E VËRTETA RRETH BOSNIES DHE KOSOVËS

Sipas Warren Hough:

"Si pjesë e planeve të tyre të luftës, udhëheqësit serbë shpenzuan miliona dollarë për kontrata dhe pagesa në Shtetet e Bashkuara. Burime nga Wall Street theksojnë se shumica e këtyre marrëveshjeve jetë-shkurtra, me sa duket u sajuan për të fituar para për firmën këshillimore të Kissinger, ‘Shoqëria Kissinger’, drejtor themelues i së cilës ishte Lord Carrington, një ndërmjetësues për "paqe" në ish-Jugosllavi. Gjithashtu u fituan para dhe nga dy miqtë e Kissinger, Laërence Eagleberger dhe Brent Scowcroft.

Një shqyrtim i dokumentave të bankës në Nju Jork (New York City) tregoi se që në fillim të vitit 1992, Eagleberger (ish Sekretari amerikan i Shtetit) dhe Scowcroft (Këshilltar i Xhorxh Bushit për sigurinë kombëtare në shtëpinë e bardhë), i fshehën serbëve një 'lidhje/burim parash', ndërsa ata me sa duket po formulonin ‘pozicionin asnjëanës të SHBA-së’ ndaj fraksioneve etnike ndërluftuese të ish Jugosllavisë.

"Është me interes fakti që Sir Alfred Sherman ka qenë këshilltar i udhëheqësit serb Radovan Karaxhiç, i cili vepronte nga një apartament ngjitur me zyrën e tij. Sipas kërkimit të publikuar, Sherman njihet si "shpikësi i Margaret Thaçer-it", dhe ai ishte në ballë të manovrimeve të cilat sollën zgjedhjen e saj.

Serbët u sponsorizuan nga Elita e pushtetit ?? nëpërmjet bankave të përfshira në pastrimin e parave të pista, të cilat ishin para droge.

Gjithashtu është mahnitës fakti sesa “fondacione” u ngritën në ish Jugosllavi nga spekullatori financiar George Soros. Ai i ngriti këto fronte në Bosnie, Kroaci, Shqipëri, Slloveni dhe Beograd. Sorosi është një mik i ngushtë i Laërence Eagleberger i ‘Shoqërisë Kissinger’, ish ambasador amerikan në Beograd dhe një aleat i ngushtë i Sllobodan Millosheviçit.

Sipas shkrimtarit dhe studiuesit Ben Vidgen, i cili shkroi në revistën Nexus, në Shkurt të vitit 1996, Amerika, Gjermania dhe Izraeli po drejtonin një transport ajror sekret armësh për Kroacinë dhe Bosnien. Që në fillim të konfliktit, gazetarë francezë bënë të ditur në vitin 1994 që agjentët e CIA-s po i nxisnin Muslimanët e Bosnjes drejt kundërsulmeve kokëkrisura dhe të pashpresa kundër serbëve me premtimet e gënjeshtra të mbështetjes nga amerikanët.

Fakt ky i mbështetur dhe nga George Kenney, një zyrtar amerikan i ngarkuar me çështjet jugosllave në Departamentin e Shtetit Amerikan, derisa ai dha dorëheqjen i indinjuar me 14 Gusht të vitit 1992.

Warren Hough deklaron se ndërsa muslimanëve iu ngrit kurthi, rrjeti i Kis singer-it po luante lojën e "të mirit – të keqit", të cilën e përdorin shpesh  manipuluesit. Dy udhëheqësit serbë, Milloseviç dhe Karaxhiq ishin pjesmarrës të kësaj loje.

Sipas Hough-it: "Nën këtë skenar, Milloseviçi, klienti i Shoqërisë Kissinger, hodhi poshtë dhe dënoi publikisht sulmin e paligjshëm të trupave të Karaxhiçit kundër muslimanëve të Bosnjës. Por në mënyrë të maskuar qeveria e Millosheviçit furnizoi forcat “tradhëtare” të Karaxhiçit me të gjitha armët dhe mbështetjen që atyre u nevojitej për të zhvilluar një “luftë shfarosëse” e të paepur kundër fqinjëve të tyre muslimanë. Sigurisht, furnizimi i muslimanëve u bllokua nga konfiskimi i armëve nga OKB-së. Studimi gjithashtu pohon se Arabia Saudite, një tirani fashiste në vetvete, po futej në kurth nga ky plan.

Sipas disa burimeve, mbreti Fahd sigurohej vazhdimisht që SHBA-ja planifikonte të hiqte konfiskimin e armëve në kohë për të lejuar që armët të mbërrinin tek muslimanët. Rrjedhimisht, mbreti bindi udhëheqësit e tjerë islamikë të kishin besim tek Uashingtoni. Tani monarkia saudite denoncohet si tradhëtare e Islamit gjë e cila, sigurisht, iu vjen për shtat manipuluesve.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, ka disa lidhje interesante mes “ndërmjetësuesve të paqes” në Bosnie.

Lord Carrington anëtar i (Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare, Bilderberger, Komisioni Trilateral, Comm 300), Lord Owen anëtar i (Bilderberger, Komisioni Trilateral) dhe Karl Bildt i Suedisë (Bilderberger) ndoqën njëri-tjetrin si “ndërmjetësues paqeje”, zyrtarë për Bashkimin Europian në ish Jugosllavi.

Cyrus Vance anëtar i (KMJ, KT, Bil, Comm 300) ishte “ndërmjetësuesi për paqe” i OKB-së, ndërsa në të njëjtën kohë ishte një drejtor i disa fabrikave të quajtura ‘Manufacturers Hanover Trust’. Kur Vance doli në pension, OKB-ja caktoi norvegjezin Thorvald Stol tenberg, anëtar i (KT, Bil) dhe kur Xhimi Karter anëtar i (KT) dështoi në mënyrë të kuptueshme “të arrijë paqe”, “fluturon” në Bosnje si një “negociator i pavarur”.

Më vonë erdhi Richard Holbrooke anëtar i (KT, KMJ, Bil), i dërguari i paqes së Bill Clinton anëtar i (KMJ, KT, Bil) dhe ambasadori amerikan në Jugosllavi ishte Warren Zimmerman anëtar i (K T, KMJ), për të raportuar tek Warren Christopher anëtar i (TC, CFR).

E mbani mend gjenocidin e tmerrshëm në Ruanda? Kush mbërriti në Ruanda pak ditë përpara se të arratiset në një “mision të fshehtë diplomatik”? Lord Carrington dhe Henry Kissinger. A mund të fluturojnë derrat?

Kështu, sajimi i “konfliktit boshnjak” solli krijimin e forcës më të madhe shumkombëshe që nga lufta e dytë botërore, e cila u mundësua në sajë vuajtjet çnjerëzore të shkaktuara me paramendim.

Personi kryesor për këtë ushtri botërore të NATO-s ishte Bill Clinton (KMJ, KT, Bil), "njeriu lepe-peqe" për David Rockefeller dhe Elitën.

Në 6 Dhjetor 1995 ne pamë një reklamë (citim) prej një faqe (në gazetën e kontrolluar nga CIA, ‘Washington Post’) të afishuar nga një organizatë e cila e quante veten "Komiteti për Udhëheqje Amerikane në Bosnje", firmosur nga Zbigniew Brzezinski (KMJ, themeluesi i KT, Bil), Kongresmeni Stephen Solarz (KMJ), Gorge Soros (Bil), Michael Armacost (KM J dhe president i Elite Brookings Institute) dhe Leslie Gelb (KT, president i KMJ).

“Ne kemi shtete një partiake brenda një bote një partiake, nën një ushtri një partiake. Sa të tjerë duhet të vuajnë përpara se lolot politikanë të ndalojnë së qënuri leshko? Sa tragjedi të tjera do të ndodhin përpara se raca njerëzore të marrë nën kontrolli fatin të vet?

Çfarë është e vërtetë për Bosnjën, është gjithashtu e vërtetë për konfliktin në Kosovë, faza e dytë në axhendën e NATO-Illuminati për Ballkanin.

Përsëri kemi pamjen groteske të Madeleine Albright, Sekretarja amerikane e Shtetit dhe Priftëreshë e Lartë e politikës amerikane, duke bërë fjalime rreth “paqes” dhe “lirisë” kur ajo vetë është përgjegjëse për implementimin e politikave të gjenocidit.

Kjo është e njëjta Madeleine Albright e cila ishte përfshirë në Projektin Monark dhe programe të tjera të kontrollit të mendjes në të cilat një numër i pafund fëmijësh janë torturuar dhe traumatizuar përtej imagjinatës.

Për të, tmerret e Kosovës ishin të pakuptimta të papërfillshme ??, përveçse një mënyrë për të arritur synimin e atyre të cilëve ajo u shërben skllavërisht.

Kujtoni ‘kukullat’ (aktorët) e tjerë madhorë në masakrën e Kosovës, Bill Clinton dhe Tony Blair. Të dy lojtarë të mirë-informuar në lojën e kontrollit global për llogari të zotërinjve të tyre.

Të dy janë pasues besnikë të rrymës së vrasësve të mëdhenj plotësisht të korruptuar të cilët kanë pushtuar Shtëpinë e Bardhë dhe Downing Street.

Ata e dinë që personat të cilët aplikojnë diskriminimin etnik të shqiptarëve, kontrollohen nga të njëjtët persona të cilët imponojnë bombardimet e NATO-s në përgjigje të këtij “spastrimi etnik”.

Me afrimin e mijëvjeçarit, krijimi i kaosit global do të rritet në çdo veprim dhe ekziston mundësia që ajo që po shohim sot në Kosovë do të përshkallëzojë në një konflikt shumë më të gjerë. Mendoni për përfshirjen e Kinës në armiqësi të ardhshme si dhe NATO-n që shfaqet si forca policore globale.

Ne kemi nevojë të mos i drejtohemi më politikanëve për përgjigje dhe të fillojmë të organizohemi në komunitetet tona për të ndërtuar ekonomi dhe organizata vendore të cilat mund të veprojnë jashtë këtij manipulimi.

Një ekspozim i mirë me qëllim, do të ishte nje bojkotim masiv i të gjitha zgjedhjeve të shtetit dhe kombëtare. Votimi në rrethanat e tanishme do të thotë t’i japësh besim një si stemi që është projektuar të na kontrollojë dhe jo të na çlirojë. Duke refuzuar votimin dhe pjesmarrjen në të, ne tregojmë atë që ndiejmë.

Ne mund t’i themi manipuluesve: “Ne dimë dhe kuptojmë se çfarë po bëni por tashmë loja juaj trilluese ka mbaruar. Ne nuk do të manipulohemi më duke mbështetur dhe mbrojtur shtetin një-partiak, botën një-partiake dhe rudimentet e një mentaliteti post komunist.”

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme