ju dëshironi me çdo çmim që muslimanët të konvertohen në ortodoksë, por kjo është një punë që nuk bëhet as sot, as mot, as sa të jetë jeta sepse nuk varet nga ju. Në rast se përsëri këmbëngulni në planet tuaja për një fetari në Shqipëri, ne ju këshillojmë, që pakica le t’i bashkohet shumicës pa xhelozi. Më e përkryera do të ishte që njerëzit tanë t’i lëmë rehat në shenjtërinë e fesë së tyre, por s’qënka e thënë, se si gjithmonë shenjtani nuk po na ndahet kollaj.

Në pleqëri ke filluar të bëhesh i lumtur, por lumturia e ardhur me vonesë, të paska çoroditur shpirtin dhe nuk të lejon të mallkosh fatin për këtë vonesë të saj. Me fjalë të tjera, nuk ndjehesh fatkeq se më në fund në përëndim të jetës të erdhi lumturia, por nga ana tjetër, nuk je plotësisht as i lumtur, se ajo të erdhi me të vërtetë, por me shumë vonesë dhe me këtë rast nuk të lejon të mallkosh as fatin tënd. Më e mira do të ishte që në këtë thyerje të madhe që ka ndodhur në shpirtin tënd, sa të merresh me punë boshe më mirë të kesh parasysh një këshillë të Gëtes: "Do të ish mirë, të paktën për ditë,/ Një këngë të vogël të dëgjosh,/ Një vjershë të bukur të lexosh,/ Një pikturë të mirë të shikosh,/ Dhe në është e mundur të bëhet,/ NDONJË FJALË ME MEND TË THUASH.

 

Botuar në "Albania", tetor 1998

 

 

Reagim

Nuk mund të bëhet polemikë fisnike me njerëzit pa fisnikëri


Për të shkruar këtë artikull, u bë shkak përgjigjeja që redaksia e gazetës "Rimëkëmbja", kishte përgatitur t’ja dërgonte një mikut dhe njëkohësisht, kolegut tim nga Shkodra. Përgjigjja kishte të bënte me një shkrim që miku im e kishte nisur për botim, pikërisht në këtë gazetë. I ndodhur rastësisht në redaksi, mora përsipër që këtë përgjigje të refuzimit të botimit, ta marr me vete në Shkodër e t’ja përcillja kolegut. Është fjala për shkrimin: "Eureka, eureka, deklaron Vasil Melua". Në fund të tij artikulli ishte nënshkruar me një pseudonim. (!) Në përgjigjen e redaksisë lexohet: "Nuk mund të bëhet polemikë fisnikërie me Vasil Melon, aq më tepër anonim." Kjo përgjigje interesante e redaksisë ishte motivuar më së miri, nga një ndjenjë e theksuar fisnikërie apo kortezie njëkohësisht, që karakterizonte tërësinë e shkrimit të tij. Pra ishte një reagim tepër i butë kundrejt asaj që meriton Melua dhe kallëpi i tij.

Meqenëse edhe unë kam të botuar te "Albania", e datës 28 gusht 1998, një shkrim – reagim ndaj Vasil Melos, por pa ndonjë "fisnikëri" të veçantë, po i rikthehem edhe njëherë kësaj teme. Në shkrimin tim, që sapo përmenda, nuk jam kujdesur për të evidencuar fisnikëri apo kortezi, por vetëm kujdesin për të mos i ngrënë hakun, duke e gjykuar në këtë mënyrë me drejtësi qëndrimin e tij prej përçarësi nëpërmjet religjioneve fetare. Sepse drejtësia ka brenda saj të gjithë elementët e fisnikërisë e të përparimit. Gjithashtu në fund të shkrimit bëra ritualin e zakonshëm, nënshkrova me emrin tim. Së fundi kuptoj se edhe "Albania", duke hequr disa pasazhe nga shkrimi që më botoi, e që kishin për qëllim demaskimin e mëtejshëm të Melos, paska patur merak të më "fisnikërojë" edhe mua, duke e lëruar nga akuzat e mia, përçarësin Melo. Ndërsa "RD"-ja as që denjoi të merrej me këtë shkrim që e kam nisur me faks për botim në këtë gazetë.

Qenka e vërtetë se fjalët e bukura dhe fisnike nuk paskan kuptim, veçanërisht në dy raste; në veshin e shurdhër dhe në atë të atij që nuk dëshiron të dëgjojë. Për këtë arsye, përgjigja e redaksisë së gazetës "Rimëkëmbja", më bëri një përshtypje të veçantë, si një përgjigje tepër konçize, me kuptim të gjërë, ndonëse e formuluar shkurt.

Gazeta "Rimëkëmbja" me redaksinë e saj, është dalluar për punë, përpjekje dhe luftë pa kompromis për çështjen kombëtare. Gazetat e tjera ndonëse të mëdha, me tërë kuptimin e fjalës, vjedhin prej saj dhe i adoptojnë në interes të tyre analizat dhe qëndrimet politike të saj si konkluzione dhe qëndrime politike të tyre. Gazeta "Rimëkëmbja" me durim po u mëson shqiptarëve që ende nuk e kanë mësuar ABC-në e nacionalizmit dhe me punën e saj po u ringjall në zemër dashurinë për kombin e tyre, ndonëse në kushte tepër të vështira të ndikimit serbo – grek. "Rimëkëmbja" është gazetë që ka një ideal të pastër kombëtar ku mësohet se fisnikëria, paqja, marrdhëniet e drejta dhe korrekte vendosen vetëm nëpërmjet ushtrimit të drejtësisë. Është gazetë që në praktikën e saj nuk i pëlqen shkrimet e firmosur nga anonimë, që redaksia e konsideron; "të hedhësh gurin e të fshehësh dorën". Është gjithashtu e vetmja gazetë ku gazetari gëzon të drejtën për të shkruar lirshëm mendimin e tij pa çensurë. Këtë konkluzion e bazoj në eksperiencën time pesë vjeçare të bashkëpunimit me këtë redaksi. Është për të ardhur keq që gazeta serioze si "Albania", apo edhe "RD"-ja (gazetat e majta nuk i honeps dot, prandaj nuk i marr në konsideratë), ndonëse shkrimet kanë parametrat dhe nivel të kënaqshëm në formë dhe përmbajtje, operohet nëpërmjet "kasapëve" pjesë "mishi" nga shkrimet që mendojnë se mund t’ju prishë dhëmbët shefave të tyre që rastësisht mund të kenë ndonjë defekt në përtypjen e moralit të politikës. Unë në shkrimin e fundit te "Albania" reagoj i shqetësuar për deklarimet qëllimkeqe, anti islame të grekut Vasilis, e kallëpit të tij, që në këto kohë të vështira, helmojnë unitetin kombëtar. Vasilis Melos së bashku me priftin e zi me mjekrrën e bardhë, armikun e tërbuar të Nolit dhe të Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, fort të errëtin Janullatos, i janë ngjitur politikës shqiptare në mënyrë që ta kontrollojnë e ta administrojnë që asnjë veprim sado i vogël të mos rezultojë kundra qëllimeve antishqiptare të grekëve.

Edhe miku im, me eksperiencën e madhe që ka në fushën e gazetarisë, duhet ta kishte parasysh gjuhën me të cilën mund t’i fliste këtij politikani, sepse siç thotë një fjalë e urtë; "kur je në mes të ujqërve, që të kuptohesh prej tyre, duhet patjetër të ulërish!" E për fatin e keq tonin, këta ujqër kanë qënë e kanë mbetur konstant. Ata gjithmonë kanë shqyer pjesë nga trupi jonë dhe po vazhdojnë prap një gjë të tillë edhe sot si bie fjala në Kosovë, të ndihmuar nga pararoja e tyre pikërisht nga politikanët shqiptarë që u shërbejnë me devocion të veçantë. E si mund të flasësh me gjuhën e paqes me këta horra, që jo më larg se pranverën e vitit të kaluar e dogjën, e shkatërruan Shqipërinë, derdhën gjakun e pafajshëm të mijra shqiptarëve për të realizuar qëllimet e tyre të mbrapshta. Mos të habitemi nga fati i keq që kemi patur gjithmonë. Mos të habitemi nga ky fat që po na shoqëron edhe sot ku, si në mesjetën e kryqëzatave po digjen në furrën e druve vëllezërit tanë në Kosovë për të shuar gradualisht rracën tonë nëpërmjet spastrimeve etnike. Fajin e këtyre tragjedive në kurriz të kombit, duhet t’i kërkojmë edhe tek vetja jonë.

Lufta me pushkë e lufta me penë, është lufta totale që mund të bëjë një komb për të siguruar vazhdimësinë e tij. Kur ne nuk kemi kurajon të luftojmë me armën e dijes si mund të trimërohemi e të luftojmë me pushkën e frikshme? Prandaj guximi qytetar për të thënë të vërtetën, për t’i dalë zot vendit tënd, është elementi i parë që përcakton morali kombëtar.

U ndjeva tepër i shqetësuar ku në një rast gëzimi familjar të ditëve të fundit, një intelektuale e njohur e qytetit tim deklaron në prezencën e shumë të pranishmëve se: "nacionalizmi po merr në qafë Kosovën dhe Shqipërinë". (!) Por shpejt u ngushëllova me faktin se Shqipëria ka shqiptarë, madje më të shumtët, ata që luftojnë me kurajo, me trimëri për të drejtën, për arsyen, siç është rasti i Sokol Mulosmanit me shokët e tij që janë akuzuar padrejtësisht nga pushteti i komunistëve të rinj, "për krime kundër njerëzimit" (!). Pushteti i komunistëve të rinj si në kohën e etërve të tyre i rrasi padrejtësisht në burgun politik dhe tashti të trembur nga uragani popullor i protestave për këtë padrejtësi, po bën ç’është e mundur t’i lirojë. Por ka ndeshur në një reagim të fuqishëm të Mulosmanit e shokëve të tij, të cilët nuk dëshirojnë të dalin nga qelitë e errëta të burgut pa një proçes të rregullt gjyqësor. Në këtë mënyrë duke sakrifikuar veten e tyre, ata i mësojnë edhe të tjerët se lufta për drejtësinë dhe për lirinë kërkon një çmim tepër të lartë.

E solla këtë shembull të veçantë, për të theksuar se, sa kohë do të rrimë indiferentë e aq më tepër anonimë, ndaj së keqes ajo do të na pushtojë, do të na shtrëngojë fort në fyt, duke nga nxjerrë shpirtin dhe trupi pa jetë i kombit do të shqyhet copë – copë nga hijenat. Kur popujt humbin guximin, kombet e tyre ndeshen me vështirësi të mëdha. Për të mos harruar këtë po citojmë edhe një herë këtu Gëten: "Guximin ke humbur?/ Gjithçka ke humbur./ Të jesh i bindur./ Do ishte më mirë./ Të mos kishe lindur.

 

Botuar në "Rimëkëmbja", shtator 1998

 



Terrorizmi islamik, një iluzion në kokat e terroristëve origjinal

Kur m’u desh të verifikoja nëse qeveria Nano 5 është tërësisht një kabinet jugor, më rezultoi se nuk paskam gabuar. Menjëherë pas këtij konstatimi mendova se shkaku themelor i diskretitimit dhe i dështimit të saj qenka bash ky fakt mjaft domethënës. Kjo qeveri pra, bleu në Greqi një tullumbace, e fryu në Serbi, e ngritën nga toka puthadorët e tyre shqiptarë, dhe e dini çfarë ndodhi me të? Ajo u shpërthiq keqas. U plasi në duart e përgjakura. Presioni i shpërthimit goditi rëndë moralin presidencial dhe atë të kabinetit qeveritar, sepse nuk e kishin menduar se mund të pëlciste madje aq shpejt e të rëndonte plumb mbi papërgjegjshmërinë e tyre politike.

E mbushën tullumbacen me "LHL"-në e tyre aq të përfolur, për të asgjësuar në këtë mënyrë "terrorizmin islamik"! Ne shqiptarët që banojmë në Shqipëri, e dimë fare mirë se këtu nuk ka patur asnjëherë intolerancë sado të vogël fetare e jo më terrorizëm! E vetmja ngjarje tragjike që bëri bujë dhe la shije të hidhur në Shqipëri, ishin trazirat e vitit të kaluar. Por, a mund të ishin ato një terrorizëm islamik për shkak se disa rebelë dhe komandantë të këtyre trazirave kishin vetëm emrin muslimanë? Dikush me të drejtë këto trazira i quajti rebelim komunist i armatosur. Meqenëse ngjarje të tjera të dhimbshme terroriste nuk kanë ndodhur në Shqipëri, e termi terrorist islamik ka pushtuar faqet e shtypit të përditshëm të majtë, mos ndoshta është fjala për rebelimin e vitit të kaluar? Po të jetë kështu, ato trazira nuk mund të quhen terrorizëm islamik, për shkakun e thjeshtë, siç thamë më lart, se disa komandantë dhe ideatorë të tij komunistë e kanë emrin muslimanë si: Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Arben Imami, Myrteza Çaushi, Arben Malaj, Luiza Hoxha, Bashkim Fino, Sabit Brokaj, Gramoz Ruçi, Marksist Hasani, Kastriot Islami, Albert Shyti, Gjolek Malaj, e shumë e shumë të tjerë që historia do t’i ruajë në skedat e turpit të saj. Për shkak se ky rebelim kishte në administratën e tij njerëz me këta emra, nuk mundet askush kurrsesi që ta emërtojë terrorizëm islamik. Kjo për faktin se nuk mund të jesh musliman dhe komunist në të njëjtën kohë, këto dy formacione e përjashtojnë njëri-tjetrin.

Për komunizmin "feja është opium për popullin". Ndërsa feja nga ana e saj kërkon të përsosë jetën shpirtërore të individit, ndërkohë që komunizmi e zhvesh nga vlerat morale atë duke thënë se "komunizmi është truri dhe zemra e popullit".

Në mënyrë të veçantë, feja islame nuk bazohet në përcjelljen e saj në formën e një stafete në breza, aq më tepër vetëm nëpërmjet emrave, por në obligimin personal të çdo individi. Emrat në Islam nuk luajnë ndonjë rol të veçantë. Prandaj komandantët e rebelimit të vitit që shkoi, për dy arsye që përmendëm, nuk mund të quhen terroristë islamikë.

Varianti i dytë: Tragjedia shqiptare e vitit të kaluar a mund të quhet rebelim komunist i armatosur? Le të shohim. Të rrëzosh një qeveri demokratike me anë të dhunës, është tipar kryesor i ligjeve komuniste. Të rrëzosh qeveritë demokratike me mjete antidemokratike, është tipar kryesor i ligjeve komuniste. Të rrëzosh qeverinë demokratike me mjete antidemokratike, është tipar i ligjeve antikushtetuese, që realizohen të frymëzuar nga regjime komuniste. Të jesh indiferent ndaj çështjes kombëtare, do të thotë të jesh internacionalist. Internacionalizmi është në themel të politikës komuniste. E të gjitha këto që thamë, kur realizohen nga komunistë të djeshëm e të sotëm, etër e bij, rreth partisë së tyre, do të thotë të realizosh rebelimin komunist me dhunë. Kjo skemë u realizua me përpikëri nga komunistët nën hundën e shtetit demokratik. Siç doli nga arsyetimi, komunistët, nëpërmjet rebelimit të armatosur, e dogjën dhe e shkatërruan Shqipërinë për të marrë pushtetin me dhunë.

Në Shqipëri, me popullsi mbi 70 përqind muslimane, nuk ka patur asnjëherë ndonjë shenjë sado të vogël të terrorizmit islamik. Fundamentalizmi dhe terrorizmi i kanë rrënjët e thella nga Mesjeta e qelive të errta të murgërisë ortodokse, që janë edhe materniteti nga ku lindi komunizmi. Islami, si një fe me shumicë të theksuar të besimtarëve shqiptarë, ka patur dhe ka një detyrë parësore në drejtim të harmonisë fetare. Nga pozita e më të madhit, atij i takon të shpërndajë tolerancë në mes të besimeve, por asnjëherë në kurriz të drejtësisë. Këtë detyrë, Islami, në Shqipëri, e ka realizuar dhe po e realizon në mënyrë shembullore, shpesh duke dëmtuar edhe veten e tij. Atëherë, ku është fundametanlizëm islamik, ku e ka terrenin e tij në Shqipëri? Lind pyetja, mos ndoshta ashtu si "rastësisht" qeveria rezulton jugore, për të realizuar më lehtë qëllimet shoviniste të ortodoksisë greke ndaj shqiptarëve, nëpërmjet mekanizmit artificial të terrorizmit islamik?

Në Shqipëri, fondamentalizmi dhe terrorizmi islamik ka vetëm një seli, në kokat e qeverisë së Jugut, të Nanos dhe të sahanlëpirësve të tij. Islami mbështetet mbi drejtësinë, vetëm drejtësia prodhon paqen dhe në asnjë rast paqja nuk prodhon drejtësi. Paqja është një element politik, ndërsa drejtësia është një element hyjnor. Janë rryma të caktuara politike apo fetare që insistojnë të vendoset paqja pa vendosur më përpara drejtësinë. Prej këtu lindin kontradiktat me Islamin, që nuk e pranon përpara drejtësisë, vellon mashtruese të paqes.

Shtetet perëndimore akuzojnë pa të drejtë se atentatet e bëra kohët e fundit në Kenia dhe në Tanzani janë vepër e terrorizmit islamik. Prandaj Amerika dhe Klintoni, pa asnjë bazë reale të fakteve, sulmojnë me raketa Sudanin dhe Afganistanin. Amerika është mësuar që padrejtësisht të sulmojë vende dhe popuj që nuk i binden interesave të tij. Megjithatë, asnjëherë nuk është guxuar që këto veprime të quhen "terrorizëm amerikan". Ashtu siç nuk guxohet që imoraliteti i presidentit të tyre, Bill Klinton, të emërtohet se paku "terrorizëm seksual".

Qeveritarët tanë, me moralin e tyre të dobët, mos të zbresin deri në shkallën e majmunërisë e të përsërisin si papagalli fjalët "terrorizëm islamik".

Në Shqipëri, ky lloj terrorizmi nuk ekziston në asnjë formë tjetër, por vetëm në formën e një tullumbaceje të shpërthiqur në duart e politikanëve, e pushtetarëve të sotëm antishqiptarë që i polli "mitra" e përgjakur e rebelimit të armatosur komunist, të vitit që lamë pas.

 

Botuar në "Rimëkëmbja", shtator 1998

 

 

 Korespondencë

 

Vetëm me besimin te All-llahu, me pushkën për penë, dhe me gjakun për bojë, kombi shqiptar mund të firmosë lirinë

I dashur dhe i nderuar vëlla Rexhep Morina. Nga Shkodra e vlerave dhe traditave muslimane dhe kombëtare, ju përshëndes.

Nëpërmjet vëllait tonë, zotëri Ferid Bedrollit që erdhi këtu në Shkodër muajin e kaluar, për të sjellë ndihma për vëllezërit kosovarë, më ra në dora revista tre mujore, fetare e kulturore "Thirrja Islame", nr. 14, 15 Korrik 1998, që drejtohet prej zotërisë tuaj. Është hera e parë që takohem me këtë revistë e cila më pëlqeu pa masë për tematikën e saj fetare e kombëtare, ushqim shpirtëror ky për të cilin kanë nevojë jo vetëm vëllezërit tanë në Amerikë por edhe ne këtu në trojet tona, brënda dhe jashtë kufijve artificialë të 1913-tës.

Që të bëhet realitet përshtypja se jetojmë, kushdo prej nesh sipas mënyrës së tij, duhet të japë kontributin personal, duke vënë në lëvizje apo në punë gjymtyrët dhe mendjen, në mënyrë të veçantë për Islamin dhe kombin. SI gjithmonë, duhet falenderuar All-llahu, që sot ka Shqipëri e që sot ka shqiptarë, për arsyen themelore se Zoti vetë ia dhuroi shqiptarëve Islamin edhe për mburojë ndaj asimilimit kombëtar. Më shkakton një kënaqësi dhe prehje shpirtërore puna dhe aktivizimi juaj në rrugën e Islamit dhe të kombit, atje larg atdheut, në Amerikë. Me sa pashë në të vetmin numër të revistës suaj që pata rastin të kontaktoj, mund të pohoj me kënaqësi se ju e keni kuptuar në formën më të pëlqyer se fatet e kombit shqiptar janë të lidhura ngushtë e në mënyrë të pazgjithshme me islamin. Vetëm me besimin e All-llahut me pushkën për penë e me gjakun për bojë, kombi shqiptar mund të firmosë lirinë. Jashtë kësaj lidhjeje, shqiptarët mos të shpresojnë se lirinë do t’ua sjellë dikush për dhuratë. Çdo gjësend tjetër mund të jepet dhuratë, liria asnjëherë jo. Liria vetëm fitohet. Ajo ka vetëm një çmim (dollari nuk hyn në punë në këtë rast), sepse liria blihet vetëm me çmimin e gjakut. Kjo është arsyeja që vëllezërit tanë në Kosovë po luftojnë të blejnë lirinë e grabitur, vetëm më çmimin e gjakut.

Si pasojë e represionit të pashëmbullt serb, shumë vëllezër dhe motra kosovarë, të pamundur për të luftuar, janë strehuar këtu në Shkodër. Ata janë rreth 5 mijë vetë. Shoiqata humanitare "Islamic Relief", me qendër në Tiranë dhe me degën e saj në Shkodër, po i trajton sistematikisht me ndihma të ardhurit nga Kosova. Një ndihmë e konsiderueshme ka ardhur nga Staten Island / New York, prej Albanien Islamic Cultural Center. Këta ndihmat e fundit erdhën për t’u shpërndarë edhe në klubin tonë kulturor "Drita", që e drejton teologu i mirënjohur, njokohësisht pedagogu i Medreses së Shkodrës, zotëri Muhidin Ahmeti, nga Prizreni. Me këtë rast patëm kënaqësinë të njihemi e të rrimë gjatë së bashku edhe me zotëri Ferid Bedrolli, që Zoti ia shpërbleftë me të mira punën dhe përkushtimin e tij për të ndihmuar nga afër vëllezërit kosovarë.

Edhe ne, këtu në Shqipëri, menduam se me shëmbjen e diktaturës së Enver Hoxhës, komunizmi vdiq dhe fitorja do të ishte e jona. Por ne u gëzuam para kohe. Fitorja na buzëqeshi rrejshëm, si një femër e përdalë. Komunistët dhe bijtë e tyre e morën pushtetin nëpërmjet zanatit të vetëm të tyre të përgjakshëm: rebelimit të armatosur. Si pasojë e ardhjes në pushtet të "këtyre" pasardhësve të "atyre", më shumë se kushdo sot në përgjithësi po vritet, po burgoset e izolohet opozita, në mënyrë që pas likuidimit të saj, të na kthejnë prapa në errësirën komuniste.

Problemi i Kosovës për qeverinë e ish-komunistëve që sot janë në pushtet, është një problem i parëndësishëm. Shtypi i majtë dhe televizioni shtetëror, shpeshherë sulmojnë me përralla e me imagjinata qëllimkëqia Islamin, duke e etiketuar atë për fundamentalizëm islamik etj. Këto teori janë pjesë e strategjisë serbe e greke, që realizohet nëpërmjet pushtetarëve të sotëm, për të luftuar në këtë mënyrë Islamin dhe nëpërmjet tij të varrosin çështjen e pazgjidhur shqiptare. Por duhet thënë se edhe fatkeqësitë kanë mënyrat e tyre të errëta për të rregulluar gjërat. Konkretisht shqiptarët duke u ndodhur para këtyre situatave të pakëndshme, madje tragjike, forcojnë më tepër moralin e tyre fetar e kombëtar, vlerësojnë situatën ku ndodhen, bashkohen dhe kundërveprojnë si një trup i vetëm. Pas kësaj është e natyrshme që fitorja do të jetë e jona...

Duke përfunduar këtë mesazh, ju uroj suksese në punën tuaj prej shqiptari, suksese gjithashtu revistës tuaj aq të bukur e të nevojshme në këtë det plot dallgë të politikës së pamoralshme antiislame e antishqiptare.

Gëzuar e për shumë mot gëzuar muajin e madhnueshëm të Ramazanit.

 

Botuar në "Thirrja islame", Nju Jork, janar 1999

 

Iftari, konkluzion i agjërimit
 

"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm" (Kur’an 2 : 183)

 

Në muajin e shenjtë dhe mëshirëmadh të Ramazanit, gjënden edhe tridhjetë momente të përditshme për agjëruesin, momente këto që kulmojnë gëzim dhe kënaqësi pas një dite agjërimi në emër të Allahut xh. sh. Këto momente janë pra Iftarët e bekuar, ku muslimanët në kohën e caktuar, pasi i luten Allahut xh. sh. që t’u pranojë agjërimin e asaj dite, e prishin atë duke u gjendur para sofrës së begatë që mëshira e Allahut ia ka ofruar agjëruesit për të shuar me të urinë ditore, të cilën ai e ka pranuar si obligim kur’‘anor. Pra, mund të themi, se iftari është një dhuratë e Allahut xh. sh. vetëm për ata që agjrojnë.

Iftari nuk është dhe nuk mund të konsiderohet si një nga tri vaktet e përditshme të ushqimit, me të cilin njerëzit përmbushin ciklin biologjik të jetës së tyre. Ai nuk është vakt, për arsye se është jashtë tyre. Pra, nuk është as mëngjesi, as dreka dhe as darka e ushqimit tonë të përditshëm, ai është një shpërblim hyjnor që Allahu xh. sh. ia dhuron vetëm agjëruesit dhe që nuk duhet të spekulohet me të. Fjala iftar ka kuptimin e vendimit për ndërprerjen e agjërimit. Po të jetë kështu, çfarë vendimi mund të marrësh për ndërprerjen e agjërimit kur konkretisht nuk agjëron? Në Kur’anin e madhnueshëm thuhet për iftarin: "Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët vetë këtë." (Kur’an 69 : 24) Me këtë duhet të kuptojmë që vetëm agjërimi në emër të Allahut meriton iftarin.

Unë nuk di që Profeti ynë i dashur Muhammedi a. s. në praktikën e tij profetike të ketë shtruar iftar me ata që nuk agjëronin, e aq më tepër me jomuslimanët. Kush shtron dhe kush konsumon iftaret në mënyrë kolektive brënda llojit të agjëruesve, ka shpërblim të veçantë nga Allahu xh. sh. dhe mëshira e Tij është e pakursyer. I parë në këtë vështrim edhe në qytetin tonë, me rastin e muajit të madhnueshëm të Ramazanit, janë shtruar iftare nga shoqata dhe organizata të ndryshme, nga Myftinia e Shkodrës, nga "Islamic Relief" nëpërmjet qëndrës kulturore "Daut Boriçi", nga Klubi Kulturor "Drita", nga shoqata e intelektualëve "Kultura Islame", etj. Do të dëshironim që këto iftare të shtruara, megjithëse janë tepër të dobishëm, mundësisht të jenë pak më të motivuar në drejtim të pjesëmarrjes.

Edhe Klubi Kulturor "Drita" me qëndrën e tij në Shkodër e me drejtor zotëri Muhidin Ahmetin, në muajin e shenjtë të Ramazanit ka pasur një sërë aktivitetesh me karakter kulturor dhe fetar. Krahas programeve në televizionet private, gazetës mujore të saj "Drita e Dijes", botimeve dhe promovimeve të një sërë librash me karakter islam, në këtë muaj të Ramazanit ka shtruar edhe disa iftare me besimtarë muslimanë të fushave dhe moshave të ndryshme, si bie fjala me studentë, me gra, me intelektualë, me vëllezërit tanë të ardhur nga Kosova. Pa dyshim që në këto iftare jemi munduar të ftojmë pikërisht ata muslimanë të cilët kryejnë rregullisht obligimet që rrjedhin nga ligjësia islame, veçanërisht xhematlinjtë dhe agjëruesit. Në këto ditë të mrekullueshme të Ramazanit, qyteti ynë ka një gjallëri të veçantë, nëpër xhamitë ka një lëvizje jo të zakonshme. Ato ndryshe nga ditët e tjera, veçanërisht pas iftarit, mbushen plot e përplot me besimtarë të cilët dëgjojnë ligjërata të bukura nga Myftia i Shkodrës H. Faik Hoxha, nga pedagogu i Medreses zotëri Muhidin Ahmeti i cili dallohet për logjikën dhe thellësinë e mendimit islam. Po kështu kemi patur rastin të dëgjojmë ligjërata edhe nga vëllezërit e tjerë muslimanë turq me origjinë shqiptare. Veçanërisht është për t’u falenderuar vëllai jonë i ardhur nga Turqia, hafizi i Kur’anit zotëri Nazimi që udhëhoqi teravitë e muajit të Ramazanit me kompetencë e përkushtim të lartë. Me zërin e tij të mrekullueshëm, me përqëndrimin dhe predispozicionin e tij, la mbresa të pashlyeshme në xhematin e xhamisë "Ebu Bekër".

Iftaret që organizoi Klubi Kulturor "Drita", jo vetëm që u mirëpritën, por ato ishin interesante për nga forma e organizimit. Gjatë kohës kur iftari na ftonte të merrnim nga begatitë e tij dhe pas fjalës së rastit, zakonisht nga z. Faik Hoxha dhe Muhidin Ahmeti, nxënës të medreses "Haxhi Sheh Shamia" me ilahi me këngë dhe recitime në funksion të muajit të Ramazanit e gjallëronin ambientin, duke e bërë kështu tepër të komunikueshëm. Pas programit festiv të nxënësve të Medreses, nëpër të gjitha iftaret që shtroi Klubi ynë, vazhduam më tej me konkurse me pyetje të ndryshme për të zgjeruar në këtë mënyrë horizontin e dijeve për Islamin tek të pranishmit. Gjithashtu fituesit e konkursit merrnin nga një çmim simbolik. Është interesant fakti se të rinjtë janë ata që mbushin ambientet e aktiviteteve dhe obligimeve islame, më shumë se moshat e tjera. Ata, të rritur dhe të formuar këto vitet e fundit, pas shëmbjes së diktaturës komuniste, që është njëkohësisht, armike e të gjitha feve, u ingranuan natyrshëm në Islam. Në radhë të parë, te Islami ata gjetën veten e tyre dhe së dyti, në këtë mënyrë, lidhën atë vazhdimësi të traditës familjare të këputur në mes nga kanibalët e kuq ateistë. Pas të rinjve në xhami apo nëpër obligimet e tjera fetare, janë të pranishëm, madje me shumë devocion, mosha e tretë, ose e thënë ndryshe, të moshuarit, të cilët në kohën kur lejohej praktikimi i fesë, ata e morën këtë edukatë, e ruajtën të fshehur, gjatë viteve të tmerrshme të pushtimit komunist, duke e vazhduar tashmë, atje ku ishin të detyruar ta lënë. Mosha e mesme është ajo që u rrit nën sundimin e ateistëve, duke u izoluar totalisht nga feja dhe vështirësia për obligim është më prezente. Sidoqoftë, duke e konsideruar besimin si pjesë kryesore të moralit individual apo kolektiv, të gjithë duhet t’i kthejmë sytë e mendjet tona nga feja në të cilën jemi praktikanë, sepse vetëm në këtë mënyrë na jepet rasti që të përsosim moralin tonë fetar e kombëtar.

Iftaret janë një moment tepër interesant në jetën e muslimanit që agjëron në emër të All-llahut xh. sh. Prandaj këto momente duhet të shfrytëzohen për bashkimin, vëllazërimin e muslimanëve agjërues. Kalimi i iftarëve në mënyrë kolektive, në bashkësinë e agjëruesve, merr një rëndësi tejet të veçantë sepse reflekton një shëmbull të gjallë të unitetit dhe harmonisë së besimtarit.

Edhe muslimanët e tjerë që nuk kanë arritur akoma të ngrihen në lartësinë e shkallës së agjërimit, që është njëkohësisht një nga të pesë shtyllat e obligimit hyjnor të Islamit, ata me punë individuale, me përkushtim Islam, dhe në fund, me ndihmën e All-llahut xh. sh. me siguri do të mund ta arrijnë këtë shkallë perfeksionimi të përsosurisë shpirtërore. Prandaj është e nevojshme që ta kuptojmë mirë se, më përpara duhet të kryejmë obligimet në Islam, pastaj të pretendojmë për të drejtat që rrjedhin prej tyre.

Më lejoni të bëj një krahasim kuptimplotë: Në Bajramin pas muajit të Ramazanit, bakllavanë më të madhe dhe më të mirë, i takon ta bëjë, së paku moralisht, agjëruesi i këtij muaji të shenjtë. Por shpesh ndodh ndryshe; marrim pjesë nëpër obligime vetëm në rastet kur është fjala për të festuar duke ngrënë e duke pirë, e kur është fjala për të realizuar detyrimet që kërkojnë një farë sakrifice, i anashkalojnë ato. Sido që të jetë, rruga për një përsosuri shpirtërore është gjithmonë e hapur në këtë jetë, mjafton që ne t’i vëmë detyrë vetes për një lartësim të mëtejshëm shpirtëror, por gjithmonë duke menduar se shpejt mund ta lëmë këtë botë, ndofta që nesër...

 

Botuar në "Drita e dijes", janar 1999
 

 

Promovim
Fjala e hapjes në prezantimin e librit "Në rrugën e ngushëllimit dhe të shpresës"

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq e dashamirë të Klubit Kulturor "Drita", ja ku u mblodhëm përsëri për të prezantuar së bashku, e t’i japim rrugë librit "Në rrugën e ngushëllimit e të shpresës", që botoi këto ditë klubi ynë. Libri ka për autor boshnjakun Ismet U. Shehibrahimoviq, të përkthyer në shqip nga teologu dhe njëkohësisht drejtor i Klubit Kulturor "Drita", zotëri Muhidin Ahmeti.

 

Në një kohë relativisht të shkurtër klubi ynë krahas aktiviteteve të tjera me karakter kulturor, ka botuar një seri librash që mendojmë se kanë dhënë edhe ata ndihmesën e tyre në drejtim të njohjes së Islamit si dhe pozicionin e tij tepër të domosdoshëm për edukimin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve. Gjatë kësaj kohe kemi botuar këto libra: "Përmbledhje ligjëratash fetare" me autor z. Muhidin Ahmetin, "Libri im i vogël i hallallit dhe harramit", përkthyer nga z. Ethem Haliti, "Dhimbjet dhe turpi i Shqipërisë" me autor z. Abdi Baleta, "Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët", me kolektiv autorësh, "Mrekullitë shkencore të Kur’anit" me autor filozofin e dëgjuar Abdul Mexhid Ez-Zendani, përkthyer në shqip nga teologu Ajni Sinani, dhe së fundi libri për të cilin jemi mbledhur sot, "Në rrugën e ngushëllimit dhe të shpresës", siç thamë edhe më lart, me autor Ismet U. Shehibrahimoviq dhe të përkthyer nga z. Muhidin Ahmeti. Njëkohësisht vazhdojjmë të botojmë gazetën mujore "Drita e Dijes", organ i Klubit Kulturor "Drita", gazetë që tashmë ka fituar suksesshëm qytetarinë shkodrane dhe më tej, duke përfunduar në këtë mënyrë në disa shtete të Evropës si dhe në Amerikë.

 

Libri që ne sot po i japim rrugë nëpërmjet analizës dhe vlerësimeve që do të dalin nga fjala e pjesëmarrësve në këtë prezantim, ka vlera të jashtëzakonshme njohëse, sepse kap një këndvështrim dhe arsyetim tepër delikat për trajtesë, siç është ajo e shpirtit dhe e jetës në tokë dhe pas vdekjes tokësore, që është njëkohësisht edhe dilema kryesore e shumë njerëzve që janë në rrugën fillestare për një përsosuri të mëtejshme të njohurive në Islam.

Sot në këtë prezantim nuk kam marrë përsipër të bëj një analizë të hollësishme të këtij libri kaq të rëndësishëm në jetën e besimtarëve. Kjo analizë do të realizohet nga ju të nderuar pjesëmarrës. Dua të shtoj këtu se merita e përkthyesit në këtë rast nuk është vetëm aftësia për të përkthyer këtë libër me vlera të veçanta gjuhësore, por edhe faktin tepër të rëndësishëm se me aftësinë e teologut që e njeh mirë psikologjinë e besimtarëve shkodranë dhe më tej, ai e konsideron të domosdoshme praninë e këtij libri në duart e tyre.

Le të shpresojmë se me prezantimin sot, të këtij libri, me siguri të pranishmit, me fjalën e tyre do t’i rezervojnë vendin që i takon në literaturën islame të përkthyer në shqip. Ju faleminderit!

 

Shkodër, më 21. 02. 1999

 

Koha dhe njeriu


Ne u mblodhëm këtu rastësisht,
Dhe kujtuam vitet që shkuan,
Me optimizëm, natyrisht,
Se vite kemi për të jetuar.

Frelëshuarës Kohë i themi,
Ne që jetojmë brënda saj,
Vlerësimin për të do ta kemi
Vetëm, hapin të lutem më ngadalë.

Fluturojnë vitet porsi era,
Duke na lënë rrudha në ballë,
Të gjitha ato kanë aq vlera,
Sa ç’ka bota përvojën e saj.

Të shqetësuar nuk jemi, natyrisht,
Për vitet që rrodhën nga pas,
Se nuk jemi ne përjetësisht,
Të vetmit të dashurit e saj.

Të tjerë do të vijnë pas nesh,
Banorë të shtëpisë me qera,
Cilido që është mes nesh,
Mos t’i duket ky fund hata.

Një tjetër jetë do të kemi,
Që shpesh e shikojmë në ëndërr,
Banorë të saj do të jemi,
Të pastër, të bukur, si dhëndërr.

Do të jetë e plotë lumturia,
Në botën tjetër pas ringjalljes,
Njerëzit e mirë si fëmia,
Do të mrekullohen pas shpalljes.

Një tjetër jetë më flakë rrethuar,
Do djegë e do bëjë zhar,
Aty kanë për të banuar,
Të ligjtë, njerëzit mëkatarë.

Kriminelë, hajdutë e kopukë,
Pabesimtarë, të pandreqshëm kudo,
Do të vuajnë për një copë "bukë"
Se vetë Zoti ata nuk i do.

Te Zoti gjithmonë të mbështetemi,
Kur mirë apo keq vepruam,
Ai është i Gjithëpushtetshmi,
Vlerëson çdo gjë që punuam.

Se Zoti është Mëshirëmadhi,
Që punët tona i vrojton
Gabimin, ndonse të parin,
Pendimi, mëkatin shkatërron.

 

Botuar në "Drita e dijes", shkurt 1999
 

 

Reagim
Kosova e kryqëzuar

O Zot, në këto kohëra tepër të vështira për vendin tim, më plotëso, në se është e mundur të bëhet, një nga dëshirat më madhore të jetës time: Të lutem mos lind individë, aq më tepër intelektualë që dashurinë për kombin e tyre e kanë të zhvilluar deri në nivelin indiferent të veshgjatit. Jepi aftësinë Lutfi Dervishit që, nga "hani perandorak Rogner" të ketë mundësitë e nevojshme për të dalluar helmin e sheqerosur që depozitojnë disa shqipfolës në kokat e tyre si shishe, e që e shfryjnë kundër rracës tonë edhe nëpërmjet gazetës "Albania". Amin.

E mërkurë, 19 maj 1999. Në faqen katër të gazetës "Albania", të po kësaj dite, patëm rastin të lexojmë një shkrim të shkurtër të piktorit Maks Velo. (Thonë se në emrin e tij dikur piktori ka hequr padrejtësisht një germë, pikërisht germën e tretë, r-në. Këtë veprim e ka realizuar së bashku, si dhe me miratimin e të lindurit vetëm për deputet, shokut Maks H.). Shkrimi i piktorit Maks Velo i kushtohet Kosovës dhe titullohet: "Kosova e kryqëzuar, shenjtorja e njerëzimit". Shkrimi është i shoqëruar me një skicë, bashkësi vijash të shtrembëra, që realizohen mjaft mirë veçanërisht nga dora e një të dehuri dhe që me të drejtë quhet sot, art modern.(!) Ata që punojnë për të deformuar trupin dhe shpirtin njerëzor, pa dyshim që në ditën e gjykimit, pisk do ta kenë punën. Skica ka për qëllim të paraqesë një kryq, që konsiderohet si simbol i mëshirës kristiane, ndërsa në të, të kryqëzuar një person që nënkupton Kosovën. Më vjen keq që piktori përdor simbolikën e fesë së tij si një mjet që merr lirinë dhe jetën e të tjerëve! Sidoqoftë, ndoshta pa dashjen e autorit, në këtë skicë ka një të vërtetë të madhe që realizon nëpërmjet simboleve, domethënien e ndeshjes në mes të serbëve dhe shqiptarëve. Shkrimi jo pa qëllim, e kthen kohën 500 vjet prapa për të theksuar edhe një herë luftën që bëri populli shqiptar nën drejtimin e Skënderbeut "për mbrojtjen e krishtërimit" nga asimilimi Islam që në atë kohë përfaqësohej nga Perandoria Osmane. Që në fillim autori flet me një neveri të theksuar për turqit. Duke i quajtur, "hordhi barabare Osmane", pikërisht forcën më të madhe, më të fuqishme, më të qytetëruar e më të organizuar të asaj kohe! Unë justifikoj vetëm grekët që të kenë një armiqësi kaq të theksuar për turqit e djeshëm dhe të sotëm, por në asnjë mënyrë shqiptarët. Hordhitë barbare e kanë të pamundur të krijojnë një perandori, e kjo për shumë arsye.

Më poshtë modernisti Velo arsyeton se "ai (Millosheviçi B. Sh.) ktheu kahje dhe po sillet më keq se sulltan Murati". Më poshtë lexojmë: "Këtë radhë aleanca nuk është vetëm e ballkanasve kundër sulltan Muratit, por e tërë Evropës kundër murtajës Millosheviç". Piktori Ma®ks Velo me këto kapërcime qesharake politike dhe historike, mundohet me çdo mënyrë të mbulojë thelbin e vërtetë të kësaj lufte, duke e centrifuguar deri në masën e përgjegjësisë të një individi, siç është konkretisht krimineli Millosheviç. Por tashmë dihet nga të gjithë se lufta që po bën ai, e bën në emër të Serbisë, të serbëve dhe përkrahësve të tyre. E bën në përgjithësi në emër të sllavo – greko – komunistëve. Le të dalim nga realiteti për dy sekonda dhe po pranojmë si të mirëqënë arsyetimin tepër të rrezikshëm të Velos, se lufta e popullit shqiptar nën drejtimin e Skënderbeut, ishte një luftë në mbrojtje të krishtërimit; po, luftrat e pa drejta dhjetë vjeçare në Bosnjë e në Kosovë që po zhvillon Serbia, nën drejtimin e Millosheviçit, janë apo nuk janë luftra me karakter të theksuar etniko – fetar kundër muslimanëve të këtyre trevave? Këtë fakt nuk mundet ta pranojë fundamentalisti, në kuptimin e keq të kësaj fjale, Maks Velo.

Si një plak i llastuar, por tepër adoleshent në arsyetim, Velo disidenti (disident me cilin mund të jetë vallë?) vazhdon shkrimin me broçkulla të kësaj natyre: "Ai (Millosheviçi, B. Sh) e ktheu gëzimin ndërplanetar në mort".(!) Domethënë, sipas autorit, Kosova dhe kosovarët paskan jetuar në një gëzim e lumturi ndërplanetare në pushtimin serb të Milosheviçit!

Qerrata i madh qenka ky Maksi! Më poshtë, me shumë keqardhje deklarohet për një ndjenjë tepër të dhimbshme për popullin serb: "Më vjen keq për popullin serb. E them sinqerisht, sepse nuk është e lehtë të nxjerrësh një djall të tillë. Domethënë populli serb, pjesë e të cilit është edhe Slloboja, Arkani, Mlladiçi, "Karaxhiçi e shumë e shumë kriminelë të tjerë, ka patur vështirësi të mëdha, sakrifica të shumtë, të lindë, të rritë e të edukojë këtë plejadë kriminelësh, që në fund të fundit, ata së bashku kanë përfaqësuar, në punën e tyre kriminale, interesat e shtetit e të popullit serb.

Maks Velo disidenti, në atë shkrim të shkurtër për "Kosovën e kryqëzuar", nuk harron të derdhë edhe lotë krokodili. Me dashakeqësinë që e karakterizon, këtë kozmopolit, pa dashur ai tradhëton qëllimin, misionin me të cilin është i ngarkuar, që Shqipëria të mbetet edhe në të ardhmen, epiqendra e pasigurisë kombëtare, ashtu si në vitet e "lumtur", 97-të e këtej. Ndryshe nga arti modern në pikturë, autori na paraqitet tepër i kuptueshëm në këtë shkrim, të shoqëruar me një skicë ku Kosovën e ka mbërthyer në mënyrën më banale, në kryqin, simboli i mëshirës së krishterë.(!) Autori në shkrim flet për Kosovën si për një vend që jo vetëm është shumë larg Shqipërisë, diku andej nga ana tjetër e globit, që asgjë nuk të lidh me të dhe as që ia vlen të flasësh. Temperatura në ndërgjegjen kombëtare të plakut të llastuar, piktorit Maks, nuk mund ta kalojë atë të gjarprit. Qëllimisht kapërcen padrejtësitë dhe genocidin e ushtruar, luftën e padrejtë e të turpshme që sebët bëjnë ndaj një populli me etni dhe me fe të ndryshme nga ata. As edhe një herë, plakushi i llastuar Maks, nuk e emërton në shkrimin e tij, popullin e Kosovës si popull shqiptar i Kosovës.(!) Ai i ndan veçmas, shqiptarët dhe kosovarët.

Njerëzit që nuk i kushtojnë rëndësi të veçantë, origjinës nga kanë ardhur në këtë botë, janë në çdo rast, qytetarë të botës, por që gjithmonë ju mungon dinjiteti kombëtar.

 
Botuar në "Rimëkëmbja", qershor 1999

 
Pas leximit të librit


Shumë kush, duke përfshirë këtu edhe disa muslimanë të pa formuar, kanë një mendim të cekët përsa i përket pozicionit të Islamit tek individi. Ata mendojnë se vetëm hoxhallarët dhe personat që kanë mbaruar shkolla teologjike kanë të drejtën të flasin në emër të Islamit dhe po kështu, të veprojnë në emër të tij. Që hoxhallarët dhe dijetarët islamë, duhet të jenë më të përgatiturit dhe fjala e tyre, normalisht, duhet të ketë autoritetin e nevojshëm të kompetencave që rrjedhin nga studimet e tyre, ky fenomen pra, është më se normal, por nga ana tjetër, nuk mund të frenojë asnjë tjetër musliman, që të futet në gjërësi dhe në thellësi të teorisë dhe praktikës islame, të nxjerrë konkluzione e të realizojë studime vetjake, aq më tepër, po të kemi parasysh hadithin e Pejgamberit tonë a. s. që na udhëzon të jemi aktiv për çështjen islame, me dorë, me gojë, apo me zemër, hadith i cituar në fillim të këtij libri. Diferencimi i Islamit me fetë e tjera, lidhet edhe me mundësinë që ka çdo musliman të mbajë një apo më shumë ligjërata fetare, kur është fjala për të evidencuar punën, profesionin apo përvojën e tij në jetë. E parë kjo nga këndvështrimi i teorisë dhe i praktikës islame, mund të vendoset në rolin e imamit për të drejtuar namazet, për atë xhemat që falet në shtëpi apo diku tjetër jashtë xhamisë. Këto praktika tregojnë më së miri se feja islame nuk është e ndarë, një pjesë për hierarkinë e teologëve, e pjesa tjetër për besimtarët e thjeshtë. Pa dyshim që hudbet (fjalimet) në xhami duhet të drejtohen nga teologë e hoxhallarë potencialë, të cilët duhet patjetër të kenë çfarë t’i thonë xhematit heterogjen për nga kultura, e që mund të jenë me mijëra. Lartësimi në Islam, arrihet vetëm nëpërmjet ngjitjes në shkallët e obligimit. Hoxhallarët dhe dijetarët, mbeten gjithmonë njerëz të dashur, të dijshëm e tepër të nevojshëm. Dijet e tyre të fituara nëpër shkolla i shpëndajnë në masat e gjera të muslimanëve, me obligim e dashamirësi që rrjedhin nga mësimet e Profetit tonë a. s. i cili na mëson se nuk mund të jetë musliman i mirë ai që dijet i "burgos" vetëm në ndërgjegjen e tij.

Jemi në këto vite të vështira për Shqipërinë, ku për ta shkatërruar atë, armiqtë e saj tradicionalë të mbështetur edhe nga disa shqipfolës me kombësi shqiptare, kanë ndërtuar strategjinë e tyre të shkatërrimit, që konsiston pikërisht në prishjen e ekuilibrave fetarë në Shqipëri. Të mohohet historia e 500 viteve të fundit, ku brënda saj, lindi, u rrit dhe po jeton shkëlqyeshëm Islami në jetën e njerëzve dhe shpirtin e 90% muslimanëve të Kombit Shqiptar.

I shqetësuar nga kjo situatë antiislame, e pashë të arsyeshme që edhe unë, si një intelektual musliman, i ardhur në këtë botë nga një familje tradicionalisht muslimane, që i ka dhënë Islamit hoxhallarë dhe dijetarë të shumtë, të jap ndihmesën time, në mbrojtje të Islamit dhe të Kombit Shqiptar në përgjithësi.

Jam krenar për Kombin tim, që si asnjë popull në Evropë, u njoh me Islamin, e vlerësoi atë dhe e përqafoi përfundimisht, si një balsam i pazëvëndësueshëm i shpirtit të tij, si dhe i mbijetesës kombëtare.

Në librin që tashmë është në duart tuaja, ju do të kini lexuar, në pjesën më të madhe të tij, replika ndaj atyre njerëzve që me qëllim të caktuar, me një keqdashje ndaj Islamit dhe kombit shqiptar në tërësi, vjellin vrerin e shpirtit të tyre të zi. Personazhet e shkrimeve në këtë libër, janë persona publikë në politikën dhe në jetën shqiptare në tërësi. Ata janë, piktori "disident" Maks Velo, që morali i tij shoqërohet gjithmonë nga një antipati dhe armiqësi në kufijtë e marrisë, me fenë Islame. Deputeti që përfaqëson pakicën greke në Shqipëri, Vasilis Melos, që me mënyrën e tij "paqësore", paraqet një tablo të rreme në lidhje me përqindjen e muslimanëve te shqiptarët., atdhebraktisuri Nikollë, që nëpërmjet kërcënimeve, u bën thirrje shqiptarëve, të kthehen në fenë e të parëve e ta braktisin Islamin. Në të njëjtën gjatësi vale janë edhe zërat antishqiptarë të Frrok Çupit, Kiço Blushit, Neshat Tozajt, Neritan Cekës etj. Edhe shtypi i majtë e veçanërisht ai që financohet nga serbogrekët, kanë marrë përsipër të realizojnë një fushatë shpifjesh e të sajojnë nga hiçi një fondamentalizëm, që u pëlqen ta quajnë "fundamentalizëm islamik". (!)

Ngushëllohemi me faktin se çdo popull, ka njerëz të tillë, ashtu si ato shtëpitë që kanë bodrumet e tyre të errëta. Në shpirtin e këtyre njerëzve, nuk ka asnjë rreze drite, nuk ka asnjë fije shprese; ata jetojnë gjithmonë, pa besim, pa shpresë, pa atdhe.

Unë nuk do të dëshiroja në asnjë rrethanë, të nënçmoja vëllain tim shqiptar, vetëm për faktin se ai ka një besim të ndryshëm nga unë, sepse besimi që ai ka zgjedhur, është pjesë e pandarë e moralit të tij.

E drejta e përzgjedhjes ka lindur në të njëjtën ditë me njeriun. Zoti i gjithpushtetshëm e lejoi njeriun të përzgjedhë, e sipas veprimit të tij ai do të japë llogari në Ditën e Gjykimit.

Ne muslimanët, falenderojmë Zotin që na udhëzoi të përzgjedhim fenë e vërtetë, Islamin.

Në rrugën tonë 1400 vjeçare kemi patur vështirësi të shumta por edhe suksese të jashtëzakonshme. Në këtë fund shekulli, besimtarët muslimanë janë kudo në botë, në një shifër absolute e gjithmonë në rritje, prej një miliardë e gjysëm muslimanë. Këto shifra na rreshtojnë sot në vendin e parë në botë. Por jam i detyruar të përsëris thënien e një mendimtari të njohur: "Xhuxhmaxhuxhët nuk kanë gjithmonë mendim të mirë për gjigandët!"

 

Autori
Shkodër, më 10. 08. 1999

 

After the reading

Many people including here some muslims not complete educated, have not a properly opinion concernig of the position of the Islam in the human being. They think that only the islamic preacher or others that had finished islamic studies have the right to speak in the name of Islam, as well as to act for it.

 
The fact that the islamic erudit persons, must be very prepared and their speech, must have the right autority due to their studies, is a normal phenomena, but at the other hand, it cannot stop any other muslim, to penetrate deeply in the theoretical and practical islamic teachings, to conclude and to realize private studies, much more, if we remind the hadith of our Profet a.s, mentioned at the begining of this book, that leads us to be active in the islamic issue, with our hands, words and hearts.

One of the differences between Islam and other religions is connected with the possibility of every muslim to give one or more islamic teachings, when he want to evidence his life job and his experience. In the practical and theoretical islamic point of view, he can assume the imam role for leading the salat, for those people who pray at home or other places outside the mosque.

These practise shows better than any other thing that the islamic religion is not separated, into parts for the theologians klergyman, and parts for the simple belivers.There is no doubt that the hutbe (reports) in the mosques must be given by potential islamic theologians, that ought to say more things to thousand of cultural heterogeneous muslim belivers. High scale in Islam, vill be achieved only through mounting the obligation scales.The imam and the erudit muslims remain closed, knowledgful and too neccesary for us.Their knowledge earned through universities, are spread between muslims with obligation and kindness following the teaching of our Profet a.s. whom says that no one is a good muslim if their knowledge are "imprisoned" in their conscience..

We are living these difficult years for Albania, where to destroyed it, its traditional enemies supported by some albanians speakers with the albanian nationality, have build their destroying strategy, that consist precisely, in breaking the religious balance in Albania : to deny the last 500 years history, where in these years Islam was born and estabilished in the 90 % of albanian muslims life.

Very worried from this antiislamic situation, I thought, personaly like a muslim intellectual, came on this world from a traditional muslim family, that has given to the Islam, many imam and islamic erudit persons, to give my contribution to protect Islam and the Albanian Nation in general.

I’m proud of my Nation, that like no other countries in Europe, was faced with the Islam, appreciated and embraced it definitively, like an irreplaceable cure of his soul, and like a national survival.

In the book that is already in your hands, you had the possibility to read, in most part of them, some replications and reactions toward people that with bad manner against Islam and Albanian Nation, vomit bile from their black spirit.

The characters in this book, are public persons in the albanian policy and albanian simple life.. They are the "disident" painter Maks Velo, that his morality is forever together with an antipathy and hostility like a madness, for Islamic religion. The deputy that rappresents the greek minority in Albania, Vasilis Melo, that with his "paceful" manner, presents a not real figure of albanian muslims percentage.

The emigrant Nikolle, that through treatments, invite albanians to turn back in the ancient religion and to abandon Islam.. In the same wave length are the antialbanian voices of Frrok Çupi, Kiço Blushi, Neshat Tozaj, Neritan Ceka ecc.

The same happened with the left political press, particularly the one financed from the serbo - greeks, that have assumed to realize a defame campain and to invent from nothing the fundamentalism, that they like so much to call it; islamic fundamentalism (!)

We console ourself with the fact that every nation, has persons like them, same as the old houses with their dark cellars. In their soul there is no hope and any ray of light, they forever live without belief, without hope and without homeland.

I would never like in any case to underestimate my albanian brother, due to the fact that he belongs to a different religion from mine, because the faith that he has chosen, is unseparate part of his character.

The right to chose was born with the human being. The Powerful God, allow the man to chose, and due to his deeds he will give his account in the Judgment Day .

We muslims thank God that guide us to chose the real religion, the Islam. In our 1400 year way, we had many difficulties, but at the same time extraordinaty successes. At the end of this century, the muslim belivers are all over the world, in an absolute increasing cifer, componed by one and a half bilion of them. Theses figures align us today at the first place all over the world among several religions. I’m obligated to repeat the saying of an erudit person : "The dwarfs have never a good opinion for the giants".

 

Shkodër,10.08.1999
The autor

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme