QËNDRIMI I DIJETARËVE RRETH FESTIMIT TE DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT S.A.W.S.

Flamur Sofiu

Hyrje

Në fenë islame janë dy festa: festa e fiter bajramit dhe festa e kurban bajramit, ndërsa sa u përket festimeve të ditëve dhe datave te ndryshme historike si p.sh. festimi i ditëlindjes se Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e lejuar por nuk është e obliguar. Mu për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dëgjojmë shume kundërshtime nga disa jo të thelluar në shkenca islame. E vërteta është se nuk kam dashur t’i qasem një problematikes së tillë për shkak se ekzistojnë shume çështje me rendësi që i preokupojnë muslimanet e sodit. Pa dyshim se ne sot jetojmë në një kohë ku armiket e islamit pa pushuar mundohen ta shkatërrojnë islamin dhe muslimanet si nga brenda dhe nga jashtë, pa kurrfarë mëshire, e që fatkeqësisht ka shumë pak prej muslimanëvë që mund tu kundërvihen sulmeve të tilla. Ne sot jetojmë në një injorancë bashkëkohore ku e vërteta është si një lloj plaçke që shitet dhe e blen ai që më së shumti ka të holla, pavarësisht se çfarë është blerësi dhe se gënjeshtra në kohën tonë është themel i vazhdimit të proceseve të jetës.
Sot kur muslimanet në të katër anët e botës janë viktima të terrorit dhe gjenocidit vetëm e vetëm pse thonë se “Zoti ynë është Allahu”. Më e keqja është se muslimanët vuajtjet e tyre i kanë edhe nga disa veprime dhe sjellje të disa pjesëtareve te fesë Islame, të cilët në emër të asaj se vetëm ata po e kuptojnë Kur’anin dhe sunnetin e Pejgamberit s.a.w.s. dhe kështu po japin vetes të drejtë që njerëzit t’i etiketojnë duke u thënë “mushrika”, “bidatxhinje”, “kafira” …. Më e rrezikshmja është se të tillë ka edhe ne mesin tonë ku jetojmë, andaj duke e pare atë se dikush mundohet të hedhë dyshime në mesin e xhematit tonë se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e pa pranuar në sheriat dhe se ajo vepër është bidat-risi, u detyrova dhe e ndjeva si obligim që një gjë të tillë ta kundërshtojë me anë të fakteve dhe qëndrimeve të dijetarëve të mëdhenj Islam. Ajo që më dha kurajë që ta shkruaj këtë temë është se dijetari dhe shejhul islam Ibn Tejmije r.a. është i mendimit se lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. Gjithashtu para se të hyjë në temë dua t’i potencoj tri gjëra që kanë të bëjnë me ditëlindjen e Pejgammberit s.a.w.s.:
1. Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është vepër e lejuar, dhe se lejohet tubimi i besimtarëve të për të dëgjuar historinë dhe poezitë që e lavdërojnë Pejgamberin s.a.w.s. dhe shpërndarja e ushqimit dhe futja e haresë dhe gëzimit në mesin e besimtarëve për shkak të ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.
2. Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. nuk duhet të bëhet vetëm me ditën e lindjes por duhet të përkujtohet Pejgamberi s.a.w.s. në çdo ditë dhe në çdo moment ngase ai është dritë dhe modeli me i mire për ne.
3. Që dita e festimit të ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. të shfrytëzohet për tu shpjeguar dhe përkujtuar besimtarëve jetën dhe veprën e Pejgamberit s.a.w.s.
Po ashtu para se te hyj me i përmendur mendimet e dijetarëve islam rreth festimit te ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dua të potencojë ketë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë çështje e cila është obligim i domosdoshëm për tu zbatuar ne sheriatin islam, por kemi te bëjmë me një çështje e cila është e lejuar te zbatohet sipas shumicës së dijetareve islam.

Çka synohet me festimin e ditëlindjes?

Me festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. synohet vetë Islami, ngase Pejgamberi s.a.w.s. është shembull praktik i Islamit. Mu për këtë dijetari i mirënjohur bashkohor Muhammed Muteveli Sha’ravi ne librin e tij “Maidetul Fikril Islamijj” faqe 295 thotë: “Kur i gjithe njerzimi janë gëzuar me ardhjen e Pejgamberit s.a.w.s. në këtë botë, poashtu janë gëzuar të gjitha krijesat, bimet, exhinet, bota inorganike për lindjen e Pejgamberit s.a.w.s., pse vallë ne te mos gezohemi dhe te festojm ditëlindjen e tij”.

Argumentet të cilat konfirmojn se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper e lejuar të zbatohet (xhaiz)!

Përmendet në “Sahihul Buhari” se Pejgamberi s.a.w.s. ka përmendur se Ebu Lehebi për çdo ditë të henë i lehtesonet dënimi i zjarrit te xhehennemit për asryje se nga gëzimi e kishte liruar robreshen e tij e cila e kishte informuar për lindjen e Muhammedit s.a.w.s. (Kitabun Nikah) .
Disa nga dijetarët mendojn se festimi dhe gëzimi për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. është qartësuar edhe nga ajeti 58 i kaptines Junus: “Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen…”. Sipas komentatoreve te Kur’anit mirësia me e madhe është dergimi i Pejgamberit s.a.w.s. dhe rahmet për çdo send, pastaj gëzimi për ardhjen e Pejgamberit s.a.w.s. është gjë e porositur.
Se lejohet të festohet ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s. disa nga dijetarët e mbështiesin në hadithin e transmetuar nga Muslimi se kur është pyetur Pejgamberi s.a.w.s. pse agjeron ditën e henë dhe te enjete ai është pergjegjur duke thenë: “ Se ne kete dite (e henë) kam lindur dhe mu ne kete dite ka filluar të me vije shpallja”. (Sahihul Muslim , Kitabu Sijam). Poashtu këta përmendin atë se Pejgamberi s.a.w.s. ka pre kurban për ditëlindjen e tij.

Qëndrimi i dijetarit dhe shejhul islamit Ibn Tejmije r.a. për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.!

Dijetari i madh dhe shejhul Islami Ibn Tejmije r.a. ne librin e tij “Iktidau-s-siratil-mustekim muhalefetu as’habil xhehim” shprehet: “Të respektuarit e lindjes së Pejgamberit s.a.w.s. e që disa nga njerzit e bejnë është veper e cila do te shpreblehet për shkak të respektimit dhe dashuris ndaj Pejgamberit s.a.w.s.”
Do të kishim pyetur vallë Ibn Tejmije r.a. me kete veprim e ka propoganduar bidatin e till?! Jo, ai nuk ka mjaftue vetem me ate se lejohet festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. por u shpreh duke thenë se ata të cilët e festojn per respekt dhe dashuri ndaj Pejgamberit s.a.w.s. do të shpreblehen nga Allahu xh.sh.
Poashtu nese e lexojm librin e Ibn Tejmijes r.a. “Iktidau Siratil Mustekim” do te gjejm mendimin e tij se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper e lejuar.
Kur lexojm librin “Mexhmeul Fetava” do të shohim se Ibn Tejmije r.a është pyetur se çfarë mendon per ata njerz që tubohen lexojn Kur’an dhe e përmendin Allahun xh.sh. vetëm e vetëm për tu afruar te Allahu xh.sh.? Është përgjegjur : “Elhamdulilah, tubimi për të lexuar Kur’anin dhe të bërit dua është veper e pëlqyer dhe e mire” .

Qëndrimi i dijetarëve të njohur

1. Imam Sehaviju r.a. thotë: “ Edhe po qe se në këte nuk ka kurrëfar dobi përveç asaj që shejtani do të hidhërohet dhe besimtarët do të gezohen do të mjaftonte (për tu festuar ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s.).”.

2. Dijetari i madh El-Kastalaniju thotë: “Vazhdimisht muslimanët pas tri gjeneratave e festojn ditëlindjen e Muhammedit s.a.w.s. duke dhenë sadaka të ndryshme, duke shfaqur gezim, duke i shtuar veprat e mira, duke lexuar historikun e lindjes se Pejgamberit s.a.w.s., dhe mu per kete ata kane begati dhe bereqet” .

3. Dijetari Ebu Shame r.a. mësuesi i imam Neveviut r.a. thotë: “Më e mira risi që është paraqit ne kohen tone, është ajo çka veprohet çdo vitë për ditëlindejn e Pejgamberit s.a.w.s. duke u dhenë sadaka dhe duke u shprehur gëzimi për lindjen e Muhammedit s.a.w.s. dhe resepetin ndaj tij duke e falenderuar Zotin e gjithësisë që e ka derguar Muhammedin s.a.w.s. si mëshir për mbarë botërat” .
4. Komentatori i Sahihut të Buharis, dijetari i madh dhe shejhul Islami Ibn Haxher el-Askalaniju , është pyetur për festimin e ditëlindejs së Pejgamberit s.a.w.s. e i cili është përgjegjur kështu: “Në parim kjo veper është risi e cila nuk është zbatuar nga tri gjeneratat e para (sahabet, tabi’inet dhe tebei tabi’inet), mirëpo ne këte veprim (festim) ka gjera te mira, dhe per kete mund te konkludojm se është risi e mire. Këtë e mbështes në atë që përmdendet në Buhari dhe Muslim se Pejgamberi s.a.w.s. kur ka arritur në Medine i ka parë Jehudit duke agjëruar ditës e ashures, dhe i ka pyetur ata perse agjerojn? Ata i kanë thenë: “Kjo është dita kur Allahu e përmbysur Firaonin, ka shpetuar Musa, dhe mu për këtë agjërojm si falendërim ndaj Allahut. E Pejgamberi s.a.w.s. u tha: “Ne jemi më meritor të agjërojm për Musaun se sa ju!
5. Dijetari dhe imami bin I’jadi r.a. thotë: “Festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. e konsiderojë si festë për muslimanet, festë në të cilen muslimanet shprehin gëzimin dhe haren e tyre për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. Këtë festë e konsiderojë të lejuar kur bëjë kijas (analogji) në festat tjera”.
6. Dijetari i madh imam Sujutiu mendon se festimi i ditëlindjes është gjë e lejuar dhe e mbështetet mendimin e tij, në transmetimin e Behjekiut nga Enesi r.a. i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.w.s. pasi është bërë pejgamber ka pre kurban për ditëlindjen e tij. Dihet se gjyshi i Pejgamberit s.a.w.s. ka pre kurban ditën e shtat te lindjes së Pejgamberit s.a.w.s. dhe se nuk ka nevojë të ripërseritet nje gje e tillë. Mendohet se ajo që e ka shtyr Pejgamberin s.a.w.s. të prêt kurban për ditëlindjen e tij ka qënë një lloj falënderimi ndaj Krijuesit të tij, e të cilin e dërgoj se mëshirë për gjithë botërat dhe respekt për ummetin e tij, i cili po ashtu i dergonte salavate vetës së tij. Rekomandohet për ne si musliman t’i shprehim falënderimet tona ndaj Allahut xh.sh. për ditëlindjen e Pejgamberit të Tij, duke u tubauar vllëzërit musliman, duke dhëne sadaka e të ngjashme.
7. Dijetari i mirënjohur Hafidh Shemsu Din bin Nasirudin ed-Dimeshkiju r.a. thotë: “Është vërtetuar me transmetim të verëtetë se Ebu Lehebit i lehtësohet dënimi në xhenhennem ditën e henë vetëm e vëtem pse e ka liruar robëreshen e tij e cila e kishte përgzuar për ditëlindjen e Muhammedit s.a.w.s.” Dhe mu për këtë ky dijetarë thurë këtë poezi:
Kur këtij pabesimtarit i vije lehtësimi,
pasi i tilli është i mallkuar dhe i denuar me xhehennem përgjithmon
sa here që i vije dita e hëne
i lehtësohet denimi për shkak të gëzimit që e ka shpreh për Ahmedin
çka mendohet për robin i cili gjate tërë jetës së tij
ka qenë i gëzuar për Ahmedin, dhe ka vdekur me iman.
8. Dijetari i mirënjohur dhe ish muftiu i Mekkes Ahmed Zejn Dahlani (ka vdekur me 1066 h.) thotë: “Tradita e njezëve të cilët e festojn ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. për respect dhe nderim ndaj Pejgamberit s.a.w.s., është nje veper e pranuar tek shumica e dijetarëve muslimane dhe se është nje veper që e kanë vepruar shumë dijetarë të këtij ummeti”.
9. Dijetari dhe muxhtehidi i mirenjohur Imam Shewkaniju ka thenë: “Festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është veper që lejohet të zbatohet”.
10. Transmeton Ibn Betuta historian i njohur i shekullit VIII hixhrij i cili permend këtë: ”Pas çdo namazi të xhumas dhe në ditën e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. hapeshin dyert e Qabes nga rojet e saj dhe se kadiu i Mekkes Nexhmuddin Muhammed bin el-Imam Muhjjidin Taberiju shpërndante ushqim për të gjithë njerëzit në Mekke.”

Librat e shkruara nga dijetaret e hershem islam për festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s.

1. Ibn Nasirid-Din ed-Dimeshkiju ka shkruar dy libra:
a. EL-MEWRIDU-SAVIJU FI MEWLIDIL HADIJJI
b. XHAMILU ATHARI FI MEWLIDIL MUHTARI
2. El-Irakiju ka shkruar librin: ELMEWRIDUL HENIJJU FIL MEWLIDI SENIJJI.
3. Imam Sehaviju ka shkruar librin: EL-FAHRUL ULEVIJJU FIL MEWLIDI NEBEVIJJI.
4. Imam Sujutiu r.a. ka shkruar librin: HUSNUL MAKSADI FI AMELIL MEWLIDI.
5. Ibn Kethiri r.a. e ka te shkruar nje libër për ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s.

A është çdo risi (bidat) që të shpie në xhehennem?!!!

Shumë e vëretetë është se Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë: “Çdo risi është që të shpije në humbje, e çdo humbje në zjarr”. Në këtë rast fjala “KUL-LUN” (çdo), është shprehje që argumenton për kuptim të përgjithëshem të tekstit (umum), mirëpo në këtë rast kjo shprehje është në kuptim të përgjithëshem që pranon specifikimin (amun mahsusun),e që më këtë nënkuptohet se çdo risi nuk mund të thuhet se është humbje që të shpie në xhehennem. Poashtu kuptimin e fjalës “KUL-LUN” (çdo) e gjejmë në Kur’an në kuptim të përgjithëshem që pranon specifikimin, si f.v. ajeti : “(Era) rrënon çdo send me lejen e Zotit të saj…” (Ahkaf:25). Qartë dihet se era nuk e shkatrron çdo gjë, por disa gjëra i shkatrron. Ky lloj i specifikimit të kuptimit të përgjithëshem në shekncen e Usuli Fikhut njihet si (el-Hasul Munfasilu bil-Hissi). Për atë se fjala “KUL-LUN” (çdo) në këtë hadith e ka kuptimin e përgjithëshem të specifikuar mendon edhe Imam Neveviju komentuesi i sahihul Muslimit. Poashtu ky dijetarë mendon se risit (bidatet) mund të jenë të refuzuara në sheriatin islam dhe mund të jenë të pranuara.
Transmetohet se Ibn Haxheri r.a. komentuesi i sahihut te Buharit ka thenë: “ Çdo gjë që nuk është vepruar në kohën e Pejgamberit s.a.w.s. konsiderohet risi (bidat), mirëpo disa prej tyre janë të urrejtuara dhe të pa pranuara në sheriat, e disa prej tyre janë të pëlqyera dhe të pranuara në sheriat”.
Transmeton Ebu Nu’ajmi nga Ibrahim Xhunjedi i cili ka thënë se e kam dëgjuar imam Shafiun r.a. duke thenë: “Bidati (risia) është dy lloje: bidat i lavdëruar dhe bidat i urrejtur, ai bidat që pëlqehet me sunnetin është i lavdëruar, ndërsa ai bidat që kundërshtohet me sunnetin është i papranuar”.
Kur qartë kuptohet se fjala “KUL-LUN” (çdo) në hadith e ka kuptimin e përggjithëshem të specifikuar që d.t.th. disa bidate, na bëhet e obligim të mendojm në kuptimin e hadithit : “Kush e hap një rrugë të mire në Islam, atij i përketë shpreblimi (pse e ka filluar atë punë të mire), poashtu i takon edhe shpreblimi i atij që e kryen atë punë, pa iu paksuar shpreblimi atij që e punon atë vepër…”. Hadithi i tillë argumenton qartë se muslimani ka mundësi ta bëj ndonë punë të mire edhepse ajo punë nuk është bërë në kohën e Pejgamberit s.a.w.s.. Fjala “men senne sunneten…” (kush hap një rrugë…) ka për qëllim atë se nëse fillohet të veprohet diçka e mirë por që është e verifikuar me ixhtihad (studim të hollësishem) nga dijetarët dhe nuk vije në kundërshtim me kuptimin e përgjithëshem të rregullave dhe burimeve te sheriatit.
Ka disa prej masës së përgjithëshme të njerzëve thonë: “Po të ishte festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. çështje që duhet të kryhet do ta e shpjegonte Pejgamberi s.a.w.s. këtë ummetit të tij?!” Përgjejgja rreth kësaj është se çdo vepër që nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.w.s. apo shokët e tij nuk do të thotë se zbatimi i saj vepre është i ndaluar. Mu për këtë imam Shafiu r.a. mendon se çdo vepër që ka bazë në burimet e sheriatit por që atë vepër nuk e ka zbatuar Pejgamberi s.a.w.s. e as shokët e tij nuk mund të konsiderohet e ndaluar, por mund të jete e pëlqyer dhe e rekomanduar të veprohet. Ata të cilët mundohen të thonë se ajo vepër që nuk e ka vepruar Pejgamberi s.a.w.s. është e ndaluar te veprohet, është mendim i paargumentuar dhe i pa pranuar nga ana e dijetareve.
Poashtu disa po mundohen me e mbështetur mendimin e tyre se festimi i ditëlindjes se Pejgamberit s.a.w.s. është gje e ndaluar ne hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. “Dhe mos e teproni ne lavdrimin ndaj meje sikur qe e tepruan ne lavdërim të krishteret ndaj Isaut të birit të Merjemes a.s. Vërtetë unë jamë rob i Allahut dhe Pejgamber i Tij”. Sipas komentit të Ibn Haxherit r.a. me shprehjen “mos e teproni ne lavdrim” është për qëllim ajo që ne mos ta konsiderojm Pejgamberin s.a.w.s. sikur që e konsideruan te krishterët Isaun a.s. si bir i Zotit apo edhe Zot. Duhet të jetë e qartë se me festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. është për qëllim gëzimi për ardhjen e tij në këtë botë si mëshirë për njerzimin.
Dikush mund të thotë se festimi i ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. konsiderohet bidat i refuzuar, ne do të u përgjigjeshim me atë se ka shumë çështje, të cilat nuk i kane vepruar sahabet, tabiinet dhe tebi tabininet, e qe sot muslimanet i veprojn si f.v.:
1. Të tubuarit e njerëzve për të falur me xhemat namazin e natës pas faljes së namazit te teravis ne të dy haremet. Një veprim i tillë nuk është vepruar nga trei gjeneratat e para muslimane.
2. Leximi i duas së përfundimit te Kur’anit në namazin e teravis, dhe poashtu ne namazin e natës.
3. Veçimi i natës së 27 të ramazanit si natë e përmbylljes së leximit te Kur’anit ne namaz të teravis në dy Haremin e Mekkes dhe të Medines.
4. Thirrja për namaz të natës pas faljes së namazit te teravis duke u thenë (SALATUL KIJAMI ETHABEKUMU-LLAH).
5. Ndarja e çështjes së tevhidit në tri grupe: TEVHIDUL ULUHIJJJETI, TEVHIDU RUBUBUJJETI dhe TEVHIDU ESMAI VE SIFAT. Kjo lloj e ndarjes se tevhidit nuk është e bërë me hadith, as sahabet nuk e kane bërë këtë ndarje e as imamet e katër medhhebeve.

Duhet patur parasysh edhe këtë se ka shume vepra të cilat Pejgamberi s.a.w.s. i ka lenë pa i zbatuar, mirëpo ky mozbatim sipas dijetarëvë mund të jetë për tri arsyje:
1. I ka lenë disa vepra pa i zbatuar për shkak se nuk ka qenë nevoja për t’u zbatuara si f.v. luftimi i atyre që kundërshtojnë dhënjen e zekatit, e të cilët i ka luftuar Ebu Bekri r.a. Pejgamberi s.a.w.s. nuk i ka luftuar te tillët ngase ne kohen e tij nuk ka pasur që dikush prej muslimaneve të kundërshtojn dhënjen e zekatit. E tash duhet ta kemi të qartë se Ebu Bekri r.a. e ka vepruar diçka që Pejgamberi s.a.w.s. nuk e ka vepruar, atëherë vallë mos po i japim vetës mundësi që të themi se edhe Ebu Bekri r.a. ka bërë bidat(risi).
2. Të lënurit e disa veprimeve për të cilën ekziston arsyja pse nuk e ka zbatuar Pejgamberi s.a.w.s. si f.v. nuk e ka falur namazin e teravis me xhemat vetëm e vetëm se është friksuar se ummeti do ta e marrin për farz. Pra nga kjo kuptohet se të falurit e namazit te teravis me xhemat është vepër e rekomanduar, ngase nuk ekzsiton me frika se ai do të konsideerohet prej ummetit farz.
3. Lenja e disa veprimeve nga ana Pejgamberit s.a.w.s. që për të cilën ka ekzistuar arsyje por për veprimin e saj nuk ka kurrëfar pengese, si f.v. mos thirrja e ezanit për namazin e bajramave.
Këto lënje të veprimeve të Pejgamberit s.a.w.s. i hapin rrugën zbatimit të disa gjërave edhe pse Pejgamberi s.a.w.s. nuk i ka zbatuar, me kusht që të dihet shkaku i moszbatimit te çështjes.
Ka disa nga njerëzit që thonë se nuk duhet të festohet ditëlindja e Pejgamberit s.a.w.s. ngase mu në të njëjtën ditë vdes, dhe mu për këtë nuk mund të ketë gëzim atë ditë ngase mu atë ditë ka vdekur Pejgamberi s.a.w.s.!?!!
Këtij arsyetimi i përgjigjet shumë qartë dijetari i madh Xhelaludin Sujutiu r.a. në librin e tij “El-Havi lilfetava” faqe 193, duke thënë: “Padyshim se lindja e Pejgamberit s.a.w.s. është begatia me e madhe që Allahu na ka dhuruar, e vdekja e tij është fatkeqësia me e madhe për ne. Vërtetë sheriati islam na nxit neve që të shprehim gëzim për begatin e Allahut xh.sh., ndërsa durim dhe qetësi në fatkeqësi. Mu për këtë sheriati islam urdhëron që të prehet kurban për atë që ka lindur me qëllim që të shprehet gëzimi dhe falënderimi, na ka ndaluar të vajtojmë dhe të dëshpërohemi duke i humbur shpresat ne Zotin xh.sh. Dhe te gjitha rregullat e sheriatit e bëjnë të qartë atë se është e preferuar të shprehet gëzimi për lindjen e Pejgamberit s.a.w.s. e kurrsesi te shprehet hidhërimi dhe pikëllimi për vdekjen e tij”.
Në fund kish me e përmbyll me atë se po qe se e festojmë ditëlindjen e Pejgamberit s.a.w.s. për respekt dhe dashuri ndaj Pejgamberit s.a.w.s. do te ishte me mire duke u mbështetur ne mendimet e atyre qe e lejojnë festimin e ditëlindjes së Pejgamberit s.a.w.s. Gjatë festimit te rikujtojmë atë se Pejgamberi s.a.w.s. dhe veprat e tij janë shembull dhe model për ne muslimanet.

Allahu E’alem.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme