"Tradicionalizmi, filozofia e përjetshme dhe studimet Islame"

Një nga aspektet më pak të njohura të refuzimit të modernizmit perëndimorë ka ndodhur në margjinat ku Evropa takohet me Islamin. Edhe pse shkencëtarët social që merren me studimet e lindjes së mesme kanë qenë në gjendje që me siguri të plotë të injorojnë filozofinë e përjetshme dhe eksponentët e traditës, specialistët e studimeve fetare janë ekspozuar më shumë ndaj kësaj shkolle të papritur post-moderne të mendimit. Gazeta e Akademisë Amerikane të fesë ka publikuar artikuj të eksponentëve të Perenializmit, (1) dhe ka organizuar një konsultë për Estoricizmin dhe Perenializmin (me organizatën si motra, Akademia Heretike) dhe për vite me radhë kanë organizuar panele letrash në konferencat vjetore të AAR. Origjina e kësaj filozofie mund të shihet nga këndi tradicional i zhvilluar nga një numër i madh i mendimtarëve katolik Francez të shekullit XIX, veçanërisht Zhozef de Maistre (d. 1821), L. De Bonald (d. 1840), dhe F.R. de Lamena (d. 1854). Tradicionalizmi ishte në thelb një filozofi e historisë që kundërshton racionalizmin e filozofëve të "Ndriçimit të mendjes" dhe lartësonte traditën (veçanërisht kishën Katolike) në lartësinë e autoritetit hyjnorë dhe absolut. Shumë ekstrem ishte edhe kundërshtimi i disa tradicionalistëve të modernizmit të cilët u shkishëruan më 1855 si pasojë e refuzimit të arsyes. Akoma kritika tradicionaliste e modernizmit bënte thirrje, dhe pranohej vazhdimisht nga Okulti Francez dhe shërbimet e fshehta ezoterike në mbarim të shekullit. Vendimtarë ishte nocioni i traditës, e cila edhe për Lammenias përfshinte një shpallje primitive apo të lashtë e cila nuk kufizohej vetëm me krishterimin (mund të rishpallej sërish më vonë si në rastin e monoteizmit primitiv të Vilhem Shmid). Traditat e shenjta mund të numëroheshin në shumës, dhe kështu të gjitha fetë do të njiheshin si manifestime të filozofisë së përjetshme që është një dhe e përjetshmja (fjalë "Perennial philosophy" nga vepra latine philosophia perennis nga dijetari i renesancës Augustinus Steuchus, më 1540, dhe më vonë u zgjodh Leibnici, por në asnjë rast më me implikime të gjera ekumenike sesa në tradicionalizmin bashkëkohorë).

Çfarë është veçanërisht relevante për studimet Islame është fakti se përveç respektit teorik për katolicizmin, shumë nga përkrahësit e filozofisë së përjetshme ishin tërhequr në islam, ngaqë shumë nga ata kishin qene të lidhur me budizmin (Marko Pallis, A.K. Komarasvami) ose me Taoizmin (De Pourvourville). Çfarë ka atraktive në tradicionalizëm dhe pse shumica e tradicionalistëve kanë gjetur Islamin si traditën e vetme të shenjtë që i plotëson aspiratat e tyre? Zhgënjimi nga gabimet e "Ndriçimit të mendjes" Evropiane dhe modernizmit mund të shihen si arsyet primare. Shekulli nëntëmbëdhjetë solli një sërë pasojash ideologjike që kishin efekte shkatërruese: Pseudo-religjioni i nacionalizmit, besimi pozitivist tek shkenca, racizmi dhe evolucioni si teori racionale e imperializmit të shfrenuar, erozioni i rolit publik të religjionit. Kundër këtyre fenomeneve u ngritën Perenialistët duke ruajtur autoritetin më human të shpalljes së përjetshme, gnomat e shenjta të adoptuara në mënyrë providenciale në rrethana të ndryshme në format fetare, dhe një këndvështrimi devolucionist të historisë që e sheh modernizmin si një revoltë të pabazuar dhe djallëzore ndaj realitetit. Me këto premisa në mendje, çdokush mund të kuptojë pse Islami si një traditë e shenjtë, në mënyrë natyrale mund të zërë vend qendrorë. Roli që Islami i jep unitetit, koncepti historiografik i islamit si shpallja e fundit që i është shpallur një profeti, dhe pozicioni opozitar i shteteve islamike si blloku më i madh që u kolonizua, të gjitha këto e bëjnë islamin një pikëpamje natyrale për tradicionalistët të cilët kërkojnë përkatësi autentike. Krishterimi është goditur dhe korruptuar disa (Ultra Katoliku Rama Comarasvamy e quan papatin aktual jo legjitim shkak të braktisjes së ritualeve mesjetare). Nuk është i lehtë konvertimi në Hinduizëm, Judaizëm ortodoks apo në tradita të fiseve, dhe budizmi nuk është një zgjidhje e duhur në perëndim. Kjo nënkupton që mbetet vetëm Islami.

Konvertimet tradicionale në islam, disa nga të cilat lidheshin me sektin Alavi-Shadhili Sufi, përfshinë piktorin Suedez Ivan Agueli (abd al-Hadi, d. 1917), Ezoterikët Francez Leon Champerenaud (Abd al-Haqq) dhe Rene Guenon (Abd al-Vahid Jahja, d. 1951 në Kairo), dhe kolegët e Guenon Suis, Titus Burckhadrt dhe Frithjof Schuon (Isa Nur al-Din, tani në Bloomington, Indiana). Përkthimet e teksteve Islamike mistike nga ata (veçanërisht nga shkolla e Ibn Arabit) dhe një seri librash mbi Islamin dhe religjionin gjetën një perceptim mjaft të madh tek audienca. Perspektiva tradicionaliste tani është përhapur nga një numër parimisht i vogël por i madh për nga ndikimi i intelektualëve myslimanë në Evropë dhe Amerikë, por gjithashtu edhe në vende të tjera si Pakistani dhe Malajzia. Librat nën shqyrtim janë shkruar të gjitha nga autorë myslimanë tradicionalistë, ndjekës të filozofisë së përjetësisë në kuptimin e asaj që shpjeguam më herët, prandaj secili nga këta autorë nga një theks dhe këndvështrim të caktuar.

"Mbreti i kështjellës" e Charles Le Gai një ribotim i veprës së parë të botuar më 1977, me një përshkrim të ri duke komentuar mbi karakterin personal të librit dhe gjenezën e tij nga botimi i parë i titulluar "Vena më i pasur" (1947). Qëllimi i tij është për të proklamuar keq formimin e kohës moderne dhe për të demaskuar pretendimet e saj" (111). Titulli e shpjegon në mënyrë ironike situatën e njeriut modern në termat e lojërave të fëmijëve. Në një seri prej 8 eseve apo kapitujve, Eston në mënyrë të suksesshme e ngrit shoqërinë, ekonominë, antropologjinë filozofike dhe fenë. Duke dashur më shumë të komentojë në mënyrë direke si konservatorë politik sesa si tradicionalist Easton e sheh totalitarizmin (si Nazist ashtu dhe komunist) si produktet më tipike të modernizmit anti-tradicional, duke cituar edhe Hannah Arendt, Simone Veil dhe Bruno Bettelheim si mbështetës të kësaj logjike. Një sulm ndaj zyrtarëve burokratik justifikohet nga evolucioni nostalgjik i lirisë së biznesmenëve të vegjël dhe fshatarëve. Stili është i thellë, dramatik dhe ironik që i afrohet sarkazmës kudo që adresohet modernizmi (p.sh. Në shumicën e kohës). Autoritetet shpirtërore si Kurani dhe Rumiu citohen vazhdimisht, dhe përdoren shumë analogji dhe anekdota që përdoren si grepa për të mbajtur argumentet. Qëllimi kryesorë megjithatë nuk është për të mbështetur misticizmin por për të rrënjosur një doktrinë e cila do të forconte rezistencën ndaj forcave gërryese të modernizmit; ky është një predikim i zgjeruar, nga një pozicion universal Islamik, që përkrah vet rolin e fesë në një kohë djallëzore.

Martin Lings njihet nga Islamistët si studiues i kaligrafisë së Kuranit, për biografinë e algjerianit sofist Sheikh Ahmed al-Alavi (një shenjtorë sufi i shekullit të njëzet,) dhe për biografinë e profetit Muhamed, ish përgjegjës për dorëshkrimet orientale në Muzeun Britanik, po ashtu ka shkruajtur edhe për Shekspirin dhe për tema të tjera. Ky libër i vogël është një përmbledhje e 10 eseve rreth simbolizmit në tradita të ndryshme fetare. Kapitulli i parë "Çfarë është simbolizmi?" sjell shembuj Kuranorë për të definuar simbolet si refleksione të një realiteti të lartë në imazhe që tregojnë lidhjen në mes mikrokozmos dhe makrokozmos; njohuritë për këtë lidhje, të marra nëpërmjet shkrimeve tradicionale dhe riteve duhet të kapërcejnë rënien nga perfeksioni të njeriut primitiv. Esetë e mëvonshme reflektojnë relativisht ngjashmërinë e simboleve si shkëmbinjtë kërcitës që mundësojnë kalimin në botën shpirtërore ("Kufiri final"), Polariteti ("Simboli i Parisit"), Triniteti (" Simboli i triadës së ngjyrave primare"), mbreti peshkop ( prototipi i homazhit të devotshmërisë) dhe liturgjia e shenjtë ("Gjuha e Zotave") Tema më të specializuara trajtohen në veprat"Simboli Kuranorë i ujit", "Simboli i kthjelltësive në këngët e vjetra të Lituanisë", "Shtatë mëkatet vdekjeprurëse", dhe "Simboli i xhamive dhe katedraleve". Metoda e analizave është krahasuese, duke ndjekur Commasarin në dhënien e shembujve të ndryshëm nda tradita të ndryshme fetare dhe duke i reduktuar ato në një kuptim të vetëm metafizik. Lingu përdor veçanërisht një traditë për të shpjeguar një tjetër p.sh Brahma, Shiva dhe Vishnu shpjegojnë Trinitetin e Krishterë, kurse Ungjilli i Xhonit shpjegon karakterin e profetit Muhamed. Libri është një shembull i mirë i shpjegimit programorë të metafizikës tradicionale që simbolizohet nga Schuon.

"Islami tradicional dhe bota moderne"e Said Hosein Naser është një përmbledhje prej 18 eseve e cila u publikua për herë të parë më 1987, për të mbrojtur Islamin tradicional si nga modernizmi (si evropian ashtu edhe ai islamik) ashtu edhe nga kundërshtari i saj, fundamentalizmi. Nasri, i njohur për shumë studime në shkencë, kulturë dhe spiritualitet Islam, këtu prek një grup të zgjeruar temash në përpjekje për të përmirësuar jo vetëm shtrembërimin standard të orientalizmit, por gjithashtu edhe keqinterpretimet që rrjedhin nga gazetaria politike, Marksizmi, dhe i ashtu-quajturi "ringjallje e Islamit".

Pjesa e parë, "Fakte nga tradita Islame" diskuton për Xhihadin, etikën e punës, dhe raportet në mes mashkullit dhe femrës për të demonstruar nocionin e traditës si shpallje gjithëpërfshirëse të së shenjtës nëpërmjet historisë dhe natyrës. Duke ndërtuar në mënyrë eksplicite Filozofinë e përjetshme sipas Guenon dhe Schuon, këto pjesë e lidhin traditën me pikëpamje specifike Islame: Fjalën Diin dhe Sunnet, koleksionet standarde të hadithit (si Shiit dhe Sunit), Safavid Iran, dhe Sofizëm. Në të njëjtën kohë, mund të vërehet se vet abstraksioni i disa neologjizmave të përdorura këtu (p.sh, "Islamizmi", "Sheriati") dhe epërsia sintetike e tensioneve historike si ajo në mes Sunitëve dhe shiitëve, piketojnë natyrën aktuale dhe retrospektive të mbrojtjes së traditës.

Pjesa e dytë "Islami tradicional dhe modernizmi" shtrihet më tej në kontrastin në mes mungesës antropomorfe të zakoneve dhe tërësisë dhe karakteristikës së përsosmërisë të qëndrimit tradicional. Kriticizmi i Nasrit me tipar moderniste (veçanërisht reduktimi politik i fesë në ideologji dhe etikë) janë shpesh të mprehtë dhe domethënës.

Pjesa e tretë, "Tradita dhe Modernizmi—Tensionet në sfera të ndryshme kulturore, krijon kritika kumulative të modernizmit me shtat ese ku ju bën thirrje urgjente intelektualëve myslimanë për të vlerësuar gjendjen e tyre. Zonat më shumë të diskutuara këtu janë edukimi, filozofia dhe arkitektura, për të cilat flet Nasri, ndikimi perëndimorë ka gërryer sistematikisht bazat origjinale Islame në shumicën e vendeve myslimane.

Pjesa e gjashtë, "Interpretimet perëndimore të traditës Islame, sjell dëshmitë e disa dijetarëve Evropian kapërcejnë orientalizmin me lidhjen e tyre të brendshme personale me Islamin. Katoliku (Luis Masignon), Protestanti (Henry Corbin), dhe Myslimani (Titus Burckhardt) përmenden se mund tu kishin krijuar lidhje të thella shpirtërore me Islamin intelektualëve perëndimorë të cilët nuk iu nënshtruan laicizmit dhe modernizmit. Në "shënimin" përmbyllës e shton mesianizmin në listën e përgjigjeve të Islamit ndaj modernizmit, dhe jep reflektime përfundimtare për rëndësinë e vet modernizmit, trendë të ndryshme zakonisht mblidhen bashkë si "fundamentalizma" dhe përfaqësuesit e mbetur të islamit tradicional. Nasri flet me pasion por në mënyrë ironike për nevojën për një dimension intelektual të kritikës së modernizmit. Libri është ndoshta shembulli më i miri traditës perspektive Islame.

Vëllimi i botuar nga Seid Husein Naser, Spiritualiteti Islam: Manifestimet është shoqërues i "Spiritualitetit Islam: Zbulimet (Shiko JAOS 110 [1990]:368-69).

Këto dy vëllime mbi Islamin kanë shmangur historicizmin dhe skepticizmin racional, të cilat janë të dyja në papajtueshmëri me Islamin. Si pjesë e një serie mbi spiritualitetin botërorë, ky vëllim trajton sofizmin si një aspekt i brendshëm ose shpirtërorë i Islamit, dhe botuesi shpjegon në këtë përmbledhje të artikujve si përpjekje të parë për të trajtuar Sofizmin në një shkallë globale. Si në vëllimin e parë, autorët e artikujve të ndarë janë shumica Myslimanë (duke përfshirë një numër tradicionalistësh). Hyrja dhe parathënia mbi rregullat sofiste janë kontribute të Nasrit, të ndjekur nga 25 ese mbi çështje të ndryshme. Pjesa e parë, Spiritualiteti islam, siç manifestohet në sofizëm në kohë dhe hapësirë", përmban 15 ese në lidhje me parime, shkolla, dhe rajone të ndryshme sofiste. Pjesa e dytë, "Letërsia Islame Si Pasqyrë e Spiritualitetit Islam", ka 6 ese mbi letërsinë Arabe, Perse, Turke, Indo-Myslimane, Malejziane dhe Afrikane. Pjesa e tretë, "Mesazhi Spiritual i Artit dhe Mendimit Islam" ka 4 ese të përgjithshëm për tema të veçanta të teologjisë dhe filozofisë, shkenca të fshehta, muzikë, vallëzimi, dhe art. Për fat të keq nuk ka listë të ilustrimeve përveç pjesëve të pa titulluara për 17 fotografitë e publikuara këtu. Në hapësirën e kufizuar të mbetur, artikujt janë pashmangshmërisht të shkurtër dhe përmbledhje të cilat janë të nevojshme për studentët që kërkojnë një orientim të parë bibliografik për një temë. Një numër i autorëve janë dijetarë eminent në studimet e sofizmit (K. A. Nizami, A. Schimmel, J. Nurbakhsh) të cilët kanë paraqitur pjesë nga prezantimet e tyre të plota të bëra nëpër vende të tjera. Prapë se prapë disa artikuj janë dëshpërimisht të shkurtër dhe të nxituar, deri në një masë sa nuk shkojnë më shumë sesa një listë emrash; pjesërisht jo adekuat është artikulli për letërsinë sofiste Arabe, një temë e cila nuk trajtohet në mënyrë të plotë. Për mua artikujt më të suksesshëm janë ato nga Uilliam Chitik mbi Ibni Arabin dhe Rumiun, Eseja programatike nga Nasri për teologjinë, filozofinë dhe spiritualitetin, dhe studimi nga Jean Louis Michon mbi Vallëzimin dhe muzikën e shenjtë në Islam. Përderisa jo të gjithë kontribuuesit ndajnë të njëjtën perspektivë filozofike, lexuesi nuk e merr nga vëllimi një këndvështrim të qartë perenialist për Sofizmin.

Ku qëndron rëndësia e shkollës tradicionaliste për studime islame? Refuzimi i tyre ndaj historicizmin paraqet vështirësi për shumicën e Islamistëve, si për humanistët ashtu edhe për shkencëtarët. Nëse premisa e filozofisë së përjetësisë pranohet atëherë pjesa më e madhe e dijetarëve modern, veçanërisht pasuesit e "Ndriçimit të mendjes" do të ndëshkohen. Skica e dhënë më lart tenton të përshkruaj sfondin intelektual të tradicionalizmit si një reagim ndaj modernizmit Evropian; kjo vendosje historike në mënyrë ironike e bën tradicionalizmin, as tradicional dhe as dallueshëm Islamik. Para krizave të njohura kulturore të shkaktuara nga modernizmi, nuk ishte as e nevojshme as e mundur të formulohej një mbrojte e tillë e traditës. Por secili mund ta kuptojë pse filozofia e përjetësisë mund të jetë një zgjidhje atraktive për mendimtarët myslimanë që kërkojnë një pozicion prej nga mund ti rezistojnë imperializmit kulturorë të perëndimit laik. Nëse mendimtarët Islam e pranojnë arsyen e pavarur të "Ndriçimit evropian nuk do të kishte më asnjë dhomë për përsosmëri, dhe asnjë justifikim intelektual për të mbetur mysliman. Pra tradicionalizmi është një kritikë teologjike e modernizmit që ka gjetur një pikë bashkimi në traditën kaq shumë të sulmuar nga perëndimi. Modernizmi po sfidohet nga shumë fronte. Mbrojtja e nevojës për një doktrinë dhe traditë të shenjtë është megjithatë sinqerisht autoritare, dhe do të joshë vetëm një pakicë, përderisa rivali i saj fundamentalist përpiqet të krijojë rrëmuja, Tradicionalizmi do të vazhdojë të jetë një zgjidhje intelektuale për disa myslimanë (dhe jo-myslimanë) në botën post moderne.

Për mendimipress.com përgatiti Samet Jahiu

 

______________________________

 

Buletini i shoqatës për studime të lindjes së mesme vol. 28, nr 2 ( dhjetor 1994), fq. 176-81.

Gai Eaton. Mbreti i kështjellës; zgjidhje dhe përgjegjësi në botën moderne. 216 faqe. Vëllimi i dytë, Kejmbrixh: Shoqata e tekstit Islam, 1990 (1977).

Martin Lings. Symbol & Archetype: Studimi i kuptimit të ekzistencës. VIII+141 faqe. Indeks Kejmbrixh: Quinta Essentia, 1991. Fletushka ISBN 1-870196-04-X, 1-870196-05-8

Sayyed Hossein Nasr.

Islami tradicional dhe bota moderne. Londër: Kegan Paul internacional, 1990.

Sayyed Hossein Nasr., ed Spiritualiteti islam: manifestimet. Spiritualiteti botërorë , Një enciklopedi historike e çështjes së religjionit, Vol. 20. XXVIII +548 faqe. Parathënia e serisë së Evert Cousins, Hyrje, Bibliografia, Kontribuesit, Kreditet fotografike, Indeksi i Emrave. Nju Jork, Kompania botuese e fjalëkryqeve, 1991 ISBN 0-8245-0768-1.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme