Konfuçionizmi


Konfuçionizmi është besim i cili sot në kulturën e përgjithshme është i njohur si religjion edhe pse nuk mund të quhet i tillë. Ky besim, analizuar mësimin e tij më së miri mund të quhet doktrina moralopolitike konfuçioniste.
Konfuçionizmin e ka themeluar filozofi kinez Konfuçio i cili u lind në vitin 551 para Isaut a.s. Emri i tij në gjuhën kineze është Kon Fu Ko (kong Fou Tseu) dhe ka këtë domethenie: Kong – familje, Fou – mësues, dhe Ko – i zgjuar, që do të thotë: ”Mësuesi i zgjuar i familjes Kong”.
Konfuçio rrjedh prej familje eprorësh ushtarak, njeri si çdo njeri tjetër. Te ai asgjë mbinatyrore nuk ka patur e as që ka pretenduar në diçka të tillë.
Është marë me punë të ndryshme: ka qenë nënpunës, ministër, mësues, i ndjekur dhe reformator i madhë. Duke i falenderuar punës së tij të pa lodhshme ai ka paraqitur personalitetin mjaftë të nderuar dhe respektuar në Kinë. Duke kryer detyra të larta në shtet hetoi ndikimin e madh të fesë në moralin e njerëzve. Për këtë dha një mund të madhë që religjionin e të parëve t’ia përshtasë kohës së re, gjegjësisht kohës së vet dhe nga ajo të nxjerë pasoja dhe vlera pozitive për njerëzit. Në këtë i ndihmoi njohja e madhe historinë e popullit të vet.
Gjatë jetës së tij iu dhanë shumë emra, por ma i njohur i mbet emri Konfuçio. Thuhet se ka patur kurorë të pafatshme, kështu që në ditët e fundit të jetës së tij u shkurorëzua. Kur e lëshoi punën shtetërore tuboi rreth vetes 72 nxënës dhe këshillonte njerëzit duke udhëtuar nëpër krahinat e Kinës së atëhershme me qëllim që ta kthejë kohën e artë të dikurshme kur bota ishte shumë më e mirë.
Princët e principatave dobët ndëgjonin mësimet e tij dhe për shkak të misionit të tij u dëshprua rëndë.


Mësimet e konfuçionizmit

Konfuçios nuk i interesonte shumë metafizika si dhe kuptimi dogmatik i Zotit dhe pavdekshmëria e shpirtit. Për këtë në këtë besim qëllimi kryesor është qielli e pastaj tjerat. Me qiellin kishte për qëllim Zotin dhe për botën thoshte: ”Është e pamundur të krijohet diçka më e bukur se kjo që ekziston”.
Se kush e krijoi botën ishte e dorës së dytë. Vet konfuçio nuk thellohej në këtë çështje e konsideronte si valët e detit dhe thoshte: ”I mençuri i shiqon ato prej bregut të detit, i marri zhytet në to dhe mbytet”.
Njeriu e ka për obligim të sillet në jetë në bazë të vullnetit të Qiellit, pse ai është reflektim i zakonëve hyjnore. Zakoni i Qiellit është rregull i cili mbretëron në botë dhe e lyp botën. Duke iu përmbajtur këtëij zakoni njeriu duhet të jetë i vetëdijshëm se jeton për shkak të asaj bashkësije. Për të ekziston rregulla: ”çka nuk dëshiron të të bëjnë njerzit ty, as ti mos ua bënë njerëzve”. Ky është kusht për të jetuar sipas Qiellit dhe të arrihet drejtëpeshtimi në jetë. Për këtë shkak duhet respektuar prindërit, të parët dhe qeverinë. Edhe fati edhe jofati, shpërblimi dhe dënimi në jetë nuk jane asgjë tjetër përveç, se plotësim apo përmbushje ose mospërmbushje e këtij zakoni.
Konfuçionizmi preferon që të rinjtë t’i respektojnë të vjetrit, ndërsa këto të vjetrit ta respektojnë udhëheqsin i cili, duhet të jetë i moralshëm dhe aristokrat intelektual. Duhet nënshtrim i plot ndaj traditës, edhe ate aq të sinqertë sa që të mund të krahasohet me atë të fëmiut. Me një hyrje të këtillë në punët e bashkësisë shtetërore dhe me një respekt të këtillë të të parëve arrihet deri te unjësimi dhe uniteti shtetror i gjeneratave të sotshme me ato të kaluarat. Këtij uniteti duhet t’i shërbejë njeriu, dhe çdo shërbim jasht kësaj nuk ka asnjë vlerë.
Zotit duhet besuar adhepse ai nuk ka nevojë për askend prej nesh e as për lutjet tona. Lutjet ndaj tij janë ashtu siç dëshiron vet njeriu.
Shteti sipas konfuçionizmit është institucioni i Zotit. Sunduesi është i obliguar t ‘i kryej detyrat e veta në mënyrë më të logjikshme,ndërsa populli duhet t ‘i kryejë obligimet e veta sipas moralit.
Siç shihet qëllimi kryesor i Konfuçios përmes mësimeve të tija ishte ta bëjë shprehi moralin e njerëzve të cilin ai e quante “Jen” që do të thotë: “moralitet”, “njerëzi”. Ai dëshironte të mbjellë moralin dhe të zjedhë problemet sociale të njerëzve, për arsye se qëllimi kryesor i krijimit të njerëzisë është të jetuarit në fat dhe lumturi.
Në Konfuçionizëm edhepse ka më tepër moral se sa religjion, përsëri më vonë edhe në këtë besim u formua bindja mbi zotin. Ky zot ishte vet Konfuçio të cilin ithtarët e tij e kanonizuan (e shejtëruan), në vitin e parë sipas Isaut a.s., pastaj në vitin 57 filluan t’i ofrojnë sakrifikime, në vitin 609 i ngritën nga një tempull në çdo qendër të shkencës; në vitin 1907 e futën në radhët e zotrave – hyjnive më të lartësuara,ndërsa në vitin 1915 e bënë mësimin e tij religjion shtetror. Më vonë Mao Ce Tungu ndërpreu ditën e festimit përkujtimor ndaj Konfuçios por tërhoqi vërejtjen se duhet vazhduar mësimet e tija si të Marksit dhe Leninit.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme