Pyetje dhe përgjigje – III

Pyetja:

Cili është ilaçi më efikas për shërimin nga masturbimi dhe si mund të shpëtohet nga kjo gjë?



Përgjigja:

Nuk mund të të ofroj ndonjë shërim (efikas) që të shpëtosh nga masturbimi përveçse të të tregoj se preventiva më e mirë që të mbron që të mos biesh në këtë bela është martesa. E nëse nuk ke mundësi që të martohesh dhe shtytja për këtë është e fuqishme te ti sa që frikohesh se nëse nuk i nënshtohesh masturbimit do të mund të të shtyjë të bësh kurvëri (zina) atëherë sheriati të lejon që të ndërmarrish atë që është me më pak dëm kur e gjen veten të domosdoshmërisht të ballafaquar me njërën prej këtyre dyjave.





Pyetja:

Si është qethja e flokëve dhe prerja e thonjëve për gruan gjatë të përmuajshmeve dhe cila është dispozita e përdorimit të gellit për flokë?



Përgjigja:

Është mekruh i lehtë (tenzih) që njeriu kur është xhunub apo gjatë menstruacioneve të qethet apo t’i pretë thonjtë.

Nuk ka pengesë që të përdoret gelli ngase ky nuk formon shtresë që pengon depërtimin e ujit në flokë.





Pyetja:

Thuhet se gruaja duhet të merr abdest për çdo namaz për shkak të tajitjeve të pandërprera (sekretime) dhe se nga këto gjëra abdesti prishet. Pra, a është kjo e vërtetë apo jo duke pasur parasysh se unë jam tërë ditën e rregullt në ligjerata kështuqë nuk mund të marr abdest për çdo namaz. Pra, çfarë të bëj?



Përgjigja:

Nëse heton se tajitjet dalin jashta vaginës, atëherë kjo gjë konsiderohet prishje e abdestit dhe nëse gjatë namazit ndodh kjo gjë, atëherë duhet të përsëritet ky namaz. Nga ana tjetër, unë besoj se kushtet për marrjen e abdestit në Universitetin tuaj janë të volitshme.





Pyetja:

Gjatë hypjes në autobus kur bëj pagesën e biletës dora ime disa herë pa dashje e prek dorën e shoferit. Kjo gjë a e prish abdestin?



Përgjigja:

Sipas shkollës juridike shafite nëse ndonjë i huaj ta prek dorën konsiderohet se abdesti është prishur. Por, nëse ti e sheh se një gjë e tillë të sjellë rëndim për shkak të abdestit, atëherë ti ke të drejtë të ndjekish shkollën juridike hanefite të cilët konsiderojnë se abdesti nuk prishet me prekjen në fjalë.





Pyetja:

A lejohet që namazi të falet në aeroplan dhe si duhet të kryhet ai pasi që ne jemi të ulur dhe nuk e dijmë drejtimin e Kibles?



Përgjigja:

Drejtimi patjetër duhet të jetë kah Kibla ose në drejtim të këndit të Qabes, ndërsa një gjë e tillë është e lehtë. Shumë lehtë mund të njohtohesh me momentet se kur aeroplani është në drejtim të Qabes duke u konsultuar me kapitenin e tij.

Nuk ka pengesë që namazi të falet ulur në rastet kur qëndrimi në këmbë nuk është i mundur siç është rasti në fjalë. Por, duhet të jemi në drejtim të Kibles.





Pyetja:

Jam lexues i juaj dhe i ndjek fetvatë dhe publikimet e juaja në faqen tuaj të internetit. Por, unë gjej disa gjëra që nuk përputhen me të vërtetën dhe me realitetin. Unë nuk e di se a thua vallë ju jeni të zënë me diturinë e nuk keni vërejtur realitetin apo mos është ajo se ekselenca juaj keni mendim të mirë. Kjo gjë mua më habit ngase unë jam prej atyre që ju respektoj. Para do kohe kam hyrë në Siri dhe kam përjetuar fyerje e sharje që vetëm All-llahu i di dhe e gjithë kjo për shkak të mjekrrës. Unë jam një i ri të cilit më në fund edhe ia hoqën mjekrrën. Pas tre ditëve të burgosjes më lëshuan. All-llahu e di se unë nuk jam fajtor. Zotriu im, nëse ju dëshironi që t’ju vizitoj e që të ndjekni çështjen time unë këtë do ta bëj duke qenë në mbrojtjen e All-llahut e pastaj në mbrojtjen tuaj. Bijat tona nëpër shkolla detyrohen që të heqin shamitë edhe pse në ato shkolla janë të pranishëm mësimëdhënës meshkuj. Alkoholi, korupcioni, dominimi i kurvërisë, revistat, këngat e ulëta, lakuriqësia dhe plazhet e detit e shumë gjëra tjera janë të pranishme por, megjithëkëtë nga ju dëgjojmë lëvdata ndaj atij që ka qenë shkaktar i të gjitha këtyre gjërave. Të mos harrojmë se njerëzit janë në fenë e udhëheqësve të tyre. Qofshi në mbrojtje të All-llahut, shihni Saudinë ku do të gjeni përmbajtje si nga populli ashtu edhe nga udhëheqësit.

Shpresoj që mos t’u kem shqetësuar. Pranoni prej meje falënderimin e çiltërt dhe respektin tim. All-llahu ju udhëzoftë në shërbim të Fesë. Zotëriu im, ndoshta nuk munda ta them gjithë të vërtetën por, nuk them diç tjetër përveç se të vërtetën.



Përgjigja:

Vëllau im! Atë që thua lidhur me alkoholizmin, korupcionin, përhapjen e amoralitetit, revistat dhe lakuriqësinë, të gjitha këto janë fenomen i devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë. I Dërguari, bekimet e All-llahut qofshin për të, ka thënë në një Hadith të cilin e përcjell Hasan El-Basriu që kishte parë një njeri duke sharë Haxhaxhin (udhëheqës zullumqar edhepse ka bërë ca punë të mira) por, Hasan El-Basriu I tha: “All-llahu të mëshiroftë, mos thuaj kështu sepse unë kam frikë se sikur të shkatërrohej Haxhaxhi t’ju sundojnë majmunat dhe thitë”; Përcjellim nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të të ketë thënë: “…si do të jeni ashtu do të sundoheni (nga të tillët do të sundoheni)””. Ndërkaq, unë të them se të jesh I bindur se sikur sot të marrim në dorë udhëheqjen, unë apo ti nuk do të mundeshim që të pastrojmë plazhet e detit dhe tregjet nga amoraliteti dhe alkoholizmi… Në vitin 61, kishte një shtet Islam në Damask, në krye të së cilit qëndronte dijetari Maruf Ed-Devalibi e që në atë kohë drejtohej nga shumë islamistë por, shoqëria nuk ishte në situatë më të lakmueshme se sot. A nuk të kujtohet? ‏





Pyetja:

Ç’është aureti (vendet e turpshme që duhet të mbulohen) për gruan para fëmijëve të saj, para grave që nuk janë muslimane, para grave muslimane dhe para burrave të huaj?



Përgjigja:

1) Kur është fjala para fëmijëve të saj auret është prej mbi kërthizë e deri nën gjunj por, nëse mund të ketë provokime, atëherë duhet të mbulojë të gjitha ato pjesë që ka mundësi të jenë shkak për fitne.

2) Dispozita lidhur para grave që nuk janë muslimane është njëlloj si ndaj burrave të huaj. Por, Imam Gazaliu thotë se kjo gjë është e varur me atë kur mundësia është më e madhe që ajo grua jomuslimane mund t’ua përshkruajë shokëve të saj bukuritë e gruas muslimane kështu që atyre t’u mundësohet mënyra për të kontaktuar me to dhe për t’i mashtruar. Unë e mbështes këtë mendim.

3)Gratë muslimane kanë të drejtë të shohin prej saj ato pjesë që kishin të drejtë të shohin fëmijët e saj.

4)Burrat e huaj sipas shumicës së dijetarëve nuk lejohet që të shohin prej saj në përjashtim të fytyrës dhe duarve ndërsa sipas disave nuk lejohet poashtu edhe fytyra dhe as duartë.

5) Kur fëmiu, qoft mashkulli apo femra, arrin moshën kur bëhet I mundshëm për epsh, atëherë vasha konsiderohet si gruaja e madhe ndërsa, fëmiu mashkull ka statusin e burrit të moshës madhore.





Pyetja:

A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit që femra 23 vjeçare të martohet me një 33 vjeçar. Ndërkaq, djali është muslimanë i mirë. Djali ka kërrkuar nga prindi i saj që të fejoj vajzën e tij por, ai insiston që të refuzojë me arsye se ai nuk dëshiron që vajza e tij të martohet me atë njeri. Ndërkaq, djali vajzën e ka mësuar si të falet, si ta dojë Islamin, si të largohet nga duhani dhe shumë gjëra tjera?



Përgjigja:

Nëse prindi nuk lejon që vajza e tij të martohet siç e përmendët ju, atëherë ai bën padrejtësi ndaj saj dhe në këtë rast e drejta e tij kalon te kujdestari që është në vijim si: axha, vëllau dhe kështu me rradhë... Por, nëse ajo nuk ka ndonjë kujdestar tjetër pos prindit dhe djali është I rangut të saj, atëherë ajo ka të drejtë të merr vetë përsipër lidhjen e kontratës së martesës.





Pyetja:

Një shtëpi botuese gabimisht më ka dërguar mua disa libra dhe unë i lajmërova ato që këto libra ata t’ia kthejnë të zotit në Jordani dhe librat e mia t’mi dërgojnë pasiqë unë kam bërë komplet pagesën e tyre së bashku me ato të transportit. Por, përafërsisht ka më tepër se një vit e mua nuk më është kthyer asgjë. Nga ana tjetër, unë nuk mund të barti ngarkesën e këtyre librave që më shqetësojnë në shtëpi dhe më shkaktojnë shumë probleme si në trasferimin e tyre ashtu edhe në ruajtjen e tyre. Ç’ka të bëj me to: ti shes, ti jap si lëmoshë apo diç tjetër dhe atë duke marrë parasysh se unë gjendem larg në Irlandë.



Përgjigja:

Përderisa mundësia e kthimit të librave në vendin nga kanë ardhur është i mundshëm atëherë nuk lejohet që të veprosh me to.

Merre në telefon shtëpinë botuese që është në Jordani (dhe kjo bëhet lehtë) dhe bisedo me to lidhur me këtë gjë dhe merru vesh me to për mënyrën e përmirësimit të këtij gabimi I cili shpesh përsëritet mes librarive dhe shtëpive botuese.





Pyetja:

Shoqja ime e ngushtë që i takon fesë krishtere më ka kërkuar që t’ia dhuroj një Kur’an që të njoftohet me fenë Islame. Pra, a ka ndonjë pengesë që unë t’ia dhuroj Kur’anin duke vërejtur sinqeritetin e saj në këtë kërkesë. Por, unë nuk do t’ia dhuroj derisa nuk marr përgjigjen tuaj



Përgjigja:

Lidhur me këtë në ixhtihadin (interpretimin) tim personal them: “Nëse ty ta pret mendja më tepër se kjo gjë do të bëhet shkak i udhëzimit të saj, atëherë mund t’ia dhurosh dhe kjo është një metodë e daves (thirrjes në Islam). Por, nëse nuk ta pret mendja kësisoji, kështu që janë në pyetje mundësi të ndryshme për insistimin e saj lidhur me këtë gjë, atëherë nuk duhet t’i përgjigjesh, siç thonë edhe masa dërmuese e fukahave (juristëve).





Pyetja:

A lejohet që muslimani të ngushëllojë jomuslimanin pasiqë ai është edhe udhëheqës i tij në punë?



Përgjigjja:

Ligjshmëria e ngushëllimit nuk është e veçantë vetëm për muslimanët. Kjo gjë është e ligjshme madje dhe sunnet të ngushëllohet i afërmi, fqiu dhe si për shembull shoku jomusliman. Këtë e thonë fukahatë (juristët) në fund të kreut kur flasin për të vdekurin.





Pyetja:

Kam dëgjuar se ti ke përfolur pushtetit të Sirisë që dijetarin Nasirudin Albanin ta largojnë nga Siria. Pse? A ka mangësi në diturinë e tij apo çka? Kërkoj më tepër sqarim?



Përgjigja:

Unë asnjëherë nuk kam qenë shkaktar për ta larguar ndonjë banorë të Sirisë qoftë ai musliman apo jomusliman. Falë All-llahut kjo nuk është puna ime.





Pyetja:

A lejohet që armiqve jashta ithtarëve të Librit t’u shesim narkotikë (nëse na mundësohet) në vendin e tyre duke mos pasur ne ndonjë dëm prej saj? Dhe si të veprojmë me fitimin nga ajo?



Përgjigja:

Cilin ke për qëllim me fjalën: “armiqtë”?

Nëse ke për qëllim ata që nga ana e shtetit islam u është shpallur luftë, pra, pasi lejohet mbytja e tyre atëherë në këtë nuk ka diçka që është e ndaluar.

Por, nëse ke për qëllim ithtarët e Librit dhe të tjerët për këtë vlen rregulla e Sheriatit që thotë: “Nuk lejohet dëmi i vetes e as dëmi ndaj të tjerëve”. Ky është rregull i përgjithshëm që përfshin të gjithë përderisa nuk janë prej atyre që u është shpallur luftë nga ana e muslimanëve.





Pyetja:

Si mundem unë si student ta mësoj Buhariun, Gjashtë Sunenet dhe të bëhem Muhaddith?



Përgjigja:

Rruga deri te ajo është që ti të provosh aftësitë tua të cilat ti ka falur All-llahu Fuqiplotë. Nëse je i suksesshëm, atëherë falëndero All-llahun e nëse jo atëherë ndjeke fjalën e poetit ku thotë: “Nëse nuk mundesh lere dhe kalo te ajo që mundesh”.





Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me atë që punon në hotelet ku shitet vera?



Përgjigja:

Nëse puna yte nuk ka lidhje me alkohol dhe me gjërat tjera që janë të ndaluara atëherë mund të punosh. Ndërkaq, nëse vetë puna yte është Haram, atëherë largohu prej saj sepse nuk të lejohet.





Pyetja:

Zotriu im: Shpresoj që t’na jepni fetvanë tuaj lidhur marrjes së huave prej bankës. Nëse lejohet për raste të nevojës së skajshme atëherë t’na qartësoni nevojën në fjalë sepse kjo në kohën tonë po praktikohet me të madhe, në kohën kur jeta është bërë luftë për ekzistencë?



Përgjigja:

Nevoja që e bën të mundshme marrjen e huave me kamatë është njësoj si nevoja kur lejohet të hahet coftina, mishi i derrit apo të ngjajshme me to, ku pikërisht nevojtari përballohet me shkatërrim bie fjala si nga uria, lakuriqësia apo nga mungesa e banimit. Pra, kjo është nevoja ku lejohen të ndaluarat.





Pyetja:

Kanë kaluar më tepër se dhjetë vite që po falem në një Xhami ku ka një varr. Në kohë të fundit kam dëgjuar se nuk bën të falesh aty ku ka varr. Pra, si është dispozita lidhur me këtë?



Përgjigja:

Namazi yt është në rregull. Por, tash e tutje nëse falesh në atë Xhami atëherë t’mos e kesh varrin përpara d.m.th. varri t’mos jetë ndërmet teje dhe Kibles. Falu në atë mënyrë që varrin ta kesh prapa ose në të djathtën tënde apo në të majtën tënde larg teje.





Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që të shoqërohesh me Ithtarët e Librit duke pasur parasysh se ai është i sinqertë në allëshverësh, në marrëdhënie të punës dhe në respektimin e Fesë dhe cilët janë kufitë e shoqërimit të tillë?



Përgjigja:

Nuk ka ndalesë që muslimani të shoqërojë ndonjë person që nuk është musliman qoftë të jetë ai Ithtar i Librit apo diç tjetër. Ajo që ndalohet është që jobesimtari të ketë pushtet ndaj muslimanit





Pyetja:

Punoj në një qendër kompjuteristike në qytetin e Tarabulsit të Libisë. Qysh në fillim të punësimit kuptova se emri i kësaj qendre ishte i lidhur me emrin e fshatit Themud që përmendet në Kur’anin Kerim. Pra, a të kërkoj ndonjë punë tjetër? Dhe emërtimi i kësaj qendre me këtë emër, sipas Sheriatit, a është gabim, duke potencuar se pronari i kësaj qendre është i bindur dhe ngul këmbë në atë që qendra të ketë këtë emër?



Përgjigja:

Një gjë e tillë nuk është faktor që ti ta lësh punën, pra, ti mund të punosh në këtë qendër por, pronarëve të kësaj qendre i kisha sugjeruar që të zgjedh një emër më të mirë se ky.





Pyetja:

Si është dispozita e Islamit në heqjen e lëkurës së thatë e të mbledhur të vetullës?



Përgjigja:

Nuk lejohet të bëhet ndryshim në krijimin e formën e njerëzimit përveç nëse ajo ka të bëjë me deformimin. Ndërkaq, nëse vërtetohet se një gjë e tillë është deformim (me gjykimin e vendimin e dy mjekëve të drejtë) atëherë lejohet ndryshimi i saj. Por, nëse nuk vërtetohet një gjë e tillë atëherë nuk lejohet që ajo të preket.





Pyetja:

Takova një njeri që pretendonte se është njeri i fesë (klerik) i cili pasiqë më pyeti për emrin tim, të nënës e të babait më tha se mua dhe burrit tim na kanë bërë smirëkeqje (kemi të bëmë) andaj ai na propozoi që burrit tim t’i jep një unazë me një gurë dhe tha se ai do t’i lexojë Kur’an dhe kështu do ta shpëtojë burrin tim nga trupat dhe shpirtat e këqij. Kjo gjë për mua ka rëndësi të madhe pasi që sipas tij unë duhet t’ia ndërroj emrin vajzës sime (Rubi) përndryshe nëse unë nuk bëj një gjë të tillë ajo do të sëmuret shumë dhe nuk do të mund të jetë grua e mirë kur do të ritet. A mund që t’më udhëzoni që të dij se Sheriati a pajtohet apo i refuzon këto gjëra. Duke e patur parasysh se unë kam frikë të madhe që t’i them atij se nuk e dua atë unazë. A është e mundur që ai m’u për këtë, familjes sime t’i shkaktoj ndonjë dëm sidomos kur e dijmë se ai i din të gjithë emrat e familjes sime?



Përgjigja:

Njeriu në fjalë është injorant ose mashtrues. As mihiri e as guri që është në mihirin nuk mund të të sjell dëm apo dobi. Gjithashtu, nuk ka asnjëfarë lidhje në këtë çështje njohja e tij me emrat. Gjithmonë vazhdo të lexosh dumuavedhet (Kuleudhu birabbilfelek dhe Kuleudhu birabbinnas) dhe sa më tepër lexo lutjet e ditës e të mbrëmjes. Në këtë mënyrë, All-llahu do të të mbrojë nga dëmi i smirëkeqit dhe atyre që veprojnë sipas smirës.





Pyetja:

A kam mudësi që në Kanada të lahem e të notoj në bazenin që është i përzier (burra dhe gra në një vend) duke patur parasysh se atje nuk ka bazene vetëm për meshkuj?



Përgjigja:

Nuk të lejohet notimi në bazen që është i përzier. Një gjë e tillë është prej gjërave të njohura e të pakontestueshme për të cilat ti dhe çdo kush tjetër nuk duhet t’i largojë nga mendja.





Pyetja:

Unë jam i regjistruar në Ndërmarrjen Ushtarake për banim e cila ofron banesë me këste, shuma e së cilës është 100 mijë Lira të Sirisë edhe atë duke paguar në çdo muaj një shumë prej 2500 lirave. Pasiqë arrihet të përmbushet gjysma e shumës totale atëherë ndërmarrja për banim prej bankës ngren hua që të plotësohet shuma e ngelur gjë që nga kjo gjë unë ngarkohem që bankës t’i paguaj një kamatë, duke mos harruar se lidhja ime është vetëm me ndërmarrjen për banim dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të kem marrëdhënie pune vetëm me ndërmarrjen dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të blej banesë. Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë?



Përgjigja:

Nuk të lejohet të blesh këtë shtëpi në mënyrën që e përmendët. Potencuat se ndërmarrja për banim në emrin tuaj ngren para, pra, ju jeni ai që merr hua. Duke marrë parasysh se huaja ngritet në kushtëzimin e kamatës atëherë ti bën Haram.





Pyetja:

Dikush e ka sharë dhe e ka mallkuar Fenë e Kur’anit. Pra, si është gjykimi i tij sipas Sheriatit? Personi në fjalë a konsiderohet murted (ai që e lëshon fenë Islame pasi që ka qenë musliman) dhe si është rruga e pendimit?



Përgjigja:

Personi në fjalë me një gjë të tillë unanimisht te të gjithë dietarët del prej Fesë (bëhet murted). Kontrata e kurorës së tij rri e varur deri sa të kalojnë tre muaj (dhe kjo kohë është afati i idetit të shkurorëzimit). Kështu që, nëse ai vazhdon në këtë gjë dhe nuk pendohet e nuk kërkon falje prej All-llahut dhe t’i këthehet kornizës së Islamit atëherë, kontrata e kurorëzimit të tij prishet dhe prishja e kësaj kontrate konsiderohet prej momentit kur është bërë murted. Kurse, nësë kthehet në Islam atëherë, kontrata e kurorëzimit vazhdon së bashku me lidhjen e tij martesore.





Pyetja:

Çfarë mendimi keni për librat e Halid Muhammed Halid. Unë kam dëgjuar se ju nuk i preferoni librat e tij.



Përgjigja:

Ky person kah fundi i viteve të 50-ta publikoi devijimin e tij nga rruga e Islamit dhe mbante ide të çoroditura shkelëse ndaj Islamit dhe me dashje ndërmorri disa veprime publike të shëmtuara me të cilat ai krenohej e mburrej. Më pastaj, me paraqitjen dhe përhapjen e zgjimit Islam ai gradualisht u kthye me një diplomaci duke anuar kah mesatarja e mbështetur në Islamin e përmbajtur dhe atëherë shkroi librin: “Disa burra rreth të Dërguarit”.

Unë kam mendim të mirë ndaj çdonjërit që pendohet… Por, kur mua më mundësohet të zgjedhi midis librit të këtij që ka pasur këtë biografi ose të lexoj për të njëjtën temë librin: “Fragmente nga jeta e Sahabëve” të një autori që nuk e ka të përlyer biografinë me ndonjë devijim të kaluar atëherë, s’do mend se unë duhet të kem rezervë dhe të anoj kah libri i dytë në vend të parit. Fjala e urtë arabe thotë: Merre atë që është e kulluar e lere atë që është e turbulluar.





Pyetja:

Kohën e fundit shumica e grave nuk respektojnë urdhërin e burrit e sidomos kur është fjala për në shtrat. Ndoshta, shkaku i kësaj largese nga urdhëri i All-llahut është dëgjimi dhe nënshtrimi ndaj mjeteve të informimit e sidomos të atij televiziv të cilat hedhin e shpërndajnë helme ideore gjatë epizodave ku shfaqet se gruaja ka të drejtë që t’mos i përgjigjet burrit lidhur me çështjen në fjalë përveç se kur ajo dëshiron. Ja, edhe unë jam njëri prej atyre që vuajnë nga rezultatii i kësaj dukurie. Dëshiroj që të shpjegoni rëndësinë e kësaj çështjeje.



Përgjigja:

Gruaja obligohet që t’i përgjigjet burrit në atë që ka mundësi t’i përgjigjet aty ku nuk është All-llahu i hidhëruar. Me të njëjtën gjë që Sheriati gruan e obligon ndaj burrit po ashtu e obligon edhe burrin ndaj gruas, kuptohet me kusht që në të dy rastet të jetë e pranishme mundësia.





Pyetja:

Unë në Universitet ballafaqohem me shumë gjëra të këqia. Në disa ligjërata nuk jam i detyruar të prezentoj ngase ato mund t’i mësoj vetë. Pra, a është i ndaluar (haram) prezentimi në këto ligjërata, duke ditur se prezentimi në to studimin e bënë më të lehtë?



Përgjigj:

Derisa ballafaqimi me gjërat e këqia është evident dhe ke ligjërata ku prezentimi në to s’është i domosdoshëm, s’ka dyshim se prezentimi në ato ligjërata a vendtubime është i ndaluar.





Pyetja:

Edhe pse Kur’ani Kerim nxit përdorimin e arsyes dhe mendimin absolut në çështjet e kësaj bote dhe të gjithësisë, unë në njëfarë mënyre vërej se ju gjatë përgjigjeve tuaja në përgjithësi jeni qortues ndaj atij që dëshiron t’u parashtron ndonjë pyetje që sillet në kokën e tij e sidomos nëse pyetja ka të bëjë me themelet e akidesë (besimit) Islame. Unë jam prej atyre që është edukuar me namaz, agjërim dhe me gjëra tjera prej adhurimeve. Por, unë çdo herë u bëj pyetje dijetarëve për gjërat si: esencën e All-llahut, pse është ndaluar kamata, pse All-llahu e ligjësoi namazin ku unë menjëherë akuzohem se veten e ballafaqoj me kufër. Gjithashtu, më thonë se këto pyetje janë inspirim nga shejtani dhe nga epshi i cili urdhëron në punët e këqia. Pyetja ime është: si mund të bëj dallimin midis racionit dhe funksionimit të tij nga njëra anë dhe ndjekjes së pasionit dhe e veseve e cytjeve të shejtanit nga ana tjetër?



Përgjigja:

Nuk është e drejtë e asnjë muslimani që të të ndalojë nga pyetja për ndonjë dispozitë të Sheriatit dhe as që ka të drejtë që të ndalojë nga ndonjë pyetje që sinqerisht të mundon.

Unë nuk jam prej atyre që i ndaloj njerëzit që të parashtrojnë pyetje racionale sidoqofshin ato, përderisa pyetësi me të vërtetë nuk i ka gjërat e qarta. Ndoshta, edhe libri i im: “Kubra Eljekinijat…” përmban një sërë pyetjesh të tilla bashkë me përgjigjet.

Për atë njeri që nuk di për te nuk ka pyetje që lejohen dhe që ndalohen por, të gjitha pyetjet nga të cilat ai dëshiron t’i kuptojë dhe t’i dijë, ato janë të ligjshme dhe të lejuara.





Pyetja:

A është Xhihad në rrugë të All-llahut, kjo që tani ndodh në Palestinë dhe a lejohet që armikun ta nxisim me gurë në mënyrë që ai pastaj të mbysë me dhjetra prej nesh dhe të nëpërkëmbë nderin tonë (gratë tona) ku e gjithë kjo bëhet duke dominuar mendimi e duke e ditur se neve nuk mundemi t’i mundim ata si dhe kjo gjë bëhet në një kohë kur arabët janë të nënshtruar e t’mos flasim për muslimanët tjerë. Kjo pyetje mua më mundon edhepse unë jam i gëzuar me Intifadën?



Përgjigja:

Xhihadi në rrugë të All-llahut kundër armikut okupues të vendit Islam është obligim i Palestinezëve dhe i të gjithë muslimanëve tjerë dhe Intifada që po kryhet brenda vendit të okupuar është një lloj prej llojeve më të shenjta të Xhihadit. Pabarazia në forcë e arsenal ushtarak nuk e anulon Xhihadin dhe ligjshmërinë e tij. Çështja (e hamendjes) e më e mundshmes ose e më pak e mundshmes për fitore ka efekt në obligueshmërinë apo jo obligueshmërinë e Xhihadit atëherë kur armiku nuk ka shkelë shtetin Islam. Por, në këtë gjendje momentale Xhihadi është i obligueshëm dhe kjo është ajo situatë që fukahatë e quajnë: “Mobilizim i përgjithshëm”.





Pyetja:

Fëmijët më punojnë jashta vendit dhe ata dërgojnë shumë të caktuar për mirëmbajtjen e të gjithë anëtarëve të familjes. A kam të drejtë që prej kësaj shume të jap lëmoshë pa dijen e burrit tim i cili ndoshta edhe nuk më lejon?



Përgjigja:

Nuk ke të drejtë të veprosh me atë pasuri ndryshe përveçse me dijen dhe lejen e burrit tënd.





Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit lidhur me atë që burri të përdorë me gruan e tij puthjen e vaginës e të ngjashme?



Përgjigja:

Çdo kënaqësi argëtim që bëhet midis bashkëshortëve është hallall (i lejuar) në përjashtim të argëtimeve të ndaluara që janë:

1)marrëdhënia intime në vulvë;

2)marrëdhënia intime gjatë ciklit menstrual;

3)marrëdhëniet në kohën e lehonisë;





Pyetja:

Si është dispozita e blerjes së mallrave amerikane duke potencuar se unë kam dëgjuar se në një fetva të Dr El-Kejsit një gjë e tillë ndalohet madje është haram i rëndë?



Përgjigjja:

Obligohemi prerazi që të bojkotojmë mallrat dhe artikujt ushqimorë amerikane njëkohësisht edhe ato izraelite ngase Xhihadi i tillë i mundësohet që ta kryejë çdo muslimanë kundër armiqësisë izraelite dhe atyre që e përkrahin atë. Një gjë e tillë ashtu siç është e njohur është obligim për çdo kokë muslimani (farzi ajn) brenda kufijve të mundësisë. Kurse një gjë e tillë është e mundur.





Pyetje:

A përfshihen në Rahmetin e All-llahut edhe haket kuptimore e abstrakte të njerëzve dhe a është e vërtetë se All-llahu i merr përsipër ato e sidomos nëse njeriu kërkon një gjë të tillë gjatë udhëtimit për në Arafat?



Përgjigja:

Për haket që kanë të bëjnë me njerëzit nuk mjafton vetëm teubja (pendimi) dhe ato nuk falen me asnjë ibadet (adhurim) prej ibadeteve por, ato hake patjetër duhet t’u këthehen të zotëve apo nëse ata bëjnë faljen e tyre.





Pyetja:

Si është dispozita e transakcionit me fletëaksione, sidomos kur banka vepron me gjërat që Islamikisht lejohen. Por, siç e keni të njohur bankat bashkëpunojnë në një apo në një tjetër mënyrë me bankat botërore dhe njëkohësisht me ato cioniste. Ndërkaq, cila është zgjidhja e individit i cili posedon pak pasuri që s’mjafton dhe don që ta zmadhojë ate kur është fjala për këtë botë kapitaliste? -Vall-llahi, unë të dua për hirë të All-llahut dhe kam patur rastin ta vizitoj djalin tuaj, Dr. Teufikin. Kërkoj nga ju që t’mos më harroni nga duatë tuaja.



Përgjigja:

Nuk ka pengesë që ju të bleni fletëaksione prej ndërmarrjeve a kompanive tregtare ose prej bankave Islame me atë që te ato të kenë vlerë reale që përfaqësohet në mallra, artikuj që gjenden në atë kompani ose në posedimin e bankës. Bashkëpunimi i bankës Islame me bankat e huaja nuk anulon ligjshmërinë e këtij transakcioni. All-llahu të dashtë për atë gjë që më ke dashtë. Kërkoj prej All-llahut që t’më bëjë prej atyre që meritojnë dashurinë tënde.





Pyetja:

A obligohemi me zbatimin e ligjeve të Sheriatit ndaj atij që është i ri në Islam, apo me te duhet të shkojmë gradualisht siç kanë shkuar gradualisht dispozitat e Sheriatit në kohën e Islamit të Parë?



Përgjigja:

Ai që është i ri në pranimin e Islamit duhet të dijë se me pranimin e Islamit menjëherë obligohet me të gjitha dispozitat obligative. Përgjegjësia e tij ndaj tyre fillon me njohjen e tyre gjegjësisht të dispozitës. Ne nuk jemi të ngarkuar që ta detyrojmë dhe ta ndjekim që ai t’i zbatojë dispozitat obligative as tërësisht e as gradualisht.





Pyetja:

Nëpërmjet mjeteve medicinale u njoftova se unë nuk mund të lindi. Andaj vendosa që t’mos martohem ngase unë do ta ngatërroj me mua palën tjetër (kam për qëllim gruan). Por, unë kam presion nga familja që të mbështetem në All-llahun dhe mos i kushtoj kësaj rëndësi, sidomos pasiqë edhe një shok i imi plotësisht ka patur të njëjtin problem por, All-llahu i ka falë fëmijë?



Përgjigja:

Ajo që merret këtu në konsideratë është nevoja yte epshore për martesë. Nëse ndjen nevojë për martesë atëherë mosmartesa yte është boshllëk në Fe. Kurse sa i përket lindjes ajo është çështje e All-llahut e jo e ytja dhe mos harro se urtia e martesës nuk është e kufizuar vetëm me synimin e lindjes.





Pyetja:

Shpresoj që t’më përgjigjeni për dispozitën e Sheriatit lidhur me çështjen e vëllezërve palestinezë të cilët veten e tyre e eksplodojnë gjatë operacioneve vetëvrasëse të cilat i ndërmarrin. Këto aksione a janë vetëvrasëse apo të shehidllëkut (martirizimit)?



Përgjigja:

Këto operacione nuk janë vetëvrarëse por, janë të shehidllëkut. Dallimi midis këtyre dyjave është se vetëvrasësi ndërmerr shkaqet e shkatërrimit të vetes duke patur për synim të bëjë vetëvrasje dhe të përfundojë jetën e tij, kurse ai që kërkon të bjerë shehid nëpërmjet këtij operacioni ka për synim që ta shkatërrojë armikun. Ndërkaq, vdekja e tij vjen si rrugë për të arritur këtë synim të shenjtë e të ligjshëm.





Pyetja:

Kam dëgjuar prej burrit tim se Imami i Xhamisë “Ebi En-Nur” të vendbanimit që quhet “Ma’damijetu esh-Sham” gjegjësisht të një fshati të Damaskut në një mësim njerëzve që falen u ka thënë se All-llahu Fuqiplotë më vonë edhe shejtanin do ta fus në Xhennet. Ai këtë e argumenton me fjalën e All-llahut ku thotë: “Vërtetë, mallkimi kundër teje qoftë deri në Ditën e Gjykimit” El-Hixhr, 35), që do të thotë se ky mallkim do të jetë vetëm deri Ditën e Gjykimit ndërsa më vonë askush nuk di se çka do të ndodhë. Po ashtu Imami njerëzve u thotë se All-llahu Fuqiplotë do ta mëshirojë Iblisin dhe do ta fus në Xhennet, gjithashtu se edhe të gjithë njerëzit nuk do të ngelin në Xhehenem. Si është dispozita e Sheriatit për këtë fjalë?



Përgjigja:

All-llahu Fuqiplotë pasiqë e mallkoi Iblisin dhe caktoi që ta përzë prej mëshirës së Tij atëherë shejtani tha- siç na tregoi All-llahu: “(Iblisi) Tha: Zoti im, më jep pra, afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!” All-llahu iu përgjigj kërkesës së tij duke thënë: “(Zoti) Tha: Ti je prej të afatizuarve, deri në kohën e ditës së caktuar” El-Hixhr, 36-37).

Pra, kjo nënkupton se realizimi i kërcënimit të All-llahut ndaj shejtanit fillon Ditën e Kijametit. Thuaj atij Imamit, a nuk lexon Kur’an. A nuk e ka dëgjuar fjalën e All-llahut ku thotë: “Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: Refuzo besimin!, e kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: Unë tërhiqem prej teje; unë i frikësohem All-llahut, Zotit të gjithësisë! Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.” El-Hashr, 16-17).





Pyetja:

Jemi në pikëllim me vdekjen e babait (All-llahu e mëshiroftë!). Problemi është se nëna jonë tash hynë në kohën e iddetit (afati i pritjes së gruas pas shkurorëzimit apo vdekjes së burrit të saj, për pastrimin e mitrës). Ndërsa, ne kemi vendqëndrim në Saudi qysh nga koha e babait. Por, afati i qëndrimit tonë atje na përfundon brenda një muaji, ndërsa vëllezërit tonë jetojnë atje. A lejohet që nëna ime iddetin e saj ta vazhdojë atje duke e konsideruar shtëpinë e vëllaut atje si shtëpi bashkëshortore pasiqë ne kur udhëtonim për në Saudi banonim te ai dhe babai i jonë është ai që atë shtëpi e ka veshur me orenditë shtëpiake m’u si me qenë shtëpia e tij. Vëllezërit insistojnë që ne të shkojmë atje. Pra, unë pyes si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë gjë. Pastaj, Hoxhë i jonë i nderuar vazhdimi i vendqëndrimit tonë në Saudi për ne ka rëndësi të madhe pasiqë atje kemi jetuar më tepër se pesëmbëdhjetë vjet.



Përgjigja:

Përderisa nënës tënde i mundësohet të vazhdojë iddetin e vet në shtëpinë bashkëshortore atëherë kjo gjë është në rregull dhe kjo është ajo që kërkohet prej saj.





Pyetja:

A i lejohet të shkojë në Haxh atij që ka për të dhënë hua duke pasur parasysh se InshaAll-llah borxhin do ta përmbush në disa këste?



Përgjigja:

Nëse borxhit i ka arritur koha që të kthehet atëherë nuk i lejohet borxhmarrësit të shkojë në Haxh apo diçka tjetër përveç se me lejen e borxhdhënësit. Por, nëse nuk ka arritur koha e kthimit të borxhit dhe është i sigurtë se do të kthehet prej udhëtimit para se të vijë koha e arritjes së borxhit atëherë nuk ka dëm nëse ai udhëton.





Pyetja:

Unë jam inxhiniere në një firmë private. Natyra e punës dhe e orarit tim është i gjatë prandaj shumicën e namazeve i fali në punë. Por, në të shumtën e rasteve nuk mundem t’i fali të gjitha namazet pasiqë nuk ka vend të veçantë për abdest. Nuk di ç’të bëj. Unë e ndjej se më bren ndërgjegjja?



Përgjigja:

Nuk lejohet që puna yte të jetë arsye për lënien e namazit apo për vonimin e namazit jashta kohës së caktuar.





Pyetja:

Jam martuar për së dyti, pas një martese të dështuar. Problemi im me gruan e dytë është se ajo nuk është në gjendje t’mi përmbush plotësisht dëshirat e mia seksuale. Unë nga ana praktike për çdo ditë ballafaqohem me mashtrime që gati më shtyjnë të bëj haram. Kam biseduar me gruan time për këtë temë me qëllim që ajo të mundohet që të bëjë përmirësime por, ajo s’bën gjë. Duhet potencuar se unë me këtë grua kam një vajzë gjashtë muajshe.

Pra, a më lejohet mua që ta shkurorëzoj këtë grua në mënyrë që ta ruaj veten?



Përgjigja:

Shkurorëzimi asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar përveç nëse motivi i tij është qëllimi i dëmtimit. Por, gjithsesi shurorëzimi ngel të jetë si Hallalli (e lejuara) më e urrejtur tek All-llahu.

Nëse më konsulton mua për atë se çfarë duhet të bësh (nëse e kërkon nevoja) unë të këshilloj që gruan ta mbash dhe të martohesh edhe me një tjetër nëse ke mundësi. Por, nëse nuk ke mundësi atëherë ti je zotriu i vetes në këtë çështje dhe ti e di më së miri atë që e kërkon praktikimi i fesë tënde.





Pyetja:

Si të bëj akordimin midis Hadithit: “Kur të vijë dikush që e pëlqeni për nga feja dhe morali atëherë martonie atë…” dhe asaj që pas namazit të Istihares nuk ndihem i rehatshëm?



Përgjigjja:

Fryti i namazit të Istihares nuk përqëndrohet në atë se ti a do të jeshë në disponim, jodisponim apo në shikim të ëndrrave. Por, ajo që kërkohet nga i zoti i projektit është që pas namazit të Istihares të vazhdojë në projektin e tij dhe t’i ndërmerr shkaqet që duhen. Kështuqë, nëse ajo është e hajrit (e mirë) All-llahu do t’ia lehtësojë atë e nëse është sherr (e dëmshme) do t’i mbyllen dyert dhe do të ndërlikohet puna.





Pyetja:

Gjatë punës sime, ndonjëherë detyrohem që të thirrem në darkë në ndonjë restorant që ka pije alkoholike. Unë aty e gjej veten të detyruar që të gjendem në ato tavolina. Kur është fjala për mua, unë Elhamdulil-lah i kryej obligimet e mia fetare sipas Sheriatit. Por, mua gjithmonë më kaplon dyshimi kur gjendem me këta të huaj në të njëjtën tavolinë. S’ka dyshim se risku (nafaka) vjen prej All-llahut. Por, them në vete, pasiqë unë nuk pij me ta, Elhamdulil-lah, dhe pasiqë nevojat bëjnë që gjërat e ndaluara të lejohen atëherë një gjë e tillë nuk është e ndaluar.



Përgjigjja:

Është e ditur se pirja e alkoholit është gjë e keqe, madje është edhe prej gjynaheve më të mëdha. Andaj, të jeshë prezent në vendin ku kryhet (bëhet) e keqja duke heshtur dhe pa mos e kundërshtuar atë edhe kjo gjë është Haram (e ndaluar). Sikur të ishte ndryshe, sikur bie fjala, vena të pihet në tavolina larg teje të cilat ti nuk i sheh, atëherë prezentimi i yt aty nuk do të kishte pengesë. Por, çështja në fjalë ndryshon kur e keqja bëhet në tavolinën ku je i ulur ti.





Pyetja:

Si është dispozita e Sheriatit që të vdekurit e muslimanëve të varrosen këtu në vendet e Perëndimit gjegjësisht në varrezat e të krishterëve pasiqë varrimi në varrezat e muslimanëve kushton shumë shtrenjtë d.t.th. jashta normales saqë dallimi është 1000 e më tepër dollarë. Pra, në këtë rast, a na lejohet që varrimin ta bëjmë në varret e të krishterëve apo obligohemi që varrimin ta bëjmë në varret e muslimanëve pa marrë parasysh shpenzimet e shumëfishta?



Përgjigjja:

Nuk lejohet që varrimi i muslimanit të bëhet në varrezat joislame. Lartësia e çmimeve nuk është arsye për atë që përparësi i ka dhënë largimit nga shteti Islam për të gjuajtur veten në një vend të kufrit. Pasiqë, kthimi për në vatanin Islam është i mundshëm, atëherë integrimi në kërkesat e shoqërisë së kufrit nuk është i lejuar. Gjithashtu, ngritja e çmimeve që të integrohesh në atë shoqëri nuk është arsye.





Pyetja:

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi në huti shqetësuese sa i përket përdorimit në ushqim të zhelatinës dhe ushqimeve tjera që përmbajnë zhelatinë, kjo gjë është për arsye se kjo mund të nxirret prej derrave. Kam bërë shqyrtim të të kësaj çështjeje në Kur’an dhe kam gjetur se ndalesa e plotë kufizohet vetëm me prodhimet e mishit të derrit. Andaj, nga kjo konkludova se ajo që është e ndaluar prej derrit është mishi dhe dhjami. Kurse zhelatina është një materie kimike e cila mund të nxirret nga shumë burime gjë që bëhet sipas përshtatjes të disa proçeseve fizike e kimike ndaj atyre burimeve. Shpresoj që t’na sqaroni neve se çka ndalohet prej derrit?



Përgjigjja:

Të gjitha komponentet e derrit unanimisht janë të ndaluara. Nocioni i mishit të derrit në Ku’anin Kerim nuk ka domethënien e kuptimit të kundërt. Prandaj, zhelatina që merret sigurisht (sipas asaj që e dijmë) nga derri është e ndytë e nuk lejohet ta hamë.





Pyetja:

Jam një i ri, 24 vjeçar. Elhamdu lil-lah, i kryej obligimet ndaj All-llahut. Por, megjithëatë unë nuk jam normal. Unë anoj (kam tendencë) ndaj gjinisë sime d.m.th. e ndjej atë që mashkulli e ndjen ndaj femrës. Unë e urrej dhe e qortoj veten time. Nuk kam mundësi që t’i shpjegoj vuajtjet e mia. Zotriu im, askush nuk di për gjendjen time të rëndë përpos All-llahut. Unë e lexoj Kur’anin Kerim por, kur eci rrugës i shikoj meshkujt në atë mënyrë për të cilën veten e marr më tepër mëni. Nuk di se çka të bëj. Nga Xhamia dal me shpejtësi që të mos i shikoj fytyrat e të rinjëve. Zotriu im, kam menduar që edhe të bëj vetëvrasje. Çfarë të bëj me këto ndjenja të mia të cilat më kanë ngulfatur. Nuk di. Ndihem fajtor prej kokës e deri në maje të këmbëve. Zotriu im, a jam unë gjynahqar për atë se unë mendoj për meshkujt, ndjenjë kjo që nuk është në duart e mia. Besomëni se unë nuk di se çka të bëj me jetën time, kur eci rrugës dhe ndjehem se të gjithë më shikojnë mua. Deri tani nuk kam shkuar në ushtri ngase frigohem. Nuk di si të veproj, çdo ditë situata ime më tepër keqësohet. Unë nga pamja e jashtme, puna dhe veshja dukem si njeri normal por, ndjenja ime e brendshme më bën që të mendoj për vdekje dhe e kërkoj siç e kërkoj ujin. Zotriu im, unë jam gabimtar për atë se mendoj për meshkujt pra, a jam po ashtu gjynahqar për atë se kërkoj vdekjen, dhe a jam gjunahqar për atë se unë nuk gjej para vetes rrugë tjetër përveç se të përdori masturbimin që të mbaj veten time. Shpresoj që ju nuk do ta anashkaloni pyetjen time dhe së paku më përgjigjeni qoftë edhe me një fjalë.



Përgjigjja:

Së pari: nuk je gjunahqar për ndjenjat që të preokupojnë.

Së dyti: besoj se martesa të ndihmon shumë në zgjidhjen e kësaj problematike.

Së treti: që të shpëtosh nga mundimi që e ke preferohet që të vizitosh ndonjë mjek specialist sepse problematika ka të bëjë me hormonet kurse këto u nënshtrohen ndërhyrjeve me të cilat mund të manipulohet.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme