Si e shohin islamikët shtetin e ardhshëm të Egjiptit?

Këto pyetje nuk ishin larg  spekulimeve të  asaj që quhet   “tmerri i islamikëve”, të cilën e kishte  përdorur shumë sistemi i kaluar, qoftë për opinionin  ndërkombëtar , apo për  një spektër të caktuar të opinionit të  brendshëm egjiptian, siç janë koptët, forcave laike dhe atyre  të majta. Kjo bëri,  që islamikët disa here të dalin me deklarata publike për të shpalosur programet  e tyre dhe formën e  qeverisjes nëse atyre u besohet nga votuesit ta udhëheqin vendin në zgjedhjet e ardhshme.     

Kështu shohim se forca më e madhe politike  islame “Vëllezërit Mysliman”, pohojnë qeverisja e tyre do të mbështet në “norma demokratike, shtetin e qytetarëve”. Kjo është përmendur në shumë deklarata për opinion, siç është konferenca  për  shtyp, lidhur me Revolucionin e 9 shkurtit. Ata i mohojnë akuzat e disa kundërshtarëve të tyre politik se kinse ata janë për “formimin e një shteti teokratik, siç është ai në Iran”. Deklaratat e këtilla ata i  konsiderojnë  “shpifje ndaj Vëllezërve” , të cilët e përsëriten disa herë, se populli është burim dhe sovran  i pushtetit, të cilin ata donë ta formojnë.

“Vëllezërit Myslimanë” pohojnë  po ashtu se ata nuk vrapojnë  pas pushtetit e nuk nxitojnë pas “presidencës  dhe posteve”. Nuk dëshirojnë të fitojnë shumicën në parlament  por ata dëshirojnë të bëjnë “reforma të gjithmbarshme në aspektin politik, ekonomik, shoqëror, arsimor, informativ, shkencor si dhe në fushat tjera të jetës”.

 .

  

Dr. Jusuf Kardavi, njëri ndër teoricienët më të njohur bashkëkohor  të Islamit, duke shpjeguar pikëpamjen e tij rreth shtetit,  thotë: “pushteti i është i qytetarëve, i cili i nënshtrohet procesit të zgjedhjeve, votëbesimit dhe institucionit të parlamentit. Qeveritarët  janë  në shërbim të popullit, apo shërbëtorë të tij. Populli ka të drejtë kur të dojë t’i  merr në pyetje, t’i  qortojë, t’i mbajë në pushtet apo t’i  largoj, nëse ata nuk i përmbahen normave ligjore”.

Një forcë tjetër islame që ka peshën e saj në Egjipt pa mëdyshje janë edhe lëvizja selefiste, e cila në të kaluarën qëndronte larg skenës politike, për shkak të qëndrimit armiqësor që regjimi mbante ndaj lëvizjeve islame. Por, prijësit e saj tash kanë vendosur të kyçen  në skenën politike dhe të marrin  pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pas ndryshimeve që u bënë me rastin  e Revolucionit të 25 janarit. Vlen të theksohet se kjo lëvizja nuk e ka shpalosur mënyrën e kyçjes së saj në skenën politike dhe programin e saj. Përkushtimi i saj në të kaluarën ishte në aspektin e thirrjes islame dhe bamirësisë. Nuk mbahet në mend që kjo lëvizje të kishte ndërmarrë ndonjë veprim dhune, të cilat ishin të shumta në Egjipt gjatë viteve të kaluara.

Vlen të theksohet se si “Vëllezërit Mysliman” poashtu edhe “Lëvizja Selefiste”  votuan pro ndryshimeve kushtetuese në referendumin e javës së kaluar, ku rezultati ishte 77% pro dhe 22% kundër ndryshimeve. Kundër ndryshimeve ishin forcat liberale në krye me Muhamed El-Baradejin  dhe  partitë sekulariste.  Sipas shumë vëzhguesve kjo do të thotë se në zgjedhjet e ardhshme në Egjipt mund të fitojnë partitë pro islamike. Edhepse, prijësit e tyre prononcohen se ata nuk dëshirojnë të marrin përgjegjësinë e qeverisjes në këtë fazë të vështirë nëpër të cilën pa kalojnë vendet e tyre.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme