Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

A mund te shkruhet historia unike e njerezimit?


Dr. Milazim KRASNIQI

Historia e njerëzimit është në njëfarë mënyrë e ngjash­me me ajsbergun, sepse pjesa më e madhe e saj është dhe do të mbetet e panjohur për njeriun, sikundër që pjesa më e madhe e ajsbergut mbetet e panjohur nën ujë. Sado që vazhdimisht bëhen kërkime arkeologjike dhe arkivore, sado që zbulohen eksponate dhe shkri­me, prapë se prapë pjesa më e madhe e historisë së nje­rëzimit mbetet e errët dhe e panjohur.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Kjo ka të bëjë më së shumti me popujt e lashtë dhe me shtetet e tyre, që kanë ekzistuar dhe janë shka­të­rruar, pa lënë gjurmë të qarta të ekzistencës së tyre. Disa popuj dhe disa shtete që konsiderohen si me më shumë fat, kanë lënë disa dëshmi arkeologjike, gjuhë­sore, artistike dhe arkivore. Por edhe ato fragmentare. Por, shumë popuj të lashtë, praktikisht nuk kanë lënë as gjurmë të qarta, sepse u janë përzier edhe mbetjet e fundit me ato të popujve të tjerë, ndoshta me ata po­puj të cilët i kanë dominuar ose pushtuar. Ndikimi që kanë pasur njëri mbi tjetrin fiset e popujt, është shu­më i madh dhe nuk ka ndjekur një rrugë drejtvizore. Nëse një popull ka pasur ndikim mbi një popull tjetër në politikë, populli i ekspozuar ndikimit politik, ka mun­dur të ushtrojë ndikim në kulinari ose në ndonjë fushë tjetër. Kësisoj, përzierjet e kulturave janë shumë më të mëdha nga sa mendohet. Prandaj, nuk ka kul­tura e qytetërime plotësisht origjinale, të pandikuara e të shkëputura nga kulturat dhe nga qytetërimet e tje­ra. Qytetërimi hebraik, fjala vjen, ka ndikuar mbi bo­tën e krishterë, aq sa konsiderohet si njëra nga shty­llat qytetërimit perëndimor. Por, ai ka ndikuar edhe mbi botën muslimane, me të cilën ka qenë në fqi­njësi di­rekte dhe me të cilën i ka të përbashkëta substratin gjuhësor, territorin e deri te pejgamberët. Bota musli­ma­ne ka ushtruar ndikim të dukshëm në Europën mes­jetare. Ndërsa, ndikimi i sundimit mongol, edhe pse ende nuk është studiuar sa duhet, është shumë më i madh se sa mund të imagjinohet. Ja si e përshkruan ndi­kimin e mongolëve, studiuesi i njohur, Xhek Ve­der­ford: "Mongolët i dërguan xehetarët gjermanë në Kinë, ndërsa mjekët kinezë në Persi. Ky këmbim nga­një­herë ishte vendimtar e nganjëherë trivial. Ata e zgje­ruan përdorimin e tepihëve kudo që shkuan dhe e për­hapën limonin dhe karrotën nga Persia në Kinë, ndër­­sa lojën me letra dhe çajin nga Kina e dërguan në Perëndim. Ata sollën zejtarë nga Parisi për të ngritur fontana midis stepës së tharë mongole, e përveh­të­su­an princin anglez që t'u bëhej përkthyes në kuadër të ushtrisë dhe e përhapën mjeshtrinë kineze të marrjes së shenjave të gishtërinjve edhe në Persi. Me paratë e veta ndihmuan ndërtimin e kishave në Kinë, të tem­pujve budistë në Persi dhe të shkollave fetare islame në Rusi. Mongolët përftuan nëpër botë si pushtues, por edhe si bartës unik dhe të paarritshëm të kultu­rave të ndryshme." Përvoja e tillë e mongolëve, pra e përzierjes dhe e ndikimit të ndërsjellë të vlerave kul­tu­rore, me siguri që ka ekzistuar në forma dhe në për­ma­sa të ndryshme edhe te pushtuesit para tyre, sikun­dër që ka ekzistuar dhe ekziston edhe te pushtuesit e mëvonshëm.

Prandaj, ata që flasin për kultura të pastra dhe për raca të pastra, në të vërtetë flasin të pavërteta të shëmtuara.

Këtu po sjellim vetëm edhe disa shembuj për argu­men­tim të kësaj teze. Pali ishte hebre, ndërsa u bë ko­di­fikuesi më i madh i fesë së krishterë në Europë. Avi­cena ishte musliman, por pati një ndikim të jashtëza­kon­shëm mbi mjekësinë në Europë. Mehmet Sokollo­viqi ishte serb, por pati ndikim të madh në politikën e Perandorisë Osmane. Ekaterina ishte gjermane, por pati ndikim të fuqishëm në historinë e Rusisë. Meh­med Ali Pasha ishte shqiptar, por u bë transformues i historisë së Egjiptit. Karl Marksi ishte hebre, por pati ndikim të jashtëzakon­shëm në historinë e Europës. Në tiparet dhe në karak­te­rin e tyre, këta personalitete dhe të tjerë si këta, ka­në pasur elemente nga populli prej të cilit e kanë pa­sur prejardhjen, që do të thotë se ndikimi i asaj tra­dite, sado i tërthortë, ka qenë evident.

Po të shihet çështja e martesave të përziera të fa­mil­jeve mbretërore në Europës nëpër shekuj, kjo çësh­t­je fiton edhe një peshë të re. Sundimtarët janë më­kuar nga martesa të përziera, nga tradita të kombi­nuara kulturore, etike e politike. A ka qenë e mundur të mos barten edhe ndikime të ndërsjella, që nga kuli­na­ria e deri te format e pushtetit dhe të organizimit të shoqërisë në përgjithësi? Pra, edhe nga ky aspekt, së paku historia e Europës, është më e pleksur dhe madje më unike se sa mund të duket në shikim të parë. Num­ri i fiseve dhe i popujve që kanë ekzistuar dhe më vo­në janë zhdukur, kurrë nuk do të mirret vesh i plo­të. Por, duket të jetë një numër i madh i fiseve dhe i popujve që janë zhdukur. Për ato fise dhe për ata popuj, pothuajse asnjë herë nuk do të mësohet e vër­teta e plotë se si janë dukur, si kanë jetuar, cilat kanë qenë besimet e tyre, cilat kanë qenë vlerat kulturore që kanë krijuar, si kanë qenë të folmet dhe gjuhët që kanë folur. Pra, janë histori të varrosura bashkë me ta.

Ajo që e bën tablonë edhe më skeptike, është se edhe ata popuj dhe ato shtete që kanë lënë gjurmë më të qarta, nuk i kanë të plota dhe historia e tyre shkru­het me vonesa e edhe me rikonstruksione të ndiesh­me. Ta marrim si shembull, shtetin më zulmmadh të antikës, Romën e lashtë. Për historinë e romakëve dhe të Romës, janë shkruar shumë libra, por që të gjitha ato janë të shkruara mbi një material jo edhe aq të pa­sur të dokumenteve të shkruara dhe autentike. Njëri nga autorët më të shquar të historisë së Romës, N. A. Mashkini, thotë ndër të tjera se "përmendoret letrare nga periudha romake, të cilat janë ruajtur në pjesën më të madhe në dorëshkrimet mesjetare, janë burimi kryesor për historinë e Romës së lashtë. Në kohën e re dhe në kohën më të re, është kthyer vëmendja edhe në hulumtimin e të dhënave arkeologjike, si edhe të mbishkrimeve, parave dhe të papiruseve."[1]

Sa janë të besueshme "përmendoret letrare" për ta kuptuar historinë e një populli dhe të një shteti zulm­madh, sikundër ishin romakët dhe sikundër ishte Ro­ma, nuk është zor të jipet përgjigje. Poashtu, inkor­po­ri­mi i atyre veprave në "dorëshkrimet mesjetare", ka mundësi që të ketë ndikuar në autenticitetin e tyre, sepse sikundër dihet, periudha e Renesansës, u fry­më­zua nga antika dhe është shumë e mundshme që idea­lin e vet artistik dhe ideologjik t'ia ketë imponuar në ndonjë rast edhe vetë trashëgimisë antike.

Mashkini konstaton se "interesimi për Romën e lash­të, si edhe për tërë historinë antike, shfaqet në Euro­pë, në kohën e Renesansës. Përfaqësuesit e lëviz­jes së re kulturore, humanistët, synonin që në antikë të gjenin mbështetje për luftën e tyre kundër para­gjy­ki­meve fetare të Mesjetës, të luftës së tyre për zhvilli­min harmonik të personalitetit njerëzor. Merita krye­sore e humanistëve është se ditën t'i ruajnë nga shka­të­rrimi, t'i mbledhin dhe madje edhe t'i botojnë një numër të madh të dorëshkrimeve latine dhe greke. Vep­rat kryesore të shkrimtarëve të antikës u gje­tën dhe u mblodhën kryesisht në shekujt XIV-XVI. Pie­teti i thellë i humanistëve ndaj antikës, u pamun­dë­soi hu­manistëve që të dyshonin në vërtetësinë e traditës his­torike të antikës.1" Pra. Mashkini lë të kuptohet se ka ndodhur pra­ni­mi jokritik i teksteve antike, gjë që do të thotë se ka ekzistuar edhe mundësia e përshtatjes së përmbajtjeve të tyre idealit të ri humanist. Nëse kanë ndodhur vep­rime të tilla, atëherë edhe ajo histori që konsi­de­ro­het si e njohur, duhet t'i nënshtrohet verifikimit shken­cor, duke pasur në dorë shqyrtimin kritik të materialeve.

Mirëpo, edhe sikur të mirren të mirëqena të gjitha ato dokumente që kanë bërë të njohura humanistët dhe pasuesit e tyre deri në ditët tona, bashkë me gjet­jet arkeologjike dhe linguistike, prapë se prapë vëllimi i dokumenteve është i vogël në krahasim me historinë e vërtetë të romakëve dhe të Romës. Në historinë e Mashkinit është një tabelë e emrave të të gjithë pe­ran­dorëve të Romës dhe një "tabelë kronologjike" e ngjar­jeve kryesore që kanë ndodhur në Romën e lashtë. Por, të dhënat për këta perandorë dhe për ato ngjarje ka shumë pak, në krahasim me ndikimin që ata/ato ka­në pasur në atë kohë. Nga ana tjetër, dihet që pe­ran­dorët kanë pasur bashkëpunëtorë, të cilët kanë ndikuar në vendimet e tyre, por për ta praktikisht nuk dihet shumë, nganjëherë bile nuk dihet asgjë. Nuk dihen as emrat dhe as biografitë e mijëra ushtarëve që me luftën e tyre e kanë ngritur famën e Romës. His­to­ria e vërtetë e Romës nuk mund të dihet pa u ditur his­toria e atyre mijëra luftëtarëve, sepse luftërat i kanë bërë ata me shpatat e tyre. Historia e plotë e Romës nuk mund të dihet pa u ditur edhe emrat dhe biogra­fitë e grave që kanë ndikuar në mendimet dhe në ide­të e perandorëve, të konsujve, të ushtarëve. Historia e plotë e Romës nuk mund të dihet pa u ditur edhe em­rat dhe bëmat e të gjithë mercenarëve, të spiunëve dhe ndihmësve të llojllojshëm të inkursioneve dhe të pushtimeve romake. Me një fjalë, as historia e roma­kë­ve dhe e Romës, e cila i dha vulën qytetërimit të më­vonshëm europian, nuk është e njohur tërësisht, por vetëm në mënyrë fragmentare. Edhe ajo në mënyrë spekulative, sepse autorët antikë helenë e romakë, po­pujt rreth vetes i kanë përçmuar. Popujt rreth vetes i kanë quajtur barbarë, dhe u kanë ngjitur gjithfarë epi­te­tesh negative. Po të shohim se si i kanë cilësuar pe­llaz­gët dhe ilirët, fjala vjen, do të mbetemi të çme­ri­tur. Herodoti, ka sjellë një histori të çuditshme për pellazgët, duke i paraqitur si plaçkitës, dhunues dhe vrasës të fëmijëve të vet: "pellazgët që u ngulën në Lemn, vendosën të hakmerren kundër athinasve. Pasi dinin shumë mirë ditët e festave të tyre, ata ndërtuan anije me pesëdhjetë lopata dhe pasi zunë pritë gra­bi­tën gratë athinase që kremtonin festën e Artemisit, në Brauron. Pastaj hapën velat dhe i sollën në Lemn, ku u martuan me to. Ato patën shumë fëmijë, të cilëve u më­suan gjuhën dhe zakonet e Athinës. Këta fëmijë, për këto arsye, nuk donin të kishin asnjë marrrë­dhë­nie me fëmijët e grave pellazge, (...) Ata morën vendi­min t'i vrisnin të gjithë fëmijët që kishin pasur me gratë atikase, gjë që e bën dhe në të njëjtën kohë ma­sak­ruan edhe mëmat e tyre."[2] Si mund të mirret i besueshëm ky rrëfim, qoftë dhe nga ai që quhet "babai i historisë"? Është i palogjikshëm, pa saktësim të ko­hës, pa të dhëna që e vërtetojnë. Është thjesht një re­cetë e njohur e përshkrimit të barbarëve si të pashpirt dhe të rrezikshëm. Ndërsa historia e vërtetë e pellaz­gë­ve as që dihet, përveç disa hipotezave që herë ngri­hen e herë rrënohen nga historianë e linguistë të ndryshëm.

Për t'i dhënë edhe një argument shtesë për frag­men­taritetin dhe falsifikimet e mëdha të realitetit të kohës antike, po e sjellim një fragment nga vepra "Politika", të filozofit të njohur të antikës, Aristotelit: "Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjellë dy herë në vit, dhe më të shumtën bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër.

Përveç kësaj thonë se japin me lehtësi me tri he­mi­koe qumësht. Thonë se edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende të tjera, po pjellin dy ose tri herë në ditë."[3]

Po të ishte Aristofani, do të mund të mendohej se kur thotë se pulat bëjnë ve disa herë në ditë, po e ekzagjeron punën në një komedi, por këtu është fjala për Aristotelin!

Pra, edhe këto burime që janë, janë të ekzagjetuara, të ndryshuara, të falsifikuara, të pavërteta shumë herë.

Si kompendohet kjo mungesë atëherë? Boshllëku mbu­lohet shpesh me hipoteza, me konstruksione të lloj­llojshme pseudoshkencore. Interpretimi mbi fak­tet ndjek linjën q ë të modelojë një realitet që të jetë kompatibël me idealet e dhe me synimet e kohës kur ai interpretim bëhet, sikundër na e bëri të njohur më herët edhe Mashkini.

Kur historia e romakëve dhe e Romës, e cila për she­kuj të tërë sundoi botën antike, është fragmen­ta­re dhe deformuar, po historia e popujve të tjerrë, që nuk arritën shkëlqim dhe lavdi, si duket?

Nga një fragment i Herodotit e pamë se si është njo­llosur historia e pellazgëve dhe nga një fragment i shkëputur nga Aristoteli e pamë se si është prezentuar historia e pulave të ilirëve. Megjithatë, Zoti ua ka lënë mundësinë njerëzve që të njohin fatet e popujve të ka­luar, të atyre popujve që e pësuan për shkak të ga­bi­meve të veta fatale:

"A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si qe përfundimi i atyre që ishin para tyre!? Ata ishin edhe më të fortë se këta, ata e lë­ru­an tokën dhe e rindër­tu­an atë më shumë se sa këta, atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me fakte të qarta. Pra, nuk ishte Allahu që iu bëri të padrejtë atyre, por ata i bënë të padrejtë vetvetes." (Rrum: 9)

Përfundimi fatal u ka ardhur shumë popujve mbasi e kanë mbushur kupën me mëkate e me krime të rën­da, duke e mohuar Zotin e Botëve dhe duke i nëpër­këm­bur ligjet e Tij. Vërtet, popuj të fuqishëm kanë de­filuar në skenën e historisë së njerëzimit: babilonasit, egjiptianët, helenët antikë, romakët, bizantinët, per­sët, maqedonasit, ilirët, dakët, thrakasit, inkët, acte­kët, bullgarët, krahas disa popujve të zhdukur që për­men­den në Kur'an: Themud, Adi, Medjeni, etj. Gër­ma­dhat e qytetërimeve të tyre mund të gjenden ende edhe në ditët tona, qoftë nën tokë e ndonjëherë edhe mbi tokë:

"Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t'u vijë afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të ngu­tet më parë." (A'Raf: 34)

Nga kjo pikëpamje historia e njerëzimit rezulton të jetë unike: popuj që janë shfaqur në skenën e his­torisë, që janë zhvilluar e janë bërë të fuqishëm dhe pastaj kanë marrë tatëpjetën drejt zvetënimit e drejt zhdukjes. Nuk mund të jetë rastësi ai fat i tyre. Në fakt, ai është i dirigjuar qartë nga një ligj suprem, të cilin e ka projektuar dhe e ka zbatuar Zoti i Botëve. Po të mos ishte brenda një ligji hyjnor, do të kishte de­vi­jime nga rregullat, do të kishte një kaos edhe në fatet e popujve e edhe në historinë e njerëzimit, sepse po­pujt e degjeneruar po të mbeteshin të fuqishëm gjatë tërë historisë, do ta mbushnin botën me dhunë e me krime dhe do ta kërcënonin me shkatërrim. Por, nuk ndodh ashtu. Historia e njerëzimit është dhe do të mbe­tet unike, sepse zhvillohet brenda ligjeve fizike dhe morale që ka paravendosur Krijuesi, e të cilat për­caktojnë edhe fundin e popujve mohues e çrregullues. Dikush e merr vesh me kohë, sikundër bënë arabët kur u erdhi Shpallja në gjuhën e tyre. Dikush me vo­nesë, si puna e faraonit, që deklaroi se u pendua, po ishte bërë tepër vonë. Ndërsa dikush nuk e merr vesh fare deri sa të ballafaqohet me ndëshkimin e parevo­kue­shëm, sikundër u ndodhi kartagjenasve, inkëve, acte­këve, po edhe disa popujve të tjerë, të njohur për dhunë dhe për largim ekstrem nga rruga e Zotit (ata flijonin njerëzit në tempuj!!!).

Në fjalinë e fundit të ajetit 44 të sures El Mu'mi­nunë, Allahu shprehet: I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!

Kur Krijuesi i Botëve shqipton një kësi mallkimi, atë­herë bëhet krejt e qartë pse u shkatërruan ata po­puj mosbesimtarë (kartagjenasit, inkët, actekët, adi, the­mudi, etj.) edhe pse ishin shumë të fuqishëm edhe ekonomikisht, edhe ushtarakisht. Prandaj historia e nje­rëzimit është vërtet unike nga lidhja e fateve të po­pujve me besimin/ mosbesimin. Ndërsa, është e lo­gjik­shme që popujt e deklaruar mohues të besimit e të pejgamberëve, kanë zhvilluar institucione të dhun­sh­me dhe totalitare, sepse e kanë adhuruar sundimtarin, në mungesë të adhurimit të Zotit. Po ta kujtojmë këtu historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të, do të shohim se si është bërë kjo çoroditje. Shpallja e shtetit ateist ka rezultuar me ngritjen e dik­ta­torit Enver Hoxha në piedestalin e paparë të adhu­ri­mit nga turmat. Institucionet e ngritura mbi sistemin piramidal të diktaturës komunisto-ateiste, ku kulti i personalitetit mbërriti përmasa abnormale, kanë qenë të dhunshme, totalitare. Edhe çoroditja e rëndë mora­le, që u zbulua pas rënies së diktaturës, (prostitucioni, fajdetë, korrupsioni, narkomania, alkoolizmi, krimi), është në proporcion me largimin e njerëzve nga rruga e Zotit. Bile, edhe prirja për ta ndërruar kombësinë, për t'u deklaruar grekë, duke ndërruar emra e fe, është pjesë e asaj çoroditje që mbolli totalitarizimi ateist. Ne vetëm mund të hamendësojmë sot se çfarë çoroditjeje edhe më të egër do të sillte zgjatja e mëtejshme e atij push­teti ateisto-totalitar, por indikatorët na bëjnë me dije se do të mund të ndodhte një shkombëtarizim fa­tal.

Zoti deshi që spiralja e tmerrshme e shkombëta­ri­zi­mit dhe e çmoralizimit u ndal në një pikë, nga ku mund të ndodhë, me ndihmën e Zotit, kthimi në rru­gën e drejtë. Ndërsa, në Kur'an Zoti na njofton se shu­mi­ca e popujve, para Shpalljes së fundit, me të cilën u plotësua mëshira e Tij ndaj njerëzimit, ishin të hum­bur, edhe pse të gjithëve u pati dërguar pejgamberë:

"Po edhe para këtyre (popullit tënd), shumica e popujve të kaluar, ishin të humbur." (Safat: 71)

Ktheje nga ta kthesh, historia e njerëzimit është uni­ke, sepse fatet e popujve janë të kushtëzuara nga qën­drimi që ata mbajnë ndaj shpalljeve të Zotit dhe ndaj ligjeve të Tij. Prandaj, rikonceptimi i historisë së njerëzimit si histori unike, e jo si histori e shteteve të veçanta, jo si histori e mbretërve dhe e komandatëve push­tues, që vetë kanë urdhëruar shkrimin e versionit të historisë së vet, jo si histori e luftërave të klasave e të popujve, më në fund jo si histori e fragmentuar dhe e pavarur nga Vullneti Hyjnor, do të jipte një mundësi të fortë rikthimit të njerëzimit në filozofinë e bashkë­je­tesës, të bashkëpunimit e të respektimit të ndër­sjellë, sipas udhëzimit kur'anor që afirmon idenë se të gjithë njerëzit janë pasardhës të Ademit, pra, janë vëllezër. Kjo do të nënkuptonte zhvlerësimin e inter­pre­timeve arbitrare dhe të falsifikuara të së kaluarës his­torike, të cilat edhe sot janë burim i konflikteve ndër­mjet shumë popujve. Konflikti për të kaluarën ësh­të burim edhe i konfliktit shqiptaro-serb në Koso­vë, të cilin mbarë institucionet ndërkombëtare ende nuk po arrijnë ta zgjidhin. Miti serb për Kosovën mes­jetare si "djep i shteti dhe i kulturës serbe"ishte gje­neratori i spastrimit etnik dhe i gjenocidit mbi shqip­tarët në vitet 1998-1999, i cili u ndërpre vetëm falë in­ter­venimit ushtarak të NATO-s. Serbët e kanë krijuar një ide fikse, sipas të cilës Kosova gjithmonë ka qenë serbe. Prej këtij formulimi rezulton se Kosova ka qenë serbe edhe kur nuk ka pasur fare serbë, pra, kur Ko­so­va ka qenë e populluar nga ilirët, kur ka qenë e sun­duar nga romakët e nga bizantinët, shumë shekuj pa­ra se të vinin serbët në Ballkan. Ideja se "toka e Koso­vës është tokë serbe" kështu, bëhet përjashtuese për të drejtat e popujve të tjerë dhe në një moment përdoren edhe mjete gjenocidale për ta realizuar postulatin si­pas të cilit "Kosova është vetëm tokë serbe". Po të mbre­tëronte ideja se toka është e Zotit dhe në të jetojnë njerëzit, pa dallim feje, gjuhe, etnie, e që në instancë të fundit që të gjithë janë pasardhës të Ademit, paqja do të ishte e paravendosur.

Në rast se historia e njerëzimit do të shihej si his­to­ri unike, përsa i përket misionit të njeriut në këtë botë, domethënë unike edhe në raport me Krijuesin e Bo­tëve, atëherë do të mund të vinte deri te një bashkë­jetesë më paqësore ndërmjet Judaizmit, Krish­terimit dhe Islamit, sepse që të të trija në këtë aspekt e kanë burimin e njëjtë. Ndërsa, bashkëjetesa e tyre më paqësore do të minimizonte vlerat e paganizmit, të politeizmit e të ateizmit në fatet e shoqërisve nje­rë­zore. Ashtu do të eliminohej çfarëdo mundësie e konf­liktit të qytetërimeve dhe të feve, ndërsa institucionet që do të rezultonin nga një rikonceptim i tillë i histo­risë, si histori unike e njerëzimit, do të ishin bartëse dhe garantuese të paqes. (Fragment i librit "Islami i keqkuptuar dhe fatkeqësia botërore")

[1] N.A. Mashkin, Istorija starog Rima, Naucna knjiga, Beograd, 1978, fq. 5

[2] Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Rilindja, Prishtinë, 1979, fq. 20

[3] Po aty, fq. 43




E Martė, 7 Gusht 2012; 01:25

http://www.facebook.com/notes/milazim-krasniqi/dr-milazim-krasniqi-a-mund-t%C3%AB-shkruhet-historia-unike-e-njer%C3%ABzimit/175323492584540

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats