Psikologjia e vdekjes

Andaj kjo është edhe ajo e cila e mban te gjallë ankthin e vdekjes te çdo individ. Por nuk duhet te harrojmë se vdekja është ajo prej së cilës nuk mund te ikim dhe duhet ta pranojmë atë, kështu qe jetën ta kalojmë me më pak ankth.

Dijetari i madh mysliman, Al Kindi në lidhje me vdekjen thotë: Të gjithë janë në moshën që mund të vdesin. Gjithë krijesat janë në zhvillim të vdekjes. Vdekja është plotësuese i gjithësisë1. Pra të gjithë ata që lindin janë të pjekur për vdekje, vdekja ashtu sikur që mund të jetë e shpejtë edhe mund të jetë e ngadalshme.

Para se te fillojmë te shkruajmë diç për psikologjinë e vdekjes dhe përshkrimin e saj nga ana e besimeve te ndryshme, ne fillim do te ndalemi pak mbi termin vdekje. Fjala vdekje ka kuptime të ndryshme si; përfundim, zhdukje, sosje, e kundërta e jetës, etj.. "Vdekja është ndarja e shpirtit të njeriut nga koordinatat". "Vdekja për njeriun është ajo e cila nuk ka zgjidhje për ndalim dhe një fund i cili nuk ka ikje, një pengesë e dëshirës për të jetuar, ajo e cila në vete ka frikën dhe tmerrin.2" "Veprimi i vdekjes ka kuptimin e përfundimit të jetës së kësaj bote dhe fillimi i jetës tjetër (ahiretit), vdekje, mevt, memat, exhel3 etj..

Vdekja është mos lëvizja e ndonjë sendi, kalimi prej një dere ne derën tjetër, pra mos ekzistimi në ketë botë. Nga ana fetare, vdekja është ndarja e shpirtit nga trupi, kalimi nga bota kalimtare në botën e amshueshme pra në botën e pafund. Siç shihet edhe vetë fjala vdekje ka kuptime të ndryshme, prandaj feja dhe shkenca në lidhje me këtë term kanë supozime të ndryshme. Me apo pa dëshirën tonë, vdekja është fundi i jetës, largimi nga çdo send, largimi nga njerëzit dhe me kalimin e kohës edhe i harruar nga njerëzit.

Vdekja sa dhe vetë jeta është temë dhe gjë që njeriu merret me brendësinë e saj, ashtu si mendimet edhe përvoja e jetës. Në prizmin shkencor, vdekja hyn në brendësinë e përvojës. Ajo nuk është një përvojë që jetohet por nga jashtë vëzhgohet dhe është një shkencë objektive.

Punimet që janë bërë në ketë drejtim edhe pse nuk na kanë dhënë njohje të sakta, përvoja e jetës dhe vëzhgimet që janë bërë në këtë drejtim e kanë bërë që të kemi sa do pak njohuri, kështu që këto hulumtime kanë ardhur deri me sot duke plotësuar njëra tjetrën.

Hulumtimet që janë bërë në lidhje me vdekjen janë bazuar në traditat, në fe dhe në njohuri dhe të ngjashme.

Në lidhje me vdekjen më së shumti hulumtime kanë pasur filozofët dhe psikologët si në të kaluarën ashtu dhe në kohët e sotme.

Heidegger thotë: "Shumë nga obligimet mund t'i dorëzohen dikujt tjetër kurse obligimin e vdekjes nuk mundemi t'ia dorëzojmë askujt"4.

All-llau në Kur'an thotë: "Secili njeri do ta shijojë vdekjen" (Al-Imran 3⁄185). Pasi njeriu nuk mund që obligimin e vdekjes t'ia obligojë dikujt tjetër dhe pasi që e di se nuk mund t'i ikë asaj, ajo e shtyn në një krizë psiqike.

Frojdi ka folur rreth arsyes së vdekjes dhe ka mbrojtur mendimin se njeriu ka dy arsye. E para (libido) arsyeja e gjinisë dhe e dyta arsyeja e llojit të njerëzve që sulmojnë, pra e llojit të arsyes së vdekjes. Libido është forca e jetesës, e kundërta e kësaj force është vdekja. Arsyeja e vdekjes është që njerëzit fillojnë të besojnë në Zotin apo në zotëra.

Besimi në Zotin, njerëzve ua pakëson frikën nga vdekja. Të gjitha ato sulme që e lënë organizmin përballë me vdekjen, atë e fusin në mbrojtje dhe i japin shpresë për vazhdimin e jetës. Pra në mes të këtyre dy arsyeve ekziston një ekuilibër. Këto dy arsye mund të kalojnë prej njërës në tjetrën. Nëse ndalemi dhe vështrojmë nga ky këndvështrim atëherë lirisht mund të themi se qëllimi i jetës është vdekja. Pranimi i vdekjes gjithsesi e bën jetën më të qetë dhe vdekja vjen në shkallen që mund të pranohet më lehtë. Pra kështu Frojdi në vend të pikëllimit ka mbrojtur mendimin se duhet qetësim.

Nëse njeriu është i lidhur shumë pas kësaj bote dhe pasurisë së saj, me kujtimin e vdekjes përjeton një ankth shume te madhe. Shkaku i gjithë kësaj është se këta individ akoma nuk janë të gatshëm te përballen me vdekjen pasi qe atë e besojnë fundi i gjithësisë e jo si fillimi i jetës tjetër.

 

Në pjesën e par ishim fokusuar më shumë mbi termin vdekje ndërsa këtu më shumë do të përqendrohemi tek zhvillimi i vdekjes. Siç wshtw cekur edhe ne pjesën e par se ajo çka është më e rëndësishme ta dimë është se pranimi i vdekjes dhe kuptimi i saj si 'kalim prej një vendi në një vend tjetër' na mundëson zvogëlimin e anktheve. Sepse përderisa jemi krijesa të këtij planeti ikja nga ajo është vetëm imagjinatë. Kurse ajo nuk është asgjë tjetër vetëm se plotësuese e gjithësisë. Hulumtime të bëra tregojnë se para momentit të vdekjes tek njeriu ndodhin ndryshime te mëdha psikologjike.Në krye të këtyre ndryshimeve paraqiten fenomene si mohimi i vdekjes, zemërimi, bërja pazarllëk, pranimi i vdekjes, depresioni e të ngjashme si këto.

Nëse vdekja vjen me kalimin e kohës dhe personi që është në vdekje e sipër nuk ka humbur vetëdijen sipas E. Kübler Ross'os kalon nëpër këto faza psikologjike;

Mohimi: Pasi që njeriu vëren se vdekja i është afruar ai mundohet t'i ikë asaj duke e mohuar. Ose personi i tillë nëse është duke bërë vizita mjekësore fillon të ndërrojë doktorin me justifikimin se doktori që është duke e kontrolluar nuk është i specializuar apo ikë nga çdo kontroll mjekësor. Kurse një pjesë e personave që janë në prag të vdekjes nuk i humbasin shpresat se zbulimet e reja do të jenë shpëtim i tyre, pra shpresat e tyre janë shume të forta andaj edhe e mohojnë atë.

Kurë flitet rreth vdekjes te personat që mohojnë vërtetësinë e saj mundësisht ikin nga aty dhe i humbin të gjitha shpresat.

Nëse dëshirojmë te jetojmë sipas tyre gjithsesi duhet t'u ikim mendimeve të tilla. Mohimi për një kohë të shkurtër i le vendin pranimit. Me kalimin e kohës disa nga njerëzit largohen nga mohimi dhe pranojnë vdekjen kështu që pranimi apo dorëzimi përballë vdekjes, jetën e bën më të qetë sepse pranimi i zbutë dhimbjet.

Zemërimi: Mohimi i le vendin zemërimit, në këtë mënyrë shumica nga personat e tillë zemërimin ia shprehin personave të tjerë si doktorëve, motrave dhe personave tjerë në spitale. Ka edhe të atillë që aq shumë humbin nga zemërimi saqë mohojnë edhe Krijuesin e gjithësisë. Personave te tille gjatë kësaj periudhe ne çdo mënyrë duhet t'u ndihmohet qe te arrijnë t'i zvogëlojnë ankthet dhe zemërimin qe e kanë ne veten e tyre.

Bërja pazarllëk: Pas gjithë kësaj njeriu hyn në fazën e bërjes pazarllëk, shkaqet e kësaj janë mohimi dhe zemërimi. Nga e gjithë ajo çka ndodh njeriu shpreh dëshirën e jetës dhe dëshiron që të jetojë edhe pak. Kemi raste te tilla kur disa nga njerëzit kërkojnë te jetojnë vetëm edhe disa dit duke u shprehur me këto fjale: Nuk dua me shume te jetoj vetëm derisa te martoj djalin, edhe nëse sot vdes nuk dua asgjë veç dy dit te jetoja i shendosh etj, etj.

Depresioni: Pas të gjitha mundimeve njeriu e sheh të vërtetën dhe më nuk e mohon, ndjen një lodhje e humbje të madhe. Gjatë kohës së depresionit disa nga individët nuk kanë dëshirë të bisedojnë më, sepse ata kanë hyrë në fazën e largimit nga shoqëria. Ata thuajse me janë afruar tek faza e fundit pra tek faza e pranimit.

Pranimi: Në fazën e pranimit nuk ka mohim, depresion e as zemërim. Vetëm se në këtë fazë ka një mërzi që po ndahet nga rrethi dhe është i lodhur e i pafuqishëm. Në këtë fazë ndihet një zbrazëti e shqisave dhe mendohet vetëm për vdekjen.

Kjo është faza e fundit, çdo intervenim nga jashtë në këtë fazë është vetëm se largim nga një vdekje e qetë dhe një shqetësim i madh.

Në momentin e vdekjes në fytyrat e njerëzve ndodhin ndryshime të mëdha, në disa prej tyre ka një lumturi ndërsa disa të tjerët kanë një brengë dhe zemërim. Disa dijetarë mendojnë se këto ndryshime ndodhin sepse ata e shohin vendin se ku do të shkojnë. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh. në Kur'anin Famëlartë thotë: "E, sikur t'i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): "Shpëtoni pra vetveten (nëse mundeni)". "Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thonit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumenteve të Tij ishit kryeneç" (En'am 6/93). "Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët te Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit" (Hadid 57/19). "Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin" (Nahl 16/32). Këto ajete Kur'an'ore po tregojnë për vdekjen e atyre qe besojnë dhe atyre që nuk besojnë, se çfarë do te përjetojnë njerëzit ne momentin e vdekjes.

"Dhe sikur Ne të mos të kishim forcuar ty, ti gati anove diçka pak te ta. E atëherë Ne do ta shijonim mundimin dyfish të kësaj jete dhe dyfish të jetës tjetër, e pastaj ti nuk do të gjeje mbrojtës kundër Nesh" (İsra 17/74-75).

Nga ajetet e lartpërmendura kuptojmë se engjëlli i vdekjes për personat që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vjen në mënyrë të dashur dhe e bën vdekjen e tyre të lehtë. Kurse për ata që nuk besojnë dhe nuk bëjnë vepra të mira është e kundërta. Si duket të gjitha fazat para vdekjes janë të vështira. Edhe pse disa nga njerëzit janë të shtyrë në moshë prapë se prapë mundohen të ikin nga vdekja dhe bëjnë pazarllëk, hyjnë në depresion etj. por të gjitha këto janë normale. Sepse tek njerëzit ekziston një gjë e cila asnjëherë nuk plaket: E ajo është dashuria për jetën. Dhe ne fund mund themi se njeriu kurrsesi nuk e dëshiron vdekjen, ai gjithnjë ka dëshirë të jetojë sa më gjatë se sa me mire.

Ne pjesën e parë dhe pjesën e dytë ishim përqendruar te termi vdekje dhe zhvillimi i saje ndërsa ne këtë pjesë siç po kuptohet edhe nga titulli do te flasim rreth vdekjes sipas fazave te zhvillimit te njeriut. Ajo çka duhet te cekim këtu eshte se njeriu lind, rritet, piqet dhe me ne fund arrin edhe kulmi i kesaj bote, pleqëria. Pra ne kete pjesë do te mundohemi te flasim diç rreth vdekjes se si përshkruhet dhe kuptohet neper keto periudha te jetës.

 

Vdekja sipas fazave te zhvillimit te njeriut

Ne pjesën e parë dhe pjesën e dytë ishim përqendruar te termi vdekje dhe zhvillimi i saje ndërsa ne këtë pjesë siç po kuptohet edhe nga titulli do te flasim rreth vdekjes sipas fazave te zhvillimit te njeriut. Ajo çka duhet te cekim këtu eshte se njeriu lind, rritet, piqet dhe me ne fund arrin edhe kulmi i kesaj bote, pleqëria. Pra ne kete pjesë do te mundohemi te flasim diç rreth vdekjes se si përshkruhet dhe kuptohet neper keto periudha te jetës.

Vdekja dhe Fëmijëria: Vdekja është temë që më së shumti ndikon tek fëmijët sepse fëmijët kanë shumë dëshirë që të dinë për vdekjen. Edhe pse ata kanë dëshirë te dine per vdekjen gjithsesi janë kundër vdekjes. Vet qëndrimi i tyre kundër vdekjes na tregon se dëshira e jetës ekziston qysh në fillim të jetës (fitrat). Pas një kohe fëmijët mundohet të mësojnë se vdekja është e vërtet apo jo dhe kanë dëshirë që ajo të mos jetë e vërtetë. Përvoja e shqisave të fëmijëve në lidhje me vdekjen dhe lajmi se edhe ata do të vdesin, tek fëmijët në zhvillimin shpirtëror ndikon shumë. Ata të cilët për herë të parë shohin vdekjen e cila është barbare në jetë janë më pesimist dhe shpesh shqetësohen. Feja është ajo e cila më së shumti ndihmon fëmijët që të kalojnë nga ky shqetësim, sepse ajo i mëson ata se vdekja është gjë normale, me vdekjen nuk përfundon asgjë por vetëm se bëhet kalimi nga kjo botë në botën tjetër.

Drejtimet dhe mendimet e fëmijëve ndaj vdekjes janë emocionuese. Ata nuk mendojnë se me vdekjen përfundon gjithçka. Me vdekjen e ndonjë të afërmi fëmija nuk mendon se ai hyri në një rrugë pa kthim e nuk do të vijë më. Kur njeriu vdes ai mendon se është i sëmur,ose gjumë, udhëtim etj.

Qysh prej fëmijërisë fëmija shpesh dëgjon për vdekjen dhe kjo gjithmonë e zhyt atë në mendime të thella. Por në përgjithësi mendimi i vdekjes tek fëmijët është i pa kapur. Fëmija nuk mundet ta kuptoj se kjo jetë ka një fund dhe të mendoj se me vdekjen përfundon jeta. Por me kalimin e kohës ai atë e kupton ashtu si duhet. Thuhet se në këtë aspekt familja nuk mund të ndryshojë fëmijën shumë apo ta ndihmojë.

Në moshën 7-8 vjeçare fëmija nuk di asgjë për vdekjen, nuk e din se ç'do njeri është i vdekshëm, se çdo kush do të vdes. Fëmija nuk mund ta kuptojë vdekjen po edhe ne moshën 10 vjeçare por diku afër moshës 14-15 vjeçare. Disa nga psikologët mendojnë se qysh në moshën 12 vjeçare i riu fillon të kuptojë vdekjen. Pra ai kur arrin në moshën e pjekurisë atëherë fillon që në mënyrë të drejtë ta kuptojë vdekjen. Kështu që në mendjen e fëmijës mund të thuhet se vdekja kalon në tri faza. a) Të menduarit se vdekja është gjumë apo udhëtim, b) Vdekja është një ndryshim e jo fund, c) Dhe e fundit në të cilën kuptohet se vdekja është fundi i jetës.

Në të shumtën e rasteve vdekja te fëmijët nuk konceptohet si një ngjarje. Të shumtën e rasteve mendojnë se vdekja është sikur ndarja e prindërve, kështu që kanë mundësi t'i shohin përsëri. Pra nga ky aspekt vdekja është e njëjtë thuajse për fëmijët sikurse ndarja e bashkëshortëve.

Ne nje rast tregohet se kur nje fëmije i ka ngordhur qeni, nëna i kishte thënë ta varrosin atë, kur papritmas fëmija i vogël tha; nene qeni a do te vije prapë ne pranverë sikur lulet që çelin. Pra nga ky shembull kuptohet se fëmijët vdekjen e shohin si nje largim nga familja per nje periudhë e përkohshme e cila do te këtë kthim.

Vdekja dhe Pjekuria: Koha e pjekurisë njihet si koha më e përzier. Sepse në këtë kohë të rinjtë janë në sfilitje dhe larg besimit. Edhe vdekja në këtë kohë është shumë larg, ka nga ata të cilët bile edhe nuk e mendojnë për vdekjen.

Shumë hulumtime janë bërë mbi të rinjtë por ajo çka është e rëndësishme se në lidhje me drejtimet e të rinjve ndaj vdekjes nuk është bërë thuajse asnjë hulumtim. Ndërsa ajo çka është me rëndësi se për herë të parë të rinjtë në kohën e pjekurisë fillojnë ta kuptojnë vdekjen.

Në kohën e pjekurisë të rinjtë nuk janë edhe shumë të shkëputur nga të menduarit e vdekjes. Por nuk mund të thuhet se në këtë aspekt feja është shkaktare pasi qe te rinjtë ne kete fazë janë larg fes.

Kah fundi i pjekurisë personi fillon të mendojë për vdekjen, në qendër është vdekja personale pra fillon të mendojë për vdekjen e vete. Në këtë kohë i pjekuri fillon të kuptojë se vdekja nuk është stacioni i fundit, por ajo është e domosdoshme dhe një ligj i krijimit.

Ky është fillimi i kuptimit tek i riju për vdekjen personale. Kështu që me këtë ai fillon të mendojë më qartë dhe të kuptojë se vdekja është normale për ç'do njeri, ajo është një ngjarje e cila ka për të kapluar ç'do krijesë. Me këtë i pjekuri vetëm se fillon të brengoset edhe më shumë për vdekjen e jo të qetësohet shpirtërisht.

Është bërë një hulumtim në Turqi prej moshës 15 deri 17 vjeçar, në të cilin është përdorur metoda e anketimit. Këtu është vërejtur se të rinjtë më së shumti i ka brengosur problemi i vdekjes dhe asaj se çka do të ndodhë pas saj. Në përgjithësi kur mendojmë se me vdekjen përfundon ç'do send atëherë ajo shkakton edhe probleme psikike dhe me këtë frika e vdekjes dyfishohet, kjo ndodh edhe në kohën e pjekurisë.

Koha e pjekurisë është koha e problemeve kështu që kjo ndikon që ndaj jetës të mos jenë të sigurt dhe të kenë frik. Dihet mirë se edhe vetëvrasjet më së shumti ndodhin në kohën e pjekurisë sepse në këtë kohë siç e thamë edhe më parë të rinjtë janë në sfilitje të madhe. Problemi i vdekjes sikur te faza tjetër e njerëzve ashtu dhe tek faza e pjekurisë shkakton frik të madhe.

Vdekja te të pjekurit dhe të Moshuarit: Koha e pjekurisë është koha në të cilën njeriu fillon të bëjë llogarinë e jetës pra kjo kohë është kohë e vështir. Ndjenja e vdekjes e cila vetëm se është duke u afruar fillon të ndikojë tek njerëzit edhe më shumë. Kështu që ata mendojnë më së shumti për vdekjen dhe jetën pas sajë.

Në këtë kohë të pjekurit kuptojnë më mirë jetën e tyre dhe janë më falës ndajë gabimeve që bëjnë të tjerët në rrethin ku jetojnë. Të rinjtë në mënyrë subjektive mendojnë se vdekja nuk do vijë kurrë, kurse të pjekurit në mënyrë subjektive e ndjejnë dhe mendojnë për vdekjen. Të rinjtë edhe në luftë kundër armikut edhe pse shohin se po vdesin shokët e tyre prapë se prapë mendojnë se nuk do të vdesin, kurse të pjekurit pra ata qe janë mbi moshën 40 vjet me vetëdije fillojnë të ndjejnë vdekjen.

Me kalimin e kohës edhe vdekja fillon të ndihet më shumë, kështu që një numër i madh i të pjekurve fillon edhe të frikësohet. Brengosjet që i përjetojnë të pjekurit dhe të moshuarit thuajse të gjitha kanë të bëjnë me vdekjen. Tejkalimi i kësaj frike në përgjithësi ka të bëjë me psikologjinë personale të njerëzve dhe me besimin fetar të tyre. Kur njeriu beson dhe kupton se nuk mund ti iki vdekjes atëherë fillon të mendojë edhe më shumë mbi vdekjen. Ata të cilët nuk janë të mësuar të mendojnë në mënyrë serioze edhe pse mendojnë mbi vdekjen nuk arrin asgjë, pra në veprat e tyre nuk ka ndryshime.

Kurë njerëzit fillojnë të plaken edhe nga ana shpirtërore edhe ajo fizike hasin në ndryshime. Në mesin e këtyre marrin pjesë rrudhja e lëkurës, zbardhja e flokëve, ngadalësimi i lëvizjeve fizike, prodhimi i qelizave është i ngadalshëm dhe kapaciteti i funksionimit ngadalësohet.

Me moshën edhe veprat e njeriut fillojnë të plaken kështu që sipas shkencës se psikologjisë të shtyrit në moshë d.m.th kthim në fëmijërie. Në lidhje me këtë All-llahu xh.sh në Kur'an thotë: "E atij që i japim të jetojë gjatë, e kthejmë prapa në krijimin e tij. A nuk janë duke menduar?" (Jasin 36/68).

Psikologjia e të moshuarve është edhe ajo se në pleqëri njerëzit bëhen më dorë shtrënguar. Me kalimin e kohës tek të moshuarit pasurisë i hip vlera edhe më shumë. Kështu që disa nga të moshuarit të hollat që i kanë i fshehin nga të afërmit e tyre dhe shpesh edhe vetë harrojnë se ku i kanë fshehur.

Njëra nga psikologjia e të moshuarve është se në këtë kohë ata janë të dhënë me shumë pas besimit se ç'do herë, besimi ne fe thuajse dyfishohet. E gjithë kjo ka të bëjë me vdekjen sepse ajo dita e ditës po afrohet.

Disa nga të moshuarit i kaplon psikologjia e gabimeve që kanë bërë dhe hyn në fazën e përmirësimit, ata janë më të butë dhe mundohen të jenë me dashur me rrethin. Vdekja është shakatare e cila bën që të moshuarit të duken më besimtarë. Afrimi i vdekjes bën që njerëzit në pleqëri të u shtohet besimi i tyre.

Psikologjia e të moshuarve bën që ata jenë ngushtë me të menduarit e vdekjes. Kështu që në dijen dhe vetëdijen e tyre ekziston fenomeni vdekje dhe frika e sajë. Pra në pleqëri psikologjia e të moshuarit përqendrohet fenomenin vdekje. Kështu që bisedat më të rëndësishme bëhen tek të moshuarit janë temat e vdekjes e të ngjashme dhe e gjithë kjo i brengos ata shumë.

Dita ditës edhe numri i viteve vetëm se ritet dhe kjo do te thotë afrim i vdekjes, afrimi i vdekjes do te thotë frikë kurse frika e vdekjes do te thotë shtim i besimit. Kur njeriu është i ri vdekja duket shumë larg dhe jeton sipas saj, kurse kurë njeriu plaket atëherë me vdekjen është ballë për ballë dhe vepron e jeton sipas sajë, pra ai tashmë është më besimtar se qe ka qenë kur me pare.

 

 

1.       Shıh, Kinidi, Üzüntüden Kurtulma Yoları, çev: Mustafa Çağrıcı, Marmara Üniversıtesi İlahiyat Fakültesi Yayınları, İstanbu,l 1988, f.64

2.       Shih, Hokelekli, Hyati, Din Psikolojisi, T.D.V Yayinlari, Ankara, 1993, f.97

3.       Shih, Dogan, Mehmet, Buyuk Turkce sozluk, Pinar Yayinlari, İstanull, 2005, f.1027

4.       Shih Karaca, Faruk, Olum psikolojisi, Beyan Yayinlari İstanbull, 2000, f.17

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme