Apel publik z. George Soros: Me Edi Ramën ju po ilustroni «Mein Kampf» të Hitlerit

Por z. Soros, Hitleri ka thënë dhe shumë gjëra të tjera dhe një nga gjërat më interesante që ka thënë Hitleri në librin e vet «Mein Kampf» është se ai në fillimet e karrierës së vet politike armiqësinë e gjermanëve për hebrejtë e gjente të pamjaftueshme, më tepër një resntiment tradicional, si ai që ekzistonte në gjithë Europën. Kjo nuk ishte ajo lloj armiqësíe që do të donte Hitleri të kishin gjermanët për hebrejtë, një armiqësi racionale, e ftohtë, që do t’ i bënte ata t’ i shkatërronin hebrejtë. Dhe vërtet, edhe një historian prohebre si Paul Johnson në librin e vet «Kohët moderne» thotë se gjermanët deri me hyrjen e Hitlerit në politikë nuk ishin ndër popujt që shquheshin për antisemitizëm, pra për urrejtje ndaj hebrejve. Paul Johnson thotë se kryeqyteti intelektual i antisemitizmit ishte Parisi, ndërsa vendi i masakrave kundër hebrejve ishte Rusia. Ajo që bëri Hitleri ishte se u kultivoi gjermanëve, popullit më të arsimuar të botës, një armiqësi racionale kundër hebrejve, mbi bazën e resentimentit antihebre të tyre. Ky aspekt i nazizmit deri më sot nuk është analizuar fare. Si mundi Hitleri, duke përdorur si expedient vetëm oratorinë e vet spekulative, që brenda 12 vitesh (1920-1932) ta bënte popullin më të arsimuar dhe më flegmatik të botës, që t’ i jepte shumësinë e votave njeriut që u paraqitej gjermanëve me tezën kryesore se të këqijat e gjermanëve vinin nga konspiracioni hebre kundër kombit gjerman? Kjo pyetje kërkon ende një përgjigje në rast se nuk duam që përgjigjia e saj të jetë e anasjellta e të keqes me bazë biologjike që nazistët u atriubonin hebrejve dhe që në këtë rast u atribuohet gjermanëve. Sekreti i Hitlerit në bindjen që u kultivoi gjermanëve mbi vërtetësinë e teorisë së tij ishte tek aftësia e tij për ta shitur si të vërtetë teorinë e vet të konspiracionit hebre për dominimin e gjermanëve, duke sjellë të dhëna të shumta, të cilat ai i paraqiste si prova të vërtetësisë së teorisë së tij. Nuk ka dyshim për atë që teoria e Hitlerit e konspiracionit të hebraizmit ndërkombëtar kundër kombit gjerman ishte e rreme. Por kjo nuk do të thotë se hebrej të veçantë të fuqishëm, financierë dhe intelektualë, me prirje ekstremiste, nuk e kishin idenë e dominimit. Në rast se nuk do të ekzistonin këta njerëz, Hitleri nuk do të kishte gjetur dot provat minimale për t’ iu krijuar gjermanëve idenë e rreme të konspiracionit hebre kundër kombit gjerman. Këta hebrej ekstremistë janë bashkëfajtorë për ardhjen e Hitlerit në pushtet, po aq sa ç’ janë bashkëfajtorë për Holokaustin ata hebrej në kampet naziste të shfarosjes, të cilët bashkëpunuan me nazistët, duke u dalë para hebrejve të deportuar që vinin ne trena dhe duke i mashtruar për atë që i priste dhe duke u thënë se do të bënin dizinfektim në sallat e mëdha që në fakt ishin dhomat e gazit ku i priste vdekja. Shumë prej këtyre hebrejve bashkëpunëtorë të nazistëve janë dënuar në Izrael pas Luftës së Dytë Botërore njëlloj si kriminelët nazistë. Ju z. Soros jeni një pasues i këtyre hebrejve ekstremistë dhe i këtyre hebrejve bashkëpunëtorë të nazistëve(ju vetë e keni pohuar se keni qenë një prej këtyre të dytëve kur babai juaj punoi bashkë me ju, me identitet fals, me dokumentet e një oficeri fashist hungarez, që punonte për konfiskimin e pronave të hebrejve dhe deportimin e tyre) . Në njëfarë mënyre ju mund të krenoheni z. Soros Kurrkush në 20 vitet e fundit z. Soros nuk ka kontribuar aq sa ju për potencimin e teorive të rreme të konspiracionit të hebraizmit ndërkombëtar për sundimin e njerëzimit, sipas Protokolleve të Zionit. Veprimtaria juaj në Shqipëri z. Soros është ilustrimi më i mirë i kësaj dhe Edi Rama është simboli i kësaj veprimtarie tuajës. Ju z. Soros pretendoni se angazhimi juaj në Shqipëri është filantropik, i painters, në sensin material, duke pasur sit ë vetmin interes që në Shqipëri të promovohen vlerat e “shoqërisë së hapur”. Unë z. Soros, nuk jam ndër ata që besoj në teorinë e konspiracionit e hebraizmit ndërkombëtar për të shfrytëzuar njerëzimin, por nuk jam as ndër ata që besoj se hebrejtë kanë një sens të zhvilluar të filantropisë ndaj johebrejve. Dhe kjo është e kuptueshme po të konsiderohen vuajtjet që ka pësuar popull hebre ndaj historisë. Ju në Shqipëri z. Soros, me strukturat tuaja mbështesni në mënyrë arbitrare persona të caktuar. Edi Rama është njeriu për të cilin ju z. Soros më së shumti keni investuar në Shqipëri që nga viti 1992, kur filloi të veprojë Fondacioni “Soros” në Shqipëri, që Edi Rama të rritet si një person publik dhe si një politikan. Edi Rama, z. Soros, është politikani shqiptar që ka bërë gjithçka që shqiptarëve t’ u krijohej bindja se ai është politikani shqiptar që ka mbështetjen e lobit çifut në Amerikë, i cili në mitologjinë politike jo vetëm shqiptare, ka reputacionin e të qenit dora e fshehtë që komandon botën. Edhe lobi hebreo-amerikan ka kërkuar që t’ ua bëjë të qartë shqiptarëve këtë gjë, si duke e ftuar Ramën në festën e vet, ashtu dhe me mënyra të tjera, si duke iu çuar ju në Shqipëri ta mbështesni publikisht Ramën z. Soros. Edi Rama, z. Soros, që në fushatën e vet të parë elektorale për bashkinë e Tiranës, në vitin 2000 bëri gjithçka që të krijonte tek shqiptarët përshtypjen se ai ishte njeriu i që kishte mbështetjen e lobit çifut në SHBA-të. Gjëja që ra më shumë në sy në këtë fushatë ishte sigurisht këshilltari elektoral i Edi Ramës, çifuti Irving Berkoviç, i cili paraqitej me një look që e bënte të kuptonte edhe shqiptarin më të fundit se ky njeri ishte një çifut. Dr. Berkoviç qëllimisht paraqitej me look-un e pjestarit të një sekti fundamentalist hebre, ashtu me atë mjekrën masive prej rabini dhe me beretën me simbole hebraike. Pikërisht, në 1 tetor 2000, ditën e zgjedhjeve, revista “Klan”, e cila atëhere mbështeste totalisht Edi Ramën, botoi një artikull të gjatë, të llojit profil dhe intervistë, me titull “Irving Berkoviç- hebreu që drejtoi fushatën e Edi Ramës”. Këtu Berkoviç thotë se në Shqipëri erdhi për herë të parë në vitin 1992 dhe se në vendin tonë “ka shërbyer edhe si një përfaqësues i interesave të lobit hebre”. (Revista “Klan”, 1 tetor 2000, f. 10) Po ky z. Berkoviç erdhi dhe në fushatën elektorale të Edi Ramës në vitin 2003. Kështu, z. Soros, për ne shqiptarët u bë e qartë se Edi Rama është pjesë e interesave hebreje në Shqipëri. Në këtë prononcim të vetin, Berkoviç thotë atë që e përsëriti shumë herë në atë kohë, se ai punonte falas për Edi Ramën. Unë z. Soros, nuk jam nga ata Që një çifut të bëjë falas një punë kaq të madhe për një njeri që nuk është çifut (gentile) kjo është një gjë që nuk e beson kush në këtë botë, duke filluar që nga Shekspiri, i cili tek “Tregëtari i Venedikut” ka përjetësuar stereotipin e çifutit me thikë në dorë, që sipas kontratës, kërkon që t’ i shkulë zemrën njeriut që nuk ka shlyer borxhin. Dhe z. Berkoviç e keni paguar ju z. Soros, për të punuar për Edi Ramën. Gjithashtu ju z. Soros, gjatë vizitës suaj në Shqipëri në nëtor 2005, në mënyrën tuaj na e bëtë të qartë ne shqiptarëve se njerëzit që ju mbështesni në Shqipëri janë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Arsyeja për të cilën ju z. Soros mbështesni individë të caktuar, për motive aspak transparente, është se ju ndiqni parimin e mbështetjes së kriptohebrejve. Ju z. Soros e dini mirë se në Shqipëri, në kohën e Imperisë Osmane erdhën çifutët sefarditë të dëbuar nga Spanja, të cilët i strehoi sulltani në territorin osman. Një pjesë e këtyre çifutëve u konvertuan në fenë islame dhe atë kristiane, por e ruajtën në kujtesë origjinën e tyre dhe mbetën, si të thuash kriptohebrej. Nga këta ka pasur jo pak në Shqipëri. Një nga vendet në Shqipëri ku ata qenë më së shumti të pranishëm qe Berati, nga ku e kanë origjinën Edi Rama dhe Erion Veliaj. Ju z. Soros keni angazhuar historianë për të zbuluar në arkiva këta kriptohebrej dhe për t’ u bërë “kthimin në identitet”, pot ë shprehem me një term të Edi Ramës. Kur strukturat tuaja, z. Soros, u bënë prezente në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, ato i mbështetën shumë pikërisht këta kriptohebrej. Mjaft të të provohej origjinën hebreje dhe bëheshe protege i juaji z. Soros. Këtë gjë bënë Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk është e vështirë z. Soros që të zbulohet që në fillim mbështetja juaj për Edi Ramën. Është ironike se në Fondacionin “Soros” në Shqipëri, që pretendon se një nga gjërat që kundërshton është tribalizmi, Edi Rama dhe vëllai i tij kanë qenë në poste drejtuese, Edi Rama si anëtar i bordit drejtues të Fondacionit «Soros», ndërsa vëllai i vet, Olsi Rama, ishte financier i këtij fondacioni dhe mbante arkën e tij. Pastaj, kur Edi Rama hyri në politikë, vijnë ato të tjerat që kam përmendur më lart. Ju z. Soros pretendoni se me Fondacionin “Soros” doni të influenconi në instalimin në Shqipëri të modelit të “Shoqërisë së Hapur”, siç është paraqitur në librin e ithtarit tuaj Karl Popper “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj” (1945). Ky libër, të cilin ju z. Soros e çmoni shumë, përmban në fakt një teori konflikti të ngjashme me atë të “Manifestit Komunist” të Marks-Engels dhe të “Mein Kampf” të Hitlerit. Ashtu si në “Manifestin Komunist” shoqëria paraqitet e ndarë në grupe në konflikt me njëri tjetrin, proletariati dhe borgjezia, mes të cilave zhvillohet lufta klasore, ndërsa në “Mein Kampf”, e ndarë në racën e lartë dhe në racën e ulët, mes të cilave zhvillohet lufta racore, edhe në vizionin e Popperit brenda së njëjtës shoqëri ka qendra të shoqërisë së hapur dhe të shoqërisë së mbyllur, mes të cilave zhvillohet po ashtu një luftë. Qendra dhe grupimi bartës i vlerave të shoqërisë së hapur lufton kundër qendrës dhe grupimit bartës të shoqërisë së mbyllur. Dhe derisa në mënyrë arbitrare një segment i shoqërisë mund të etiketohet si bartës i ideve të “shoqërisë së mbyllur”, atëhere kemi të bëjmë me një teori konflikti, të llogaritur për të nxitur konfliktin në shoqëri. Përse z. Soros, Fondacioni “Soros“ në Shqipëri, i cili në projektin e Piro Mishës “Libra për një Shoqëri të Hapur“ ka botuar shumë libra në shqip, nuk ka përkthyer dhe botuar librin që i ka dhënë titullin kolanë, pra librin e Karl Popper “Shoqëria e Hapur dhe armiqtë e saj“? Për të kuptuar thelbin konfliktual dhe destruktiv të teorisë së Popper, mjaft të shikosh teoritë tuaja, të frymëzuara prej saj, z. Soros, që ju e përcaktoni si “boom-faliment”, për ekonomitë, shtetet, kombet, ku në konceptin “faliment” përfshihen që nga krizat ekonomike të sajuara deri tek luftrat civile. Pikërisht një eksperiment të vënies së shoqërisë nën kontrollin e kriptohebrejve dhe të funksionimit të skemës ”boom-faliment” doni të bëni ju në Shqipëri z. Soros. Është sa e çuditshme aq edhe sinjifikuese z. Soros, që Edi Rama, njeriu mbi të cilin ju keni investuar më shumë në inteligjencën dhe politikën shqiptare, për të përcjellë modelin e “shoqërisë së hapur“, është njeriu që ka përcjellë filozofinë e konfliktit më tepër se kushdo me fjalë dhe veprime. Edi Rama është politikani shqiptar që ka retorikë militare dhe ka dalë në fushatë elektorale me veshje ushtarake, si Radovan Karaxhiq. Kjo tregon se qëllimi i angazhimit tuaj në Shqipëri z. Soros është shkallëzimi i konfliktit. Me Edi Ramën, z. Soros, ju po bëni në Shqipëri një eksperiment politik shumë dashakeq dhe që precedentin e ka në Gjermaninë e kohës së para-Luftës së Dytë Botërore. Në një moment dëshpërimi nacional Gjermania bëri gabimin që i dha pushtetin një piktori të çekuilibruar me shije sadomazokiste. Kjo zgjedhje u bë edhe që kur ai të qe larguar nga pushteti pasi të kishte bërë krime të tmerrshme, elita gjermane të shfajsohej duke thënë: Epo ai ishte një piktor i çekuilibruar që i ra në dorë pushteti. Hitleri ishte i përshtatshëm për këtë, pasi tek ai kombinoheshin njeriu i obseduar nga mitologjia teutone, që sipas modelit të “Valhalla”, tek tragjedia finale e shkatërrimit dhe zhdukjes të popullit gjerman, shikonte kuintesencën e celebrimit të heroizmit gjermanik, me piktorin e dështuar ekstravagant, që në këtë ndodhi shikonte përmbushjen e plotë të sensit të vet artistic dhe arritjen e vet më të madhe artistike. Kombinimi i këtyre me një personalitet të çekuilibruar, që e shikonte katastrofën si sadisfaksionin suprem sadomazokist, e bënin atë një përbindësh të shkatërrimit. Që nga rënia e Hitlerit asnjë vend nuk e ka bërë këtë eksperiment fatal, që të ngrejë në krye të politikës një piktor të çekuilibruar. Eksperimenti “Hitler“ po përsëritet në Shqipëri me vënien e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste. Nuk është ironi e vogël z. Soros që njeriu i zgjedhur nga ju dhe lobi hebre për t’ u mbështetur në Shqipëri është një piktor i çekuilibruar, çka e bën atë krejt të ngjashëm me Adolf Hitlerin, që bëri Holokaustin. Nuk mundet mos të konstatohet se zgjedhja e një njeriu si Edi Rama, me këto cilësi, është bërë për të njëjtën arsye që u përzgjodh Hitleri. Në të njëtën mënyrë kalkulojnë që të shfajsohen nesër ata që e mbështesin Edi Ramën sot. Edi Rama, në një sens të sigurt të ngjan me kolegun e vet i piktor dhe politikan, Hitlerin, duke qenë se ka po ato shije ekstravagante prej piktori, po atë çekuilibrim psikik, po atë sens aventurizmi. Ato qarqe ndërkombëtare që janë të interesuara për ta zhdukur Shqipërinë duke e shndrruar në një “Valhalla” të shkatërrimit dhe dhunës, e gjetën Edi Ramës si të përshtatshëm për ta drejtuar këtë proces, si një “zombi“ i Hitlerit. Për të rritur profilin politik të Edi Ramës z. Soros, ju me anë të njerzve tuaj të llojit Berkovic, e mësuat dhe e udhëhoqët atë, për të sugjestionuar turmat, me të njëjtat metoda vizuale si ato që përdorte Hitleri, me imazhin e një qyteti me rrugë të rregulluara (ky iluzion ka filluar që tani t’ i paguajë realitetit tributin e punimeve me cilësi të dobët për shkak të korrupsionit), pallate të reja (aq të shtrenjta sa kush ble një apartament në to, praktikisht provon “thikën” e “Shejlokut”) etj. Por ky është vetëm mjeti z. Soros dhe qëllimi juaj është konflikti. Tirana e Edi Ramës është skena ku do të luhet tragjedia, sipas skemës suaj boom-faliment, z. Soros. Atëhere do të zhduket z. Soros imazhi i rremë Tiranës së Edi Ramës, dhe do të shfaqet Tirana tjetër, Tirana e gërmadhave, gjakut dhe hirit, që është TIRAMA, Tirana e Edi Ramës, që na pret në të ardhmen, në rast se ky njeri do të vazhdojë të jetë në politikën e lartë dhe në pushtet. Ju z. Soros keni tendencën që çdo kritikë kundrejt jush dhe fushatave tuaja ta etiketoni si antisemitizëm. Antisemitizmi (racizmi antihebre) është një doktrinë urrejtjeje me anë të së cilës janë bërë krime të mëdha, që nga persekutimet e hebrejve në mesjetë, tek Holokausti dhe terrorizmi islamik bashkëkohor që ve në shenjë hebrejtë dhe shtetin e Izraelit. Por, po aq i keq sa antisemitizmi është kapitalizimi spekulativ dhe cinik i viktimave të Holokaustit dhe gjithë persekutimit të hebrejve, nga ana e disa njerëzve të llojit tuaj z. Soros, që duan ta përdorin reputacionin e popullit martir hebre si mburojë për goditjet që marrin për veprimet e tyre të dyshimta. Ky është një ekspedient i mjerueshëm dhe që nuk mund të shkojë gjatë, z. Soros. Derisa, të thuash se Adolf Hitleri qe një njeri i keq nuk është antigjermanizëm, edhe të thuash se ju z. Soros jeni një njeri i keq nuk është antisemitizëm, ose më saktë antihebraizëm. Unë kam qenë i vetmi njeri që kam shkruar kundër shfaqjeve të antisemitizmit në mendimin shqiptar në të shkuarën dhe sot. Por unë nuk mund të hesht kur shikoj se si njerëz si ju z. Soros kapitalizojnë Holokaustin për të siguruar mbrojtje kur bëjnë lojëra të dyshimta si këto të llojit që po bëni ju në Shqipëri me Edi Ramën dhe të Erion Veliaj. Njerëzit që e kapitalizojnë Holokaustin në këtë mënyrë janë po aq të këqinj sa ata që e bënë Holokaustin dhe janë bashkëfajtorë me ta, pasi bëjnë veprime që praktikisht mbështesin teoritë antisemite për konspiracionin hebre (“Protokollet e Zionit”). Kështu, z. Soros, ju së bashku me protégé tuaja të llojit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, praktikisht jeni bërë nxitës dhe ushqyes të antisemitizmit (antihebraizmit). Loja është kompromentuar z. Soros; është duke u përgatitur dhe së shpejti do të dalë në qarkullim libri i zi për veprimtarinë tuaj në Shqipëri. Është në të mirën tuaj dhe të hebrejve në botë që t’ i jepni fund asaj, duke e tërhequr Edi Ramën dhe Erion Veliajn andej nga kanë ardhur, ku i përgatitët për lojën që jeni duke bërë në Shqipëri.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme