Demokracia e rrejshme e Qeverive Perëndimore

Por, kjo është një thënie e hipokritëve politik, pasi faktet flasin diçka ndryshe. Nëse shikojmë historinë islame si dhe botën aktuale muslimane, nuk shohim se kemi të bëjmë me terrorizëm askund, prej në kohën e Pejgamberit alejhi selam, përhapja e Islamit në kohën e tij, në kohën e katër udhëheqësve të drejtë, nuk shohim terrorizëm, edhe pse ka ndodhur luftë, asnjë civil nuk ka pësuar në këto lufta. Pasi është edhe urdhër i të Dërguarit alejhi selam që në luftë mos vriten civil. Por, kur shohim “Demokracinë” e cila vret njerëz, habitemi se si vrasësit kërkojnë që të respektohen të drejtat e njerëzve, kurse me miliona njerëz janë të vrarë nga ana e po këtyre njerëzve demokratik.

Nuk do të cekim të gjitha vrasjet në histori, si vrasjet të cilët i bëri Neroni, se si vritnin perandoria Romake, apo Luftërat e kryqëzatave dhe inkuizicioneve të organizuara edhe nga vetë kisha Katolike, të cilët masakruan shumë njerëz të pafajshëm, kurse vazhdimisht thirren si njerëz të paqes, por do të flasim për qeveritë e sotme të cilët vrasin musliman për çdo ditë, duke thënë se mbrojmë të drejtat e njerëzve.

Një ndër shtetet më të zëshëm dhe shteti më “demokratik” në botë, Sh.B.A.-ja, i cili luftoi Gadafin dhe shtetet arabe, se nuk lejojnë protestuesit dhe shtypin popullin, kurse në vetë shtetin e vet i ndalojnë protestat dhe i shkelin të drejtat e njerëzve. Ky shtet prej në fillimin e themelimit të vet, u ndërtua mbi gjakun e njerëzve të pafajshëm. Edhe pse donë të na mësojnë në histori se këta ishin ato që zbuluan Amerikën, më e drejtë do të ishte të thuhej se ata e uzurpuan Amerikën, pasi kryen terror dhe vrasje të përgjakshme mbi popullin e pafajshëm vendas. Ku gjatë marrjes së Amerikës nga ushtria Evropiane dhe Kristofer Kolombo në vitin 1492, u vranë dhe u masakruan mbi 100 milion indian vendas. Po ashtu kanë vrarë dhe masakruar mbi 120 milion afrikan të cilët i kanë sjell në Amerikë si rob nga Afrika.

Në vazhdim do të cekim disa statistika të cilat të lënë pa mend kur i shikon se si mund një krijesë si njeriu, të kryen aq shumë vrasje, nën maskën e demokracisë dhe përsëri fajësohet Islami si vrasës, kurse jo muslimanët ngelin anash si të pafajshëm, edhe pse ato janë aktorët kryesorë.

Në luftën Qytetare e cila ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej më 12-4-1861 deri më 9-4-1865 ku nga të dy palët kishte gjithsej 837.956 të vrarë, si dhe 412.200 të plagosur.

Pastaj kemi Luftën e Parë Botërore, një luftë e cila ishte tragjike për shumë popuj, e cila filloj më 28-7-1914 dhe zgjati deri më 11-11-1918, e cila përfshiju Evropën, Afrikën, Lindjen e Mesme, Kinën dhe Bregun Jugor dhe Verior të Amerikës, ku u vranë mbi 15 milion njerëz dhe mbi 20 milion të plagosur.

Pastaj shtetet demokratike, për të `rritur sigurinë e popullatës`, bënë edhe luftën e Dytë Botërore, e cila luftë ishte më tragjikja, e cila filloj më 1-9-1939 dhe zgjati deri më 2-9-1945, u përfshin në luftë Evropa, Pacifiku, Atlantiku, Azia, Kina, Afrika dhe Amerika. Në këtë luftë u vranë 49 milion civil dhe 24 milion ushtarë, gjithsej mbi 73 milion të vrarë.

Pastaj Amerika, udhëheqësi i demonkracisë, hodhi bombën e parë atomike në histori, më datë 6-8-1945 në Hiroshima të Japonisë, ku vrau 80.000 njerëz, si dhe me datë 9-8-1945 hodhi bombë nukleare në Nagasaki të Japonisë, ku vrau 73.884 njerëz.

Më pas, prej më 25-6-1950 deri më 27-7-1953, OKB dhe Republika e Koresë luftuan kundër Koresë Republikane, Kinës dhe Unionit Sovjetik, ku kishte gjithsej 2.5 milion të vrarë dhe 230.000 të plagosur.

Po ashtu në vitin 1954 Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan Guatemalën, shkaktuan çrregullime në këtë shtet, pastaj në të filloj lufta Civile prej 1960 deri më 1996 ku u shkaktua vdekja e mbi 200.000 të vrarëve dhe të zhdukur.

Nuk përfundon me kaq, pasi dashamirët e të drejtave të njeriut nuk ndalen deri sa ta arrijnë qëllimin, ku Demokracia e Sh.B.A.-së filloj luftën e Vietnamit, më 1-11-1955 dhe zgjati deri më 30-4-1975, ku vranë 5.905.692 njerëz, d.m.th. afër 6 milion njerëz.

Sh.B.A.-të në vitin 1959-61 sulmuan Kubën, ku kishte me mijëra njerëz të vrarë dhe të plagosur, si dhe sulmi ndaj Kongos në Afrikë më 1964, sulmi ndaj Perusë në vitin 1965, ndaj Laosit më 1964-1973, sulmi ndaj Kamboxhës më 1969-1970, Guatemala më 1967-1969, sulmi ndaj Libanit më 1983-1984, lufta në El-Salvador prej 1980-1992, ku u vranë 75.000 njerëz, në Nikaragua më 1980-88; sulmi ndaj Libisë më 15-4-1986, ku u vranë 63 njerëz; luftën të cilën e nxitën në mes Irakut dhe Iranit prej 22-9-1980 deri 20-8-1988 ku ka pas 1.6 milion të vrarë nga të dy palët; Lufta e Panamasë prej 20-12-1989 deri 12-1-1990 e cila u sulmua nga SH.B.A.-ja, u vranë 337 njerëz dhe 3000 të plagosur; Lufta e Gjirit Persik më 2-8-1990 deri 28-2-1991 u vranë në luftë 41.259 të vrarë dhe 76.071 të plagosur; Lufta në Irak nga 1-3-1991 deri 5-4-1991 ku u vranë 180.000 njerëz; sulmi ndaj Somalisë më 3-10-1993 kishte mbi 3000 të vrarë dhe të plagosur, sulmi ndaj Afganistanit dhe Sudanit më 20-8-1998, ku kishte dhjetëra të vrarë; lufta në Bosnje nga 1-4-1992 deri  14-12-1995 kishte mbi 100.000 njerëz të vrarë; në luftën e Kosovës, e cila fillon më 28-2-1998 deri 23-3-1999, nga ana e Serbëve vriten 15.000 shqiptarë dhe 5000 të zhdukur. Po ashtu sulmi i NATO-së ndaj Serbisë më 24-3-1999 deri 10-6-1999, vret 1050 ushtarë dhe 500 civilë.

Episodi i ri i mbjelljes së demokracisë, një demokraci e cila bie nga qielli përmes bombardimeve, fillon me shekullin e ri, në shek.XXI, ku sulmohet Amerika, më 11-9-2001, ku akuzohen disa terrorist musliman si përgjegjës për sulmin, kurse faktet për një deklaratë të tillë asnjëherë nuk u zbardhen, ku u vranë 2996 njerëz dhe mbi 6000 u lënduan. Këtë sulm Amerika e shfrytëzoj që të nis luftëra të reja kundër njerëzimit dhe në veçanti kundër muslimanëve, nën moton luftë kundër terrorizmit, e cila asnjëherë nuk mund të përfundoj. Pas këtij sulmi që e inskenoj vet qeveria amerikane me ndihmën e agjentëve të CIA-së dhe MOSAD-it, si viktimë e parë e cila u sulmua ishte përsëri Afganistani, në datë 7-10-2001 dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, (si mund të sulmohet një shtet, ndërsa kërkon një person?, kërkohej Bin Laden, u vra, por shteti ende është i okupuar) ku deri sot atje janë të vrarë 40.000 njerëz të Afganistanit, kurse nga armiku 14.128, si dhe mbi 80.000 të plagosur. Pastaj pason edhe sulmi ndaj Irakut, prej 19-3-2003 deri 1-5-2003 dhe vazhdon ende sot e kësaj dite, ku janë vrarë deri sot 1.5 milion njerëz. Në 12-7-2006 deri 14-8-2006 ndodh sulmi i Izraelit ndaj Libanit, ku ka pasur gjithsej 1744 të vrarë dhe 8663 të plagosur. Si dhe luftën e këtij viti, në Libi, e cila filloj më 15-2-2011 deri më 23-10-2011, u vranë mbi 30.000 civil, 4000 civil të zhdukur, mbi 10.000 ushtarë nga të dy palët të vrarë.

E lista e njerëzve të pafajshëm dhe ushtarëve të vdekur nuk ka fund, e gjitha kjo në emër të demokracisë, lirisë së njeriut, të drejtat e njeriut, etj! Pra, jemi shumë me fat ne të cilët kemi kësi paqedashës të cilët kur duam paqen, ata e sjellin përmes raketave.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme