ZBULIMI I NJË DETI NËN SHTRESËN E TRETË TË TOKËS





Gazeta Daily Mail ka publikuar një zbulim interesant, atë të një deti të thellë 400-600 km nën sipërfaqen e tokës, ose më saktë, nën shtresën e tretë të saj. Deti përmban sasi uji trefish më shumë se uji që gjendet mbi sipërfaqen e tokës. Zbulimin e kanë prezantuar shkencëtarët në mars të këtij viti (2014).

Kështu, ne kemi det mbi tokë, të cilin e shohim, pas taj nën të ka një kore të butë, nën të cilën vijon shtresa e dytë e tokës, pas të cilës vjen shtresa e tretë, e cila është e zjarrtë dhe prej së cilës shpërthejnë vullkanet dhe llavat e shtrira të zjarrit, e nën këtë shtresë ka një det, të cilin e zbuluam tash në këtë vit.


 

 

Ta meditojmë këtë formë (të planetit tokë) e pastaj të ndalemi tek hadithi profetik:

Toka, nga jashtë, duket e kaltër, e bukur, por në brendësi fsheh zjarr dhe lavë të shkrirë zjarri. Shtresa e jashtme është e mbështjellë me dete, re dhe qetësi, por nën korën e tokës, ka shtresa të zjarrta, ndërsa nën këtë shtresë të zjarrtë, ka det të madh.


 

Kështu, shtresat e tokës bëhen shtatë:


  1. Korja e tokës

  2. Litosfera

  3. Mbështjellësi i epërm

  4. Mbështjellësi i mesëm, ky që përfshin këtë detin e madh të zbuluar tash së fundmi

  5. Mbështjellësi i poshtëm

  6. Bërthama e jashtme

  7. Bërthama e brendshme


Pra, tashmë kemi një imazh më të qartë të tokës dhe shtresat e saj janë shtatë. Në këtë të vërtetë ka aluduar Kur’ani. Në kaptinën et-Talak, ajeti 12, Allahu i Madhëruar ka thënë:"All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.

 

                                               Burimi: Daily Mail, mars 2014


Atëherë, e vërteta e bindshme shkencore po thotë se nën det ka zjarr dhe llavë zjarri ndërsa nën të ka det. Ne kemi këtë renditje:


  1. Det

  2. Zjarr

  3. Det


Po i dashuri ynë më i madh, Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] si e ka trajtuar këtë çështje shkencore, të cilën shkencëtarët nuk arritën ta zbulojnë vetëm se në shek. XXI?

Ka thënë Pejgamberi alejhis salatu ves selam]: ...ngase nën det ka zjarr,e nën zjarr ka det.” (Transmeton Ebu Davudi ndërsa Albani vlerëson se hadithi ka sened të dobët.)

Ky hadith na lajmëron për zjarr nën det. Shkencëtarët këtë e kanë vërtetuar vite më parë ndërsa tani vërtetuan se nën këtë zjarr ka det. Kjo flet për vërtetësinë e profetësisë së Muhammedit [alejhis salatu ves selam].

 

 


Përshtati: Sedat ISLAMI


 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme