
Karavani Enverist i cili vite me rradhë udhëheqi me rrugëtimet e shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike ndërtoi katedralen e quajtur Kadare dhe ushqeu me afsh cdo sekuencë laike në zemrën e një të riu.
Debati Qose-Kadare ishte nje dhunti dhe dhuratë për popullin tonë të panjohur me argumentet të cilat vite me rradhë ishin të fashitura thellë në trojet tona etnike. Gëzon fakti se u ngritë shumë zhurmë dhe u hap një derë e re për botën e vjetër e cila ishte e fshehur si trupi i femrës myslimane nën mbulesën islame e në natën e dhëndërrisë nuk ka burrë që mund ta harrojë castin e zbulesës historike . Nuk justifikoj tërë atë kohë të mbulimit të argumenteve dhe të vërtetave e as mosnjohjen e karakterit të njeriut të letrave aspak nuk e demantoj , por sikleti i vërtetës pas një periudhe të gjatë mbulimi është thjeshtë një sirius i ri në qiellin e tretë.
Çdo e vërtetë e cila lind pas një vdekje të thellë ka pasojat dhe histeritë e veta të cilat po shikohen me sytë astronomik te të trajnuarve të “xhaxhit” Enver për sintagmën Kadare.
Një numër i madh i mëkateve në Islam shlyhen ose lahen nëqoftëse nuk përsëriten të njëjtat përvecse mëkatit të quajtur idhull ose idhujtari. Por , rruga e pendimit është e çuditshme dhe mjaft sentimentale për cdo kërkues të saj mund të ndodhin cudi nga më të mëdhajat. Njeriu i ri i cili thyhet nga qelqi i servuar dhe përrallzat e fëmijërisë nuk mund të masturboj për seliën ndjenjë , por në cast bëhet zgjedhja e ndjenjës dhe automatikisht lind rezultati i dëshiruar.
Është me rëndësi të dijmë se : “Dielli i ka njollat e veta. Përkundër njollave të veta ai është jeta e Tokës. Edhe fati i ka njollat e veta , t`i ke të drejtë t`i quash dhembje. Mirëpo pikërisht këto dhimbje na bëjnë të aftë që ta rrespektojmë fatin me të cilin gjithmonë triumfojmë....” Kjo frazë e njohur arabe më kthen për disa vite në realitetin tonë shqiptar dhe njëashtu ma konsolidon të tashmen dhe sfidën e quajtur idhull. Dikur njeriu i letrave arriti në majet e letrave me romanin e tij :”Gjenerali i ushtrisë së vdekur” , poqese lexohet ky roman me të vërtetë ka vlera të thella artistike që janë për cdo lavdatë. Gabimet që nuk falen nga populli dhe që duhet të gjykohen janë nga i njëjti njeri që arriti në majet më të larta të lavdisë njerëzore.I kemi borxh Akademikut të nderuar Rexhep Qoses për shpalosjen e të vërtetave të fshehura dhe zbardhjen e ideve raciste të autorit të madh gjakëkaltërt.
Për në fund mund të konstatojmë se gjenerali i ushtrisë së “xhaxhit” është i vdekur , por ushtria e tij fatkeqësisht ende është gjallë, Shpresojmë që të zbulohet një ilac shërues që mikrokrimbat në kokën e një të riu t`i asgjësoj njejtë sic asgjëson ilaci i doktorave mysliman nga Jemeni sëmundjen e famshme sidën.