VEPRIMET E PAZAKONSHME MORALE -12

        Të arsyeshmet nuk duhet gjykuar në bazë të lutjes për mëshirë, ankesës, dinakërisë dhe lëkundjes së të përloturit që shtiret se i është bërë e padrejtë. Sepse, i kam parë disa që kanë vepruar ashtu, kurse sigurisht qenë mizorë që e kanë tepruar çdo ditë. Në anën tjetër, i kam parë disa të cilëve u është bërë e padrejtë se si ishin të qetë në të folur, pa kurrfarë ankese dhe të painteresuar dhe se ai që nuk është interesuar për gjendjen e tyre do të mendojë se ata janë mizorë. Prandaj këtu ka nevojë dëshmimi i mirë dhe që mos të bie nën ndikim të asaj që shpirti e synon, ka nevojë që njeriu mos të bie nën ndikimin e gjendjes momentale as në rastin e parë as të dytë, por që gjithnjë të synojë nga drejtësia që barabartë e urdhëron e vërteta. Në veprimet jo të rëndomta morale po ashtu bën pjesë edhe ajo që negligjenca është e qortuar, kurse praktikimi i saj i lavdërueshëm nga shkaku që ai që sipas natyrës është jozelltar e shfrytëzon këtë veçori pa vend edhe atje ku ka nevojë përmbajtja e tij. Sepse jozellshmëria bën pjesë në padije dhe është e qortuar. Kurse ai që sipas natyrës është i kujdesshëm gjithherë e shfrytëzon jozellshmërinë atje ku e ka vendin dhe ku është i qortuar gjurmimi dhe çfarëdo hulumtim themeltar. Pra, është lëvduese të tregohet jo i zellshëm me qëllim të arritjes së të vërtetës, refuzimit të mendjelehtësisë, përdorimit të butësisë dhe evitimit të pakëndëshmërisë, së këndejmi është gjendje e lavdërueshme që njeriu të dëftojë negligjencë atje ku është e nevojshme derisa negligjenca si e tillë është veti e qortuar.
Kështu është edhe me shprehjen dhe fshehjen e frikës dhe me manifestimin dhe fshehjen e durimit. Të manifestohet frika në goditjet e fatit është e qortuar, sepse kjo është shenjë e paaftësisë së njeriut që të sundojë me vetveten sikur edhe manifestimi i diçkaje në çka nuk ka kurrfarë dobie. Kjo është qortuese edhe nga pikëpamja e vetë fesë, sepse paraqet refuzimin e asaj që ka nevojë të bëhet dhe jogatishmëria që të pritet ajo që do të vijë, e që mund të jetë më e rrezikshme nga ajo në çka momentalisht është dhe për ç’arsye kjo frikë dhe panik manifestohen. Pasi që manifestimi i frikës është i qortuar, rezulton se manifestimi i asaj që është e kundërt me këtë është veti lavdëruese, e ky është durimi. Manifestimi i tij është shenjë e zotërimit me vetveten, refuzimit të asaj që është e padobishme, kurse bërja e asaj që është e mirë dhe e dobishme, edhe tash edhe më vonë (edhe në këtë botë edhe në botën tjetër).

Nënçmimi është lloj i tradhtisë, sepse mund të të tradhtojë ai që të nënçmon, kurse ai që të ka nënçmuar tashmë të ka tradhtuar dhe ndaj teje ka qenë i padrejtë. Për këtë çdo nënçmues është tradhtar, kurse çdo tradhtar nuk është nënçmues. Ai që nënçmon ndonjë gjë e nënçmon edhe pronarin e saj.

Vetëm në dy raste është e mirë ajo që është e shëmtuar në të gjitha rastet tjera: qortimi dhe kërkimi i faljes. Është mirë të numërohen të mirat dhe të ceken bamirësitë, përndryshe kjo është skajshmërisht e shëmtuar në të gjitha rastet, pos në këto dy rastet e cekura.

Nuk është turp nëse dikush sipas natyrës së vet të synojë drejt disa të këqijave qofshin edhe më të këqijat dhe të metat më të mëdha, derisa këtë nuk e publikon në fjalën ose në veprën e vet. Thuajse   kjo mund të jetë më lavdëruese për të se që do të lëvdohet ai të cilit natyra e tij i ndihmon të jetë i mirë. Natyra e prishur mundet vetëm me fuqinë e mendjes zelltare të ngadhënjehet.

Ta tradhtosh shenjtërinë martesore është më e keq se vrasje të bësh, sepse nderi për njeriun fisnik është më e lartë se pasuria. Fisniku duhet që trupin e vet ta ruajë me pasurinë e vet, shpirtin e vet me trupin e vet, nderin e vet me jetën e vet, besimin e vet me nderin e vet dhe vetëm besimin nuk mund ta flijojë për asgjë tjetër.

Zhgënjimi në nder është më i keq se zhgënjimi në pasuri. Dëshmi për këtë është ajo që thuajse   nuk mund të gjendet dikush që në pikëpamje nderi nuk do të zhgënjejë qoftë pak dhe ai mbetet ndër të mirët, derisa zhgënjimi në pasuri, qoftë i vogël ose i madh, mund të vijë vetëm nga ana e atij që deri në skaj është i përbuzur dhe larg nga njerëzit e mirë.

Të konkludosh sipas analogjisë për gjendjen e njerëzve, në të shumtën e rasteve mund të sjellë deri te përfundimet e rrejshme dhe kryesisht të pavërteta. Kjo aq më tepër nuk është e lejuar në fe. Përngjasuesi (mukal-lidi) është i kënaqur që të konsiderohet i marrë, por e merr mjaft seriozisht që të mashtrohet në pasurinë e tij. Dhe në të dy këto rastet bën gabim.

Nuk gjykohet naiviteti në pasurinë e tij. Këtë mund ta konsiderojë mjaft serioze vetëm ai natyra e të cilit është e prishur, ambicia e poshtër dhe shpirti i përbuzur.

Ai që nuk di ç’janë virtytet, le të mbështetet në atë që i ka urdhëruar All-llahu xh.sh. dhe Pejgamberi i Tij, s.a.v.s., sepse në këtë janë përmbajtur të gjitha virtytet.

Janë të shumta ato të cilave u druajmë dhe kujdesi nga ato të bëhet shkak që të biem në ato.

Ka mjaft fshehtësi që përhapen për shkak se në ruajtjen e tyre teprohet.

Ka mjaft kthime kokash që janë më të dyshimta se shikimet e gjata.

Bazë e gjithë kësaj është teprimi që ka dalë nga suazat e maturisë, drejtësisë. Kurse virtyti është ndërmjet teprimit në masë dhe ngecjes për masë. Të dy skajshmëritë janë të qortuara. Ndërmjet tyre është virtyti që është i lavdëruar. Përjashtim është vetëm mendja në të cilën nuk mund të ketë teprim.
Gabimi në urtësi është më i mirë se sa gabimi në shkatërrim.

Është e çuditshme se si virtytet janë të bukura dhe vështirë të sendërtueshme, kurse të këqijat të shëmtuara dhe lehtë të kapshme!

Kush dëshiron të jetë i drejtë le të mendohet në vendin e kundërshtarit të vet dhe qartë do t’i dëftohet padrejtësia e tij.

Urtësia është aftësia e të njohurit të mikut prej armikut.

Kulmi i marrëzisë dhe dobësisë është mosdallimi i armikut prej mikut.

Mos ia lësho armikun tënd dhunës as ti mos i bën dhunë. Në këtë barazoje atë dhe mikun. Bëhu i kujdesshëm ndaj tij dhe ruaju që vetes t’ia ofrosh ose ta lartësosh vlerën e tij, sepse kështu bëjnë të marrët.

Kush e barazon armikun e vet me mikun e vet në afrimin nga vetja dhe lartësimin, pak njerëz do ta duan dhe vetë do t’ua lehtësojë që t’i bëhen kundërshtarë. Do të bëjë që armiku ta nënçmojë dhe do t’u japë mundësi që kundër tij të luftojë. Mikun kështu do ta kthejë kundër vetes dhe do të bëjë që ai të futet në grupin e armiqve të tij.

Kulmi i të mirës është që kundërshtari yt të jetë i sigurt nga dhuna jote dhe e atij që të ka lëshuar dhunës së tij. Por duke e afruar nga vetja, bën veprimin e të marrëve të cilëve po u afrohet shkatërrimi.

Kulmi i të keqes është që miku yt mos të shpëtojë nga dhuna jote. Kurse mikun e largon nga vetja vetëm ai që nuk ka mend dhe të cilit shkatërrimi i është garantuar.

Nuk është shpirtmirësi t’ia ofrosh vetes armiqtë pas me ta të jetohet në qetësi, por gjithnjë të kesh kujdes nga ata.

Rrallë kam parë që dikush që ka pasur mundësi dhe është shkatërruar që përsëri të vijë në mundësi.

Sprovat e njeriut në jetë janë të shumta, kurse më të mëdha janë ato me pjesëtarët e racës së tij njerëzore.

E keqja që njeriu ia shkakton njeriut tjetër është më e madhe se e keqja që ia shkakton bishave të egra dhe gjarpërinjve të dëmshëm. Sepse, ka mundësi të ruhesh nga e keqja e kësaj që e cekëm, por fare nuk është e mundur që nga e keqja e njerëzve të mbrohesh.


* * *

Falënderimi i qoftë All-llahut, Një të Vetmit! Bekimi dhe paqja e Tij qofshin mbi robin më të zgjedhur të Tij, prijësin tonë Muhammedin a. s., në gjininë e tij të ndershme, shokët dhe familjen, përherë deri në Ditën e gjykimit!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme