Allahu xh. sh. nuk ka formë

Pejgamberi a.s. thotë: Vërtetë Allahu e krijoi Ademin sipas formës (pamjes) së Tij ( ‘ala suretihi-  علي صو رته( .”

Ibn Huzejme shënon nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos t’i thotë dikush nga ju robit të tij: “Allahu e ka deformuar fytyrën tënde dhe fytyrën që është e ngjashme me të!” Vërtet Allahu e ka krijuar Ademin sipas pamjes së tij.”

Imam Fahruddin Er-Rraziu thotë: “Dije se ha ( ه ) në fjalët e tij “`ala suretihi “ është lidhur me njërën nga këto tri shpjegime:

- Është lidhur me diç jashtë Allahut dhe jashtë Ademit;

- Është lidhur me Ademin;  

- Është lidhur me Allahun xh. sh.  

1) Nëse është lidhur me diç jashtë Ademit dhe jashtë Allahut xh. sh., ka mundësi që ky hadith të shpjegohet në një prej dy mënyrave:

- Nëse njeriu thotë: Allahu e ka shtrembëruar fytyrën tënde dhe fytyrën e atij që është e ngjashme me të, atëherë kjo është lidhur edhe me Ademin dhe pejgamberët e tjerë, sepse të gjithë ata janë krijuar sipas një fytyre,[1] dhe se Pejgamberi a.s. këtë e ka ndaluar kurse e ka përmendur vetëm Ademin sepse Ademi është i pari i cili është krijuar me këto cilësi të fytyrës.

- Me këtë hadith përgënjeshtrohet mendimi i atyre të cilët thonë se Ademi ka pasur pamje tjetër nga pamja jonë, si për shembull se kokën e ka pasur afër qiejve e të ngjashme. Pejgamberi a.s. ka treguar te një njeri dhe ka thënë: “Pa dyshim Allahu e ka krijuar Ademin sipas pamjes së tij” respektivisht sipas pamjes së atij njeriu në kuptim që Ademi nuk ka pasur ndonjë pamje tjetër pos gjithnjë ka qenë njeri.

2) Mendimi i dytë, kurse ky është edhe më i pranuari, se ky përemër është lidhur me Ademin a.s., sepse kthimi i përemrit në gjënë më të afërm të përmendur është e detyrueshëm kurse Ademi në këtë rast është më afër përemrit. E nëse përemri i kthehet Ademit, atëherë shpjegimi i këtij hadithi do të jetë një nga të mundshmit:

- Allahu xh. sh. e krijoi Ademin dhe iu urdhëroi melekëve t’i bëjnë sexhde. Pastaj Ademi bëri mëkat por Allahu xh. sh. nuk e dënoi për këtë në mënyrën si i ka dënuar të tjerët. Transmetohet se Allahu xh. sh. e ka nxjerr atë nga xheneti dhe me të e nxori edhe gjarprin dhe palloin duke e ndërruar në ndërkohë pamjen e tyre, kurse duke e lënë Ademin në pamjen në të cilën është krijuar nga butësia dhe mëshira ndaj tij. Pejgamberi a.s. në bazë të kësaj ka thënë: “Pa dyshim Allahu e ka krijuar Ademin sipas pamjes së Tij”, pamje që është e njohur edhe aktualisht, pa kurrfarë ndërrimesh dhe deformimesh. Dallimi ndërmjet kësaj përgjigjjeje dhe përgjigjes së mëhershme është në atë që sipas këtij komenti fjalët e Pejgamberit kanë të bëjnë me atë se Ademi nuk është shformësuar për shkak të mëkatit të cilin e ka bërë siç janë shformësuar të tjerët, deri sa në shpjegimin pararendës vetëm tregohet në të se ai gjithnjë ka qenë i kësaj forme.

- Me këtë hadith përgënjeshtrohet mendimi i dehrijjunëve (eternalistëve materialistë) të cilët thonë se asnjë njeri nuk ka lindur pos me procesin e lindjes, nëpërmjet farës. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Vërtetë Allahu e ka krijuar Ademin sipas pamjes së tij”,  pa kaluar nëpër fazën e farës, ngjizjes dhe embrionit.”

- Disa thonë se njeriu ka lindur nëpërmjet procesit të ngjitjes së elementeve dhe se fjalët e Pejgamberit: “Vërtetë Allahu e ka krijuar Ademin sipas pamjes së tij”, është dëshmi kundër këtij mendimi filozofik.

- Poenta e këtij hadithi është tregimi në atë se Ademi e ka fituar këtë pamje njerëzore me krijimin e Allahut të asaj forme dhe me ndikimin e Allahut në të e jo me ndonjë ndikim të vetëkrijuar apo me fuqi të vetëkrijuar. Allahu xh. sh. ka thënë:

هُوَ اللَّـهُ الْخَالِقُ الْبَارِئُ الْمُصَوِّرُ...

“Ai është Allahu, Krijues, Ai i cili krijon nga hiçi.” (El-Hashr, 24).  

Domethënia e këtij hadithi është: “Ai është ai i cili iu jep të ekzsitojnë dhe Ai është ai i cili iu jep forma të cilat i kanë.”

-   Nganjëherë përmendet pamja por me të synohet cilësia. Thuhet:

شرحت  له  صورة  هذه  ا لوا قعة

-   “Ia kam sqaruar cilësitë (sureh) e kësaj ndodhie.”

Po ashtu thuhet:

ذ كرت  له  صورة  هذه  ا لمسالة

“Ia kam përmendur cilësitë (sureh) të kësaj pyetje.”

Për këtë temë, kuptimi i hadithit është: “Pa dyshim Allahu e krijoi Ademin sipas pamjes së tij.” – respektivisht sipas cilësive të tij. Pejgamberi këtë e përmendi sepse njeriu lind i dobët, pa dije dhe se fuqia e tij dhe dija e tij shkallërisht rriten deri sa nuk e arrijnë tërësinë kurse Ademi a.s. është i krijuar me atë dije dhe me ato cilësi nga vetë fillimi.[2]

Gjithashtu, ka mundësi që me nocionin sureh të mendohet për atë se Ademit i është dhënë pjesa e tij e dëshpërimit, pjesa e tij e lumturisë e të ngjashme. Pejgamberi a.s. ka thënë: “I gëzueshëm është ai i cili është i gëzueshëm në barkë të nënës kurse i dëshpëruar është ai i cili është i dëshpëruar në barkun e nënës së tij.”, dhe pas kësaj Pejgamberi a.s. ka thënë: “Pa dyshim Allahu e krijoi Ademin sipas cilësive të tij”, d.m.th. ia ka dhënë pjesën e tij të lumturisë, pjesën e tij të dëshpërimit, pjesën e tij të tevbes dhe pjesën e tij të pranuar te Allahu.

3) Shpjegimi i tretë, siç kemi theksuar, është se përemri hu ( ه ) është i lidhur me Allahun xh. sh. dhe se sipas kësaj kuptimi i hadithit do të jetë:

- Allahu xh. sh. e krijoi Ademin sipas cilësive të Tij të veçanta të cilat i krijoi për të. Ademi dallon nga krijesat e tjera sepse ai është i arsyeshëm dhe sepse ai është në gjendje të sajojë dhe ndërtojë gjera. Të gjitha këto janë cilësi fisnike prandaj lejohet të thuhet se Allahu e krijoi Ademin sipas cilësive të Tij të veçanta.

- Sikur që është e lejueshme që cilësia t’i përshkruhet atij që është përshkruar, gjithashtu lejohet që kjo cilësi t’i përshkruhet edhe atij që ia ka dhënë. Në pajtim me këtë kuptimi i këtij hadithi do të jetë se Allahu e krijoi Ademin sipas cilësive të Tij, respektivisht ia ka dhënë nga cilësitë e Tij.[3]/ [4]

Nga gjerat të cilat muxhessimët tentojnë t’ia përshkruajnë Allahut xh. sh. pamjen është edhe hadithi të cilin e shënon El-Buhariu:

“...atëherë Allahu do të vij [5] fi gajri suretin të cilin e dinë. Kjo do të thotë: Unë jam Krijuesi juaj. Po ashtu do të thotë: Kërkojmë mbështetjen e Allahut nga ti, do të qëndrojmë këtu deri sa nuk vjen Krijuesi ynë. Vërtetë ndërmjet nesh dhe Atij ekziston shenja, dhe kur të vij Krijuesi ynë ne do Ta njohim. Dhe Allahu do t’u vij fi suretin që e dinë dhe do të thonë: Ti je krijuesi ynë, dhe do ta ndjekin.” [6]

Imam Er-Rraziu thotë: “Dije se këtij hadithi i qasemi nga disa anë:

- Fi në këtë hadith vjen në kuptimin e shkronjës ba dhe kuptimi i hadithit do të jetë: Dhe Allahu do t’u vij (jep, sjellë, krijojë) me pamjen e cila për ta ka qenë e panjohur në botë kurse ajo pamje është ajo që t’ia paraqesë Melekun nga melekët e Tij. Shembull i shpjegimit të këtillë është të folurit e Ibn Abbasit, i cili duke e shpjeguar ajetin:   

“Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vij ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha (si rrufeja që godet në mot të kthjellët), …

هَلْ يَنظُرُونَ إِلَّا أَن يَأْتِيَهُمُ اللَّـهُ فِي ظُلَلٍ مِّنَ الْغَمَامِ ...

Nuk presin ata tjetër, veçse t’u vie fi dhulelin min’el-gamami (ndëshkimi i Perëndisë prej réve të bardha), …. (El-Bekara, 210) thotë: Bi dhulelin min’el-gamami – që ndëshkimi i Allahut t’u vijë prej reve të bardha. Pastaj ajo pamje do të thotë: Unë jam Krijuesi juaj, dhe ky do të jetë provimi juaj me të cilin besimtarët do të forcohen. Sa u përket fjalëve: “Dhe kur të na vijë Krijuesi ynë ne do Ta njohim”, ato do të thonë: Kur të vijë mirësia e Krijuesit tonë ne do Ta njohim. Kurse fjalët e tij: “Dhe Allahu do t’ju vijë me pamjen të cilën do ta njohin”, ato do të thonë: “Dhe do t’u vijë me pamjen për të cilën ata e dinë se është nga shenjat e mirësisë.”

Sa i përket shenjës nëpërmjet së cilës Atë e njohin, ka mundësi që kjo shenjë është diversiteti i Tij nga aksidencat dhe substancat, dhe kur ta shohin këtë, do Ta njohin.

Shpjegimi i dytë i këtij hadithi është se me sureh mendohet në cilësinë dhe kuptimi do të ishte: “Allahu do t’u tregojë nga rreptësia e tij në të cilën ata nuk janë mësuar dhe pastaj do t’u tregojë mëshirën e tij ashtu si janë mësuar ata me të.” [7]

Nga dëshmitë të cilat ata i përdorin që Allahut xh. sh. t’i përshkruajnë pamje është edhe hadithi të cilin e shënon Ibn Huzejme në librin të cilin e kas quajtur Kitab’ut-tewhid: “Mos e qortoni fytyrën, vërtet Allahu e krijoi Ademin ‘ala sureti Rrahman’ “. Mirëpo, ky hadith nuk mund të bëhet dëshmi sepse vetë Ibn Huzejme në librin e tij, pas theksimit të këtij hadithi, ka thënë se ky hadith është i dobët dhe pas kësaj ka thënë: “E sikur të ishte korrekt, do të kishte një nga dy kuptimet vijuese:

- Me sureh mendohet në cilësi;

- Me këtë shtesë dëshirohej të tregohet në rëndësinë e kësaj sureje sikur që i jepet rëndësi devesë në shtëpi [8] me theksimin e tyre krahas emrit të Allahut.”[9]

Hadithi i katërt me të cilin muxhessimët tentojnë t’i përshkruajnë Allahut të lartësuar pamje është hadithi në të cilin thuhet: “E kam parë Krijuesin tim fi ahseni suretin.”  

As në këtë hadith nuk ka dëshmi për ata që dëshirojnë t’i përshkruajnë Allahut pamje dhe këtë nga arsyeja vijuese:

Imam Er-Rraziu thotë: “Fjalët e tij fi ahseni suretin mund të jenë nga cilësitë e atij kush shikon sikur që thuhet: “Hyra te sunduesi me rrobat më të mira”, respektivisht: “Kurse unë kam qenë me rrobat e mia më të mira.” Kurse mund të jenë edhe nga cilësitë e atij që shikohet. Dhe, nëse fi ahseni suretin ka të bëjë me atë që shikohet, atëherë hadithi ka dy shpjegime:

- Që sureh të jetë në kuptimin e tij tekstual dhe që kuptimi të jetë: “Allahu e ka zbukuruar pamjen e tij [10] kur ai e Ka shikuar dhe ky është edhe një privilegj për Muhammedin a.s.

- Që me sureh mendohet në cilësinë dhe se atëherë me këtë hadith tregohet në gjendjen e tij të mirë te Allahu xh. sh. dhe tregon në atë se Ai i ka dhënë shumë mirësi. Ai që shikon ndonjëherë pritet mirë nga ana e atij që e shikon e ndonjëherë jo mirë, ndërsa Pejgamberi a.s. në këtë hadith na njofton se Allahu e ka pritur mirë.

E nëse fi suretin është lidhur me Allahun, atëherë në këtë ekzistojnë tri mendime:

- Që ai e ka parë Atë në ëndërr në ndonjë pamje të caktuar dhe kjo atëherë është vetëm imagjinatë.

- Që me sureh mendohet në cilësi dhe që kuptimi të jetë: ‘Për shkak të mirësive të shumta të cilat m’i ka dhënë kur Atë e kam parë, e kam parë në pamjen më të mirë.”

- Kur Atë e ka parë ka njohur se disa cilësi të Tij të Madhështisë dhe Fuqisë të cilat nuk i ka njohur më herët.” [11]

Përktheu: N. Ibrahimi



[1] Të gjithë kanë sy, veshë, hundë, buzë ...

[2] Allahu xh. sh. e konfirmon këtë dhe thotë: “Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”. “Qofsh i lavdëruar!” – thanë ata – “ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Ti je mendjemprehtë dhe i gjithëdijshëm”. O Adem – tha Ai – tregoju emrat e tyre! – Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di atë që tregoni haptazi dhe atë që e fshihni”. (El-Bekara, 31- 33).

[3] Për këtë kemi folur në kapitullin “Muhalefetun Li’l-Havadith”.

[4] Esasut-Takdis, Fahruddin Er-Rrazi, fq. 70- 72.

[5] Nuk mendohet në ardhjen e Allahut por në atë se ai do të jep, krijojë pamjen e caktuar te ata.

[6] Buhari, hadith nr. 6573, fq. 767.

[7] Esasut-Takdis, Fahruddin Er-Rrazi, fq. 73-74.

[8] Thuhet Bejtullah dhe Nakatullah

[9] Esasut-Takdis, Fahruddin Er-Rrazi, fq. 73.

[10] Të Pejgamberit.

[11] Esasu Takdis, Fahruddin Er Razi, str. 74- 75.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme