Allahu xh. sh. nuk ka gishta

 

“Zemrat janë ndërmjet  isbe’ajni nga esabi’il-lah, i lëviz ata si të dojë Ai.” [1]

Edhe hadithi që transmetohet nga Abdullahu:

“Erdhi një hebraik te Pejgamberi a.s. duke i thënë: O Muhammed, pa dyshim Zoti i merr qiejt në isbea` dhe Tokën në isbea` dhe malet mbi isbea` dhe drunjtë në isbea` dhe krijesat e tjera mbi isbea`, e pastaj flet: “Unë jam Krijues.” Dhe Pejgamberi a.s. u qesh, ashtu sa që iu panë dhëmbët dhe e lexoi ajetin: “Ata nuk e njohin Allahun si duhet.”[2] Fahruddin Er-Rraziu thotë: “Dije, se me nocionin isbe’a nuk mendohet në organin trupor dhe në këtë udhëzojnë disa gjera:

1) Nëse ky hadith ka të bëjë me gishtat, domosdoshmërisht është ekzistimi i dy gishtave të çdo zemre apo ekzistimi i dy gishtave të cilët do të jenë njëkohësisht brenda çdo njeriu respektivisht të qenit e një trupi në shumë vende njëkohësisht, kurse e tërë kjo është jokorrekte;

2) Është e domosdoshme, sipas këtij perceptimi, që këta gishta të jenë në barkun tonë edhe pse ata besojnë se Ai është mbi Arsh;

3) Shpjegimi tekstual i këtij hadithi udhëzon në atë se Ai nuk mund të punojë diç pos me gishta kurse kjo është pafuqia dhe varshmëria, kurse Allahu xh. sh. është i lartësuar nga kjo.

Shpjegimi korrekt i isbea`s do të ishte:

Atë që njeriu e merr me gishta është e dobët kundrejt tij dhe ai drejton me të lehtë, pa kurrfarë vështirësie. Në bazë të kësaj, ne themi se isbea` është metaforë për kudretin dhe pushtetin e plotë mbi diçka.” [3]

El-Bejhekiu thotë:

“E ka përdorur dysinë e isbea`s edhe pse Kudreti i Allahut është vetëm një sepse ai flet për diçka që është i njohur dhe shtonë edhe një isbea’ ta konfirmojë te’vilin e të parës. Thuhet: Unë e mbaj atë njeri në hinsirej [4] (dy gushtat e vegjël) nëse e posedon.” [5]

Sa i përket hadithit të dytë, në të nuk ka dëshmi si e thotë këtë imam Er-Rraziu, sepse Pejgamberi a.s. ka qeshur në fjalimin e hebraikut, sepse të folurit e tillë ka qenë i pakuptimtë, kurse njeriu i arsyeshëm zakonisht qeshet kur dëgjon diç aq absurde. Pastaj, ajo të transmetohet nga Abdullahu, i cili ka thënë se Pejgamberi a.s. është qeshur duke ia konfirmuar këtë, ky është mendim i zakonshëm, i cili nuk është korrekt sepse i kundërvihet transmetimeve sahih në të cilat thuhet se Pejgamberi a.s. pas kësaj ka lexuar ajetin:

“Ata nuk e kanë njohur Allahun si duhet” (Ez-Zumer, 67), që qartë udhëzon në mohimin e Pejgamberit të këtij fjalimi. Madje edhe sikur të jetë korrekte ajo që transmetohet, ky hadith është në lidhje me fuqinë e Allahut xh. sh. i cili është në gjendje që madje edhe gjerat më të mëdha me lehtësi t’i ngadhënjejë. Ai ka mundësi të drejtojë me këto gjera të mëdha dhe në këtë askush nuk mund T’i kundërvihet.

Siç kemi theksuar më herët, atë që njeriu e merr me gishtat e tij [6] është e imtë dhe e parëndësishme dhe ai është në gjendje që në tërësi të drejtojë me të. Kështu, ky isbea` i përmendur në hadith nuk e përcakton gishtin dhe cilësinë e Allahut por përcakton tërësinë e Kudretit të Tij dhe të Fuqisë së Tij. [7]

El-Bejhekiu në shpjegimin e hadithit të tij thotë:

“Shejhu thotë: “Liderët nga dijetarët tanë nuk e kanë shpjeguar këtë dhe hadithe të ngjashme por nga ai dhe tekste të ngjashme kanë kuptuar atë për ç’arsye edhe është theksuar kurse kjo është dhënia shenjë në kudretin e Allahut dhe Madhështinë e Tij.

Ebu Sulejman El-Hatabi thotë:

Akund në Kur’an as në hadith mutevatir nuk përmendet fjala isbea` kurse fjala jed nuk është në kuptim të dorës e që të mendojmë se kjo fjalë tregon në gishta. Këtë transmetim e transmetojnë edhe shokët e tjerë të Abdullahut, pos Ubejdes, dhe askush nga ata nuk e thekson: “duke e konfirmuar të folurit e tij”. Hebraikët janë mushebbihë kurse muslimanët nuk flasin sipas asaj që ata e përfaqësojnë”.

Them[8]: Të folurit e atyre transmetuesve të cilët e transmetojnë “duke e konfirmuar të folurit e hebraikëve” është vetëm mendimi dhe supozimi i tyre kurse dëshmimi me të është i dobët ...

Ebul-Hasan Ali ibn Muhammed ibn Mehdi Et-Taberiu thotë: “Ne nuk e mohojmë këtë hadith por në hadith nuk ka asgjë që tregon në atë se ajo është isbea` e Tij, por në të flitet se Ai do t’i vendosë ato krijesa në isbea` dhe ka mundësi që Ai me këtë ka dëshiruar: “Në gishtin e ndonjë krijese.” ” [9]

Përktheu: N. Ibrahimi

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme