Bashkimi i dy namazeve në një kohë!

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut xh.sh., që e mësoi njeriun për gjërat që nuk i diti, salavatet dhe selamit mbi të dashurin tonë Muhamd Mustafan s.a.v.s., mbi familjen e tij dhe mbarë myslimanët që me kujdes dhe respekt dhe kujdes zbatojnë normat e Kur’nit dhe të sunetit.

Sa i përket ështjes së bashkimit të dy namazeve fillimisht të theksojmë se dijetarët islam-fukahatë nuk kanë qëndrim unik në këtë çështje.

Dijetarët e medhhebit hanefij janë të mendimit se bashkimi i dy namazeve farze në një kohë si psh bashkimi mes namazit të drekës dhe iqindisë, apo namazit të akshamit dhe jacisë, pavarësisht se bashkimi bëhet në kohën e namazit të parë që në terminologjinë e fikhut njihet “Xhem’u takdim” ose në kohën e namazit të dytë “xhem’u te’hir” dhe pavarësisht se bëhet fjalë për udhëtim apo në vend ose mungesë kohe është veprim i pa lejuar, me përjashtim të haxhive në Arefat të cilët e falin namazin e drekës dhe iqindisë e falin në kohën e drekës me një ezan dhe dy kiamete si dhe bashkimin mes namazit të akshamit dhe jacisë në Muzdelife në kohën e jacisë me një ezan dhe një ikamet.

Argumenti ku dijetarët hanefij e mbështesin mendimin e tyre është ajeti Kur’anor i cili obligon që namazi të falet në kohën e përcaktimit të tij, e që sqarohet nga hadithi i Ibni Abasit r.a. dhe hadithi i Xhabirit r.a. të dëgjuar nga pejgamberi s.a.v.s ku tregon se i ka ardhur Xhibrili a.s. dhe ia ka mësuar fillimin dhe fundin e kosës së çdo namazi. Në anën tjetër kanë për mbështetje edhe thënien e Ibni Mes’udit r.a. k u ka thënë: Pasha atë që nuk ka Zot tjetër përveç Tij, i dërguari i Allahut s.a.v.s. asnjëherë nuk ka falur namaz jashta se në kohën e vet, me përjashtim të dy namazeve, ka bashkuar mes drekës dhe iqindisë në Arefat dhe mes akshamit dhe jacisë më Muzdelife.

Dijetarët tjerë, përveç Hanefive, lejojnë bashkimin e namazeve duke qenë në udhëtim, por jo për shkak të mungesës së kohës. Edhe kz mendim ka mbështetje në disa hadithe të pejgamberit s.a.v.s që lejojnë bashkimin e tyre në udhëtim, por megjithatë gjithnjë kanë diskutuar për detaje që përshkruhen në librat e fikut.

Anadaj si përfundim i tërë kësaj, dijetarët islam kanë sjellë një sugjerim që është: edhe pse lejohet bashkimi i namazeve gjatë udhëtimit, më e preferuar është të mos praktikohet dhe atë për dy arsye që janë:

- Për shkak se i dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk e ka vepruar gjithherë këtë veprim, e sikur bashkimi të kishte qenë më i mirë dhe më i preferuar sigurisht se i dërguari i Allahut do ta kishte vepruar rregullisht, dhe

- Arsyeja tjetër është për shkak të mos krijimit të përçarjes mes myslimanëve, andaj namazi falet ashtu si është ligjësuar në esencë, pra në kohën e vet.

Allahu e din më së miri!

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme