Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:


Captcha
Shkruaj kodin:
Index -> Shkrime tė bashkėpunėtorėve ->

A ėshtė afruar koha e shfaqjes sė Imam Mehdiut?


Imran N. Hosein

Ekzistojnë disa muslimanë, të cilët të impresionuar nga pikëpamjet e dijetarëve të shquar si Ibn Halduni e Dr. Muhammed Ikbali, e kanë refuzuar të besuarit në ardhjen e Imam Mehdiut. Disa nga ta madje mundohen që ta largojnë preokupimin tonë me këtë subjekt përmes përçmimit dhe komenteve të rreme.
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Ata duhet që të jenë të paralajmëruar se jo vetëm që është gabim, por edhe mëkat të argumentosh se ata që përpiqen për një kuptim më të thellë mbi subjektin e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.) janë njerëz, të cilët kënaqen duke u ulur e pritur me krahë të mbledhur Imamin, ndërsa nuk bëjnë asgjë për ta luftuar falsitetin e tiraninë në botë.

 

Ne aspak nuk dyshojmë se pjesëtarë të caktuar të Ummetit të Pejgamberit Muhammed (s.a.v.s.) do të jenë të bekuar me ëndrra dhe vizione të vërteta, të cilat do t'iu përçojnë atyre informacione në lidhje me Kohën e Fundit, konkretisht me ardhjen e Imam Mehdiut (a.s.). Megjithatë, lexuesit duhet të dinë se informacioni i marrë në këtë mënyrë nuk mund të verifikohet objektivisht, dhe kështu që nuk ka asnjë detyrim për asnjëri për të pranuar një informacion të tillë si të vërtetë.

Ky shkrimtar (është fjala për vetë autorin e tekstit - shën. i përkth.) kurrë nuk ka tentuar që të përdorë informacion të tillë në analizat e tij mbi ngjarjet që sot mistershëm po ndodhin në botë, e në Tokën e Shenjtë në veçanti. Përkundrazi, ai vazhdimisht ka bërë përpjekje që ta kuptojë 'sistemin e të kuptuarit' mbi subjektin e Kohës së Fundit siç përftohet nga të dhënat që gjenden në Kur'an dhe Hadithe të Muhammedit (s.a.v.s.). Ai është i sigurt se studentët e tij, Insha Allah, do të vazhdojnë këtë përpjekje kur ai më të mos jetë në këtë jetë. Përfundimët e tij, të bazuara në analiza racionale (dhe në mprehtësi intuitive të brendshme), duhet gjithmonë të kualifikohen me fjalët All-llahu a'lem, pra All-llahu i Gjithdijshëm e di më së miri!

Ata që nuk binden nga pikëpamjet e tij të paraqitura në këtë ese ose në shkrime dhe ligjerata të tjera, si pasojë kanë çdo të drejtë që të refuzojnë pranimin. Në anën tjetër ata të cilët i refuzojnë pikëpamjet e tij, nuk mund të njihen si kritikë seriozë, të cilët meritojnë reagim nga ana jonë, derisa të ofrojnë pikëpamjet e tyre 'korrekte' që janë publikuar nën një emër, përmes të cilit ata mund të njihen dhe të mbajnë përgjegjësi. Ky shkrimtar është i sigurt që një dialog i arsyeshëm dhe i respektueshëm (në reagim ndaj kësaj dhe të tjerave ese mbi subjektin) do t'i pasurojë të gjithë ata që participojnë me një kuptim dhe depërtim më të madh brenda subjektit, Insha Allah!

Subjekti i shfaqjes së Imam Mehdiut tashmë ka marrë rëndësi vërtetë urgjente në botën islame - si atë sunnite, ashtu edhe atë shiite. Pasuesit e devijuarë të pejgamberit të rremë të Kadijanit, pra Mirza Gulam Ahmed El-Kedhdhabit, duhet që të ndjekin me kujdes shqyrtimin mbi këtë subjekt, në mënyrë që ata të mund të kuptojnë, Insha All-llah, pavërtetësinë e pretendimeve të Mirza-së se ai ishte Imam Mehdiu, si edhe Mesihu i Premtuar. Ky subjekt është i rëndësisë urgjente, meqë sulmi ushtarak anglo-amerikano-izraelit mbi arabët, Pakistanin dhe Iranin mund të pritet tashmë në çdo kohë, andaj ne mund të presim që dikush së shpejti do të shfaqet me një pretendim tjetër të rremë se është Imami i premtuar.

Ne kemi paralajmëruar në një ese paraprake se një sulm izraelit ndaj Iranit thuajse pa dyshim do të provokonte një shfaqje të një pretenduesi shiit se është Imami i premtuar. Në anën tjetër ne mund të presim edhe një pretendues sunnit, kur të sulmohen arabët ose Pakistani

Kjo ese, e shkruar në Buenos Aires të Argjentinës ndërsa po përgatitem për Strehën tonë të Dytë Ndërkombëtare Islamike në Cape Town, tenton që të shpjegojë subjektin e ardhjes së Imam Mehdiut ne kontekstin e tij të Kohës së Fundit dhe kështu për të ofruar një pikëpamje lidhur me kohën e mbetur gjer tek shfaqja e Imamit, mbi të cilin është profetizuar më parë.

Ekzistojnë disa muslimanë, të cilët të impresionuar nga pikëpamjet e dijetarëve të shquar si Ibn Halduni e Dr. Muhammed Ikbali, e kanë refuzuar të besuarit në ardhjen e Imam Mehdiut. Disa nga ta madje mundohen që ta largojnë preokupimin tonë me këtë subjekt përmes përçmimit dhe komenteve të rreme.

Ata duhet që të jenë të paralajmëruar se jo vetëm që është gabim, por edhe mëkat të argumentosh se ata që përpiqen për një kuptim më të thellë mbi subjektin e ardhjes së Imam Mehdiut (a.s.) janë njerëz, të cilët kënaqen duke u ulur e pritur me krahë të mbledhur Imamin, ndërsa nuk bëjnë asgjë për ta luftuar falsitetin e tiraninë në botë.

Të kuptuarit tonë e 'sistemit të të kuptuarit', i cili sistem në mënyrë të harmonishme i bashkon të gjitha të dhënat nga Kur'ani dhe Hadithi, të cilat kanë të bëjnë me Kohën e Fundit, e servon atë se rikthimi i Mesihut të vërtetë, pra Isait a.s., djalit të Virgjëreshës Merjem është Shenja e të gjitha Shenjave të Kohës së Fundit (shih "Një pikëpamje islame rreth Gogut dhe Magogut në Botën Moderne"); kështu që subjekti i shfaqjes së Imam Mehdiut duhet patjetër të jetë i harmonizuar me këtë rikthim shumë të rëndësishëm.

Është logjikisht e papranueshme që një Zot i Urtë, krijimtaria e të cilit është e pa të metë, të dërgojë Mesihun e vërtetë sërish në këtë botë përpara se Dexhxhalli, Mesihu i rremë të ketë përfunduar misionin e tij në të shtirurit si Mesih i vërtetë. Ky mision i tij nuk do të përfundojë derisa ai publikisht të deklarojë se është Mesihu i premtuar. Veç kësaj, unë besoj se asnjë çifut i ditur ndonjëherë do të reagonte në mënyrë serioze ndaj ndonjë pretenduesi se është Mesihu i premtuar po të mos ishte ai pretendues një çifut, të mos e bënte këtë pretendim brenda Tokës së Shenjtë (në Jeruzalem veçanarisht) dhe të mos pretendonte ndërsa ofron dëshmi të dukshme se ai tashmë e ka vendosur sundimin e tij (ose e ka kapacitetin për ta bërë një gjë të tillë) mbi botën në përgjithësi dhe në veçanti mbi botën arabe/muslimane, e cila e rrethon Tokën e Shenjtë nga të gjitha anët. Unë e mbaj këtë qëndrim, pasi që shkrimet e shenjta hebreje deklarojnë mbi ardhjen e një Mesihu, i cili do ta sundojë botën (përgjithmonë) nga froni i Davidit (a.s.).

Unë kam argumentuar tek "Jeruzalemi në Kur'an" si edhe tek shkrimet tjera, se 'dita sa një muaj' e Dexhxhallit është duke iu afruar fundit dhe 'dita e tij sa një javë'  është gati të fillojë. Dëshmia që del nga 'sistemi i të kuptuarit' mbi subjektin është ajo se kalimi nga 'dita sa një muaj' deri tek 'dita sa një javë' nuk mund të kalojë pa luftëra të mëdha, të cilat do të rezultojnë me humbje të mëdha jetërash, pra miliona të tilla. Kjo ishe ajo që ndodhi gjatë kalimit prej 'ditës sa një vit' tek 'dita sa një muaj'.

Kur këto luftëra të fillojnë, gjë e cila fatkeqësisht do të jetë shumë shpejt, atëherë ata që këtë shkrimtar e konsiderojnë të jetë i udhëzuar (ose së paku jo të devijuar) do të kuptojnë se çfarë është duke ndodhur në botë dhe si pasojë as nuk do të jenë konfuzë e as që do të hyjnë në gjendje dëshpërimi.

Ata gjithashtu faktet e prezantuara më poshtë do t'i konsiderojnë me vend kur t'i përgjigjen pyetjes, e cila është temë e kësaj eseje:

Izraeli ende nuk e ka vendosur kontrollin e tij mbi botën muslimane/arabe, e cila e rrethon shtetin euro-çifut;

Territori i shtetit të Izraelit ende nuk është zgjeruar duke i përfshirë kufijtë e Tokës së Shenjtë siç (në mënyrë të rreme) përshkruhen në Tora (Tevratin e sotshëm);

Izraeli ende nuk e ka zëvendësuar SHBA-në si shtet sundues i botës;

Asnjë çifut ende (d.m.th. në kohët e fundit) nuk ka pretenduar se është Mesihu i Premtuar.

Kështu që dëshmia është e qartë se Imam Mehdiu nuk mund të shfaqet në këtë kohë. Kjo do të ishte kontradiktore me 'sistemin e të kuptuarit', i cili i bashkon të gjitha të dhënat mbi Kohën e Fundit si një terësi e harmonishme.

Opinioni ynë është, e All-llahu xh.sh. e di më së miri, se Imam Mehdiu mund të shfaqet vetëm atëherë kur 'dita sa një javë' e Dexhxhallit të ketë ardhur drejt fundit dhe ai të jetë shfaqur në formë njerëzore në botën tonë të hapësirës dhe kohës. Kjo qëndron kështu për arsyen e poshtëshënuar:

Një hadith në Sahihun e Imam Buhariut na informon se ardhja e Imamit do të jetë   e njëkohëshme me rikthimin e Isait a.s.:

"Si do të jeni ju (në atë kohë) kur biri i Merjemes do të zbresë në mesin tuaj dhe Imami juaj (atëherë) do të jetë nga mesi juaj (d.m.th., musliman)." (Sahihul-Buhari)

Ata që dëshirojnë të bëjnë kështu mund të mbajnë qëndrimin se një periudhë 20 ose 30 vjeçare mund të kalojë në mes ardhjes së Imam Mehdiut dhe rikthimit të Isait (a.s.). Ne mendojmë ndryshe. Ne besojmë se shteti i Izraelit, si dhe rendi botëror i Gogut dhe Magogut, i cili e mbështet atë shtet euro-çifut, do të reagojnë me shpejtësi marramendëse ndaj shfaqjes së Imamit në Mekë dhe do të tentojnë që ta eliminojnë atë pa asnjë vonesë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë posa që Imami të shfaqet tek Qabja e Shenjtë dhe të deklarojë se është Imami i premtuar, mund të pritet që ngjarjet të levizin shpejt drejt një konfrontimi me ata që e kontrollojnë pushtetin në botë. Ky konfrontim përfundimisht do të shpije drejt një konfrontimi personal në mes Imamit dhe Dexhxhallit siç përshkruhet tek një hadith në Sahihun e Muslimit. Ky do të jetë momenti kur Isai (a.s.) do të zbresë nga qielli "me duart e tij të vendosura mbi krahët e dy engjëjve".

Andaj, përfundimi ynë është se vetëm një periudhë e shkurtër kohore do të kalojë në mes ardhjes së Imam Mehdiut dhe rikthimit të Isait (a.s.).

Meqë ne po ashtu argumentojmë se Isai (a.s.) nuk do të rikthehet derisa Dexhxhalli, Mesihu i rremë, të ketë përfunduar misionin e tij dhe të ketë shpallur publikisht se është Mesihu e premtuar, nga kjo pason ajo se botës mund t'i duhet të presë së paku edhe dy ose tri dekada të tjera për Imamin e bekuar që të shfaqet dhe për ngjarjet që atëherë të shkallëzohen me shpejtësi, derisa Isai (a.s.) të rikthehet, Dexhxhalli të mbytet, Gogu dhe Magogu të shkatërrohen dhe Hilafeti të restaurohet në Jeruzalem.  E All-llahu xh.sh. e di më së miri!

Lexuesit tanë të dashur duhet të përpiqen që përherë të mbeten vigjilentë gjatë kohës e cila mbetet deri në shfaqjen e Imamit, megjithatë që mund të jetë e gjatë, që të mos mashtrohen nga Imamët e rremë, të cilët pa dyshim do të shfaqen së shpejti, dhe të cilët besnikërisht do t'i ndjekin hapat e devijuara të Mirza Gulam Ahmed Kadijanit. Unë do të befasohesha në qoftë se Mossadi izraelit dhe CIA tashmë nuk e kanë zbukuruar ndonjë kandidat të përshtatshëm. 

 

Shqipëroi nga anglishtja: Daim Abazi




E Premte, 5 Tetor 2012; 04:58

Burimi: www.imranhosein.org

Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats