Imam Xhelaluddin Es-Sujutiu (849-911 H. / 1445-1505)

Biografia dhe Vepra

 

Bismilahi-Rrahmani-Rrahim

 

Imam Xhelaluddin Es-Sujutiu

 

1. Lindja e tij:

Imam Hafiz  Xhelaludin Abdurrahman Ebu Bekr es-Sujutiu është i lindur në muajin Rexhep, 849 H. [1445 M.]. Babai i tij e dërgoi atë tek Shejh Muhamed el-Mexhdhub, një njeri i mirë që jetonte afër varrit të Sejdah Nefiseh[1]. Ai u lut për këtë fëmijë (Sujutiun) që të jetë i bekuar.

 

2. Imam Sujutiu për veten e tij:

Imam Xhelaluddin Es-Sujutiu shkruan rreth vetes së tij si në vijim:

“[Unë jam] Abdurrahman ibn el-Kemal Ebu Bekr ibn Muhamed ibn Sabikuddin ibn el-Fehr Uthman ibn Naziruddin Muhamed ibn Sejfuddin Hidr ibn Nexhmuddin Ebi Salah Ejjub ibn Nasiruddin Muhamed ibn Shejh Humamuddin el-Hudejri el-Esjuti.”

 

“Gjyshi im [shejh] Humamuddini, ishte një shejh Sufi dhe në mesin e besim-drejtëve[2], të tjerët kishin pozita në qeverisje; njëri ishte nëpunës në qytet [Esjut], tjetri në Hisbeh, një tjetër ishte tregtar pranë Emir Shejhun dhe ndërtoi një shkollë në Esjut dhe e dha atë si  dhuratë (vakëf)[3]. Stërgjyshërit e mi ishin njerëz të pasur por nuk njoh ndonjërin (prej tyre) që i ka shërbyer shkencave islame si babai im.”

“Në lidhje me mbiemrin tonë ‘el-Hudejri’ nuk e di se çfarë kuptimi ka, pos, në lidhje me el-Hudejrije – një zonë në Bagdad. Dikush, në fjalët e të cilit kam besim, më tregoi se e kishte dëgjuar babin tim – Rahimehullah – të thotë që gjyshi i tij ishte axhem[4] ose që ai (gjyshi i tij) kishte ardhur nga lindja[5], që afirmon të lartpërmendurën.

 

“Unë isha jetim qysh në një moshë shumë të re. Kam memorizuar Kur’anin kur isha pak më i vogël se tetë vjeçar. Po ashtu kam memorizuar librat: El-Umdeh, Minhexh el-Fikh, Usul dhe Elfijeh të Ibni Malikut.[6]

 

Ejderusi thotë: “Babai i Sujutiut vdiq të hënën, më 5 Sefer, 855 H. Ai e caktoi Kemaluddin ibn Humam[7] si kujdestarë për fëmijën e tij; Ibn Humami u përkujdes mirë për Sujutiun.”[8]

Ejdarusi dhe Sahaviu, të dytë, kanë shkruar se nëna e tij ishte zonjë Turke.

Sujutiu thotë: “Unë kam udhëtuar shumë dhe kam vizituar qytetet në Sham[9], Hixhaz[10], Jemen, Indi, Marok dhe Tekrur”[11]. Ai po ashtu ka vizituar qytetet kryesore asokohe të Egjiptit, në mesin e të tjerave edhe Fejjum[12], Dumjaţ[13] dhe Mahalla[14].

“Kur shkova në haxh, piva nga burimi i Zemzemit dhe jam lutur për shumë gjëra”[15]. Ndër to: Jam lutur të arrij rangun e Siraxhuddin Bulkinit në fikh dhe Hafiz ibn Haxher el-Askalaniut në Hadith.”

 

Sujutiu mësoi nën shumë dijetarë. Ai ka përpiluar një doracak për 150 prej tyre dhe për ata që i dhanë atij autorizime[16]. Ai mësoi nën mbikëqyrjen e Bulkinit gjerësisht, dhe ishte ky që i dha Es-Sujutiu autorizim që të jep mësim dhe të lëshoj fetva në vitin 876 H. Ai pastaj përfundoi mësimet e Fikhut Shafij nën Sherafuddin Munaviun. Ai studioi Arabisht dhe hadith nën Takijuddin Shibli el-Hanefi për katër vite dhe Muhijuddin el-Kafiij për katërmbëdhjetë vite.

Sujutiu thotë: “Shejh Shibli shkroi rekomandime për librat e mi: ‘Sherh Elfijetu Ibn Malik’ dhe ‘Xhemul Xhewamiji fi’l Arabijeh.’ Ai [gjithmonë] kishte në konsideratë mendimin tim në çështjet që kanë të bëjnë me hadithin. Në (shënimet në) margjinat e Shifa-së [së Kadi Ijadit] ai i atribuoj hadithin e  Ebu Hemrasë në lidhje me Isranë Ibn Maxhes. Unë kontrollova tërësisht Ibn Maxhen dhe nuk munda ta gjej. Mendova se duhet të ketë qenë pakujdesi e imja dhe kontrollova tërësisht për herë të dytë, dhe pas asaj edhe për herë të tretë. Por unë e gjeta atë hadith në ‘Muxhem as-Sahabah’ të Ibn el-Kanijut. Shkova tek Shejhu dhe e informova për këtë. Menjëherë pas fjalës sime ai morri lapsin e tij dhe fshiu fjalën ‘Ibn Maxhe’ nga margjina dhe shkroi fjalën ‘Ibn el-Kanij’ në vend të saj. Ky (veprim) rriti respektin tim ndaj shejhut pa masë dhe më bëri të ndihem shumë i vogël. Unë i sugjerova që mbase ai duhet ta verifikoj atë para se ta bënte ndryshimin. Ai mu përgjigj, ‘Unë thjesht kamë ndjekur Burhan el-Helebiun kur kam thënë Ibn Maxhe’. Unë asnjëherë nuk iu ndava shejhut gjersa ishte gjallë.”

Ai thotë: “Më është dhënë zotërim për këto shtatë shkenca: Shpjegimi i Kur’anit, tradita, Jurisprudencë, gramatikë, shkencat letrare[17] sipas mënyrës së gojëtarëve arab, jo sipas mënyrës së jo-Arabëve ose filozofëve.

Përveç këtyre shtatë: parimet e jurisprudencës, debatin, morfologjinë, të shkruarit, trashëgiminë, recitimin (kiraetet) – ndonëse këtë nuk e kam mësuar nga asnjë mësues – dhe medicinën.[18] Sidoqoftë, matematika për mua, ka qenë një lëndë shumë e vështirë. Është më e largëta nga të kuptuarit tim.  Sa herë që përpiqem të zgjidhë një problem matematikor, duket sikur të lëvizësh një mal. Në ditët e mia të hershme, jam marrë me logjikë. Allahu më bëri që ta urrejë atë, dhe kam dëgjuar se ibn Salah ka vendosur se ishte e ndaluar (marrja me të), prandaj, unë e kam lënë atë. Në vend të kësaj Allahu më mundësoj zotërimin e hadithit, që është më e cila është më fisnikja nga të gjitha shkencat.”

Sujutiu po ashtu deklaron se e kishte arritur gradën e ixhtihadit.[19]

Nexhmuddin Gazi thotë: “Kur Sujutiu ishte dyzet vjeçar, ai zgjodhi të vetmohet dhe u tërhoq për të adhuruar Allahun pa ndonjë pengesë tjetër. Ishin këto ditë kur ai shkroi shumicën e librave të tij. Edhe pse, në atë kohë, ai tashmë kishte hequr dorë nga profesioni i tij si mësues dhe mufti. Ai ka shkruar një libër, Et-Tenfis, në të cilën ai përshkruan shkaqet dhe arsyet e tij për vetmim.

 

Transmetohet nga Sujutiu: “E kam parë një ëndërr në të cilën ishe në prani të Pejgamberit s.a.v.s.. I përmenda atij librin tim Xhemu’l Xhewamij dhe e pyeta nëse mund të lexoj (predikoj) nga ajo. Pejgamberi s.a.v.s. më tha “Sille këtu o zotërues i Hadithit” (Shejhul-Hadith). Kjo ëndërr është një lajm i lumtur që e vlerësoj më shumë se çdo gjë në këtë botë.”

 

3. Komentimi i autobiografisë nga Imam Sujutiu 

 

“Unë e kam shkruar autobiografinë time sipas metodës së dijetarëve të hershëm të hadithit. Rrallë ndodh që dikush të përpiloj një libër të historisë, pa e përfshirë historinë e tij në të. Prej tyre që kanë vepruar në këtë mënyrë janë: Imam Abdel-Gafar el-Farsi në veprën ‘Tarih Nishapur’, Jakut el-Hamavi në veprën ‘Muxhem el-Buldan’, Lisanuddin ibn el-Hatib në veprën ‘Tarih Garnaţa’[20], Hafiz Takijuddin el-Fasi në veprën ‘Tarih Mekkeh’, Hafiz Ebu Fadl ibn Haxher në veprën ‘Kudatu’l Misr’ dhe Ebu Shameh[21] në veprën ‘Er-Revdetejn’, edhe përkundër frikërrespektit të tij të madh ndaj Zotit dhe të qenit më i rrepti në mesin e të gjithë këtyre.”

 

4. Vdekja e tij

Ejderusi pasi përmend ngjarjet e vitit 911 H. (1505): “Sujutiu vuajti nga një sëmundje e shkurtër dhe pas ditës së tretë, në kohën e namazit të Ikindisë (Asr), më 19 Xhumadel Ula), 911 H, dijetari dhe imami erudit ndërroi jetë. Varrimi i tij u mbajt në xhaminë afrikane, poshtë kalasë dhe është varrosur afër portës lindore të varrezave të Kurafes. Ai ishte gjashtëdhjetë e tre vjeçar.”[22]

Nexhmuddin Gazi shkruan: ‘Ai ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit e së Premtes, ditës së 19 të Xhumadel Ula, 911 H në vendin e tij në Revdeh el-Mikjas pasi kishte qenë i sëmurë për shatë ditë, për shkak të një ënjtje në krahun e tij të majtë. Ai po mbushte 62 vjet edhe dy muaj. Një mauzoleum është ndërtuar në varrin e tij  afër derës së (varrezave të) Kurafes. Një funeral (pa praninë e tij) është mbajtur në xhaminë Umevi në Damask.’

 

5. Veprat e tij:

Ai ishte prej shkruesve më produktiv, dhe me gjasë është autori më i njohur i kohëve të fundit. Ai ka lënë prapa së paku një libër në secilën lëmi të Islamit që përmban edhe monografi të shkurta prej disa faqesh, deri tek veprat disa vëllimshme. Disa prej librave të tij po ashtu janë të parat e llojit të tyre, kështu që kanë shërbyer si standard për ato që janë shkruar pas tyre.

Shumë prej librave të tij janë të botuara, dhe mund të gjenden lehtë e pa vështirësi. Kjo dëshmon për pranueshmërinë e tij në mesin e njerëzve dhe gradë të lartë tek Allahu.

Ibn Imad shkruan: “Shumica e veprave të tija u bënë të mirënjohura botërisht menjëherë gjatë jetës së tij (sa ishte gjallë). Aftësia e tij për të shkruar ishte fenomenale. Nxënësi i tij Davadiu thotë: “Njëherë isha me shejhun [Sujutiun], dhe ai shkroi tre vëllime atë ditë. Ai diktonte shënime për hadithet, dhe i’u përgjigjej pyetjeve dhe kundërshtimeve të mia në të njëjtën kohë. Ai ishte dijetari më i madh i kohës së tij në Hadith dhe shkencat që lidhen me të, njohuri për transmetuesit përfshirë edhe ata të pazakonshmit (Shadh), tekstin e Hadithit [metni], zinxhirin e transmetuesve [senedi], nxjerrjen e vendimit nga hadithi [istinbaţ]. Ai vetë më ka treguar mua, që i kishte memorizuar njëqind mijë hadithe.”[23]

 

6. Librat e Imam Sujutiut siç ai i përmend ato në Husn el-Muhadereh:[24]

 

a) Tefsir, Kiraet dhe Sheknca të ngjashme:

1. El-Itkan fi Ulumil-Kur’an.

2. Ed-durr-rrel-Menthur fi Tefsiril-Me’thur.

3. Terxhumanel-Kur’an fit-tefsiril-Musned.

4. Asraret-Tenzil (Kutuful-Az’ar fi Kashfil-Asrar).

5. Lubanun-Nukul fi Esbabin-Nuzul.

6. Mufhametel-Akran fi Mubhematel-Kur’an.

7. El-Muhadh-dheb fima Veka fil-Kur’ani minel-Muareb.

8. El-Iklil fi Istinbatit-Tenzil.

9. Tekmeletu Tefsiri Shejh Xhelaludin el-Mahali (pjesa tjetër e El-Xhelalejn)

10. Et-Tehbir fi Ulumit-Tefsir.

11. Hashijetu ala Tefsir el-Bejdevi.

12. Tenesuked-Durar fi Tanasubis-Suvar.

13. Merashidel-Metalij fi Tenasubil-Mekatij vel-Metalij.

14. Mexhmeul-Bahrejn ve Metmeul-Bedrejn fit-Tefsir.

15. Mefatihel-Gajb fit-Tefsir.

16. El-Ez’her el-Fajiheh.

17. Sherhel-Istiadhe vel-Bismilah.

18. El-Kelam ala Av-valil-Fet’h.

19. Sherhesh-Shatibij-jeh [Hirzel-Emani ve Vexh’hut-Tihani].

20. El-Elfij-je ala Kira’etel-Ashar.

21. Hemajilaz-Zehr fi Fadajiles-Suvar.

22. Fet’hel-Xhelil lil-Abdidh-Dhelil fil-Envajil-Bedijij-jel-Mustehrixhati min kavlihi teala: “Allahu velij-jul-ledhine amenu…” [rreth 120 aspekte të ndryshme të elokuencës supreme në ajetin “Allahu është ndihmës i atyre që besojnë”]

23. El-Kavlel-Fasih Teaj-junedh-Dhehib.

24. El-Jedel-Busta fis-Saletil-Vusta.

25. Mutarikil-Ekran fi Mushterikil-Kur’an.

 

b) Hadith dhe Shkenca të ngjashme

26. Keshfel-Mugat-a fi Sherhil-Muvet-ta.

27. Isa’afel-Mubat-a bi Rixhalil-Muvet-a.

28. Et-Tevshih ala Xhamijis-Sahih.

29. Ed-Dibaxh alas-Sahihi Muslim ibnel-Haxh-xhaxh.

30. Mirkates-Su’ud ila Suneni Ebi Davud.

31. Sherh Ibn Maxhe.

32. Tedriber-Ravi fi Sherh Tekriben-Nevevi.

33.Sherh Eldij-jetul-Iraki (Katared-Durar, the Sherh of Nezmed-Durar fi Ilmil-Et’her)

34. Et-Tehdhib fiz-Zevajid ale-Tekrib.

35. Ejnel-Isabe fi Ma’rifetis-Sahabe.

36. Keshfet-Telbis en Kalbi Ehlit-Tedlis.

37. Tevhidel-Mudrik fi Tes’hihil-Mustedrik.

38. El-Le’alilel-Mesnue fil-Ehadithil-Mevduah.

39. En-Nukatel-Bedije alel-Mevdua.

40. Edh-Dhejl ala Kavlil-Musad-ded (Fidh-Dheb-b ala Musned Imam Ahmed nga Ibn Haxher el-Askalani)

41. El-Kavlel-Hasan fidh-Dhab-bi ales-Sunen.

42. Lub-bel-Lubab fi Tahriril-Ensab.

43. Tekribel-Garib.

44. El-Mudrexh ilel-Mudrixh.

45. Tedhkiretul-Mu’tesi bi men Had-dethe ve Nesi.

46. Tuhfetun-Nebih bi Telkisil-Muteshabih.

47. Er-Revdel-Mukal-lel vel-Verdel-Mual-lel fil-Mustelih.

48. Muntehel-Amal fi Sherhi Hadith In-nemel-A’mal.

49. El-Muxhizet vel-Hasajisen-Nebevij-jeh.

50. Sherhes-Sudur bi Sherhi Halil Mevta vel-Kubur.

51. El-Budures-Safireh an Umuril-Ahireh.

52. Ma Revahul-Vu’un fi Ahbarit-Tau’un.

53. Fadl Mevtil-Evlad.

54. Hasajis Jevmul-Xhumuah.

55. Minhaxhus-Sun-neh ve Miftahul-Xhen-neh.

56. Temhidel-Farsh fil-Hasalil Muxhibeti li Dhil-lil-Arsh.

57. Buzugel-Hilal fil-Hasalil-Muxhibeti lidh-Dhilal.

58. Miftahul-Xhen-neh fil-Ijtisami bis-Sun-neh.

59. Matla’al-Bedrejn fi men Juta Axhrejn.

60. Sihamel-Isabeh fid-Da’vetil-Muxhabeh.

61. El-Kelimet-Taj-jib.

62. El-Kavlel-Muhtar fil-Me’thuri mined-Da’veti vel-Edhkar.

63. Edhkarel-Edhkar. -

64. Et-Tib-ben-Nebevi.

65. Keshfus-Selsele an Vasfiz-Zelzele.

66. El-Fevajidel-Kamine fi Imani Sej-jide Emine (gjithashtu emërtohet si: Et-Ta’dhim vel-Min-ne fi En-ne Ebevej-jen-Nebij-ji sal-lAllahu alejhi ve sel-lem fil-Xheneh)

67. El-Musalselatel-Kubra.

68. Xhihadel-Musalselat.

69. Ebvabes-Sa’ade fi Esbabish-Shehadeh.

70.  Ahbarel-Melajikah.

71. Eth-Thugurel-Basime fi Menakibi Sej-jide Emine.

72. Menahixhes-Sefa fi Tahrixhi Ehadithish-Shifa. (Kitabush-Shifa of Kadi Ijad)

73. El-Asas fi Menakibi Beniel-Ab-bas.

74. Dur-res-Sihabe fi men Dahala Misre Mines-Sahabe.

75. Zevahidesh-Shuebel-Iman li Bejhekij.

76. Lum-mel-Etraf ve Dem-mel-Etraf.

77. Itrafel-Eshraf bi Ishrafi alel-Etraf.

78. Xhamijel-Mesanid.

79. El-Fevajidel-Mutekathire fil-Ahbaril-Mutevatire.

80. El-Az’harel-Mutenathire fil-Ahbaril-Mutevatire.

81. Tahrixhel-Ehadithi ed-Dur-ratul-Fahire.

82. Tahrixh Ehadithi El-Kafije: Texhrubetil-Inaje.

83. El-Hasr vel-Isha’ah li Eshratis-Sa’ah.

84. Ed-Durarel-Muntethire fil-Ehadithil-Mushtehire.

85. Zevajider-Rixhal ala Tehdhibel-Kemal.

86. Ed-Dur-rel-Munedh-dhem fil-Ismil-Muedh-dhem.

87. Xhuz’u fis-Salat alen-Nebij sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.

88. Men E’ashe mines-Sahabeti Mi’a ve Ishrin.

89. Xhuz’u fi Esmael-Muhal-lisin.

90. El-lema fi Esmai men Veda’a.

91. El-Erbauel-Metabine.

92. Durarel-Bihar fi Ehadithil-Kisar.

93. Er-Rijadel-Enikah fi Sherhi Esmai Hajril-Halikah.

94. El-Mirkatel-Alij-je fi Sherhil-Esma’en-Nebevij-je.

95. El-Ajetul-Kubra fi Kis-satil-Isra’a.

96. Erbaun Hadith min Rivajeti Malik en-Nefi an ibn Umer.

97. Fehristel-Mervij-jat.

98. Big’jetur-Rijad fidh-Dhejli ala Mexhmeaz-Zevajid.

99. Ez’harel-Akam fi Ahbaril-Ahkam.

100. El-Hibetus-Senij-je fil-Haj-jatus-Sun-nij-je.

101. Tahrixh Ehadith Sherhel-Akaid.

102. Fadlel-Xheled.

103. El-Kelam ala Hadith ibn Ab-bas “ Ihfadhil-lah jayfadhk ”.

104. Erbaun Hadithen fi Fadlel-Xhihad.

105. Erbaun Hadithen fi Refael-Jedejn fid-Du’a.

106. Et-Tarif bi Adabit-Te’lif.

107. El-Usharij-jat.

108. El-Kavlel-As’habe fi Hadith “ men arefe nefsehu fekad arefe rab-beh “.

109. Keshfen-Nikab anil-Elkab.

110. Neshrel-Ebir fi Tahrixhi Ehadithish-Sherhil-Kebir.

111. Men Vafeket Kun’jetuhu Kun’jete Zejtuhu Mines-Sahabe.

112. Dhem-mi Zijaretel-Umera’e.

113. Zevajid Nevadirel-Usuli lil-Hakim et-Tirmidhi.

114. Felekas-Sebah fi Tahrixhi Ehadithis-Sihah.

115. Dham-mil-Muks.

116. Adabel-Muluk.

 

c) Fikh dhe Shkenca të ngjashme

117. El-Az’herel-Gud-deh fi Havashier-Revda.

118. El-Havashis-Sugra.

119. Muhtesar-Revda.

120. Muhtesaret-Tenbih.

121. Sherhet-Tenbih.

122. El-Eshbah ven-Nedhajir.

123. El-Levamij vel-Bevarik fil-Xhevamij vel-Fevarik.

124. Nedhmer-Revda (El-Hulaseh)

125. Sherh Ref’ael-Hasasa.

126. El-Verekatel-Mukad-deme.

127. Sherher-Revd.

128. Hashijetu alel-Kitat lil-Isnevi.

129. El-Adhbes-Selsel fi Tes’hihil-Hilafil-Mursel.

130. Xham’ul-Xhevamij.

131. El-Jenbu’ fima Zade aler-Redveti.

132. Muhteserel-Hadim.

133. Teshnifel-Esma’ bi Mesajilil-Ixhma’.

134. Sherhet-Tedrib.

135. El-Kafi Zevajinel-Muhedh-dheb alel-Vafi.

136. El-Xhamij fil-Ferajid.

137. Sherher-Ruhebij-je fil-Ferajid.

138. Muhtesarel-Ahkamus-Sultanij-je (i El-Maverdiut).

 

d) Shkenca të tjera (të ndryshme)

139. Edh-Dhafer bi Kalmidh-Dhufer.

140. El-Iktinas fi Mes’eletit-Temas.

141. El-Mustetrife fi Ahkami Duhulil-Hashfe.

142. Es-Sulale fi Tahkikil-Mukir-ri vel-Istihale.

143. Er-Revdel-Arid fi Tahril-Mehid.

144. Bedhlel-Esxhid li Sualil-Meshxhid.

145. El-Xhevabel-Hazm an Hadithit-Takbiri Xhezm.

146. El-Kidhadhe fi Tahkiki Mehal-lil-Istia’dhe.

147. Mizanel-Medele fi Sha’nil-Besmele.

148. A booklet on Salatud-Duha.

149. El-Mesabih fi Salatit-Taravih.

150. Bestel-Kaf-f fi Itmames-Saff.

151. El-Lumeh fi Tahkikir-Rekati li Idrakil-Xhumua.

152. Vusulel-Emani bi Usulit-Tehani.

153. Bulgatul-Muhtaxh fi Menasikel-Haxh-xh.

154. Es-Sulaf fit-Tefsil bejnes-Salat vet-Tavaf.

155. Shed-del-Ethvab fi Sad-del-Ebvab fi Mesxhiden-Nebevi.

156. Katael-Muxhadele inde Tahrijel-Muamele.

157. Izaletul-Vehn an Me’eletir-Rehn.

158. Bedhlul-Him-me fi Talebi Bera’etudh-Dhim-me.

159. El-Insaf fi Temizil-Evkaf.

160. Unmuzexhel-Lebib fi Hasajisel-Habib.

161. Ez-Zehrel-Basim fima Juzev-vixhu fihil-Hakim.

162. El-Kavlel-Mudi fil-Hinth fil-Medi.

163. El-Kavlel-Mushrik fi Tahrimil-Ishtihal bil-Mentik.

164. Faslel-Kelam fi Dhem-mil-Kelam.

165. Xhezilel-Mevahib fi Ihtilafil-Medhahib.

166. Takrirel-Isnad fi Tejsirel-Ixhtihad.

167. Refu Menarud-Din ve Hedmi Binahil-Mufsidin.

168. Tenzihel-Enbija’a an Tesfihil-Agbija’.

169. Dhem-mul-Kada.

170. Faslul-Kelam fi Hukmis-Selam.

171. Netixhetul-Fikr fil-Xhehri bidh-Dhikr.

172. Tej-jel-Lisan an Dhem-mit-Tejlisan.

173. Tenwirel-Halek fi Imkani Ru’jetin-Nebij-ji vel-Melek.

174. Adebul-Futja.

175. Ilkamul-Haxher limen Zek-ke Sibabi Ebi Bekrin Ve Umer.

176. El-Xhevabul-Hatim en Sualil-Hatim.

177. El-Huxhexhel-Mubineh fit-Tefdili Bejne Mek-keti vel-Medine.

178. Fet’hul-Muglik min Enti Talik.

179. Faslel-Hitab fi Katlel-Kilab.

180. Sejfun-Nedh-dhar fil-Ferki Bejneth-Thubuti vet-Tekrar.

 

e) Gjuhë Arabe dhe shkenca të ngjashme

181. Sherh Elfijetu ibn Malik: El-Behxhetul-Mudij-je fi Sherhil-Elfij-je.

182. El-Feride fin-Nuhuri vet-Tesrifi vel-Hat-t.

183. En-Nukat alel-Elfijeh vel-Kafije vesh-Shafije vesh-Shudhur ven-Nuz’he.

184. El-Fet’hal-Karib ala Mugnij-jil-Lebib.

185. Sherh Shevahidel-Mugni.

186. Xhemul-Xhevami.

187. Sherh of the above: Hemuel-Havami.

188. Sherhel-Mulhe.

189. Muhtesarel-Milhe.

190. Muhtesarel-Elfij-je ve Dakajikuha.

191. El-Ahbarel-Mervij-jeh fi Sababi Vedjil-Arabij-je.

192. El-Mesajidel-Alij-je fil-Kavajiden-Nahvij-je.

193. El-Iktira fi Usulin-Nahvi ve Xhedli.

194. Rafus-Sin-ne fi Nasbuz-Zin-ne.

195. Esh-Shemael-Mudij-je.

196. Sherh Kafije ibn Malik.

197. Dur-ret-Taxh fi Ihrabi Mushkilel-Minhaxh.

198. Mes’ele: Darbi Zejden Kajimen.

199. Es-Selseletul-Muveshihe.

200. Esh-Shehd.

201. Shedhael-Arf fi Ithbatiel-Ma’na lil-Harf.

202. Et-Tevshih alaet-Tevdih.

203. Es-Sejfus-Sekil fi Havashi ibn Akil.

204. Hashije ala Sherhesh-Shudhur.

205. Sherhel-Kaside el-Kafij-je fit-Tesrif.

206. Katrun-Neda fi Vurudel-Hamze lin-Nida.

207. Sherh Tasrifel-Az-za.

208. Sherh Darurij-jet-Tesrif li ibn Malik.

209. Ta’riful-A’xhem bi Hurufil-Muxhem.

210. Nuket ala Sherhesh-Shevahid lil-Ahni.

211. Fexhruth-Themd fi Ihrabi Ekmelil-Hamd.

212. Ez-Zendul-Varij-j fil-Xhevabi Anis-Sualis-Sekenderij-j.

 

f) Fann el-Usul wel Bejan we Tesavuf

213. Sherh Lumetul-Ishrak fil-Ishtikak.

214. El-Kevkebes-Satij fi Nedhmi Xhemul-Xhevamij.

215. Sharhul-Kevkebes-Satij fi Nedhmi Xhemul-Xhevamij.

216. Sherhel-Kewkebel-Vek-kad fil-Ijtikad.

217. Nuket alet-Telhis (El-Ifsah).

218. Ukudel-Xhuman fil-Ma’ni vel-Bejan.

219. Sherh Ukudel-Xhuman fil-Ma’ni vel-Bejan.

220. Sherh Ebjat Telhisel-Miftah.

221. Versioni i shkurtë i veprës së sipërme “Ukudel-Xhuman fil-Ma’ni vel-Bejan”

222. Nuket ala Haxhijetul-Mutev-vel li ibnel-Fen-nerij-j rahimehullah.

223. Hashije alel-Muhtesar.

224. El-Bedejij-je.

225. Sherh El-Bedejij-je.

226. Te’jidel-Hakikatul-Alij-je ve Teshjidit-Tarikatush-Shadhilij-je.

227. Teshjidel-Erkan fi Lejse fil-Imkani Ebdeji Mim-ma Kan.

228. Daraxhel-Ma’li fi Nusretil-Gazali alel-Mukerel-Mutegali.

229. El-Haberud-Dal ala Vuxhudil-Kutubi vel-Evtadi ven-Nuxhebeji vel-Ebdal.

230. Muhtesarel-Ihja’a.

231. El-Ma’nid-Dakika fi Idrakil-Hakika.

232. En-Nikaje fi Erba’ati Ashere Ilmen.

233. Sherh En-Nikaje fi Erba’ati Ashere Ilmen.

234. Shevaridul-Fevajid.

235. Kelajidul-Ferajid.

236. Nedhmut-Tedhkire named as El-Felekel-Mesh’hun.

237. El-Xhemu vet-Tefrik fi Envajil-Bedijij-je.

 

g) Fann et-Tarih we’l Edeb

238. Tarihes-Sahabe.

239. Tebekatel-Huf-fedh.

240. Tebekaten-Nufatul-Kubra.

241. Tebekaten-Nuhatulel-Vusta.

242. Tebekaten-Nuhatules-Sugra.

243. Tebekatel-Usulij-jin

244. Tebekatel-Mufes-sirin.

245. Tebekatel-Kut-tab.

246. Hiljetul-Evlija’a

247. Tebekat Shuara’el-Arab.

248. Tarihel-Misr (Husnel-Muhadere fi Ahbaril-Misri vel-Kahire).

249. Tarihel-Hulefa’a.

250. Tarih Esjut.

251. Enciklopedia e plotë e mësuesve të tij Hatibu Lejl ve Xharifu Sejl.

252. Enciklopedi e vogël: El-Munteka.

253. Terxhemen-Nevevi.

254. Terxhemel-Bulkajni.

255. El-Multekit mined-Durarel-Kamine.

256. Tarihel-Umer, shtojcë për “Iba’a el-Gumer”.

257. Reful-Ba’as an Benijel-Ab-bas.

258. En-Nefhetul-Miskij-je vel-Tuhfetul-Mekij-je.

259. Durerel-Kelim ve Hurerel-Hikem.

260. Divan Hutab.

261. Divan Shijr.

262. El-Mekamat.

263. Er-Rifletul-Fej-jumij-je.

264. Er-Rihletul-Mekij-je.

265. Er-Rihletud-Dumjatij-je.

266. El-Vesajil ila Ma’rifetil-Evajil.

267. Muhresar Muxhemul-Buldan.

268. Jakutel-Meshrik fi Ilmit-Tarih.

269. El-Xhumane.

270. Mekatijul-Hixhaz.

271. Nurel-Hadika.

272. El-Muxhmel fir-Red-di alel-Muhmel.

273. El-Mena fil-Kena.

274. Fadlesh-Shita’a.

275. Muhtesar Tehdhibel-Esma’e lin-Nevevi.

276. El-Exhvibetuz-Zekij-je anil-Elgazis-Subkij-je.

277. Refush-Shanel-Habshe.

278. Ehasinul-Ekbas fi Mehasinul-Iktibas.

279. Tuhfetul-Medhakir fil-Munteka Min Tarih ibn Asakir.

280. Sherh Banet Sua’d.

281. Tuhfetudh-Dhurefa’e bi Emajil-Hulefa’a.

282. Kasidetur-Ra’ije.

283. Muhtesar Shifa’el-Galil fi Dhem-mis-Sahibi vel-Halil.

 

 


 


[1] Sejidah Nefiseh radijallahu anha, një grua e mirë nga Ehlu Bejti; bashkëkohëse e Imam Shafiut.

[2] Ehlul-Hakk

[3] Në Esujut, Egjipt. “Esjut është një njeri në Egjipt. Është në jug të vendit, dhe shtrihet buzë Nilit. Kryeqyteti i saj është me emrin e njëjtë.” [Wikipedia]

[4] Jo-arab; Po ashtu ka kuptim “memec”; thuhet se Arabët e hershëm ishin aq krenarë me gjuhën e tyre, saqë ata që nuk e flisnin atë, po ashtu mund të quheshin “memec”.

[5] Iraku gjendet në lindje të Egjiptit

[6] El-Umdeh el-Ahkam: Ibn Dakik el-Jid, vd. 702 H;

Minhaxh et-Talibin: En-Nevevi, vd. 676 H

Minhaxh el-Wusul fi Ilmul-Usul: El-Bejdavi, vd. 685 H

Alfijeh fin-Nahw wes-Sarf: Ibn Malik el-Endelusi, vd. 672 H

[7] Fekihu i pakrahasueshëm Hanefi dhe autori i Fet’ĥ el-Kadir lil Axhiz el-Fakir, një kryevepër e Fikhut Hanefi.

[8] Ed-Davel-Lemij 4/45

[9] Shami: Zona që përfshinë Sirinë, Libanin, Jordaninë, Palestinën (përfshirë atë që ditët e sodit quhet “Izrael”) dhe pjesërisht Irakun e sotëm.

[10] Hixhaz: Pjesa perëndimore e Arabisë Saudite të sotme – Xhedeh, Mekke, Taif, dhe Medine

[11] Tekruri  ishte një shtet antik i vogël në Afrikën perëndimore që lulëzoi gati paralel me mbretërinë e Ganës. E vendosur në Luginën e Senegalit, përgjatë kufirit të Senegalit dhe Mauritanisë së sotme, ishte një qendër e tregtisë nëpër të cilën kalonte ari prej Babukut, kripa nga Avlili, drithi i Sahilit, dhe skllevërit nga jugu. Tekrur me sa duket pranoi Islamin në shekullin njëmbëdhjetë, para Ganës, dhe kaluan në anën e Berberëve Almoravid në luftën e tyre kundër Mbretërisë së Ganës. Si pasues të hershëm të Islamit, Tekruri luajti rol të rëndësishëm në përhapjen e islamit në Afrikën veriore. [fact-index.org]

[12] El-Fejjum është një nga njësitë e Egjiptit, që gjendet në qendër të vendit. Kryeqyteti i saj po ashtu quhet El-Fejjum. Me një sipërfaqe prej f 490 milje2 (1,270 km2), El Fejjum është një oazë dhe regjion karakteristik në karakter, në mes luginës kryesore të Nilit dhe oazave të tjera të shkretëtirave: fushat e saja ujiten nga një kanal i Nilit, që quhet Behr Jusef. [Wikipedia]

[13] Damietta është një port dhe qendra e Njësisë Damietta të Egjiptit. Gjendet në ndërprerjen në mes të Detit Mesdhe dhe Nilit, rreth 200km në veri të Kajros.

[14] El-Mahalla El-Kubra është njeri prej qyteteve më të rëndësishme në Egjipt. I famshëm për industrinë e tekstilit, dhe i vendosur në mes të një trekëndëshi.

[15] Thuhet,  sipas traditës së transmetuar (sunetit), që lutjet që bëhen tek kroi i zemzemit pranohen.

[16] Ixhaze

[17] Tefsir, Hadith, Fikh, Nehw, Meani dhe Bejan

[18] Usuli-Fikh, Xhedel, Tesrif, Insha’e, Teressul, Ferajid, dhe Kira’etet

[19] Shkalla e dytë, e njohur si Muxh’tehid fil-Medh’heb, siç është raportuar nga Ibn Abidin el-Hanefi. Imam Sharani shkruan në (veprën) Mizan: “Sujutiu radhitet si Muxh’tehid Mutllak në dy kategori: Muxh’tehid Mutllak Gajr Muntesib, dhe Muxh’tehid Mutllak Muntesib. E para është Muxh’tehid absolut i pavarur; ndërsa e dyta është Muxh’tehid i cili është i varur nga rregullat e të parit.” Pretendimi i Sujutiut ishte kundërshtuar dhe eventualisht ai shkroi një libër mbi domosdoshmërinë e ixhtihadit: ‘Er-Rad Limen Ahlede fil-Erd we xhahile ennel-Ixhtihade fi Kul-li Esrin Ferd’. Ai sqaron se asnjëherë nuk kishte pretenduar se ka arritur gradën e njëjtë me katër Imamët, por të dytën.

[20] Granada

[21] Ebu Shameh është mësuesi i Imam Neveviut

[22] En-nur Es-Safir, fq. 51

[23] El-Kevakibes-Sajireh 1/228.

[24] Biografët theksojnë se veprat e tij u dyfishuan në numër, pasi ai e përpiloi këtë listë, për këtë arsye nuk janë përfshirë këtu.

 

==================================

Burimet:

1. Autobiografia e Sujutiut në Husn el-Muhadereh (vëll. 1, fq. 335)

2. Semi-autobiografia e Sujutiut: Et-Tehadduth bi Nijmeti ‘lah

3. Shënimet biografike nga veprat e Sujutiut:

a) El-Itkan (Botimi i Dar el-Fikr) [nxjerrë nga Ed-Daw el-Lamij i Sahaviut]

b) El-Havi li’l Fetaua (Dar el-Kutub el-Ilmijeh) ) [po ashtu e nxjerrë nga Ed-Daw el-Lamij i Sahaviut]

c) Husnel Muhadereh

d) Shedherat edh-Dheheb

e) El-Kewakib es-Sajireh

f) En-nurus-Safir nga Ajdarusi.

4. Shënim biografik për Sujutiun në Keshf edh-Dhunun, (vëll.5, fq. 434)

 

Indeksi

1. Lindja

2. Imam Sujutiu për veten e tij

3. Komentimi i autobiografinë nga Imam Sujutiu

4. Vdekja e tij

5. Veprat e tij

6. Librat e Imam Sujutiut, siç ai i ka përmendur ato në Husnel Muhadereh

a) Tefsir, Kirajet dhe Shkenca të ngjashme

b) Hadith dhe Shkenca të ngjashme

c) Fikh dhe Shkenca të ngjashme

d) Shkenca të tjera (të ndryshme)

e) Gjuhë Arabe dhe shkenca të ngjashme

f) Fann el-Usul wel Bejan we Tesavuf

g) Fann et-Tarih we’l Edeb

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme