Menu:
 
Navigatori i Kur'anit:
 
 
Kontakti
Name:

Email Adresa:

Mesazhi juaj:

Index -> Lajme ->

Familjet muslimane guxojnė tė kenė vetėm dy fėmijė




Ligj diskiminues në Birmani
Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati


Autoritetet në Birmani dëshirojnë që shkallën e natalitetit të pakicës muslimane në vend ta ndalin. Në këtë drejtim qeveria është e gatshme të konfrontohet  me akuzat për  pastrim etnik.

 

Familjet e pakicës muslimane në Rohingya në perëndim të Birmanisë mund të kenë vetëm dy fëmijë.  Autoritetet e qytetit Rakhine e miratuan kufizimin e lindshmërive për banorët e dy qyteteve në kufi me Banglladeshin.

 Vendet e prekura Buthidaung dhe Maundaw me 95 përqind muslimanë  ishin komuniteti më i populluar në provincë, thotë zëdhënësi i qeverisë rajonale. Budistët që jetojnë aty nuk janë të prekur nga ky kufizim. Ky vendim i quditshëm është për çdo kritik, pasi që pakica muslimane në vendin me shumicë budiste po diskriminohet.

 

Qeveria provinciale dëshiron „të zbusë tensionet“

Me këto masa Qeveria Provinciale, sipas të dhënave të tyre,  dëshiron të zbusë tensionet ndërmet muslimanëve dhe budistëve që jetojnë aty. Ky vendim hyri në fuqi para një jave. Lindshmëria e muslimanëve në Rohignya është « dhjetë herë më e madhe » sesa e budistëve që jetojnë aty, thotë zëdhënësi i qeverisë. « Mbipopullimi është një shkak i tensioneve ».

Se si do të zbatohen këto masa, ende nuk është sqaruar, thotë zëdhënësi i qeverisë, Win Myaing. Qeveria qendrore e Birmanisë deri tani nuk ka marrë qëndrim. Një përfaqësues autoritativ në Rakhine thotë se të gjitha vendimet e nivelit lokal duhet të marrin pëlqimin e qeverisë në Naypyidaw.

 

Akuza për  „pastrimit etnik“

 

Në Prill të këtij viti komisioni qeveritar patë  rekomanduar që me kontrollimin e lindshmërive të ndihmohet zgjidhja e problemit. Budistët në këtë rajon ndihen të „rrezikuar“ me shkallën e lartë të Natalitetit. Gjithashtu, ajo urdhëroi që numri i forcave të sigurisë të dyfishiohet. Katër përqind e Birmanisë 60 miljonëshe është musliman.

Gjendja e tensionuar ndërmejt muslimanëve dhe budistëve në regjion eskaloi para një viti. Atëherë budistët e armatosur me heshta e mjete tjera sulmuan shtëpitë muslimane, mbytën qindra njerëz dhe i shtynë mbi 125.000 njerëz në ikje. Sipas të dhënave të Organizatave për të drejtat e njeriut dhe dëshmitarëve farcat e sigurisë nuk lëvizën fare për ta ndakuar këtë masakër.  Human Rights Watch i akuzon autoritetet  në Rakhine se kanë organizuar një kampanjë të pastrimit etnik. Që prej asaj kohe edhe në pjesët tjera të vendit  ka sulme kundër muslimanëve.

 

Neue Zürcher Zeitung , 25. 05. 2013

 

Nga gjuha gjer. Naxhi Ibrahimi




E Shtunė, 25 Maj 2013; 21:23


Kerko:

 
Ju rekomandojmë :
 
Akaid dhe Fikh Islam:
 
Të përhershme:
 
Prezantime (Powerpoint)
 
Ilahi:
» Zeriislam.com nuk qëndron domosdoshmërisht pas çdo teksti të autorëve «
Copyright © ZeriIslam 2005-2009
Free counter and web stats