Anti-turqizmi si rrymë serbofile shqiptare

Se eksiston një rrymë serbofile shqiptare, ky nuk është një cilësorim aloglot denigures, por i zbërthyeshëm e i dekonstruktuar socio-psikologjikisht, si një cilësorim adekuat e i qëndrueshëm. Si shkak fundamental i riaktivizimit të kësaj rryme, është rritja gjithnjë e më e theksuar e ndikimit turk në Kosovë, kryesisht në rrafshin ekonomik, por edhe në atë kulturor e politik. Është interesante se si reagimet ndaj zgjerimit të ndikimit turk, po mbipeshojnë ndaj reagimeve mbi ndikimin serb në Kosovë, korrupsionit qeveritar, humbjeve ekonomike të Kosovës nga kontrabanda, getoizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, bisedimeve me Beogradin që dita ditës duket se do ta hapin edhe çështjen e veriut, vizitave politike të liderëve serbë pa pyetur pothuajse asnjeherë autoritetet kosovare, deklaratave politike të klerikëve ortodoksë serbë e atyre katolikë shqiptarë, reagime këto që pasqyrojnë se sa i thellë është pushtimi shpirtëror, përkatësisht penetrimi i inercionit serbofil tek individët e rrymës në fjalë…

 

Fundamentet e anti-turqizmit: osmanofobia, islamofobia…

 

Anti-turqit janë osmanofobë. Kjo është krejtësisht e qartë. Ata kanë mësuar në shkolla se “shqiptarët”, kanë qenë katolikë dhe se me dhunë u kthyen në Islam. Po t'u thuash se paraardhësit e shqiptarëve me shumicë dërmuese ishin ortodoksë, pra që kishin fenë e njejtë me atë serbëve – nuk e besojnë. Nacional-katolicizmi shkollar e ka bërë të veten. Madje edhe vetë komunizmi 50 vjeqar enverist, që në anipse ishte version i stalinizmit shqiptar, në fakt si çdo komunizëm tjetër, ishte i ardhur nga Europa, ku lindi edhe vetë komunizmi si ideologji – ndaj që origjinarisht ishte eurokominuzëm, nisur nga vetë fakti se Enveri fillimisht erdhi dhe i’u bashkua grupit komunist të Korçës nga Franca, duke vënë në jetë mësimet komuniste franceze. Dhe shikuar me dioptrinë realiste edhe Enveri edhe Titoja (në Jugosllavinë si supra-shtet AVNOJ-ist, por edhe në republikat e krahinat veç e veç), kanë ndërtuar shtete mbi bazat e shekullarizmit immanent (Esposito), europian: shtete-nacionale dhe shekullare, që në post-monizëm, u pushtuan nga ndikimi në rritje i  fesë. Në rastin e Kosovës, i tillë ishte rugovizmi bogdanist, që si ideologji e vet prijësit të saj, Pjetër Rugovës, hyjnizonte ushtarin e serbëve Pjetër Bogdanin, dhe luftën e tij kundër osmanëve dhe muslimanëve më 1689. Kombinatorika nomosale e këtyre ideologjive dhe botëkuptimeve të forta, janë bazat e osmanofobisë dhe anti-turqizmit. Janë relika që nuk shlyhen dot nga trutë e shkërdhyer të serbofilëve shqiptarë. Por përse, osmanofobia dhe anti-turqizmi, në thelb janë resentimente anti-Islame ? Hajde për hire të Zotit të bëhemi real, te trija palët: vetë anti-turqit, ne si pro-turqë por edhe lexuesit e thjeshtë e neutral dhe të përgjigjemi bashkarisht: po të ishin turqit të krishterë, a do të eksisonin ndjenjat anti-turke të shqiptarëve që sot çjerren kundër tyre? Unë them se kurrën e kurrës! Sepse urrejta ndaj turqëve pothuajse fare nuk është etnike, por në esencë krejtësisht fetare. Sepse edhe bullgarët janë me origjinë etnike fis turk, dhe si të tillë erdhën në Ballkan në kohën e Asparuhut, para  se të sllavizoheshin dhe të pranonin krishterimin. Ishin katër here pushtues të elementit arbëro-shqiptar në Ballkan. Por ndaj tyre rryma serbofile shqiptare heshtë. Edhe hungarezët vijnë origjinarisht nga familja ungro-fine dhe pjesërisht ishin fis turk. Edhe këta ishin pushtues. Edhe ndaj tyre - heshtje varri nga serbofilët shqiptarë. Edhe finlandezët origjinarisht vijnë nga stepat e Mongolisë. Ahtisaari, që me planin e tij vuri bazat e ndarjes së brendshme të Kosovës është finlandez. Përjashto “Vetëvendosjen!”, shqiptarët serbofilë asnjeherë nuk kanë shfaqur vërejtje ndaj Pakos së Ahtisaarit, duke qenë të zënë vetëm dhe vetëm me turqit, që i urrejnë si muslimanë. 

 

Ksenomania nacional-europianiste si kamoflim i anti-turqizmit. Mendësia e Teodosit dhe Jaltës si relika kristiane/komuniste e kolonialiste

 

Anti-turqizmi i fundamentuar mbi islamofobi, e që fshehet pas aurolës europianiste, në fakt nuk e ka përjetuar kurrë europianizmin që është ende në kërkim të eklipsimit të identitetit të tij. Prandaj s’ka se si që kristian-komunistët e shkërdhyer në tru të jenë më europian se europianët akoma të papërfunduar në unision.  Thirrja në ndasinë e prerë si me thikë: Perendim/Lindje, është thirrje në mendësinë e trashëguar pikërisht nga tri produktet më të tmerrshme që prodhoi Europa e krishterë si kontinent: gjakataritë mesjetare të Kishës, fashizmin e komunizmin, si dhe kolonializmin. Sepse ishte pikërisht skizma kishtare e vitit 1054 ajo që krijoi ndasinë Lindje/Perendim, respektivisht “Vijën e Teodosit”. në Europë, të cilën nuk e krijoi rreziku musliman, sepse muslimanët kishin shkelur në Spanjë 350 vite para llahtarisjeve brenda-krishtere duke ndërtuar e ndritur Europën me qytetërim e dituri.  Së dyti, është nacionalizmi e më pas nazi-fashizmi, ai që mëtoi t’i imponohet botës me ekspansion të theksuar në Lindje; përkatësisht komunizmi i dalur kryesisht pas Jaltës, ai që konstruktoi mendësinë e siprorësisë së “perendimit të mire” ndaj “lindjes së keqe”; si dhe thënë më përgjithësisht me një fjalë, është mentaliteti kolonialist  - gati dy shekullor - mbi bazat e një orientalizmi islamofob (Edward Said), ai që ka e ka ndikuar më së shumti në forcimin e bindjeve negative dhe armiqësore ndaj Lindjes. Por rryma serbofile shqiptare, si anti-Islame dhe anti-turke që është, i ka mjaft mire të piketuar “armiqët e Lindjes”, ndaj që edhe kur fshehet pas justifikimeve “civilizuese” perendimore, duke etiketuar lindjen “si të keqe”, ajo në fakt nuk etiketon tërë lindjen, por me “lindje” etiketon indirekt pikërisht Islamin, muslimanët, arabët, vendet muslimane, Turqinë, turqit,  e Perandorinë Ineksistente Osmane, si të padëshiruara. Jo Rusinë. As Kinën. As Rumaninë – si tri shtetet më avokate të Serbisë. Prandaj kjo rrymë është e tillë çfarë është : SERBOFILE, sepse heshtë,  e kursen, dhe E DO  Serbinë, respektivisht dominimin dhe hegjemoninë e saj e në planin brendshëm dhe të jashtëm. Brenda kufinjëve të Kosovës dhe në rajon. Rryma serbofile shqiptare, do t’ia mbulonte të gjitha lëshimet Thaçit, po të ftohej ai për vizitë në Izrael. Por ja që shteti-gjenocidal çifut, akoma mbetet një ndër shtetet më besnik të Serbisë, siç ishte para, gjatë dhe pas luftërave në ish-Jugosllavi dhe nuk e fton Thaçin dhe askë prej politikanëve kosovarë. Këtë po e bëjnë vetëm liderët e shtetit tone vëlla të Turqisë, me apo pa dëshirën e serbofilëve shqiptarë. E rëndësishme është që ndikimi dhe roli turk, falë Allahut po rikthehen, dhe atë jo në formën e ndonjë nacionalizmi ekspansionist turk, por në formën e një zgjerimi bazuar mbi parime të konkurrencës demokratike dhe të urtësisë Islame. Dhe ne si nipër të ottomanëve e presim këtë realitet krahëhapur. Është mos-mirënjohje e pafalshme përbuzja ndaj ndihmave që shteti turk po u ofron shqiptarëve, në panumërsisht raste. Dhe duket së është shumë e nevoshme që resentimentet anti-muslimane e anti-shqiptare, të ripërsëriten nga Stefan Lorenët e ri të EULEX-it të dështuar.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme