Ideologjia dhe hegjemonia serbomadhe - Burimet e gjenocidit serb në Ballkan -[1]

“Dashurinë ndaj popullit të tyre përpiqen ta dëshmojnë me urrejtje ndaj popujve të tjerë dhe kështu e zbulojnë psikën e tyre nacionaliste.” (Dr. Rasim Muminoviq[2])

 

Hyrje

            Serbia është një fenomen që kërkon qasje shumëpërmasash. Në pamundësi zgjerimi, ligjërimi im do të prekë vetëm disa pikëpamje, sepse është e pamundshme një diskutim i shkurtër të përfshihet tërë ajo që do të duhej thënë për Serbinë, për Kishën Ortodokse Serbe dhe rolin e saj në Ballkan dhe në tokat shqiptare gjatë të kaluarës.

 

Burimet e historiografisë serbomadhe 

Historia ka identifikuar disa burime të historiografisë serbomadhe. Por, pa dyshim, burimi i parë i hegjemonisë serbe ndaj shqiptarëve dhe fqinjëve të tjerë në Ballkan shpirtëror,i cili bazohet në Qëndrimet e Etërve në Sinodin e Nikesë (Iznikut në Turqi) më 325, në Sinodin e Konstantinopolit më 381 mbi çështjen e dogmave të Kishës, kur erdhi edhe deri te skizma dhe më 1054 kur ndodhi ndarja përfundimtare në Kishë Lindore dhe Kishë perëndimore.[3]

Burimi vijues për historiografinë serbomadhe është narracioni për Betejën e Kosovës në vitin 1389, në të cilën bazohet mitologjia moderne serbe. Në këtë betejë serbët dhe aleatët e tyre ballkanikë pësuan humbje nga aleanca osmane, me ç’rast u vranë edhe dy personalitetet kryesore kundërshtare, Sulltan Murati që përfaqësonte koalicionin osman musliman dhe Princ Llazari që përfaqësonte koalicionin kristian ballkanik me serbët në krye. Edhe pse humbës, serbët këtë datë e konsiderojnë ndër datat më të rëndësishme për historinë e tyre. Historiografia serbe ndonëse njeh edhe luftëra të tjera këtë betejë e merr si bazament për ndërtimin e ideologjisë dhe mitologjisë serbomadhe dhe fuqizimin e saj, e cila për slogan të sajin e ka “Mbrojtjen e Evropës nga Lindorët”.[4]

Martiri i madh, sipas serbëve, princ Llazari, së bashku me ushtrinë e vet aleate, që dashuronte Krishtin, u përcaktua për Mbretërinë qiellore në vend të mbretërisë botërore. “Të vdesim për krishtin, që të jetojmë amshueshëm”, i porositë ai ushtarët e tij. Sepse “mbretëria botërore është e vogël, kurse mbretëria qiellore është gjithnjë dhe deri në fund.” Ky përcaktim “kosovar” dhe ky “Zotim” (Përgjërim) është aleanca të cilën populli serb e lidhi me Zotin – dhe e firmosi me gjakun martirizues. Në Kosovë populli serb ka votuar me shpirtin e tij për Mbretërinë qiellore dhe ky ka qenë dhe mbeti përcaktimi i vetëm i drejtë. Prej atëherë të gjithë serbët besnikë ndaj këtij zotimi bëhen popull i Zotit – populli ungjillor i Krishtit, Serbia qiellore, pjesë përbërëse e Izrailit të Ri të Zotit.[5]

Në këtë mënyrë, Beteja e Kosovës nga një anë dhe krahasimi i princ Llazarit dhe i ushtarëve të tij me Jezusin dhe nxënësit e tij nga ana tjetër, ‘konfliktin’ e ngrenë nga niveli i hak/gjakmarrjes në nivelin kozmik të së mirës dhe të së keqes.[6]

Mbështetja kryesore për këtë doktrinë serbe janë Kronikat e murgjëve serbë, të cilat ata i shkruan pas dëshpërimit dhe apatisë që përjetoi populli serb, nga miti për princ Llazarin e deri te Petar Petroviq Njegoshi e të tjerë pas tij.[7]

Pas disa shekujsh, slogani “hak/gjakmarrja e Kosovës” u bë program politikë i politikanëve serbomëdhenj, sidomos gjatë shekujve 19-20. Kryeprifti serb Atanasije, më 1804, në Orashje, e tuboi Karagjorgjen dhe serbë të tjerë autoritativë, duke iu thënë:

“Vëllezër, ja, tashmë kaluan disa qind vjet prej kur lavdia jonë u varros në varr në Kosovë. Prej atëherë thikat, shpatat dhe pushkët tona hyn në mille... Fytyra e grave, motrave dhe vajzave tona shkelet me këmbë sikur ne të ishim robër të vërtetë. Vëllezër, toka po rënkon kurse qielli mbi ne po qan, duke shikuar vuajtjet tona.” [8]

Për këtë çështje flet edhe Petar P. Njegoshi me famë, në veprën Kurora e Maleve, duke folur me gjuhë tejet urrejtëse për muslimanët dhe objektet fetare muslimane. Është interesant se historiografia serbe përdorë burimet historike në mënyrë selektive, duke mjegulluar të kaluarën, me synim të abuzimit me historinë, siç dinë të veprojnë qysh moti me Bosnjën, Kosovën dhe vende të tjera përreth.[9]

Por, edhe brenda Serbisë kemi zëra të arsyeshëm, të cilët i janë kundërvënë politikës hegjemoniste, gjenocidale serbe.[10]

 

Ideja e Serbisë së Madhe dhe ideologjia serbomadhe

Serbia prodhoi shumë emra në funksion të ideologjisë serbomadhe gjatë shekujve 19-20, por më të shquarit ishin Ilija Garashanin, Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Nikolla Stojanoviq, Jovan Cvijiq, Vasa Çubriloviq dhe Stevan Moljeviq, sikur edhe akademikët e ASHAS (SANU), të cilët e hartuan Memorandumin në vitin 1986.

Nga e ka prejardhjen kjo ide serbomadhe? Historianët mendojnë se kjo ndodhi gjatë rrethimit osman të Vjenës gjatë viteve 1683-1699, kur Gjorgje Brankoviq ngriti idenë e “Serbisë së Madhe”, nën protektoratin e mbretit austriak. Ai kishte projektuar shtetin prej Trigllavit deri në Rodope, por më vonë mbreti austriak hoqi dorë nga kjo ide. Kjo aleancë austriako-serbe vazhdoi me përkrahjen edhe të Kishës Katolike në krye me Pjetër Bogdan Maqedonin, duke organizuar serbët dhe disa përkrahës të Bogdanit, në një kryengritje masive brenda shtetit osman. Kryengritja dështoi, që e detyroi patrikun e Pejës Arsenije II Çarnojeviq në shpërngulje drejt veriut. Edhe më vonë Austria do ta përdorë këtë ushtri serbe për nevojat e saj kundër Shtetit Osman. Është interesant se më vonë Austria do të punojë kundër kësaj ideje serbomadhe, kurse serbët nuk do të heqin dorë nga ky synim. Serbët vazhduan ta zhvillojnë idenë serbomadhe, e këtë para së gjithash e bëri grupi ushtarak i mbledhur rreth gazetës Pijemont, gazetë çetnike, pas së cilës qëndronte grupi terrorist Crna Ruka. Sipas tyre, në këtë shtet do të hynin: Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllavonia, Slovenaçka, Sremi, Dalmacia, Banati, Baçka dhe Shqipëria.[11] Po kjo organizatë e bëri edhe atentatin mbi princin austro-hungarez Franc Ferdinandin në vitin 1914.[12]

Në periudhën e fillimit të shekullit XX Serbia angazhoi disa historianë të shkruajnë libra për idenë serbomadhe.[13] Madje, edhe në rrafshin politikë një deputet propozoi në Kuvendin e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene që shteti të ristrukturohet dhe të quhet Serbia e Madhe. Këtë ide vazhdoi ta zhvillojë dhe propagandojë Klubi Kulturor Serb (Srpski Kulturni Klub) dhe gazeta e tyre Srpski glas[14] etj. Klubi Kulturor Serb i propozoi mbretit serb Aleksandër si vijon:

“Me kalljen e fshatrave shqiptare, me nismën e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtërive fetare etj., të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonizojmë Kosovën.” [15]

 

Naçertanija e vitit 1844

Naçërtania është program nacional serb i hartuar nga Ilija Garashanini, në vitin 1844. Ky program shërbeu edhe për zhvillimet e mëvonshme, sikurse ai i Lëvizjes Çetnike në krye me Drazha Mihajlloviq në vitin 1941. Mirëpo, merita kryesore për këtë platformë politike i takon emigrantit polako-çek, princit Adam Çartorij dhe agjentit të tij në Beograd Franjo Zaha, të cilët programin e shkruan me kërkesë të Ilija Garashaninit, i cili bëri vetëm përmirësime redaksionale. Kjo platformë nuk ishte publike për një kohë të gjatë, për të tentuar ta realizojnë në praktikë hegjemonistët serbë gjatë shekullit XX.

 Naçërtania mori karakteristika nacionaliste, duke e zhvilluar ndjenjën panserbe. Të gjithë popujt përreth i serbizuan, kurse njëri ndër njerëzit e shquar serb, gjeografi serb, Jovan Cvijiq, thotë: “...Është e gjithënjohur se Bosnja dhe Hercegovina janë zona të pastra serbe”.[16]

 

Serbia homogjene 1941, vazhdim i Naçërtanies

Angazhimet serbomadhe vazhduan. Avokati serb nga Banja Lluka, Stevan Millojeviq, ideologu kryesor çetnik i Drazha Mihajlloviqit, në vitin 1941 hartoi një elaborat, të quajtur “Homogena Srbija”[17] në të cilin nacionalizmi serb përshkallëzohet në shovinizëm dhe ekspanzionizëm etno-centrik. Në këtë elaborat u bënë edhe “përmirësime” nga platformat e mëhershme, sepse përcaktoi kufijtë e jashtëm të shtetit të ardhshëm dhe përcaktoi metodat famëkeqe të spastrimit etnikë e popujve të tjerë dhe feve të tjera. Bosnja nuk pranohej kurse Kosova quhej Serbi Jugore. Ja si thotë ai:

“Gabimi themelor në rregullimin tonë shtetëror ishte që në vitin 1918 nuk qenë vendosur kufijtë e Serbisë. Ky gabim duhet medoemos të përmirësohet, sot ose kurrë. Këta kufijë sot duhet të vendosen, dhe ata duhet të përfshijnë tërë territorin etnikë në të cilin jetojnë serbët me daljet e lira në det për të gjitha zonat serbe të cilat janë pranë detit.” [18]

Ndër instrukcionet e Drazha Mihajlloviqit dhënë zbatuesve të këtij plani ishte që edhe “pjesa veriore e Shqipërisë me Shkodrën” të hyjë në planin e tyre aneksues.[19]

Në një raport të komandantëve çetnikë, lidhur me spastrimin etnikë dhe fetar, shkruan: “... Të gjitha fshatrat muslimane në tre srezat e përmendur janë kallur tërësisht dhe asnjë shtëpi e tyre nuk ka mbetur e paprekur. Gjatë operacioneve qasja ka qenë shkatërrimi i tërësishëm i popullatës muslimane pa marrë parasysh në gjini dhe moshë. Viktimat tona të përgjithshme janë 22 të vdekur, nga të cilët dy në fatkeqësi dhe 32 të plagosur. Nga ana e muslimanëve janë vrarë 1200 luftëtarë dhe deri më 8000 viktima të tjera: gra, pleqë dhe fëmijë.” [20]

 

Memorandumi i ASHAS (SANU) më 1986 e më vonë

Ato plane që nuk u realizuan më herët vazhduan të bëhen aktuale sa herë që serbët ndiheshin të fuqizuar. Kështu, më 1986, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë në Beograd (SANU), e pakënaqur, hartoi një Memorandum, në të cilin theksohet se “serbët janë popull i pabarabartë në Jugosllavi” dhe se “ata humbin në paqe atë që e fitojnë në Luftë”. Për ta “Jugosllavia u bë burg.” Hartuesit janë emrat më të njohur të intelektualizmit serb, akademikët si: Pavle Iviq, Antonije Isakoviq, Dushan Kanazir, Dobrica Qosiq Gexha, Dejan Medakoviq, Vasilije Krestiq, Ivan Maksimoviq, Kosta Mihajloviq, Miodrag Bulatoviq, Milorad Ekmeçiq, Antonije Isakoviq Lule, Ljubomir Tadiq dhe Mihajlo Markoviq.

Fajtori kryesor për këtë çështje konsiderohej Kushtetuta e vitit 1974 dhe për “përmirësimin” e kësaj gjendje u gjetë njeriu i duhur, Sllobodan Millosheviq. Ai në ambiciet serbomadhe, theksoi një slogan që do të bëhet hymn serb për shumë vite: “Të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet.” Sidomos fjalimi i tij në Gazimestan më 1989, para rreth një milion njerëzve, nxiti dhunën që do të rezultojë me luftërat gjakëderdhëse dhe masakrat serbe në ish-Jugosllavi. Filluan me mitingje të ashtuquajtura “Mitingje të të vërtetës”, duke riafirmuar dhe rehabilituar çetnikët e njohur dhe duke paraduar me kokarda, shubara dhe mjekra çetnike. Vazhdoi me “jogurt”- revolucionin” në Novi Sad dhe me burgosjen e Azem Vllasit në Kosovë. Menjëherë, dhunshëm u ndërrua udhëheqja e Kosovës dhe u ndërrua statusi politikë i Kosovës. Filloi lufta një javëshe në Slloveni, pastaj formimi i Republikës Serbe në Kroaci duke okupuar territore të mëdha kroate, dhe ndërprerja e luftës në vitin 1991, me marrëveshjen Tugjman-Millosheviq në Karagjorgjevë. Pastaj për katër vjet u sulmua Bosnja, duke e shkaktuar dhunën dhe krimet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos me Srebrenicën. Kriminelët Tugjman-Millosheviq, të cilët u pajtuan për ndarjen e Bosnjës dhe për aneksimin total të Kosovës nga serbët, harruan se mund të ketë rezistencë popullore dhe pengimin e “realitetit” të ri (tugjmano-millosheviqian) në Ballkan. Këtë dhunë e përkrahi edhe bashkësia ndërkombëtare, duke heshtur para dhunës serbe (kroate) dhe duke penguar që muslimanët të armatosen. Komploti ndërkombëtar kulmoi me miratimin e etnitetit serb në Bosnjë, me 49% të territorit dhe me legalizimin e asaj që ata e arritën me gjakderdhje ndaj popullatës së pafajshme boshnjake muslimane. Ja çfarë deklaroi krimineli serb Radovan Karaxhiq në janar të vitit 1992, se për të arritur synimin serb është të luftojnë “deri sa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe derisa nuk e përfundojnë luftën.”[21] Në fund, përkundër të gjitha këtyre deklaratave dhe veprimeve fizike të serbëve, bota heshti, duke treguar hipokrizi të mirëfilltë. Ky ishte Dejtoni, një pakt i turpshëm, një marrëveshje e imponuar në dëm të muslimanëve.

Në vitet në vazhdim në Serbi do të aprovohen një sërë ligjesh hegjemoniste, kërcënuese, para syve të Evropës dhe botës dhe me miratimin e tyre në heshtje. Ndër ligjet e tilla është Ligji për diasporën dhe serbët në regjion,[22] i cili ka për qëllim të krijojë kushte potenciale për ndërhyrje të lehtë apo të rëndë, varësisht shtetit që synon. Natyrisht, në këtë ligj nuk përmendet Kosova në veçanti, sepse serbët ende e konsiderojnë pjesë të tyre. Por, është në qarkullim edhe një Memorandum i dytë, i cili xhiron në qeveri e intelektualë të tjerë. Faktori kryesor në tërë këtë është Kisha Ortodokse Serbe (Srpska Pravoslavna Crkva). Nga disa kjo platformë konsiderohet strategjia e shekullit 21, kurse aplikimin e këtij dokumenti mund ta shohim edhe aktualisht në Kosovë, se si në emër të fesë bëhen shumë vizita, se si në emër të fesë bëhen propagandat, senzibilizohen banorët për të keq etj etj. Politika dhe politikanët serbë aktrojnë viktimën para të painformuarve evropianë dhe botërorë, duke harruar se pikërisht këta janë mizorët dhe dhunuesit e vetëm në këtë këtë dramë njerëzore. Duke e destabilizuar Bosnjën nëpërmjet Republikës Serbe (të cilën mendon ta aneksojë një ditë), ajo përpiqet ta neutralizojë humbjen e Kosovës.

 

Periudha aktuale

Synimi dhe platforma që realiteti mos të ndahet nga miti ka qenë dhe do të jetë projekt serbomadh kundër muslimanëve në Ballkan, sidomos kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve. Të robëruar nga errësira e fundamentalizmit vetjak religjioz, nga ekspansionizmi shtetmadh, nga lakmia e rolit privilegjues ndër popujt ballkanikë, nga lakmia agresive që t’i nënshtrojnë popujt fqinjë, ata, serbët, nuk shohin ndryshe pos në të drejtën e tyre. Edhe më tepër, ata luajnë rol tejet cinik në regjion, duke përçmuar viktimat e tyre nën petkun e paqedashësve, duke nxitur elementin serb për destabilizim në ato vende, siç ndodh me Kosovën, Bosnjën e madje edhe me Malin e Zi, Maqedoninë, por edhe Sanxhakun etj. Të gjitha këto ndodhin para syve të botës “demokratike”. E ardhmja nuk është e qartë, pos një periudhe të një qetësie relative!

Është koha e fundit kur ne duhet të vetëdijesohemi, në mënyrë vetëkritike të analizojmë gjerat, fenomenet dhe dukuritë aktuale dhe në këtë dritë ta përcaktojmë të ardhmen tonë, drejt një lirie relative apo një robërie relative.



[2] Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevo, 1421 h./2000, fq. 347.

[3] Sipas: Fikret Karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe 115-152.

Sinodi apo Kuvendi janë tubimet e Etërve të Shenjtë dhe bogosllovëve të ditur nga tërë bota kristiane, në të cilët është diskutuar mbi çështjet bazore të fesë dhe jetës kishtare. Etërit e shenjtë, peshkopët e Kishës, në këto kuvende kanë mbrojtur fenë pravosllave nga lajthitjet heretike dhe mësimet e rrejshme.

Kronikat e murgjëve serbë kishin rëndësi të madhe për serbët, sepse serbët ishin popull injorant, me shkallë të ulët të arsimimit dhe edukimit. Sipas statistikave, edhe në vitin 1866, serbët paraqisnin një popull që vetëm 4.2 % nga numri i gjithëmbarshëm dinin shkrim-lexim. Kronikat për ta ishin fe, histori.

Shih: Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar, Tiranë, 2000, fq. 76. Shih edhe: Michael Sells, në Fikret Karcic, op. cit.; Norman Cigar, Roli i orientalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003.

[4] Gjerësisht për burimet hyjnore dhe historike të Betejës së Kosovës shih:  Nexhat Ibrahimi, Vepra 6, Logos-a, Shkup, 2009, fq. 365 e tutje.

[5] Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985, fq. 46.

[6] Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 h./2000, fq. 328. Shih: Sherif Delvina, Kosova një mit serb …, op. cit., fq. 76.

[7] Shih: Rasim Muminovic, op. cit., fq. 352 dhe 269; 259 dhe 334; 335 dhe 259 (251-365).

Dhuna ortodokse serbe zë fill edhe në mitin grek të Anteas dhe në vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme. Shih: Rasim Mumonovic, op. cit., fq. 258 dhe 259.

[8] Sipas: Nexhat Ibrahimi, Vepra 6, po aty, fq. 365-363.

[9] Shkaqet për një urrejtje të tillë patologjike zakonisht gjendet në “urrejtjen dhe konfliktet shumëshekullore ndërmjet popujve gjithnjë të ndarë fetarisht dhe etnikisht”, sipas: Mehmedalija Bojic, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevo, 2001, fq. 5.

[10]  Olga Popović-Obradović, Koreni antimoderne političke kulture u Srbiji, në:

http://www.gordogan.com.hr/gordogan/wp-content/uploads/2011/10/2009-Gordogan-15-18-70-76-Popovic-Koreni.pdf . Krhs.: Olga Popović-Obradović, Kakva ili kolika država. Ogledi o političkoj i društvenoj istoriji Srbije u XIX i XX veku, Beograd, 2009).

[12] Johnson, Lonnie (1989). Introducing Austria: A Short History (Studies in Austrian Literature, Culture, and Thought). Ariadne Press. pp. 52–54. Krhs.: Archduke Franz Ferdinand of Austria, në: http://en.wikipedia.org/wiki/Archduke_Franz_Ferdinand_of_Austria.

[13] Ndër librat që propagandojnë çështjen serbe në dëm të shqiptarëve është edhe: Stevan Pavlloviq, Istorija Balkana, Beograd, 2001, fq. 17, 18, pastaj faqt 219-221 etj.

[14] Ljubodrag Dimić, Srpski kulturni klub i preuređenje jugoslovenske države, ne: http://www.cpi.hr/download/links/hr/7033.pdf.

[15] Sipas: Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, fq. 166.

[16] Mehmedalija Bojic, po aty, fq. 54 e tutje.

[17] Homogena Srbija, në: http://sh.wikipedia.org/wiki/Homogena_Srbija. Mehmedalija Bojic, po aty.

[21] Sipas: Norman Cigar, Roli i oprintalistëve serbë për justifikimin e gjenocidit ndaj muslimanëve në Ballkan, Shkup, 2003, fq. 25.

[22] Shih këtë ligj nëp PDF: http://www.mzd.gov.rs/download/dokumenti/ZAKON_ZOD.pdf (më datë 08. 09. 2012)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme