ARTI NË VENDET PERËNDIMORE TË PERSISË1

Umavid-ët e Spanjës, të vendosur në Kordoba (Qurtubah) vijuan në ndjekjen e rrugëve të dashurisë dhe kënaqësive të paraardhësve të tyre sirianë, dhe në një poemë të Abd al-Rahman-it gjejmë një pemë palme të vetmuar, e cila ashtu si dhe vetë autori, gjendet në mërgim, e dëbuar nga Lindja. Një tolerancë e konsiderueshme ju la hebrenjve dhe të krishterëve të cilët morën pjesë në procesin kulturor të vendit. Në shekullin e katërt (dhjetë) dhe sidomos në periudhën e Abd al-Rahman-it të Tretë (300-350/912-961), i cili ishte vetë djali i një princeshe të krishterë, pati një lulëzim dhe kemi shumë punime të shkëlqyera. Në vitin 317 (929) Abd al-Rahman-i e quajti veten kalif në kundërshtim me Abbasid al-Mugtadir-in. Abd al-Rahman-i u pasua nga al-Hakan-i i Dytë (350-366/961-976) i cili ishte një përkrahës i madh i artit. Mbasi pushteti i djalit të Hakams-it, ishte rrëmbyer nga një ministër i tij, al-Mansur-i, në vitin 423 (1031) në Kordoba filloi një revoltë, e cila rrëzoi pushtetin e umavid-ve. Më pas Spanja myslimane u nda midis mbretërve të vegjël, Reyes de Taifas.  Më të shquarit ndër ta ishin abbasid-ët e Seviljes (Isbiliyah), të cilët, megjithatë, kërkuan ndihmën e Almoravids-it të Afrikës së Veriut kundër kundërshtarëve kristianë, dhe, në vitin 483 (1090) e gjetën veten të gllabëruar nga mbrojtësit e tyre2. Në shekullin e tretë-katërt (nëntë -dhjetë), Afrika e Veriut dhe Egjipti sundoheshin kryesisht nga tri dinasti të cilat rridhnin nga guvernatorët e Abbasids dhe që fituan një pavarësi virtuale, përkatësisht: Aghlabdis, Tulunids dhe Ikhshidis. Themeluesi i dinastisë Aghlabid ishte Ibrahim b. Aghlab, të cilin Harum al-Rashid e caktoi në Ifriqiyah në vitin 184 (800) Një arritje e rëndësishme e Aghlabids ishte pushtimi i Sicilisë, i cili përfundoi në vitin 245 (859).

E parë nga këndvështrimi i myslimanëve si një gur themeli në Italinë Bizantine dhe nga këndvështrimi i bizantinëve si një kthim në Sicilinë Afrikane, rezulton se asnjë nga dy opinionet nuk qëndron, megjithëse këto qëndrime erdhën si shkëmbim kulturash. Aghlabid Ifriqiyah ra në duart e Fatimids-it në vitin 296 (909). Dinastia Tulunid u themelua në vitin 254 (686) nga Ahmad b. Tulun, guvernatori i Egjiptit, babai i të cilit ishte një skllav turk i dërguar nga sunduesi Samanids i Bukharas te kalifi Al- Ma’mun. Në vitin 264 (878), Ahmad-i ishte në gjendje të përmbushte dëshirën e shumë sundimtarëve në Egjipt duke zgjeruar kontrollin e tij mbi Sirinë.

Dinastia u rrëzua nga forcat abbasid-e në vitin 292 (905), por edhe pse jetëshkurtër, ajo pati rëndësi për artin historik. Dinastia e tretë e guvernatorëve, Ikhshidi-ve, përsëri të ardhur nga Azia qendrore, sundoi Egjiptin, Sirinë dhe Hijaz në mes të shekullit të katërt (dhjetë) dhe edhe ata u zhvendosën nga fatimid-ët3.

Ashtu si Umavid-ët, guvernatorët abbasid-ë ishin Mysliman Sunni por misionarët shi’i ishin aktiv midis berberëve të Afrikës së Veriut, dhe të strehuar në disa zona nga idrisid-ët të cilët sunduan në Maghrib deri më 875 (985). Kishte pra një mbështetje të ethshme ndaj Shi’i Ubayd Allah, i njohur si al-Mahdi (Udhëheqësi i Drejtë), i cili deklaronte se ishte pasardhës i vajzës së Profetit, Fatimah. Ai u vendos në Ifriqiyah në vitin 279 (909) dhe (përpara abd al-Rahman në Spanjë) shpalli kalifatin rival. Që nga kjo datë, shi’ism u nda në dy rryma kryesore, ku njëra ishte vazhdim i dijes dhe i njohjes së dymbëdhjetë udhëheqësve shpirtërorë (imamët) dhe tjetra i shtatë udhëheqësve shpirtërorë. Fatimid-ët ishin nga të fundit ndër grupet më militante, të njohur me emrin isma’ilis.

Duke u nisur nga qëllimi i tyre eventual për të mundur abbadi-t, fatimid-ët vendosën shenjat e tyre në lëvizjen drejt lindjes, dhe në vitin 358 (969) ata pushtuan Egjiptin dhe u vendosën pranë Fustat-it, qytetit të tyre al-Qahirh (Pushtuesi), Kajro. Për dyqind vjet ky ishte vendi i dinastisë i cili u kombinua me intensitetin e tij fetar dhe ndriçoi patronazhin e artit.

Edhe pse shumë nga ajo që është bërë dikur sot ka humbur, me një vështrim të shpejtë ne mund të kuptojmë pasurinë e thesareve të pallateve në tregimin e historianit Mamluk Maqeizi i cili flet për atë se çfarë u zbulua kur pallatet u plaçkitën në vitin 452 (1060).

Në Mesdheun Lindor fatimid-ët ishin kundërshtar për sundimin e Perandorisë Bizantine me të cilën nganjëherë kishin edhe marrëdhënie miqësore relative. Por edhe pse ata arritën të marrin kontrollin mbi Sirinë në fund të shekullit të katërt (dhjetë), ata asnjëherë nuk ishin në gjendje të zhvendosnin abbasid-ët. Për më tepër, ata pësuan humbje në perëndim, ku Sicilia ishte marrë nga Normanët në vitin 484 (1091). Të kuptuarit e faktit se fatimid-ët nuk ishin të pathyeshëm, çoi në humbjen e mbështetjes popullore për ta4. Qeveritarët që erdhën në fuqi në shekullin e tretë (nëntë) ishin të lumtur të shprehnin dinjitetin e tyre nëpërmjet patronazhit të ndërtesave. Madje në Egjipt, Ibn Tulun shkoi edhe më larg; ai shkoi në njohjen e teknikave të ndërtimit të abbasid-ëve Irak në xhamitë që ndërtoi ai në vitin 265 (897) në lindje të Fustat: në vend të gurit të Egjiptit ai përdorte tulla dhe llaç.

Forma e Xhamisë së Madhe në Qayrawan në Tunizi është kryesisht puna e Dinastisë Aghlabid - Ziyadat Allah I në vitin 221 (836), Abu Ibrahim Ahmad në vitin 248 (862 -3) dhe Ibrahim II pas vitit 261 (875); megjithëse xhamia ka qenë në kantier që nga shekulli i parë (shtatë). Xhamia formon një paralelogram të madh të parregullt; muret e jashtme mbështeten nga kondrabankina me seksione katrore të cilat i përgjigjen më shumë një nevoje sesa një plani të paracaktuar.

Karakteristikë e kësaj periudhe është përdorimi i madh i ornamenteve të gdhendura si në arkitekturë ashtu edhe në dekorimin e objekteve. Në Egjipt, kjo mund të haset në shkrimet epigrafike mbi ndërtesa si dhe mbi pllakat e varreve të një numri të madh që  kanë mbijetuar. Mermeri është përdorur me më shumë kursim, shpesh për të tërhequr vëmendjen mbi një tipar të veçantë.

Në panelet e mermerit shpesh ndihet një tension interesant midis natyralizmit në vizatimin e gjetheve dhe një impuls i fortë drejt simetrisë vertikale. Një shembull i shkëlqyer i gdhendjes së mermerit është mihrab at Qayrawan, i cili tregon në dekorime një përpunim të mëtejshëm të temave të Umavid-ve. Druri u përdor me një mjeshtëri të madhe dhe me shumë novacione. Panele të gdhendura me ornamente nga periudha e Tulunid-it i referohen stilit të Samarra-s., por ato rreken të futin zogjtë midis motiveve të tij abstrakte. At Qayrawan me gdhendjet delikate dhe maqsurah- i bëjnë homazhe dekorimit të mihrab-it.

Disa nga objektet më interesante të bëra për Fatimid-in janë prej shkëmbi kristalor. Artikujt që kanë mbijetuar janë zakonisht të vogla dhe për shkak të bukurisë së materialit dhe ornamenteve mbi të disa nga to janë kthyer në enë perëndimore.

Disa pjesë të vogla janë përdorur si gurë shahu, ndërsa të tjera si shishe të vogla në formë dhëmballe. Ato më të fundit mund të jenë përdorur për të mbajtur parfume. Librat e Kuranit Afrikano-Verior ashtu si edhe ata të Lindjes së Afërme, janë prej letre të lëmuar dhe në format horizontal; ato janë të shkruar në “kufi”. Një numër Kur’anësh të lashtë janë ruajtur në Muzeun e Xhamisë së Madhe, Qayrawan, dhe midis tyre gjenden edhe disa lidhje prej lëkure që janë të rralla për nga mbijetesa5. Një kur’an madhështor në letër të lëmuar, tashmë i shpërbërë dhe që ka shumë mundësi që të jetë kopjuar në Qayrawan nën aghalbid-ët në fillimet e shekullit të tretë (nëntë), është shkruar me ar mbi baltë blu. Procedurat kryesore të punës së hollë me metalin gjendeshin në Egjipt, ku shquheshin për një traditë të fortë në këtë fushë copt-ët dhe në Spanjë, por pak e vështirë të thuhet për shembull se kujt zone i përket një copë, nga e ka pra origjinën6.

Punët me bazë lidhjesh metali, shpesh të gdhendura me dekorime, përfshijnë llamba të vogla, llamba të varura, kandila, havanë dhe kana. Shumë objekte kanë formën e kafshëve. Nga Egjipti kemi dhi, gamile, papagaj etj. Ato janë të vogla dhe mjaft natyrale megjithëse mund të jenë dekoruar me shkrime, figura njerëzore dhe madje edhe me hieroglifë egjiptiane. Asgjë remineshente prej argjendi ose ari nuk ka nga thesari i Fatimid-it përveç disa bizhuve me filigram. Në Spanjë, rreth viteve 360 (970), është bërë një helmet për Hakam-in e Dytë si dhuratë për djalin e tij Hesham; objekti gjendet tani në Katedrale në Spanjë, ka një formë katërkëndore, është prej fildishi me pjesë argjendi.

Në Siri, gjatë periudhës Atabeg dhe Ayubid, arkitektura lulëzoi me traditën e vjetër të punës në gur. Ajo mori dhe absorboi idetë nga arkitektura e tullave perse të prodhuara për kalifët në Bagdad, por që gjithsesi nuk është se punuan dhe aq shumë për ta. Arkitektura Ayubid u praktikua në toka të cilat kishin qenë për shumë kohë nën sundimin mysliman dhe ishin kësisoj të pajisua me xhami. Arritjet e Ayubid-it mund të shihen edhe në ndërtesa fetare të llojeve të tjera si për shembull te Firdaus madreseh, ndërtuar për të venë e djalit të Salah al-Din, al- Zahir në vitin 633 (1235-6) në Aleppo.

Kompleksi i ndërtuar në Kajro për Ayubid-in al-Salih nga vitet 641-648 (1243-1250) shënojnë një kthesë të rëndësishme.

Ai ishte vendosur në anën lindore të asaj që ishte Bayn al -Qasreyn, hapësira midis pallateve perëndimore dhe lindore të Fatimid-it dhe ka detaje si  përdorimi i kamare këndore, të cilat janë të karakterit të Fatimid-it.

Disa skulptura figurative janë bërë për ndërtesa shekullore; llaçi i kohëve të Seljuq-it është imituar në gurë në Jazirah. Në Hisn Kayfa mund të dallohen figura mbi urat Artuqid-e të mesit të shekullit të gjashtë (dymbëdhjetë). Shumë punime të holla me dru kanë humbur nga këto pallate por disa copë kanë mundur të mbijetojnë në ndërtesat fetare. Cenotafi, (monumenti mbi varr) iSalah al-Din në Damask, me raporte shumë të hijshme dhe i gdhendur me shkrimet në kufi mi forma gjeometrike yjesh të theksuara, tashmë fatkeqësisht është i lyer. Një numër kutish të rrumbullakëta prej fildishi janë identifikuar në Mamluk që atëherë kur në një prej tyre shfaqet emri Mamluk al-Salih. Anët e tyre janë të shpuara me shumë delikatesë gjë e cila na sugjeron se kanë qenë të destinuara për “gutta”. Njihet gjithashtu fildishi me figura njerëzore; këto vazhduan traditën Fatimid megjithëse me më pak dekorime.

Puna e metalit pati gjithashtu lulëzim edhe në kohën e Mamluk-ut dhe në mënyrë të veçantë në periudhën e Bahri-t. Puna artizanale erdhi nga puna e Zangid-ëve dhe Ayubid-ëve, por ka një kapërcim drejt ikonografisë duke ju larguar motiveve princore dhe duke shkuar gjithmonë e më dukshëm drejt kaligrafisë. Kjo ndoshta pasi Mamluk-ët ishin nën ndikimin e persianëve dhe seljuq-ëve si dhe pasi shumë objekte i kushtoheshin institucioneve fetare7. Interierët e shumë baseneve Mamluk-e janë të mbuluara me peshq për të treguar kështu funksionin e tyre si enë për të mbajtur ujë; ka një shembull të një akuariumi të tërë me krijesa detare. Në fushën e qeramikës së smaltuar, puna për atabege ishte e lidhur me atë që prodhohej për seljuq-ët kështu që origjina e disa llojeve dhe copëve mbetet e dyshimtë. Një grup i vogël por mjaft mbresëlënës njihet me ermin La’abi, artikujt e të cilit shpesh kanë formën e pjatancave me buze të kthyera nga jashtë, një formë mjaft e pëlqyer kjo në Siri.

Dekorimi  është përqendruar në një motiv qendror të gdhendur ku paraqitet një shqiponjë, zogj që ndeshen, një kërcimtar dhe muzikantë.

Kjo periudhë pati një rigjallërim të interesit mbi teknikat e dekorimeve me xham të cilat janë përdorur në Egjiptin e lashtë. Shishe të vogla të punuara prej xhami me ngjyrë të purpurt të thellë nxeheshin deri në një pikë të caktuar. Megjithatë, zhvillimi më i madh ishte në fushën e dekorimit mbi xham transparent dhe të pastër. Tasat Zangi janë si në të shkuarën dhe duket se mbeten indiferent ndaj modës së dekorimit me smalto e cila ndiqej në atë kohë. Të shumta janë llambat e xhamive me qafë të gjatë, trup në formë bulbi, gunga xhami për t’u varur etj. Këto mund të bartin emrin e dhuruesit, dhe shpesh Syre Noor, ayyeh 35, e cila e krahason dritën e Allahut me një kamare ndriçuese, e cila përmban një llambë brenda një globi.

 

—————

Referencat:

1 Marrë nga libri “Një hyrje në artin islamik Pers”, botim i Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi”, Korrik 2009, fq. 41-48.
2 Barbara Brend, optic. P 45-46.
3 Ibid, p.46-47
4 Ibid
5 Ibid, p.62.
6 Ibid.
7 Barbara Brend, optic. P.63-65.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme