Antikushtetuese janë largimet arbitrare të nxënëseve nga shkolla për shkak të shamisë!

I. Arsyet e largimit

Largimi I të gjitha nxënëseve është bërë duke u bazuar në Udhëzimin adminsitrativ të MASHT-it nr. 6/2010, dhe atë në bazë të Pikës 4.1.13 të këtij udhëzimi, i cili ka paraparë si veprim të ndaluar “Bartjen e uniformës fetare”.

Udhëzimi Adminsitrativ me nenin 6 parasheh Masat edukative- dsiplinore të cilat mund të shqiptohen ndaj nxënësve të cilët kanë bërë veprime te ndaluara.

Sipas po këtij U. Administrativ, Drejtori I shkollës mund t’i shqipton VETËM këto masa disiplinore: Vërejtje, Vërejtje me shkrim, masen disiplinore pezullim nga garat, dhe masen disiplinore Pezullim nga shkolla per 3 dite, ndersa Masën dsiplinore Pezullim deri ne 1 muaj mund ta sjelle vetem Drejtori i DAK-ut, kurse Masen dsiplinore Pezullim mbi nje muaj, duke siguruar arsimimin alternativ per nxenesin e pezulluar, dhe vetëm për rastet e rënda të parapara me Udhëzim Adminsitrativ (jo për rastin e bartjes së “uniformës fetare”) e shqipton vetem Kuvendi Komunal.

Sipas Udhëzimit adminsitrativ, duhet të zhvillohet procedura dsiplinore, të shqiptohet masa dsiplinore, të sillet vendimi, t’I dorëzohet nxënëses dhe të njoftohet prindi apo kujdestari i nxënëses.

Është e qartë pra, se sipas U. Administrativ, asnjë masë disiplinore nuk mund t’I shqiptohet nxënësit pa vendim.

Deri sa me nenin 8.2. eshte parapare qe nëse nxënëset ankohen ndaj vendimit, Ankesa PEZULLON zbatimin e të gjitha vendimeve deri ne vendimin e shkalles se dyte, me përjashtim kur rrezikohet siguria e nxenesve.

Që do të thotë se, edhe sikur të ishin sjellur vendime me shkrim, ato nuk mund të zbatoheshin në rastë se nxënësi është ankuar, deri sa vendimet të behen të plotfuqishme.

Pra, sipas Udhezimit Administrativ , askush nuk mund të shqiptojë asnjë masë dsiplinore në mënyrë - arbitrare, por duhet të sillet vendim i shkruar, vendim I cili duhet t’I dorëzohet në mënyrë të rregullt palës- nxënësit, të njoftohet prindi me këtë vendim, të ipet arsyetimi dhe këshilla juridike për mënyrën e ankesës, të pritet vendimi I shkallës së dytë e pastaj të zbatohet vendimi.

Ajo që është më me rëndësi, edhe një herë të e theksojmë se Pezullimi nga shkolla për nxënësit më shumë se një muaj, ( këtë vendim e shqipton vetëm Kuvendi I Komunës) I shqiptohet nxënësit vetëm me rastin e sjelljes së dhunshme apo agresive e cila nuk lejon vazhdimin e procesit edukativo- arsimor dhe aftësues të nxënësve tjerë, kur mungon mbi 32 orë pa arsye nga mësimi, për moszbatimin e vendimeve të organeve të shkollës si dhe në rastet e tjera që parashihen me rregullore të shkollës. (neni 6.3.1.1.4.), dhe kurrsesi për bartjen e uniformës fetare.

Pra, vendimet për largimet e nxënëseve nga shkollat janë kundër vetë Udhëzimit administrativ, meqë nxënëset janë larguar në mënyrë arbitrarte pa kurfarë vendimi me shkrim!!!

- Përveç se vendimet janë në kundërshtim me vetë Udhëzimin Adminsitrativ, vendimet për largimin e nxënëseve nga shkolla janë në tërësi kundërkushtetuese, kundër Ligjeve të Kosovës dhe kundër instrumenteve-dokumenteve ndërkombëtare, të cilat Rep. e Kosovës është e detyruar t’I zbaton.

Duhet potencuar se Rep. e Kosovës e ka të ndaluar të sjelle Ligje që kufizojnë Liritë dhe të Drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe me dokumente ndërkombëtare, e rrjedhjimisht pra, Rep. e Kosovës e ka të ndaluar që të sjellë akte nënligjore( Udhëzime adminsitrative) që kufizojnë Liritë dhe të Drejtat e njeriut të paraparë me Kushtetutë dhe me Dokumente Ndërkombëtare.

 

II. Cilat dispozita të Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë shkelur me rastet e largimit të nxënëseve nga shkollat?

-Vendimet për largimin nga shkollimi I rregullt i nxënëseve për shkak të bartjes së shamisë janë në kundërshtim me Kushtetutën e Rep. së Kosovës dhe atë me dispozitat si në vijim:

- Me n.1. i cili thotë se “ Republika e Kosovës është shtet I pavarur, Sovran, DEMOKRATIK, ….” , pra një vendim I tillë është antiDemokratik, meqë nuk respekton fare të drejtat elementare të qytetarëve të saj.

- me n. 2 I cili thotë” Republika e Kosovës … ushtron autoritetin e saj BAZUAR NË RSPEKTIMIN E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË QYTETARËVE TË VET dhe të gjithë individëve branda kufirit të saj “, pra është një vendim tërësisht në kundërshtim me respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj!!!

- Me n.3.2. I cili thotë “ Ushtrimi I autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në PARIMET E BARAZSIË PARA LIGJIT të të gjithë individëve dhe në RESPEKTIMIN e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht ….”, pra vendimi është në kundërshtim me të drejtën e barazsië para ligjit, dhe në kundërshtim me respektimin e të drejtave dhe lirive THEMELORE të NJERIUT E TË PRANUARA NDËRKOMBËTARSIHT!!!

- Me n. 7.1. I cili thotë se “ Rendi kushtetues I Republikës së kosovës BAZOHET në PARIMET e LIRSIË, DEMOKRACSIË, BARAZSIË, RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT dhe SUNDIMIT TË LIGJIT, MOSDSIKRIMINIMIT, PLURALIZMIT ….”, pra vendimi është në kundërshtim të hapur me të gjitha vlerat dhe parimet kushtetuese të nenit 7.1.

- Me n. 7.2. I cili thotë se “ Republika e Kosovës, siguron BARAZINË GJINORE si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërsië, mundësi TË BARABARTË për pjesëmarrjen e FEMRAVE dhe mashkujve në jetën politike, ekonomike, kulturore, dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore “, pra në kundërshtim të plotë me sigurinë gjinore aq shumë të proklamuar dhe me barazinë e proklamuar të femrave dhe të mashkujve në sferën e arsimit si dhë në sferat tjera!!

- Me n. 8, I cili thotë “ Republika e Kosovës është shtet laik dhe NEUTRAL në ÇËSHTJE TË besimeve fetare”, pra shteti dhe organet shtetërore duhet të jenë Neutrale në çështjen se çfarë besimi, çfarë bindjesh fetare dhe çfarë veshje fetare veshin qytetarët pa dallim gjinie!!!

- Me n. 9 I cili thotë se “Republika e Kosovës siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimsië së vet kulturore dhe fetare“.

-Është në kundërshtim me n. 17.2 I cili thotë se “ Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar për promovimin dhe mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe TË DREJTAVE TË NJERIUT”!

- Me n. 19.2. i cili thotë se “ Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridiksiht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës “, pra të gjitha normat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me çështjen e të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të aplikohen ne Republikën e Kosovës. Dhe dihet se me asnjë konventë ndërkombëtare me të cilat rregullohet lëmia e të drejtave dhe lirive të njeriut nuk është e ndaluar shkuarja në shkollë me mbulesën e kokës.

- Me n. 21.1. I cili thotë se “ Të drejtat dhë liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të PA CENUESHME dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës”

- Me n. 21.2. I cili thotë se “ Republika e Kosovës mbron dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të parashikuara në këtë Kushtetutë” pra, është

obligim I çdo subjekti juridik publik që të respektoj dhe garantoj të drejtat dhe liritë themelore, e jo të bëjë të kundërtën!

- Me n. 21.3. Çdo kush e ka për detyrë t’I respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të tjerëve”, pra çdo kush e në rend të parë subjektet publike të Rep. së Kosovës.

- Në kundërshtim flagrant me n. 22 I cili thotë se “ të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtëpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe KANË PRIORITET në rast konflikti ndaj dsipozitave e ligjeve dhe akteve të tjera normative të institucioneve publike: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtët Civile e Politike dhe protokollet e saj, … Konventa për Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit Racor, Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të DISKRIMINIMIT ndaj GRUAS, Konventa kundër fëmijës etj. “, pra të gjitha dsipozitat e këtyre konventave kanë prioritet ndaj Udhëzimit Adminsitrative të kontestuar, e me asnjë dispozitë të këtyre konventave nuk është e ndaluar vijimi I mësimit për nxënëse të cilat kanë mbuluar kokën me shami!!!

-Në kundërshtim me n. 23 I cili thotë se “ Dinjiteti I njeriut është i PACENUESHËM dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ”pra, është e qartë se me vendimet e këtilla është cënuar rëndë Dinjiteti I nxënëseve, para të gjithëve duke e larguar pa të drejtë dhe duke bërë diskriminimin e hapur, vetëm pse janë veshur si ato kanë ndier se duhet të vishen.

- Në kundërshtim të hapur me n. 24.1. I cili thotë se “ të gjithë janë të barabartë para ligjit”. Çdo kush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa dsikriminim”. Pra, nuk mund të sjellin vendime diskriminuese gojore, pa shkrim e edhe me shkrim në mënyrë dsikriminuese, siq është vepruar !

- Në kundërshtim flagrant me n. 24.2. I cili thotë se “ Askush nuk mund të DSIKRIMINOHET në bazë të … gjinsië, … FESË, mendimeve politike ose mendimeve tjera ….” Pra, se cilës fe I përkasin nxënësit dhe se çfarë mendime kanë për çështjet fetare, është çështje personale e qytetarit, dhe nuk guxon të diskriminohet nga askush !

Është në kundërshtim me n. 32 I cili thotë se “ Secili person ka të drejtë të përdorë mjetet juridike kundër vendimeve gjyqësore dhe adminsitrative të cilat cenojnë të drejtat ose interesat e qytetarëve në mënyrën e përcaktuar me ligj”

Pra, si mund të spjegohet fakti I largimit nga shkolla, pa kurrfarë vendimi dhe pa kurrfarë të drejte në ankesë, të cilën të drejtë e garanton edhe kjo dispozitë e Kushtetutës !!!

- Në kundërshtim të plotë më të drejtën themelore për Lirinë e Besimit, e Ndërgjegjes dhe të Fesë, n. 38.2. I cili thotë se “ Liria e BESIMIT, e ndërgjegjes dhe e FESË, ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të MANIFESTUAR FENË, të drejtën për të SHFAQUR bindjet ….”

- Me Nenin 38.3. I cili thotë se “ Askush nuk mund të detyrohet ose të NDALOHET, në kundërshtim më ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë ….”.

- Është në kundërshtim më n. 47.2 I cili thotë se “ Institucionet publike SIGUROJNË për secilin person MUNDËSI TË BARABARTA për t’u arsimuar I cili rregullon të drejtën e arsimit….

- Është në kundërshtim me n. 50.3. I cili thotë se “ Secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë I mbrojtur nga ….KEQTRAJTIMI , DHE ….”, është e qartë se një veprim I ndërmarrë kundër fëmijëve, sidomos të largimit nga shkollimi I rregullt, pa kurfarë të drejte, si dhe pa kurfarë vendimi është një keqtrajtim I rëndë ndaj tyre.

- Me n.50.4. Të gjithë veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë privat, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve” , pra vendimi I atakuar është në kundërshtim me interesin e fëmijëvë, e nxënësit deri në moshën 18 vjeç janë fëmijë.

- Është në kundërshtim flagrant me n.55 p.1 I cili thotë se “ Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi”, që do të thotë se as me Ligje e as me Udhëzime Adminsitrative nuk mund të kufizohen assesi të drejta dhe liritë e njeriut, pa u marrë parasysh në tërësi n. 55 nga pika 1 deri në pikën 5.

- Duhet thënë se vendimi I cili është bazuar ne U. Adminsitrativ është në kundërshtim flagrant edhe me n. 81 të Kushtetutës së Kosovës ku parashihet procedura të veçanta për ndryshimet e Ligjeve themelore që kanë të bëjnë me Ligjet për LIRITË FETARE, dhe në rastin konkret për LIGJIN PËR ARSIMIN. Pra, nuk ka pasur të drejtë askush që as të parasheh si veprim të ndaluar bartjen e uniformës fetare (në rastin konkret që gabimisht aludohet në shami), pa u respektuar procedurat sipas n. 81 të Kushtetutës së Kosovës.

 

III. Cilat dispozita të Ligjeve të Republikës së Kosovës janë shkelur me rastet e largimit të nxënëseve nga shkollat për shkak të bartjes së shamisë.

- Vendimi është në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Ligji Nr.04/L-032, dhe atë:

- Është në kundërshtim me nenin 1 dhe atë me n. 1.2.1 i cili thotë se qëllimi I arsimit është “Zhvillimi I personalitetit, talentit dhe aftësisë mendore … të nxënësit deri në potencialin e tij të plotë “, e që me vendimin për largim është bërë e kundërta meqë është pamundësuar zhvillimi I personalitetit ( iu është cenuar rëndë), dhe nuk iu është lënë të zhvillojnë aftësitë mendore, ndërsa me n.1.2.3. është paraparë si qëllim “ Zhvillimi I respektit të nxënësit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe parimet e përcaktuara me kartën e Kombeve të Bashkuara, me konventat përkatëse dhe me Kushtetutën e Kosovës” , si u qartësu më lartë, dhe në kundërshtim me n.1.2.4 dhe 1.2.5. është paraparë që si qëllim I arsimit është “ Zhvillimi I respektit …. për identitet kulturor, dhe …. Respektimi i diversitetit “ si dhe “ Përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjithshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, TOLERANCËS, BARAZSIË GJINORE ….”. Është e qartë pra se me vendimin e atakuar, është vepruar në kundërshtim me të gjitha qëllimet e Ligjit për Arsimim.

- Është në kundërshtim me n.3.1. ku thuhet se “Asnjë personi nuk guxon t’I mohohet e drejta për arsimim”!!!, dhe n.3.6. I cili thotë se “ Qasja dhe përparimi nëpër të gjitha nivelet e arsimit dhe aftësimit paraunivesitar do t’u mundësohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji PA DSIKRIMINIM në baza ekzsituese apo të supozuara siq është ai “ gjinor, I fesë, I opinioneve politike apo të tjera ( fetare) …..”.

- Është në kundërshtim të plotë me n.4. 1, 4.2 dhe 4.3 ku përcaktohet që të sigurohet që nxënësit të mos lëndohen apo të mos ekspozohen fjalëve fyese, ku ndalohet ndëshkimi në çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues, (në rastin konkret largimi I nxënëseve paraqet një lëndim të personalitetit të tyre, është një veprim fyes dhe nënçmues sa I përket lirive dhe të drejtave themelore të njeriut), pastaj ky nen ndalon aktivitete promovuese në dëm të gjinive,… feje.. etj. E largimi nga procesi mësimor I nxënëseve me bindje fetare çfarë I kanë, e që nuk I pengojnë askujt, paraqet aktivitet kundër një përkatësie fetare, e që në Kosovë është aktivitet kundër shumicës absolute.

- Është në kundërshtim me n. 5 .3. I cili thotë se Minsitria është e “ detyruar të promovojë sistem JODSIKRIMINUES, të arsimit në të cilën respektohen të drejtat e secilit person për arsim dhe aftësim, si dhe ofron mundësi të barabarta për arsim cilësor ” . Në rastin konkret, vendimi dhe U.Adminsitrativ promovon një sistem dsikriminues dhe jo të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës!

- Është në kundërshtim me n. 40 ku prasheh se qëllimi I arsimit duhet të zbatohet në përputhje me normat ndërkombëtare …”. E dihet mirë se me Konventat e parapara me këtë dsipozitë, nuk është e paraparë që nxënësit të largohen nga shkollimi I rregullt, as për tri ditë, për shkak të bindjeve fetare të nxënëseve.

- Vendimi është në kundërshtim me Ligjin për Lirinë Fetare në Kosovë, dhe atë me:

- Neni 1.1. Çdo njëri ka të drejtë të gëzojë lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të mos pasur fe, për të mbajtur apo për të ndërruar fenë ose besimin, dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, qoftë si individ ose në bashkësi me të tjerët, publiksiht ose privatsiht, përmes adhurimit, predikimit, praktikimit dhe ceremonive.

- Me n.2.1. Askush nuk duhet të jetë i dsikriminuar ose i privilegjuar në çfarëdo mënyre në bazë të besimit fetar, përkatësisë ose jopërkatësisë së një Bashkësie fetare, ose për kryerjen e ceremonive dhe ritualeve fetare.

- Me n.3, Barazia Fetare

Të gjithë personat, pavarësisht nga besimi ose bindja e tyre, pavarësisht nga përkatësia në ndonjë bashkësi fetare ose pjesëmarrja në ndonjë ceremoni fetare janë të barabartë para ligjit dhe gëzojnë të drejta të njejta në jetën civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Të gjithë personat juridik dhe fizik gëzojnë mbrojtje të njejtë para ligjit.

- Me n. 5.3. Të gjitha autoritetet publike duhet të kenë parasysh tolerancën dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet feve.

- Vendimi për largimin e nxënëseve nga shkllat është në kundërshtim me Ligjin kundër Diskriminimit

- Me n. 2.a. ku parashihet “ Parimi I trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë DSIKRIMINIMI ….. ndaj personit, në bazë të gjinisë, … mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit,….”

- Me n.3 janë sqaruar termet se çka nënkuptohet me diskriminim, dhe ku është thënë se “ Diskriminim nënkuptohet … kur një person trajtohet … në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin …” “ kur personi vëhet në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerët…” kur ka për qëllim apo ndikim në shkeljen e DINJITETIT të personit dhe krijimit të ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues dhe fyes…” , e që në rastin konkret të gjitha këto përjetime I pëson një nxënës I larguar pa kurfarë të drejte nga shkollimi I rregullt dhe I lënë në vetmi largë shoqërsië dhe largë bankave shkollore, vetëm për shkak të bindjeve të tyre fetare!!!

Dsipozita e n. 3.f. ka shkuar edhe më largë sepse konsideron SEGREGACION dsikriminimin I cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga të tjerët … nga sektori publik …mbi baza të përmendura në n. 2.a, që në rastin konkret nënkuptohet kur disa nxënëse largohen pa të drejtë nga sistemi publik I arsimit, për arsyerat e cekura në vendimin e atakuar.

Duhet thënë se sipas këtij Ligji, për të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët kanë cenuar dsipozitat e këtij ligji janë paraparë sanksione të rënda dhe Detyrimi për Kompenzimin e dëmit material dhe moral të shkaktuar viktimës, në rastin konkret nxënëseve të cilat kanë qenë viktimë e vendimeve arbitrate për largimin nga sistemi publik I arsimit pa kurrfarë baze ligjore, si vijon:

- Me Nenin 7 parashihen Procedurat lidhur me ankesat për diskriminim sipas këtij ligji, ndërsa me Nenin 9, parashihen Sanksionet dhe atë si vijon:

9.1. Gjykata kompetente ose organi administrativ që ka konstatuar se është bërë shkelje e këtij ligji mund të shqiptojë sanksione varësisht nga natyra dhe lloji i shkeljes si dhe ndikimi i saj në viktimën apo viktimat.

9.2. Saksionet e parapara me vendimin e organit kompetent ndaj personit fizik dhe juridik

të cilët cënojnë dsipozitat e këtij ligji përfshijnë:

a). Kompezimin për dëmin material dhe moral i shkaktuar nga cënimi i dsipozitave të

këtij ligji, përfshinë kthimin e të drejtave dhe masat e tjera të parapara me

legjsilacionin në fuqi, e të cilat organi kompetent i vlerëson si të përshtatshme

b). Çdo personi fizik dhe juridik ose kombinim i tyre, i cili ka cënuar dsipozitat e këtij

ligji, i shqiptohet dënimi me gjobë në bazë të natyrës dhe shkalles së shkeljes, si në

vijim:

(i) personi fizik, prej 500 deri 1.000 euro;

(ii) kontraktuesi i pavarur, prej 1.000 deri 5.000 euro;

(iii) personat juridik prej 1.000 deri 10.000 euro;

(iv) personi fizik brenda personit juridik i cili është përgjegjes për shkelje prej 500 deri

2.000 euro;

(v) personi i cili ushtron funksion publik i cili është përgjegjës për shkelje prej 500 deri

2.000 euro;

9.3. Gjykata mund të shqiptojë edhe urdhëresa të tjera sipas vlerësimit të saj.

 

- Duke marrë parasysh të gjitha këto, n. 193 i Kodi Penal të Republikës së Kosovës në Kapitullin XVII, te veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, sanksionon si vepër penale “ Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”, me të cilin nen për kryerësit e veprave penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut është paraparë si vijon:

1. Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i mohon ose i kufizon liritë apo të drejtat e cilitdo person të Republikës së Kosovës të parapara me Kushtetutë, ligj apo akte ndërkombëtare ose kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i jep ndonjë personi në Republikën e Kosovës çfarëdo privilegji ose përparësie mbi bazën e një dallimi ose përkatësie të tillë, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet.

2. Kushdo që i mohon ose ia kufizon pjesëtarit të një bashkësie etnike, fetare ose gjuhësore në Republikën e Kosovës të drejtën për shprehje të lirë të identitetit të tij ose për të gëzuar autonominë e tij, dënohet me burgim deri në një (1) vit.

3. Kushdo që në kundërshtim me ligjin për përdorimin e gjuhës, ia mohon shtetasit të

Republikës së Kosovës të drejtën që lirshëm të përdor gjuhën ose shkrimin e tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

4. Kur vepra penale nga paragrafi 1. dhe 2. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me

keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

5. Kur vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni kryhet nga personi zyrtar me keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në (3) vjet.

 

IV. Cilat dispozita të Instrumenteve - Dokumenteve ndërkombëtare janë shkelur me rastet e largimit të nxënëseve nga shkollat, për shkak të bartjes së shamisë?

- Përveç dsipozitave ligjore, vendimi është në kundërshtim me dispozitat e Deklaratave, Konventave, Pakteve dhe Protokoleve Nderkombëtare, të cilat kanë prioritet në zbatimin në Republikën e Kosovës, dhe atë si në vijim:

- Është në kundërshtim me Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut.

- Neni 1 Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi

- Neni 2 Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinsië, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasursië, lindjes ose tjetër. Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

- Neni 18 Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publiksiht ose privatsiht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

- Neni 19 Gjithkush ka të drejtën e lirsië së mendimit dhe të shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit

dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

- Neni 26 1. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe professional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftëssië.

2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga

forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë

kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe

besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

3. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë

prindërit.

- Është në kundërshtim me Paktin Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale e kulturore.

- Neni 18 1. Secili ka tё drejtёn e lirisë sё mendimit, ndёrgjegjes dhe fesё. Kjo e drejtё pёrfshin lirinё pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim prej tij, si dhe lirinё pёr tё manifestuar fenё apo besimin e vet, qoftë individualsiht apo sё bashku me tё tjerёt, si publikisht ashtu edhe privatisht, nёpёrmjet kultit dhe kryerjes sё riteve, praktikave dhe arsimit.

2. Askush nuk duhet t'i nёnshtrohet ndonjё shtrёngimi qё do të mund tё prekte lirinё e tij pёr tё pasur ose pёr tё adoptuar njё fe ose njё besim tё zgjedhur prej tij.

3. Liria e manifestimit të fesё apo të besimit të vet mund tё bёhet objekt vetёm i kufizimeve tё parapara me ligj dhe qё janё tё domosdoshme pёr mbrojtjen e sigursiё, tё rendit e tё shёndetit publik, ose tё moralit apo të lirive dhe tё drejtave themelore tё tё tjerёve.

4. Shtetet palё tё kёtij Pakti zotohen tё respektojnё lirinё e prindёrve dhe, kur ёshtё e zbatueshme, tё kujdestarёve tё ligjshёm pёr tё siguruar edukimin fetar dhe moral tё fёmijёve tё tyre nё pёrputhje me bindjet e tyre.

- Është në kundërshtim me Paktin ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike

- Neni 18 1. Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjës dhe fesë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur ose për të pranuar një fe ose një besim sipas zgjedhjes vetanake, si dhe lirinë për të manifestuar fenë apo besimin e vet, individualsiht ose bashkë me të tjerë, si në publik ashtu edhe privatisht, nëpërmjet kultit dhe kryerjes së riteve, praktikave dhe arsimit.

2. Asnjëri nuk duhet t’i nënshtrohet ndonjë shtrëngimi që mund të prekë lirinë e tij për të pasur ose për të pranuar një fe ose besim sipas zgjedhjes vetanake.

3. Ushtrimi i lirive të parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni nënkupton detyra dhe përgjegjësi të posaçme dhe për rrjedhojë ai mund t’u nënshtrohet disa kufizimeve, të cilat, megjithatë duhet të përcaktohen shprehimisht me ligj dhe të jenë të domosdoshme:

(a) Për respektimin e të drejtave ose të reputacionit të të tjerëve;

 

- Është në kundërshtim me Konventën Europiane për mbrojtjen e të drejtave dhe

lirive themelore.

 

- Neni 9 – Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë

1. Çdokush ka të drejtën e lirsië së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë

nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualsiht

ose kolektivsiht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave

dhe kryerjes së riteve.

2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet

kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të

nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigursië publike, për mbrojtjen

e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të

lirive të të tjerëve.

 

- Është në kundërshtim me Protokollin nr. 1 të Konventës për mbrojtjen e të dr. të Njeriut dhe Lirive Themelore.

 

- Me Nenin 2 – E drejta për arsim.

Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsimim. Shteti, në ushtrimin e funksioneve që

merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit, respekton të drejtën e prindërve për të

siguruar këtë edukim dhe arsim në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike.

 

- Është në kundërshtim me Deklaratën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Intolerancës dhe të Diskriminimit që Mbështeten në Fenë dhe Besimin

 

Neni 1.

1.Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjëgjës dhe fesë. Kjo e drejtë përfshinë lirinë për të pasur një fe ose çdo besim sipas zgjedhjes veanake, si dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin, individualisht ose bashkërisht, si në publik ashtu edhe privatisht, përmes kultit dhe kryerjes së riteve, praktikave dhe mësimdhënies.

2. Askush nuk ka për të pësuar dhunë që mund të sjellë në shkeljen e lirisë për të pasur një fe ose një besim sipas zgjedhjes vetanake.

3. Liria për të manifestuar fenë apo besimin vetanak mund të bëhet objekt I vetëm atyre kufizimeve të parashikuara me ligj, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e sigurisë publike, të rendit publik. Të shëndetit e moralit, ose të lirive dhe të drejtave themelore të tjetrit.

 

- Është në kundërshtim me Konventën mbi eliminimin e të gjitha formave të

diskriminimit ndaj grave.

 

Neni 10. Shtetet palë do të marrin të gjitha masat e përshtatshme për të eliminuar

diskriminimin ndaj grave, me qëllim që t'i sigurohen atyre të drejta të barabarta me burrat

në fushën e arsimit, në mënyrë të veçantë, për të siguruar mbi bazën e barazisë midis

burrave dhe grave:

a) Kushte të njëjta të bërjes së karrierës dhe të kualifikimit profesional, të

frekuentimit të shkollave dhe të marrjes së diplomave në institucionet arsimore të të gjitha kategorive si në zonat rurale dhe në ato urbane; kjo barazi do të sigurohet në arsimin parashkollor, të përgjithshëm, teknik profesional dhe në arsimin teknik të lartë, si dhe në çdo institucion tjetër të kualifikimit profesional;

b) Të drejtën për të frekuentuar programe të njëjta mësimore, për t'u nënshtruar

provimeve të njëjta, për të pasur kuadër mësimor me kualifikim të standardit të njëjtë dhe

ambiente e pajisje shkollore të një cilësie të njëjtë;

c) Eliminimin e çdo koncepti stereotip për rolin e burrave dhe të grave në të gjitha

nivelet dhe në të gjitha format e arsimit, duke nxiturr bashkëarsimin dhe lloje të tjera të

arsimit që ndihmojnë realizimin e këtij objektivi, e veçanërisht duke rishikuar tekstet dhe

programet mësimore dhe duke përshtatur metodat e mësimdhënies;

d) Mundësi të njëjta për shfrytëzimin e bursave dhe subvencioneve të tjera për

studime;

e) Mundësi të njëjta për të frekuentuar programet e arsimit të vazhdueshëm, duke

përfshirë programet e aftësimit për luftën kundër analfabetizmit për të rritur, duke pasur

veçanërisht për qëllim ato programe qëllimi i të cilave është që brenda një kohe sa më të

shkurtër të zvogëlohet dallimi në nivelin ekzistues të arsimit midis burrave dhe grave;

f) Uljen e përqindjes së braktisjes së shkollave nga gratë dhe organizimin e

programeve për të rejat dhe për ato gra që janë larguar nga shkolla para kohe;

g) Mundësi të njëjta për të marrë pjesë në sporte dhe në edukimin fizik;

 

-Vendimet për largimet nga shkollat e nxënëseve për shkak të bartjes së shamisë janë në kundërshtim edhe me Deklaratën për të drejtat e fëmijës, Konventën për të drejtat e fëmijës, me dispozitat e Konventës për Luftën Kundër Dsikriminimit në Lëmin e Arsimit, si dhe dokumente tjera ndërkombëtare.

 

Të gjitha këto dispozita dëshmojnë se me vendimin e atakuar kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës, të Ligjeve të Republikës së Kosovës dhe të Akteve Ndërkombëtare.

 

Gjithashtu duhet thënë se posaqërisht vendimet për largimin e nxënëseve nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë, janë në kundërshtim me Propozimim Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, mirëpo duke marrë parasysh se këto ditë janë aprovuar amandamentet e reja kushtetuese, nuk do të numërojmë dispozitat e Propozimit Gjithpërfshirës të cilat janë shkelur me rastin e largimit të nxënësevë nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.

 

 

VI. KONSTATIMET

- Republika e Kosovës nuk ka Ligj I cili ndalon bartjen e shamisë për nxënëse,

- Republika e Kosovës e ka të ndaluar që të sjellë ligje që do të cënojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe me dokumentet ndërkombëtare të parapara me Kushtetutën e Kosovës si dhe të parapara me Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës,

- Udhëzimi Adminsitrativ, në çështjen e pikës 4.1.13 është kundër Kushtetutës së Rep. të Kosovës, dhe kundër Ligjeve të Rep. së Kosovës,

- Udhëzimi adminsitrativ, edhe pse kundërkushtetuese, është shkelur me rastin e largimit të nxënëseve nga shkolla pa kurfarë vendimi,

- Me largimin e nxënëseve të mbuluara me shami, janë shkelur Instrumentet- Dokumentet Ndërkombëtare të cilat Republika e Kosovës është e detyruar t’I respekton,

- Nxënëset dhe familjet e vajzave të larguara në shkolla janë duke pësuar dëme të rënda të natyrave të ndryshme si shpirtërore, mendore, psiqike, materiale etj.etj.

- Ligji ka paraparë për shkelësit e të drejtave dhe lirive të njeriut sanksione të rënda materiale, çka pësuesit e dëmeve mund të inicojnë procedurat për dëmshpërblime,

- Shkeljet e të drejtave dhe Lirive të njeriut paraqesin Vepër Penale, çka tregon se viktimat mund të inicojnë procedurat penale ndaj të gjithë përgjëgjësve të cilët kanë kontribuar në kryerjen e këtyre vepra penale ( Drejtori I shkollës, Drejtorit për Arsim të Momunave, Ministritë të Arsimit etj.).

 

 

VII. Propozojmë:

- Të njoftohet Minsitri I Arsmit, Shkencës dhe teknologjsië, dhe të kërkohet nga ai që të zbatojë drejtë Kushtetutën e Rep. së Kosovës, Ligjet e Rep. së Kosovës dhe Dokumentet ndërkombëtare,

- Të kërkohet nga Institucioni I Avokatit të Popullit të intervenon në suaza të kompetencave ligjore që I ka,

- Të kërkohet kontakti dhe sqarimi me Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e

Drejtorive të Arsimit të Komunave përkatëse,

- Të njoftohen për mundësinë e inicimit të procedurave ligjore sipas ligjit mbi

Diskriminimin ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik të cilët kanë cenuar

dispozitat e këtij ligji, si dhe të njoftohen për mundësinë e inicimit të procedurës

për ndjekje penale ndaj përgjegjësve,

- Të Kërkohet mbrojtja e të drejtave të nxënëseve si dhe zbatimi I Kushtetutës, Ligjeve dhe konventave ndërkombëtare nga ana e OSBE, EULEX-I , Përfaqësuesi special i B.E. në Kosovë, OHCR- Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Kosovë, Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut- Barazi Gjinore- Persona të Pagjetur dhe Peticione, si dhe nga organizmat tjerë ndërkombëtar, si dhe nga OJQ-të kosovare

- Të ndihmohen nxënëset e larguara në mbrojtjen e të drejtave të tyre pranë Gjykatës kushtetuese, meqë ato kanë të drejtë pasi të I shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike, duke mos harruar që menjëherë të ushtrojnë ankesat ndaj vendimeve arbitrare me të cilat janë larguar pa të drejtë nga shkolla,

- Të organizohen tryeza- tribuna, ku do të ftohen dsia nga faktorët relevantë dhe ekspertët e lëmisë së lirive dhe të drejtave të njeriut ku do të sqaroheshin dispozitat ligjore lidhur me liritë dhe të drejtat e njeriut për sa I përket çështjes së arsimit dhe shamisë,

- Të informohet opinioni përmes mjeteve të informimit për këto shkelje të rënda të Kushtetutës,

- Mediat më tepër t’ë luajnë rolin e tyre në mbrojtjen e lirive dhe të drerjtave të njeriut,

- Femrat e mbuluara me shami dhe përkrahësit e tyre, të organizohen për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre,

- T ’iu ofrohet mbrojtja ligjore, si dhe përkrahja morale dhe shpirtërore, nxënëseve të larguara pa të drejtë nga sistemi I arsimit, nga ana e të gjithë atyre organizmave të cilët janë të thirrur për këtë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme