Islami dhe Pluralizmi

Sot çështje e pluralizmit është edhe problemi i depërtimit të globalizmit, produktet e kulturave perëndimore, migrimi, rrjetet globale të NGO-së, organizatat fetare etj. Problemi është shumë i komplikuar.

Shoqëritë myslimane bashkëkohore duhet të përballen me sfidën e pluralizmit. Kemi dy sfida të mëdha: e para është qëndrimi i ashpër, ata të cilët e mohojnë pluralizmin dhe multi-kulturalizmin në emër të besimit fetarë ortodoks.

Ekstremi tjetër është relativizmi i shpërlarë ku një vendim liberal socio-politik kalohet pa provuar asnjë kontekst për elementin "ngjitës" apo pa vënë në llogari trashëgiminë kulturore, fetare dhe historike të shoqërisë.

Çfarë thotë tradita klasike islame në lidhje me pluralizmin?

Fakti i pluralitetit për dallim nga pluralizmi është pranuar nga dijetarët fetarë, filozofët, historianët, dhe liderët politik të traditës islame. Kur'ani në mënyrë konstante i përmend hebrenjtë dhe të krishterët, ithtarët e librit, në citate biblike dhe teologjike ndërsa në të njejtën kohë paraqet fakte të shumta për të refuzuar pretendimet fetare dhe kozmologjike të politeistëve të Mekës.

Tradita profetike përmban shumë referenca biblike dhe fikura të ngjashme me hebrenjtë dhe të krishterët (nga bashkësi të ndryshme si Nestorianët në Mesopotami dhe Iran; Monofizitët në Siri, Egjipt dhe Armeni; Melkitët ortodoksë në Siri; të krishterët ortodoksë në mesopotaminë e jugut; Harranianët në Mesopotaminë e veriut; Manikeistët në Mesopotami dhe Egjipt, Budistët dhe Hindusët në Sind; Besimet fisnore në Afrikë, Fiset turke para-islamike, Budistët në Sind dhe Penxhabi; dhe hindusët në Panxhabi.

Së bashku me termet kur'anore për universalitetin e së vërtetës fetare, zbulime kanë çuar në realizimin e një numri të pafund shkrimesh dhe studimesh të feve dhe kulturave tjera.

Qendra e këtyre studimeve e njohur si "Milal ua'l nihal (Kombet dhe Shkollat e mendimit) trajton historikun e ideve të shkollave fetare, argumentet dhe kundër-argumentet, duke siguruar kështu shembullin e parë në nivel dijetarësh të asaj që ne sot e quajmë religjion krahasues. Duke e krahasuar me traditat e tjera shkencore të kohës, historianët myslimanë kanë krijuar një letërsi të gjerë – mbi shkollat para-islamike të mendimit si dhe të sekteve të ndryshme të sekteve jo-islamike, mendimtarë individualë dhe ide të cilat kanë mbijetuar deri në periudhën islamike. Në mesin e shkrimtarëve më eminent të kësaj periudhe mund të përmendim Abd al Qahil al-Baghdadi (d.1037) etj.

Përveç traditës Milali, ekzistojnë edhe punime individuale që trajtojnë historinë e religjionit dhe kulturës nga këndvështrimi krahasues. Ibn al-Nadim (d.955 apo 998) "al-Fihrist" është njëri nga shkrimtarët më të hershëm të këtij zhanri të historisë kulturore dhe intelektuale.

Traditat klasike Islame kanë zhvilluar një nocion të cilin ne mund ta quajmë Kosmopolitanizmi mesjetarë" ndërkaq tradita të ndryshme kulturore fetare dhe etnike kanë dalë nga këto qytete të mëdha si Damasku Bagdadi, Aleksandria, Kordoma, Sarajeva dhe Stambolli. Në Andaluzi përvoja e bashkëjetesës në mes hebrenjve të krishterëve dhe myslimanëve ishte si rezultat i gjithëpërfshirës kulturore në mes këtyre komuniteteve.

Sa është bashkëkohorë Islami kur flasim për këto çështje, dhe a po i shfrytëzon Islami këto burime të pasura?

Myslimanët bashkëkohorë duhet të përfitojnë më shumë nga ri-studimi i kësaj tradite në mënyrë që ti përballojë sfidat e pluralizmit dhe multi-kulturalizmit.

Per mendimipress.com përktheu Samet Jahiu

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme