Deislamizimi i gjeneratave: Ndikimi i arsimimit indoktrinues mbi rininë muslimane – Rasti i Kosovës

Hyrje

 

Ky punim socio-analitik, mëton të prekë njërin kontekst të dimensionit social të Islamit në Kosovë, konkretisht segmentin e arsimimit kolektiv të të rinjëve, mbi themele, shtylla,  e principe deislamizuese e anti-islame, në 50 vjeçarin e fundit,  nën regjimin, hegjemoninë dhe kontrollin jugosllav, por në frymën kulturore dhe kurrikulimin shkollar nacional-komunist, të  importuar nga Shqipëria komuniste. Një punimi për një periudhë aq të gjatë kohore, natyrisht se nuk mund t’i vihet kapak me pak fletë, por gjithsesi jam munduar  të jem sa më përmbledhës në përpjekjen time.  Punimi nisë me prekjen e faktorëve të jashtëm, që ndikuan në degjenerimin e situatës deri në atë pikë,  ku shqiptarët e Kosovës mbetën vetëm, nën darët e socializmit/komunizmit jugosllav e enverist, jashtë çdo kontakti me botën islame. Do të përmendën kalimthi ndikimet dhe implikimet e  nacionalizmit literal shqiptar, të krijuar nga albanologët e huaj, nga shtetet si Austro-Hungaria e Italia, dhe nga të ashtuquajturit “rilindasë kombëtarë”, respektivisht finesat e ketyre ndikimeve në procesin deislamizues. Do të përmendet edhe ndikimi që pati procesi latinizues i alfabetit tek shqiptarët e Kosovës. Më pas elabrohet periudha moderne, dhe implikimet e shkollares në inventimin e bindjeve, formësimin dhe kalibrimin deislamizues të rinisë. Do të trajtohet periudha e të së kalurës moderne të Kosovës, respektivisht ajo e konstelacioneve mbi të cilat kaloi arsimimi i shqiptarëve të Kosovës, nisur që nga fundvitet 60. Këtu theks të veçantë i vëhet krjimit të Universitetit të Prishtinës më 1970, respektivisht rolit, ndikimit, dhe metodave të këtij Universiteti, në mbjelljen e klimës indoktrinuese, dhe deislamizuese në vend, permes kuadrove komuniste e nacionaliste, dhe kurrikulimit mësimor të po të njejtës natyrë. Do të përmendet edhe dukuria pasuese që doli nga arsimimi komunist e nacionalist: deislamizimi masiv i emrave të shqiptarëve, respektivisht dukuria e vënies së emrave të huaj dhe shqiptarë në vend të atyre muslimanë. Do të bëhet fjalë edhe për lidhjen paradoksale, që rryma dominuese e sotshme në arsimin shoqëror kosovar: katolikocentrizmi, ka me ligjërimet socialiste/komuniste që pretendohen të jenë të tejkaluara nga kurrikulumi. Do elaborohet kurba e kalimit nga ligjërimi nacional-komunist, në atë nacional-katolicist, permes glorifikimit të figurave të  krishtera, nga historigrafia, përkatësisht injorimi dhe përulja që u bëhet figurave islame, respektivisht do të theksohen aspektet konkrete të ofendimeve direkte të Identitetit Islam, Islamit si Fe e Civilizim si dhe muslimanëve. Natyrisht në fund, tek Përmbledhja, mëtohet ofrimi i alternativave, dhe metodave për dalje nga situata dëshpruese permes rolit proaktiv dhe angazhimit të vetë rinisë. Përgjegjësitë mbi punimin janë ekskluzivisht të mijat.

 

Kur dhe si filloi ligjërimi dhe përpjekja nacionaliste, tek shqiptarët etnikë ?

Shqiptarët si etni, duke qenë për mëse pesë shekuj, pjesë e Perandorisë Osmane, po sikurse edhe etnitë e tjera të Ballkanit, nuk u përfshinë nga finesat e nacionalizmit si ideologji dhe praktikë politike, e shoqërore-kolektive, përderisa ai nuk arriti në Ballkan (atëbotë kryesisht në sfondin e Perandorisë Osmane), pas triumfit që pati në Europë, dhe në fakt si vetë importim nga Europa, në shekullin e XIX-të.  Deri atëhere, paraardhësit e shqiptarëve të sotëm,  nuk ndienin nevojë ta mbitheksonin faktin etnik,  dhe rrjedhimisht, s’kishte as nacionalistë shqiptarë, e as komb shqiptar,  por grupe e formacione tjera të organizimit shoqëror: grupe etno-linguale, gupacione fetare, raja/dhimmi, fise e tribu. Ata kishin bërë jetë paqësore dhe të çliruar prej kërcënimeve ekzistenciale për 500 vjet (përjashto konfliktet të cilat nuk kishin lajtmotiv etninë e kombin), si shtetas të Perandorisë Osmane1  Shumica nga ta (kryesisht muslimanët), para vitit 1912 nuk donin, që Perandoria Osmane të copëtohej, dhe as që kërkonin një shtet të pavarur.2 Është ınteresant konstatimi i studiues turke Nuray Bozbora, që nacionalizmin e arritur në Ballkan, e sheh të lidhur ngushtazi me fenë,  dhe jo si ideologji shekullarizuese si në Europë. Sipas Bozborës, nacionalizmat ballkanikë mund të emërtohen, si  ideogji “nacional-krishtere”.3 Parolla e krjimit veç e veç të katër shteteve në Ballkan, para Shqipërisë (Serbisë, Greqisë, Rumanisë e Bullgarisë), qe: “Një komb, një fe, një atdhe”.4  Ishte e qartë, se ky parim nuk do të mund të vlente për tërë shqiptarët etnikë, të cilët i bashkonte në një masë gjuha, disa prej traditave, dokeve e zakoneve, dhe deri diku origjina e përbashkët, por faktorët ndarës ishin sulfurorë: shqiptarët kishin dy fe – Islamin të cilit i takonin 70%-shi i tyre, me sektin sinkretik bektashist në kuadrin e vetë, si dhe krishterimin, me dy ritet: ortodoksinë dhe katolicizmin që përbënin 30%-shin  e pjesës tjetër. Eksistonin pastaj edhe  ndasitë krahinore,  ndër to më kryesorja ndarja në dy krahina/rajone të mëdha: Gegëria dhe Toskëria, përkatësisht ndarja në mes veriut, që kishte kryesisht organizim fisnor (gegët), dhe jugut (toskëve), që njihnin jetesë jo-fisnore. Dallimet në mes toskëve dhe gegëve, pos krahinore, ishin edhe linguale, saqë edhe sot dialektet e folura të veriut e jugut, (gegërishtja dhe toskërishtja), kanë mbijetuar, përkundër standardizimit të gjuhës, në periudhën komuniste, më 1972, dhe janë prezente në gjuhën e rëndomtë të shoqërisë.

Ndasia fetare, nënkuptonte në të shumten e rasteve edhe ndasitë nomosale, kulturore, botëkupimore, si dhe orientuese në çështjen e percepimit mik/armik.  Krishterimi ishe fe që të parët e shqiptarëve e pranuan nga Perandoria Romake e Bizantine, kurse Islami u pranua masovikisht pas hyrjes së Perandorisë Osmane në Ballkan. Dhe përderisa ndasitë e tilla eksistonin, jo rrallë ndodhte që shqiptarët etnikë të gjindeshin përballë njëri tjetrit, duke mos u indetifikuar me etninë e tyre, dhe të taborrizuar krahas fqinjëve me të cilat i lidhin kryesisht feja, kultura apo/edhe ndonjë rrezik/interes i perceptuar i brendshëm apo i jashtëm. Kështu, edhe përpjekja për komb unik, dukej se në rastin shqiptar, do të haste në vështirësi të mëdha dhe se nacionalizmi shqiptar do të përfundonte si më i vonuari ndër fqinjët5 Megjithatë rropatjet e mëtejme politike në Ballkan, bënë që edhe shqiptarët të lëvizin. Sot, janë të ndryshme, konvencionale dhe heterogjene, verzionet, se ku pikëniset dalja në pah e kombit shqiptar, përderisa për një periudhë mjaft të shkurtër kohore (mediavali 1878-1912), në hapësirat e banuara me shqiptarë ngjanë zhvillime të mëdha. Është i përhapur mendimi se themelet e kombit shqiptar, u vunë me Lidhjen e Prizrenit (1878), që në rradhë është i pretendimin kontestueshëm, pasi që Lidhja në parim kishte e natyrë panislame (uhëhiqej nga klerikët muslimanë), për arsye se ishte e lejuar nga vetë sulltan AbdylHamiti i II-të, pastaj për arsye se ishte Lidhje që shtrihej në diagonalen Stamboll - treva me shumicë shqiptare – Bosne, dhe se synim kishte jo më shumë se autonominë…por edhe nëse pranohet fakti se aty nisën fillesat e kombit shqiptar, është e qartë që periudha që pasoi (pas vitit 1881), nuk vazhdoi të gjakojë e rrjedhë mbi parimet e dalura nga Lidhja e Prizrenit. Periudha e lartëcekur përkon me një rrjedhe të komplikuar bindjesh dhe identitetesh në konflikt të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, sesa një përpjekje thjesht kundërshtuese mes politikës imponuese të qeverisë (osmane) dhe qëndresës shqiptare.6 Ekistojnë edhe verzione alternative, si ai i studiues franceze, Nathalie Clayer, që konkludon se vetëdija nacionale shqiptare, lindi kryesisht në fushën literale, qoftë me kontributin e “Komitetit të Stambollit”, të kryesuar nga Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto e patriotët tjerë, qoftë me atë të shoqërisë protestante “Bible Society”, të palikarit të anglezëve “rilindas”, Konstantin Kristofordhit.7 Megjithë këto implikime e ndikime të pashmangshme, natyrisht se roli vendimtar në krjimin dhe konsolidimin e një kombi vie nga shteti8 që në njëfarë mënyrë është kupola e tij. Në rastin shqiptar, lindja e shtetit duhet potencuar se më shumë ka ardhur më tepër si pasojë e ngjarjeve brenda dhe jashtë vendit sesa nga qëllimi dhe dëshira e vetë shqiptarëve9 , respektivisht permes rolit vendimtar të AustroHungarisë dhe Italisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër10

 

Implikimet pas rënies së Perandorisë Osmane. Arsyet e izolimit të muslimanëve nga Bota Islame. Arsimimi dhe UP-ja.  

 

Rënia e Perandorisë Osmane , dhe anulimi i Kalifatit nga Ataturku në vitin 1924, sollën në situatë krejtësisht të re muslimanët shqiptarë. Përderisa Shqipëria u pavarësua, i’u nështrua procesit të laicizimit/shekullarizimit, kombëtarizimit, e deislamizimit njëherë në periudhën e Zogut, e më pas në forma edhe më të egra edhe në kohën e Enver Hoxhës, (por që në në këtë shkrim nuk do të trajtohet rasti i Shqipërisë), muslimanët shqiptarë të Kosovës në anën tjetër, po hiqnin të zinjtë e ullirit nga dhuna, represioni e terrori i Serbisë së Mbretit, Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, e Jugosllavia Titiste.  Kujtoj se janë një sërë arsyesh përse erdhi deri tek izolimi dhe mbetja e tyre pa krahë, ndër to: Rënia e Perandorisë Osmane; mbetja e Botës Isame pa një qendër që koordinon muslimanët dhe që do të perceptohej nga ta si qendër e bashkimit politik të tyre, mospaternalizmi as nga Turqia Kemaliste (izolacionizmi i saj), e as nga Shqipëria Komuniste, “karrota dhe shkopi” i sistemit jugosllav/serb, lënia e fesë dhe porosive pejgamberike pas dore, dhënia pas kësaj bote, kriza në rradhët e Klerit, etj., etj. Pasi që zhvendosi një numër të madh të muslimanëve, (më së shumti shqiptarë) për në Turqi, sistemi jugosllav, kërkonte zgjedhje për shumicën shqiptare në Kosovë ndaj të cilës zbatoi vrasje, dëbime, dhunë masakra, reforma agrare/kolonizim, asimilim, por nuk i’a arriti ta zhbëjë qenësinë e tyre, që nuk zhbëhej falë natalitetit të lartë që kishin shqiptarët e Kosovës.  Shteti jugosllav, kryesisht në dymbëdhjetëvjeçarin 1945-1957, “dëliri” permes aparatit ushtarako-policor, sfondin paraprak eksistues, në menyrë që të krijojë strofullin edhe për hegjemoninë11 e mëtejme politike e kulturore, e ku sidomos me këtë të fundit, rol vendimtar luajtën segmenti i arsimit,  përmes rolit dhe ndikimit që pati Universiteti i Prishtinës. Pra shteti jugosllav pasi që mbaroi punë me NDSH-në (ku aderonin edhe shumë klerikë muslimanë), kaçakët (njerëz të dalur në male kundër regjimit), respektivisht pasi kreu aksionet për armë dhe perçe, si dhe pasi që paralizoi ndikimin e diasporës…i’u rrekë problemit të integrimit të shqiptarëve brenda për brenda sistemit, përmes aparateve ideologjike shteterore.12 Lindën kështu edhe elita jugosllaviste kosovare (kumroveciane); Burokracia jugosllaviste kosovare; si dhe (gradualisht): Struktura “avangarde” e shoqërisë kosovare (Shtresa e lartë). Por pjesa që nuk pranoi integrimin, ishte kryesisht pjesa fshatare e shqiptarëve të Kosovës, ngaqë në Kosovë, hendeku në mes fshatit dhe qytetit në ka qenë historikisht i madh13, dhe edhe për disa arsye tjera, siç janë krjimi i iluzioneve të rreme mbi Shqipërinë dhe sistemin e saj (anipse Shqipëria kurrfarë ndikimi paternalist mbi Kosovës), perceptimi i Enver Hoxhës si shpëtimtar i shqiptarëve etj. Kështu pas periudhës diskriminuese rankoviqiane dhe protestave të vitit 1968, Titoja i zënë ngushtë, dhe duke pasur edhe arsye tjera shumë me të fuqishme, ses a kërkesat e shqiptarëve, spostoi Rankoviqin nga detyra, dhe në rastin e Kosovës u ngut që gjëra  të mos dalin nga binaret, dhe përmes lejimit të mëtejmë kulturor, hapi Universitetin e Prishtinës më 1970, por edhe po burgoste masovikisht kundërshtarët e regjimit. Janë tri arsye themeltare përse Titoja e lejoi hapjen e Universitetit të Prishtinës: Futja e gjërave në binarë, përmes përpjekjes vendimtare që pas elitës, dhe burokracisë, nga kosovarët të krijojë edhe gjeneratën e trashëgueshme14, të shkollarëve titistë e jugosllavistë;Balancimi i tendencave për dominim serb, dhënia e “gishtit të vogël”, apo i një karameli shqiptarëve, permes motos: “Ja të drejtat e juaja: shkollim e punësim i keni të siguruara, por Republikë nuk mund të jeni, sepse akoma nuk keni elita në masë të madhe, burokraci e shkollarë të shumtë, si dhe ka nga ju, shumë anti-regjimistë”; Paraqitja para botës, se është duke zgjedhur “metodat më balansuese” në çështjet e rregullimit të brendshëm mes Republikave dhe Krahinave. Është interesante, një dukuri që e karakterizuar punën e Universitetit. Kosovarët që në të gjitha trajtesat hiqen si vikimat brenda sistemit jugosllavist, e KËRKUAN vetë, Universitetin brenda për brenda këtij sistemi. Në 99% të spjegimeve që u bëhen lëvizjeve të viteve 60-të në Kosovë, dhe demonstrateve të vitit 1968, potencohet: "ndër KËRKESAT kryesore ishe hapja e Universitetit". Kuptimi esencial i fjalës KËRKESË, është nevojë*/dëshirë* për të poseduar diç nga ai të cilit I'A NJEH/PRANON PROVIDENCËN. Sepse në të kundërtën, nëse nuk kërkon/nuk e njeh providencën e palës tjetër, ateherë ti nisë aventurën për të... MARRË diç me qejf, apo me zor (figurativisht kundershtimi i KËRKESËS, në shqipe shprehet: "nuk ndiej kush është ai/ajo", "nuk MË INTERESON ta di" etj.) Dhe pasi që për kosovarët thuhet se KËRKUAN Universitetin, kjo në trajtë shumë eksplicite tregon se ata NJIHNIN TITON DHE JUGOSLLAVINË SI PROVIDENCË të tyre. Pra KËRKOHESHIN: flamuri në kuader të Jugosllavisë, Universiteti në kuadër të Jugosllavisë, Republika në kuadër të Jugosllavisë...Nisur nga kjo logjikë si mund të thuhet se Titoja/Jugosllavia NUK PATËN DORË NË HAPJEN E UP-së ? Apo si mund te përgënjeshtrohet sipas parimeve pooperiane, apo sipas qfarëdo normative tjetër epistemologjike/shkencore pretendimi se TITOJA E LEJOI/NJOHU KËRKESËN, PËR HAPJE TË UP-së ? Distinksioni është i çartë: pati KËRKESË DHE LEJIM (pavarësisht grepacimeve në këtë drejtim, që nuk ndryshojnë substancën e relacionit). Dhe jo LUFTË DHE FITORE JASHTË KONTROLLIT TË SISTEMIT.  

Arsyeja pse them se pati kërkese dhe lejim, vie nga fakti qe s'gjej raste simotra kur viktima KERKON nga kundershtari. Pra nuk hasim raste te KERKESES per Universitet te paletinezeve ne kuader te Izraelit, te çeçeneve ne kuader te Rusise, te baskëve në kuadër te Spanjës, etj.. etj. Ndaj qe logjika na thotë se ne rastin kosovar patem kërkese të socialistëve kosovarë nga elita socialiste jugosllave per NJE TE DREJTE ME SHUME, GJITHNJË NE KUADER TE SISTEMIT.

Po ashtu është interesante edhe një prirje tjeter, karakterizuese edhe për kohën titiste të shkollimit të shqiptarëve, por edhe atë post-titiste, e madje është prezente edhe sot: prirja e shqiptarëve për shkollim në lëmenjë shoqëror, shumë më shumë se sa në lëmenj teknik, e natyror. Në fakt janë katër apo pesë fusha studimi/departamente, me të cilat Jugosllavia e më pas Serbia, permës lejimit kulturor që bënë në Kosovë, pas vitit 1968 dhe krjimit të Universitetit të Prishtinës më 1970 sponzorizuan direkt deislamizimin masiv të shqiptarëve të Kosovës. Janë këto departamentet e Gjuhës dhe Letersisë Shqipe, Historisë, Sociologjisë, Filozofisë, e një masë edhe Juridikut. Po të shikohet profili shkollar i krejt “elites” auto-enveriste të Kosovës, dhe më pas edhe i asaj rugoviste, pothuajse 80% prej tyre kanë qenë tëshkolluar (lexo inxhinjeruar), në këto departamente studimi. Kjo nuk do të thotë se s’kishte komunistë edhe para 68-tës, apo edhe të profilizuar nga drejtime tjera, të shkolluar nëBeograd e gjetiu, por në popull akoma s’kishte rrënjë komunizmi. Ajka e elitës, burokracisë dhe e shkollarëve titistë kosovarë qe përbërë nga: Gjuhëtarë; historianë; ekonomistë; sociologë; filozofë; juristë;  e të ca lëmenjëve të tjerë shoqëror. Është ligjësori nga vetja, që lëmenjtë teknikë/ekzaktë, e natyrorë të jenë më të vështirë për t’u studiuar se sa lëmenjtë shoqëror, por në rastin e kosovarëve, duket se këta, lëmenjtë shoqërorë, i shihnin më atraktiv e më opurtun për t'i studiuar, për shkak të shkollimit e punësimit, nëpër institucionet politike vendimmarrëse (qoftë të ndonjë niveli të ultë apo të lartë). Gjërat lehtësoheshin, kur personi ishte i pajisur edhe me librezë të komunizmit natyrisht apo/edhe duket se vetë sistemi i kalonte kosovarët më lehtë në këta sepse ishte i interesuar për integrimin  e tyre, dhe nuk ishte aq shumë nevojë për inxhinjerë, mjekë, e pilotë të shumtë shqiptarë, pasi në këto drejtime shquheshin sllovenët, serbët, kroatët etj. Por, a ishin Universiteti i Prishtinës, në veçanti dy Departamentet e tij - që ndikuan më së shumti në procezin deislamizues të shqiptarëve -  ai  Historisë dhe Gjuhës e Letersisë Shqipe, të fituar jashtë  kontrollit dhe ndikimit Tiranë-Beograd ? Nëse historigrafia shqiptariste e ligjëruar në Kosovë pretendon se “ka arritur të depërtojë e t’i kaloj sfidat e barrierat e pushtetit jugosllav” me t’u hapur Universiteti i Prishtinës,  ateherë përse për këto 40-50 vite, kjo historigrafi ka bërë aq pak fjalë për krimet e llahtarshme serbe ndaj shqiptarëve15 (përjashto luftën e fundit/shtojcën e shkruar paslufte) ? P.sh. për vrasjen e 100.000 shqiptarëve nga serbët gjatë Luftërave Ballkanike e Luftës së Parë Botërore, unë dhe të gjithë ne, mund të mësojmë nga autorë të huaj, e jo nga historigrafia zyrtare! Përse çifutët e armenët kishin mund të thirreshin e të thirren edhe sot, aq shumë në viktimizim, e me akuza ndaj të tjerëve, kurse shqiptarët as të vërtetën e përjetuar nuk mund ta shkruanin. Është e qartë: shqiptarët nuk ishin as në pozitën e armenëve, e lëre më të çifutëve. Ishin nën zgjedhë. Dhe kur je nën zgjedhë, është e logjikshme që deri në një masë, askush nuk denjon e guxon të shkruajë e të ligjërojë, hapur mbi historinë e popullit të vetë, nisur mbi principet e pasqyrimit të vërtetës për tutorin sundues…siç nuk guxojnë të shkruajnë hapur e direkt, akoma as sot, çeçenët kundër rusëve, palestinezët kundër çifutëve, apo shumë e shumë popuj tjerë nën zgjedha të huaja. Kjo sipas logjikës formale, në shikim të parë, duket e logjikshme edhe për rastin e shqiptarëve të Kosovës, kur dihet se deri vonë kishin një status hiçi nën Jugosllavi/Serbi. Por vetëm një gjënuk mund të jetë e rastësishme në krejt këtë punën e rastit kosovar: frekuenca mbi të cilën shkruhet e ligjërohet verzioni zyrtar i historigrafisë16 : frekeunca anti-Islame, anti-osmane, anti-turke. Frekuenca që ka bërë çmos, dhe fatëkeqësisht i’a ka arritur, që në masë të madhe armiqësinë ta zhvendosë nga sistemi jugosllavo-serb (“i mundur pas peripecive të shumta”) tek e kakluara osmane (dhe islame), si dhe tek armiqësia përballë Turqisë. Pra edhe nëse e pranojmë pretendimin e ngritur në krye, se Universiteti “u fitua me mund”, argumenti i fundit, e rrëzon pretendimin në fjalë, pasiqë nëse Beogradi “u mund”, ateherë kujt i ra ndërmend t’i projektojë historira për kalorsiakët anti-turq Skënderbe e Bogdan, menjëherë pas “triumfit mbi Beogradin”. Kush e ktheu trakën aq prapa ?! Kush e amnestoi Beogradin aq shpejt ? A nuk ishin shumë e shumë të freskëta në mendjet e njerëzve krimet e vetë Beogradit brenda shekullit XIX, deri pak para vite në formimin e UP-së se sa përrallat mesjetare ? Si ndodhi që imponoheshin heronjë që shoqëria nuk i njihte fare17, e as që kishte dëgjuar për ta përballë figurave krejtësisht të njohura dhe bashkëkohanike me shqiptarët e kohës, por që ishin ndodhur përballë Beogradit ? Këto dhe shumë çështje tjera, që erdhën en bloc me hapjen e Universitetit të Prishtinës ishin risi për shqiptarët e Kosovës. Ishin risi në jetërat e tyre, botëkupimtimet e tyre, bindjet e tyre,  që i kishin atëbotë. Siç ishin risi edhe vetë shkronjat latine, respektivisht Alfabeti Latin, që u sollë poashtu nga Tirana.

 

Alfabeti Latin dhe shqiptarët e Kosovës

Përvojën e parë me alfabetin latin, shqiptarët e Kosovës e krijuan fillimisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët hapën shkollat në gjuhën shqipe, anipse gjeneratat e asaj kohe ishin rritur në frymën e alfabetit me shkronja osmane, dhe nuk e kuptonin alfabetin latin. Ç’është e vërteta, hyrja në fuqi e alfabetit latin,  formalisht ngjau në vitin 1909, kur pas Kongeresit të Manastirit, u vendos që shqiptarët të kenë alfabetin e tyre me germat në fjalë, përkundër që një pjesë e shqiptarëve muslimanë, me vite e refuzonin një mundësi të tillë18 dhe përkundër që së bashku me administratorët osmanë organizuan një Kongres tjetër: atë të

Dibrës, duke u shprehur pro germave osmane (arabo-perse).19 Përderisa funksionalisht pas Luftës së Parë Botërore,  në Shqipërine Zogiste, alfabeti latin u bë alfabet zyrtar i shtetit të ri, shqiptarët e mbetur jashtë kufirit të shtetit shqiptar u privuan nga çdo e drejtë, përfshirë edhe atë të shkrimit në gjuhën e tyre. Kështu, që për shqiptarët e Kosovës e Kosovës, Lufta e Dytë Botërore, qe rasti i tyre i parë, i kontaktit konkret me shkronjat latine/alfabetin latin. Pas Luftës së Dytë Botërore, dhe hapjeve të shkollave fillore (në shqip herë lejoheshin të ishin katërvjeçare e herë tetëvjeçare), hapjes së Shkollës Normale, dhe më vonë UP-së, shqiptarët e Kosovës sërish u ndodhë përballë alfabetit latın, që ishte edhe alfabet me të cilin shkruhej serbo-kroatishja, por edhe alfabet që siç u tha, shkruhej shqipja në shtetin shqiptar. Kështu të dy gjuhët e ligjërimit linguistik në Kosovë, qenë me alfabet latin.  Por, metamorfoza që solli imponimi i këtij alfabeti, mund të quhet “sukses katastrofik”, siç e quan edhe Geofrey Lewis, reformën që bëri Ataturku në Turqi, me reformimin e gjuhës turke.20 Kjo sepse, u desht të kapërcehen disa dekada, e të dalin të parët e shkolluar me sistemin e ri alfabetik. Gjeneratat e moshuara të shqiptarëve të Kosovës, u shndrruan përnjëherë në “analfabetë”, shkaku që nuk njihnin alfbetin e ri. Konflikti në mes gjeneratave erdhi e bë edhe më i madh, për faktin se mësimet që solli alabeti i ri, ishin edhe të ndikimit kulturor, për faktin se – siç konsiderohej – alfabeti latin, përbënte hap drejt progresit, respektivisht lidhje kulturore me botën e civilizuar dhe arratisjes nga ndikimi “lindor”, “primitiv” e “i huaj”. Sikurse edhe në Shqipëri, poashtu edhe në Kosovë, alfabeti latin u shenjtrua si gjuhë “autentike” shqipe, anipse shqipja nuk ka alfabet të sajin nativ. Aktivisitë të Kunder-Reformacionit Papist, që nga Gjon Buzuku, e deri tek ushtarë kryqëzator anti-islam e anti-semit, si Pjetër Bogdani, u shenjtëruan si “mësues e shkrues të parë të shqipes”, “ruajtës e kultiviues të gjuhës e identitetit kombëtar”, “patriot shqiptarë”, etj. Dhe natyrisht se ky afilacion në mes imponimit të alfabetit latin krahas nxjerrjes nga përdorimi të alfabetit osman,  krjimit të hendekut në mes gjeneratave , lidhjes alfabet-kulturë, ku njëra kulturë (ajo islame), demonizohet si “lindore”, e “prapambetur”,  kurse tjetra përshkruhet si autentike e progresive, arsimimit unifomist, që arsimon, por nuk edukon dhe pengon lirinë e individit21, dhe faktorë të tjerë, ndikuan që ekperimenti me shqiptarët muslimanë, në aspektin arsimor të jetë shumë ç’akordues dhe pos që arriti t’i devijojë ata nga rruga e Islamit, arriti edhe ti alienojë, tëhuajsojë, e t’i kthej kundër fesë, identitetit e bindjeve islame. Alfabeti latin, është edhe sot i vetmi alfabet i përdorur tek shqiptarët,  andaj edhe koncipimi mbi gjuhën e shkruar shqipe, për të kaluarën,  është determinist: shumica e shqiptarëve mendojnë se alfabetin që kanë sot, e kanë pasur pandërprerë gjatë shekujve, duke mos pasur njohuri se shqipja është shkruar edhe osmanisht e greqisht.

 

Procesi i ndrrimit të emrave nga muslimanë në shqiptarë dhe të huaj

Përderisa shqiptarët e Shqipërisë, me pavarësimin e Shqipërisë, i’u nënshtruan procesit modernizues të shekullarizimit dhe kombëtarizimit, e që njëkohësisht nënkuptonte edhe emra e emërime të reja22, shqiptarët e Kosovës në mbi 95% të rasteve, deri pas Luftës së Dytë Botërore, nuk mbanin emra shqiptarë por emra arabë, kryesisht të kuptimit fetar (islam). Kjo tregon çartësisht se lajtmotiv dhe habitus primar i tyre, respektivisht i vënësve të emrave të tyre ishte feja. Mirëpo siç potencojnë edhe autorë si Bauman23, Kliford24 e Ozkirmli25, identeti është proces jo gjithnjë statik, por aktiv, jo i ngurtë por likuid e progresiv. Procesi shekullarizues dhe kombëtarizues i emrave, anipse Kosova ishte jashtë shtetit shqiptar, u ndie edhe tek shqiptarët e Kosovës, si tendencë barrikaduese dhe mbrojtëse karshi serbizimit (shpesh edhe të mbiemrave të shqiptarëve, sidomos nëpërmjet prapashtesave “viç” e “iç”), por sidomos të inspiriuar nga ai pak ndryshim kulturor që ndihej nga Tirana. Është e gjatë lista e emrave të vjetër arabo-islamë, që bartnin shqiptarët me të madhe deri kah vitet 60-70, sa është po aq e gjatë lista e emrave me kuptim shqip, por edhe e shumë e shumë emrave të huaj, që shqiptarët mbartin për këto 40-50 vite. Nëse deri në vitet 60, pasja e emrit me kuptim shqip varej ose nga të lindurit e individit në Shqipëri, ose me ndonjë kontakt-inspirim direkt me ndonjë emër nga literatura e paktë eksistuese shqipe, pas viteve 60-të, dhe sidomos, pas atyre 70 (hapjes së UP-së), e këndej,  emrat me kuptim shqip, e të huaj, vërshuan tek shqiptarët e Kosovës. Emrat me kuptim shqip, deri në vitet e 60-ta, ishin emra pa ndonjë komplikim,

dyzim apo strukturim të tepruar në qenësinë e tyre: si p.sh: Sokol, Drita etj, dhe megjithëse se eksistonin, ishin përpjestimisht shumë të paktë  karshi emrave arabo-muslimanë si: Bilall, Muhamet, Gani, Isa, Musa, Jusuf, Shefki, Murat, Enver etj., kurse për emrat me kuptim shqip dhe të huaj, që kanë vërshuar në pas viteve 60-të e deri më sot, që nga emrat si Bashkim, Fitim, Arbër, Arianit, Fatlum, apo edhe të huaj, si Dea, Klea, Enea, Marsida, Olti, etj. etj. as që janë dëgjuar në atë kohë. Emrat e rinjë kanë pasur dhe kanë efektin në bindjet dhe llogosin e bartësve të tyre. Kjo sepse në rend të pare vënësit e këtyre emrave e më pas edhe bartësit, janë të kapluar nga ndenja e inferoritetit për tu paraqitur sa më perendimorë26, dhe i shohin me përzbuzje emrat arabo-islamë të gjyshërve apo prindërve të tyre. Ndryshimet dhe metamorfozat e tilla në identitet, që nga emrat, alfabeti,  e ideologjitë, që ndikojnë drejtëpërsëdrejti në formësimet individuale të njerëzve, flasin për një proces të pashkoqitshëm të shtresimeve kulturore27, shpesheherë imponueshëm, mbi identitetin e shqiptarëve muslimanë, nisur edhe nga fakti se qenë më shumti muslimanët shqiptarë ata që u goditën nga procesi i emërëva të ri, teksa tek katolikët akoma kemi ruajtje të emrave fetar si Pjetër, Ndue, Mark etj.

 

Lidhja paradoksale në mes nacional-komunizmit dhe nacional-katolicizmit përkatësisht kurba kaluese nga njëra ideologji tek tjetra

Nacional-komunizmi shqiptar, që në Shqipëri u etablua në formën më rigjide nga sistemi enverist, në Kosovë, finesat ndikuese i shtriu kryesisht permes ndikimit kulturor enverist, kryesisht pas hapjes së Universitetit të Prishtinës, anipse një pjesë e mirë e shqiptarëve të Kosovës, ishin të integruar në sistemin titist, që ishte verzion më i butë se sa enverizimi, respektivisht model liberal socializmi. Nacional-komunizmi shqiptar, qe një dogmë që fillimisht shqiptarin e vendoste në pikën epicentrike të historisë, dhe luftën e tij hobsiane kundër të gjithëve, mëtonte ta paraqiste si luftë të pambaruar, deri në triumfin përfundimtar marksist/proletar. Por kjo luftë e shqiptarit proletar, ishte e stërmbushur me figura që nuk përkonin asgjë me komunizmin, si dhe qe e shpjeguar me një ksenofobi e urrejtje nacionaliste karshi popujve tjerë, në theks të posaqëm kundër osmanëve/turqëve deri në demonizim të tyre. Këtu qëndron edhe arsyeja imanente, përse nacional-komunizmi shqiptar quhet ashtu siç quhet: sepse u praktikua si komunizëm i egër në sferën politike e ekonomike, por shfaqte ksenofobinë e tij nacionaliste, në segmentin kulturor, identitar, e akademik, të reflektuar ndikueshëm dhe me finesa indoktrinimi, madje edhe jashtë kufinjëve. 

Vetëm kur nacionalizmi bashkohet me ideologjinë komuniste të materializmit dialektik dhe historik, duke u bërë pra nacional-komunizëm, kemi një ideologji shtetërore që merr tiparet totalitare si në rastin e tillë enverist.28 Ky nacional-komunizëm, anipse në Kosovë nuk funksiononte si tutelë shtetërore mbi shqiptarë kosovarë, ndikimi i tij kulturor, në Kosovë qe i madh, veçanërisht në saje të konstruksionit akademik, shtyllave, frekuencës dhe orientimit gjeo-kulturor, mbi të cilat nisi të funksiononte arsimi kosovar, në theks të posaqëm Universiteti i Prishtinës. Kur jemi tek fusha e historigrafisë përkundër luftës ideologjike që komunizmi kishte dhe ka me fenë,  nacional-komunizmi shqiptar edhe literalisht edhe oralisht edhe praktikisht, figurën mesjetare kryqtare të Gjergj Kastriotit me identitet jo-shqiptar dhe kohanik në një periudhe kur nuk eksistonte komb gjëkundi në botë,  e ktheu në mit të shqiptarizmit, duke e ligjuar si shtyllë epiqendore të kombit shqiptar dhe duke ndërtuar përmes tij, bazat e ksenofobisë anti-osmane, anti-islame, e anti-turke. Poashtu edhe figurën e Pjetër Bogdanit, që i shërbeu rekoinkustës austriako-serbe Pikolomini-CarnojevicArsenije III, të vitit 1689, ligjërimi nacional-komunist shqiptar e interpreton si kryengritje shqiptare/luftë për çlirim kombëtar. Nacional-komunizmi, shqiptar, jo vetëm që injoron, por edhe demonizon deri në skajshmëri, rolin mijëra administratorëve me origjinë shqiptare në Perandorinë Osmane, duke i konsideruar tradhtarë dhe shërbëtore të pushtuesit, dhe duke mëtuar kështu, atë që Enis Sulstarova e emërton “arratisje nga lindja”29. Por, kur dihet se çfarë sistemi totalitar qe enverizmi, tërë makinacionet që zhvilloi ky sistem, nuk do të duhej të na çudisnin.  Ajo që duhet të na habisë, qëndron  tjetërkund. Konkretisht në lidhjen paradoksale që nacional-katolicizmi i ligjëruar post-monist, ka me nacional-komunizmin në formën e instrumentalizmi ideologjik, . Si në aspektin e përdorimit të po të njejtave figura indoktrinuese kryesisht në sferën e historigrafisë dhe errësimin e mendjes30, sikurse në simbologji, sikurse në pretendimet e hegjemonizmit kulturor. Nga një mit nacional-komunist, Gjergj Kastrioti është kthyer në një mjet-mit të përdorimit nacional-katolicist, njejtë si edhe Bogdani. Fotografitë e mëdha të Titos e Enver Hoxhës janë zëvendësuar nga ato të Skënderbeut, Nënë, Terezës e Papës. Indoktrinimi shkollar/akademik31, politik e mediatik,

nga indoktrinime nacionale-komuniste, janë shndrruar në nacional-katoliciste. Nxënësit, që nga bankat fillore, e deri në fakultet, mësojnë për “heronjë” katolikë, mësojnë se Islami, shqiptarëve i’u imponua me dhunë nga turqit. Muslimanët në Kosovë, nëse jo para presionit për zhdukje biologjike, ndodhën përpara hegjemonisë zulmmadhe të nacional-katolicizmit, rrënjët e të cilit nisën me LDK-në e krijuar nga Opus Dei i Vatikanit e Kisha Katolike32,  si dhe përballë  prokatolicizmit të hapur të Presidencës me në krye Atifete Jahjagën dhe këshilltarin e saj Ilir Dedën, përfshirë këtu edhe qeverinë. Ekoli nacional-katolicist në Kosovë tregohet aq i fuqishëm, sa që me rastin e votimit për futjen apo jo të lëndës së Mësim-Besimit, në shkolla, Kisha Katolike, dërgoi kërkesë në Kuvendin e Kosovës, për mosmiratimin e propozimit,  dhe propozimi nuk u miratua. Këto dhe raste të tjera, siç janë ato të përjashimit të dhunshëm të femrave me mbulesë islame nga shkollat, detyrimit të nxënësve t’i rruajnë mjekrrat etj., që flasin qartazi se nacional-komunizmi, në rastin kosovar në periudhën post-moniste, vetëm ka ndërruar emër e prizëm: është kthyer në nacional-katolicizëm!

 

Përmbledhje/Konkluzion

 Dyzetë/pesëdhjetëvjeqari, që po lëmë pas, në Kosovë kanë krijuar “shqiptarin e ri”. Shqiptarin anti-fetar, dhe të brofur kundër identitetin të tij,  të e prindit të tij, dhe inferiorë me veten.  Shqiptarin e tëhuajsuar. Shqiptarin që qe inhibizuar vetëm brenda dy koordinatave dhe një fazoni llogosal: o titist o enverist. Shqiptarin që është objekt kronike, e jo subjekt historibërjeje. Shqiptarin labil, e jo stabil. Shqiptarin që konsumonte e konsumon “dije” e nuk prodhon(te) dije. Shqiptarin e varur nga bindja konservuese dhe e servuar en bloc. Shqiptarin me identitet të konstruktuar dhe me shtresim rrëmihës e shlyes “rë së vjetres e fanatikes”, në vend të shqiptarit me identitet të vetëkonstruktuar e vital, e të brumosur në fe. Shqiptarin që i nënshtrohej kohës e zhvillimeve në vend të bërjes së kohës e zhvillimeve. Shqiptarin që i bindej/t ideologjisë së disperzuar mbi të, në vend të ë pasjes së kapaciteteve në krjimin ideve me rëndesë e konstantë ekuilibruese për të (veten e tij). Shqiptarin e  nënshtruar ndaj ekzogjenës në vend të potencialeve endogjene. Shqiptarin e nënshtruar ndaj kontaminimit, në vend të fotosintezës pozitive për vete dhe të tjerët. Shqiptarin e nënshtruar ndaj intoksimit me vetëdije në vend të dallimit dhe ikjes nga injektimi i padëshiruar. Shqiptarin e nënshtruar karshi sistemeve në fuqi në vend të krjimit (potencialisht) të sistemeve native…e që më pas,

kur sistemet e huaja në fjalë bienin (shpesh nuk bie sistemi por vetëm njerëzit e tij) shqiptarit i mbetnin pasojat e sistemit. Pasoja më e rëndë ishte sëmundja e quajtuar PASIM…

Por a ka rrugëdalje ? A do ta ketë rinia muslimane në Kosovë, mundësi, potencial, mjete dhe metoda, për të dalur nga inxhinjerimi 50 vjeqar që i servohet, si dhe për të çarë rrugët përpara, karshi pengesave dhe barriareve met ë cilat përballet ? Mendoj se po. Kjo mund të arrihet vetëm përmes vullnetit të përbashkët, dhe dëshirës së madhe që indoktrinuesit e gjysëmshekullit të shkuar, dhe të  kësaj dekade që lamë pas, me tërë sistemet e tyre të sfdohen nga DIJA Islame. Të sfidohen nga mundi Islam në nxënien e Ilmit, në kuptimin e realitetit se ç’ndodhi me muslimanët e Kosovës dekadat e shkuara, në kuptimin e ngecjeve dhe faktorëve të brendshëm regresiv që quan në një realitet të tillë/realitetin që po e jetojmë. Nevojë kruciale në kët drejtim është uniteti…jo uniteti në kuptimin e uniformitetit në mendime, por uniteti në synimet e përbashkëta. Rinia muslimane e Kosovës, nuk ka nevojë të edukohet nga poltronë e njerëz me rezon njëdimensional, por diturinë ta marrin, tek bastionet e dijes…tek Universitetet me renome…thjesht ta marrin seriozisht ajetin e parë të Kuranit Famëlartë që na thotë: “Lexo”, pastaj edhe Suren “Kalem”, ku potencohet rëndësia e dijes. Rinia muslimane e Kosovës duhet ta interiorizojë e praktikojë në çdo hap të jetës hadithin e Pejgamberit a.s., se “dija duhet të kërkohet deri në Kinë”. Këta, gjithsesi duhet ta bëjnë nëse duan të dalin nga realiteti dëshpërues. Duhet t’i zgjerojnë diapazonet dhe horizontet e tyre me dije të gjithanshme, mbi principe të paluajtshme Islame.

 

_______________________________________

1)http://www.pasqyra.com/arkivi/2002/01112002/faqe/fiksioniinacionalizmit.htm (sic)

2) Jelavich Charles & Barbara : “Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit”, 1804-1920, f. 2063) Bozbora Nuray: “Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane”

4)http://www.panorama.com.al/opinion/kombi-shqiptar-a-eshte-multietnik/5)http://gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=239

6)http://www.zeriyt.com/gjysmehena-dhe-shqiponja-t42572.0.html

7) Clayer Nathalie, “Aux du Nationalisme Albanias”, f  210

8) http://www.beepworld.de/members48/shllapashtica/kombi-sk.htm

9) http://www.zeriyt.com/gjysmehena-dhe-shqiponja-t42572.0.html

10) Mbi ndikimin e Austro-Hungarisë dhe Italisë në pavarësimin e Shqipërisë, shih Gray Eduard: “Memories”

11) Termi është përdorur së pari herë nga Antonio Gramsci dhe nënkupton dallimin nga dominimi, për arsye se hegjemoninë Gramsci e sheh të implikuar edhe në kodekset morale të shoqërisë dhe si të legjetimiueshme

12 ) http://amirshahlan.wordpress.com/2010/03/25/ideology-and-ideological-state-apparatus-%E2%80%93louis-althuser/

13)  Robelli Enver: Si ndodhi pushtimi osman, dhe çfarë ndryshimesh pësoi Kosova ?

14) Bourdieu Pierre, në analizat e tij për shtetin, thekson nevojën e shtetit për “të prodhuar”, elitat, burkoracinë dhe skollarët ndërbrezorë

15) apo permenden krejt shkarazi

16) Është fjala për verzionin panballkanik të shkruarjes së historisë, respektivisht atë “armikut të përbashkët” të shqiptarëve dhe serbëve. Shih për këte: “Feraj Hysamedin: “Skicë e mendimit politik shqiptar”

17) http://www.gazetatema.net/web/2011/08/27/kujtimet-e-mia-mbi-fatosin-e-krujes-ne-kohe-te-serbise-dhe-pak-me-vone/

18) Shih më gjerësisht: http://www.olsijazexhi.com/alfabeti.htm

19) http://groups.yahoo.com/group/alb-muslimnews/message/8502

20) http://www.zeriislam.com/artikulli.php?id=1962

21) http://trendet.net/www/2010/10/12/utilitarizimi-dhe-instrumentalizimi-i-shkences-dijes/

22) Ermal Hasimja, Emra dhe identitete: përse nuk quhem Besim?, Universiteti Europian i Tiranës: http://www.hasimja.com/files/Emra%20dhe%20identitete%20perse.htm

23) http://www.amazon.co.uk/Identity-Conversations-Benedetto-Vecchi-Century/dp/0745633099#reader_0745633099

24) http://www.uchastings.edu/faculty-administration/faculty/bisharat/class-website/docs/Clifford.pdf

25) http://books.google.com.tr/books?id=eR7aHdTIhIC&printsec=frontcover&hl=tr&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false, fq. 43-77

26)Shih shpjegime analoge me rastin e Turqisë tek:  Dogan, Mustafa: “Batılılaşma İhaneti”, fq. 120-134

27)Shih në lidhje me Shtresimet e Identitetit Kulturor Shqiptar:  http://www.scribd.com/doc/30412631/Shtresimet-e-Identitetit-Kulturor-Shqiptar-Kajoli-Morina-et-al-2003

28) http://perpjekja.blogspot.com/2009/02/historia-dhe-nacional-komunizmi-si-fe.html

29) Shih më tepër: http://books.google.com.tr/books?id=WHloQy9ELXMC&printsec=frontcover&hl=tr&source=gbs_ge_summary_r&cad=0#v=onepage&q&f=false

30) Term i përdorur nga Max Horhkaimer 31)Shih për këtë punimin e gjatë të Dr. Olsi Jazexhiut:

http://www.muslumanarnavutluk.net/index.php?option=com_content&view=article&id=2373%3Adueman-tasvir-arnavutluk-lise-ders-kitaplarndaki-tuerk-ve-mues&fb_source=message - ku spjegohet detajisht indoktrnimi i nxënsëve që nga filloret e deri në mbarimin e shkollave të mesme, në lëmenjtë shoqëror, si dhe pozita e komuniteteve të tjera, në tekst-librat shkollorë të Kosovës

32) http://www.crisisgroup.org/~/media/Files/europe/Kosovo%2026.pdf

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme