Kadare dhe rryma e tij katolikocentrike!

Kadareja duket se nuk lexon libra te autoreve perendimore qe ne përgjithësi i trajtojne me objektivitet problemet e historisë, te marredhenieve Lindje-Perëndim, te Perandorise Osmane, te pozites se shqiptareve ne këtë Perandori, te karakterit te luftrave qe ka bërë Skenderbeu, te kryqzatave, te ndarjeve fetare, ideologjike, politike etj. Kadareja për të gjitha këto perdor vetëm te drejtën e pakufizuar qe i njihet shkrimtarit për te bërë letersi dhe qe ai e kupton si liri për te trilluar bukur, edhe kur vuan e vërteta historike dhe shtrembërohet realiteti politik ,shoqëror etj.

Pushtimi osman një pjesë te madhe te Ballkanit e ka gjetur te shkeputur nga Perëndimi. Kurse trojet shqiptare ishin vetëm pika ku ndeshej Lindja me Perendimin. Skenderbeu ishte po aq aleat me lindoret ortodokse, sllavet, rumunet sa me perendimoret katolike, mbretin e Napolit, ishte madje shpesh armik me Venedikun dhe i pakenaqur me Vatikanin.

 

Po të nisesh nga pozitat e goditjeve qe mori shovinizmi e ekspansionizmi serb nga pushtimi osman i duhet dhënë plotësisht te drejtë Predrag Simiçit kur shprehet se te keqijat ne Ballkan filluan me myslimanizimin e shqiptareve, sepse qysh atëherë u be e fortë “diga shqiptare” për te ndaluar vershimet sllave me tej. Për serbet e keqe për Ballkanin quhet ajo qe është e keqe për qëllimet shoviniste serbe. Prandaj serbet gjithnjë janë perpjekur t’u rrasin me zor ne kohe shqiptareve se e keqja edhe për këta ka qenë sundimi osman e myslimanizmi. Ata shqiptare qe vazhdojnë te perhapin këtë perralltari serbe mendojnë si serbe e jo si shqiptare, bëjnë punën e serbeve e jo te shqiptareve.

 

Edhe tek Kadare me sa duket ka ngjitur hija e “mitit te viktimizimit” qe kanë perhapur serbet ne Ballkan përderisa shkruan “popujt ballkanas qendrojne përpara portave te Europes pa mundur te fshehin dot shenjen qe u ka lënë ne trup e ne ndërgjegje Perandoria Osmane” (“Korrieri” 25.8.2001). Mirë shqiptarët e boshnjaket qe u myslimanizuan ne masë, po grekeve, serbeve, bullgareve, kroateve, slloveneve, rumuneve, çfare shenjë u la ne trup Perandoria Osmane qe s’i pranon Europa? Ruset, ukrainasit, bielloruset, sllovaket nuk ishin nën Perandorine Osmane. Greket tashmë Europa i ka pranuar, megjithëse ata mbeten “lindore” e nuk bëhen dot “perendimore”.

 

Prandaj Kadareja dhe te tjerë qe ndjekin idetë e tij i bëjnë vetëm sherbim te keq kombit shqiptar qe perserisin pa pushim fjalët urrejtje për osmanet ne histori dhe myslimanet sot, dhe ua përshkruajnë Ballkanin si një gjymtyre te Europes te amputuar nga xherahet e dikurshem osmane qe tani e paskan marrë përsipër ta ngjisin e ta bëjnë funksionale kirurget e sotëm nga Europa Perendimore. Autorja angleze Viktoria Klark ne faqen e fundit te librit te saj (414) ka bërë një konstatim qe i shkon si përgjigje me e përshtatshme propagandës se Kadarese për integrimin e Ballkanit ne Europe: “Është vështirë te merret me mend se si Ballkani e Rusia ne Lindje mund te integrohen me pjesen tjetër te Europes nëse te dy anet e kontinentit nuk i shtrohen punës për te ndryshuar, për t’u marrë vesh. Pa një njohje te ndersjelle me te madhe te asaj qe Perëndimi e Lindja humben nga njeri-tjetri me “Shizmen e madhe”, pa përpjekje për te rivendosur barazpeshen, duhet të kemi shumë frikë”.

 

Nderhyrja e NATO-s ne Kosovë ishte prova e pare se bombat e te krishtereve mund te hidhen edhe mbi te krishteret, se Ballkani nuk është njesi uniforme me vete, se integrimi ballkanik nuk është lehtesisht i arritshem ne kuadrin e perspektives se Europes se Bashkuar.

 

Kadaretë mund të jenë nga çifutët spanjollë që ikën nga inkuizicioni në vitin 1492, u vendosën në Selanik me dashamirësinë e Sulltanit dhe atje një pjesë, në shenjë nderimi për Baba Dovletin, u myslimanizuan dhe u shpërndanë si nëpunës besnikë në tërë Perandorinë.

 

Nese lexohen me vemsndje shkrimet e kadarese ai na del se eshte racist dhe i semure, semundja e tij quhet: Oksidentosis. Racizmin e tij ne shkrime e ka shprehur sidomos ndaj popullit kinez.

 

Ismaili përpiqet që Oksidentosis ta paraqesë si sëmundje të gjithë shqiptarëve, madje në breza. Këtë e tregon fjalia e tij: "Malli për Europën e munguar për pesë shekuj bëri që (Shqipërisë) t'idukej e natyrshme që mbreti i saj i parë në liri të ishte një princ gjerman" (Sulstarova f1.193). T'i shtojmë kësaj edhe ato që ka shkruar Kadareja për mallin shqiptar pë Europën gjatë sundimit komunist dhe kuptohet që Oksidentosis tek ai ka marrë përpjestime llahtarisëse.

 

Në rastin kur koha, në periudha kritike për Kombin tonë, pjell qenie të tilla si Ismail Kadare apo Zef Bushatër, për të fyer e denigruar Islamin, ajo nuk harron të lind edhe burra të tjerë, shqiptarë të ndershëm, të cilët duke patur respekt edhe për Krishtërimin, dinë të mbrojnë me dinjitet e kompetencë Islamin, duke e konsideruar atë si një nga dhuratat e Zotit të plotfuqishëm në funksion të përsosurisë universale të njeriut.

 

Është në interes të Kombit tonë, që të gjejmë pikat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë, e t’ju referohemi atyre. Janë mjeranë ata individë që duke pranuar rolin e shërbëtorit, e vendosin personin e tyre në funksionet e antikombëtarit, duke nxitur në këtë mënyrë dasitë fetare.

 

Kadareja e braktisi Shqipërinë. Shqipëria është mësuar me këto lloj braktisjesh. Por ajo dëshpërohet kur e përgojojnë veçanërisht bijtë e saj. Përgojimi është sidomos një ves i shpikur nga njerëz të dobët... Por siç Renani ka thënë "të harruarit, apo gabimi historik është një faktor i rëndësishëm në krijimin e kombit", (Becoming National, Oxford University Press, 1996) edhe debati mbi Skënderbeun ne si shqiptarë na mëson këtë gjë. Pra ndërtimi i historisë së kombit mbi harresën apo rrëfime të gabuara është pjesë e nacionalizmit. Dhe në fakt mbrojtësit e Skënderbeut, duke dashur që të ruajnë mitin e tij, kërkojnë në fakt që historia të lexohet gabim.

 

Që historia ndërtohet mbi mite, duket se është edhe teza që Sulstaroves. Por, në kundërshtim me Lubonjën, i cili mendon se që dikush të jetë i lirë, duhet të jetë i ditur, Sulstarova thotë: "Në Shqipëri çmontimi i identitetit shqiptar nuk po na sjell ndonjë emancipim të madh qytetar, vetëm intensifikimin e politikave alternative të identitetit, që kanë për bazë fenë ose etninë. Diku miti i Skënderbeut si "Atlet i Krishtit" po përdoret si thirrje për konvertime të shqiptarëve myslimanë në krishterim, diku kryetari i një bashkie Skënderbeun e bën grek, diku tjetër sajohen varre për ushtarët grekë, si shtylla për të mbajtur në këmbë mitet e "çlirimit të Vorio-Epirit". Nuk është e thënë që përgjigjja e shqiptarëve ndaj këtyre dukurive duhet të jetë patjetër dhe gjithmonë referimi te miti i Skënderbeut, aq sa ai të na zërë hapësirën qytetare dhe mendimin kritik, mirëpo në krahun tjetër identifikimi me bashkësinë shqiptare, me gjithë shndërrimet e pashmangshme që sjellin kohërat dhe kontekstet e reja, ka si derivat të vetin interpretimet e pareshtura të figurës së Skënderbeut, sepse një bashkësi që quhet "shqiptare" nuk mund të ekzistojë në hapësirë dhe në kohë pa simbolin e Skënderbeut."

 

Me rënien e komunizmit dhe dobësimin e ideologjisë nacional-komuniste, shqiptarët e Shqipërisë janë liruar nga shumë mite të të kaluarës. Në këtë vazhdë mendoj që edhe rrëfimi i drejtë i Skënderbeut, nuk do të bëj ndonjë hata të madhe, pasi siç Umut Ozkirimli thotë 'identitetet janë një projekt në vazhdim e sipër apo një 'work in progress', që ndërrojnë sipas konjukturave historike, ekonomike, politike dhe sociale.'(Umut Ozkirimli dhe Steven Grosby, në Nations and Nationalism, 2007) Shqiptarët do të ishin bërë shqiptarë edhe nëse hero i tyre do të ishte Sulltan Abdylhamiti, Esat Pasha, Haxhi Qamili, Lenini, Stalini apo dikush tjetër në vend të Skënderbeut. Pse siç Gellner thotë, nacionalistët dhe shteti kombëtar do të krijonin ndonjë mit apo hero tjetër, do ta zbukuronin me bëma dhe heroizma, dhe kombi do të mrekullohej ndërsa do të lexonte mbi heroizmat e të parëve të tij.

 

Për sa më sipër jam i mendimit që detyrë e elitave shqiptare sot, është që të reflektojnë me seriozitet dhe shkencërisht mbi të kaluarën e tyre, duke përfshirë këtu edhe përdorimin, historinë dhe mitin e Skënderbeut, pa patur frikë apo komplekse kombëtariste. Nëse duam me të vërtetë që të ndërtojmë një komb evropjan, pa 'fyhrer', 'komandantë' dhe 'atletë të Krishtit', por me qytetarë dhe evropianë të njëmendtë, baza e këtij qytetari nuk duhet të jetë miti dhe legjenda, por dituria e cila të bën të lirë, siç edhe Lubonja thekson.

 

Kam këtu parasysh një këshillë të Muhametit a. s. e cila më obligon dhe më bën tepër të ndërgjegjshëm në qëndrimin tim ndaj Kombit si dhe ndaj fesë: "Kush nga ju shikon një të keqe, le ta ndryshojë këtë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë le ta bëjë me gjuhën e tij, e nëse përsëri nuk mundet, atëherë le ta bëjë me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.

 

15.11.2011

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme