Nën darët e katolikocentrizmit politik si fe e imponuar civile dhe urrejtjes në shtetin që po dështon

LDK-së që u pushtetëzua nga Opus Dei, Shën Egjidio e eksponentë të tjerë të Vatikanit me Pjetër Rugovën e kthyer në kult politik; strofullit që atij i’a krijuan ndërkombëarët në pushtet; tolerancës serbe karshi naj këtij pushteti; zaptimit të institucioneve kyqe të institucioneve pos-komuniste nga një grusht katolikë; neglizhencës së muslimanëve e BIK-ut që i bënë rritjes së ndikimit të tyre/pasivititetit të përgjithshëm të muslimanëve; pastaj, nga të qenurit e katolikëve pakicë e shkapërdherdhur gjeografikisht (dhe jo të koncentruar vetëm në 2 apo 3 komuna), gjë që u'a mundësoi pushtimin e qyteteve me buste të Terezes së Kalkutës; arsimimit masiv katolikocenstrist; mediave e ligjërimit publik të një fryme të tillë; nxitjes së kësaj fryme edhe nga ndërkombëtarët. Këta janë në vija të trasha faktorët kyq që ndikimin katolikocentrist po e çojnë dita ditës drejt pikës së Ajsbergut. Katolicizimi është duke u parë si një levë që po vihet krahas ortodoksisë serbe në Kosovë, dhe që po fiton terren në saje të letargjisë së muslimanëve. Kosova edhe ashtu e fragmentarizuar etnikisht, sot po i ngjanë Qipros e Bosnjës, ku vetem edhe në letër mungon ndarja edhe politike në mes shqiptarëve dhe serbëve. Ndikimi i madh që Beogradi ka mbi serbët e Kosovës, e poashtu ndikimi kulturor e politik i Tiiranës, që dita ditës po forcohet kanë krijuar një mish-mash politik, kulturor e qytetar, ku edhe kosovarizimi i ligjëruar, por edhe shqiptarizimi i ligjëruar, janë kthyer faktikisht në  bombardime nga të katër anët, mbi shqiptarët muslimanë e turqit. Dhe këtu qëndron esenca e asaj që gjithmonë kam potencuar: si muslimanë, nuk na mungon territori, por çoftë edhe pushteti më minimalit. Sepse kur SISTEMI ËSHTË ANTI-FETAR, edhe po të jetë territori po aq sa pati Bashkimi Sovjetik nga Gjermania deri në Japoni, prapëseprapë feja (në rastin tonë Islame dhe e shumicës) do të pësojë. Bashkimi Sovjetik ishte shteti më i madh në botë, por Stalini vrau mbi 25 milion ortodoksë. Izraeli ka territor sa Shqipëria, por po e vë në telashe botën. Më 1913, në Konferencën e Londrës, neve si muslimanë shqiptarë, nuk na kanë ndarë nga Shqipëria Ineksistente, por nga Perandoria Osmane. Konferenca e Londrësi i copëtoi shqiptarët si muslimanë dhe zhbëu Perandorinë Osmane nga Ballkani, e nuk copëtoi Shqipërinë Ineksistente Shqiptariste. Në fakt Konferenca e Londrës, është ajo që ka krijuar këtë Shqipëri që eksiston sot, e tillë si është pas 100 vitesh: islamofobe, turkofobe dhe jo-tolerante.  Prandaj secili musliman shqiptarë duhet ta dijë se neve na kanë ndarë nga Stambolli e jo nga Tirana që u bë kryeqytet më 1920. Konstruksionet kombëtare pas 1912-tës e këndej: ai shqiptar (1920 e tehu), dhe përpjekja për konstruksionin e kombit kosovar (kryesisht pas 89-tës përmes rugovizimit bogdanist, dhe në veçanti pas 99-tës përmes prezencës ndërkombëtare), në të gjitha format kanë rezultuar si konstruksione, që kanë përçudnuar muslimanët shqiptarë në botëkuptimet, orientimet e pozicionimet e tyre.. Sot, edhe shqiptarizimi edhe kosovarizmi, janë duke u etabluar mbi fundamente lëre që jo-Islame, po edhe thelbësisht anti-Islame. Shqiptarët muslimanë të Kosovës,  janë nën darët e një përpjekjeje për komb-krijim mbi baza të rugovianizmit bogdanist, kulti i të cilit akoma jeton tek komunistët e bijtë e komunistëve që u bënë katolikë brenda natës. Edhe vetë personalisht kam pasur doza optimizmi se me pavarësimin e Kosovës, bazat e kombit qytetar do të duhej të ngriteshin mbi parime demokratike dhe të tolerancës, dhe anipse nuk kam parashikuar se a do të ketë komb kosovar apo jo, gjithmonë e kam theksuar, se ose do të ketë, ose Kosova do të ndahet në mes Serbisë dhe Shqipërisë, apo edhe së brendshmi, duke u kthyer në zindan të muslimanëve nga ortodoksia e katolicizmi, si fe civile të imponuara nga politika, mercenarët, e shoqëria shpirtshitur civile. 

Por duke qenë se ideja e shtetit të Kosovës është relativisht e re, duke qenë se shqiptarët (si muslimanë), janë shkelur nga Serbia për një shekull rresht, sot tre vite pas pavarësisë duket se etnopsikologjia tashmë shumë shqiptariste e shumë pak Islame e shqiptarëve të Kosovës, dhe ajo nacional-ortodoksiste serbe, nuk po e pranojnë kosovarizmin si tutelë të përbashkët bashkëjetese shtetërore, anipse ka deri në një masë të caktuar integrim të serbëve poshtë Ibrit. Por veriu i Kosovës, tashmë është më Serbi se sa vetë Serbia, kurse Kosova është duke u mbajtur si shtet në këmbë të qelqta si protektorat i të huajve. Tadiq është kundër kosovarizmit, njejtë si dhe OVL e Vetevendosja; kurse klani bogdanist i katolikocentristëve i  ndihumar edhe nga apologjetet e laicizem-shekullarizmit francez (shekullarizem anti-Islam natyrisht), si soji i Surroit, janë pro komb-krjimimit mbi baza të laicizmit rigjid francez e diskriminimit të muslimanëve. Kosovaristët dhe shqiptaristët, edhe në planin e brendshëm edhe në të jashtëm janë duke kultivuar Islamofobi e turkofobi. Këta jo pak herë kanë pasur madje edhe kërcënime jete të ndërsjella, por ama është interesante se si: shqiptaristë, serbë (Irinieji pati thene se “serbet ne Kosove po jetojne me keq se sa nën Perandorine Osmane”), (filo)katolikë, kosovaristë, rugovistë, soroso-psudeo-europianistë e lloj lloj sojesh tjera, BASHKOHEN qoftë në mbrojtje të shqiptarizmit, qofte ne mbrojtje të kosovarizimit (që i kundrojnë në mes vete deri në verbalitet), në momentin që përmenden: Islami, muslimanët, Turqia/ndikimi i saj në rritje, dhe turqit. Në këtë segment bëhen NJË, sepse te dyja ideologjitë gjakojnë mbi baza anti-Islame e anti-turke, e përfaqësohen nga anti-Islamistë e anti-turq. Si muslimanë, thuajse tashmë për dy dekadave, i njohim të tillët cilët janë dhe se çfare janë, por duhet potencuar se kohëve të fundit, alaramant po bëhet edhe anti-turqizmi publik nga të tillët, dhe për këtë, duhet të jenë të njoftuar komuniteti turk në Kosovë, KDPT-ja si parti përfaqësuese e komunitetit turk, TIKA, Ambasada Turke në Prishtinë dhe Ankara, si dhe eksponentët e tjerë turk. Turqia, si shtet-komb i krijuar pas Shqipërisë në vitin 1923, po shpërfytyrohet jashtë kontekstit ottoman, duke u akuzuar direkt si islamizuese me dhunë e shqiptarëve, floskula këto jashtë logjike dhe me tendenca të nxitjes direkte të urrejtjes etnike dhe fetare, ndaj turqëve dhe shqiptarëve muslimanë. Sepse pos urrejtjes ndaj Perandorisë Osmane sot ineksistente, urrejtja është duke u drejtuar shumë direkt edhe ndaj Turqisë pas-ottomane/të sotshme, e kjo nuk është thjesht histori, sepse prekë direkt në marrëdhenjet dhe bilateralitetin e sotshëm në mes Turqisë dhe Kosovës. As tek armenët, grekët e serbët më fanatikë, nuk mund të hasesh islamofobi e anti-turqizëm më të madh se sa tek web faqja me mision racist www.zemrashqiptare.net. Sot, edhe për romët po të ketë aso ligjërimesh publike qfarë gjen njeriu aty, do të bëhej hataja, e të mos flasë për serbët, që edhe pas tërë atyre gjërave që kanë bërë pa kërkuar kurrënjeherë falje, pos që janë komuniteti më i priviligjuar, po rezultojnë edhe si paralizues të shtetit përmes strukturave paralele e Beogradit. E kur tërë kjo shpërfytyrohet me një zhvendosje krejtësisht perfide tek përdorimi publik i Islamofobisë dhe tukofobisë, kupa mbushet. Ndaj që duhet ditur të gjithë ksenofobët në fjalë,  se janë duke bërë orgji në formë kulturocidi e racizmi, pikërisht ndaj komunitetit më të integruar në Kosovë. Baza e urrejtjes që eksponentë të Kishës Katolike si Don Shan Zefi, SOROS-istët, e aparatçikët e LDK-së e e PSHDK-së me krye-ideologun e tyre Kadarenë, po mbjellin ndaj turqëve dihet se ku konsiston, dhe ska nevojë të përsëritet ajo që dihet, por reagimi duhet të vijë nga ana e turqëve si komunitet, dhe nga partia e tyre (që nuk afilohet si Islame), për racizëm dhe nxitje të urrejtjes ndër-etnike, duke  mos e kahëzuar problemin e shtruar në kahe tjera. Me rëndësi është të mos-heshten poshtërsitë që po marrin përmasa shqetësuese. Turqit janë komunitet i mbrojtur si të gjithë të tjerët me Kushtetutën shumëherë të shkelur të këtij shteti. Nëse jemi të pajtimit që Kosova nuk duhet të dështojë përfundimisht si shtet, duhet që darëve të katolikocentrizmit me urrejtjen fetare e etnike që mbartin e që disperzojnë, t’ua vëmë frerët.  Kjo duhet nisur me rrugë institucionale.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme