Akuzimi i shqiptarëve për terrorizëm nga sllavomaqedonët-ortodoksë

Së pari iu shpreh ngushëllime atyre familjeve që me siguri kanë përjetuar momentet më të vështira të jetës së tyre, kur si egërsira u hynë në shtëpi forcat policore sllavo-ortodokse. Të ashtuquajtura media shqipe në Maqedoni, në vend që të merreshin me familjarët e traumatizuar pas bastisjeve dhe të dënonin bastisjet me pyetjet drejtuar ministres, ata, në konferencën për shtyp dëgjonin me heshtje propagandën anti-shqiptare të Ministres së Punëve të Brendshme.

Këta aksione spektakulare nuk janë risi në Maqedoni. Kjo politikë e shtypjes së shqiptarëve vazhdon një shekull, që prej kur u okupuam nga sllavët. Mirëpo sot këta bastisje dhe maltretime të familjeve shqiptare në shtëpitë e tyre tingëllojnë më spektakulare, pasi që shumë shqiptarë të bindur nga propaganda e zezë, besonin se janë çliruar dhe se tani janë pjesë e pushtetit dhe kanë fuqi vendimmarrëse. Kuptohet që në këtë propagandë kanë gisht Kosova, Shqipëria dhe BE-ja.

Kjo ngjarje besoj që do t’i zgjoj prej gjumi ata shqiptarë që ua mbylli sytë dhe veshët propaganda.

T’i përkujtoj lexuesit se ku i ka rrënjët kjo bastisje që ndodhi këta ditë. Ne të gjithë e kujtojmë vitin 2001, kur dolën do ish komunistë shqiptarë dhe thirrnin në luftë të armatosur për bashkimin e trojeve shqiptare. Nuk kaloi shumë kohë ,ata filluan të thirrnin në luftë të armatosur për të drejtat e njeriut. Pasi që ai konflikt u menaxhua nga faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, tani pseudo-komandantët komunist shqiptarë thonin se kishin luftuar për ta parandaluar zhbërjen e Maqedonisë. Si patriot “maqedon” që u treguan, formuan dhe parti politike dhe fituan mbështetje te shqiptarët. Sot pas 10 vjet “pushteti” që e kanë si parti politike, rezultatet e dështuara të politikës së tyre integruese i ndien mbi kurriz për çdo ditë populli shqiptarë i mbetur i pashpresë në Maqedoni.

Të kthehemi përsëri te viti 2001 dhe të përkujtojmë 11 shtatorin 2001. Kjo ngjarje kuptohet që shënoi një ndryshim të madh në marrëdhëniet ndërkombëtare. U iniciua nga administrata e atëhershme republikane lufta kundër terrorizmit, e që në përkthim nënkuptonte luftën kundër Islamit. Pushtetarët sllavë të Maqedonisë, nuk deshën të mbeten neutral në këtë kryqëzatë, prandaj dhe ndërmorën disa veprime. Duke mos pasur kapacitete që të luftojnë në pushtimin apo sulmin e shteteve me popullsi myslimane, ata vendosën që të shpallen viktimë e terrorizmit nga popullata shqiptare e Maqedonisë e cila është e fesë Islame.

Prandaj dhe mbasi konflikti në Maqedoni kishte përfunduar, me urdhër të Ministrit të Brendshëm u arrestuan 6 shtetas të Pakistanit dhe një shtetas i Indisë, të cilët qëndronin ilegalisht në Maqedoni. Në Maqedoni edhe sot e kësaj dite ka shumë shtetas të Pakistanit apo Afganistanit, të cilët qëndrojnë ilegalisht dhe të cilët e shfrytëzojnë Maqedoninë si vend transiti për të arritur në destinacionin e tyre të dëshiruar. Ata 7 të huaj të arrestuar më pas u dërguan në afërsi të Kumanovës dhe u ekzekutuan. Ditën e nesërme pas ekzekutimit, Ministria e Punëve të Brendshme doli me deklaratën se kanë eliminuar një grup terroristësh që kishin për qëllim sulmin e ambasadës së ShBA-së dhe të cilët ishin edhe bashkëluftëtar të UCK-së. Me këtë veprim, sipas tyre, edhe Maqedonia e jepte kontributin në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë, por njëkohësisht edhe Maqedonia ishte viktimë e terrorizmit. Prandaj sipas tyre shqiptarët nuk duhej mbështetur nga faktori ndërkombëtar dhe se ata duhej luftuar së bashku me frontet tjera kundër “terroristëve”. Mirëpo veprimi i ekzekutimit të shtetasve të huaj ishte kryer jo-profesionalisht dhe prandaj ambasadat e huaja nuk e pranuan si të besueshme këtë lajm. NATO-ja i dërgoi ekspertët e vetë në vendngjarje po të njëjtën ditë, mirëpo atyreve nuk iu lejua që të bënin ekspertizën. Me këtë veprim të tyre, policia sllavo-ortodokse, vetëm që e forcoi skepticizmin e vërtetësisë së kësaj ngjarjeje tek faktori ndërkombëtar.

Në ndërkohe pasi që u ndërrua pushteti, në vitin 2004 Ministri i Punëve të Brendshme u arratisë prej Maqedonie pasi për te dhe ekzekutorët u ngritë padi penale për vrasjen e 7 shtetasve në fjalë gjatë vitin 2002. Mirëpo në Maqedoni si duket asnjë gjykatës sllavo-ortodoks nuk ishte në gjendje që t’i dënoj me burgim të përjetshëm ekzekutorët sllavo-ortodoks për vrasjen e disa myslimanëve. Prandaj edhe përkundër fakteve të shumta, vrasësit u shpallën të pafajshëm.

Në periudhën e sotme kur pushteti sllavo-ortodoksë në Maqedoni, me tolerimin e shqiptarëve në pushtet, ka ndërmarrë iniciativën e ri-identifikimin të popullit sllavo-ortodoks. Sot jemi dëshmitar të një nacionalizmi fundamentalist krishtere-ortodokse që dirigjohet nga qeveria e Maqedonisë. Këtë projekt të nacionalizmit “maqedon” e udhëheq partia VMRO, e cila është trashëgimtare e organizatës terroriste me të njëjtin emër gjatë periudhës së fundit të Perandorisë Osmane. Terroristët e VMRO-së ishin të famshëm për vrasjen e myslimanëve në Maqedoni, gjegjësisht arnautëve (shqiptarëve) dhe turqve. Prandaj dhe politika zyrtare e Maqedonisë, ata terroristë sot i ka shpallë baballarë të kombit “maqedon”, dhe rinia e sotme sllavo-ortodokse frymëzohet nga veprimet e tyre nëpër shkollat dhe kishat e kontrolluara nga pushteti.

Kjo është dhe arsyeja se pse pas vrasjes së pesë personave, rinia sllavo-ortodokse e Shkupit doli që të protestoj me “fotografin”  e Jezusit (Isa a.s.), i demoluan shumë objekte të shqiptarëve dhe thirrnin për vrasjen e shqiptarëve. Nuk ka asnjë dyshim që organizimi dhe veprimi i tyre është projekt qeveritar. Nëpërmjet këtyre protestave qeveria e Maqedonisë përpiqet ta debllokoj izolimin ndërkombëtar në të cilën gjendet. Ajo në mënyrë naive, sikur në vitin 2002, tenton të bindë opinionin perëndimor islamofob, se në Maqedoni ata i mbrojnë vlerat evropiane (të krishtera) nga rreziku i ekspansionit islamik në Evropë, duke i luftuar shqiptarët dhe duke ndërtuar kryqe dhe kisha. Prandaj mbasi jemi dëshmitar se si e menaxhoj kjo qeveri këtë vrasje të pesëfishtë, nuk ka asnjë dyshim që vrasja e pesëfishtë është kryer me dijeni paraprake të shërbimit sekret të Maqedonisë dhe organeve tjera relevante.

Këtë konkluzion e përforcon edhe padia e prokurorisë për terrorizëm që u ngrit ndaj të akuzuarve për këtë vrasje. Pse nuk u ngrit padi për vrasje me paramendim?!

Ta marrim hipotetikisht se tre vetë nga të 20 të akuzuarit për terrorizëm e kanë kryer këtë vrasje. Parashtrohet pyetja se a mund të jenë vrarë ata pas një zënke banale për ate se kush ku ka të drejtë të gjuaj peshk?! Raste të tilla banale ndodhin gjithkund në botë.

Nga e merr të drejtën prokuroria që t’i akuzoj 20 vetë për terrorizëm, në ndërkohë që bëhet fjalë për vrasje në një vend të izoluar?!

 Kuptohet që në këtë rast prokuroria dirigjohet nga policia, e cila në konferencë për shtyp e njoftoi publikun se bëhet fjalë për terrorist radikal të Islamit. Ata përpiqen të akuzojnë një popull për terrorizëm. Për fat të keq gjatë këtij njoftimi qëndronte edhe një përfaqësues i shqiptarëve në pushtet.

Shkupi ka mijëra kamera në rrugët e qytetit, të cilat me siguri absolute e kanë incizuar lëvizjen e veturës e cila ndodhi në vendngjarjen e krimit. Për cilat arsye nuk i publikoi policia incizimet e lëvizjes së veturës së dyshuar, që të kërkonte ndihmë edhe nga qytetarët për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, tani më e kemi të qartë. Ata nuk deshën zbardhjen e rastit por montimin e tij.

Në fillim, menjëherë pas vrasjes, u përfol nga disa media të Maqedonisë dhe Serbisë se pas kësaj ngjarje qëndronin kosovarët dhe se vrasësit ishin larguar për në Kosovë. Mirëpo nëse policia sllavo-ortodokse do t’i akuzonte disa shtetas të Kosovës, ata do të duhej që t’i ndanin provat me policin dhe organet gjyqësorë të Kosovës, me qëllim që këta të fundit të mundeshin të ngrinin padi ndaj X personave dhe të kërkonin ekstradimin e tyre për në Maqedoni. Ndoshta kjo do të ishte dhe në interes të Serbisë e cila ka marrëdhënie vëllazërore me qeverinë e Maqedonisë.

Mirëpo qeveria e Maqedonisë ngriti akuzë ndaj disa “jetimëve” shqiptarë të cilët i janë përkushtuar fesë së tyre duke i lënë me një anë problemet e tyre të diskriminimit të vazhdueshëm ekonomiko-politik në shtetin ku jetojnë. Këta shtetas shqiptarë i quan radikal të Islamit dhe se ata na paskan luftuar së bashku me talebanët në Pakistan dhe Afganistan. Këta të shkretë, që përjetojnë momente shumë të vështira, për të siguruar ekzistencën ishin detyruar të shkojnë të punojnë në Afganistan, ashtu sikur dhe mijëra shtetas tjerë sllav dhe shqiptarë të Maqedonisë. Policia e Maqedonisë i ka përzgjedhur me kujdes këta punëtor krahu, që teoria e tyre të jetë më bindëse para faktorëve ndërkombëtar, të cilët në një masë të madhe janë islamofob. Por edhe sikur të kishin qenë këta taleban, pse kjo qeveri nuk i ka ekstraduar me kohë ata në Guantanamo (pasi lavdërohet se e luftojnë terrorizmin ndërkombëtar) por pritën që të “vrasin” sllavo-ortodoks?!

Sot të akuzuarve si terrorist nuk do t’u dalin në ndihmë as shtetet me popullsi shumicë myslimane e as Shqipëria apo Kosova; por çka është më e keqja, as pushtetarët shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë apo Bashkësia Islame e Maqedonisë. Kjo është një faktografi se sa të izoluar dhe se sa të rrezikuar jemi ne shqiptarët e Maqedonisë. Si rezultat i qendrave që bëjnë propagandë anti-shqiptare dhe anti-islame neve sot na kërcënohet zhdukja fizike apo shpërngulja masive. Rasti në fjalë i bindën edhe ata më skeptikët.

Nuk ka dyshim që kjo taktikë politike për diskreditimin e shqiptarëve të Maqedonisë do të vazhdoj, dhe raste të ngjashme do të kemi edhe në të ardhmen ashtu sikur kemi pasur në të kaluarën.

Politika shqiptare dhe intelektualët shqiptarë nuk duhet që të heshtin apo t’i dënojnë ata shqiptarë që e praktikojnë besimin e tyre, por duhet t’i gjykojmë ata që i poshtërojnë pikërisht këta besimtarë të fesë Islame.

Nuk duhet me aq lehtësi të bimë në këtë grackë të sllavëve. Por edhe ata organizata të myslimanëve në Maqedoni të cilët marrin ndihma financiare nga shtetet e huaja me shumicë myslimane, duhet të kenë kujdes se kush dhe për çfarë qëllimi i financon. Dhe ata besimtar të devotshëm duhet të kuptojnë që është politika ajo që atyre u mundëson kushte për ushtrimin e lirshëm të besimit, prandaj mospjesëmarrja e tyre ne procesin politik apo votimi për sharllatanët, e dëmton lirin e tyre.

Nuk ka dyshim që në këtë periudhë do të ndizen motorët e pseudo-analistëve në masmediat shqiptare dhe do ta dënojnë Islamin siç e kanë bë këtë me dekada më parë. Por besimtarit të sinqertë mysliman këta sulme, siç është dëshmuar edhe më parë, vetëm që do t’ia përforcojnë besimin dhe ai do të vazhdoj që ta mbroj identitetin e vetë fetar me fanatizëm.

Nuk ka asnjë dyshim që sllavëve iu ndihmon edhe propaganda e zezë e klikës vlleho-ortodokse e Shqipërisë kundër shqiptarëve mysliman në Maqedoni dhe po ashtu propaganda e të konvertuarve kulturor mysliman të Tiranës dhe të Prishtinës që me shkrimet e tyre vjellin islamofobin. Prandaj apeloj te politika shqiptare që të gjejë mënyrë për ta ndërprerë propagandën e zezë kundër shqiptarëve të fesë Islame në Maqedoni!

Në dhashtë Zoti të akuzuarit do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen, përderisa vrasësit dhe manipulatorët do të dënohen.

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme