Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

Muzika dhe tė kėnduarit


Muin Sulejmani

Nga artet natyrore të njeriut është edhe muzika e cila është zbavitje që i qetëson shpirtrat, i gëzon zemrat dhe i kënaq veshët dhe është një nga format e shfaqjeve të veçorive natyrore. Islami është fe e lartë jo vetëm se nuk i kundërshton dhe hedh poshtë veçoritë e pranishme në natyrën e njeriut, por ato i vë në rregull dhe në trajtën më të përsosur. Është e natyrshme që ashtu si veçoritë tjera edhe kjo nuk mund të hidhet poshtë tërësisht e as nuk mund të pranohet tërësisht.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Nocioni muzik

 

Nocioni muzikë rrjedh nga gjuha greke nga fjala “mousike” e cila do të thotë: Bashkërenditja e tingujve në mënyrë ritmike që tingëllojnë këndshëm dhe të ndjehet i gëzueshëm dhe i këndshëm.  Gjithashtu ky nocion mousika sipas rregullave gramatikore të gjuhës greke emri  mous do të thotë: xhinde e bukur, ndërsa sufiksi ika  jep kuptim të përkatësisë së gjuhës, si p.sh., elenika- greqisht, arabika-arabisht, turkika- turqisht, albanika-shqip etj., nga kjo që në fund kuptojmë se nocioni mousika (muzik) do të thotë: gjuha e xhindeve të bukura. Po ashtu ky nocion ngërthen edhe këtë kuptim sipas mitologjisë së vjetër greke të cilët në kohën e paganizmit i janë lutur zotit të shkencës dhe të artit me këndime duke ndjen gëzim dhe hare, dhe se këtë zot e kanë quajtur zoti muz.[1]

 

Përkufizimi i muzikës

 

Për përkufizimin e shkencës së muzikës ekzistojnë përkufizime të shumta nga ajo se në cilin prizëm i të shikuarit ashtu edhe është definuar, këtu do të japim disa nga shkencatërt e muzikës dhe të Farabiut.

 

Përkufizimi i parë:

Muzika është shkencë-artë me anë të së cilës nuk mund që të shprehen ndjenjat me fjalë por me anë të zërit-tingujve.[2]

 

Përkufizimi i dytë është:

Muzika është një gjuhë të cilën e kupton çdokush.

Me këtë definicion del në pah se muzika është një degë shkencore e cila nuk bën dallim në mes gjuhëve dhe nacionalizmit por direkt i shpreh ndjenjat dhe nxitë në to.[3]

 

Përkufizimi i tretë:

Farabiu (870-950) thotë: Muzika është shkencë e cila në përgjithësi merret me harmonizimin e tingujve dhe shndërrimit të tyre në një formë më të mirë.[4]

Nga ky përkufizim i Farabiut nënkuptojmë vetëm tingujt dhe radhitja e tyre quhet muzikë, ndërsa nga këto bën përjashtim të gjitha ato të cilat i bashkëngjiten veglat, interpretimet e këngëtarëve (klipet), vallëzimet etj.

 

Nocioni muzik në Kur’an dhe Hadith

 

Nocioni muzikë në Kur’an nuk ceket në mënyrë direkt me këtë shprehje, por nga përmbajtja dhe përdorimi i fjalëve që në të përmbajnë dhe përdoren janë përmendur disa kufizime dhe rregulla të shprehjeve. Në Kur’an këto rregulla dhe kufizime të shprehjeve në mund t’i nxjerrim këto:

  1. Të mos ketë shprehje të cilat largojnë muslimanin nga rruga e All-llahut.
  2. Mos tallja me gjërat e shenjta dhe të vlefshme që janë në fe.
  3. Mos të jetë shkak për prolongimin e kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive fetare.
  4. Mos të përmbajë fjalë të cilat shpien në shpifje, gënjeshtra, që shpien në prostuticion dhe akte të tjera të cilat janë të ndaluar sipas legjislacioni Islam (sheriatit).
  5. Mos të favorizohet aq shumë sa që të paraprinë leximin e Kur’anit.
  6. Mos t’i zotëroj ndjenjat shpirtërore që të provokon me ato fjalë ose me interpretimin e saj.

Gjithashtu edhe në hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nuk ceket në mënyrë direkte me këtë shprehje, por nga hadithet e Pejgamberit kemi hadithe sahih (autentik), daif (të dobëta) dhe një pjesë të improvizuara. Nga këto lloj të pranimit dhe mos pranimit të haditheve të cilat i kanë komentuar nga të cilat dijetarët kanë sjellë vendime juridike rreth problematikës së çështjes në fjalë.

Ndërsa në të drejtën Islame muzika njihet edhe me disa emra tjera, e ato janë: “el-Gina”, “el-inshad”, “el-Huda”, “en-Nasb”, “en-Nijahe”, “el-Gazel”, “Zuhdijjat”, “Kaside”, “Tagjir”, “Sema”, “Musika”, “el-Elhan”, “el-Edvar”, “Meazif”, “Mezamir” ve “Melahi”, por ka edhe emra të tjera por këtu nuk është e arsyeshme që të i përmendim që të gjitha.

Ndërsa për kuptimet e tyre çdo dijetar ka sqarime të këtyre termeve se çka nënkuptohet me këto, por ne më së shumti do të i përmendim vetëm ato të cilat për menden në hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Shprehja e cila më së shumti përmendet me kuptim të muzikës në hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është shprehje “el-Gina”.

 

El-Gina

 

Në gjuhën arabe është sinonim i fjalës muzikë ngase shkencës së muzikës si nga koha e filozofëve Islam si e kanë quajtur ilmul-Gina e cila nënkupton shkencën e muzikës po ashtu edhe Farabiu e ka qujtur librin e tij me emrin Kitabul-Musika, që do të thotë që të dy shprehjet kanë kuptim të përbashkët si në të kaluarën po ashtu edhe sot.

 

Dallimet e kuptimit të shprehjes el-Gina nga linguistët arab:

 

Nga aspekti gjuhësorë nocioni el-Gina është fjalë amfibolik e cila përmban këto kuptime: me qenë i pasur ose kuptimi tjetër me e ngrit zërin lartë[5] Ndërsa disa linguistë thonë se fjala el-Gina do të thotë të dëgjuarit e zërit të bukur ose të dëgjuarit e zërit të bukur me tonë të lartë ose radhitja e tingujve të zërit duke ngritur tonin lartë.[6] Po ashtu sipas disa dijetarëve thonë se el-Gina përveçse duhet të jetë radhitja e tonit të zërit lartë ajo duhet të jetë në formë vjershe, të shoqërohet me trokitjen e duarve dhe me vegla muzikore.[7]

 

El-Mezif

 

Në hadithet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e gjejmë edhe fjalën el-Meazif që është shumësi i fjalës el-Mi’zef, e cila rrjedh nga fjala ‘azfe, e cila do të thotë: zëri i xhinëve e cila natën dëgjohet si zëri i ziles, po ashtu edhe kur qielli bubullon i thonë A’zf. Ndërsa nëpërmjet haditheve të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem me këtë shprehje më së shumti përdoret për instrumentet muzikore. Gjithashtu në hadithe (traditën e Pejgamberit) për instrumentet muzikore përdoret edhe shprehja Mizmar shumësi i së cilës është Mezamijr. Ndërsa ai i cili luan në shoqërim të Mi’zefit, instrumenteve muzikore, quhet A’zif. Por, nga gjitha kjo në fund nënkuptojmë se bëhet fjalë për instrumentet muzikore në përgjithësi me këtë shprehje.

 

El-Mizmar

 

Mizmar në gjuhën arabe i thonë çdo vegle e cila fryhet dhe nëpërmjet saj nxirret zë, kështu që kur përdoret si emër lloji atëherë i përmbledh që të gjitha veglat muzikore. Gjithashtu nga e njëjta rrënjën që rjedh fjala Zemmare që i thonë femrës jo të ndershme (prostitutes)[8] ngase në ato kohëra prostitutet përpos që kanë kryer marrëdhënie jo të ligjshme ato edhe kanë kënduar muzikë, e mu për këtë janë quajtur me këtë emër. Gjithashtu kjo shprehje është përdorur edhe në kuptim të shprehje el-Gina, është rasti kur ebu Bekri radiall-llahu anhu hyri në shtëpinë e pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në ditën e bajramit dhe i pa dy robëreshat se si luanin me def dhe këndonin e ai në atë rast përdori fjalën Mezamirush-Shejtan (fyellit e shtejtanit), këtu me këtë shprehje është përdorur vetëm për fjalët të cilat janë kënduar.[9]  Gjithashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  e ka përdorur këtë fjalë kur i ka thënë ebu Musa el-Esh’ariut të është dhënë zëri sikur i Davudit alejhi ve sel-lem, edhe nga kjo nënkuptojmë zërin e jo veglat sepse ebu Musa el-Esh’ari ka qenë duke kënduar Kur’an dhe e ka lëvdruar atë për zërin e tij të bukur. Kështu që nga hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kuptojmë se veglat të cilat janë me tel quhen Meazif ndërsa ato vegla të cilat vetëm fryhen ato quhen Mezamir.

Gjithashtu ka edhe shprehja të tjera për të cilat ka mendime të ndryshme rreth tyre po neve na mjaftojnë vetëm këta se ato janë përdorur pas periudhës së Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

 

Qëndrimi Islamit ndaj muzikës  

 

Gjërat në parim janë të lejuar: 

 

Por, para se të zhytemi në sqarimin e mendimeve rreth dispozitës së muzikës është domosdo që të tregojmë një rregull të cilën dijetarët Islam e kanë mirratur se në esencë gjërat janë të lejuara. Duke u bazuar në ajetin: “Ai (All-llahu) është që për ju krijoi gjithçka që ka në tokë...[10], ndërkaq ndalimi mund të bëhet vetëm nëse për të ka argument autentik e të qartë nga libri i All-llahut të Madhërishëm, hadithet e të Dërguarit të All-llahut sal-llall-llahu alejhi ve sel-lem apo ka konsensus autentik e bindës, ndërsa nëse nuk ka tekst (ajet apo hadith) ose ixhma’ të dijetarëve apo ka tekst të qartë por është joautentik apo është autentik por jo i qartë në ndalim të diçkaje, atëherë çështje nuk mbetet në lejimin e diçkaje, por mbetet nga gjërat e falura, All-llahu xh.shë thotë:  “...e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni detyruar (atëherë edhe harami është hallall)...[11]

Ndërsa Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: “Atë që All-llahu e ka lejuar në libri e Tij është e lejuar, atë që e ka ndaluar ajo është e ndaluar, ndërsa për atë që ka heshtur është e falur, për këtë pranoni faljen e Tij, sepse All-llahu nuk harron asgjë” dhe e ka lexuar ajetin: “...e Zoti yt nuk është që harron”.[12]

Pasi kuptuam rregullin, atëherë paraqesim argumentet e dijetarëve të cilët janë bazuar në tekstet dhe kanë dhënë dispozitën të ndaluar në përgjithësi apo kanë lejuar të tjerët në përgjithësi.

 

Argumentet e atyre që ndalojnë  muzikën

 

Nga argumentet e dijetarëve të këtij grup që janë bazuar në tekstet është në transmetimin e disa Sahabëve dhe tabinëve se këta e kanë ndaluar këngën duke argumentuar me ajetin Kur’anor: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.”[13]

Nga sahabët që transmetohet se këtu me fjalën tregime boshe që e kanë komentuar se nënkupton këngën (apo muzikën) janë Abdullah ibn Mes’udi i cili është betuar tri herë: Muzika, pasha Atë të Cilin nuk ka Zot tjetër pos Tij. [14]

Gjithashtu njëjtë thonë: Abdull-llah bin Abbasi, Xhabiri, Ikreme, Seid bin XHubejr, Muxhahidi, Mekhuli, Amër bin Shuajb dhe Ali bin Budhejme.[15]

Ndërsa ibn Hazm edh-Dhahiriu[16] thotë se ky mendim nuk mund të merret për argument duke përmendur disa shkaqe:

  1. Askush nuk mund të merr për argument, pos Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
  2. Me këta nuk janë pajtuar dijetarët tjerë nga sahabët dhe Tabi’inët.
  3. Vetë teksti i ajetit e demanton të argumentuarit e palës së përmendur me këtë ajet, për shkak se në ajet qëndron: “Po ka nga njerëzit që blenë tregime boshe e me qëllim që t'i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t'i marrë ato (ajetet e) All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.”[17] 

Kështu ngase kush ka vepruar në këtë mënyrë ai është jo besimtarë pa diskutim sepse i ka marrë ajetet e All-llahut në tallje.

Ashtu sikur të kishte blerë një njeri një Mus’haf me qëllim që ti largojë njerëzit nga rruga e All-llahut dhe ta përdorë për tallje, do të ishte jobesimtar. Pra, këtë e ka përbuzur Al-llahu xh.sh, ndërsa asnjeherë nuk e ka përbuzur All-llahu xh.sh. blerje e tregimeve boshe për relaksim e jo për të larguar nga rruga e All-llahut xh.sh.

 

Arumentet e këtij grupi sipas haditheve të Pejgamberit, sal-lall-llah alejhi ve sel-lem, janë: 

 

Ky grup është mbështetur në disa hadithe të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem siç janë:

Transmetohet nga Ukbe  bin Amir se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: “Çdo gjë me të cilën argëtohet besimtari konsiderohet e kotë, me përjashtim të tri gjërave: loja e njeriut me familjen, trajnimi i kalit dhe gjuajtja nga harku”.[18] 

Në një transmetim tjetër përmendet dhe notimi i cili është sipas transmetimit të Taberaniut.

Ndërsa ky hadith është hadith kontradiktor, dhe se nuk përmendet muzika në përjashtimet e pjesëve të cilat u përmendën në këtë hadith.

Ata të cilët lejojnë këngën thonë se ky hadith është hadith i dobët se edhe sikur të ishte i saktë nuk do të ishte e mundur që të jetë argument, sepse fjala “konsiderohet e kotë” e kometojnë se nuk nënkupton ndalesë, por fletë se nuk ka dobi në diçka të tillë. Gjithashut duke u bazuar edhe në rastin kur abisinasit arëgëtonin duke luajtur në xhaminë e Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  por edhe kjo nuk bënë në pjesët të cilat u përmendën në hadith, por është konfirmuar saktë nga se është bërë nga Pejgabemberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Gjithashtu është fakt i pamohueshëm se shëtitja nëpër kopshte, dëgjimi i zërave të shpendëve si dhe format e ndryshme të argëtimeve me të cilat zbavitet njeriu, nuk janë të ndaluara edhe pse vlerësohen si të kota.[19]

Transmeton Hakimi sipas një transmetimi se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: “Disa njerëz nga Ummeti im do ta pinë verën e do të argëtohen  deri në mëngjes e në mëgjes do të shëndrohen në derra.. e atje do të ketë një grup fisesh dhe vende që gjer në mëngjes do të shkatërrohen e më pas do të thonë: sonte shtipija filanit është bërë hirë. Atyre do të zbret ashtu si popullit të Lutit a.s. do t’i zbriten gurrëzi dhe fortuna të mëdha e të forta... që ardhja e kësaj fortune do të jetë përshkak të këngtarëve...[20]

Hakimi në koleksionin e tij këtë hadith sipas kushteve dhe kritereve të Imam Muslimit e konstaton se se është hadith sahih, po ashtu edhe Dhehebiu është në të njëjtin mendim.[21]

Ndërsa Xhudeji’ e kundërshton Hakimin dhe Dhehebiun se në elaborimin e këtij hadithi ka nxjerrë se në senedin e këtij hadithi është një transmetues i dobët i cili e bën hadithin Mud-tarib (kontraverz) dhe se ky hadith është hadith i dobët.[22]

Transmeton ebu Hurejra radiall-llahu anhu se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: Ka ndaluar shitblerjen e qenëve dhe fitimin e fituar këngtarja (zemmarja) nga kënga.[23] 

Sipas ezheriut me fjalën zemmar do të thotë këngëtare, sepse në gjuhën arabe thuhet Ginauz-Zemir (këngë e bukur), gjithashtu edhe gruas jo të ndershme i thuan zemmar sepse në ato kohëra ka kënduar edhe kënga.

Transmetohet nga Imam Bukhariu pa sened nga ebu Maliki apo Ebu Amiri el-Eshariu, (nga dyshimi i transmetuesit), nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: Do të vijë një popull që do ta lejojnë amoralitetin, mendafshin, verën, el-meazif-veglat muzikore". Kurse me një rivajet tjetër thotë Pejgamberi SalAllahu Alejhi ue Selem: Nga Ummeti im, me siguri do të ketë prej atyre që to t´a bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoholin dhe veglat muzikore…”[24] 

Transmetohet nga Nafiu se Ibn Omeri e kishte dëgjuar zërin e fyellit të një bariu dhe i kishte zënë veshët me gishtat e tij, po ashtu ia ndërroi drejtimin kafshës me të cilën udhëtonte dhe thoshte: O Nafi! a dëgjon? Unë i thash Po, dhe ai vazhdonte, derisa thash: Jo. Atëherë i hoqi gishtat, e drejtoi kfshën në rrugë dhe tha: E pash të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur e dëgjoi fyellin e bariut veproi në këtë mënyrë”.[25]

Për këtë hadith ebu Davudi thotë se është hadith munker (i refuzuar). Gjithashtu edhe sikur të ishte hadith i vërtetë do të kundërshtohej vetë ky grup në bazë të këtij hadithi sepse po që se do të i kishte mbyllër veshët Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  nuk do t’ia lejonte ibn Omeri që të dëgjon po ashtu edhe ibn Omeri Nafiun nuk do të lejonte që të ndëgjoj fyellin.

Transmetohet nga Ibn Abbasi radiall-llahu anhu se All-llahu dhe i Dërguari i Tij kanë ndaluar verën,  bixhozin dhe daullin.[26] Dhe se senedi i këtij hadithi është sahih[27]

Transmetohet nga Kutejbe se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  ka thënë: Zili është vegla muzikore e shejtanit.[28]

Ndërsa në lidhje me ndalimin e ziles është shkaku i zërit, sepse në këtë hadith është përngjasuar me fyellin e djallit. Sipas medhhebit shafij është e mekruh, ndërsa sipas medhhebeve tjera është mekruh tenzihen.[29]

Transmetohet nga ibn Abbasi radiall-llahu anhu se ka ardhur një delegacion nga Abdul-kajsi që e pyetën se nga cilët enë ti pien? Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  tha: .... Me të vërtetë All-llahu kanë ndaluar verën, bixhozin dhe lodrën, dhe çdo gjë që deh është e ndaluar.[30]

Jusuf bin Xhudeji isnadin e këtij hadithi e konstanton sahih dhe mut-tasil dhe se transmetuesit janë të besueshëm.[31]

Këto janë disa hadithe nga të cilat janë më të sakta se të tjerat që janë të dobëta dhe të shpikura për problematikën në fjalë.

 

Argumentet e grupit që e lejojnë muzikën[32]

 

Ky grup i dijetarëve pasi që demanton mendimin e grupit të parë atëherë kuptojmë lejimin e çështjes në fjalë.

Gjithashtu edhe ky grup i dijetarëve mbështeten në disa hadithe:

Transmetohet nga Aishja radiall-llahu anha, kur i erdhi babai radiall-llahu anhu për vizitë në kohë të festës, dhe aty ishin dy vajza të reja me të, të cilat këndonin vargjet të cilat ensarët i kënduan në ditën e Bu´aathës. Ebu Bekri radiall-llahu anhu tha: “Fyejt e shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të All-llahut salall-llahu alejhi ve selem!” Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  i tha: Leri, O Ebu Bekr, sepse çdo popull ka festën e vet, dhe kjo është festa jonë, e popullit të Islamit.“[33]

Në bazë të këtij hadithi Imam Gazaliu dhe ibn Kudame el-Makdisi duke u mbështetur kanë thënë se muzika është mubah (e lejuar).[34]

Ndërsa Imam Gazaliu ka komentuar me këtë hadith se në dasma dhe manifestime të ndryshme është e lejuar që të këndohet dhe të përdoren ato vegla. Po ashtu edhe Imam Neveviu thotë se ky hadith është një argument i atyre të cilëve bazohen se muzika-kënga është e lejuar.

Ndërsa nga hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: transmeton Ibn Abbasi radiall-llahu anhu nga Aishja –nëna e besimtarëve- radiall-llahu anha se ka martuar një të afërme të saj me një ensar e në atë rast ka ardhur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,  dhe ka pyet: “A e keni përgatitur vajzën? Thanë: -Po- u përgjigjën njerëzit. A dërguat me të dikë që di të këndojë? Unë thashë: jo.  I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem tha: Ensarët janë popull që e duanë këngën dhe ju është dashur të dërgoni ndonjë që këndon: Ju erdhëm, ju erdhëm! Na përshëndetni ashtu si ju përshëndesim[35] Gjithashtu edhe nga hakimi transmetohet. Hakimi për këtë transmetim thotë se ky është sahih sipas kushteve të Shejkhanëve, gjithashtu edhe Dhehebiu është në të njëjtin mendim.[36] 

Transmetohet nga Nesaiu dhe Hakimi që transmetojnë pre Amir bin Sa’dit, i cili thotë: Hyra te Kirdhe ibn Kaëb ndërkaq ebu Mes’ud el-Ensariu ishte martuar dhe aty rastisa në vajza duke kënduar, kur i pash ato thash: O ju shokë të Dërguarit të All-llahut, pjesëmarrës së luftës së Bedrit, kjo punë ndodh te ju! Ata thanë: Nëse do ulu bashkë me ne dhe dëgjo, e nëse do shko, sepse na është lejuar neve zbavitja për raste të martesës.[37] Këtë hadithi Hakimi e vlerëson sahih. 

Gjithashtu ekzistojnë edhe transmetime tjera të haditheve të këtij grupi që mbështetin mendimin e tyre në lejimin e muzikës, por mjaftojnë vetëm këto.

Gjitashtu kemi edhe thënie nga dijetarët të cilët kanë folur për muzikën se është e lejuar.

Vështrimi i kësaj si nga ajetet, hadithet dhe thëniet e dijetarëve është mirë që të flasim se muzika sipas frymës dhe rregullave të Islamit është gjë thjesht nga gjërat e këndshme të kësaj bote të cilën e lakmojnë njerëzit e pëlqejnë mendjet e preferon natyra njerëzore dhe e do veshi, ashtu si për lunkthin është ushqimi i shijshëm, peizazhi i bukur, kënaqësi e syrit dhe era e këndshme kënaqësi e të nuhaturit.

Pra, a thua vallë se në Islam gjërat e këndshme dhe të shijshme janë të ndaluar apo të lejuar?

Ashtu siç dimë nga ajetet Kur’anore All-llahu xh.sh. beni Israilëve ua ndaloi disa të mira e të këndshme si ndëshkim për ta ashtu siç thotë: “Dhe për shkak të mizorisë së atyre, që ishin jahudi, dhe për shkak se penguan shumë nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bëmë haram) disa (lloje ushqimesh) të mira që u ishin të lejuara.Edhe për shkak të marrjes së kamatës edhe pse e kishin të ndaluar atë dhe ngrënies së pasurisë së njerëzve në mënyrë të padrejtë. Ne kemi përgatitur dënim të mundimshëm për ata që nuk besuan prej tyre”.[38]

Ndërsa All-llahu me dërgimin e pejgamberit të fundit, ashtu siç i kishte paralajmëruar më parë në Teurat dhe Inxhil ashtu siç e cilëson:  “...të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta...”

Nga kjo kuptojmë se në Islam çdo gjë e këndshme, që e preferojnë shijet dhe e pranojnë mendjet e shëndosha, është e lejuar nga All-llahu xh.sh. si mëshirë ndaj këtij ummeti.

 

Fusnota:

 ________________________________

 

[1]http://aliaksoy.wordpress.com/2007/03/23/dinde-kurana-ilaveler-islam-acisindan-muzik-konusu/;  http://tr.wikipedia.org/wiki/M%C3%BCzik

[2] Ibid.

[3] Ibid.

[4] el-Farabi, Ebu Nasr , “Kitabu’l-Musiki’l-Kebir”, (Frankfurt, 1998) fq:, 8-9.

[5] er-Razi el-Hanefij, Muhammed bin ebu Bekr, “Mukhtarus-Sihah”, (viti: 1999, Damask), bot. I fq: 287.

[6] ibn Mandhur, “Lisanul-Arab”,  lënda gina,  nga versioni elektronik Mektebetush-Shamile Isdaruth-thani.

[7] Ibid.

[8] http://tr.wikipedia.org/wiki/M%C3%BCzik

[9] Ibid.

[10] Suretu’l-Bekare: 29.

[11] Suretu’l-En’am. 119.

[12] Transmeton Hakimi.

[13] Suretu Lukman: 6.

[14]Isevij, Muhammed Ahmed, “Tefsir ibn Mes’ud”, (1980, Saudi), vëll: II, fq:489, Kurtubi, Imam Ebu Abdullah, “El-Xhamiu Li-Ahkamil-Kur’an”, (2002, Kairo), vëll. VIII, fq: 374,; “Tefsirul-Kur’anil-Adhijm”, vep. e cit., vëll. III, fq:583. 

[15]“El-Xhami’ li Ahkamil-Kur’an”, vep.e cit., vëll. VIII, fq: 374; “Tefsirul-Kur’anil-Adhijm”, vep. e cit., vëll. III, fq:583. 

[16] El-Karadavi, Dr. Jusuf, “Fetva Bashkëkohore”, përkth. pjesa e parë, fq:582; pjesa e dytë, fq: 396; “Hall-llalli dh Harami në Islam”, vep. e cit., fq:398.

[17] Suretu Lukman: 6.

[18] Transmetojnë katër autorët e Suneneve.

[19] “Fetva bashkëkohor”, vep.e cit., pjesa e II, fq: 399.

[20] Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij, Kitabul-Fiteni vel-Melahim, 280/8572,  Ahmedi në Musnedin e tij, V, 259 dhe Bejhekiu në Sunenin e tij, pjesa esh-Shuab, 5614.

[21] Hakimi në Mustedrekun e tij, Pjesa: El-Fiten vel-Melahim, IV, 560-561.

[22] “Ehadithul-Dhemmil-Gina”, Jusuf bin Xhudej, fq: 112-115 nga versioni elektronik.

[23] Transmeton Bejhakiu në Sunenin e tij, VI, 126. Dhe se senedi i këtij hadithi është sahih (Ehadisul-Dhemil-Gina).

[24] Transmeton Bukhariu, Kitabul-Eshribe, 7.

[25] Transmeton ebu Davudi, Kitabul-Edeb, 60.

[26]  Transmeton Bejhekiu në Sunenin e tij, X, 221.

[27] “Ehadithul-Dhemmil-Gina”,vep.e cit., fq: 46.

[28] Transmeton Muslimi Kitabul-Libasi vez-Zijneti, bab: Kerahetul-Kelbi vel-xhersi fis-Seferi, nr. 2114;  ebu Davudi, Kitabul-Xhixhad,51;  Bejhakiu, në Sunenin e tij, V, 253.

[29] “Sahihu Muslim bi sherhin-Nevevij”, vëll.IV, fq: 2175, Kitabul-Libasi vez-Zijneti, bab: Kerahetul-Kelbi vel-xhersi fis-Seferi, nr. 2114.

[30] Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, I, 274;  Ebu Davudi, Pjesa el- Eshribe, 7 dhe  Bejhakiu në Sunenin e tij, Pjesa Shuab, 5116.

[31]“ Ehadithul-Dhemmil-Gina’”,vep.e cit., fq: 45.

[32] Nga ky grup mund të vërejmë sipas disave edhe disa komente Kur’anore ku përmendin muzikën se muzika është e lejuar. All-llahu xh.sh. thotë: E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata do të jenë të gëzuar në një kopsht (të xhennetit). Duke komentuar ajetin Jahja ibën Kethir, Evzai’ dhe Vekiu kanë thënë se me shprehjen të gëzuar nënkupton muzikën dhe në bazë të këtij ajeti disa kanë thënë se muzika është mubah në esencë. Po ashtu Imam en-Nesefiu në tefsirin e tij kur e komenton ajetin Ata të xhennetit tash janë të angazhuar me kënaqësi. Këtu me kënaqësi ka thënë një prej dhuntive në botën tjetër është edhe kënga. (Islam açësëndan myzik, Behlyl Dyzenli, nga versioni elektronik.)

[33] Transmeton Bukhariu, Kitabul-Menakib, 46.

[34] el-Gazali, ebu Hamid, “Ihja’ Ulumid-Din”, Kitabu Adabus-Sima’ vel-Vexhd, vëll. 2, (2002, Bejrut- Liban)  bot.I fq:3,

[35] Transmeton Imam Ahmedi dhe ibën Maxhe.

[36] Transmeton Hakimi në Mustedrekun e tij, II, 200, 2749.

[37] Transmeton Nesaiu në Sunenin e tij, Kitabun-Nikah, 80, dhe Bejhakiu në Sunenin e tij, VII, 289.

[38] Suretu’n-Nisa: 160-161.




E Mėrkurė, 28 Dhjetor 2011; 04:17


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats