Kush kend terrorizon ?!

Esenca e përleshjes


Ideologjia cioniste, siç potencon Rozhe Garodi në librin e tij, Palestina, toka e shpalljeve Hyjnore, bazohet në obligueshmërinë e thjeshtë. Në Tevrat, Krijimi, XV, 18-21), qëndron: “Atë ditë, Perëndia bëri marrëveshje me Abrahamin (Ibrahimin), duke i thënë: - Këtë tokë ua jap pasardhësve të tu, nga lumi Misr deri te Eufrati.” Duke u bazuar në këtë, udhëheqësit cionist pohojnë që: “Toka u është premtuar nga Perëndia”, mu për këtë ata e quajnë: Toka e premtuar, d.m.th. toka të cilën All-llahu ua premtoi pasardhësve të Ibrahimit. Duke mos marrë në konsideratë se Ismaili (Paqja e All-llahut qoftë mbi të) është Prindi i Arabëve dhe është i bir i Ibrahimit (Paqja e All-llahut qoftë mbi të).

Një prift krishter, polis Hana Musad në librin e tij rreth Barbarizmit të mësimeve cioniste thotë: “Krishteri posedon Inxhilin (Dhjatën e Re) me të cilën tërë botës i sjellë lajm përgëzues, muslimani e ka Kur’anin të cilin ua predikon të gjithëve, ndërsa hebreu ka dy Libra: - Librin e mirënjohur sipas të cilit nuk punohet - Tevratin (i cili nuk ekziston në formën e parë për shkak të ndryshimeve që pësoi gjatë kohës*), dhe librin e dytë, i cili është i njohur ndër njerëz - Telmudi, i cili predikohet dhe është burim i të gjithë problemeve!”Ne besojmë që konflikti me cionistët do të vazhdojë edhe krahas ‘përpjekeve’ të arritjes së paqes. Paqja, e pranueshme nga Izraelitët, nënkupton shkatërrimin e popullatës Palestineze. Ndërsa Muslimanët nuk duhet harruar se e kanë të ndaluar një paqë të tillë, ngaqë është paqë dështimi. »Pra, mos u dobësoni e të kërkoni pajtim (armëpushim), kur ju jeni ngadhnjyes dhe All-llahu është me ju dhe nuk u pakëson veprat tuaja.« (Muhammed, 35)

Sa herë që cionistët i fillojnë negociatat, i përngjanë qetësisë para stuhisë, ngaqë gjithmonë sërish vazhdon skenari mirë i parapërgatitur. Kjo ndodh ngaqë Izraeli nuk i nënshtrohet forcës së logjikës, por vetëm logjikës së forcës. Ashtu vepruan ata edhe me All-llahun! E kthyen kokën nga parimet dhe udhëzimet e Tij...

Është fakt që sot cionstët janë në harmoni të pashkruar, posedojnë armatim të fortë, e kanë përkrahjen e të gjithëve... thjeshtë, koha është në favor të tyre. Megjithatë nuk mund ta ndalin rrjedhën e historisë. Nuk mund ta ndalin lindjen e ditës. Nuk mund ta luftojnë me forcë realitetin. Si duket kanë harruar se ata që e luftojnë historinë dhe kohën, do të jenë të dështuar, dhe se relaliteti është mbi forcën dhe All-llahu është mbi gjithë njerëzinë (botërat).

Sekreti i Ummetit është se shumë shpejt di ta largojë shtresën e ndryshkut (pluhurit), i cili e ka kapluar dhe se shpejtë di ta tregojë metalin e vërtetë, atëherë kur ekzistojnë ata që në emër të All-llahut udhëheqin rrugëve të imanit. Kjo rezultoi me lindjen edhe të revolucionit të xhamisë që u quajtë - Intifadë, kryengritje. Intifada paraqet më tepër se vetë kryengritja, ngaqë është produkt i mushkërive, shpërthim i shtypjes së gjakut, Xhihad, të cilit i parapriu sabri dhe durimi i gjatë. Ky zgjim Islam është trupëzuar në këtë gjeneratë e cila e refuzon nënçmimin, dhe e ka nismën nga xhamitë me fjalët: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (s’ka zot tjetër pos All-llahut).

Palestina është pronë e të gjithë Muslimanve ndërsa Mesxhid’ul-Aksaja u përket të gjithë pjesëtarëve të dinit të vetëm të pranuar te All-llahu, Muslimanëve.

Ndaj, All-llahu do të bëjë që nga kjo gjeneratë e Ummetit Islam të lindin bijë nënash sikur Salahuddini që do ta kryejnë obligimin. Historia dëshmon që Palestinën nuk e kanë mbrojtur vetëm Palestinezët, por Ummeti i përbërë nga popuj të ndryshëm. Fitorja përfundimtare na takon neve. Shteti pabesimtarë ekziston vetëm një çast, ndërsa Shteti Islam do të ekzistojë deri në Ditën e Kijametit (En-Nur, 55). …

Kjo është dëshmi se fitorja përfundimtare na takon neve nga shkaku se ne i besojmë premtimit të All-llahut dhe të të Dërguarit të Tij, Muhammedit (paqja All-llahut qoftë mbi të).


PO SOT?!

Edhe krahas bombardimeve të përditshme të vendqëndrimeve “terroriste”, e cila si duket u është bërë ritual ditor, vazhdon përkrahja e Perëndimit dhe në veçanti e SHBA-ve. Izraelit. Unë, sikur shumica prej nesh, nuk shpresoj në ndërhyrjen pozitive të tyre për shkak të qëndrimit të tyre diskriminues dhe jo të realtë.

Deri sa ne merremi me debate të pafundta se a paraqesin vetëvrasjet - bormbardimet gjë të lejuar apo jo, terrorizmi Izraelit vëhet në plan të dytë.

Ndikimi i Izraelit në mediat e shkruara dhe ato eletronike është i madh, ndaj në rast më të mirë me dinakëri fshehet e gjithë kjo, apo bëhet ajo e zakonshmja, plumbat e vërtetë zëvendësohen me plumba gome, vrasjet e të paarmatosurëve (kryesisht fëmijë), konsiderohen vrasje në vetëmbrojtje...

Deri sa ne e shohim këtë rrjedhë aktesh terroriste të Izraelit (dhe në prapaskenë të të gjithë Perëndimit dhe SHBA.-ve), është shumë me rëndësi që ta shohim realitetin e tiranisë Izraelite. Po qe se ne nuk e vërejmë këtë fakt të pamohueshëm, definicionet mashtruese izraelite rreth termit “terrorizëm” do të sjellin deri te ajo që bota ta shohë vetëm njërën anë.

PËRFUNDIM

Mesxhid’ul-Aksaja një kohë qe në duar të krishterëve dhe në minaret e saj u vu edhe kryqi, mirëpo ajo edhe atëherë nuk e humbi vlerën dhe specifikën e saj, ngaqë Toka ku është ngritur ajo është e shenjtë dhe është quajtur Mesxhid (faltore) edhe para ndërtimit të saj.

Çfarë duhet bërë Muslimanët?

Dijetarët Islamë që moti janë deklaruar se obligim i të gjithë muslimanëve (Ummetit) është çlirimi i Mesxhidu-l Aksasë dhe muslimanët në këtë rrugë do të investojnë sipas mundësive dhe aftësive të tyre. Po, All-llahu do t’i bekojë dhe do t’i ndihmojë tentimet e sinqerta që të ngritet lartë FLAMURI I ISLAMIT: All-llahu Ekber! (L. Muharremi)

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme