“ Xhihadi “ i vogël në Siri

Xhihad kurrë nuk ka qenë të luftosh kundër myslimanit, xhihad nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk do te jete të vrasësh myslimanë, madje ende më e tmerrshme është ajo që po ndodh atje sepse përveç se janë duke luftuar dhe duke u vrarë myslimanët mes veti, problemi qëndron se shqiptaret nga këtu marrin rrugën e gjate deri në Siri për ta vrarë njëri- tjetrin.

Si qëndron problemi të vriten këtu mes vete frikësohen se burgosen, apo ku është problemi, tmerr edhe më i madh atje është sepse parim kryesor atje është bërë marrja e grave të njeri- tjetrit për robëresha, sikur të jep përshtypjen se atje kanë shkuar për kënaqësitë seksuale, këtë edhe me shumë e përforcon ajo se në Tunizi janë kthyer nga Siria me dhjetëra femra shtatzëna te cilat iu kanë ndihmuar “ Muxhahedinëve” përmes xhihadit seksual.

Fjala xhihad është një fjalë që rrjedh nga rrënja “xhehd”, e cila do të thotë përpjekje ose betejë, dimensioni bazë i xhihadit përqendrohet tek bota e brendshme e individit, shpreh luftën kundër dëshirave të nefsit (egos së brendshme), në përputhje me islamin kjo përpjekje shpirtërore njihet si xhihadi i madh.

Sipas transmetimeve Profeti (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), pas kthimit nga lufta e Bedrit u tha shokëve fitimtarë: ‘Ju keni ardhur nga xhihadi i vogël në xhihadin e madh’. Kur ata e pyetën ‘Çfarë është xhihadi i madh?’ ai u përgjigj: ‘Është xhihadi kundër nefsit’ (egos së brendshme) . Raportohet gjithashtu që ai të ketë thënë: ‘Luftëtarë të vërtetë (muxhahidinë) janë ata që luftojnë kundër nefsit të vet’.

Dhe mu për këtë shkak lufta atje është “ xhihadi” i vogël ( në realitet nuk është xhihad). Kur një i ri u paraqit i gatshëm për luftë, Profeti Muhamed a.s. pyeti: prindërit a i ke ne jete, i riu tha : Po, e Profeti Muhamed a.s. i tha : “Shko dhe bën xhihad me prindërit”, sipas atyre qe po i nxisin për luftë në Siri nga kjo thënie e Profetit sigurisht se do te kuptonin se duhet bërë luftë me prindërit dhe duhet vrarë me prindërit.

Se atje nuk ka xhihad por ka interesa dhe krime nga te gjithë, e vërteton fakti i një te riu nga Tunizia 29 vjeçar që është kthyer në vendlindje dhe tregoi se çka po ndodh atje, i cili tha :Jam kthyer për shkak të krimeve antinjerëzore që bëhen atje edhe nga ana e “Muxhahedinve”, ajo që më ka shtyrë edhe më shumë që të kthehem është vrasja e 120 luftëtarëve nga Libia dhe Tunizia nga ana e “muxhahedinve” dhe duke i djegur kufomat e tyre, për te akuzuar kenë të donë për atë krim edhe pse ata 120 luftëtarë luftonin kundër Beshar Esedit.

Rruga e shkuarjes ne Siri thotë se bëhet përmes një shitësi sirian që gjendet brenda në territorin turk qe quhet Ebu Hadii dhe ky përmes kontakteve me një person tjetër që quhet Ebu Ahmed me banim ne Antaki. Për të vërtetuar edhe më shumë se atje nuk ka xhihad, dhe xhihadi është shumë larg nga ajo çka bëhet atje, dua të tregoj se çka thotë një luftëtar libian i cili ishte një komandant në luftën kundër Gadafit i cili quhet Hazim dhe i cili kishte për detyre ushtrimin e te rinjve dhe prodhimin e bombave, e qe kishte luftuar në grupin e Imar Bin Jasirit, pasi kthehet nga Siria thotë:

Ishim duke luftuar në qytetin Hamate me komandant Ebu Hamza dhe gjatë kësaj beteje u vranë disa luftëtarë të huaj në mesin e te cilëve një nga Afrika dhe një nga Kuvajti, trupin e afrikanit e dogjën me arsyen që të mos kuptohet se ka të ardhur nga shtete të ndryshme, e ndërsa trupi i kuvajtianit nuk u dogj por u vendos në një vend dhe u kontaktua familja e tij të cilës i thanë se kufoma është marrë nga forcat e Esedit të cilat kërkojnë para të majme për t’ ua dorëzuar familjes dhe kjo me beri që të iku nga aty.

Profeti Muhamed a.s. thotë : Kur dalin për te luftuar ne fushëbetejë dy myslimanë kundër njeri- tjetrit, që të dy do të jenë në xhehnnem ( ferr). Ata te rinj që janë manipuluar dhe kanë shkuar në Siri duhet mbajt në ndonjë burg për rehabilitim dhe risocializim, e ndërsa ata që i kanë manipuluar të rinjtë të shkojnë atje duhet varur në litar.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme