Çelësat per paqen

Disa prej pikave kryesore ne liber jane:

Vdekjet e shumta te civileve te pafajshem jane perseritur ne te dyja anet, dhe e gjitha kjo dhune dhe ky terrorizem duhet te pushoje.

Per 39 vjet, Izraeli ka pushtuar token e Palestines, duke e konfiskuar dhe kolonizuar me qindra vendbanime te ndryshme.

Shpesh te debuar nga shtepite, tokat dhe objektet e tyre te kultit, protestat e palestinezeve kane qene shtypur me ashpersi. Ka nje ndarje te detyruar midis koloneve izraelite dhe qytetareve palestineze, me nje sistem mjaft kompleks te kalimit qe kerkohet per arabet per te kapercyer pikat e shumta izraelite te kontrollit.

Nje mur gjigand gjarperon midis zonave te populluara te asaj qe ndodhet ne te majten e Bregut Perendimor, i ndertuar duke shembur permes perdorimit te gjere te buldozereve, pemet dhe pronat e familjeve arabe, i percaktuar mesa duket qarte per te siguruar me shume territor si dhe per te mbrojtur kolonite izraelite. (“Hamas” deklaroi nje armepushim te njeanshem ne gusht 2004 kur kandidatet e tij fituan postet lokale dhe ato kombetare, dhe ata deklarojne se kjo eshte arsyeja per reduktimin e viktimave midis qytetareve izraelite).

Bashke me kete mur, Izraeli kontrollon luginen e lumit Jordan, duke i mbyllur teresisht palestinezet ne territorin e tyre te ngushtuar dhe te percare. Gaza eshte e rrethuar nga nje barriere e ngjashme me vetem dy pika te hapura, te kontrolluara nga Izraeli. Qytetaret e grumbulluar ketu nuk kane akses te lire drejt botes se jashtme nepermjet ajrit, detit ose tokes.

Palestinezet tani jane duke u privuar nga nevojat e tyre jetesore si pasoje e kufizimeve ekonomike te vendosura ndaj tyre prej Izraelit dhe Shteteve te Bashkuara, sepse 42% e tyre votuan kandidatet e “Hamas”-it ne zgjedhjet e vitit te kaluar. Mesuesit, infermieret, policet, zjarrfikesit dhe te punesuarit e tjere nuk mund te paguhen, dhe OKB-ja ka njoftuar furnizime ushqimore ne Gaza, te njejta me ato midis familjeve me te varfra ne Afriken sub-sahariane, me gjysmen e familjeve qe jetojne vetem duke ngrene nje here ne dite.

Mahmud Abas, fillimisht si kryeminister dhe tani si president i Autoritetit Palestinez dhe lider i OCP-se, ka kerkuar te negocioje me Izraelin prej te pakten gjashte vjetesh, pa sukses. Lideret e “Hamas”-it mbeshtesin negociata te tilla, duke premtuar se do te pranojne rezultatet neqoftese ato do te aprovohen nga nje referendum palestinez.

Rezolutat e OKB-se, marreveshjet e Kemp Dejvidit te 1978, marreveshja e Oslos me 1993, politika zyrtare amerikane dhe plani nderkombetar i rruges per paqe, te gjitha jane te mbeshtetur mbi kushtin paraprak qe Izraeli te terhiqet nga territoret e pushtuara. Edhe palestinezet duhet te pranojne te njejtin angazhim te bere nga 23 vendet arabe ne 2002: te njohin te drejten e Izraelit per te jetuar ne paqe me kufijte e tij te ligjshem. Keto jane dy celesat drejt paqes.

Çuditerisht, keto pika, jane permendur shume rralle nga kritikuesit e librit, me pak jane refuzuar ose hedhur poshte. Perkundrazi, atje ka patur nje model deklaratash agresive, qe me akuzonin se une jam nje genjeshtar, anti-semit, racist, injorant, fanatik etj. Ka patur denoncime te shpeshta per akuza te fabrikuara: sikur une kam deklaruar se apartheidi ekziston brenda Izraelit; dhe qe cifutet kontrollojne masmediat amerikane.

Ashtu sic rekomandon raporti Hamilton-Bejker, perteritja e negociatave midis Izrealit dhe palestinezeve jane faktori i pare ne nxitjen e paqes ne rajon. Raporti rekomandon edhe bisedime te paqes me Sirine persa i perket Lartesive Golan. Te dyja rekomandimet jane hedhur poshte nga kryeministri i Izraelit.

Eshte praktikisht e pamundur per kundershtaret e betuar qe te rregullojne kohen, vendin, axhenden dhe procedurat qe te jene te pranuara nga te dyja palet, keshtu qe nje nxites ose promotor nga jashte eshte i domosdoshem. Bisedimet e suksesshme te paqes ishin drejtuar nga SHBA ne 1978-1979 dhe nga Norvegjia ne 1993.

Neqoftese qeveria amerikane eshte ngurruese per te marre persiper nje pergjegjesi te tille unilaterale, atehere nje alternative eshte kuarteti nderkombetar i SHBA, Rusise, Kombeve te Bashkuara dhe BE-se – ende me lidershipin amerikan. Nje shumice derrmuese e qytetareve te Izraelit, Libanit, Jordanise, Egjipti dhe Palestines, deshirojne paqen, me drejtesi per te gjithe ata qe jetojne ne Vendin e Shenjte.

Do te jete nje turp nese komuniteti nderkombetar do te deshtoje per t’i ndihmuar ata qe te arrijne kete objektiv.

“THE BOSTON GLOBE

22 Dhjetor 2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme