KURBANI – MANIFESTIM NDAJ DHUNTIVE TË ALLAHUT XH.SH.

"A nuk e dini ju se All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ ka në qiej e ç’ ka në tokë dhe plotësoi ndaj jush të mirat e Tij të dukshme e të fshehta...”

Allahu xh.sh. po ashtu në ajetin 53 të sures en-Nahl, thotë: “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut...” Kurse në ajetin 142 të sures el-Enam thotë:

“Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje) dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therje). Hani nga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.”

            Duke pasur parasysh argumentet e sipër përmendura, dijetarët islam (para së gjithash komentatorët e Kuranit-mufessirët), thonë që njeriu e ka obligim prerjen e kurbanit.

Në obligueshmërin e therjes së kurbanit, na tregojnë edhe fjalët e Allahut xh.sh., i cili në suren el-Kevther thotë: “Ne, vërtet, të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Kevther, 1-2)

Kurbani është kafsha e cila theret, deve, lopë apo dele, për t'u afruar tek Allahuxh.sh. Therja e kurbanit është bërë obligim në vitin e dytë hixhri, bashkë me obligimin e dhënies së zekatit dhe faljes së dy bajrameve.

 Therja e kurbanit është në kategorinë e vaxhibit – obligimit, sipas mendimit të Ebu Hanifes, imamit të medhhebit hanefi, dhe këtë veprim e ka për obligim për të kryer secili person i cili është vendas, e që në ditën e Bajramit ka mundësi materiale për të blerë dhe therur kurban.

             Këtë qëndrim të tyre, dijetarët e medhhebit hanefi, e mbështesin në fjalët e Pejgamberit a.s., të transmetuara nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë: “Ai i cili ka mundësi materiale për të therë kurban, e nuk e therë atë, le të mos i afrohet vendit në të cilin ne e  falim namazin.“

            Këto fjalë të të Dërguarit a.s., shumë qartë na tregojnë se therja e kurbanit është e obliguar, sepse, po të mos ishte kështu, Pejgamberi a.s. nuk do t'i ketë ndaluar atij që ka mundësi e nuk therë kurban, t'i afrohet musallas – vendit ku e fali namazin Pejgamberi a.s. me sahabët.

            Edhe pse dijetarët e jurisprudencës islame (fukahat) nuk janë të pajtimit për kategorinë e obligueshmërisë së therjes së kurbanit, ata janë të një mendimi që secili mysliman që ka besim në zemrën e tij, me therjen e kurbanit ai manifeston besimin e tij në vepër dhe me këtë gjest ai tregon se i përket ymmetit të Muhammedit a.s.

            Pejgamberi a.s. thotë në një hadith të tij: “Nuk ka vepër më të kënaqur te Zoti, që njeriu mund të kryen në ditën e Bajramit, siç është lëshimi i gjakut nga kurbani i tij. Kafsha e sakrifikuar si kurban, në ditën e Gjykimit do të paraqitet me brinjët e veta, thundrat dhe leshin. Gjaku i kurbanit arrin te Zoti xh.sh. (do të pranohet te Zoti) para se të bie në tokë. Për këtë edhe ju gëzohuni me kurbanin.” (Ibni Maxhe dhe Tirmidhiu)

            Me therjen e kurbanit njeriu:

-          falënderon Allahun xh.sh. për begatit që i dhuron në jetë,

-          e ngjallë kujtimin për Ibrahimin a.s. dhe djalin e tij Ismailin a.s. që na tregojnë për gatishmërinë e sakrifikimit për Krijuesin e gjithësisë. Allahu xh.sh. e zëvendësoi Ismailin a.s. me një dash (kurban) të madh. I Lartësuari në Kuran thotë: “Dhe ne e zëvendësuam atë me kurban të madh.” (Es-Saffat, 107)

-          i afrohet Allahut xh.sh. dhe fiton kënaqësinë dhe mëshirën e Tij.

 

Therja e kurbanit të madh (deve, lopë)

 

Gjatë therjes së kurbanit është e lejuar që më shumë persona të bashkohen në blerjen e kafshës së madhe e cila do të theret në emër të kurbanit. Sa i përket numrit të personave, shumica e dijetarëve islam janë të mendimit që ky numër nuk duhet kaluar  më shumë se shtatë persona, të cilët  janë bashkuar me qëllim të prerjes së kafshës për kurban, por mund të jenë edhe më pak se shtatë persona. Për këtë na tregon hadithi i Pejgamberit a.s. i cili e lejon një gjë të tillë. Hadithin e shënon imam Muslimi nga Xhabiri r.a. të ketë thënë: “ Ne kemi therur me Pejgamberin a.s., në vitin në të cilin ishte Hudejbija, devenë për shtatë dhe lopën për shtatë persona.”

Kafsha e cila blihet me qëllim të kurbanit të madh, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, duhet të ketë mbushur dy vjet, në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë nën këtë moshë.

            Si kurban nuk është e lejuar therja e kafshëve që kanë këto të meta:

-          kur është shumë e sëmur, ashtu që nuk ka mundësi të paraqitet deri te vendi i therjes,

-          e verbër në një sy ose plotësisht e verbër,

-           pa një bri, pa bisht ose vesh,

-          ajo që është shumë e dobët në peshë, si dhe ajo që nuk ka dhëmbë.

 

A mund të jepen paratë si kompensim për kurban?

 

Nuk është e lejuar që kurbani të kompensohet me para, edhe nëse personi vepron në këtë mënyrë ai nuk ka kryer obligimin e kurbanit, e që veprimi i këtillë do të llogaritet si një gjest i thjeshtë human, apo sadaka e thjeshtë.

Kurbani do të kryhet vetëm me therjen e kurbanit, sepse gjaku i kurbanit të therur ka rëndësinë e veçantë, e që kjo nuk mund të arrihet në asnjë mënyrë përveç duke therur kafshën (kurbanin).

Edhe pse disave u duket mënyra e arsyeshme që të jepen parat si kompensim për kurbanin, ky nuk është veprim i pranuar nga Sheriati islam e me të cilin mund të punohet.

Mënyra e vetme për personat që nuk dinë dhe nuk guxojnë vetë të therin kurban, ose nuk kanë mundësi hapësinore për të kryer një obligim të tillë, është që japin të holla institucionit të Bashkësisë islame,  i cili bënë tubimin e të hollave dhe në emër të secili që bënë pagesë bënë therjen e kurbanit, dhe në këtë mënyrë kryhet obligimi i prerjes së kurbanit.

 

Kur duhet therur kurbanin?

 

Fillimi i therjes së kurbanit, sipas mendimit të shumicës së dijetarëve islam, është me përfundimin e faljes së namazit të Kurban bajramit, dhe në asnjë mënyrë para kësaj kohe. Argumenti se koha e therjes së kurbanit fillon pas faljes së namazit të Kurban bajramit, janë fjalët e Pejgamberit a.s., i cili në një hadith, të shënuar nga Buhariu dhe Muslimi e të transmetuar nga Beraa, thotë: “Le të mos therë kurban askush nga ju, para se të falet namazi (i Kurban bajramit).”

 

Si veprojmë me Kurbanin ? 

 

Ai që ther Kurban preferohet që së pari të hajë nga kurbani, nëse për një gjë të tillë ka mundësi. Thotë Pejgamberi a.s.:" Le të hajë çdokush prej kurbanit të tij." (Sahihul Xhamii 5349)

Preferohet ndarja e mishit të kurbanit në tri pjesë:


- 1/3 për ngrënie,

- 1/3 dhurim miqve, shokëve, etj, dhe
- 1/3 për sadaka.

 

Si duhet vepruar me lëkurën e kurbanit?

 

Lëkura e kurbanit është pjesë përbërëse e kurbanit dhe nuk mund të konsiderohet si diçka që është veçmas, kështu që ajo duhet të dorëzohet në organet e institucionit të Bashkësisë islame në vend – personave që janë të autorizuar për të kryer një gjë të tillë dhe kurrsesi nuk duhet të shitet. Pejgamberi a.s. thotë: “Kush e shet lëkurën e kurbanit, ai nuk ka shpërblim për kurban” (El-Hakimi)

Për këtë arsye, njeriu duhet të kenë kujdes kur të kryen ndonjë obligim fetar, të kryen me përpikëri dhe duke e plotësuar deri në fund, në mënyrë që të fiton shpërblim nga  Zoti xh.sh. për kryerjen e obligimit. Gjithsesi që lëkura mund të mbahet edhe për nevoja  personale, por, me kusht që në vlerën e lëkurës së kurbanit të jepen të hollat, në institucionin e sipër përmendur.

 

 

Literatura dhe burimet e shfrytëzuara:

 

  1. Abullatif ez-Zubejdi, Buharijina zbirka hadisa (sažetak), Sarajevë, 2004.
  2. El-Munziri, Muslimova zbirkahadisa (sažetak), Sarajevë, 2004.
  3. Esad Bajić,  Kurban i hadždž, Konjic-Mostar, 2012.
  4. Mr. Safet Kuduzović, Kurban i akika (pravni propisi), Stchting Hidzra, Sarajevë, 2010.
  5. Rešat ef. Plojović, „Klanje kurbana je vadžib-obavezno“, Glas islama, Novi Pazar,   20. shtator 2013.
  6. Senad Ceman, “Propisi o kurbanu”, nga web faqe:

 http://www.bosanskialim.com/rubrike/tekstovi/000342R007.PDF

  1. Sherif Ahmeti, Kur’ani (përkthim me komentim), botoi: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për RSS, Prishtinë, 1988.
  2. Ibrahim Džananović, “Islamski propisi okurbanu”, nga web faqe: http://www.rijaset.ba/index.php?Itemid=76&id=373:islamski-propisi-o-kurbanu&option=com_content&view=article
  3. http://bismilah.kurandhesunet.net/tema/ibadet/316-rregullat-e-kurbanit.html
  4. http://www.el-hikmeh.net/kurbani.html
  5. http://www.islamskazajednica.org/index.php?option=com_ezine&task=read&page=2&category=13&article=8183
  6. http://www.islamicunity.net/index.php/vijesti/128-obaveznost-i-propis-klanja-kurbana
  7. http://www.islamicunity.net/index.php/vijesti/128-obaveznost-i-propis-klanja-kurbana
  8. http://kewser.eu/ba/tekstovi/617-erijatsko-pravni-propisi-o-kurbanu
  9. http://merjem.com/index.php?option=com_content&view=article&id=379:kurban-i-njegov-znacaj-propisi-i-poruke-&catid=43:zu-l-hidde&Itemid=64
  10. http://www.monteislam.com/islamske-teme/klanje-kurbana-je-duznost-muslimana

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme