Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasan Riza PASHA -2

Lufta Ballkanike në zonën e Shkodrës, forcat turke, malazeze dhe serbe

 

 

  1. Zona e Shkodrës

 

Duhet të kuptojmë me ndërgjegje të plotë rëndësinë që ka Perandoria Osmane dhe që sot ajo kujtohet shumë pak nga ne. Për këtë arsye do të ishte mirë t’i hidhnim një sy pozitës gjeografike, relievit, klimës, rrugëve dhe pak historisë e rëndësisë së Shkodrës.

 

 

Gjeografia ushtarake e Shkodrës

 

       (1) Shtrirja gjeografike e tokave të Shkodrës, klima dhe rrugët

 

Shkodra është një qytet që shtrihet në veri të Shqipërisë buzë liqenit të Shkodrës, ndërsa në krah të saj kalon lumi Drin. Me një popullsi rreth 45000 banorësh ajo ka qenë një qendër fetare dhe tregtare. Kurse sot ajo ka prodhim tekstili, lëkurash, rafineri, etj.

Për të duhet thënë edhe fakti që ajo ka qenë objekt sulmesh. Pas brigjeve të Adriatikut na vjen në mendje Liqeni i Shkodrës, pellgu i Drinit dhe zona e Jenipazarit e Malit të Zi.

Në sipërfaqen e zonës së Shkodrës mund të përmendim: Alpet e Shqipërisë në juglindje dhe Mali i Rugovës në veri të Pejës; përrenjtë e thellë që ndaheshin nga pyje dhe male të thepisur si: malet e Shalës dhe Bogës. Në jug shtriheshin malet e Kallmetit, Velshës, Kakarriqit, Barbullushit dhe Rrencit. Përsa i përket  fushave, në verilindje të Liqenit të Shkodrës gjatë liqenit të Hotit ndodhen fushat e Kastratit, Vrakës, Shtojit që kishin një gjerësi nga 4 deri në 8 km, kurse duke filluar nga veriu i liqenit të Shkodrës e deri në veri të Podgoricës shtriheshin fusha e Tuzit dhe e Podgoricës. Ndërsa disa fusha në zonën e Pejës nuk ndikonin për sulme ushtarake. Rrugët që Shkodra kishte në atë kohë sot nuk mund të quhen rrugë. Ato rrugë mund të kaloheshin me vështirësi nga mushkat. Kurse rrugët që ishin në fusha pa u ndarë mirë në një drejtim të caktuar priteshin nga kënetat. Rrugët e përshkrueshme ishin  ato nga veriu i Pejës për në Shkodër dhe rruga që vinte nga Mali i Zi, që kalonin buzës liqenit. Mund të thuhet që Liqeni i Shkodrës ishte një ndër liqenet më të mëdhenj të Gadishullit Ballkanik. Shqipëria është kufitare me Jugosllavinë në këtë zonë  në një gjatësi 50 km  dhe gjerësi 14 km. Nga 370 km2 Shqipërisë i përkasin 148 km2. Vendet më të thella janë në pjesën jugore dhe thellësia arrin deri në 44 metra. Lindja dhe veriu ishin vende shkëmbore e moçale, shumë pak ishin ranorë. Gjijtë sa vinin dhe mbusheshin. Qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave bashkëpunojnë për të përmirësuar vijat e bregut të liqenit. Liqeni është gjashtë metra mbi nivelin e detit. Megjithëse lëvizja kryhej me varka  dhe anije të vogla në kohë me erë kjo ishte shumë e vështirë. Uji i liqenit është i ëmbël dhe kishte shumë peshq,një pjesë e ujit rrjedh drejt Bunës.  Në kohën kur turqit ishin këtu, pjesa më mëdhe e kufirit Osmano-Malazez kalonte në mes të liqenit. Provinca e Shkodrës ka një klimë shumë të ashpër.

 

Popullsia e Shkodrës dhe Pejës ishte e gjitha shqiptare. Në Jenipazar dhe Tashlica shumica ishin boshnjakë. Që nga krijimi populli i kësaj zone ishte shumë guximtar dhe inatçi. Në qytete dhe provinca kishte shkolla tetëvjeçare. Nëpër fshatra kishte aq pak shkolla sa ishin të papërfillshme. Malësorët ishin të pashkolluar. Mes këtyre kishte shumë pak që dinin turqisht. Kurse në qytete dhe provinca shumica merrnin vesh turqisht. Shkodra ishte qendra ku Princi shqiptar Balsha me tre djemtë e tij formoi një shtet me 1360. Në kohën e Muratit I-rë osmanllinjtë i mundën balshajt dhe shtinë në dorë qytetin (1386). Murati I-rë që deshi të mbante mardhënie të mira me Vendeikun ia dha Shkodrën Venedikut. Koha kur Shkodra ra e gjitha nën drejtimin osman ishte  periudha  e Mehmetit II-të. Pas tre rrethimesh osmanllinjtë mundën ta shtinin në dorë Shkodrën dhe ta transformonin atë në një principatë. Në shekullin e XVIII-të Shkodra, e cila ishte e  varur nga  Rumelia drejtohej nga Mehmet Pasha Bushatlliu me djemtë e tij, që rridhnin nga fisi i Dukagjinasve. Sipas rregullores së Organizimit  të Vilajetit, në v. 1867 Prizreni dhe Dibra ishin pjesë e Vilajetit të Shkodrës.

 

 

                   (2) Rëndësia strategjike e qytetit të Shkodrës.

 

 

Ashtu siç thuhet në pjesën e gjeografisë së Shkodrës megjithëse ekonomia, rrugët dhe burimet natyrore ishin në gjendje të mjerueshme ajo kishte një rëndësi të veçantë politike. Këtë zonë si qëllim kryesor Ushtritë serbe dhe malazeze kishin. Rusia përkrahte bashkimin e sllavëve të jugut, ndërsa nga krahu tjetër Austro-Hungaria përpiqej ta ndalonte me çdo kusht këtë proces dhe kjo gjë bënte që rëndësia e kësaj zone të shtohej edhe më shumë. Shkodra ishte zona që do të luante rolin më të rëndësishëm në gjëndjen e luftës me Malin e Zi.

Që nga kohët e vjetra, Shkodra ishte nje qendër e rëndësishme politiko – kulturore dhe ekonomike. Qyteti kishte dalje dhe në detin Adriatik nëpërmjet Bunës dhe liqenit të Shkodrës. Përveç kësaj qyteti kishte nje lidhje me portin e Shëngjinit me nje rrugë të mirë. Këtu kryqëzoheshin rrugët që vinin nga Janina, Manastiri dhe Mali i Zi. Shkodra do ishte një bazë ushtarake për sulmin që do të kryhej nga Mali e Zi. Një pjesë e ushtrisë malazeze parashikohej të lëvizte nga Mali i Zi drejt linjës Tiranë-Durrës, një pjesë tjetër e saj në drejtimin Pejë-Gjakovë dhe një pjesë nga Serbia në drejtim te Detit Adriatik; lëvizje që do të ndikonin mbi Shkodrën. Shkodra bazë të fortë do të kishte Kalanë. Në kohë lufte dhe paqeje këtu kishte një divizion. Shkodra kishte aq forca sa të mbante të lidhur forcat malazeze për sa kohë vendet e Ballkanit përcaktonin frontet e luftës.    

 

 

                    (3) Shpallja e mobilizimit të Shkodrës si vend strategjiik

 

 

Përforcimet megjithëse kishin filluar më 1910 nuk mund të quheshin shumë efektive. Delegacioni i udhëhequr nga Marshalli Fevzi Çakmak rradhiti frontet sipas rëndësisë 1. (Rajoni i Veriut), 2. (Rajoni i Lindjes), 3. Perëndimi (Rajoni i Taraboshit) 4. (Rajoni i Jugut). Taraboshi ishte  një zonë që mund të mbrohej shumë lehtë për nga vetë relievi i thyer që kishte. Fillimisht patën filluar përforcimet nga ana veriore e qytetit. Kjo ishte një fushë mjaft e gjerë zjarri, se nga njëri krah ishte liqeni që lejonte të mbrohej efektivisht ky fornt.

Përsa i përket Rajonit te 4 kishte rëndësi se me anë të tij lidheshe me pjesën e mbrapme. Dhe në qoftë se armiku do të zaptonte këtë nuk do të arrinte ta prekte Kalanë. Kalaja drejtohej që këtej dhe mbrohej goxha mirë nga lumi Kir. Pak para shpalljes së luftës rajoni 1 ishte pozicionuar me dy bateri.

Në Rajonin e 4 ishin ngritur katër garnizone që kishin krijuar një trekëndësh me tela me gjëmba ku askush nuk mund të kalonte. Frontet më të forta ishin të jugut e të veriut; për fat të keq ai i lindjes dhe perëndimit ishin lënë në harresë. Patjetër që në këtë gjendje Kalaja e Shkodrës ishte shumë e lehtë për tu sulmuar. Nga 21 garnizone që ishin planifikuar u krijuan 10 dhe nga 15 bateri u pozicionuan vetëm 8. Përveç këtyre ishin ngritur dhe disa baraka, linja dekovili dhe ujë i pijshëm në disa mini fronte. Pozicioni i Bardhanjorit u ngrit pas shpalljes së luftës. Pozicioni i Taraboshit u zgjerua dhe u përmirësua gjatë luftës.

 

 

 

                       2. Forcat osmane, malazeze dhe serbe

 

(1)             Forcat osmane

 

Divizionet e Lindjes dhe Perëndimit ishin ngarkuar t’i bënin ballë vendeve të Ballkanit. Divizioni i Lindjes merrte pjesë në mbrojtjen e Shkodrës. Në frontin e Malit të Zi ishte formuar Korpusi i Shkodrës kundër malazezëve. Korpusin e formuan batalionet e rezervistëve të Tiranës, Akçahisar, Durrësit, Erzenit, Kavajës. Megjithëse në zonë shpeshherë dukej divizioni i 24, në kohë paqe prezenca e tij nuk ndjehej fare. Megjithëse divizioni i rezervistëve të  Manastirit dhe batalionet e Dibrës ishin nën urdhrat e regjimentit, batalionet  ishin kthyer nga Akçahisari në shtëpitë e tyre dhe vetëm oficerët erdhën në Shkodër. Pozicionet e luftimit  u ndanë në zona të ndryshme këmbësorie dhe artilerie. Zona e Kirit, Setlerit, Kodra e Dervishit dhe Bërdica. Anijet e  luftimit kishin një top 75 mm, një top 30 mm dhe dy topa 37,5 mm.

 

Komandanti: Kolonel Sadiku

Njësitë: Batalioni 3 i regjimentit 50 të këmbësorisë

                Batalioni I i  regjimentit 51 të këmbësorisë

 

Divizioni i pavarur 24 i forcave tokësore

Komandanti: Koloneli i shtabit Hasan Rizai

 

(Komandanti i Korpusit Hasan Rizai)

 

Njësitë ushtarake                                 Vendi                          

 

 

Shtabi i divizionit të 24                                Shkodër

Batalioni i 24 i qitësve                     Shkodër

Regjimenti i 70  i këmbësorisë         Shkodër                           Batalioni i I në Tuz

Regjimenti i 71 i këmbësorisë              Shkodër                       Batalioni i II në Tuz

Regjimenti i 72i këmbësorisë               Tuz

 

 

Regjimenti 24. i artilerisë së rëndë në fushë                Shkodër

Batalioni 1 i artilerisë së rëndë në fushë                      Shkodër

Batalioni 13 i artilerisë në mal                                     Shkodër

Kompania kufitare e Shkodrës                                                Shkodër

Kompania e kufitare e Tuzit                                       Tuz

Kompania kufitare e Selçës                                         Selçë

Pjesa e I  e Regjimentit të Kalorësisë                          Shkodër

Kompania e 24 komunikacionit                                  Shkodër

Kompania e 24 e Xhenjos                                           Shkodër

Kompania e Bandës                                                    Shkodër

 

 

Kompanitë e luftimit nuk janë paraqitur në kohën e formimit të Batalioneve sepse nuk ishin formuar.

 

Regjimenti i 53 i  këmbësorisë

Batalioni i 3 (Batalioni 1 dhe 2 shtabit të këmbësorisë në Lezhë dhe 3 përdoreshin si batalionet e qitjes)

Batalioni 2 dhe 3 i Regjimentit të këmbësorisë 54

Kompania 52 e armëve të rënda

Batalioni i topave

Veçanërisht Tiranë-Durrës, batalionet e rezervistëvë të Kosovës ishin duke formuar divizionin.

Vendosja e këtij divizioni ishte Durrësi dhe mbikqyrte Shkodrën. Ky divizion kishte filluar të formohej nga Esat Pashë Toptani në zonën e Durrësit dhe po i dorëzohej Kolonel Sadikut.

Rezervistët e divizionit të Elbasanit.

Komandanti: Kolonel Xhemali

 

 

Fushata e krijimit të divizionit të 21

 

Ky divizion ishte formuar nga regjimentet e Elbasanit, Tiranës, Beratit, Durrësit.

Regjimenti i Durrësit kishte 4 batalione, kurse tre të tjerët kishin nga tre.

Në krijimin e divizionit nuk kishte artileri. Të gjithë bashkimet e këtyre divizioneve do të kishin dhe përkrahjen e artilerisë së zonës së Shkodrës.

 

Komandanti: Gjeneral Xhaviti

Ky divizion përbëhej nga batalioni i qitjes, nga regjimentet e këmbësorisë  21, 61, 62,  63,  regjimenti i 21 i artilerisë  dhe njësitë ushtarake.

 

Nën urdhrat e këtij divizioni ishin vecanërisht regjimenti i 1, 31, 59, të këmbësorisë me regjimentet 55, 56, të këmbësorisë, divizionet e 3 dhe të 5 që ishin dhënë nga korpusi dhe divizioni i artilerisë. Të gjitha forcat e zonës së Shkodrës dhe Pejës ishin nën urdhrat e Ferik Mahmut Hajretit.

 

Armatimet e kalasë:

5 bateri artilerie                                                                       30 (rëndë)                               

2 bateri 12 cm kundërajrorësh                                                 12 (rëndë)

1 bateri kundratank                                                                 6 (rëndë)

2 bateri artilerie malore                                                            9 (rëndë)

3 bateri te shkretëtirës                                                             12 ( lehtë)

2 bateri malore                                                                                    10 ( lehtë)

15 bateri                                                                                  79

 

Përvec këtyre kishte rreth 20 topa të prodhimit të vjetër qe kishin rrezen e gjuajtjes deri ne 2000 hapa (1500 m). Këta u përdoren njëkohësisht edhe për distancat më të afërta.

 

Malazezët kishin 2 kundratankë 21 cm, 20 copë kundratankë dhe kundraajrorë 15 cm në një kohë që turqit nuk kishin asnjë top. Kundrejt 22 topave të  lehtë që ne dispononim, armiku kishte një epërsi prej më shumë se 5 herë. Për shkak të ngjarjeve në Malësi frontet e artilerisë dhe këmbësorisë gjendeshin në Shkodër. Fronti i këmbësorisë kishte 12 000 arka me fishekë dhe 500 gjyle per çdo top.

Kur bëhet fjalë për forcat turke duhet të kesh jetuar ato ditë ose duhet të kesh lexuar informacionet e funksionarëve të lartë të ushtrisë turke të asaj kohe. Këta komandantë tregojnë për vlerën e ushtrisë në luftë dhe për pikat e rëndësishme. Oficerët e para luftës së Ballkanit duke u përfshirë në politikë prishën rregullin dhe disiplinën në ushtri. Nga një ushtri e padisiplinuar nuk mund të prisje një sjellje serioze në luftë. Në krahun tjetër partitë politike nuk e linin të qetë ushtrinë. Në një kohë që para së gjithash oficerët e lartë të ushtrisë duhej të kryenin detyrën e tyre.

 

Në përzgjedhjen, ngritjen e gradës dhe për qëndrimin në ushtri nuk kishim një rregull të përcaktuar për shëndetin. Ne nuk mundëm të shkëputeshim dot nga gradimet e vjetra për shkak të rezultateve të hidhura të eksperimenteve të modeleve europiane. Sigurisht që u penalizuam për taktikën që ndoqëm. Koloneli i graduar përpara shpalljes së luftës nga divizioni i xhandarmarise së Prevezës i bëri kërkesë Komandës së Korpusit të Shkodrës ditën e shpalljes së luftës ku shkruante “edhe pse nuk isha në gjendje të drejtoja këtë divizion ata më emëruan kolonel dhe më dërguan në krye të këtij divizioni. Jam gati të zbatoj çdo urdhër që më jepet kundër armikut. Veçse mos lejoni që ta çoj këtë batalion për gjakderdhje.” Ky kolonel kishte marë guximin dhe kishte dalë para komandantit dhe tregonte mos njohje ndaj vetes. Por ata që nuk mund të riparonin tek vetja këto mangësi bëheshin shkak për fatkeqësi të paparashikuara. Përveç kësaj kohët më te vështira të luftës ishin ato kur në krye të disa batalioneve dashur pa dashur drejtimi i ishte dhënë nëntogerëve.

Komandanti i regjimentit të rezervistëve të Tiranës duke mos pasur besim në vetvete kërkoi të dilte në pension. Në një me shpalljen e mobilizimit, një kërkesë e tillë e një komandanti të regjimentit të ushtrisë  ishte pasqyrimi i gjëndjes së ushtrisë.

Askush nuk kishte aftësinë të disiplinonte ushtrinë dhe të ndalonte të këqiat që sillte politika. Ushtrinë e karakterizonte një neglizhencë dhe parregullsi e theksuar. Në përgjithësi veprimet kaloheshin nga një dorë në tjetrën. Nga lart poshtë urdhërohej ndërsa nga poshtë lart aplikoheshin miqësitë dhe ndërhyrjet.

Në shumë vende paqeruajtësit ishin të paktë, disiplina dhe rregullorja kishin mangësi, repartet ishin të çoroditura dhe vepronin sipas mendjes së tyre.

Kujdesi për ushtrinë kishte mbetur vetëm në letër: sigurimi i armatimit, fronteve, paisjeve dhe veshjeve, etj. ishte i varfër. Ushtria kështu nuk mund të fitonte një luftë. Vetëm tre muaj para mobilizimit për luftën ballkanike, partia në opozitë kompromentoi disa oficerë dhe disa prej ushtarakëve dolën në mal të armatosur për t’u hedhur në revoltë kundë qeverisë. Disa oficerë të Brigadës në periferi të Gjakovës iu bashkuan kryengritësve shqiptarë kundër qeverisë. Anarkia kishte arritur kulmin në Rumeline Perëndimore. Të gjitha këto zhvillime i kishin dhënë armikut guxim. Për shëmbull komandanti i ushtrise malazeze, Serdar Janka Vukotiç pas largimit të turqve nga Shkodra tha: ‘midis shteteve fqinje të Ballkanit flitej për një sulm kundër shtetit osman. Por unë nuk kisha guxim për një gjë të tillë. Në shumë takime të bëra mes nesh dola kundër. Por kur pashë që dhe Isa Boletini kishte marrë në dorë situatën dhe kishte dalë në mal me oficerët e Gjakovës patjetër që pranova sulmin bashkë me shtetet fqinje kundër turqve.’

 

Me përshkrimin që u bë deri tani, dalin qartë se për mbrojtjen e Shkodrës sa vlera pati si Komandant, Hasan Rizai i cili mori dhe gradën gjeneral. Kjo ka vërtetuar që komandantë të tillë me vlera si Hasan Rizai mund të bëjnë mrekullira. Të gjitha këto arrihen me përpjekje. Si arriti Hasan Rizai ta manaxhojë situatën dhe të shkëlqejë si Komandant ?

 

Arsimimi i Korpusit të Shkodrës.

Përpara emërimit të tij si Komandant i Divizionit të 24 të Shkodrës, Kolonel Hasan Rizai u emërua si Komandant i Korpusit të Shkodrës. Ai ishte Komandant i zoti, i ditur dhe serioz.

Në Komandën e Divizionit, ishte hapur një qendër arsimi ku bënin kurs kompanitë që shërbenin jashtë Shkodrës. Ushtarët e Tuzit dhe ata të ardhur nga regjimentet e tjera ndenjën në Shkodër deri në përfundim të kursit nën drejtimin e oficerëve. Të gjithë fillestarët e divizioneve të 70, 71, u trajnuan nga komandantët e divizioneve të qitjes dhe regjimenteve.  Për hir të kësaj disipline dhe programi mësimor Korpusi i Shkodrës i rezistoi për një kohë të gjatë armikut. Kjo rezistencë ishte aq e fortë sa serbve iu shterruan forcat, kurse malazezët as që mund ta imagjinonin një gjë të tillë. Marshalli Fevzi Çakmak në faqen 458 të librit me titull “Pamja e ndriçuar e Rumelisë Perendimore” thoshte: Pas tërheqjes së serbve drejtimi i malazezëve ishte si mos më keq dhe për zaptimin e Shkodrës nuk kishte shpresë. Mbreti plak me politikën e tij plot intriga mundohej të shtinte në dorë Kalanë. Esat Pasha i jepte shpresë Mbretit Nikollë, me duke patur egon të kalonte në krye të një Shqipërie të lirë me dëshirën për të bërë ç’ishte e mundur kundër urisë, varfërisë dhe sëmundjeve epidemike. Vetëm Hasan Rizai që ishte shpirti i Kalasë, mund të përfitonte nga shpërndarja e malazezëve dhe dobësimi i serbëve dhe të ndryshonte fatin e mbrojtjes.   

Për sulmin që do të bëhej duhej koka  e Hasan Rizait. Vrasja e tij ishte një fat i keq për mbrojtjen e Shkodrës. Si do që të jetë Hasan Rizai me njerëzit e tij bëri që emri i tij të shkruhej në faqet e historisë.

 

 

 

(2)             Forcat  Malazeze

 

Në kohë paqe në ushtrinë malazeze kishte një organizatë paraushtarake. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ishte mbreti. Ushtria në kohë paqe nuk funksiononte. Në kohë paqe ushtria përbëhej nga dy divizione mësimore këmbësorie të përbëra secila nga katër kompani, një bateri mësimore, një bateri malore, një skuadër kalorësish për mbrojtjen e mbretërisë, një kompani xhenjo. Vendi ishte ndarë në divizione dhe brigada.

 

Në paqe vendosja ishte e tillë:

 

Një divizion këmbësorie dhe një bateri malore                                   në Cetinje          

Kompani xhenjoje, skuadër kalorësish                                                në Cetinje

Një divizion këmbësorie                                                                      në Podgoricë

Bateri mësimore                                                                                  në Nikshiq

 

 

Rregullat e ushtrisë në Malin e Zi ishin:

 

Mosha e ushtrisë ishte nga 18 deri në 62 vjeç. Të rinjtë e moshës 18 vjeç mereshin në ushtri për t’u trajnuar. Vitin e parë bënin shërbim 4 muaj (artilierët trajnoheshin 6 muaj). Pasi mbushnin 19 vjeç ata thërriteshin dhe trajnoheshin në ushtri. Meshkujt që mbushnin 20 vjeç mereshin rezervista. Çdo malazez merej ushtar për tu trajnuar një herë në 5 vjet.

 

 

Në kohë lufte:

 

Ushtria e Malit të Zi përbëhej nga divizioni (1, 2, 3, 4). Çdo divizion, përveç njërit, përbëhej nga tre brigada (divizioni 1: brigada 1,2 dhe 3;  divizioni 2: brigada 4,5 dhe 6; divizioni 3: brigada 7 ,8 dhe 9; divizioni 4; brigada 10 dhe 11).

Veçanërisht këto divizione kishin një njësi kalorësish zbulues, një skuadër xhenjo dhe si divizion artilerie kishte dy  bateri katër dhe gjashtë topëshe dhe një divizion drejtues.

Brigadat kishin një skuadër xhenjo, një skuadër kalorësish zbulimi, një skuadër ndërlidhje dhe një dhe një bateri malore. Çdo person kishte 120 fishekë për çdo armë. Çdo brigadë kishte 20000-30000 fishekë rezervë. Për çdo top llogariteshin 150-200 gjuajtje.

Armët e këmbësorisë: pushkë ruse 7.62 mm pesëshe. Kompanitë e tjera jashtë ushtrisë dhe institucionet përdornin armë jo automatike të quajtura Berdan.

Armët e artilerisë: topa të lehtë me kalibër 76.2 mm, topa me kalibër 70 mm model i 1904, topa me kalibër 87 mm. Kishte veçanërisht 40 topa të rëndë me kalibër nga 120 mm - 200 mm.

Shteti malazez dispononte 100 topa, 44 mitrolozë ,40000 pushkë në 9 bateri të rënda, 6 bateri fushore dhe 11 bateri malore.

Populli dhe ushtria ishin të trajnuar mirë dhe me moral të lartë.

 

 

                            (3) Forcat serbe

 

Në v. 1901 në Serbi u aprovua ligji i detyrimit ushtarak nga 21 vjeç deri në 46 vjeç. Periudha e shërbimit të këmbësorisë zgjaste 1.5 vjet. Përgjithësisht shërbimi usharak zgjaste 2 vjet. Nga mosha 18 deri 21vjeç mbanin pushkë. Nga mosha 46 deri në 50 vjeç ishte mosha që organizoheshin paraushtarakët. Serbia ishte ndarë në pesë divizione. Këto divizione ishin: Morava, Drini, Tuna, Shumadije dhe Timoku.

Në këmbësori nuk kishte brigadë efektive. Nuk ishte menduar që divizionet të mblidheshin në korpus.

Po të llogarisim 1000 (persona) për një batalion ushtrie, 150 kompanitë kalorëse dhe 160 bateritë, rezultojnë:

 

140 batalione këmbësorie                                                        140 000 njerëz

 46 kompani kalorësish                                                               6 900     “

128 bateri                                                                                  20 000     “

Njësitë e tjera                                                                              5 000     “

Gjithsej                                                                                    171 900     “

 

Në qoftë se këtyre u shtojmë dhe 6 divizione të tjera të dyta që përbëhen nga 85 000 persona, atëherë forcat që do të luftonin për Serbinë arrinin 260 000 njerëz. Këmbësoria kishte pushkë 7 mm model 99. Shpejtësia e kësaj pushke ishte 700 m/s dhe shenja arrinte deri në 2000 m. Ushtarët mbanin 150 fishekë.

Artileria e fushore kishte kalibër 7.5, kurse ajo malore kishte kalibër 7 cm. Ushtria e artilerisë së rëndë kishte arme me kalibër 12 deri në 15 cm. Pozicionet nuk ishin shumë të forta, prandaj kishin vendosur disa bateri të reja. 

___________________________________

 

Përgatiti:

Drejtoria e Studimeve Strategjike dhe Historisë Ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke

Përshtati: Sali Agaj


Korrektoi: Olsi Jazexhi

Botoi:  Jehona Study Center 2006

 © Copyright i botimit në shqip: Olsi Jazexhi

Botimi u ndihmua nga: Mehmet Vejsi Ishik dhe Fondacioni i Anadollit për Zhvillim, Tiranë, 2006

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme