Tunizia i vërsulet shamisë së kokës

“Më ndaluan në treg dhe më dërguan në një zyrë policie për të nënshkruar një premtim që nuk do ta vesh kurrë më shaminë”, thotë Faiza Rahem, e cila punon në një studio ligjore private. “Raporti i policisë thotë se u arrestova në flagrancë (u kapa me presh në dorë), Nuk pranova të nënshkruaj dhe për fat oficeri ishte aq i shëndetshëm nga mendtë sa të më linte të largohesha”.
Presidenti Zine Al-Abidine Ben Ali, i cili e shtypi opozitën e moderuar islamiste të vendit në vitet 1990, tha javën e kaluar se ishte e nevojshme “të bëhej dallimi midis veshjes sektare … e importuar dhe e paftuar … dhe veshjes tradicionale tuniziane, një symbol i identitetit që i ka rrënjët në historinë tonë”.
Zyrtarë të tjerë ditët e fundit janë cituar të kenë akuzuar ata, të cilët kanë nxitur shaminë e kokës islamike si njerëz të cilët fshihen pas fesë për të arritur qëllime politike.
Ndalimi alla-turk në veshjen e shamisë së kokës në vende publike i ka fillesat në vitin 1981 kur u paraqit nga ish presidenti Habib Burgiba, i cili u përpoq të vuloste një model sekular në vend. Gratë tuniziane, të cilat këmbëngulin që të mbulojnë flokët e tyre në shkolla dhe zyra qeveritare rrezikojnë të humbasin punën. Znj. Rahem tha se ajo u nuk u lejua të hynte në shkollën e djalit të saj, sepse kishte vënë në kokë shami.
Por pavarësisht ndalimit, numri i grave që po përdorin veshjen islamike është rritur në vitet e fundit. Analistët tunizianë citojnë ndikimin e klerikëve në kanalet satelitore të përhapura nga vendet e tjera arabe si shkakun kryesor të kësaj tendence. Ata thonë se në shumicën e rasteve ato të cilat veshin veshjen islamike e bëjnë më shumë për arsye besimi se sa politike.
“Tashmë zhvillohet një fushatë e ashpër kundër shamisë së kokës”, thotë Suad Haxhi, një veprimtar i të drejtave të njeriut. “E dënoj atë sepse kjo do të thotë që grave tuniziane u është hequr e drejta për të zgjedhur se çfarë duan të veshin, gjë e cila është kundër kushtetutës. Përveç kësaj, qeveria po krijon një atmosferë tensioni dhe armiqësore, e cila mund të çojë pikërisht në një lloj sektarizmi të cilit ata pretendojnë se duan ta pengojnë”.
Vëzhgues të tjerë thonë se shumë njerëz ishin të pakënaqur nga përpjekjet për të zbatuar ndalimin e veshjes së shamisë së kokës, por kjo pakënaqësi në një vend ku nuk tolerohet disidenca ata kishin frikë të flisnin.
Z. Ben Ali ka shtypur përphapjen e ideve dhe shenjave fetare, të cilat mund të forcojnë opozitën islamike të nxjerrë jashtë ligjit. Ai veproi kundër islamistëve në vitet 1990 pas dhunës që shpërtheu në Algjeri, ku ushtria veproi për të penguar një parti ligjore islamike të merrte fuqinë pas fitores në zgjedhjet e vitin 1991.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme