Kush i vret muslimanët?

Gaza

Kur në vitin 2009, në Gaza, nga bombat që i përdorën ushtria cifute, u vranë rreth 2000 muslimanë, diplomacia amerikane si gjithmomë I mbeshteste krimet e tyre. Për diplomacinë amerikane kjo mbështetje ishte taktikisht e lehtë për arsye se, atëherë, presidenti I porsazgjedhur Obama ende nuk kishte filluar zyrtarisht me detyrën e tij. Zyra e Obamës thoshte se ne ende nuk kemi filluar me detyrë , përderisa zyra e Bushit thoshte se neve na ka kaluar mandati. Për shkak të kësaj, edhe Izraeli, si gjithmomë, i kishte duart e lira për t’i vrarë muslimanët.

Lobi jahudi edhe njëhere dëshmoi se e mban të zaptuar të gjithë spektrin politik në Amerikë; pra edhe atë të partisë republikane edhe atë të partisë demokratike. Kësaj radhe situata është edhe më e vështirë për popullin e Gazës. Të gjendur para një armiku të pamëshirshëm ata përjetojnë vuajtje të pandërprera. Vuajtjet e tyre gjatë disa dekadave nuk kanë nevojë që t’i përsërisim me këtë rast pasi që janë të njohura për ne dhe se ato I përjeton secili person që ka pak njerzi në veten e tij. Ngjarjet e hidhura në Lindjen e Mesme që i përjetojmë ne kohë të sotme duhet që të jenë një alarm për të gjithë ne muslimanët. Lindja e Mesme nuk është pjesë gjeografike e ndarë prej neve shqiptarëve. Nëse i lexojmë librat që janë shkruar para një shekulli, trojet tona quheshin «Lindje e Afërt» nga autorët perëndimorë. Ne konsideroheshim një tërësi gjeografike me Lindje.

Vrasja e muslimanëve në Lindjen e Mesme, me përkrahje të drejtëpërdrejt të Perëndimit, është një realitet I frikshëm për ne muslimanët. Nuk duhet të kemi iluzione se Perëndimi do të na shpëtoj neve shqiptarëve nga kjo furtunë për arsye se ne jemi muslimanë evropian.

Identiteti evropian është vetëm një utopi që përdoret për arsye politike në retorikën e politikanëve evropian. Perëndimorët edhe gjatë kohë nuk do të na shikojnë neve shqiptarëve si pjesë e tyre. Identiteti jonë musliman është ferrë në syrin e tyre. Përderisa ata nuk e pranojnë identitetin tonë Islam, atëherë, pse ne me naivitet besojmë se ajo cka ndodh me popullin e Gazës sot, nuk mund të ndodh e njejta me ne nesër?! Ata që i vrasin muslimanët në Gaza pse të kenë mëshirë për ne. Ata që e përkrahnin gjenocidin e Aleancës Ballkanike në vitet 1912-1913 përse mos të përkrahin një aleancë tjetër për zhdukjen e muslimanëve nga këto troje? A nuk ishte Perëndimi që e zhduku Shqipërinë nga harta politike para fillimit të LDB?

Shenjat se po përgatitet një skenar i tillë për ne muslimanët janë më se të qarta. Ministrja e Punëve të Jashtme e Italisë, e cila pretendon funksionin e Përfaqësues së Lartë për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian këto ditë ishte në Izrael për ta përkrahur vrasjen e popullit të Gazës. Ajo doli në konferencë shtypi së bashku me kryeministrin kriminel të Izraelit, i cili publikisht faleminderoj ministren në fjalë për përkrahjen e dhënë. Ministrja shkoi atje për ta marrë bekimin e atij krimineli, pasi me bekimin e tij do t’i rriten gjasat për tu emëruar në funksionin që e dëshiron. Kjo ngjarje na dëshmon se në qoftë se sot një politikan evropian dëshiron që të ketë karrierë diplomatike, patjetër duhet të ketë bekimin e shefave jahudi; dhe se ate bekim mund ta marrin vetëm atëherë kur përkrahin vrasjen e muslimanëve. Kjo nënkupton se ne muslimanët në Evropë jemi në rrezik të drejtpërdrejtë nga politikat e Bashkimit Evropian, organizatë supranacionale kjo që është nën kontroll të lobit të njejtë që ka zaptuar politikën amerikane.

Ndokush do të thotë se neve muslimanëve do të na shpëton Amerika sikur që e dëshmoi në luftën në Kosovë. Kjo nuk është edhe bash ashtu. Këtë cështje gjërësisht e kam elaboruar në një shkrim tjetër. Shkurtimisht, në Luftën e Kosovës, Amerika vetëm se i mbronte interesat e veta. Nëpërmjet luftës në Kosovë ajo e largoi ndikimin rus prej Jugosllavisë dhe e morri Ballkanin nën ndikim amerikan duke i integruar shtetet e Ballkanit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Se sa në të vërtet përpiqet Perëndimi për të mirën tonë e dëshmon varfëria e skajshme e jona dhe izolimin që na e kanë servuar edhe pse politikanët tanë për më shumë se dy dekada si qeni i kanë qëndruar besnik Perëndimit.

Fati i popujve të vegjël nën mëshirën e të pamëshirshmëve sikur që janë palestinezët e Gazës të rrethuar nga Izraeli apo ne shqiptarët në Evropë është situatë për tu brengosur. Neve muslimanëve mund të na mbrojnë vetëm muslimanët. Prandaj duhet të përpiqemi që ta fitojmë solidaritetin e muslimanëve në botë.
Synimi i shumë politikanëve tanë drejt Perëndimit nuk ka dyshim që ka dështuar dhe se gradualisht të gjithë ne do të ndihemi të zhgënjyer nga ky proces. Të mbështesësh sot Perëndimin nënkupton se mbështet vrasjen e muslimanëve në Gaza. Besoj që ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë. Prandaj duhet të përpiqemi për xhihad në rrugë të drejtë, në atë rrugë që e ka përcaktuar besimi ynë i ngulitur thellë në identitetin tonë të vërtetë. Të shpresojmë se shtetet e umetit do t’i tejkalojnë ngatëresat në mes tyre dhe se në një kohë të afërme do ta diktojnë diplomacinë ndërkomnëtare me qëllim të sjelljes së paqes në këtë dynja të rrejshme.

Në këto momente lutjet tona duhet të jenë me popullin e Gazës dhe me të gjithë të pafajshmit në botë.

 *Frymzim Dauti është historian dhe publicist i cili ka kontribuar vazhdimisht në zbardhjen dhe ridimensionimin e historisë dhe figurave shqiptare dhe më gjerë.

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme