Tre mite për Vëllezërit Myslimanë

Vëllezërit Myslimanë tashmë kontrollon presidencën egjiptiane, që më parë ishte boshti i pushtetit në sistemin politik dhe vëzhguesit pyesin "Kush e humbi Egjiptin?" Ekziston vetëm një përgjigje; 51.7 përqind e egjiptianëve votuan për Morsin. Gara ishte e ngushtë, pa dyshim, ka egjiptianë të cilët ndihen të frikësuar për të ardhmen e tyre, por janë krijuar shumë mite për Vëllezërit Myslimanë dhe është mirë të demantohen disa.

 

1. Një Histori Dhune?

Është e vërtetë se në fillim më 1941, Vëllezërit Myslimanë themeluan një grup para-militar të quajtur "Xhihaz al sirri" apo "Aparati i fshehtë" dhe i grumbulluan armët. Është gjithashtu e vërtetë se gjatë fundit të viteve 1940 vëllezërit ishin në mesin e faktorëve që destabilizuan sistemin politik egjiptian. Në dhjetorë të vitit 1948 një vëlla i quajtur Abdel Mexhid Sassan e vrau kryeministrin Mahmud Fehmi Nukrashi. Që nga ajo kohë, pra që kur themeluesi i Vëllazërisë Muhammed Al Banna u vra duke ghyrë në taksi në qytetin e Kajros në shkurt të vitit 1949, organizata nuk është përfshirë në dhunë. Sigurisht që kishte dyshime se Vëllezërit Myslimanë qëndronte prapa tentativës për të vrarë Xhemal Abldel Naserin në tetor të vitit 1954, por kishte po ashtu dyshime se atentatori Mahmud Abdel Latif – i cili ishte pjesëtar i vëllazërisë mund të ishte i angazhuar edhe në ndonjë grup tjetër islamik me qëllim që të diskreditonte vëllazërinë. Askush nuk ka arritur ta dëshmojë ngjarjen, as për njërën dhe as për tjetrën anë, por është interesant fakti se jo vetëm që Abdel Naser i shpëtoi tetë gjuajtjeve të Abdel Latifit nga një distancë shumë e afërt, por ai nuk u tremb fare dhe e vazhdoi fjalimin e tij i cili ishte një pikë kthese në karrierën e tij. Vëllezërit më pas u shpërbënë dhe nuk ishin më forcë e rëndësishme në jetën politike egjiptiane deri në vitet 1970 kur ata e zyrtarizuan dhunën.

Vëzhguesit shpesh e sjellin në vëmendje faktin se Seid Kutubi dhe Ajman Zavahiri ishin nga Vëllezërit Myslimanë, për të konfirmuar tendencat për dhunë të grupit. Në rastin e Zavahirit, ai kishte një flirtim të shkurtër me Vëllezërit Myslimanë në vitet e tij të adoleshencës, prandaj është e paqartë nëse ai ishte akoma pjesë e organizatës. Zavahiri u arrestua më 1966 (në moshën 15 vjeçare) si prestarë i Vëllesërisë por ka të ngjarë që ai ishte pjesëtar i një grupi i cili u shkëput nga Vëllazëria në fund të viteve 1950 dhe fillim të viteve 1960. Ky grup avangard ishte një fraksion radikal që ndiqnin Seid Kutubin – një anëtar i vëllazërisë dhe një intelektual i Xhihadizmit – dhe anëtarët e së cilës kishin synim të hynin në konfrontime direkte me Naserin dhe shtetin egjiptian. Edhe pse udhëheqësi suprem i Vëllazërisë Hassan Al Hudajbi e toleroi këtë ndarje për një kohë dy fraksionet shumë shpejt filluan të merren me çështje doktrinale si dhe me dëshirën e flaktë të Hudaybit për të kërkuar akomodim me liderët e regjimit egjiptian.

2. Nga Shura në Demokraci?

Është pranuar gjerësisht në disa qarqe se Vëllezërit Myslimanë është një forcë për ndryshime progresive, madje edhe për demokraci në Egjipt. Që nga mesi i viteve 1980 kur Vëllazëria u fut në politikën elektorale në një koalicion me precedentët liberal të partisë së Vafd, liderët e saj përqafuan retorikën e reformës politike. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1990, udhëheqësi suprem i atëhershëm i Vëllazërisë Muhammed Abu Naser i dërgoi një letër të hapur presidentit Mubarak në të cilën ai citonte: "Liria është e dashur dhe është e preferueshme për ju me qwllim qw tw shmangni hidhërimin dhe revoltën e popullit tuaj. Nuk imagjinohet që një njeri të rrijë nën represion dhe nënshtrim duke parë dhe dëgjuar arritjet, lirinë dhe dinjitetin e popujve që na rrethojnë... Fuqia e popullit nuk rrjedh nga fuqia materiale, por nga liria e të gjithë qytetarëve, kur njerëzit i besojnë qeverisë dhe qeveria i beson njerëzve". Këto ishin fjalët e shprehura – edhe 22 vjet pas këtij fakti – por Vëllezërit Myslimanë kanë qenë konfuz për atë se çfarë do të thotë demokraci për ta, duke u kthyer në konceptin e Shura-s ose "konsulta" "të cilat mund të jenë apo të mos jenë themele të demokracisë. Ata gjithashtu ishin të paqartë në lidhje me sheriatin. Ndërsa Morsi dhe emrat më të mëdhenj të vëllazërisë janë shprehur se do të implementojnë ligjin islam, disa anëtarë të Vëllazërisë së partisë Liri dhe Drejtësi i thanë politikës së jashtme amerikane gjatë një vizite në Mars se ata mbështesin parimet e sheriatit, por jo domosdoshmërisht disa ligje të caktuara të tij. "Mendoj se kjo është në rregull për fillim por ky qëndrim nuk është asnjë më shumë se turbullim.

Ka shumë mundësi që Vëllezërit Myslimanë të jenë demokrat përkundër vetes së tyre. Kjo është teoria: Të harruar siç janë ata në mes ushtrisë të cilët akoma i kanë armët nën kontroll, dhe forcave të tjera politike duke përfshirë edhe revolucionarët të cilët nuk u zënë besë islamistëve dhe kështu mund të shkaktojnë probleme, Vëllezërit Myslimanë mund të përcaktojnë se burimi i tyre i vetëm është në kutitë e votimit. Si rezultat, vëllezërit rregullisht do të kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme si mënyra e vetme për të legjitimuar pushtetin e tyre. Me kohë kjo do ti transformojë Vëllezërit Myslimanë në demokratë të moderuar. Nuk ka rëndësi se zgjedhjet nuk e bëjnë demokracinë, kjo është ajo që ndodhi në Evropë dhe se si partitë teokratike të shekullit të 19 u shndërruan në kristian-demokratë. Ka shumë gjëra të brendshme që duhen mësuar nga përvoja evropiane, por është e rëndësishme të mbahet në mend se historia mund të jetë një udhëheqës, por ajo nuk është hartë.

Në fund, përgjigja më e ndershme intelektuale për angazhimin e vëllazërisë në demokraci është, thjesht nuk e dimë. Është një pyetje empirike. Le t'i kushtojmë më pak vëmendje asaj çfarë ata thonë dhe të përqendrohemi më tepër në atë çfarë ata po bëjnë.

3. Vëllezërit dhe SHBA

Nëse ka një konsensus në Uashington në lidhje me Vëllezërit Myslimanë dhe lidhjet strategjike egjiptiane është optimizmi i kujdesshëm. Titujt kryesorë në shtypin amerikan deklarojnë presidentin egjiptian me kritikë, por mund të jetë një aleat dhe kjo ka kontribuar për idenë se ndoshta gjithçka do të jetë në rregull, kjo ide aktualisht mbizotëron në shtyp. Pranvera e shpresës është e përjetshme, por vëzhguesit nuk duhet të jenë kaq optimistë në lidhje me marrëdhëniet. Pa dyshim, Vëllazërisë i duhen marrëdhënie të mira me SHBA për t'i dhënë Egjiptit në gjendje më të mirë ekonomike, gjë që ne po e dëgjojmë vazhdimisht në fjalimet e egjiptianëve të mbushura me pragmatizëm. Qielli nuk po shembet dhe dielli do të lind nesër por ky pragmatizëm i Vëllezërve Myslimanë mund të na çojë në pritshmëri false. Fundja, për më shumë se 30 vite vëllezërit kanë qenë kundër marrëdhënieve SHBA-Egjipt dhe i kanë përdorur këto lidhje për të diskredituar si Anvar Sadatin ashtu edhe Hosni Mubarakun. Marrëdhëniet e Kajros me Uashingtonin janë të panjohura për egjiptianët, ato u zhvilluan veçanërisht sepse Sadat dhe Mubarak ishin autoritarë të cilët për të rritur gradat mund të mos përfillnin ndjenjat e popullit. Kështu mund të jetë në mënyrë mahnitëse jo pragmatike për Vëllazërinë, agjentët e supozuar për ndryshimet demokratike për të punuar ngushtësisht me Shtetet e bashkuara.

Analistët nuk duhet të harrojnë prej nga vjen Vëllazëria. Siç kam thënë disa javë më përpara.

Është me rëndësi të përkujtojmë se origjina e Vëllezërve Myslimanë qëndron në frikën e Hasan Al Banas nga të huajt, konkretisht perëndimorëve, depërtimi i Egjiptit që i dëmtoi vlerat tradicionale. Unë nuk po them që Vëllazëria nuk ka ndryshuar që nga vitet 1920 kur Al Bana erdhi në Kajro, por mosbesimi i Vëllezërit Myslimanë është pjesë e ADN-së së tyre. Për të qenë i sigurt vëllazëria mbështeten tek mesazhi Pan-Islamik, por ne nivelin themelor, Vëllezërit janë nacionalistë të mirë. Është shumë afër data 25 Janar, kryengritja e famshme për dinjitet dhe fuqizim kombëtar dhe ju mund ta merrni me mend se përse Morsi nuk ka gjasa të kryej vizitën e tij të parë presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Nuk mund të presim thyerje të raporteve, por me Morsiun president, marrëdhëniet SHBA – Egjipt detyrimisht do të jenë më të vështira sesa në tri dekadat e kaluara kur Mubaraku harmonizoi ngushtësisht raportet me SHBA.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme