PAMJET E NDRYSHME TË HËNËS

Arsye kjo që e bënë të natyrshme që të ketë mendime të ndryshme rreth kësaj çështje

Për këtë, gjatë gjithë historisë islame dijetarët islamë kanë dhënë dy mendime:

Shumica e dijetarëve të Fikhut  (Jurispudencës islame) janë të mendimit se:

 Nëse vërtetohet pamja e hënës në një vend prej vendeve të botës obligohen të gjitha vendet  muslimane të agjërojnë me atë pamje.

Duke u bazuar në Hadithet në kuptimin e përgjithshëm që të agjërohet, ose të bëhet bajram me anë të kësaj pamje.

Argument i këtij grupi është hadithi i Muhamedit a.s. = Agjëroni me pamjen e saj – të hënës – dhe hani me pamjen e saj, e nëse është mjegull plotësojeni muajin Sha”ban tridhjetë ditë =

            Kurse një pjesë tjetër e dijetarëve të Fikhut ( Prej tyre dijetarët e medh”hebit Shafii dhe disa te medh”ebit Hanefi ) mendojnë se:  Çdo vend obligohet të ketë pamjen e vet.

Sipas tyre, për shembull; Nëse e shohin hënën e re banorët e Mekës nuk obligohen për agjërim banorët e Egjiptit…

Argument i këtij grupi është Hadithit I Kurejbit që e transmeton Muslimi 1087, Ahmedi 306/1, Ebu Davudi 2332, Tirmidhiu 693, Nesaiu 131/4 e të tjerë ku thotë se:

 = Ummul fadl e kishte dërguar  te Muaviu në Sham ku thotë: Shkova në Sham (Damask) dhe e kreva punën e saj ku filloi ramazani duke qenë unë atje dhe e pashë hënën natën e së premtes dhe pastaj erdha në Medine në fund të muajit. Më pyeti Abdullah ibnu Abasi duke e përmendur hënën dhe më tha? Kur e patë hënën? I thashë: E pashë natën e së premtes. Më tha ti e pa? I thashë Po, bile e panë edhe të tjerët dhe agjëruan e agjëroi edhe Muaviu. Ai më tha: Mirëpo ne e kemi parë natën e së shtunës dhe vazhdojmë të agjërojmë derisa të plotësojmë tridhjetë ose ta shohim. I thashë: A nuk të mjafton pamja e Muaviut? Tha: Jo, Kështu na ka urdhëruar Pejgamberi sallahu alejhi ve selam =.  

Nga kjo kuptohet se të dy mendimet janë të sakta dhe të argumentuara për veprim, edhe pse dijetarët kanë thënë se më mirë është të veprohet me mendimin e parë sepse në kohën tonë mjetet e informimit mundësojnë që e gjithë bota të informohet për pamjen e hënës dhe të fillohet muaji me atë pamje.

Mirëpo nuk lejohet që një vend që e ka pa hënën pamje të saktë të mos e fillojë muajin duke e pritur ndonjë vend tjetër psh. Arabine saudite ose ndonjë vend tjetër që të fillojë me të, sepse ata me pamjen e tyre obligohen që të fillojnë agjërimin ose edhe për prerjen e kurbanëve në Kurban bajramin.

Dijetarë të shumtë në mesin e tyre edhe ibni Tejmije kanë tërhequr vërejtjen së pjestarët e një shteti islamik duhet të agjërojnë me shtetin e tyre, dhe të mos ndahen Brenda shtetit të tyre që të agjërojnë disa me atë shtet e disa me ndonjë shtet tjetër pamvarësish a e kanë filluar agjërimin më herët ose më vonë, dhe kjo që të mos vie deri te përçarja Brenda një populli …

            Në Librin “Redul muhtar“ i njohur si Hashijet ibnu abedin në pjesën 3, fq. 325 pas paraqitjes të mendimeve të shumë dijetarëve, në koment thuhet kështu: 

= Kuptohet nga thëniet e tyre në kapitullin e Haxhit se ndryshimi i hënës është i pranueshëm. Nuk obligohet dikush me diçka edhe pse merret vesh se është pa hëna në një vend tjetër një ditë para tyre.

Pra a mund të thuhet kështu për prerjen e kurbanëve jashta haxhinjëve …

            Ajo çka qartë mund të kuptohet  se edhe kjo është sikur kohët e namazit obligohet secili popull që të vepron me kohën e tyre, dhe kështu lejohet prerja e kurbanit në ditën e trmbëdhjetë të Dhulhixhes (ditën e katërt të barjramit e që sipas medhhebit shafi dhe disave lejohet deri ne fund të kësaj dite ) edhe pse me pamjen e të tjerëvë është dita e katërmbëdhjetë ,,    Allahu e din më së  miri .

            Po i njëjti burim në të njëjtën faqe tregon edhe për distancën se sa duhet të jetë largësia që ka të drejtë një vend të dallon nga tjetri për fillimin e muajit të ri hënor.

Sipas kësaj, dallimi në mes vendeve nuk guxon të jetë më pak se 24 FERSEH, që i bie diku rreth 120 km.

Pra, sipas kësaj dy vendet fqinje nuk kanë arsye që të kenë ramazanin ose bajramin në dy dita të ndryshme.

 

 

Literatura:

Reddul Muhtar – Hashijetu ibnu Abedin

El fikhul hanefi fi thewbihil xhedid

El fikhul Vadih

El-lubab fi sherhil kitab

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme