PËRGJIGJE ISLAMOFOBIT FAHRI XHARRA

Pjesa e parë.

 

Post komunizmi në Shqipëri dhe post komunizmi në Kosovë e sidomos pas lufta në Kosovë u begatuan me vlerat e liberalizmit dhe të demokracisë. Shoqëria u demokratizua, individi u pasurua duke pasur mundësi për të shprehur lirin e mendimit dhe të fjalës së lirë para opinionit të gjerë. Duke i gëzuar këto liri u  themelua shtyp i pavarur dhe i varur nën stilin ekonomia e lirë e tregut - fjala do ta gjejë tregun (lexuesin) e saj. Si rezultat i shumë gazetave dhe shumë gazetarëve edhe opinioni u nda sipas shijeve të veta.

Për të depërtuar në opinionin e gjerë më së lehti ishte të paraqiteshe si mbrojtës i kauzës dhe ideologjisë kombëtare. Por, për ta bërë këtë punë nuk ishte edhe lehtë. Sepse, do të duhej të ishe një politikan i dëshmuar, një historian, shkencëtar etj.

Por rasti duhet shfrytëzuar.

Njerëzit me ambicie por pa përgatitje profesionale duke mos pasur bagazh intelektual përdoren shumë instrumente për të zënë vend në publicistiken shqiptare. Më e lehta ishte të gjesh një alibi për të krijuar fajtor - armiq të kombit shqiptar. Dhe alibia më e mirë ishte që të luftohej islami ndër shqiptar si përpjekje për të marrë përkëdhelje nga të ashtuquajturi “patriot” kombëtar dhe qarqet ndërkombëtare.

Nën vazhdën e kërkimit për të gjetur teren në publicistiken “patriotike” u shfaq papritur edhe agjenti i teknologjisë së ndërmarrjes së tekstilit “Emin Duraku” në Gjakovë, inxhi. Fahri Xharra, i cili qysh në punimet e para u paraqitë si; atdhetar i devotshëm, si pararojë i kombit, historian i çuditshëm (edhe pse nuk është historian); ai të tregon kush janë heronjtë që duhen të përmenden e kush jo, kush janë shkrimtarët që duhen të përmend e kush jo, ai thotë se cila fe është e shqiptarëve e cila jo. Ai paraqet veten si politikan, strateg, kritik, arkeolog, dhe më e çuditshmja edhe “teolog mysliman”, të tregon çka është e mirë për islamin, për myslimanët, çka është hixhabi, çka është selefizmi, çka është  vehabizmi. Dhe në këtë kontekst e gjithë fushë veprimtaria e tij është; jo për ta treguar fenë islame por, që ta luftojë atë, pasi që është prej njerëzve të rrallë që i ka shpallur luftë nëpërmjet shkrimit fesë islame ndër shqiptarë. Ai është pararojë për reagime ndaj çdo shkrimi apo publikimi ndaj personave që kanë ndjena fetare islame, dhe ndaj çdo kujt që tenton ti prek figurat dhe historinë që nuk është sipas dëshirës së tij.

Duke dëshiruar të ngritët dhe të pranohet para opinionit, ai i jep vetës vlere që nuk e ka; paraqitet mbrojtës i historisë së kombit, njëri që din t’i artikulojë kërkesat se ka duhet të shkojë shteti shqiptar, kush janë armiqtë e shqiptarëve, kush janë fajtorët për prapambetjen e shqiptarëve etj. Për këtë qëllim, kur të paraqitet në publik me ndonjë shkrim ai të mbyt me referenca e citate, me kompilime dhe makijazhe gazetareske. Fahri Xharra, duke ju referuar njerëzve të mëdhenj orë e çast përpiqet ta fsheh Snobizmin e vet. Në këtë mënyrë ai mundohet të gjejë rrugë të behët me njerëzit që janë më të ngritur si ai. Për këtë arsye F.Xharra sjell referenca dhe argumente të njerëzve që ju servilet.

Marrë në tërësi e tërë veprimtaria e tij publicistike është e orientuar kundër islamit ndër shqiptar. Si instrument për ta sulmuar islamin e përdorë perandorin osmane, turkun etj. Për ta shikuar urrejtjen e tij ndaj islamit ndër shqiptar mjafton të shikoni publikimet e tij në këto web faqet: zemrashqiptare, .albobserver.com, drini.com, parajsa.com, lajme,gen.al, malësiaforum.com, fletorjashqiptaria.com, fjala.info, inaonline.net, ateistet org., PressPrishtina, zerinfo, gazeta ditore.com e tjera gazeta ditore që dalin në shtypin e përditshëm Kosovar dhe Shqiptar.

 

Duke i lexuar shkrimet e F.Xh. fare lehtë kuptohet urrejtja e tij e akumuluar kundër islamit ndër shqiptar. Në këtë kontekst në një shkrim të botuar në albania observer nën titullin “O arsim i popullit.. O Hyjnesha më e lartë e të gjitha besimeve dhe të gjithë popujve të botës... F. Xharra e fillon shkrimin me këtë citat” E rrejtur qoftë për jetë ajo administratë, e mallkuar qoftë ajo orë që solli këmbën e Aziatikut në Shqipëri, që na bëri të rrimë pesë shekuj më pas nga shokët. Pesë shekuj shkuan mbi neve si një hije e zezë, një gur i rëndë mbi mendjen dhe vetëdijen tonë, një kohë errësire që mentë ndryshoi në çdo ndjenjë njerëzie, ç’do cilësi njeriu të ndershëm” thoshte dikur Mithat Frasheri sipas F. Xharres.

Në një shkrim tjetër Fahri Xharra, përpiqet të dezinformojë opinioni duke thënë: “Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët, dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona”..

 

Pra sipas tij ne shqiptaret më përpara, para se te vinte perandoria osmane paskemi qenë të lirë!  Një proverb popullore  thotë “çka di dhia çka është taxhia”  Fahriu na rendit kush është pushtuesi parë e kush dytë etj. Lere ore.

 

Sipas F. Xharrës, e gjithë e keqja për historinë e shqiptarëve fillon vetëm me ardhjen e otomanëve në Ballkan. Shqiptaret, sipas tij deri atëherë ishin të lirë dhe në progres. Me ardhjen e otomanëve, shqiptaret që nga ajo kohë ishin në robëri, hije e zezë, guri rëndë..! O verbëri, verbëri.  Kjo është historia sipas Fahri Xharrës. Po ku ishin shqiptaret deri në këtë kohë Fahri.? Kush i la pa gjuhë? Pa identitet? Kush i la pa vetëdije kombëtare? Kush i la pa histori pa progres 1500 vjet?

 

Shkenca e Historisë Shqiptare na mëson se paraardhësit tonë Ilirët ishin në luftë të përhershme me Maqedonasit prej të cilëve nën udhëheqjen e Filipit të dytë pësuan humbje të mëdha. Ilirët patën orvatje dhe disa lufta i fituan dhe u konsoliduan. Por më pas fiset ilire u përballën edhe me Romakët me qindra vjet dhe në fund u pushtuan prej tyre.

 

Nëse pretendojmë që jemi pasardhës të Ilirëve, atëherë duhet ta pranojmë që paraardhësit tonë Ilirët (pra ne shqiptaret) ramë në robëri pas luftës së tretë Ilire Romake, ku mbreti Gent u mposhtë në Shkodër dhe u dorëzua, u internua në Romë. Dhe që nga ajo kohe tokat e ilirëve ranë nën sundimin e Romës. Ky është ai fati ynë tragjik që ne ishim të robëruar nën Romak. Pra F. Xharra pushtuesi i parë për Shqiptaret ishte Perandoria Romake 167 vjet para erës së re. Historianët përfundojnë që ky pushtim i Romakëve ishte fatal për paraardhësit tonë që do të vazhdojë me mileniume e deri më sot. Romakët ishin pagan. Ata në fillim e luftuan edhe krishterimin. Mirëpo më pas Romakët për nevojat e veta në vitin 311 (Perandori Galeri) shpalli ediktin për tolerimin e krishterimit. Ndërsa me 313 Perandori Konstatini, e shpalli ediktin për njohjen e krishterimit duke bërë organizim të fortë nga bashkësia shpirtërore fuqi politike. Ky perandor bëri hapin vendimtar për të deformuar  historikisht krishterimin nga origjinali. Në shek. e katër Sinodet përcaktuan doktrinat dhe dogmat. Në vitin 325 në Nikej u përcaktua kryqi si simbol i fesë, u zgjodh bibla zyrtare. Dhe më pas ndalohej dhe sulmohej rreptë çdo interpretim jashtë këtij interpretim dogmatik-Romak.

Paraardhësit tanë ilirët nën robërinë e Perandorëve Romak tani të krishterizuar me dhunë, as që kanë pas gjasë të ngritën, të arsimohen e të formojnë gjuhën dhe kulturën e tyre. Ky ishte realiteti ynë nën sundimin Romak tani i krishterë. Më vonë vetë Roma u nda në vitin 395 në dy perandori, të Lindjes (Bizanti) dhe të perëndimit Romës. Provincat shqiptaret ranë nën ndikimin Bizantin ku prapë vazhdojë robëria. Pyesim F. Xharren ku e  patë e lirinë e shqiptarëve deri në këta shekuj?

 

Vijon

 

Pjesa e dytë

 

Në vitin 609 hordhitë sllave shkretuan vise të tëra të Bizantin. Në fillim të shekullit VII perandori Herakli lejoj vendosjen e dy fiseve të mëdha sllave të kroatëve dhe të serbëve. Bërthamën e vendeve serbe e përbënte krahina e Rashkës në veri të Novi Pazarit të sotëm. Pas përfundimit të dyndjeve në shekujt VI-VII përbërja e trevave të Ballkanit pësoi ndryshime të ndjeshme. A po e sheh F. Xharra pushtuesi i parë Roma – tani Bizanti, na sjelli armiqtë të ri sllavet në tokat tona të cilëve më pas historikisht kemi me ia pa të keqen, vazhdimisht deri në ditët tona. Ku e pa progresin ti  F.Xh. deri në këtë periudhë të errët tis?

 

Me fuqizimin e shtetit Bullgar sidomos gjatë sundimit të Carve, Simeon e Samule në mesjetë shek. VII dhe VIII tokat ku jetonin shqiptarët quheshin Albania-Arbëria, u shoqëruan me depërtimin e grupeve sllave përkatësisht Bullgare që u vendosën kryesisht në vendet e prekura që më parë nga sllavet.

Në shekullin e IX  ne ishim tani të robëruar nën sundimin Bullgar nga sundimtaret Simeoni dhe më vonë Samueli (976-1014), kryeqendër e pushtueseve ishte Ohri.

A e ke të qartë F. Xharra, ne ishim të robëruar edhe në këtë periudhë kohore. Ky është pushtuesi i satë Fahri? (Roma, Bizanti, Bullgari) I treti pra.. Ku e pa ti lirinë që mbete pas nga shokët? Kur i ra hije e zezë, guri i rëndë në vetëdijen tonë siç citon ti në shkrimet tuaja. Shokët, fqinjët tanë kryesor që në histori ishin lakmitar dhe pushtues të paraardhësve tanë na lanë në errësirë, na vunë gurin e rëndë që vazhdon edhe sot.

 

Në shekullin e X, perandoria Bizantine me qëllim që të krishtëronte sllavët pagan dhe ti përdorte në luftë kundër arabëve dhe iranianëve myslimanë, e më vonë edhe kundër Kishës Perëndimore Romake, nëpërmjet misionit të vet, Qirli dhe Metodi, a) krijoj një gjuhë kishtare ”sllave” dhe b) kishën “sllave”, e cila rriste aftësinë asimiluese të sllave ndaj elementit vendës (shqiptareve A.M.) dhe vendosja e gjuhës greke si gjuhë kishtare e Kishës Ortodokse.[1]

Siç konstatojnë shumica e historianëve, vendosja si gjuhë kishtare e gjuhës sllave dhe greke i dha asaj anësi dhe përcaktueshmëri të dukshme etnike, ose siç shprehen me terma më bashkëkohor e bëri kishën, kishë kombëtare greke, përkatësisht serbe sepse, lidhej drejtpërdrejtë me një element thelbësor të përkatësisë etnike, me gjuhën.[2]

Në qershor të vitit 1014 Perandori Bizantin, Bazili II, i shkaktojë disfatë të rëndë ushtrisë Bullgare. Bizantinët rivendosen pushtetin e tyre në Bizant.

Burime të vërteta të rralla greke bizantine të shekullit VII-XII i kanë cilësuar banorët e Epirit si Ilirë ose “barbarofon” pra që flasin gjuhë të huaj. Nga ai moment filloi të përdorët termi Arbnesh- Arbanitai.

Arbëri, u bë bërthama e trojeve shqiptare Lezha, Dibër, Ohri, Vlorë përmes rrugës strategjike Egnatia.

Lufta dhe rivaliteti midis Romakëve Katolike dhe Bizantino-Ortodokseve (greko-sllav) vazhdoi.

Në vitin 1054, u bë edhe ndarja e kishës në Romano-Katolike. dhe Bizantino-Ortodokse.

Në këtë shekull XI, me ndarjen e krishterimit në dy kisha, në Kishën e Perëndimit  me Papën e Romës në krye dhe Kishën e Lindjes që e quajti vetën ortodokse me Patrikanën e Konstatinopojës në krye, filloi edhe ndarja e madhe ideore, fetare e politike e ilirëve me rrjedhoja dhe vijimësi deri në ditët e sotme te shqiptarët.[3] Ilirët, të cilët i mbetën besnikë Papatit, d.m.th. ithtarët  e Kishës Katolike Shqiptare, veten e quanin gjithnjë e më shpesh albanë, kurse ata që i mbetën besnikë Patrikanës së Konstatinopojës, e cila, si gjuhë kishtare e përdorte “greqishten” e “sllavishten”, vazhduan ta quanin vetën ilirë e më vonë grekë e sllavë[4]

Në këtë kohë hapësira gjeografike iliro shqiptare më tepër ra nën ndikimin e kishës Bizantino-Ortodokse.. Por asnjëherë në interes të ndonjë nacionaliteti apo kombi. Aq më pakë në interes të kombit shqiptar.

Ku e pa progresin deri në këtë periudhë Fahri Xharra? Kush na la pas nga shokët?

 

Më vonë perandori Bizantin Aleks I Komneni (1081-1118) i kontrollonte kryengritjet në trevat bizantine. Nga ai çast kundër territoreve të Bizantit filluan sulmet e pa ndërprera të normanëve dhe të kryqtarëve perëndimor. Kjo dinamik e re në marrëdhëniet Lindje – Perëndim i vendosi trevat shqiptare në qendër të ngjarjeve. Rruga e vjetër  Mbretërore Egnatia ishte ura ideale që bënte të mundur avancimin e ushtrive pushtuese drejt Konstatinopojës. Për rrjedhojë trevat shqiptare u bën vend i përplasjeve të mëdha ushtarake, kulturore e fetare që ndikuan për së tepërmi në zhvillimin historik të tyre.

A ishim të lirë ne shqiptaret F. Xharra? Shokët na lanë pas?

Kush na la pas këtu Aziatiku a?  Jo, na lanë pas dy perandorit: Perëndimore Romake Katolike dhe Perandoria e Lindjes Bizantine Ortodokse (greko-sllave).

 

Ndonëse mbetej gjithnjë provincë Bizantine, Shqipëria i humbi lidhjet e drejtpërdrejta me perandorin pas dyndjeve e kolonizimit sllav në Ballkan. Shtrirja në këto treva të shtetit serb të Stefan Nemanjës në çerekun e fundit të shekullit XII solli aty element serb që erdhën dhe ju shtuan grupeve tjera sllave të kohëve të kolonizimit të parë (shek. VI-VII)

 

Ballafaqimi i perandorisë Bizantine me Normanet e Italisë dhe me kryqëzatat në shek XI-XII nxorën në planë të parë rolin e shqiptarëve dhe të tokave të shqiptarëve që u ndodhën në qendër të këtij ballafaqimi. Qëndrimi i shqiptarëve përcaktoi dukshëm zhvillimin e fushatave ushtarake. Bizantinët u përpoqën të mbanin në anën e vet fisnikërinë shqiptare, duke e joshur atë me privilegje e tituj deri edhe në ofiqe të lakmueshme në ushtrinë dhe administratën Bizantine. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek XI në burimet historike përmendën familje fisnike shqiptare si, Skurra, Arianiti, Muzaka, Topia, Mekesha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona që mbanin tituj të lartë Bizantinë.

 

Në vitin 1272 u bë bashkimi i Arbërit me mbretërinë e Sicilisë nën sovranitetin e mbreti Karli I, Anzhuin. Në këtë kohë u bë një farë shkëputje nga Bizanti dhe filloi ekspansioni sllav në trevat shqiptare. Anzhuinët kënaqin në thelb dy kërkesa themelore të shqiptarëve. Kërkesën për një angazhim të anzhuinëve në marrëdhëniet e ndera të shqiptarëve me fuqitë tjera, kryesisht Bizantit e Sllavët.

Anzhuinët nuk e mbajtën përkrahjen e premtuar, ishte demagogji. Sepse princërit shqiptar ishin përjashtuar nga çdo instancë e “Mbretërisë së Arbërit” të gjitha postet i kishin Franko-Italet. Anzhuinët më përpara mbajtën aleancë me sllavët.

 

Me thyerjen e Anzhuinëve Perandori Bizantin e rivendos edhe njëherë autoritetin e vet në trojet shqiptare. Në atë kohë mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur një mësymje në gjithë vijën Mat-Ohër. Madje me 1296 ai mundi ta pushtoj edhe Durrësin. Në vitin 1299 perandori Bizantin Androniku II ia njoh mbretit serb Uroshi II territoret e pushtuara të Durrësit.

Princit shqiptar në kundër mbrojtje njohën për kryezot princin Filip të Torentit, djalin e mbretit Karl II anzhuin i cili mori titullin zot i mbretërisë së Arbërit. Shqiptarët prapë u tradhtuan sepse Anzhuinët kishin aleancë me serbët. A po kupton gjë F. Xharra nga kjo lojë e vazhdueshme e pushtueseve sa Romak sa Bizantinë, sa Sllavë. Kush na la mbas nga shokët? Vetë shokët. A munde ti numërosh pushtuesit?

 

Në anën tjetër tensioni midis pushtetit Bizantin dhe Aristokracisë shqiptare vendore doli në pah gjatë luftës civile në Bizant (1321-1328), që shpërtheu pas ardhjes në pushtet të perandorit Androniku III Paleolog (1321-1341), i cili përdori fushata ushtarake për të nënshtruar shqiptarët e Ohrit, Devollit, Epirit, Thesalisë i cili i shtypi me ashpërsi flakët e kryengritjes. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valën e parë të madhe të eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike u detyruan ti lënë pronat dhe të vendosën në Peloponez të tjerat në Itali. Ah shokë, ah shokë, sa na latë prapa. Ku po sheh progres F. Xharra deri këtë periudhë?

 

Për ta pasur më të qartë se kush e shkatërrojë Ilirinë po e citojmë studiuesin, publicistin, diplomatin Abdi Baleta i cili ne nje shkrim te tij në faqen elktronike te `Rimekembjes`` sjell burime te saketa nga Prifti katolik francez Zhan-Klod Faveirial  që e ka shkruar: “Historia e Shqipërisë” në vitet  1884-1889. Ky prift katolik paska shërbyer për 50 vite në Stamboll, Selanik e Manastir. Kjo histori e Shqipërisë, nga të para që janë shkruar, kishte mbetur dorëshkrim derisa e zbuloi studiuesi i pasionuar i problemeve shqiptare Robert Elsi dhe e botoi në origjinal, frëngjisht, Shtëpia Botuese “Dukagjini” në Pejë para një viti.

Prifti katolik francez ka shkruar në parathënie: “Nuk është pa dobi të vëmë gjithashtu në dukje se pikësynimi i grindjes teologjike, të dhunshme e shekullore midis Romës e Bizantit, ka qenë Iliria. Në Bizant dhe rrallëherë gjetkë bëheshin grindje teologjike, por këto bëheshin për të shtënë në dorë Ilirinë dhe Ohrin, metropolin e saj,  për të cilin ka pasur gati gjithmonë grindje. Kujdesi parësor i Bizantit, që mbeti zotërues i Ohrit, nuk ishte që të linte Ilirët të krijonin shtet më vete si gjetkë, por të bizantinizonin atë që kishte romanizuar Roma dhe të zëvendësonin së pari latinishten me greqishten, pastaj të zëvendësonin me greqishten edhe të folmet vendase që do të ktheheshin në zhargone sa më shumë përparonte e mbizotëronte gjuha zyrtare e pranuar”.

 

Që në verën e vitit 1336, në ujdi me perandorin bizantin Androniku III Paleologi, i cili në atë kohë drejtonte ekspeditën ndëshkimore në Shqipërinë e poshtme, mbreti serb Car Dushani, organizoi një fushatë të madhe në përfundim të së cilës pushtoi viset qendrore midis Matit e Shkumbini.

Pushtimi serb u bë shkak për riorganizimin e krerëve shqiptarë. Këta iu drejtuan për aleancë mbretit Robert Anzhu të Napolit. Andre II Muzaka nënshkroi në Durrës aleancë me Robertin Anzhu. Kjo ia njihte të drejtën në prona Andreas. Andrea duhej të tregonte bindje dhe për këtë e dërgoj djalin peng në Napoli. Sa e dhimbshme dhe sa të pa besë “shokët miqtë” e Fahri Xharrës.

Një traktat të ngjashëm anzhunianët nënshkruan dy vjet më vonë, më 1338 edhe me kontin Tanush Topia të cilit i konfirmohen zotërimi i tokave midis Matit e Shkumbimit bashkë me dhënien e një shpërblimi vjetor prej 1000 grosh. Anzhuinët i merrnin me përkëdhelje princit shqiptarë por për interes të vetin.

Mobilizimi i princërve shqiptarë nuk qe në gjendje ti bëj ballë sulmeve të përsëritshme të serbëve. Car Dushani krijoj një perandori të madhe nga Danubi e përfundon në gjirin e Korintit dhe në detin Egje. Perandoria e Car Dushanit qe konkretizim i ambicieve pushtuese të klasës feudale serbe. Car Dushani shtypi keq shqiptarët me kanunin e vet. Shpalli sllavizmin dhe ortodoksizmin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve të besimeve të tjera. Dhuna shkonte deri në damkosjen me hekur të skuqur në fytyrë të atyre që nuk pranonin konvertimin në ortodoksë.[5]

Gjatë pushtimit mijëvjeçar Romako-Bizantino-Sllav,(grek,serb.bullgar) fisnikët shqiptarë ishin të përçarë dhe të lidhur me pushtuesit e ndryshëm. Në shekujt X-XV dalloheshin për besnikëri dhe shërbime ndaj sundimtarëve bizantinë veçanërisht familjet të tilla si, Arianitët, Muzakajt, Topiajt, familja Engjëlli, Princat e Arbërit. Etj Me bullgarët kishin krijua lidhje të veçanta rivalë të bizantinëve si Gjon Vladimiri, Gjon Krisli etj. Nga fundi i shekullit XIV, me gjithë luftërat e mëparshme kundër Car  Dushanit, me serbët kishin filluar të krijojnë lidhje politike e familjare edhe Balshajt dhe në mënyrë të veçantë këto lidhje i kishin të hershme Kastriotët etj.[6]

Ky proces i sllavizmit, asimilimit u ndërpre në kushte të reja që u krijuan me shkatërrimin e shtetit serb e me mbërritjen e osmanëve në gjysmën e dytë të shek XIV. Në këtë kohë  si rivale e Perandorisë Bizantine dhe ortodoksisë në Lindje kishte filluar të fuqizohej Perandoria Osmane. Nga njëra anë, në Perandorinë Osmane, qysh para depërtimit të saj në Ballkan kishin filluar të bëjnë karrierë të lartë edhe shumë shqiptarë që shihnin aty një sistem më tolerant dhe etnikisht më pak të rrezikshëm se sa presioni asimilues roman-sllavo-greko-ortodoks-bizantin Pikërisht në këtë kohë vihet re aty një kthim i popullsisë në onomastikën (emërtimet) karakteristike shqiptare krahas dukurisë së re të marrjes së emrave osman.

Kështu në disa familje  të njohura për rezistencën ndaj pushtueseve serbo sllav (Shpatajt, Zenebishët etj) kishte filluar madje edhe konvertimi fetar kur Perandoria Osmane ende nuk kishte arritur pranë trevave shqiptare.[7]

 

 

Pjesa e tretë

 

Mbasi jemi në diskursin e islamit ndër trojet shqiptarë duhet sqaruar se islami ishte i pranishëm në trojet tona shumë kohë më parë, para ardhjes së osmanëve në Ballkan.

Në shekullin e 11-të, Normanët pushtuan Sicilinë dhe është domethënës fakti se ata në sajë të arritjeve të civilizimit mysliman  atje, stabilizuan një raport bashkëpunimi me myslimanët  i cili zgjati deri në shekullin e 12-të. Shumë myslimanë të ditur u bënë pjesë e administratës normane, përfshirë edhe ushtrinë e cila pati në gjirin e saj luftëtarë myslimanë.  Si pasojë e fushatave normane në tokat shqiptare nën Bizantin më 1081-shin edhe gjatë shekullit të 12-të, pjesëtarë të shumtë myslimanë të kësaj ushtrie, arabë, berberë, sicilianë u vendosën në trevat shqiptare së bashku me familjet e tyre. Kjo shihet në  vendimet e Peshkopit të Ohrit në vitin 1220 në të cilin thuhet : “ Grupet minoritare (fetare), duke përfshirë çifutet e myslimanët, duhet të kenë liri të kufizuar… Vendet e kultit të tyre nuk duhen toleruar jashtë vendbanimeve te tyre[8]

Ky vendim të lë të kuptosh se myslimanët tashmë në këto troje përbënin një komunitet minoritar.

Përveç kësaj, ardhjet e myslimanëve në trojet tona kanë qenë e të organizuara edhe mbi baza të arsyeve të ndryshme, për faktin se, trojet tona ndodheshin në kryqëzimin e rrugëve tregtare i cili përbënte trajektoren më të shkurtër për të lidhur tregjet  aziatike e perse, me pjesën perëndimore të kontinentit evropian. Duhet prekur këtu edhe fakti se përreth nesh civilizimi islam kishte arritur majat në qendra të mëdha si Damasku, Bagdadi, Kajro, Kordova, Toledo, e shumë qendra të fuqishme ekonomike, politike e ushtarake myslimane që në të njëjtën kohë ishin edhe qendra të mëdha dijeje. Kështu që, udhëtimet e shumta të tregtarëve myslimanë në brigjet perëndimore të tokave shqiptare, që në atë kohë ishin nën sundimin e Bizantit, kishin stabilizuar një realitet islam në rrethana minoritare. Ajo çka duhet sjellë në vëmendje, në ndryshim nga teza e gabuar se Islami erdhi në Shqipëri nga Lindja, është edhe fakti se qytetërimi islam si dhe myslimanët e parë erdhën në Ballkan dhe në trojet tona  nëpërmjet Andaluzisë  dhe Sicilisë myslimane, pra nga Perëndimi.[9]

Shpesh shtrohet pyetja se si erdhën otomanet në Ballkan. Është dëshmuar shkencërisht që rivaliteti për dominim i dy Perandorive: Bizantine Ortodokse dhe Romako Katolike kundra njëra tjetrës e ka bërë të nevojshme që të gjenden aleat për të forcuar pozitat e veta. Shumë perandor ortodoks kanë kërkuar ndihmë së pari prej dinastisë së selgjukëve (mysliman) të cilët i janë përgjigjur pozitivisht Aleks Komenit[10] dhe më pas edhe shumë princ kanë kërkuar ndihmë nga osmanlinjtë. Sidomos pas dobësimit të perandorisë së Stefan Deçanit. Pra perandoria osmane erdhi në Ballkan si pasojë e luftërave dhe antagonizmit të dy perandorive, të dy kishave antagoniste Romake dhe Bizantine. Në këtë kontekst, pas dobësimi të perandorisë së Stefan Deçanit filluan gradualisht të formohen edhe principatat shqiptare të cilat edhe këto ishin në luftë për dominim në mes veti.

Konfliktet e principatave shqiptare dhe e krerëve të tyre për ruajtjen e sundimit, kishin bërë që uniteti dhe konsensusi i përbashkët për të ndërtuar një njësi administrative siç ishte shteti,  të ishte i pamundur. Prandaj, kur bëhet fjalë për ardhjen e osmanëve në trojet tona, së pari duhet sqaruar realiteti në të cilin gjendej identiteti i shqiptarit. Me një përçarje të tillë, pa një strukturë të organizuar shtetërore, pa mbrojtje të unifikuar si dhe pa një kulturë të organizimit të vendit si pasojë e pushtimeve shekullore, Arbanoni ishte në pritje të shpëtimtarit të radhës i cili do të përbënte nga njëra anë elementin homogjenizues, por edhe do të duhej të mbronte identitetin shqiptar nga presioni i asimilues etno-kulturor që vinte nga të gjitha anët. Prezenca e parë e osmanëve në trojet tona shënohet në vitin 1385 në një ngjarje “të harruar” historike të cilën rrallë ose fare e gjejmë në botimet të kësaj natyre për këtë periudhë. Në vitin 1385 ekspeditat ushtarake osmane u ftuan që të vinin në trojet tona nga feudali shqiptar Karl Topia  për ta ndihmuar atë[11] sepse nga njëra anë i trembej synimeve të Venedikut për t’i shtënë në dorë zotërimet që kishte, dhe nga ana tjetër që të mbrohej nga presioni i vazhdueshëm i Balshajve të serbizuar tashmë nën ortodoksi. Në këtë kontekst dhe në dritën historike të ngjarjeve, feudalët shqiptarë ishin të gatshëm që për hir të ruajtjes së identitetit të sapo ndërtuar pas mbarimit të gjenocidit të Car Dushanit, të bashkëpunonin me osmanët për të ruajtur integritetin territorial. Ndërsa interesi i osmanëve ishte përtej Adriatikut, ata synonin Romën dhe më pas Venedikun. Kështu që  ardhja e tyre në Shqipëri me ftesë të Principatës së Karl Topisë, u shkonte për shtat për të ndërtuar një bazament infrastrukturor në Ballkan i cili do të lehtësonte zgjerimin dhe për këtë atyre u duhej të ndiqnin një politikë të një prezence jo agresive ndaj shqiptarëve.[12]  Studiuesi Redi Shehu me të drejtë shtron pyetjen thelbësore që lind për të gjithë studiuesit e historisë është se: A kishte një marrëveshje politiko-ushtarake mes osmanëve dhe principatës së Karl Topisë, ku njëra palë do të përfitonte mbrojtje nga një superfuqi dhe pala tjetër do të kishte lehtësira gjeostrategjike? A konsiderohet me gjuhën e sotme, akti i Karl Topisë, një akt nacionalist?  

Faktet tregojnë që princi Karl Topia kërkojë ndihmë nga Perandoria Osmane, konkretisht nga Sulltan Murati i I, i cili i dërgoj 40.000 luftëtarë jeniçer në ndihmë Karl Topisë kundër Gjergj Ballshës së II, i cili u vra në këtë luftë gjatë arratisjes në betejën Savro-së pranë lumit Vjosë me 18 shtator 1385.[13]

Nga siç tregojnë faktet Osmanet kanë qenë të ftuar me ftesë në Ballkan. Sikur se sot forcat e NATO-s. kundër serbëve. Edhe atëherë Osmanët kundër sllavëve ortodoks serb ku bënin pjesë edhe Ballshajt. Me ardhjen e Osmanëve në ndihmë të trupave të princit Karl Topia, filloj edhe një aleancë e re, një miqësi e re e cila pati ndikim në të ardhmen që tani më dihet - Ardhja e Perandorisë Osmane në trojet shqiptare, që u vulos në luftën vendimtare me 28 qershor 1389 ku përfundimisht u shkatërruan shteti serb. Kosova në këtë kohë ishte nën sundimin e princave serb: pjesa lindore e Kosovës me Novobërdën si qendër ishte nën sundimin e Llazar Hrebellanoviçit, pjesa tjetër e Kosovës me qendër Prishtina ishte nën sundim të Vuk Brankoviqit, ndërsa Epiri ishte nën sundim të Toma Preluboviçit. Kjo është pika të cilën duhet ta kemi gjithmonë parasysh, sepse, kur kanë ardhur Osmanët në Ballkan, nuk ka pasur një shtet shqiptar, ose mbretëri shqiptare, të cilën ata ta kenë prishur, por ka pasur popull shqiptar që ka qenë i pushtuar prej serbëve dhe në një proces të thelluar asimilimi fetar e kolonizimi etnik.[14] Nga këto fakte del që perandoria osmane mposhti armiqtë e shqiptarëve, sllavët. Ku dihet se shqiptarët vetë ishin të robëruar me shekuj nga ana e fisnikërisë serbe. Kështu që bie teza që Perandoria Osmane i pushtojë shqiptarët nga fakti se vetë ne, nuk ishim zotërues të tokave tona. (Kujto Romakët që robëruan mbretin Gent, Bizantin, dyndjet e para sllave shek VI –VII, Bullgaret shek. IX, Serbet, shekullin XII e XIII nën Stefan Uroshin e Car Dushanin e deri te Vuk Brankoviqi). Ja këta ishin shokët F. Xharra që na lanë mbrapa nga vetë ata. Pra pushtues i parë nuk janë osmanët siç ju doni ta mashtroni opinionin ku thua, citati: “Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët, dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona”.

 

Pyesim Fahri Xharrën ku doje ti lëje 15 shekuj robëri, hije e zezë, gurë i rëndë mbi supet e shqiptarisë?

 

Me ardhjen e Perandorisë Osmane në Ballkan dhe shkatërrimit të sundimit serb u ndërpre procesi i sllavizmit të shqiptarëve. Në këtë kohë filloi kalimi i hershëm në islam i shqiptarëve. Por, para se gjithash ka qenë i motivuar si ikje nga autoriteti i dhunshëm i Kishës Ortodokse serbe dhe asaj Greke. Perandoria Osmane ishte shumë tolerante ndaj çështjes fetare ajo kurrë nuk e ka përdorur dhunën për konvertim fetar. Përkundrazi Mehmeti II i dha pushtet Kishës ortodokse si mbrojtëse e defakto e të krishterëve. Pra Kisha ishte shtet brenda shtetit dhe i vetmi organ për tu përballuar me pushtetin qendror. Pra, nuk janë të vërteta thëniet e F. Xharrës pothuajse në të gjitha shkrimet e tij që Otomanët na islamizuan me dhunë. Po citojë vetëm një shkencëtar perëndimorë që e demanton këtë tezë të F. Xharrë e ky është Tomas Arnold i cili thotë: “Është e mjerueshme ajo që autorë të ndryshëm  flasin që shqiptarët janë detyruar të ndërrojnë fenë me presione të dhunës e haraçeve të paligjshme. Për këtë shpesh përdorin shprehje të përsëritura (tautologjike)...”[15]

Të njëjtën gjë e thotë edhe Aristidh Kola në veprën e tij “Arvanitët” të vitit 1985 ku pohon se nuk ka ekzistuar absolutisht asnjë rast kthim feje me dhunë nga ana e osmanëve.

Ndërsa historiani Vladislav Skariç për shqiptarët thotë: “Kalimi në fenë islame nuk ka qenë i shpejtë. Osmanët qenë tolerant në pikëpamje fetare dhe rrallë i kanë detyruar të krishterët për të kaluar në fenë islame. Të krishterët e kanë ndërruar fenë vullnetarisht.[16]

Nën këtë diskurs shkencëtari Milazim Krasniqi shprehet: Është e qartë se autoriteti aq i madh i kishës greke e më vonë edhe të asaj serbe, mbetej me fuqi gllabëruese ndaj shqiptarëve, prandaj kalimi i tyre në Islam ishte më shumë ikje nga ajo politikës gllabëruese se sa si pasojë e ndonjë politike konvertuese të osmanëve. Po qe se do të kishin osmanët politika koherente të konvertimit fetar të të sunduarve,  ato do t’u drejtoheshin edhe popujve të tjerë e jo vetëm shqiptarëve. E vërteta është se ata shqiptarë që ngelën nën ombrellën e Kishës Ortodokse serbe, me kohë u asimiluan në serbë.

Për  të diskutuar për Perandorinë Osmane mund të flitet shumë si për Reformat e Tanzimatit, lindjen e nacionalizmit modern shqiptar, politikat e xhonturqve, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Shpalljen e Pavarësisë etj. Por për shkak të zgjerimit të temës nuk e shoh të arsyeshme të zgjerohem. Qëllimi ishte të demaskohet F. Xharra i cili me shkrimet e tij është përpjekur ta fsheh historinë e errët 1500 vjeçare të Romako-Bizantino-Greko-Sllavë (Serbo Bullgar). Deri këtu mund ta përmbylli këtë diskurs me fjalët e prof. Milazim Krasniqi, i cili thotë: “Përfundimisht, mund të konstatojmë se shqiptarët hynë në shekullin XIV nën Perandorinë Osmane si një popull i pushtuar, i defaktorizuar, në një proces të asimilimit etnik e fetar nga serbët, ndërsa në fillim të shekullit XX, kur dolën prej Perandorisë Osmane, ishin një komb i konsoliduar, që ishte i aftë të luftojë për shtetin e vet kombëtar, në një rrethim ballkanik dhe evropian shumë armiqësor.[17]

Duke lexuar shkrimet e F.Xh. fare lehtë kuptohet urrejtja e tij e akumuluar kundër islamit ndër shqiptar. Në shumë shkrime të tij F.Xh. përdorë terme dhe gabime të qëllimshme terminologjike. Duke e përdorur termin nacional turk për perandorin osmane në një kohë kur identitetet nacionale shfaqen në  popujt e Ballkani pikërisht me rënien e perandorive gjatë shek. XVIII. Në Këtë kontekst do të citojmë disa citate të F. Xharrës ku ai i përdorë këto gabime terminologjike të qëllimshme dhe të pa vërteta, ku sulmohet dhe atakohet islami ndër shqiptar duke e përdorur si instrument otomanizmin dhe turkun. Kështu F.Xh. në shkrimin e tij “Kush janë shkijet dhe përse Serbia duhet të heshtë” ndër të tjera futë islamofobi me këtë shprehje: “Dëshira dhe instinkti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse në një moment historik, gjatë kohës së ‘çlirimtareve’ otoman, popullata jonë, ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet ose të islamizohet, ‘turqizohet’, që kinse të shpëtoj nga sllavizimi (f.m.). Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve: “Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…  Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman dhe më vonë gjatë shekujve i të dyve. Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në mysliman-turk. Metodat ishin nga më të ndryshmet, nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë. Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë, te sllavët me Cara dhe Krala, te turqit me vezirë, pashallarë e Sadri Azema.

`Pra siç pohova dhe më sipër, me ardhjen e turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit, në shkije e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit, në myslimanë e vonë turq. Ky është një vrojtim për shqiptarët e viseve të cekura më lartë”. 

Pra, të gjitha këtyre tezave dhe gabimeve terminologjike Fahriu i bënë me qëllim që të përhap islamofobi dhe konfuzion tek popullata dhe lexuesit e ndryshëm. Për ndryshe pa vlefshmin e këtyre intrigave të F. Xharrës i keni në këtë punim të cilat edhe i kemi shpjeguar më lartë nga historianë të vendit dhe të huaj.

Pjesa e katër

Po ashtu në një artikull tjetër në faqen, www.Lajme.gen.al,  F. Xharra  ngatërron, shpifë dhe fshehë me qëllim pushtuesit e parë duke thënë: “Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona”…  Edhe për këtë citat intrigë të F. Xharrës kemi dhënë shpjegime më lartë në këtë punim se nuk qëndron dhe se është pasojë e urrejtjes së tij ndaj Islamit.

Për të sulmuar islamin ndër shqiptar F. Xharra hedh tezen e tij se armiqtë e kombit shqiptarë janë: trekëndëshi anti shqiptarë, Beograd-Athinë-Ankara

Ta barazosh Ankaranë me Beogradin dhe Athinë është shpifja më e madhe që mund të behët. Dihet botërisht që aleati më i fortë i shqiptareve në Ballkan është Ankara. Këtë e dëshmojnë nga ekspertet deri te njerëzit e thjesht. Por vetëm Fahri Xharra nuk dëshiron ta shoh këtë në gjendje prej errësirës së urrejtjes.

Ankara është mike e Shqiptareve. Kjo është dëshmuar me vepra. Ankaraja është mike e SHBA-së. SHBA është mike e Shqiptareve, që në fund të fundit i lidhin interesat strategjike afat gjata kundër pansllavizmit në rritje. Kjo është gjeopolitika globale.

Ta barazosh Ankaranë me Beogradin dhe Athinën, kjo do të thotë; mos me e njohtë gjeoplotiken rajonale dhe globale. Për ta demantuar këtë tezë të F. Xharrës do të citojmë

Kolonel Hajro Limaj, ish atasheu ushtarak i Shqipërisë në Ankara, i cili me një intervistë të dhënë gazetarit Leonard Vizi, ndër të tjerat deklaron: Turqia bllokoi planin grek për kufirin në Vjosë. Turqia, aleat i vërtetë strategjik në krizën e viteve ‘96-’97,Divizionit II i këmbësorisë në Janinë lëvizi drejt kufirit Shqiptar. Tansu Çiler deklaroi: Nuk do bëjmë sehir Protestave me flamuj grekë, në Sarandë e rrethina, krijuan premisat deri në ndërhyrje ushtarake të Greqisë në Shqipëri për të realizuar idenë e Epirit të Veriut

Duke e elaboruar intervistën gazetari Leonard Vizi shkruan; në dhjetor 1994 Shqipëria u përfaqësua në republikën e Turqisë për herë të parë me një atashe ushtarak, të cilin e emëroi direkt presidenti i Republikës z. Berisha. Nëse në periudhën e viteve 1990-2000 do ta analizojmë sipas ngjarjeve kronologjike, marrëdhëniet e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë mund t’i ndajmë në tre kapituj

1-Turqia ishte shteti i vetëm i NATO-s që u angazhua plotësisht prej fillimit të vitit 1993 në ristrukturimin e forcave të Shqipërisë sipas standardeve të NATO-s dhe që arsimoi, kualifikoi dhe trajnoi një sërë nxënësish, studentësh dhe ushtarakësh të të gjitha niveleve në shkollat e saj. 

2-Sipas statistikave Turqia është shteti që ka kontribuar më shumë për ta integruar Shqipërinë në NATO duke investuar për stërvitjen dhe modernizimin e Forcave të Armatosura 60 milion dollarë deri në vitin 2000, shifër e cila në fund të korrikut 2012 i kaloi 120 milion dollarët. Në Turqi nga viti 1992 janë arsimuar e kualifikuar 1000 nxënës, studentë dhe kuadro të lartë ushtarakë. Kjo shifër në korrik të 2012 ka shkuar në 1647 vetë. Koha e studimit është nga 1-11 vjet pa ndërprerje.

3-Gjatë viteve 1993-2000 janë kuruar në spitalin qendror ushtarak në Ankara, falas, 400 ushtarakë, e cila në fund të korrikut 2012 mbërriti në 1000 vetë. 

Ndër të tjera kolonel Limaj, për ngjarjet e vitit 1997 thotë: Media botërore, edhe ajo turke fliste për një plan të ndarjes së Shqipërisë duke  treguar në hartë lumin e Vjosës si ndarje midis Greqisë dhe në një të ardhme të mundshmet e Serbisë. (Pra del në skenë plani i vjetër i armiqve të shqiptarëve: serbo-grekë me platformën e Naçertanies së Garashaninit, dhe Megaloideja greke për Vorio Epirin. A po kupton F. Xharra kush janë armiqtë. Ankara nuk është në këtë trekëndësh tëndin të shpifur A.M).

Kolonel Limaj thotë: -Lëvizja e reparteve e n/reparteve të Divizionit II të këmbësorisë në Janinë drejt kufirit tonë dhe rritja e protestave me flamuj grekë, veçanërisht në Sarandë e rrethinat e saj, krijuan premisat deri në ndërhyrje ushtarake të Greqisë në Shqipëri për të realizuar idenë e Epirit të Veriut. Në këto rrethana si përfaqësues ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Turqi rrita intensivisht kontaktet e niveleve më të larta veçanërisht me shefin e shtatmadhorisë gjeneral armate Ismail Karadaj dhe ministrin e mbrojtjes së Turqisë. Të gjitha të dhënat informative vërtetonin se rreziku ushtarak i Greqisë ishte imediat. Shqipëria nuk kishte më forcë politike dhe ushtarake t’i kundërvihej qëndrimit agresiv të Greqisë. Shtetet e tjera heshtnin. Turqia përpara këtij rreziku në datën 17 mars 1997 nëpërmjet kryeministres se saj Tansu Çiler deklaroi botërisht:  “Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve territoriale të Shqipërisë dhe zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të krizës qeveria turke ka intensifikuar veprimtarinë e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe në organizma të tjera ndërkombëtare. Turqia është gati të zërë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt, që do të hartohet për këtë qëllim. Gabimi që u bë me Bosnjën nuk duhet të përsëritet në Shqipëri. Në këtë kuadër, Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik dhe ekonomik, ashtu edhe në atë ushtarak”.  Pra, Ankaraja është mike e fortë e Shqiptarëve. Këtë e vërtetojnë edhe politikanët e zyrtar si të Shqipërisë dhe të Kosovës. Për kontributin e Ankarasë dhenë për pavarësisë e Kosovës nuk do të ndalem të shpjegojmë se çdo kush e di këtë kontribut. Por dëshirojë të theksojë deklaratën e gjeneral komandantit të forcave të armatosura të Turqisë z.Ismet Yilmaz ; që kohë më pare ishte në Prishtinë, në të cilën bëri të qartë që shteti i Kosovës duhet ti ketë të gjitha institucionet shtetërore që i kanë edhe shtetet tjera, duke i dhënë përkrahje që FSK-ja të kalojë në ushtri të rregullt. Ky është qëndrimi i Ankarasë. Pra edhe njëherë nuk qëndron pallavra e F.Xharrës, që Ankaraja është rrezik i kombit shqiptarë. Por e kundërta, mike dhe aleate e shqiptarëve.

Duke i lexuar dhe analizuar te gjitha shkrimet e F.Xharrës, fare lehtë mund të vëresh urrejtjen dhe islamofobin që dëshiron ta përhapë në opinionin e gjerë. Në këtë diskurs Fahriu, për të shprehur turpin-marrën që i vije që shqiptarët janë 96% myslimanë, në shumë shkrime të tij e përsërit këtë shprehje-citat: “Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-mysliman dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë të lehtë”. Por, çfarë u mendua kur na quajtën myslimanë të lehtë”? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje. Do të përmend disa nga faktet që neve na bëjnë “myslimanë të lehtë” e të njihemi dhe të pranohemi si evropianë të civilizuar”. Këtë shprehje - citat F.Xharra e përdorë në disa shkrime të tijë kundër islamit ndër shqiptarë siç janë në: “Boll mo se na mbytët”!, “Pse shqiptarët wahhabi”,  “Tradita myslimane dhe shqiptarët "myslimanë", “Ç’është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona? Etj.

Fahri Xharra nën vazhdën e sulmeve kundër islamit përpiqet të ironizojë dhe të tallet me islamin duke sajuar tregime boshe për islamin. Kështu në shkrimin e tij “ Feja dhe shamia, jo në shkollat e Kosovës ndër të tjera thotë: Ç’ më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshët, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar”? Merreni me mend deri në ç’farë shkalle mund të shkojë F.Xh. duke shpifur për islamin e njëkohësisht ta dezinformojë opinionin e gjerë. Ky citat i F.Xh. nuk ka të bëjë aspak me mësimet islame të cilat, që para 1434 vejte kanë bërë të qartë për Universin pa qendër dhe kanë dhënë sinjale se nuk qëndron teza mesjetare e krishterë;  “toka si qendër e Universit”. Përkundrazi mësimet islame e kanë zëvendësuar botën egocentrike në atë heliocentrike, mësime, të cilat i ka pranuar edhe shkenca bashkëkohore. Për të dëshmuar mësimet islame për heliocentrizëm po shkëpusim vetëm një ajet nga Kur’ani i Madhërishëm lidhur me këtë fenomen: Ai është që krijoi natën e ditën, diellin e hënën dhe secili prej tyre noton në orbitë.[18] A po e sheh F.Xh. Islami nuk merret me njerëz shpifsë si ju e me “teza” të bullicës. Islami është fe e diturisë, e nxite intelektin për mos të pranuar të vërteta të gatshme dhe shpifjeve dashakeqëse siq bëni ju. Ja dy ajete nga Kurani që e nxisin intelektin, vëzhgimin, meditimin:

“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt”. [19]

    “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?”[20]

Ndërsa sa i përket teorisë së evolucionit, jo vetëm se është gabim por është edhe kundër njerëzimit, është antishkencore dhe i orienton njerëzit të mohojnë Krijuesin.

Sipas Lordit Sally Zuckerman, i cili është një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më të respektuar në Angli, evolucioni është një dogmë antishkencore.

Atëherë cila është arsyeja që i bën gjithë këta shkencëtar dhe juve të jenë të lidhur me kaq kokëfortësi me këtë dogmë?

Përgjigjja e vetme është frika e braktisjes së teorisë së evolucionit, pasi kjo do të thotë të pranojmë që njeriu është krijuar nga Zoti!

Në vitin 1955, puna e dy shkencëtarëve James Watson dhe Francis Crick, mbi ADN-në hapi faqe të re në biologji. Molekula e quajtur ADN, gjë gjendet në bërthamën e çdo 100 trilion qelizave të trupit tonë, përbën të gjithë informacionin strukturor të trupit të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi, që nga pamja e jashtme deri në strukturën e organeve të brendshme është i regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi.

Të gjitha informacionet për qenien e gjallë ruhen në molekulën e ADN-së. Vetëm kjo metodë kaq efikase e ruajtjes së informacionit është një provë e mjaftueshme për faktin se jeta nuk erdhi në ekzistencë rastësisht, por është e krijuar në një mënyrë të mrekullueshme nga Krijuesi i Plotfuqishëm.

Edhe ligji i dytë i Termodinamikës e hedh poshtë evolucionin. Ky ligj njihet me emrin "ligji i Entropisë". Entropia është shkalla e çrregullimit në një sistem fizik.

Ligji i Entropisë tregon se i gjithë universi shkon në mënyrë të pashmangshme drejt shkatërrimit! Vërtetësia e Ligjit të Dytë të Termodinamikës është vërtetuar teorikisht dhe me eksperiment. Albert Anjshtajni, shkencëtari më i madh i kohës sonë ka thënë se ky është "ligj primar i gjithë shkencës". Artur Edington, gjithashtu i referohet këtij ligji si "ligj suprem metafizik i gjithë universit".[21]

Pjesa e pestë

Duke i lexuar dhe analizuar shkrimet e F.Xharrës fare lehtë mund të kuptosh mos durimin dhe mos respektin e Fahriut që e ka ndaj islamit ndër shqiptarë. Në këtë kontekst, kur  besimtarët mysliman kërkuan të drejtën e tyre për mbrojtjen e vajzave myslimane për mos diskrimin dhe mos përjashtim nga shkolla vetëm sepse e mbajnë obligimin fetar Fahriu siç e ka zakon si një anti mysliman e bën një shkrim me titull “ Feja dhe shamia, jo në shkollat e Kosovës”. Edhe në këtë punim Fahriu shfrynë urrejtjen e vete ndaj islamit ndër shqiptar me këto shprehje: Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimin e të rinjve me një të pa ardhme. Çdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa. ..Ç’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar?....  Një nga të mbeturat më të shëmtuara të botës së vjetër është pa dyshim ferexheja që mbulon gruan myslimane.

Për të vazhduar sulmin ndaj islamit dhe çdo gjëje islami Fahriu prapë e sulmon mbulesen islame në një artikull në ina.online.net, duke e cituar ndërhyrjen që paska bërë mbreti Zog për ndalimin e saj. Ja çka thotë Fahriu për mbretin: “Çka bëri perëndimore?  Shqipëria e kohës së tij ishte ende “turke” (  ne jemi sot e lëre më atë kohë) . Populli frymonte më këngët turke të përkthyera shqip, këndoheshin këngët e mahmudies , këndoheshin mashallahat ,inshallahat e allaturkat . ( Të njëjta këndohen edhe sot) .Gratë tona me ferexhe e perçe  dhe  vetëm të përcjellura nga meshkujt guxonin të dilnin jashtë shtëpisë. ( E njëjta gjë po tentohet edhe sot, e s`ka burrë politikani që për interes të kombit t`i thotë jo). Atmosferë aziatike në zemër të Evropës”

Duke u krenuar për komunizmin në Shqipëri ndër të tjera thotë: Ç`ka bën komunistët në Shqipëri :,e ndaluan fenë. Ndërsa për ti kritikuar politikanet në të dyja shtetet Shqipëri e Kosovë që nuk po e ndalojnë fenë shtron pyetjen: Çka po bëjnë sot demokratët në të dy shtet shqiptare? Asgjë ,me të cilën kishin për t`u lavdëruar.  Mendoj që nuk do koment më tepër për të konstatuar islamofobin e F.Xharrës!

Gjithashtu në artikullin e tij “Boll mo! Se na mbytët! Në një citat të mbarimit të këtij punimi  Fahriu prap shpifë dhe përhapë dezinformat dhe islamofobi në të cilën thotë: .. Në Kosovë bartja e shamisë u imponohet vajzave të reja, qoftë nga familja, qoftë nga bashkëfetarët.  Duke mos e cituar asnjë rast të tillë.

Lidhur me mbulesën F.Xh., ka publikuar disa punime dhe të gjitha nën kontekstin negativ, anti mysliman.  Këta artikuj janë : “ Feja dhe shamia, jo në shkollat e Kosovës”, Boll mo! Se na mbytet!” “ Traditat myslimane dhe shqiptarët “myslimanë” etj.

Në vazhdën e shpifje ndaj islamit ndër shqiptar, është edhe shpifja në emisionin dokumentar për historinë e qytetit të Gjakovës, në TVSH autor Agron Bala, me titull: “ Qyteti me emër të përgjakur” ku prezantimin historik e kishte bërë F.Xharra, si mik Agron Balas. Për këtë prezantim e kam kritikuar edhe Agron Bala, se pse e ka zgjedhë një njëri jo kompetent për të prezantuar historinë e Gjakovës. Duke e ditur që Gjakova ka shumë dr. të historisë të cilët do të prezantonin atë me objektivitet. I gjithë dokumentari ka qenë i prezantuar në mënyrë jo të drejtë dhe jo shkencore. Ka qenë i motivuar me ndjenja anti-islamike. Duke prezantuar historinë e Gjakovës ai me qëllim i shmangej fakteve fillestare që Gjakova ishte një qytet tipik islamik i ndërtuar nga shqiptarët vendas. Por shpifja dhe ironia më e madhe ishte kur tha se: ferexheja në Gjakovë u imponua nga serbi në vitin 1912.

Prej margaritarëve të shpifjeve dhe intrigave të F.Xharrës është edhe kjo anomali të cilën ia atribuon mbretit Zog.:  Ndoshta nuk është e tepërt të theksohet dhe ndërhyrja e tij në mënyrën e të falurit në xhami  Ai e futi në jetë ; faljen në këmbë.  Falje shqiptare,. Zogu nuk e ndaloi predikimin e fesë,por së paku ndikoi në të mirë që rrymat ekstremiste mos të marrin hov në Shqipëri.  Merreni me mend as gjërat elementare të namazit nuk i njeh F.Xharra. Falje shqiptare, hajde “muhalife” hajde. Qëndrimi në këmbë “kijam” dhe leximi i Kur’anit në këtë pozitë është pjesë obligative e fesë të cilën e praktikojnë të gjithë myslimanët e botës duke filluar që nga i dërguari i Zotit të Madhërishëm, Muhamedi a.s. Pse injoranca nuk ka brina e vërtetova te Fahri Xharra. Vetëm njeriu gjysmë i ditur ka guxim ti qaset asaj për të cilën nuk ka njohuri. Këtë nuk e bënë as budallai sepse tek ai s’ka rëndësi dituria. Për të parë se sa guximtar është gjysmë i dituri Fahri, mund ta vëreni edhe në shkrimet e tija ku ai merr guximin e nje “teologu mysliman”e shkruan për hixhabin, selafizmin, vehabizmin, traditat islame etj. Dhe jo për treguar në mënyrë shkencore mësimet e këtyre koncepteve islame, apo ndonjë studim por, të gjitha nën kontekstin negativ për ta sulmuar islamin ndër shqiptar qëllim të cilën e ka ai. Kështu duke mos qenë fare kompetent në rolin e “teologut mysliman” publikon këto shkrime siç janë: Boll mo! se na mbytët!”  “Pse shqiptarët wahhabi”?, “Tradita myslimane dhe shqiptarët "myslimanë", “Feja dhe shamia, jo në shkollat e Kosovës”, “Ç’është salafizmi dhe pse salafizmi në tokat tona?” etj.

Pjesa e gjashtë

Nën vazhdën e përhapjes së islamofobisë, F.Xh. në shkrimin e tij “Feja dhe shamia, jo në shkollat e Kosovës”, e bënë shpifjen e rradhes duke thënë se ndër shqiptar ka tensione  ndërfetare, citati: Duhet të vëmë në rendë të pare kombin. Pra se jemi shqiptarë dhe të punohet shumë në uljen e tensioneve ndërfetare tek shqiptarët.  Për çfarë tensione e keni fjalën? Të gjithë besimtaret nga cila do fe qofshin e dinë të respektojnë vlerat e njëri tjetrit dhe e dinë fortë mirë rëndësinë e tolerancës fetare. Përkundrazi tensione fetare dhe acarime jeni duke mbjell ju dhe soji i juaj, duke u marrë me çështje të ndejshme fetare për të cilat nuk keni fare njohuri e aq më pak kompetent.

Se sa është i guximshëm F.Xh., mund ta vëreni edhe në shkrimin e tij tejet ofendues ndaj akademik Rexhep Qosjes; ‘Rexhep Qosja, ky kacagjel nihilist”  ku ndër të tjera thotë: “Të nihilosh margaritarët e kombit, Kadarenë, Nënën Terezë, Skënderbeun, të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli, nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të Qosjes. Kush je ti Rexhep Qosja? “Letërsia shqipe me të vërtetë nuk ka shumë tragjedi të shkruara”, por ka aktorë të tragjedisë kombëtare që nuk dinë të veprojnë ndryshe, pos me shkrimet e tyre”.  Merreni me mend një inxhinier i rrobaqepësisë e ofendon shumë rëndë një akademik. E quan akademikun idiot, antikombëtar. S’ka koment. Kjo është kultura e F.Xharrës.

Margaritar i radhës së F.Xharrës, është ndjenja e tij raciste të cilën na e shpalos me shkrimin e tij “ Një duet, një zë,” në të cilën bënë thirrje aluduese për braktisjen e islamit ndër shqiptarë, citati: “Sot, ndër shqiptarë Perëndimi dhe jeta Perëndimore është çështja e arratisjes përfundimtare nga Lindja dhe çështje e ngjitjes në varganin e botës së përparua në atë botë që quhet Perëndim”.  Edhe lindja edhe perëndimi i kanë të mirat dhe të këqijat e saj. Shqiptarët duhet të jenë si bleta që nektarin ta marrin kudo që ta gjejnë. Lindja e ka anën shpirtërore. Perëndimi e ka anën materiale. Shoqëria njerëzore nuk mund të ndahet në ne dhe ata. E ardhmja e shoqërisë njerëzore nuk është nga perëndim, globalizimi por vetëm nga Universalizimi. Idetë raciste nuk do të kenë vend në shoqërinë universale.

Për karakterin e tij vardisët dhe servil dëshmon edhe shkrimi i tij me titull: “ Një bisedë me Zonjen Europë” ku Fahri Xharra gati se nuk shkrihet apo gati sa nuk doli mendsh nga kjo bisedë. Kështu gjatë bisedës me zonjën Evropë ku merrnin pjesë edhe bijat e saj, njëra nga bijat i paska pas thanë Fahriut citati” Njëra nga të bijat e Evropës ma bëri me dije se e kemi Kalin e Trojës brenda. Pra, vetë Fahriu në rolin e Evropës dhe të bijave të saj, e jep përgjigjen që e kemi kalin e Trojës nga brenda që do të thotë islamin ndër shqiptarë. Në kuptimin; si rrezik i kombit shqiptar. Po pse more Fahri nuk i tha Evropës gjatë bisedës që shumë bija të saj e kanë lënë pas Shqipërinë nga shokët, i kanë vendos gur të rënd, e kanë lënë në errësirë. Pse nuk ia përmende Romën, Bizantin, Serbinë, Bullgarin, Grekun etj. Pse nuk ia the troç kush e shkatërroi Ilirinë?

Gjatë bisedës me zonjë Evropë edhe pse Evropa nuk kishte asgjë speciale ti thoshte Fahrisë, ai i lutje asaj (Evropës), “... e doja një thënie troç nga ana e asaj dhe mendoja në vete:”Na thuaj troç, çka po të mundon, për çka s,po të pëlqejmë? Fatkeqësia më e madhe kur nuk thuhet e vërteta. Thuaje haptas, se ke mjaft fuqi. Mos m’a thuaj vetëm me gjuhën e trupit. E ne, të themi botërisht që edhe ne jemi pjesë e luftës kudër rrezikut të përbashkët që i kanoset perëndimit. Nuk jemi na ata, të atillë si po na paraqesin”,  që do të thotë; vetë Fahriun e mundon kompleksi i inferioritetit që jemi mysliman, e këtë përpiqet të ia mbështet Evropës, që ajo (Evropa) ti thotë atij;  që s’po na pëlqeni që jeni mysliman. Dhe ky tash botërisht vullnetar pa ia kërkuar askush  rreshtohet kundër rrezikut të përbashkët që i kanoset perëndimit nga myslimanët. Ai nuk lodhët fortë për terrorizmin. Sepse, e dinë vetë që Evropa i ka kapacitetet për tu mbrojtur nga ky rrezik. Por tani duhet shfrytëzuar rastin në këtë mishmash e ta godasim islamin në përgjithësi. Ky është qëllimi i Fahri Xharrës në bazë të pikëpamjeve të veta të paraqitura nëpërmjet shkrimeve të tij.

Vetë Evropa si koncept i bashkimit të të gjitha shteteve dhe kombeve Evropiane është ende në fazën e ndërtimit të saj. Duhet përkujtuar që vetë Evropa ishte e ndarë në dy pjesë gjerë në vitin 1989. Në Lindje nga Rusia dhe në Perëndim nga NATO.

Bashkimi Evropian nuk është bashkim në baza religjioni siç përpiqet ta bëjë vazhdimisht Fahriu. Bazë e bashkimit evropian është laicizmi. Të gjitha religjionet janë të lira të praktikohen dhe nuk ka kurrfarë diskriminimi në këtë aspekt. Çështja e kombit dhe çështja e religjionit do të jetë pikëpamje në vetëdijen e popujve dhe të individëve. Bashkimi Evropian do të merr shumë të drejta nga sovraniteti i shteteve. Në radhë të parë do të ketë politikë Evropiane, ekonomi me standarde Evropiane, monedhë të përbashkët, politika të përbashkëta fiskale ku popujt do të paguajnë taksa për federatën Evropiane, të drejta të njeriut me standarde Evropiane, mbrojtje ushtarake Evropiane etj. Procesi i integrimit të Evropës nuk po shihet me interes nga disa shtete të saja, sidomos nga Anglezet, Irlandezet, Holandezet etj. Ne shqiptaret të gjithë i kemi thënë po bashkimit Evropian. Por e vetmja gjë që duhet të kërkojmë kishte me qenë mirë që në radhë të parë të integrohemi si: bashkim i kombit shqiptar dhe trojeve shqiptare, dhe më pas në Bashkimin Evropian.

Prej mendimeve të gabuara dhe të pa pranueshme që po dëshiron të na imponoj F.XH., është edhe mendimi tij i ç’shtjelluar që Shqipëria ka stof katolik. Ketë mendim ai bënë në shkrimin e tij:”Skënderbeu nuk është personazh mitik, por historik, Z. Oliver Jens Schmitt” ku ndër të tjera thotë: Shqipëria ka stof katolik europiano-perëndimor e shprehur më së miri në figurat me famë botërore si Gjergj Kastrioti (i cili jo me kot u quajt atlet i Krishtit sepse për 25 vjet ndaloi përparimin e hordhive turke drejt perëndimi) dhe murgeshës katolike Gonxhe Bojaxhiu-Nenë Terezës (e cila u shndërruar në nënë e paqes, e mirësisë, e humanizmit për botën mbarë) dhe jo oriental dhe bizantin sikurse janë serbët. Patjetër që nuk u shkon për shtat serbëve identiteti katolik europian i shqiptarëve qe është ura lidhëse vertikale e Shqipërisë me Evropën Perëndimore e cila nuk u ndërpre asnjëherë, sepse ky stof katolik i shqiptarëve dhe kontributi i tyre për kulturën e përbashkët evropiane me shpatë para 5 shekujsh me humanizëm në epokën moderne iu bën teorinë e tyre të pa besueshme dhe banale.

 Së pari, prapë po më duhet të ju them: që ju nuk jeni fare kompetentë të gjykoni se çfarë stofi ka Shqipëria. Në aspektin historik prejardhja e krishterimit nuk është evropiane-perëndimore siç thua ti. Por, para se gjithash burimin e ka nga orienti. Pra, nga Lindja nga e cila ti dëshiron të arratisesh. Historikisht Evropianet kanë përparuar që nga ndarja e Kishës Katolike nga punët e Shtetit. Pse ka ndodhur kjo është temë e gjerë që ne nuk kemi kohë të merremi me te. Sepse, kemi dhënë fakte të mjaftueshme në këtë temë kush ishin fqinjët tanë Roman Katolik dhe Bizantin Sllavo Ortodoks. Historiografia shqiptare e cila na është mësuar neve ka qenë e bazuar në ideologjinë komuniste të Partisë Komuniste Shqiptare e ndikuar nga Partia Komuniste Jugosllave dhe Ruse. Në krye të institutit të historisë ka qenë drejtor “i përjetshëm” një vllah, joshqiptar, Stefanaq Pollo, dhe në krye të Akademisë së Shkencave të RPSSH, një hebre, Aleks Buda.  Vlenë të theksoje nga 8 anëtaret e redaktimit të  “Historisë së Shqipërisë” gjashtë prej tyre ishin ortodoks. Këmbëngulja e historianëve shqiptarë enverist se “pushtimi osman” e ndërpreu zhvillimin e Shqipërisë në rrugën e qytetërimit evropian, se ishte sistem “barbar”, i “egër” etj., nuk mund të shpjegohet dhe të dal nga “parimet e analizës klasore”, “të marksizmit” etj. Por  kjo këmbëngulje bëhet e kuptueshme dhe logjikisht koherente në qoftë se parimi themelor mbi të cilin është shkruar historiografia enveriste ka qenë pikëpamja e pansllavizmit rus dhe nacionalizmit serb e grek të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX se Perandoria Osmane  është armiku kryesor i popujve sllav-ortodoks, është burim i të gjitha të këqijave, ndalimit të përparimit të tyre drejt jugut dhe tokave shqiptare, dhe glorifikimi i periudhës së lulëzimit të Perandorisë Bizantine nga nacionalizmi grek i cili synonte ta ripërtërijë dhe ta trashëgojë atë.

Stefanaq Pollo, shef “i përjetshëm” i institutit të Historisë, redaktor përgjegjës i ekipit të historianëve që e kanë shkruar “Historinë e Shqipërisë” shpjegon se, një nga skemat themelore mbi të cilën është  shkruar kjo histori ka qenë projektim i të sotmes në të kaluarën” Kjo do të thotë se shumica e ngjarjeve të së kaluarës janë projektim i Luftës antifashiste “nacionalçlirimtare” e cila politikisht ishte në bashkëpunim me sllavet dhe popujt e Ballkanit kundër “armikut të përbashkët” jashtë ballkanik italian gjerman, se shumica e heronjve shqiptarë të së kaluarës janë projektim i “ kryeherojt të sotëm “Enver Hoxha; se shumica e organizatave dhe rrymave politike të së kaluarës janë projektim të Partisë Komuniste Shqiptare[22]. Historia e vërtetë shqiptare do të bëhet atëherë kur atë do ta shkruajnë historian shkencor te nacionalizmit të pastër shqiptar.

Bazat e nacionalizimit të kombit shqiptar janë të ndërtuar në lidhjen shqiptare të Prizrenit të gjithë klerik dhe patriot myslimanë. Kleri mysliman, në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për ruajtjen e identitetit kombëtar ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar. Në rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve, padyshim gjen edhe ata, klerikët e nderuar të besimit mysliman, prania e të cilëve është e pashmangshme. Që nga eruditi Hoxha Tahsini, e më tej Daut Efendi Borici, Ymer Prizreni etj, (në Lidhjen e Prizrenit), Hafiz Ibrahim Shkupi (në Kongresin e Manastirit), me Vehbi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin (në shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe ngritjen e flamurit), Hafiz Ali Korçën dhe Ismail Efendi Ndroqin (në Kongresin e Durrësit më 1918), Mutesim Këlliçin (në Kongresin e vitit 1920), Hafiz Ibrahim Dalliun në Tiranë, etj.  Dihet tashmë se nga 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë 27 ishin myslimanë dhe më shumë se 2/3 e delegatëve të nëntorit të dytë ishin myslimanë.[23] Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, klerikët myslimanë së bashku me ata të besimeve të tjera fetare, radhiteshin mes personaliteteve politike e shoqërore dhe krah përpjekjeve të lëvizjes kombëtare. Haxhi Vehbi Dibra, ishte ai i cili firmosi aktin e pavarësisë dhe dha fetvanë për flamurin me shqiponjën dy krenare dhe më pas u bë kryetari i parë i Pleqërisë (Kuvendit apo Senatit) shqiptare, u emërua nga qeveria e Vlorës si kryemyfti i Shqipërisë, pra kreu i myslimanëve shqiptarë. Në periudhën e post pavarësisë, mësimi i gjuhës shqipe ishte një çështje tashmë e rëndësishme për të gjithë patriotët shqiptarë. Shqiptarëve u mungonte shkrimi, abetarja, shkolla, shtypi, libri, jeta dhe vetëdija në gjuhën amtare. Pikërisht kjo është arsyeja pse protagonistëve të mendimit kombëtar shqiptar u takoi detyra të ishin poetë dhe “profetë”. Pushka apo pena? – kjo do të mbetet një prej pikëpyetjeve për shumë jubile të shtetit shqiptar. Hafiz Ali Korça (1873-1957), drejtor arsimi, publicist, shkrimtar e poet, i përket atij brezi ideologësh e organizatorësh, që me veprimtarinë e tyre i bënë një shërbim të denjë çështjes së zgjimit dhe bashkimit kombëtar, çështjes së fesë e përparimit të kombit. Por persekutimi komunist nuk i kurseu as këta figura të larta. Duke parë burgosjet, ndëshkimet, persekutimet e atij regjimi shkatërrues kupton se diktatura komuniste nuk fali askënd por luftoi gjithkënd, kulturën e besimin, për të cilën përbënte rrezik. Patriotët myslimanë me mbiemra të njohur, Toptani, Ndroqi, Qosja, Llagami, Karapici, Hidi, Elezi, Fortuzi, Këlliçi, Petrela, Stërmasi, Maçi, Bakiu, Tafaj, Hallulli, Harasani, Dauti, Myderrizi, Duka, Vathi, Bogdani, Sauku, Bali, Jahja, Kruja, Disha, Kafexhiu, Pazari, Vogli, Mema, Bodinaku, Xhepa, Kasa, Çela, Golemi, Neziri, Zëmblaku, Kazazi, Shkodra, Derhemi, Elbasani, Korça, Kraja, Podgorica, Ulqinaku, Boriçi, Myftia, Hoxha, Vokopola, Sharofi, Bushati, Alia, Bakalli, Kaduku, Selami, Tahsini, Vogli, Moglica, Dalliu, Kaduku, Karbunara, Gjilani, Ndroqi, Teqja, Vrioni, Dibra, Kraja, Estrefi, Tabaku, Kelmendi, Gjata, Prishtina, Dashi, Hastopalli, Bekteshi, Biçaku, Hyseni, Mullahi, Domnori, Ibrahimi, Dërguti, Aliu, Doraci, Reka, Varoshi, Vuci, Këlliçi, Osja, Kadiu, Bala, Ajazi, Voka, Rustemi, Bushati, Koçi, Najdeni, Bodini, Dhëmbo, Çoba, Gashi, Ahmeti, Langu, Boriçi, Muka, Gavoçi, Buharaja, Mullaj, Bakalli, Naipi, Prizreni,[24] e plot të tjerë, vunë jetët e tyre seriozisht në rrezik përballë mërisë së injorancës dhe armikut, për hir të ardhmes së kombit të tyre, kombit tonë. Duhesh ta kuptosh që në të gjitha periudhat më të vështira të popullit shqiptarë e edhe kjo lufta e fundit me serbët në vitin 1998-1999 ishte barrë e shqiptarëve të cilët 96% janë mysliman. Edhe kryekomandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij patriotike ishte familje me ndjena të larta në besimi islam.

Shqipëria sot në pikëpamje fetare mbasi po të intereson ty, deshëm apo s’deshëm ka stof islam, ortodoks, katolik. Krenohemi me identitetin tonë kombëtar e fetar. Kemi qenë Evropian të shtypur, sot jemi Evropian të lirë. Evropa po bashkohet nën parimin e të drejtave njerëzore, kombëtare e fetare. Evropa vetë është e shumëllojshme dhe pa kurrfarë problemi e pranon diversitetin fetar. E  nisëm këtë punim për të treguar që robëria e ilirëve – shqiptareve nuk filloi në shekullin e XIV me ardhjen e otomanëve në Ballkan nga pushtuesi i parë turku siç thotë Fahri Xharra i cili, dëshiron të fshehë historinë më të errët 1500 vjeçare të shqiptarëve nën Romak, Bizantin dhe Sllavë.

Vetëm njerëzit me urrejtje patologjike nuk mund ta pranojnë diversitetin fetar. E njëri nga këta jeni ju Fahri Xharra.

Referencat

  1. 1.      Libri i shenjt, Kurani
  2. 2.      Grup autorësh, Historia e Popullit Shqiptar, Akademia  Shkencave te Shqipërisë, Tiranë 2002.
  3. 3.      Hysamedin, Feraj. Skicë e mendimit politik shqiptar, LOGOS –A, Shkup 1999.
  4. 4.      Shehu, Redi. Neo-otomanizmi nën dritën e otomanizmit historik
  5. 5.      Bogadani, A.K. Historia e Shqiptarëve, nga ilirët e lashtë, në erën e islamit, New York 2000.
  6. 6.      Krasniqi, Milazim. Rrjedhat e sundimit osman ndër shqiptarë në prizmin e pluralizmit kritik, Botuar, facebook dt, 13.012013.
  7. 7.      Iljazi, Ali. E vërteta e krijimit dhe evolucioni,
  8. 8.      Lika, Ferit. Burrat që na lanë trashëgim Atdheun,
  9. 9.      Shpuza, Gazmend. 1908-1912 Mes Osmanëve dhe Ballkanasve,

10.  Sadiku, Fatlum. Osmanofobia, Turkofobia e Islamofobia, zëri islam. com



[1] Feraj Hysamedin, Sskicë e mendimit politik shqiptar, LOGOS –A, Shkup 1999, f.40

[2] Po aty, f. 40-41

[3] Po aty, f. 41

[4] Po aty, f. 41; bazuar sipas Rizaj Skender”Shqiptarët dhe serbët në Kosovë” botim I “Zëri I Rinisë”, Prishtinë,1999f.11

[5] Po aty, f. 42;  bazuar në Stojan Novakovic,”Zakonik Stefana Dusana”, Beograd, 1848. Neni 10:”Dhe në qoftë se ndodhë që ndonjë heretik (besimtar jo ortodoks H.F.) të jetoj mes pravosllavëve, të damkoset me hekur të skuqur në fytyrë dhe të përzihet, dhe në qoftë se gjendet dikush që i jep strehim, edhe ai të damkoset”. Neni 9: Në qoftë se gjendet ndonjë heretik, i cili do të jetë i martuar me ortodokse, mundet në qoftë se dëshiron të pagëzohet në pravosllavë; në qoftë se nuk pranon, t’i merren gruaja e fëmijët dhe pjesa e shtëpisë e ai të dëbohet.

[6] Po aty, f. 43

[7] Po aty, f. 44

[8] Redi Shehu, Neo-otomanizmi nën dritën e otomanizmit historik

[9] Po aty,

[10] A.K.Bogadani, “Historia e Shqiptarëve, nga ilirët e lashtë, në erën e islamit” Botuar në New York Mars/Prill 2000, f.6

[11] Shehu Redi; Neo-otomanizmi nën dritën e otomanizmit historik

[12] Shehu Redi; Neo-otomanizmi nën dritën e otomanizmit historik

[13] A.K.Bogadani, “Historia e Shqiptarëve, nga ilirët e lashtë, në erën e islamit” Botuar në New York Mars/Prill 2000,

[14] Milazim Krasniqi; “Rrjedhat e sundimit osman ndër shqiptarë në prizmin e pluralizmit kritk” Botuar, facebook dt, 13.012013.

[15] Arnold, W.Thomas, “The praching of islam” – A history of the propogation of Muslim Faith”, Bot. Constable Company Ltd, Londër, 1913, Farlati vell. Fq 31

[16] Vladislav Sakriç,Knjiga o Ballkanu II, Beograd  1937, f.134-142

[17] Milazim Krasniqi; “Rrjedhat e sundimit osman ndër shqiptarë në prizmin e pluralizmit kritk” Botuar, facebook dt, 13.012013.

[18] Kuran, Enbija,:33

[19] Kuran, Ali Imran, 190

[20] Kuran, Fusilet, 53.

[21] Prim.Dr sc.med Ali Iljazi “E vërteta e krijimit dhe evolucioni”

[22] Feraj Hysamedin, vep. cit., f. 334

[23] Ferit Lika, Burrat që na lanë trashëgim Atdheun,

[24] Po aty,

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme