Erdogani: Jo për inferioritet, po për dinjitet…

image


Ka kohë që kam menduar rreth teorisë së drejtësisë dhe kuptimit të realitetit ekzistencial të njeriut. Disa herë kam menduar se mos vallë kanë patur të drejtë filozofët bashkëkohorë kur janë munduar ta dhunojnë arsyen e tyre dhe ta shohin botën si parafytyrim, ose lirinë si dënim dhe vetëm në atë mënyrë të arrijnë të sqarojnë jonjerëzishmërinë e njeriut. Ose fideistët që kënaqen me konturat e vendosura në aspekt të paratrajtave vepruese të njeriut vetëm e vetëm për t’iu shmangur përgjegjësisë për kaosin. 

Shoqëria është një ndërmarrje bashkëvepruese  ku njerëzit duke bashkërendur  veprimet prodhojnë një shtesë mbi rezultatin që do ta kishin arritur . Ky rezultat është satisfakcion i njerëzishmërisë së tyre. Veprimtaria pozitive njeriut i mundëson që të zë vend në arenën e virtytit dhe si i tillë të dallohet nga milingona që ndoshta jeton, shkilet dhe askush nuk e merr vesht se ka jetuar e që është më e keqja se edhe është shkelur. Pyetja talmudiane që e kam përdorur në fillim të tekstit më përplas me realitetin tone, ndërsa fjalët e Senek’ës ma zgjerojnë pak rrugën dhe më mundësojnë të besoj që të nxjerrim në sipërfaqe margarirtarin e të qenurit njeri. “ Le të ecë përpara virtyti, thotë Seneka, ai le t’i mbajë flamujt; prapëseprapë ne do ta kemi kënaqësinë, por do ta sundojmë dhe përmbajmë atë. Ndonjëherë mund të na bindë t’i dorëzohemi asaj, por asnjëherë nuk mund të na detyrojë. Ndërsa ata që kanë zënë në vend të pare kënaqësinë nuk janë në gjendje ta mbajnë në grusht, se, nëse mungon, i  torturon, nëse është e tepruar, i mbyt. Nuk janë të lumtur nëse ajo i braktis e janë akoma më të palumtur nëse ajo i përfshin. Është njësoj si dike që e kap shtrëngata në cekëtinat e Sirteve: here do të dale në breg si një mbeturinë, here do të jetë në mëshirë të dallgëve të dhunshme”.

Këta dy citate edhe më filluan të më ngulfatin në momentin kur njëri prej udhëheqësve të rëndësishëm të botës është duke u dhunuar nga mekanizma të ndryshme, që edhe nuk jam duke” i kuptuar” , pse?!!!

Fillova të pyetem se a jemi ne për vetveten, ose jemi vetëm për veten, nëse po, atëherë vështirë e kemi të ndërtojmë shoqëri me vlera, ndërsa, nëse jo, atëherë o tani o kur?, Mendoj se duhet të ngritet zëri ndaj kësaj ndërhyrjeje të elementeve që, siç thotë Seneka, herë i shohim si mbeturina të dala në breg, e here në mëshirë të dallgëve të dhunshme.

Zgjedhjet dhe etika zgjedhore, bile edhe në vendet  më totalitare, deri në fund e ruan autonominë, bile në dukje, si pasojë e parimeve themelore të “demokracisë”. Ai është burimi prej ku do të dalin idetë për ndërtimin e shoqërisë me vlera, është vendi ku gjeneratat e ardhshme do të përgaditen për sfidat e ardhmërisë. 

Mirëpo realiteti I parimeve nuk është në termet e zbrazëta, por ata i përbëjnë njerëzit që janë dhe funksionojnë brenda tyre. Zullumqarët mund të pushtojnë godinat por asnjëherë trurin e të ndriturve. Por nëse me lehtësinë më të madhe depërtohet edhe në tru dhe me analiza qesharake arsyetohen ndërhyrjet e tilla , me plotë të drejtë ata që janë jashtë do të pyeten se sa këta brenda janë të ndritur. 

Zullumi dhe prirjet zullumqare, që një kohë të gjatë jemi duke i përjetuar ne si muslimanë në mbarë botën, duke filluar nga më të zezat e shekullit të kaluar dhe fillimit të mijëvjeçarit të tretë, kanë për qëllim të zbehin un’in individual, ta shkatërrojnë sistemin e punës dhe kaosin e të tjerëve ta tregojnë si rregull, ndërsa çdo rregull tonin si kaos dhe si fund të përpiqen që njeriun/muslimanin ta çlirojë nga pesha e lirisë. A e dini çka don të thotë të lirohesh nga pasha e lirisë? E dini, por ja ta them edhe unë: të bëhesh skllev. Skllevëria nuk është rezultat i pushtetit të forte, por i bindjes për pafuqinë dhe paqëndrueshmërinë individuale. Nëse për asgjë tjetër por për hirë të rejtingut të parimit të quajtur, fe e pastër, etikë shpirtërore duhet të përpiqemi maksimalisht ta ruajmë vlerën e vepërmirësisë dhe të përpiqemi për mbretërimin e saj në përgjithësi në botë.

Robërimi I ndjenjave, dhe përfaqësimi i inferioritetit se muslimanët e vërtetë nuk kanë mundësi të udhëheqin me institucionet e rëndësishme, na fut në hipoteka të rrezikshme dhe krijon mendësi dhe udhëheqësi servile, me një fjalë prodhon aminxhinj të politikave dhe strategjive armiqësore. Asnjë iniciativë e ligjshme nuk mund të shkarkojë organet e zgjedhura dhe legjitime të një  shteti, përveç shembujve të ndërhyrjeve të paligjshme dhe të dhunshme, a la fisi Zulu. Ose vetëm nëse këto ndërhyrje I bëjnë shoqëritë e botës së tretë nuk janë në rregull, ndërsa nëse I bëjnë të “zhvilluarit” janë në rregull!!!

Për hire të së vërtetës publikisht pyes, në cilin shtet të botës gjykatësit dhe policët mund t’I gjykojnë dhe burgosin njerëzit pa I informuar eprorët e tyre, ose kjo është “shteti I së drejtës”, kur u bëhet vetëm muslimanëve.  Por si do t’i ikin përgjegjësisë juridike, por që është edhe më me rëndësi, këta persona që tash janë duke luajtur rolin e shpëtimtarëve të një shoqërie dhe shteti që është në zhvillim maramendës. Siç thotë Seneka, ata tash kanë në grusht një kënaqësi që nëse mungon i torturon, ndërsa nëse e kanë i mbyt.

Turqia në periudhën e udhëheqjes së kryeministrit aktual, Rexhep Tajjib Erdoganit është ngritur në një shtet me integritet dhe famë botërore. Janë mënjanuar të gjitha inferioritet  ndaj të tjerëve dhe është kthyer dinjiteti në kuadër të trungut origjinal. Ndërsa mos të diskutojmë për infrastrukturën e brendshme, ndërtimin dhe organizimin shoqëror marramendës. Vetëm në këtë periudhë Turqia është marrur me të drejtat e popujve të tjerë jashtë Turqisë, vetëm në këtë periudhë shqiptarët , institucionet dhe vendzënia e jonë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtare është diskutuar , motivuar dhe mbëstetur nga Turqia. 

Në këtë rast Turqia, nga aspekti I të gjithë muslmanëve, por edhe nga aspekti I demokracisë dhe lirisë, aq shumë të përfolur të bashkëkohësisë, është shumë e rëndësishme, por më e rëndësishme është qëndrimi kokëlartë dhe krenar me të kaluarën tonë dhe vepërmirësinë shoqërore në kuadër të procedurava bashkëkohore dhe argumentimi ndaj vetes , së pari, se jemi dhe kemi, siç do të kishte thënë Fromi.

Pikërisht për këtë mendoj se duhet pak më thellë të mendojmë për realitetin e hidhur , i cili ndodh me Turqinë. Askush nuk mund t’i shkaktojë dëm atyre që punojnë dhe bazohen në punën e tyre të palodhshme e jo në hipotekat e huaja. Ndërsa për ata që hyjnë në hipoteka zullumqare sa bukur  ka thënë Marco Aurelio:” Vrasin, ndajnë më katërsh, s’lënë gjë pa thënë me mallkime: por si mund ta pengojnë mendjen të gjitha këto që të qëndrojë e pastër, e kthjellët, e urtë, e drejtë? Do ishte njësoj sikur dikush të ndalej në një burim me ujë të kulluar e të pastër dhe ta shante: burimi, natyrisht, nuk pushon së rrjedhuri ujin e tij të kthjellët; madje edhe nëse ai hedh brenda  ca baltë dhe bajga, burimi do t’i shpërndajë menjëherë ato e do t’i marrë me vete dhe nuk do të mbetet aspak i ndotur. Si mund të kesh, pra, brenda vetes një burim të përjetshëm? Nëse do vazhdosh të jesh në çdo cast i lire…

Unë nuk kam tjetër çka të them, por mos ta humbim lirinë, autonominë , dhe të njerëzishmen…

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme