Si e përcjellim Kuranin (Kur’ánin) në gjuhën tonë.

    Kur përkthejmë një tekst, kemi parasysh të përcjellim  nga një gjuhë në tjetrën, fjalët, mendimin dhe brendinë emocionale të tij. Një vepër me karakter ideologjik, social e filozofik apo një tekst shkencor kërkon saktësi në terminologji e përmbajtje. Një shkrim letraro-artistik, në prozë e poezi, më tepër nga një përkthim literal, fjalë për fjalë, kërkon pasqyrimin e gjallë, në formë e përmbajtje të tekstit origjinal. Siç mund të thuhet, jo katër faqe muri, por një kompleks, në tërësi e detaje. Këtu, tërësi janë forma dhe përmbajtja,  detaje janë mjetet gjuhësore dhe artistike. Pa këto, vepra është si një trung i tharë peme.

     Kurani, ndryshe nga të qenët traktat ideologjik e social, edhe pse një vepër e mirëfilltë ideore, sociale e fetare, është i figurshëm në përmbajtje, plot  krahasime e metafora dhe me ritëm e ton poetik në formë duke filluar me shpalljen e sureve të shkurtra e të fuqishme të periudhës së Mekës (610 – 622 e.r.), më tej, te kapitujt e gjatë dhe tematikë të periudhës së Medines (622 - 632 e.r.). Sepse Kurani, para së gjithash, është vërejtje e paralajmërim për njerëzit dhe se Zoti u sjell shembuj njerëzve për të nxjerrë mësim. Në të njëjtën kohë, Kurani është këshillë, udhëzim e drejtim, përgëzim e sihariq për besimtarët, ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira. Kurani është i ndërthurur me plot shembuj që u flasin njerëzve të çdo kohe dhe niveli intelektual, në mënyrë të tillë që ata t’i kuptojnë. Ndërsa toni i Kuranit ndryshon, idea që e përshkon mbetet po ajo: besimi te Zoti dhe veprat e mira. Le të sjellim disa ajete në vazhdim:

     “Për kohën, / vërtet njeriu është në humbje, / përveç atyre që besojnë e bëjnë të mira, që këshillohen me të vërtetën, këshillohen me durimin.”  (103. El Asr/Koha, 1-3)                                                                                   

     “Mjerë kush përgojon e përçmon, / që mbledh mall dhe e numëron, / pandeh se malli e përjetëson! / Por do të flaket në një hon. / Ç’është honi, ç’ta mëson? / Zjarr i Zotit ndezur, / në zemra shfaqur, / rreth e qark mbyllur, / me gjuhët zgjatur.”  (104. El Humezeh/Përgojuesi, 1-9)

     “I vumë në provë siç provuam të zotët e kopshtit tek u zotuan të vilnin patjetër në agim. / Dhe nuk bënë përjashtim. / Kur po flinin, i shkoi përqark nga yt Zot një furtunë. / Dhe u bë si i shirë. / I thirrën njëri-tjetrit me t’u gdhirë: / “Dilni herët te të vjelat në keni për të vjelë!”/ Dolën pa bërë zë: / “I varfër, sot, të mos hyjë!”/ Dhe shkuan të vendosur në një qëllim. / Kur e panë, thanë: “Paskemi gabuar udhë!”/ “Jo, na është mohuar (jemi mohuar)!”/ Më i maturi i tyre tha: “Nuk ju thashë (Zotin) të kishit lëvduar?”/ Thanë: “Lëvduar qoftë Zoti ynë! Ishim të padrejtë.”/ Iu kthyen njëri-tjetrit me qortim. / Thanë: “Të mjerët ne, e kishim tepruar! / Ndoshta Zoti ynë na e këmben me diçka më të mirë. Zotit tonë i jemi përgjëruar.”/ Kështu është dënimi. Porse dënimi i së ardhmes (ahiretit) është më i madh sikur ta dinin.”  (68. El Kalem/Pena, 17-33)

     Këto sure i përkasin periudhës së Mekës, që do të thotë, fillimeve të revelatës së Kuranit kur Profeti a.s. shpallte te mekasit apo udhëtarët, pelegrinët që shkonin atje për haxh, Kuranin që i komunikohej pjesë-pjesë dhe u tërhiqte vëmendjen te besimi në një Zot, respektimi i të drejtave të njerëzve dhe barazia e tyre para Zotit, mirësjellja, ndihma, humanizmi etj., çfarë urdhëronte Krijuesi ndaj krijesave të Tij. Në mënyrë të figurshme, Zoti betohet për kohën, shekullin, epokën në të cilën jetojnë njerëzit, sipas disa komentatorëve më të hershëm, për kohën e faljes (namazit) të pasdites, duke theksuar subjektin në vazhdim. Betimi në objektet dhe dukuritë e natyrës është mjet letrar mitologjik, porse Zoti betohet në objektet dhe dukuritë që Ai ka krijuar ndërsa njeriu nuk mund të betohet në to sepse ato janë të krijuara sikurse është vetë ai. Zoti nuk i jep këtu rëndësi kohës sa ç’thekson faktin që njeriu është vërtet në humbje, vetëm nëse beson e bën të mira, ndjek të vërtetën dhe është i vendosur (me durim e vazhdimësi) në rrugën e Zotit. Siç shihet, Kurani, me këto tre fjali, në prozë poetike, vë para njeriut një mësim të madh. Kur e shprehim këtë mësim të Kuranit në gjuhën tonë, nuk mjafton të bëjmë thjesht kopjim të tekstit, fjalë për fjalë, por të pasqyrojmë idenë me ato mjete të përdorura në tekstin bazë.  

     “Zjarr i Zotit ndezur, / në zemra shfaqur,” është zjarri i skëterrës (xhehennemit), që arrin (ngjitet), fjalë për fjalë, në zemrat e mohuesve. Siç shënon M. Asad, nuk është zjarri që shohim e përdorim ne, porse zjarri i pasioneve dhe lakmive të njerëzve dhe i zemërimit të Zotit.

      Nga kreu Pena janë veçuar ajetet 17-33, si shembull tregimtar (narrativ), për të dalë te një kuptim më i përgjithshëm. “...Dhe nuk bënë përjashtim,” nuk thanë: “In shae-ll-Llah/Inshallah (Në dashtë Zoti!)”. Më tej, ndërsa thonë: “I varfër, sot, të mos hyjë!”, Zoti urdhëron besimtarët që, në pasurinë e tyre, kanë të drejtë të varfrit, jetimët, udhëtarët etj.

     Nga suret e periudhës së Medines, po marrim ajete të kreut të dytë, el Bekare, i cili është kapitulli më i gjatë i Kuranit dhe që përmbledh një tematikë të gjerë, të individit, familjes e shoqërisë, higjienës personale, ushqimit, martesave e ndarjeve, trashëgimisë dhe problemeve të tjera të një bashkësie në formim e sipër. Nga kjo tematikë, veçuam disa ajete për bamirësinë dhe kontributin në Rrugën e Zotit:

     “Shembulli i atyre që shpenzojnë pasuritë e tyre në Rrugën e Zotit, një kokërr gruri që jep shtatë kallinj; në çdo kalli: njëqint kokrra. Zoti ia shumëfishon atij që do. Zoti është i paanë, dijeplotë. / Cilët shpenzojnë pasuritë e tyre në Rrugën e Zotit dhe nuk e përcjellin shpenzimin e bërë me të përmendura e mundim, e kanë shpërblimin pranë Zotit të tyre. Nuk frikësohen e dëshpërohen. /  Një fjalë e mirë dhe ndjesë kanë më vlerë nga një lëmoshë e përcjellë me mundim. Zoti është i pasur, i butë. / Besimtarë, mos i zhvleftësoni lëmoshat tuaja me të përmendura e mundim si ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për opinion të njerëzve dhe nuk besojnë Zotin dhe Ditën e Fundit. Shembulli i tyre: një shkëmb i mbuluar me dhe; e zë shi i madh dhe e lë të zhveshur. Nuk zotërojnë gjë në fitimin e tyre. Zoti nuk i drejton njerëzit mohues. / Shembulli i atyre që, të vendosur në vetvete, shpenzojnë pasuritë e tyre në kërkim të kënaqësisë së Zotit, një kopsht në vend të lartë: e zë shi i dendur dhe jep frytet e tij dy herë më shumë; në mos shi i dendur edhe një vesë. Zoti është largpamës i veprave tuaja.”  (2. El Bekare/Lopa, 261-265)  Sipas përkthimit nga Myfti Salih F. Hoxha.

     Kur i lexon këto ajete për herë të parë, lënë mbresë të pashlyer përsiatjeje dhe reflektimi në jetën e gjithsecilit, me ç’ka bërë e parë përreth. Këtu, shembujt e dhënë dhe krahasimet me to, janë në harmoni të plotë. Mesazhi që del është mësim për çdo njeri.

*  *  *

     Të shumtët e përkthyesve të Kuranit, si libër i shenjtë, e përcjellin kuptimin e ajeteve të tij tekstualisht. Kjo ka rregullat dhe kufizimet e saj në vartësi të konvertimit të njësive dhe strukturave gramatikore nga një gjuhë në tjetrën. Një përkthim mekanik jo vetëm që nuk qëndron nga ana gjuhësore, por e dëmton mjaft kuptimin e tekstit. Nuk është përkthim renditja e fjalëve të një teksti me ekuivalentët e tyre në gjuhë tjetër. Arabishtja, si shembull, përdor me shumicë përemrat lidhorë e të pakufishëm, lidhëzat, pjesëzat mohuese e veçuese, siç është shprehja “la...il-la”, modelet kushtore ku, shpesh, fjala “men” përdoret në të njëjtin pozicion si përemër pyetës ose i pakufishëm, ose në vend të një kryefjale (subjekti) mungesore, të marrë në numrin njëjës, ndërkohë që shprehja është përgjithësuese dhe nënkupton shumësin. Këto pjesëza e fjalë, po të renditen në përkthim ashtu siç janë, e rëndojnë shprehjen, sidomos në shqip ku, në shumë raste, nuk përdoren ose lënë të nënkuptohen. Nga ana letrare, Kurani erdhi me gjuhën e pastër arabe, ku, fjalët e huaja, të huazuara në të, janë aspekt i civilizimit bashkëkohor dhe, kur khalifi i tretë, Osman bin Affan r.a., bëri unifikimin e tij, hoqi nga qarkullimi kopjet e shkruara në dialekte. Prandaj, Kurani, në përkthim, nuk duhet të jetë dialektal e anakronik, por një gjuhë e gjallë që t’i përgjigjet kohës. Këtë, më së miri, duhet ta bëjnë studentët e rinj të arabishtes duke mësuar po aq mirë shqipen, gramatikën dhe fjalorin e saj. Sepse, një përkthyes i kujdesshëm përdor njëkohësisht të dy llojet e fjalorëve me po aq kujdes e vëmendje.

     Në këtë shkrim, deri diku prezantues, kam dashur të paraqes nga këndvështrimi gjuhësor, katër variante shqipërimi të Kuranit. Nuk përjashtohen përkthimet e tjera, sidomos këtë çerek shekulli, me  gjeneratën e re të intelektualëve muslimanë në Shqipëri. Disa nga këto përkthime janë imitim i modelit të Sh. Ahmetit që vazhdon të trajtohet si standart i Kuranit në shqip. Vite më parë më ra në dorë një përkthim i “kuptimeve të Kur’anit të Lartë nga një grup përkthyesish pranë Shtëpisë Botuese Darussalam në Riad”, sipas punimit mjaft të njohur nga Taki-ud-Din El-Hilali dhe Muhsin Khan. Në të janë futur gjerësisht, krahas tekstit të përkthyer, shpjegimet nga hadithi dhe tradita profetike. Po sjell si shembull kreun El Asr që përmendëm më lart:

Me Emrin e Allahut, i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti

1. (Betohem) për kohën! / 2. Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë, / 3. Përveç atyre që besojnë (në Besimin e Pastër Islam në një Zot) dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për El-Hak (për të vërtetën; urdhërojnë për të punuar të mirën e të drejtën, El—Ma’ruf – që ka urdhëruar Allahu dhe ndalojnë nga El-Munker – e keqja që ka ndaluar Allahu), edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim (nga vuajtjet, mundimet, dëmtimet që i bien njeriut nga përpjekja për Çështjen e Allahut për të përhapur Fenë e Tij të Vërtetë të Besimit të Pastër Islam deri në Xhihad).

     Mendoj se, kjo mënyrë shtjellon tekstin, por humbet vlerat letrare. Përkthimet që do të marrim për krahasim janë ato të Sh. Ahmetit, F. Mehdiut, H. Nahit dhe S. Ferhatit, Zoti i Madh ua shpërbleftë me xhennet punën e bërë. Nga teksti i Kuranit janë marrë për krahasim: kreu i parë, el-Fatiha, ajeti 35 i kreut 24, en-Nur dhe kreu 99, ez-Zelzele. Përkthimin në to e kam përcjellë, me sa ka qenë e mundur, fjalë për fjalë.

Kreu 1. El Fatiha /Hyrja, 7 ajete

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿١﴾ الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ ﴿٢﴾ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ ﴿٣﴾ مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ ﴿٤﴾ إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ ﴿٥﴾ اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ ﴿٦﴾ صِرَاطَ الَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ الْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا الضَّالِّينَ ﴿٧

1. Bismil-lahir-rahm ánir-rahím. / Me Emrin e Zotit, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

2. El hamdu lil-lahi rabbil’ ālemín. / Lavdërimi është vetëm për Allahun, Zotin e botëve.

3. Er-rahmánir-rahím. / Të Gjithëmëshirshmin, Mëshirëplotin.

4. Maliqi jeumid-dín. / Sunduesin e Ditës së Gjykimit.

5. Ijjaqe na’budu ve ijjaqe nesteíín. / Ty të adhurojmë,  Ty të kërkojmë ndihmë.

6. Ihdinás-sirátal’ mustekím. / Drejtona në Rrugën e Drejtë.

7. Sirátal-ledhíne enâmte alejhim  gajril’ magdúbi alejhim ve la-ddál-lín. / Në rrugën e atyre që ke bekuar (që u ke dhënë të mira), jo të atyre që janë të urryer, as të atyre që janë të gabuar.   

 Le të citojmë katër përkthimet sipas rendit të përmendur më lart:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit,  Mëshirëbërësit!

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve! / Bamirësit të përgjithshëm, Mëshirëbërësit! / Sunduesit në ditën e gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)! / Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë! / Udhëzona (përforcona) për në rrugën e drejtë. /Në rrugën e atyre , të cilët i begatove me të mira, / jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!    (Sh. Ahmeti)

emër të All-llahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit! / Lavdërimi është për All-llahun, Zot i botëravet, /  Të Gjithmëshirshmin, Mëshirëplotin, / Sunduesin e ditës së gjykimit. / Vetëm Ty të adhurojmë, dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë, / Drejtona në rrugën e drejtë, / Në rrugën e atyre, të cilët i bekove, jo të atyre që kanë merituar hidhërimin, e as të atyre që e kanë humbur!    (F. Mehdiu) 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! / Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, / të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, / Sunduesit të Ditës së Gjykimit. / Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. / Udhëzona në rrugën e drejtë! / Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!      (H. Nahi)

Me Emrin e Zotit Bamirës, Mëshirëplotë. / Lavdi Allahut, Zotit të botëve, / Bamirësit, Mëshirëplotit, / Sunduesit të Ditës së Gjykimit! / Ty të adhurojmë, Ty të kërkojmë ndihmë. / Drejtona në Rrugën e Drejtë, /në rrugën e atyre që ke bekuar,  jo të atyre që urrehen,  as t’atyre që janë të gabuar.    (S. Ferhati)

     Rahman dhe Rahim vijnë nga treshja e thjeshtë rahime (r, h, m), mëshiron, si cilësorë aktivë e pasivë. Rahman (mëshirues)  është përgjithësues në kuptim dhe, për të mos përsëritur, mund të merret si Bamirës. Rahím (i mëshirshëm) shpreh një cilësi sikurse alím (i ditur). Si atribute të Zotit, janë cilësorë të shkallës siperore, por, thjesht, mund të themi: “Me Emrin e Zotit, Mëshiruesit, të Mëshirshmit” duke nënkuptuar: “Filloj me Emrin e Zotit...” dhe, jo: “Në Emër të Zotit...” që do të thotë se po vepron në emër të dikujt tjetër.

     “Mëshirëbërësnuk është në fjalorin e gjuhës shqipe dhe s’mund të jetë e tillë sepse themi: “Bën durim” dhe jo: “Bën mëshirë.” Thuhet: “Tregon (ndjen, ka) mëshirë.” Përsa u përket atributeve të Zotit, mëshira është cilësi e qenësishme e Tij që ekziston dhe nuk bëhet. Po kështu, edhe te krijesat.

     Në ajetin 6, “ihdina”(drejtona), nga “heda”, në të gjitha rastet, ka kuptimin e drejtimit  duke i rrëfyer dikujt rrugën që do të ndjekë, jo vetëm ta udhëzosh si të veprojë. “Përforcona” shprehet në Kuran me foljet "medde" dhe  "thebete".

     “Magdubun alejhim” nënkupton disa vetë mbi të cilët ka rënë zemërimi ose urrejtja dhe janë të urryer (nga Zoti e njerëzit). Hidhërim do  të thotë keqardhje e brengë për një fatkeqësinë a vuajtje.

     “Dal-lin /dal-lun”, më saktë, do të thotë: “të gabuar”, që, ndryshe nga besimtarët të cilët Zoti i ka drejtuar (udhëhequr) në rrugë të drejtë, janë në rrugë të gabuar. “Të humbur”, në Kuran, cilësohen me fjalën: “khasirun”. 

     Këtu, nuk po përmendim anën drejtshkrimore me përdorimin vend e pa vend të presjes dhe shenjave të tjera të pikësimit.

Kreu 24. En-Nur / Drita, ajeti 35

اللَّـهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ مَثَلُ نُورِهِ كَمِشْكَاةٍ فِيهَا مِصْبَاحٌ ۖ الْمِصْبَاحُ فِي زُجَاجَةٍ ۖ الزُّجَاجَةُ كَأَنَّهَا كَوْكَبٌ دُرِّيٌّ يُوقَدُ مِن شَجَرَةٍ مُّبَارَكَةٍ زَيْتُونَةٍ لَّا شَرْقِيَّةٍ وَلَا غَرْبِيَّةٍ يَكَادُ زَيْتُهَا يُضِيءُ وَلَوْ لَمْ تَمْسَسْهُ نَارٌ ۚ نُّورٌ عَلَىٰ نُورٍ ۗ يَهْدِي اللَّـهُ لِنُورِهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَيَضْرِبُ اللَّـهُ الْأَمْثَالَ لِلنَّاسِ ۗ وَاللَّـهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ ﴿٣٥

All-llahu núrus-semáváti vel’ erd’ / Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës.

methelu núrihi qe mishqátin fíha misbáh / Shembulli i Dritës së Tij, një fole me një llambë;

el misbáhu fí zuxháxheh’ / llamba është në një qelq (të kristaltë);

ez-zuxháxhetu qe enneha qeuqebun dur-rijjun / qelqi i kristaltë, si një yll shndritës,                                                                               júkadu min shexheretin mubáreqetin zejtúnetin la sherkijjetin ve la garbijjeh’ / ndizet nga një pemë e bekuar ulliri, pa lindje e perëndim,

jeqádu zejtuha judíu ve leu lem temses’hu nár / vaji i së cilës bën dritë gati pa e prekur zjarr.

núrun alá núr / Dritë mbi dritë.

jehdil-lahu li núrihi me(n)j- jeshá ‘ / Zoti drejton te Drita e Tij atë që do.

ve jadribull-llahu-l’ emthále lin-nás’ / Zoti sjell shembuj për njerëzit.

vall-llahu biqul-li shej’in âlíím. / Zoti është për çdo gjë dijeplotë.

35. Allahu është dritë  (ndriçues, udhëzues) e qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. Allahu udhëzon kah drita e Vet atë që do. Allahu sjell shembuj për njerëzit. Allahu çdo gjë di shumë mirë.     (Sh. Ahmeti)

35. All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës! Shembulli i dritës së Tij është si një gropë e thellë në të cilën është një kandil; Kandili është () një qelq, e qelqi është sikur një yll i fildisht i ndezur me drurin e bekuar të ullirit, as i lindjes as i perëndimit, vaji i të cilëve bë dritë pothuajse edhe pa e prek zjarri; dritë përmbi dritë! All-llahu udhëzon kah drita e vet atë që Ai do. All-llahu u sjell shembuj njerëzve, All-llahu di shumë mirë çdo send.     (F. Mehdiu)

35. Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës. Drita e Tij shëmbëllen me atë të një kamareje, në të cilën ndodhet një llambë. Llamba është në një kristal, kurse kristali është si një yll i shndritshëm. Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i ullirit, as lindor, as perëndimor, ndërsa vaji i saj shkëlqen edhe pa e prekur zjarri. Dritë sipër dritës. Allahu udhëzon drejt dritës së Tij kë të dojë dhe paraqet  shembujt për njerëzit. Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.     (H. Nahi)

35. Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembull i Dritës së Tij, një fole me kandil; kandili është në një llambë të kristaltë; llamba e kristaltë, si një yll shndritës, ndizet nga një pemë e bekuar ulliri, pa lindje e perëndim, vaji i së cilës bën dritë thuajse nuk e ka prekur ndonjë zjarr. Dritë mbi dritë. Zoti drejton te Drita e Tij atë që do. Zoti u sjell shembuj njerëzve. Zoti është për çdo gjë dijeplotë.     (S. Ferhati)

     Sipas tekstit arabisht, "Drita e qiejve...", është togfjalësh (arab. izafet) në trajtën e shquar. Mishqat është një fole, kamare apo dollap në mur ku vendosej kandili. Kandili është, në mënyrë të figurshme, burimi i Dritës së Zotit ose dashurisë për Zotin. Sipas shpjegimit të Maududiut, syri nuk arrin të shohë dritën e kandilit brenda qelqit të kristaltë, por sheh se (qelqi apo llamba e kristaltë)ndriçon si një yll shndritës. Ulliri, pa lindje e perëndim, sipas Ibn Abbasit dhe kuranologëve të tjerë, është një pemë në vend të lartë e të hapur (në Sinai) dhe që vaji i tij duket sikur rrezaton dritë. Drita e Zotit është dritë mbi dritë, në kuptimin që Drita e Tij mbulon çdo lloj drite tjetër dhe se ajo është shfaqja (dukuria) e botës pa të cilën bota shndërrohet në ato vrimat e zeza që astrofizikantët kanë zbuluar në hapësirë dhe që janë akumulim energjie. Zoti drejton (kthen) nga Drita e Tij atë që do duke ia ndriçuar rrugën.

Kreu 99. Ez-Zelzele / Tërmeti, 8 ajete

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

إِذَا زُلْزِلَتِ الْأَرْضُ زِلْزَالَهَا ﴿١﴾ وَأَخْرَجَتِ الْأَرْضُ أَثْقَالَهَا ﴿٢﴾ وَقَالَ الْإِنسَانُ مَا لَهَا ﴿٣﴾ يَوْمَئِذٍ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا ﴿٤﴾ بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَىٰ لَهَا ﴿٥﴾ يَوْمَئِذٍ يَصْدُرُ النَّاسُ أَشْتَاتًا لِّيُرَوْا أَعْمَالَهُمْ ﴿٦﴾ فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ ﴿٧﴾ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ ﴿٨

1. Idhá zulziletil’ erdu zilzálehá / Kur të tronditet toka me tronditjen e saj,

2. ve akhrexhetil’ erdu ethkálehá / të nxjerrë toka barrët e saj,

3. ve kálel’ insánu má lehá / të thotë njeriu: “Ç’i ndodhi asaj?”

4. jeumeidhin tuhaddithu akhbárehá / rrëfen atë ditë ndodhitë e saj,

5. bi enne rabbeqe euhálehá / sepse yt Zot ia frymëzoi asaj.

6. jeumeidhin jasdurun-násu eshtáten li jureu aë'málehum / Atë ditë, dalin njerëzit për bëmat e tyre në grupe të ndarë:

7. fe men jaë'mel mithkále dher-retin khajren jereh' / kush bën një grimë të mirë, ka për ta parë;

8. ve men jaë'mel mithkále dher-retin sher-ren jereh' / kush bën një grimë të keqe, ka për ta parë.

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, / Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), /Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" / Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, / Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë. / Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. / E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. / Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë."     (Sh. Ahmeti)

Kur të dridhet toka me një të dridhur të fortë, / Dhe toka ta hedhë barrën e vet, / E njeriu "ç'ka kjo" kur të thërret?! / Atë ditë ajo do të rrëfejë fshehtësitë e veta, / Sepse e inspiron Zoti yt. / Atë ditë njerëzit do të paraqiten veç e veç, që t'u tregohen veprat e tyre; /Ai i cili punon mirë, sa grima - e sheh atë, / Por edhe kush bën keq, qoftë sa grima - do ta shohë.      (F. Mehdiu)

Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit), / kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj / e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”/ Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj, / sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë. / Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre: / kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, / e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj, / të nxjerrë toka barrën e saj, / të thotë njeriu: “Ç’i ndodhi asaj?”-  / rrëfen atë ditë ndodhitë e saj, / sepse yt Zot ia frymëzoi asaj. / Atë ditë, dalin njerëzit për bëmat e tyre në grupe të ndarë: / kush bën një të mirë ka për ta parë; / kush bën një të keqe ka për ta parë.     (S. Ferhati)

Në këto vargje të shkurtra, ritmi bie në fund dhe, në funksion të tij, vjen rima. Së bashku, ato formojnë skenarin e ringjalljes. Në ajetet  1 - 5, rima bie te përemri ose mbiemri pronor " ha" (i,e saj). Në ajetet 7 dhe 8, rima bie te përemri dëftor "hu" (atë). Formimi i rimës në shqip, këtu, del mjaft lehtë e natyrshëm duke përcjellë, gjithashtu, mesazhin e fuqishëm të sures. Pa dyshim, Kurani nuk mund të quhet poezi, nga gjinia dhe përmbajtja, pasi është mesazh, porse gjuha e tij është me ton e ritëm. "Akhbar", nga khaber , do të thotë: lajmet , jo tregimet apo fshehtësitë, por, në kontekst, nënkupton ndodhitë. "Euháleha", nga "vahá/vajh", do të thotë që Zoti ia frymëzoi asaj, në formën e revelatës, sikurse frymëzoi profetët apo bletët etj. "Që peshon sa grimca / mithkale dher-retin" është dhënë në mënyrë të figurshme dhe nuk ka sepse të përkthehet fjalë për fjalë. Nuk themi në shqip: "një grimë të mirë", por themi: "një të mirë".

_____

Kuranin e shqipëruar nga Myfti Sali F. Hoxha mund ta lexoni dhe regjistroni si ebook në faqen: smashwords.com/books/view/474958    ose: smashwords.com   kërko: kurani.

Literatura:

- Kur'ani / Përktheu: Feti Mehdiu, Prishtinë 1985

- Kur' ani / Përkthim me komentim / Përktheu: Sherif H. Ahmeti, Prishtinë 1988

- Kurani i madhërishëm / Përktheu: Prof. Hasan I. Nahi / Përgatiti për botim: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, Tiranë 2006

- Kurani i Nderuar / Shqipëroi: Myfti Salih Ferhat Hoxha / Përgatiti: K.S.Hoxha / Përkthimi origjinal: dorëshkrim, 1975 / Shtypi & Design: Shtypshkronja "Pegi", Tiranë 2013

- A Word for Word Meaning of the Qur'an / Vol.1-3 / Mohammad Mohar Ali / JIM Al-Sunnah, 2003

- Towards Understanding the Qur'an / Sayyid Abdul A'la Mawdudi / The Islamic Foundation, 2006

- Learn the Language of the Holy Qur'an/ Abdullah Abbas Nadwi / Iqra Book Center / Chicago, IL 1995

- Vocabulary of the Holy Qur'an / Dr. Abdullah Abbas Nadvi / Iqra 1995

- Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe / Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1980

- Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe / Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë 1976

Kudret. S. Hoxha                                                                                          

kshoxha@yahoo.com                                                                                           Dhjetor, 2014

...dhe konkurroni në vepra të mira.”

                         Kurani, 2 : 148

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme