Xhemati i Fetullah Gylenit dhe disa shënime nga historia

Vërejta se në periudhën e Sulltanit Abdulhamidit të Dytë (1876-1909) ka ndodhur diçka tejet e rëndësishme për historinë. Ajo periudhë përmban një mori alarmesh dhe shenjash, të cilat mund të na ndihmojmë që ta kuptojmë sa më mirë atë që po ndodh sot. 

Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, në njërën anë, e rrisin presionin politik dhe ekonomik mbi Perandorinë Osmane, ndërsa në anën tjetër i nxisin bashkëpunëtorët e brendshëm.

Si rezultat i nxitjeve nga Fuqitë perëndimore, në Manastir dhe Selanik organizohen kryengritje nga disa eprorë mbështetës të Lëvizjes “Bashkim dhe Përparim” (İttihat ve Terakki).  Ndonëse kjo kryengritje arrin të shtypet, trazirat e brendshme, revoltat dhe atentatet politike vazhdojnë.     

Ndërkohë shpallet Kushtetuta e Dytë (II. Meşrutiyet), mirëpo trazirat assesi nuk përfundojnë ngase qëllimi final është përmbysja e Sulltanit Abdulhamidit të Dytë.

Ajo që më së shumti bie në sy në këtë periudhë është fakti se Mehmet Akif Ersoji, Said Nursiu dhe Elmali Hamdi Yazëri, si figura tejet të rëndësishme të asaj kohe, pozicionohen në krah të opozitës dhe kundër Sulltanit, madje duke e kritikuar atë me një gjuhë tepër të ashpër.

Të irrituar nga qëndrimi i Abdulhamidit ndaj Palestinës, më 31 mars organizatat masonerike e ndihmojnë Lëvizjen “Bashkim dhe Përparim” që ta fillojnë kryengritjen. Qëllimi i tyre ishte rrëzimi i Abdulhamidit nga froni. Dhe, me rënien e Abdulhamidit, hebrenjtë marrin leje për të blerë tokat palestineze.

Më pas, falë pafuqisë së Sulltan Mehmet Reshadit, Lëvizja “Bashkim dhe Përparim” e merr tërë pushtetin në dorë. Ndërkohë, pas largimit të Abdulhamidit, Perandoria me një shpejtësi marramendëse fillon të shpartallohet. Në këtë mënyrë edhe Fuqitë e Mëdha ia arrijnë qëllimit.

Tashmë, pas rrëzimit nga froni të Sulltanit Abulhamidi i Dytë, shtetit osman, që dikur sundontenë  tre kontinente, po i afrohej fundit të hidhur. Tashmë edhe njerëzit e ndritur si Mehmet Akif Ersoji, Sai Nursiu dhe Elmali Hamdiu, të cilët në çastet më të vështira ishin opozitë e Sulltanit, kishin filluar ta ndjejnë dhembjen e pafuqisë së tyre kundrejt shpartallimit të Perandorisë Osmane. Ata e kishin kuptuar se kishin bërë një gabim tejet të madh kur e kishin kundërshtuar Abdulhamidin e Dytë, mirëpo tash ishte bërë tepër vonë! Zjarri e kishte kapluar gjithë Perandorinë. Ata ishin bërë pishman, mirëpo tashmë gjithçka kishte marrë fund...

Në vëllimin e parë të librit “Apokalipsi historik” (Tarih Mahşeri) prof. dr. A. Ragip Akjavash shkruan për Hamdi Jazërin duke iu referuar pikërisht fjalëve të tij. Elmali Hamdi Jazëri kishte qenë pikërisht personi që kishte shkruar fetvanë (verdiktin sheritaik – shënimi ynë) për rrëzimin e Sulltanit Abulhamidit të Dytë nga froni. Dhembjen dhe pikëllimin për qasjen e tij ndaj Sulltanit, Jazëri e kishte përjetuar deri në çastet e fundit të jetës. Në kujtimet e veta ai ka shkruar se “kurrë nuk jetë nuk më ka brejtur ndërgjegjja më shumë se për këtë qëndrim timin. Gjithçka që më ka goditur e kam si dënim hyjnor. Në kohën e rinisë politike kam bërë diçka që nuk është dashur. Zoti m’i faltë mëkatet!”.

Pak para vdekjes, Said Nursiu takohet me mbesën e Sulltan Abdulhamidit, Nemika Sulltan, dhe mes tyre zhvillohet ky dialog: “E nderuara familje e Sulltanit, në kohën e rinisë sonë – kur po merreshim me politikë, të indoktrinuar nga propaganda e Lëvizjes “Bashkim dhe Përparim”, gjyshit tuaj të ndjerë, Abdulhamidit, i kemi hyrë ndër hak. Duke qenë se ju jeni trashëgimtare e tij, ju lus që në emrin e tij të ma bëni hallall!”.  

Ndërkohë armiqësia e Mehmet Akifit kundrejt Sulltanit është e përmasave edhe më të mëdha. Në librin e tij “Fletët” ai përdorë fjali dhe shprehje ta pavend si këto: “Ah, imzot, ai që shkoi, një qafir i kuq qe” dheBirin më heroik të popullit e rrëzove në pashpresí...  I mallkuar je aq sa shpirti i djallit s'është gjë ndaj teje!”. Mirëpo në faqet e fundit të librin “Fletët” ndjehet qartë pendimi i Mehmet Akifit, i shprehur përmes këtyre vargjeve:  

“Gomerët nisën ta kujtojnë ustanë e parë;

Ai s’ishte kallfë, mjeshtër ishte ai!

Si s’ia kishin ditur vlerën më parë?

Samarët e të ndjerit s’paskan qenë samarë, por mëshirë!”

Gjatë kohës së migrimit në Egjipt në një bisedë të zhvilluar me mikun e tij shumë të respektuar, Mehmet efendiun nga Jozgati, transmetohet se Mehmet Akifi ka thënë: “Nëse bëhem më mirë dhe nuk vdes, dëshiroj t’i shkruaj kujtimet. Dëshiroj të rrëfehem dhe t’i kërkoj falje Sulltanit Abdulhamidit të Dytë”.  

Historia po përsëritet...

Sot jemi dëshmitarë se qarqe të caktuara njëjtë siç patën vepruar me Sulltanin Abdulhamidin II, përmes ndërhyrjeve nga jashtë, po përpiqen ta largojnë nga pushteti kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, i cili po orvatet ta ringjallë qytetërimin e lavdishëm, i cili sot gjendet në thellësitë e historisë. Është për t’u brengosur kur shohim se edhe Fetullah Gyleni, njëjtë si Mehmet Akifi, Said Nursiu dhe Elmali Hamdiu, është bërë pjesë e mashtrimit historik.

Mediat e afërta me “Hizmetin” duhet t’i japin fund fushatës së nxirjes së qeverisë dhe njëkohësisht duhet t’ua prishin lojën Fuqive të Mëdha kurse Fetullah Gyleni – për shkak të etiketimeve të llojit “Faraon, Melun” dhe “Mallkimit” të bërë – duhet të kërkojë falje nga kryeministri dhe populli turk dhe të kërkojë që t’ia bëjnë edhe hallall!

Si përfundim: Siç nuk mund të kthehet edhe një herë perandoria osmane pas pendimit të bërë, edhe sot duhet të jemi të vetëdijshëm se humbjet që mund t’i pësojmë, nuk do të kthehen prapa. Prandaj, në emër të ngadhënjimit mbi tradhtinë duhet të rreshtohemi bashkërisht dhe t’i bëjmë hapat e drejtë. 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme