Derisa Kisha Katolike t'i përmbahet parimit ‘jashtë Kishës nuk ka të dërguar (extra ecclesian nullus propheta)’, duket e pashpresë mundësia që Islami të shihet si rrugë e shpëtimit dhe Muhammedi a.s. si i dërguar i Zotit. Megjithatë, përmes dialogut ndërfetar muslimanët duhet të kërkojnë të drejtën e tyre për zhdukjen e paragjykimeve nga ana e të krishterëve dhe korrigjimin e imazhit të shtrembëruar të Islamit përmes vlerësimit real.
[6] Nostra aetate (nga lat. koha jonë) është një shpallje e një prej dokumenteve të Këshillit të dytë i Vatikanit të Kishës Katolike Romake. Kjo deklaratë (qartësim) u miratua nga 2.221 peshkopë (dhe 88 kundër) dhe u botua me 28 tetor 1965. Në këtë deklaratë trajtohet mirëkuptimi ndërfetar mes katolicizmit, hebraizmit, islamit dhe besimeve të tjera fetare. Shih: http://sq.wikipedia.org/wiki/Nostra_aetate
