Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

Ndarja e Teuhidit ne Rububijeh dhe Uluhijeh mes terminologjise dhe tendences per ta shfaqur si realitet


Alban Çuli

Me emrin e Allahut, e falenderoj Ate.Paqa dhe Bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin, Familjen e tij dhe Sahabet e tij, e me pas:
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Teuhidi Rububijeh eshte njetimi i Allahut ne veprat e Tij, si Krijimi, Sundimi, sjelljen e vdekjes, ringjalljes, etj. Teuhidi Uluhijeh eshte njetimi i Allahut ne veprat e robeve te Tij, pra adhurimi ne kuptimin e plote.

Sa reale dhe sa jo eshte kjo ndarje? A ka te beje thjeshte me terminologji shpjeguese, apo eshte nje tendence per te krijuar teza dogmatike?

I gjithe problemi qendron pikerisht ne tezat dogmatike, qe rrjedhin prej kesaj ndarje dhe ajo qe eshte me e frikshme eshte predikimi se "Te gjithe pejgamberet kane ardhur per te shpallur Teuhidin Uluhije, pra Teuhidin e Allahut ne Adhurim. Ndersa Teuhidin Rububijeh, pra qe Allahu eshte i vetem ne krijim, ne sundim dhe ne te gjithe aktivitetin e Tij etj., askush prej Mushrikeve (Politeisteve) nuk e ka kundershtuar", duke sjelle si argument ajetin: 

"ولئن سألتهم من خلق السموات والأرض ليقولن الله" - "E nese ti i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe token do te thone: Allahu".Me pas vijne tezat qe rrjedhin prej sa u tha me larte se "te gjithe ata qe bejne tevessul apo kerkojne shefat prej Pejgamberit nuk bejne gje tjeter vetem se adhurojne dike tjeter pervec Allahut, me gjithe besimin e tyre ne Teuhidin Rububijeh. Pra keto lloj verpimesh - sipas tyre - nuk sjellin Kufer ne Teuhidin Rububijeh (besimi se vetem Allahu eshte Zot) por sjellin kufer si pasoje e leshimit te Teuhidit Uluhije (Besimit se vetem Allahu adhurohet)".Le te shohim me poshte se sa funksionon kjo teori:Si fillim, ndarjne e Teuhidit ne Rububijeh dhe Uluhije per here te pare e ka shpallur Shk. Ibn Tejmijeh. Kjo ndarje nuk ka qene e njohur me pare dhe eshte jashte logjikes sic do te shohim ne vazhdim.Nuk eshte pare dhe as degjuar qe Pejgamberi te kete ftuar ne Islam dike dhe t'i kete komunikuar dy lloje Teuhidi dhe as ka lene te kuptohet nje gje e tille dhe as qe eshte degjuar prej Selefeve tane te mire. Kjo ndasi, mbi te gjitha nuk ka asnje lloj kuptimi sepse Hyju apo Perendia e Vertete eshte Zoti i Vertete dhe anasjelltas. Dhe s'ka kuptim qe te mos adhurohet ai tek i cili besojme qe eshte Zot, qe ndikon ne te keqen dhe ne te miren. Apo sic thote Allahu:

"رب السموات والأرض وما بينهما فاعبده واصطبر لعبادته", Ai eshte Zoti i qiejve, i tokes dhe çka mes tyre. Pra, Adhurojeni Ate dhe behu i qendrueshem ne adhurimin e Tij" [merjem:65]

Siç shihet me larte ne ajet, Allahu xh.sh. ka pershtatur adhurimin (ibadetin) tek Rububijeti.

Me e frikshmja nder to eshte se kjo kategori pretendon, sic thame me larte, se Politeistet e pranonin nje Zot te vetem, si Krijues dhe Veprues qe eshte "Rabb" (rububijeh), por ata nuk pranonin adhurimin vetem te Tij si "Ilah" (uluhijeh). Ndersa Allahu xh.sh. ne nje ajet na tregon se Politeistet jo vetem qe kishin nje sere Ilah-esh, por keto Ilah-et (Aliheh) e tyre ishin Zoter ne kuptimin Rabb, Allahu thote:

"ولا يأمركم أن تتخذوا الملائكة والنبيين أربابا" - "Dhe as qe ju urdheron qe t'i konsideroni engjejt dhe pejgamberet zota" (Erbab - shumesi i Rabb - Zot) [al imran:80].

Ndersa nje prej pjeseve kulmore qe rrezon totalisht pretendimin se Pejgamberet kane ardhur per te shpallur - sipas tyre - vetem Teuhidin Uluhijeh, sepse ai Rububijeh ishte i pranuar, eshte ajeti ku Allahu na tregon ne Kur'an per Paktin (El-Mijthak) nje deklarim i gjithe njerezimit si pergjigje e pyetjes qe Allahu ua drejtoi:

"ألست بربكم قالوا بلى" - "A nuk jam Une Zoti  (Rabb) juaj? Thane: Sigurisht". 

Pakti eshte i marre prej besimit te plote jo prej besimit gjysmak. Prandaj, perderisa Zoti eshte ai ndaj te cilit duhet te bindemi, atehere domosdoshmerisht bindja duhet konfirmuar. E perderisa konfirmimi me ane te Rububijetit nuk do te ishte i mjaftueshem, ashtu sic deklarohet se Politeistet e pranonin Rububijetin por nuk ishte i mjaftueshem per ta (sic pretendohet), atehere nuk eshte korrekt pakti, por jo vetem, por edhe diten e Kijametit nuk do te ishte korrekte shprehja: "إنا كنا عن هذا غافلين" - "Ne ndaj ketij (pakti) ishim te paditshem"[a'raf:172].Po me te njejten mendesi, mund te thuhet fare mire se perderisa Teuhidi Rububijeh nuk qenka i mjaftueshem per te qene besimtar, atehere Allahu do te kishte sugjeruar nje shprehje tjeter qe te do te detyronte qe pervec Rububijetit te konfirmohej ne menyre te vecante edhe Uluhijeti dhe nuk do t'u mjaftonte vetem me "A nuk jam une Rabbi juaj" por edhe me "A nuk jam une Ilahu juaj".

 

A kane patur politeistet nje fare Monoteizmi ne pikepamjen e Rububijetit sipas ndasise Rububijeh dhe Uluhijeh? Apo politeistet ishin politeiste ne te dyja sebashku?

 

Nese hedhim nje veshtrim tek ajetet dhe hadithet, do te shohim se politeistet besonin se idhujt e tyre ndikonin ne te mire e ne te keq, jo bashke me Allahun dhe as me lejen e Tij, por ne menyre te pavarur. Pra Allahu as nuk futej ne listen e tyre ne ndikimin tek e mira dhe tek e keqja.

Allahu ne Kur'an thote:

"واتخذوا من دون الله آلهة لعلهم ينصرون" - "Dhe moren ne vend te Allahut (disa) zota (ilah) me shprese se do te ndihmohen" [jasin:74], tregohet se ata besonin se perendite e tyre ishin ndikues dhe mund t'u jepnin ndihme.

 

"إِن نَّقُولُ إِلاَّ اعْتَرَاكَ بَعْضُ آلِهَتِنَا بِسُوَءٍ قَالَ إِنِّي أُشْهِدُ اللّهِ وَاشْهَدُواْ أَنِّي بَرِيءٌ مِّمَّا تُشْرِكُونَ" - "Ne themi se disa prej perendive tona te ka goditur me nje te keqe, tha: une e kam deshmitar Allahun dhe deshmoni se jam i paster ndaj Shirkut qe ju beni "[hud:54], ajeti na tregon se politeiste benin shirk jo vetem ne adhurim (uluhijeh) por ata kishin bindjen se perendite te godisnin me te keqe dhe me te mire (rububijeh).

 

"وَقَالُوا مَا هِيَ إِلَّا حَيَاتُنَا الدُّنْيَا نَمُوتُ وَنَحْيَا وَمَا يُهْلِكُنَا إِلَّا الدَّهْرُ وَمَا لَهُم بِذَلِكَ مِنْ عِلْمٍ إِنْ هُمْ إِلَّا يَظُنُّونَ" - "Thane: s'eshte gje tjeter perpos jetes tone ne kete bote, vdesim dhe lindim dhe askush nuk na zhduk pervec Kohes". Ata nuk dine asgje rreth saj, ata vetem fantazojne" [xhathijeh:24] ketu ajeti na tregon se politeistet besonin se cilesi si ato te dhenies se jetes dhe te vdekjes, po edhe te shkaterrimit ne kuptimin e inekzistimit, (qe jane cilesi Rububijeti), i ka Koha. Nuk kemi shenja qe te na tregoje per nje monoteizem te politesiteve ne aspektin e Rububijetit. Perkundrazi, ajetet konfirmojne se politeistet ishin politeiste si ne Uluhijeh ashtu edhe ne Rububijeh.

 

Nje aspekt tjeter qe rrezon pretendimet se pejgamberet kane ardhur per te shpallur Teuhidin Uluhijeh se ai Rububijeh ishte tek politeistet dhe e ben mosfunksional ndasine, pasi qe Uluhijeti nuk ngrihet pa Rububijetin por edhe Rububijeti nuk ngrihet pa Uluhijetin.

Aspekti tjeter eshte, pyetjet e varrit: 

Sic njihet prej hadithit te mirenjohur pyetja e pare eshte "Kush eshte Zoti yt (Rabb)", keshtu qe sipas dogmes se politeistet besonin ne Rububijeh, konkludojme se kesaj pyetje ata do t'i pergjigjeshin drejte dhe pa asnje medyshje.

 

Eshte shume interesant fakti, qe pretenduesit e dogmes se Mushriket ishin monoteiste ne Teuhidin Rububijeh, e mbrojne me fanatizem dogmen e tyre, mbrojne me fanatizem mushriket kurejsh dhe jane te gatshem te hedhin apo te akuzojne me Shirk, kedo musliman qe ben Tevessul apo kerkon shefat prej Pejgamberit.

 

Por cfare eshte ajeti, mbi te cilin kjo kategori njerezish ngren dogmen se Mushriket kane patur besim ne Rububijetin e Allahut, pra ajeti: 

"ولئن سألتهم من خلق السموات والارض وسخر الشمس والقمر ليقولن الله" - "E nese ti i pyet ata se kush i krijoi qiejt dhe token, kush e nenshtroi diellin dhe henen, do te thone Allahu" [ankebut:61]

Mushriket kane thene kete shprehje me gjuhen e tyre dhe nuk e kane ne zemren e tyre, te detyruar perballe argumentave dhe te dhenave te fuqishme e te qarta. Per me teper ata deklarojne ne kete menyre dicka qe nuk qendron fare ne shpirtrat e tyre duke patur parasysh se deklarimet e tyre shpirterore jane e kundertat e kesaj qe e thone me gjuhe, duke ditur se ata ndikimin me te mire dhe te keq (qe eshte atribut Rububijeh) ia adresojne te tjerave gjera pervec Allahut.Duke u bazuar gjithashtu se mushriket jo vetem qe nuk  besonin tek Allahu por ata edhe gjerat me minimale ia atribonin si ndikim i perendive dhe idhujve te tyre. Dhe argumenti qe e verteton genjeshtren e tyre eshte deklarimi i tyre: 

"إن نقول إلا اعتراك بعض آلهتنا بسوء" - "Ne themi se disa prej perendive tona te ka goditur me nje te keqe"




E Dielė, 18 Mars 2012; 03:11


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats