Kur’ani dhe veprat humanitare të jobesimtarëve

Njëri prej orientalistëve pretendon duke thënë: Prej njerëzve të cilët nuk i besojnë All-llahut, por që janë të përkushtuar në jetën e tyre për shërbim të njerëzisë dhe me vdekjen e tyre nga kjo botë ata pas tyre kanë braktisur vepra nga të cilat kanë mbjell farë që gjeneratat pas tyre të kënaqen me ato fryte... A i pengon ata drejtësia e All-llahut absolute nga shpërblimi i mundit të tyre dhe shpërblimit pa dallim edhe pse ata nuk i besojnë All-llahut?... dhe çfarë justifikim të njerëzisë është në lidhje me vendimin Kur’anor që flet për të drejtën e tyre: E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” (25:23)

 

Përgjigja: Zejdi ka marr një punëtor me pagë që të bëjë një punë të caktuar dhe se marrëveshja në mes tyre përfundon për pagën e caktuar që e ka caktuar punëtori për veten e tij dhe ai fillon të kryej atë çka është kërkuar nga ai që të punoj në mënyrë sa më të bukur. A thua vallë se punëtori meriton pagën të cilën e ka kërkuar dhe e ka përcaktuar për veten e tij gjatë lidhjes së kontratës për punë, ose meriton pagën të cilën ia cakton ose ia propozon zotëria i punës?

 

Pa dyshim se kjo pyetje drejtohet ligjit dhe përfaqësuesve të saj. Ndërsa përgjigja e të gjithë ekspertëve të ligjit të cilët janë në pajtim se punëtori meriton pagën të cilën e ka kërkuar, e nuk është e drejtë që të ndërhy zotëria i punës e të mos jep pagën të cilën e ka kërkuar ai.

 

Për të sqaruar çështjen më shumë dhe për të larguar nga paqartësitë e supozimeve themi: A është i bindur ky njeri i cili nuk beson All-llahut dhe  xhenetit, bile edhe ekzistimit të saj që të kërkoj atë dhe që të ndërlidh shpërblimin e veprës së tij të cilën e ka bërë për xhenetin? Gjithë ne e dimë se përgjigja është ashtu siç vijon:

 

Nëse i thuhet këtij njeriu i cili nuk beson All-llahut dhe as ditës së fundit, e lusim All-llahun që të nderoftë ty me xhenet për shpërblimin e veprës humanitare që ke shërbyer gjithë familjes njerëzore. Ndërsa ai do të ishte në mes agjitacionit për atë çka i premton nga fantazma ose që të tallet për bisedën lidhje me Zotin dhe për premtimet të cilat përgëzon atë.

 

Cili ligj është që ky i cili të urdhëron që të shkojnë njëri pas tjetrit dhe që të përballon agjitacionin e tij ose talljen me ty për të qenë i barabartë në shpërblim të cilin nuk e ka kërkuar, bile edhe as që ka menduar për të?

 

Për këtë shkak All-llahu i Lartësuar për mohuesit të cilët nuk janë të kënaqur për punët e tyre të mira me kënaqësinë e Zotit dhe shpërblimet e Tij thotë: E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje.” (24:25) 

“E Ne i kthehemi ndonjë vepre që e bënë ata dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” (25:23)

 

Por, kjo a është ajo të cilën e ka përcaktuar All-llahu nga ajo e cila e ka nënshtruar kandarin e drejtësisë, se All-llahu nuk i shpërblen për punët e tyre, bile gjithashtu edhe nëse kërkon shpërblimin e asaj të cilën e ka kërkuar?

 

All-llahu na ruajt nga ky supozim, se Sheriati (Ligji) i All-llahut i detyron ata të cilët kanë bërë dobi prej veprave të mira nga të cilat i kanë bërë ato mohuesit dhe refuzuesit të ditës së gjykimit se do t’iu dhurohet shpërblimi i tyre të cilën e kërkuan kudo që ishin, bile edhe as që t’iu shkelet ndonjë e drejtë. Ndërsa ligji Islam në lidhje me të thotë: “Jepja punëtorit pagën para se t’i thahet gjersa”.[1] Gjithashtu thotë: “Nuk është falënderues i All-llahut ai i cili nuk falënderon njerëzit.”[2] Nga kjo nuk është për qëllim të falënderuarit e njerëzve për mundin e tyre të mirë që kanë bërë vetëm me gjuhë, por për qëllim është vlerësimi i shpërblimit të  detyruar të tyre me lëvdata për mundin dhe veprat e tyre.

Në qoftë se ky shpikës për sendin e shpikur e cila është dobi për njerëzinë kërkon që të përmendet duhet që t’i përgjigjet dhe aplikohet kërkesës ashtu siç kërkon, në qoftë se kërkon shpërblim material (pasuri) duhet që të aplikohet gjithashtu gjithë atë çka kërkon.

 

Kjo është ligj i drejtësisë e cila rrjedh nga udhëzimi i All-llahut dhe legjislacioni i Tij, bile edhe për ata të cilët besojnë All-llahun të cilët flijohen dhe veprat e tyre të mira i bëjnë për t’i parë ndokush. Ditën e gjykimet do t’i thuhet atij i cili ka luftuar për në rrugë të All-llahut për të parë njerëzit dhe se shpërblimi i tij ka qenë që të lëvdojnë atë njerëzit se ai ka qenë trim, (kështu që atij i thuhet) ti e ke marrë shpërblimin. Gjithashtu atij i cili ka qenë i kënaqur me veprën e tij të mirë me udhëheqësi, detyrë ose famë, për të do të vlerësohet në këtë botë për atë çka ka qenë i kënaqur do t’i thuhet atij ti e ke marrë shpërblimin tënd. Në lidhje me këtë transmetohet një hadith sahih (autentik) të cilën e  transmeton Muslimi në Sahihun e tij nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: Njeriu i parë i cili do të gjykohet ditën e kiametit është njeriu i cili ka rënë dëshmor, kështu ai do të sillet me të dhe do të tregohet begati e saj dhe pastaj do të kupton atë. Ndërsa ai do të pyetet çka ke bërë për këtë dhunti? Ai do të thotë: Kam luftuar për Ty gjersa kam rënë dëshmor. Ai thotë: Ti gënjen, ngase ti ke luftuar për të thonë ty se ke qenë trim dhe se ashtu edhe të kanë thënë, pastaj urdhërohet me atë dhe tërhiqet zvarrë gjersa të futet në zjarr. Gjithashtu edhe njeriu i cili ka mësuar dhe ua ka mësuar të tjerëve diturinë dhe ka lexuar Kur’anin do t’i sjellet ajo dhe njoftohet me begatinë e saj dhe pastaj do të kupton atë. Ai pyetet çka ke vepruara për të? Ai do të thotë: Mësova diturinë dhe i mësova të tjerët dhe lexova për Ty Kur’an. Ai i thotë: Ti ke gënjye, ngase ti ke mësuar për të të thënë se ti je i dijshëm dhe ke lexuar Kur’anin që të të thuan se tij je lexues, kështu edhe të thanë, pastaj urdhërohet me të dhe tërhiqet zvarrë gjersa të futet në zjarr. Po ashtu njeriut të cilit ia ka dhënë begatinë dhe i ka dhuruar nga llojet e ndryshme të pasurisë. Ai  pastaj paraqitet me të dhe njihet me begatinë e saj dhe ai pyetet çka ke bërë me të? Ai thotë: Nuk ka pasur rrugë që Ty e ke dashur e unë mos të shpenzoja përveç se për hir Tëndin. Ai thotë: Ti gënjen, ngase ti ke vepruar këtë për të thënë njerëzit ty se ti je bujar dhe kështu edhe të thanë pastaj urdhërohet me të dhe tërhiqet zhvar dhe hedhet në zjarr. 

 

Por, në qoftë se thotë: Ai mohuesi ditën e kiametit kthehet nga ky gjykim dhe i beson All-llahut dhe xhenetit të cilin e ka mohuar dhe nënvlerësuar, diskredituar, pastaj pa dyshim se ai do të kërkon nga All-llahu që të nderoj me shpërblimet të cilat i ka caktuar për robërit e Tij besimtarë, dhe se kjo a nuk është prej përcaktimit të drejtësisë dhe mëshirës së Zotit që të pranoj nga ai vigjilencën dhe pranimin në drejtësi një humbjeje dhe që të përcakton një shpërblim të ri të cilin do të drejton për veten e tij.

 

Përgjigja është se All-llahu i Lartësuar e ka lajmëruar në Kur’an se kush vdes në këtë botë besimtarë duke besuar All-llahun një dhe i bindur ndaj gajbeve për të cilat i ka lajmëruar prej ngjarjeve të ditës së kiametit atëherë ky është ai i cili meriton faljen e All-llahut qoftë mëkatar dhe përgjegjës... Por, ai i cili ka vdekur në këtë botë duke mohuar dhe kundërshtuar të vërtetën edhe përkundër nga të përkujtuarit për të dhe thirrjes, All-llahu ka caktuar gjykim të prerë që mos të e falë dhe as mos të pranoj nga ai përjashtim dhe drejtësi, të lexojmë këtë vendim të All-llahut i Cili ka thënë në Kur’an: S’ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do.” (4:48)

 

Grupi i parë i cili anon kah ajo e cila dëshiron dhe shpreson si dhe gjithashtu kapitali dhe baza e dëshirës është besimi në gajb e cila e ka dërguar ajo te All-llahu i Lartësuar. Ndërsa grupi i dytë është ai i cili ka vdekur kryengritës (çamarrokë) ndaj All-llahut, urdhrave dhe ligjit të Tij, e ky te All-llahu nuk posedon tjetër çka përveçse dënim të cilën e ka përcaktuar dhe premtuar atëherë kur ka qenë i përkushtuar ndaj argëtimit dhe epshit në këtë botë.

 

Unë këtë kundërshtar të përbetuar e ftoj që të kthehet përsëri prej grupit mohuesve dhe çamarrokëve në ligjet ose te kompetentët e saj dhe se a ekziston ligj ku thuhet: Nëse punëtori kur kryen punën me zbatim të kontratës të pajtuar dhe për të ka kushtëzuar për pagë të veçantë vetë, a mund ky që të kthej prej saj që ka kërkuar dhe atë çka ka përcaktuar vetë ose të kërkoj prej zotërisë pagë tjetër? A do t’i përgjigjet zotëria për këtë?

 

&&&

 

Mendoj se ke kuptuar gjithë atë çka të tregova më shumë se një herë nga e cila është për qëllim se jo besimtari i cili e ka fshehur kufrin (mosbesimin) nga mëshira e All-llahut dhe falje e Tij, po ashtu ky është i cili është çamarrokë nga vërtetimi i së vërtetës si dhe e ka ditur dhe bindur veten e tij dhe se kjo është ashtu siç thotë All-llahu lidhje me to: “Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se зfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.” (27:14)

 

Ndërsa injoranti i cili ka fshehur me injorancën e tij njohjen e të vërtetës së kosmosit e cila dëshmon për ekzistencën e All-llahut dhe ai cili ka bërë tradhti për arritjen e saj, këto hynë nën fjalën e All-llahut: E Ne nuk dënuam askënd para se t’ia dërgojmë të dërguarin. (17:15) Gjithashtu thotë: Të dërguar që ishin lajmëgzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë. (4:165)

 

Sot ka prej shumë prej njerëzve në vende të ndryshme të botës të cilëve u vërtetohet ky justifikim për të cilin ka treguar All-llahu i Lartësuar.. Ndoshta edhe do të jenë prej atyre që do të hynë ditën e kiametit prej atyre të cilëve janë të falur të cilët i ngërthen kjo fjalë e të Lartësuarit: E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin. (17:15)

 

 



[1] Transmeton Ibn Maxheh, nga Ibn Omeri, ndërsa Ebu Ja’la në Musnedin e tij nga Ebu Hurejra.

[2] Transmeton Tirmidhiu dhe e ka konsideruar si hadith hasen nga Ebu Seid El-Hudri. Gjithashtu transmeton Ebu Davudi dhe Ibn Hibbani nga Ebu Hurejra si merfu’ (të mbështetur deri te Pejgamberi) me tekst: Kush nuk është falënderues ndaj njerëzve nuk është falënderues ndaj All-llahut.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme