Xhemati po gabon!

19 Dhjetor 2013

 

Partia (lexo: AK Parti) merr një iniciativë për pastrimin e saj nga sahanlëpirësat / bukëpërmbysësit dhe të pamoralshmit. Unë mendoj që një vaki është më e mirë se një mijë këshilla apo nasihate. Madje edhe kandidatët potencial (për zgjedhjet e ardhshme lokale), pas kësaj në saje të një shqyrtimi të thellë, do të bënte mirë sikur t’i pastronte nga listat të tillët që janë të lidhur për uçkuri, kanë preokupim xhepin e tyre dhe pushtetin e pamerituar. Një ideal i madh, nuk mund të sakrifikohet për dy-tre veta marrë e të dhënë pas parasë, pushtetit dhe gruas. Nuk duhet harruar se një lis mund ta shkatërrojë edhe vetëm një krimb.

Në duart e xhematit gjenden dosjet e keqpërdorimeve.  Xhemati po ashtu ka kaseta. Në duar të xhematit gjendet edhe dosje të tjera me rëndësi. Në shënjestër të xhematit gjendet IHH, Ozgyrder... Xhemati po synon që AK partinë ta asociojë me Erdoganin, Fidanin (Shefin e Shërbimit sekret Turk) dhe IHH (Organizata e të drejtave të njeriut, njihet me aktivitetin e saj “Mavi Marmara” për ta thyer embargon e Izraelit në Palestinë, me ç’rast u vranë 10 qytetarë turq dhe një amerikan) me terrorizmin. Për këtë punë angazhohet një ekip me mbi 100 veta. MOSSAD, CIA, MI5 të gjithë janë brenda kësaj vorbulle. Pa harruar arkivat e klonuar të shërbimit të sigurisë. Në këtë vorbull po ashtu gjenden edhe grupet pronare të kapitalit, loxhat dhe populistët kemalistë.

Haberali (emër që ndërlidhet me shtetin e thellë ushtarak) doli, vëllezërve dushmanë u ra në fije. Kjo nuk është punë e të kuqit, e të gjelbrit, kemalizmi në çdo moment mimikron, ndërron petkun dhe në saje të mimikrisë kthehet në ekzistencë. Ata që përcjellin këto shkrime (është fjala për shkrimet e autorit) këto skenarë kanë lexuar para 6 muajsh po ashtu edhe para dy muajsh. Plani është ky: 50 deputet të AKP-së t’i detyrojnë të japin dorëheqje, 40 prej tyre në saje të kasetave dhe shantazheve t’i kthejnë në safet e tyre, ta rrëzojnë AKP-në nga pushteti, të formojnë një pushtet në mes CHP (Partisë Popullore turke) MHP (Partisë se nacionaliste Turke) dhe atyre (gylenistëve në AKP-në e mbetur); t’i shtyjnë zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe duke organizuar zgjedhjet presidenciale në të njëjtën kohë me ato lokale, të fundosin AK Partinë.

Nuk do të përfundojë me kaq. Ky është një sulm gjithëpërfshirës. Allahu na ruajt, në agjendë mund të ketë edhe ndodhi terrori. Duhet pasur parasysh sa i përket pakicave. Çështja e ders-haneve/shkollave përgatitore, marrja e masave të gjëra pas veti për ta ishte një rast i mirë. U munduan t’i paraqesin të gjithë nxënësit e Ders’haneve si pjesëtarë të xhematit, ama jo, nuk funksiononi. Këto sulme, treguan qartë për qëllimin dhe për çka i shfrytëzojnë këto ders’hane.

Turqia është përballë një komploti botëror. Brenda këtij çulli gjendet gjithëkushi. Nuk është vetëm një xhemat të kemi parasysh.

Paraja, gruaja dhe pasionet e shtypura nuk vlejnë vetëm për pushtetin. Këto lloj pasionesh sa e sa ideale i kanë kalbur përbrenda. Edhe xhemati pa le ta shikojë veten përbrenda. Sa iu janë dhënë parasë dhe dëshirës për pushtet po ashtu mund t’iu jenë dhënë pas edhe kërpurdhave helmuese

A e dini cila është esenca e tërë kësaj, përpjekja e Perëndimit për t’i ndërruar myslimanët dhe Islamin. Ne duan të na bëjnë si Xha Tomi. Bëjnë misionarizmin e një Islami që nuk prek dhe rrezikon interesat, vlerat dhe përfitimet e Perëndimit.

Një garniturë demokratike. Brenda Islamit mund të krijohet një fraksion i tipit Protestant. Për shembull, homoseksualët dhe lezbikat të mund të hapin xhamitë dhe dergjahet e tyre? Ata janë në kërkim të debateve për këso shtresëzime të reja shoqërore. Një botëkuptim të gjymtuar të Islamit. Këtë kanë tentuar ta bëjnë edhe më herët përmes shkollave. Kam një libër timin “Kjo fe nuk është e imja” që shpjegon këto gjëra. Në kohën e Menderesit, a e dini me çfarë qëllimi janë përkrahur shkollat Imam-hatip me raportin e Kirbit?

Nuk kanë hequr dorë nga këto pretendime. Edhe projekti qeveria e “Rrugës së prosperitetit/refahyol” nuk ishte të bënte me udhëheqjen e Tansu Çilerit. Edhe sot, xhemati është pjesë e këtij projekti. Në këtë mesele ka një lloj Mehdizmi (Imam Mehdiu, ai që vjen të shpëtojë njerëzimin) me referencë në Sikke-i Gaybiye (koncept që gjendet në librat e Said Nursiut). Demokracia Mehdiane. Pra, me “Tolerancë” kanë parasysh këtë, por si duket edhe kjo ishte material kozmetik. Autoritet nuk është Erdogani e kush atëherë, Izraeli? Sikur puna e shehut të Ez’herit, i del karshi Mursit e i nënshtrohet Sisit.

Se pse janë përpjekur kaq shumë të organizohen, merret vesh tashmë. Po bëhet gati t’i hapin këto qendrat e reja për një kuptim të ri të Islamit. Kjo punë është si puna e Saint Benoit, ose Saint Xhosefit ose sikur ato kolegjet amerikane. Më shumë më përkujton Opus Dei-n, nga ky këndvështrim.

Pronarët e këtij projekti, në saje të vehabizmit në Saudi, shiizmit në Iran, tentojnë që të ndjellin konflikt në mes sufive, selefive dhe shiive. Ata dëshirojnë që: t’i copëtojnë muslimanët në njësi të vogla atomike, të përkrahin një ideologji të fortë në Turqi që do t’i udhëheq pazaret, dhe kështu duke i shtyrë këto grupe drejt konflikteve, duke hapur polemika fikhore (të natyrës juridike) t’i neutralizojnë dhe të pengojnë përhapjen e Islamit. Sipas tyre Islami do të shndërrohet në një ideologji agnostike, gjendje kjo që besimtari s’di kah t’ia mbajë, në çka të besojë!

Bëhuni gati për debatet rreth mehdizmit. Sidomos në botën sunite dhe shiite, do të hapen tema ndjellakeqe sikur “Isa a.s. a është djalë i Muhamedit a.s.?”  vetëm e vetëm t’i devijojnë muslimanët.

Meselja nuk është vetëm AK partia, jemi përball një komploti botëror karshi Islamit. Abilerët e xhematit brenda shërbimeve të sigurisë, sikur t’ia hidhnin një sy edhe këtij dimensioni.

Ky komplot pasi që do të zhvillohet mbi Turqinë Xhemati dëshiron një rol aktiv në pushtet.  Zaten kur iu hap rruga Erdoganit për pushtet, Bajkali (Baykal - ish lideri i Partisë Popullore Turke) synonte presidencën dhe xhemati dëshironte ta mbizotëronte burokracinë.  

Në këtë vorbull gjendet edhe Bajkalli edhe Koçi (Kompani e madhe industriale). E them edhe një herë brenda kësaj meseleje nuk qëndron vetëm një xhemat. Po ashtu, brenda këtij vorbulli ka edhe shejh edhe kurva. Pasi që Kur’anin nuk mund t’i hiqni nga dora, atëherë myslimanëve shtrembërojani perceptimin mbi fenë, dhe ata që ndërrojnë perceptimin, t’i përkrahni, të tjerë t’i përçani, t’i përjashtoni, t’i nxisni në mes vete, t’i neutralizoni, pra kjo është ajo që doni. 

Pra, kjo nuk është një ngjarje që fillon e mbaron në Turqi. Ta dimë këtë. Të jemi të kujdesshëm. Kujdes: Helmin ua servojnë me tasa prej ari (Tregimi mbi vdekjen e Hasanit r.a. nga uji i helmuar), e mjalti bëhet dëshmitar i krimit.” “Mos t’ju mashtrojë djalli me Kur’an.”

 

Gazeta Akit

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme