UNË JAM SHQIPTAR E MYSLIMAN, NUK JAM FUNDAMENTALIST

Zoti është krijues i botëve, i tokës dhe qiejve dhe i gjithçkaje në mes tyre dhe prapa tyre, i botës së dukshme (fizike, fenomenale) dhe asaj të padukshme (metafizike, eskatologjike), i njerëzimit, i florës dhe faunës, i Lindjes dhe Perëndimit ...

rn

"Ai që njeh veten dhe të tjerët

rn

Gjithsesi se edhe këtu do të njohë:

rn

Orijenti dhe Oksidenti

rn

Nuk janë më për t’u ndarë.

rn

Orienti është i Zotit!

rn

Oksidenti është i Zotit!

rn

Hapësira e Veriut dhe e Jugut

rn

Pushojnë në paqe në duart e Tij!"

rn

– konstatoi poeti dhe filozofi gjerman, Volfgang Gete në Divanin e tij Perëndimoro-lindor (fusn. Johann Wolfgang Goethe (1749-1832shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk "Johann Wolfgang von Goethe". Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, dramatregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore; për më tepër shiko në Enciklopedinë e lirë-Wikipendia; ndërkaq për dëshmitë rreth afshit dhe entuziazmit të tij të thellë rreth Islamit, Kur' anit dhe profetit Muhammed a.s. shiko veprën "Bruder Johann Ibn Goethe-Die unbekannte Überzeugung des deutschen Dichters zum Islam", Abdu-r-Rida` Muhammad Ibn Ahmad Ibn Rassoul, Islamische Bibliothek, Köln, Mai 1998)

rn

"West-östlicher Divan" (poezi), botuar në vitin 1819). Teksti i tij fjalëpërfjalshëm gjermanisht:

rn

"Wer sich selbst und andre kennt

rn

wird auch hier erkennen:

rn

Orient und Okzident

rn

Sind nicht mehr zu trennen

rn

"Gottes ist der Orient!

rn

Gottes ist der Okzident!

rn

Nord-und Südliches Gelände

rn

Ruht im Frieden seiner Hände!"

rn

Zoti nga paraekzistenca u vetëdeklarua: "Unë isha një margaritar, një thesar i çmueshëm, por i padukshëm dhe i panjohur, thjesht "anonim". Vendosa, prandaj, të bëhem i njohur, duke nxjerrë në dritë këtë thesar Timin. Ndaj krijova NJERIUN dhe UNIVERSUMIN për t’më njohur, për t’më akceptuar, për t’më besuar dhe për t’më adhuruar. E, njerinë e krijova në shembullin Tim, e përsosa atë duke fryrë në të pjesë nga "energjia", nga "SHPIRTI" im. Me të përsosur të tij, fill më pas i urdhërova prerazi ENGJËJT e Mi "t’i përkulen" njeriut në shenjtë respekti e admirimi. E bëra atë reprezentant Timin në tokë. Çka në qiej e në tokë ia vura në dispozicion atij, duke ia tërhequr vërejtjen që në çdo hap të ndjekë gjurmët-rrezet e DRITËS Sime, gjurmët e UDHËRRËFIMIT Tim, duke mos devijuar kështu në asnjë çast ..."

rn

Megjithëkëtë, njeriu jo rrallë herë devijoi nga ky EMANET sublim HYJNOR, duke keqtrajtuar, sakatosur, syrgjynosur e vrarë këtë krijesë-vepër të vet ZOTIT, këtë specie të llojit të vet, edhe atë, shih tragjedinë, shih ironinë, "në emër të Zotit"!!!? Njeriu kështu theu tradhëtisht besën e lidhur me Zotin qysh në paraekzistencë, kur Zoti i tha: "Unë ia kam ndaluar Vetes t’i bëj dëm njeriut. Krijesa Ime! Kij kujdes! Edhe ty ta ndaloj rreptësisht t’i bësh dëm species së llojit tënd. Kjo sepse s’e krijove ti veten dhe të tjerët, por Unë të krijova ty dhe gjithë njerëzimin". (Thënie e shenjtë e Zotit, tekstualisht "hadithi kudsijj", e parafrazuar nga profeti Muhammed a.s.)

rn

Vallë ka mëkat më të madh se ajo që në emër të Zotit të shkatërrosh vetë veprën e Zotit? Vallë ka mëkat më të madh, më rrëqethës, se ajo kur "fundamentalisti" kamikaz, kriminel – i cilësdo fe a sekt religjioz qoftë, hedh veten në ajër në ndonjë aeroplan, në ndonjë çerdhe fëmijësh, në ndonjë shtëpi bonjakësh a fëmijësh pa prindër, në ndonjë shkollë filloristësh dhe në vende të tjera publike, me ç’rast i merr në qafë shumë jetë njerëzish të pafajshëm? ...

rn

Teksa po bëj këtë pyetje, në kokë më sillet vërdallë Fjala e Zotit: "...kush e mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit në botë ...". (Kur’an: El-Maide, 32)

rn

E gjithçka në këtë botë fenomenale Zoti e krijoi në themele antagoniste, në diversitete, dygjinish (mashkull-femër), kolorit.

rn

"Nga argumentet e Zotit është krijimi i qiejve e i tokës, shumëllojshmëria e gjuhëve dhe ngjyrërave tuaja. E në këto ka argumente të qarta për të zotët e mendjes"

rn

- konfirmon i Madhërishmi në fjalën e Tij të shenjtë, në Kur’an (Kaptina Er-Rrum, verseti 22).

rn

E, vetëm Zoti, i qofshim falë, është "mono", është NJË, i Vetëm, i pashoq, i pashembullt ...

rn

Çuditërisht nga njerëzit vetëm "fundamentalisti", "fanatiku" i paskrupull, "konzervativi", "radikali" me injorancë religjioze, mëton ta prishë, respektivisht ta përdhos këtë "pejsazh" të mrekullueshëm, pitoresk, antagonist, diversiv, shumëngjyrësh të Perëndisë: ai këtë botë kolorite dëshiron,akoma më keq, tenton ta bëjë në mënyrë absurde "njëngjyrëshe", "të njëtrajtshme", monolite. Fundamentalisti mysliman, kristian, hebre, budist, dailamist, ateist, politik apo çfarëdoqoftë ai, mëton t’i bëjë gjithë të tjerët si veten. Fundamentalisti, thjeshtë, dëshiron njeriun dhe botën t’i kthejë së prapthi, do të thotë kundër Zotit. Aty diku në Kur’anin e shenjtë Zoti thotë tekstualisht:

rn

"Sikur të kishte dashur Zoti yt, do t’i besonin çka janë në tokë që të gjithë. A ti do t’i detyrosh njerëzit të bëhen besimtarë?

rn

(Kur’an: Junus, 99)

rn

Njeri, lexo me vëmendje edhe këto versete Hyjnore në Kur’anin famëlartë:

rn

"Zoti është DRITË e qiejve dhe tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit) të një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet AS I LINDJES E AS I PERËNDIMIT, e vaji i tij ndriçon pothuajse pa e prekur zjarri. DRITË MBI DRITË ... All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë". - (Kur’an: En-Nurë, 35)

rn

"Të Zotit janë edhe Lindja edhe Perëndimi, dhe ngado që të ktheheni, atje është Zoti

rn

. Vërtetë Zoti është i gjerë (në bujari) e i dijshëm". - (Kur’an: El-Bekare, 115)

rn

Zoti është krijuesi ynë, i të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia racore, etnike, fisnore, gjinore, regjionale, ideologjike, fetare etj., madje pavarësisht nga ajo se si e emërojmë a thirrim Atë, në të gjitha gjuhët e botës: Allah-Ilah-Rabb (arabisht), Zot-Perëndi (shqip), Gott (gjermanisht), God (anglisht), Got (në gjuhët afrikane), Gudd (në gjuhën skandinave), Jahve-Jehova-Elohim (El, Elah, Eloh - hebreisht), Bog-Gospodar (serbisht, kroatisht), Gospod-Bog (maqedonisht), Deus (latinisht), Ho Theos- (greqisht) etj. Ai është për të gjithë njëlloj – NJË I VETMI ZOT, dhe para Tij jemi të gjithë të barabartë, pa dallim. Ai, për më tepër, i kupton të gjitha lutjet dhe liturgjitë të shprehura në të gjitha gjuhët e botës, edhe atë kudo: nëpër tempuj fetarë të të gjitha religjioneve, nëpër shtëpi private dhe kudo në natyrë. Ai komunikoi drejtpërdrejtë në gjuhën hebreje me të dashurit e Tij, me profetët e Tij të zgjedhur: me Davudin (Davidin), Sulejmanin (Sollomonin), Jakubin (Jakobin), Jusufin (Jozefin), Musain (Mojsiun) e shumë të tjerë, që për gjuhë amtare kishin hebreishten; në gjuhën arameje me profetin e tij të dashur Isain (Jezuin); në gjuhën arabe me Muhammedin fisnik; në gjuhën indiane me Budën; në gjuhën perse me Zaratustrën ... e kështu me radhë edhe në shumë gjuhë të tjera me profetët e Tij, përkatësish kombëtare të ndryshme, që në një gojëdhënë të profetit Muhammed theksohet të ketë pasur gjithsej 124 mijë profetë të Zotit, nga babai ynë Ademi (Adami) e deri tek i fundit Muhammedi (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!). Por gjuha ishte sekundare, dytësore, jo aq relevante. Primare, parësore ishin mesazhet sublime qiellore të Zotit dhe misioni universal, planetar, gjithënjerëzor i profetëve të Tij, mision ky i shenjtë dedikuar mbarë njerëzimit në tokë. Ai është i Gjithëdijshmi, i Plotëfuqishmi, i Mëshirshmi, Shpikësi i gjithçkaje nga hiçgjëja ... e kështu me radhë me të gjitha 99 EMRAT e Tij të bukur. Madje, marrë teologjikisht, Zoti i Madhërishëm flet në esencë me të folurit e Tij absolut hyjnor.

rn

Së këndejmi mund lirisht të konkludojmë atë sentencën sublime HYJNORE: "NUK KA POPUJ TË PRIVILEGJUAR!", ose ndryshe: "PËRFUNDIMISHT NUK KA POPULL TË ZGJEDHUR, HYJNOR, NË PLANETIN TOKË!"

rn

Definitivisht "fundamentalisti", nga cilado racë a fe që rrjedh ai, është "antinjeri", "mbinjeri", "anti-Zot", "satana", "antikrisht" etj. Pikërisht "fundamentalistët" e të gjitha proveniencave dhe të gjitha llojeve dhe ngjyrërave: kamikazët e frustuar religjiozë, kriminelët me maska, mafiozët, satanistët, hedonistët religjiozë, antikrishtët, kanibalistët, pedofilët, ndotësit e ambientit, faraonët (diktatorët) modernë me armët e tyre atomike-nukleare - që zhbijnë nga faqja e dheut jetë të tëra njerëzish, thjesht të gjithë kriminelët faqezinj janë mbledhur në një mision të tyrin të përbashkët djallëzor e mizantropik (iblisor-shejtanesk a luciferesk) për të përdhosur e shkatërruar veprën e Zotit: NJERIUN dhe UNIVERSUMIN.

rn

Për ta (për fundamentalistët, pra) njeriu, si vepra më sublime e më superiore e Zotit, është një "numër" thjesht statistikor, matematikor, përkatësisht një "mi eksperimentues" a "specie laboratorike".

rn

Alarmi veçmë është ndezur. Të jemi të kujdesshëm e syçelë pra! Situata është jashtëzakonisht emergjente! S’kemi çfarë presim: o do t’i stopojmë e eliminojmë këto makabritete, këto ligësi nga universi ynë, o shumë shpejtë do të na kapërdijë hataja e madhe, që tashmë ka marrë dhenë, e do të pasojë "çasti i fundit", "dita e gjykimit absolut", "ringjallja", "shkatërrimi i mbarë universit", përkatësisht "DITA E KIJAMETIT" apo "APOKALIPSA", sikundër i ka paralajmëruar këto Zoti i Madhërishëm në Bibël dhe Kur’an.

rn

Jo rastësisht shpikësi i energjisë atomike, gjeniu i shekullit XX, Albert Einstein (Ajnshtjajni) në periudhën e fundit të jetës së tij, pjesën më të madhe të kohës e kalonte në rrethin e ngushtë familjar dhe shoqëror i rrethuar me fëmijë, duke i mbajtur ata në prehër, duke i ledhatuar e duke lozur me to. Në këtë mënyrë ai ka prejudikuar keqpërdorimin e shpikjes së tij nga diktatorët modernë të kohës për qëllime shkatërruese përmasash planetare, siç edhe ndodhi në Hiroshimë e Nagasaki. Mjafton që një i monstrum i pashpirtë sot të trusë sustën e bombave atomike, që rrinë gatitu nëpër rampa, për të bërë pluhur e hi gjithçka në këtë planet.

rn

Vallë, athua mendojnë sot politikbërësit global të tokës, kreatorët e politikës globale, "e rendit të ri të botës", për ardhmërinë e fëmijëve tanë dhe të botës mbarë?

rn

* * *

rn

Ka kohë që kam dalur nga kallëpet e klishetë tradicionale religjioze, që i pata trashëguar në mënyrë dogmatike e imituese nga prindërit e mi qysh në vitet e fëmijërisë. Personalisht rrjedh nga një familje tradicionale myslimane, që si shumë familje të tjera myslimane të vendit tim, ishte e tejngopur me lloj-lloj stereotipe e tabush religjioze e mitologjike, që, në fakt, nuk korrespondonin fare me mësimet autentike islame. Botëkuptimet e para mbi fenë islame i pata marrë ashtu "kaçakçe", "vesh më vesh", përkatësisht në bazë të të dëgjuarit nga prindërit e mi dhe rrethi i gjerë familjar, të cilët ishin jokompetentë, për të mos thënë injorantë për këtë punë. Pak më vonë, siç e kërkojnë zakonet fetare tek ne, prindërit më dërguan në mejtepin (mësojtoren fetare) më të afërt të xhamisë sonë në Shkup për të mësuar mësimet më elementare të fesë. Edhe këtu njëlloj si në shtëpi, me atë metodën "kaçakçe"-"vesh më vesh", pata mësuar pa kuptuar gjë prej gjëje nga esenca e mësimeve islamike. Praktikisht mësova vetëm përmendësh ca "lutje" të rëndomta fetare, edhe atë përjashtimisht në gjuhën arabe, kjo thjesht vetëm sa për t’ia bërë qejfin të jatit se ja, më në fund, djali i tij na u bë një "mysliman i mirë" (!)

rn

Teksa i rivë në kujtesë këto evenimente të axhamillëkut dhe injorancës sime fetare nga e kaluara, sot më vjen të qesh vetmevete: O Zot! Po sa rezultate negative, sa nusprodukte në shoqëri ka prodhuar një edukatë e arsimim i tillë "islamik"! Paramendoni absurditetin e ca gjepurave e broçkullave fetare që i mësonim qysh në fëmijëri, në kuptim të tabuve: na ishte "haram" (e ndaluar rreptësisht në fe), demek gjynah të merreshe me aktivitete sportive; na ishte "haram" të vazhdoje shkollimin e mëtutjeshëm, sidomos për femrat; myslimani nuk guxoka të visheshka mirë dhe pedant; nuk guxoka të pajisë shtëpinë me mobilje moderne; myslimani kur është me "abdest" (pastrim ritualesk fetar) nuk guxoka demek të përshëndetet me katolikun ("llatinin" – sikundër e lakonin me përçmim këtë emër fanatikët tanë) sepse ndodhë të ngelë "i papastër" (!!!?), dhe sërë dokrrash të tjera, recidivë këto të një injorance të kulluar religjioze.

rn

Dhe pikërisht një këso metode dogmatike religjioze, një kësi proçesi edukativo-arsimor ta quajmë kushtimisht islamik - sepse nuk përkonte fare me të, prodhon fundamentalistë potencialë në shoqëri.

rn

Sot, falë Zotit, jam një mysliman i vetëbindur, me zemër dhe shpirt, pas një rrugëtimi të gjatë studimor, analitik e racional që bëra në fushë të mësimit të Islamit autentik, burimor. Madje jo vetëm burimet islamike, por unë studjova në mënyrë të veçantë, mbase edhe komparative, edhe të gjitha burimet doktrinore fetare të feve e sekteve të tjera religjioze. Eksperienca ime studimore-shkollore e praktike-jetësore më ka vënë në pah faktin se të gjithë ata individë që besimin a fenë e kanë pëqafuar me një përkushtim të thellë studimor-shkencor, mbase edhe me një intuitë e shpirt të pastër fetar, janë besimtarë të mirë, të devotshëm, universalë dhe produktivë si ndaj vetes dhe familjes, ashtu edhe ndaj rrethit më të gjerë shoqëror. Ata nuk pajtohen kurrë me veprimet çnjerëzore të një fundamentalisti fanatik fetar, e as me të gjitha proçeset retrogade, ekskluziviste dhe jodemokratike që din të prodhojë mendësia patologjike "fundamentaliste", sepse thjesht i kanë kuptuar drejtë mësimet autentike, jashtëzakonisht humane e kulturo-qytetëruese të Zotit të Madhërishëm në Kur’an dhe në Bibël, si edhe leksionet moralo-etike, përmasash gjithënjerëzore, të profetëve të Zotit.

rn

Pak rëndësi, për të mos thënë fare, ka për mua fakti se si i pari i fisit tim (në gjenealogjinë time familjare) e ka pranuar fenë islame, me "dajak" apo me vullnet në periudhën e sundimit të Perandorisë Otomane në Gadishullin Ilirik. Me rëndësi është se unë jam një mysliman i bindur, pa kurrfarë diktati, thjesht me vullnet, mbase edhe racionalisht. Është krejt irelevante për mua madje fakti se ç’prapësish e budallallëqesh fetare islame bën "në emër të Allahut" njëfarë Osama bin Laden tok me bashkëveprimtarët e tij, si të rrjetit "El-Kaida" ashtu edhe të rrjeteve të tjera simotra, si p.sh.: "hizbull-llah", "el-muxhahidun", "et-tekfir vel-hixhreh"" etj.. Kjo sepse ai thjesht nuk më përfaqëson mua, e aq më pak mbi një miliardë e treqind mijë myslimanë në botë. Fundja askush nuk e ka autorizuar atë për të dhënë "fetva" të tilla çoroditëse që lëre më neve myslimanëve të tjerë, por edhe vetë profetin tonë, Muhammedin, të kishte qenë gjallë mes nesh do ta kishte befasuar për të keq me të tilla fetvash skandaloze. Mëkati më i pafalshëm i tij është që në emër të idealeve fetare, në të vërtetë djallëzore, merr prerogativat e Zotit tek deklaron me krekosje botërisht: "Kush bën një vepër kamikazçe kundër "qafirëve" (të pafeve) do të futet në parajsë (në xhenet)"?!!! O Zot, po kush ia dha atij çelësat e parajsës? "O tempora o mores!"

rn

Gjithashtu nuk pajtohem me, bie fjala, atë imamin fundamentalist turk, Kapllan Resul, i cili pat vepruar një kohë në një xhami në Kölln të Gjermanisë. Një imam ky torollak, skajshëm anakronik e konzervativ (more të kishte qenë vetëm ky do kishte qenë një fat i madh, por, mjerisht, sot ka goxha shumë të tillë imamë!). E shihja me habinë më të madhe në kanalet televizive gjermane tek defilonte me shpatë në brez, me mjekër të llahtarshme e me fustanellë arabo-aziatike në ambientin e xhamisë së tij tok me fansat e tij, që gjithashtu kishin këtë imixh të llahtarshëm të tij. Paramendoni paradoksin, Qeveria gjermane asokohe nuk pranonte dot kërkesën ultimative të Qeverisë turke për ekstradimin e tij në Turqi, përderisa kjo e fundit të suspendonte, përkatësisht të pezullonte ligjin për burgim të përjetshëm a për ekzekutim me vdekje.

rn

Tek i shoh në këtë hall fundamentalistët e këtillë, më vetëtinë në kokë ai dufi zemërak i Zarathustrës (në parafrazim të Fridrich Nitzsches (Niçes) në veprën e tij "Kështu foli Zarathustra") tek shfryhej karshi njerëzve të pavlerë: "Kur i shoh këta njerëz me virtyt të zvogëluar, më ndezet tërbimi t’ua ngjesh (t’ua fus) një shkelm në mullaqe e t’i pëlcas për tokë ..."

rn

Të merremi vesh, fundamentalistët e këtillë myslimanë i kanë i kanë shkaktuar dëm Islamit më shumë se gjithçka tjetër në shekullin që sapo kemi lënë pas. Ata aq shumë e kanë demonizuar Islamin sa edhe shumë vepra të shkruara nga islamistët myslimanë e jomyslimanë, e sidomos vepra e Sigrid Hunkeut "Allah ist ganz anders: Enthüllungen von 1001 Vorurteilen über die Araber" (Bad Konig, 1990) nuk kanë pasur mundësi t’i kundërvehen kësaj.

rn

Të gjitha veprimet absurde çnjerëzore të një fundamentalisti janë të papranueshme e të patolerueshme nga të gjithë ata myslimanë që janë të mençur dhe që besimin dhe komplet teorinë dhe praktikën e tyre fetare e mbështesin ekskluzivisht mbi themelet autentikë të librit të tyre të shenjtë - Kur’anit dhe traditës së tyre profetike – Sunnetit të Muhammedit a.s. Kjo njëlloj siç për një kristian të mirëfilltë e të mençur nuk janë të pranueshme e të tolerueshme të gjitha ato veprime djallëzore që bëhen në emër të kristianizmit, në emër të Jezuit e të Biblës. Katoliku a kristiani i mirëfilltë, bie fjala, që besimin e tij e mbështet ekskluzivisht mbi themelet autentike të mësimeve të Jezuit dhe të librit të tyre të shenjtë – Biblës, nuk pajtohet fare me fenomenet e përçudnuara, thënë kushtimisht, të botës kristiane: "luftërat e kryqëzatave", "Shën Bartollome", Inkuizicion, Holokaust-Auschwitz, antisemitizëm, nazifashizëm, Luftë e Parë dhe e Dytë Botërore, në të cilat u vranë qindra mijëra njerëz dhe po aq u syrgjynosën në të katër anët e globit etj; apo me ato organizatat terroriste që lindën viteve të 70-ta e 80-ta në ca vende demokratike si p.sh.: Brigadat e Kuqe në Itali, "Provisional Irish Republican Army në Irlandë, "Japanese Red Army" në Japoni, "Baader-Meinhof Gang" në Gjermaninë Perëndimore, "Euskadi Ta Askatasuna "ETA" në Spanjë etj.

rn

Po, po! Sa më shumë që thellohem së lexuari e së medituari rreth Kur’anit, rreth Zotit, aq më shumë e më fuqishëm e kuptoj dhe e dua Zotin, profetët, veten, njerëzit dhe botën mbarë, do të thotë jam më antifundamentalist. Dhe, për më tepër, këtu nuk ka vend për vuajtje nga kompleksi i inferioritetit, nga kompleksi "i vogëlsisë" i të qenit pjesëtar i fesë islame a pjesëtar i ndonjë feje tjetër. Më së shumti në jetë ua kam pasur mëninë snobëve nga radhët e myslimanëve, përkatësisht atyre që vuajnë nga kompleksi i inferioritetit i të qeni mysliman. Prandaj, disa herë në këtë ese timen, kam theksuar zëshëm dhe me krenari (pa "pardon") përkatësinë time fetare të të qenit mysliman, kjo për arsye se thjesht unë nuk do të hyj në "një shportë" apo, madje, në një varr me "fundamentalistët torollakë" të llojit xhihadesk binladenian, si dhe, krejt në epilog (në fund), unë nuk kam atë shpirtin e tyre patologjik fetar, as kartën e tyre të identifikimit (letërnjoftimin), as grupin e tyre të gjakut, as vijat identifikuese të gishtërinjëve të tyre e as madje kodin e njëjtë gjenetik të ADN-së, të cilin ma ka determinuar Perëndia. E as që i kanë këto karakteristika edhe mbi një miliardë myslimanë të tjerë kudo në botë. Ndaj snobi mysliman s’ka pse vuan nga ky kompleks përpara qytetarëve evropianë, sepse Abrahami (Ibrahimi), Jezui (Isai), Mojsiu (Musai) dhe Muhammedi as ishin të racës ariane, as ishin nordikë a keltë, as kishin sy të kaltër, e as që ishin dot evro-amerikanë, fundja as që ka rëndësi teologjikisht se çfarë përkatësie racore, etnike a gjeografike kishin, ata, në fakt, ishin figura markante gjithënjerëzore dhe gjithëplanetare, mesazhet hyjnore të të cilëve sot rrezatojnë në të katër anët e globit, tek të gjitha kolektivitetet dhe kulturat njerëzore.

rn

Termi "Perëndim" tek snobët – sikundër meditonte dramaturgu i njohur çek Vaclav Havel (ish-kryetar i Republikës së Çekisë), u shndërrua, edhe pa vetëdije edhe me të, në sinonim të përparimit, kulturës, lirisë dhe ndershmërisë. "Lindja", në anën tjetër, u reduktua në një sinonim për moszhvillim, autoritarizëm dhe non sens të shumëllojshëm. Mirëpo, ky perceptim implicit i superioritetit perëndimor dhe inferioritetit lindor, është i pambrojtshëm për një afat të gjatë. Sepse asnjë territor i vetëm gjeografik dhe kulturor nuk mund të konsiderohet a priori më i mirë se ndonjë tjetër një herë e përgjithmonë, apo si çështje parimi. Për aq vite sa fjala "Lindje" shkakton konotacion pezhorativ dhe fjala "Perëndim" afirmativ, do të jetë vështirë të ndërtohet një rend i ri botëror i bazuar në barazi mes rajoneve të ndryshme ... Tashti po hyjmë në një epokë të re dhe është përgjegjësi jona të respektojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë së bashku për të mirën e të gjithëve. konform kësaj, shumëdomethënëse është dhe konstatimi i Samuel Huntingtonit: "Botëkuptimi se popujt joperëndimorë duhet t'i përvetësojnë vlerat perëndimore, institucionet dhe kulturën, është i pamoralshëm". (fusn.Samuel Huntington , "The West: Unique, not Universal", shih: dr.Murad Hofmann, "Islami në mijëvjeçarin e tretë-Lulëzimi i religjionit: Rrezik ose shpëtim", fq. 11, botoi SHB "Furkan ISM", Shkup, 1428/2007)

rn

Të lexojmë edhe një herë Gëten:

rn

"Orienti është i Zotit. Oksidenti është i Zotit. Veriu dhe Jugu pushojnë në duart e Tij!"

rn

(fusn. Interesante është që Gëte, si simpatizant i pasionuar që ishte ndaj Islamit, dy citatet e para i ka përkthyer drejt nga Kur’ani i shenjtë, ndërsa dy të tjerat janë pjesë e një ligjërate. Dhe, Gëte ishte shumë krenar për këto rreshta. Gëte, i cili e njihte për mrekulli Kur’anin, në vitin 1814 në Vajmar kishte kërkuar që edhe protestantët të merrnin pjesë në një ceremoni lutjeje të besimtarëve myslimanë për të kuptuar sa më mirë atë)

rn

***

rn

Bota sot, falë shpikjeve më të reja tekniko-teknologjike të kohës, është bërë "një katund i vogël"-një botë në miniaturë. Nëpër metropolet e botës gërshetohen të gjitha kulturat dhe qytetërimet botërore. Në Berlin, këtë metropol evropian, bie fjala, ku ka 12 vjetë që jetoj, janë mbledhur të gjitha racat, nacionet dhe kulturat e globit tonë, të cilat jetojnë e frymojnë në një harmoni, tolerancë e koegzistencë të mirëfilltë qytetare, duke shkëmbyer kështu mes veti, në mënyrë të mrekullueshme, vlerat më kruciale kulturo-qytetëruese, si në pikëpamje etnike, ashtu edhe në ato kulturo-religjioze. Si kudo në Evropë dhe në Perëndim në përgjithësi, ashtu edhe në Berlin funksionojnë me qindra institucione kulturo-arsimore e fetare islamike. Afro njëqind xhami, ca sish edhe me minare, shtrihen gjithandej rrugëve të Berlinit. Madje dhe qindra shitore e vetëshërbime në të cilat për çdo ditë servohen artikuj ushqimorë që janë "hallall" (të lejueshme në bazë të Sheriatit islamik) për myslimanët. Analogjikisht, është vështirë të hasësh në liri të këtilla fetare për përkatësit e fesë kristiane kudo vendeve myslimane në Lindje (Orient). Këtu, për më tepër, unë e ndjej veten si me qenë në vendlindje (zatën edhe Berlini m’është bërë vendlindja e dytë pas Shkupit) apo dikund në Azi. Ka pasur plotësisht të drejtë myslimani i konvertuar Muhamed Asad i cili në moshën 85 vjeçare falënderoi Zotin që Islamin e pranoi para se ta njihte botën islame. (fusn. Këtë ai ia pohoi gjermanit mysliman dr. Murad Hofmann në vitin 1985; shih në veprën e cituar të dr.Hofmannit "Islami në mijëvjeçarin e tretë..", fq. 51) Ky mysliman, së bashku me dijetarin e njohur egjiptian, shejh Muhamed el Gazaliun (vdiç në vitin 1996), konsideron se në Perëndim ka një numër të vogël myslimanësh, por ka shumë Islam, ndërsa në disa vende të botës islame, gjendje e kundërt: shumë myslimanë por pakë Islam. (fusn. Po aty, fq. 51)

rn

Si në Gjermani, ashtu edhe në Zvicër, ku kam punuar si predikues fetar provizorisht, jemi tubuar herë pas here, si nëpër kisha ashtu edhe nëpër xhami, pjesëtarë të të gjitha konfesioneve, nacioneve dhe kulturave në takime e lutje të përbashkëta inter-religjioze, duke shkëmbyer kështu vlerat reciproke në një atmosferë jashtëzakonisht tolerante e miqësore. Administrata e xhamisë sonë dhe administratat e kishave katolike, metodisto-evangjeliste dhe reformiste të Bazellit me rrethinë organizojmë për çdo muaj takimet tona të mëdha dhe shumëdomethënëse për dialog interreligjioz myslimano-kristian. Konkretisht, çdo të mërkurë jemi tubuar në "lutjen" tonë të përbashkët në Shtëpinë Kulturore Rinore "Joy" (Jugend und Kulturhaus Joy Liestal) në Liestal të Bazelit, me ç’rast secili prej nesh, veç e veç, i luteshim Zotit për të shpënë rininë tonë në rrugë të drejtë, duke i mënjanuar ata nga dukuritë negative sociale, si alkooli, droga dhe dukuritë e tjera kriminale. Pikërisht në institucionin "Jugendsocialwerk" (Offene Jugendarbeit OJA) mblidheshim me presidentin e këtij institucioni, Andreas Furbringer, me administratorin Hans Eglin, me teologen Sarah Nullmeyer (nëpunëse aktive), me aktivistin Rene Portmann, me aktivisten Ruth Floriano dhe shumë të tjerë me qëllim të gjetjes së modaliteteve dhe formave më efektive për punë të përbashkët me të rinjt. Do të thotë në këtë rrafsh vepronim aktivistë të të gjitha religjioneve dhe i luteshim Zotit në gjuhë të ndryshme për të mirën e përgjithshme.

rn

S’më shlyhen nga kujtesa takimet e mija produktive me zviceranin protestant Valti Nyffenegger (i lindur në Bazell). Jo rrallë herë ai më luste t`i lexoja diç nga Kur`ani fisnik në origjinal. Teksa recitoja vargjet e shenjta, atij i rridhnin lotë pandërprerë, me aq ëndje e pasion që dëgjonte. Ia kam shfaqur disa herë simpatinë dhe respektin tim të madh që ushqej ndaj Martin Luterit – teolog ky brilant dhe kryeideolog i protestantizmit kristian. Çdo herë që më ka rënë në Berlin të kaloj rrugës "Martin Luterstrasse", kam evokuar këtë figurë madhore racionaliste gjermane. Ishte sugjestim i vetë Martin Luterit që përkthimi i parë i Kur’anit në latinisht në vitin 1143, i cili ka qenë më i saktë, të botohet në Bazell në vitin 1543. Zatën protestanizmi, shikuar esencialisht, është shumë afër Islamit në pikëpamje filozofiko-shkencore e teologjike.

rn

Në veçanti nuk mund të heq nga mendja të gjitha takimet e mia konstruktive me dy miq të mij hebre: me David Barak në Liestal të Baselit dhe me dr. Erwin Lewin (profesorin e historisë, tashmë në pension, i cili ka doktoruar në Tiranë dhe flet perfekt gjuhën shqipe) në Berlin. Pavarësisht faktit se ne u përkasim dy proveniencave të ndryshme religjioze, unë mysliman e ata hebrenj, pavarësisht madje faktit se në sfondet, përkatësisht në prapavitë tona, atje diku larg e "nën dhe", "vlojnë" e lansohen rrufeshëm dhe rrëmueshëm megaloidetë "hebremëdha", "kristianomëdha" e "islamomëdha" - që synojnë të venë monopol në këtë glob duke implementuar supremacionet e tyre imperialisto-religjioze në të gjitha segmentet e jetës, midis nesh shkëmbehen vlerat më jetike, më kruciale dhe më substanciale njerëzore dhe jetësore në përgjithësi. Ne, për më tepër, do vënë vija të qarta demarkacioni midis hebrenjëve, si njerëz normalë-si qenie të Zotit, dhe doktrinës së tyre politiko-ideologjike e religjioze "sioniste"; midis myslimanëve, si njerëz-qenie të Zotit dhe fundamentalistëve "pseudoreligjiozë" nga radhët e tyre etj.

rn

E dini çka? E dini se përse i përmend të gjitha këto? Thjesht për të vënë në spikamë faktin në formë pyetjeje retorike, veçmë të ditur botërisht: Vallë kanë "gjuhë" kulturat dhe qytetërimet botërore? Vallë kanë "gjuhë" arti, poezia, filozofia, shkenca dhe religjioni? Vallë kanë "gjuhë" shpirti dhe Zoti?

rn

Aktualisht është punë imediate, emergjente, akute e të gjithë prijësve fetarë të të gjitha religjioneve, e të gjithë mësuesve e pedagogëve, thjesht e të gjithë njerëzve vullnetmirë që të ngremë lartë zërin e protestës kundër të gjitha akteve makabrale çnjerëzore që bëjnë fundamentalistët e cilitdo konfesion a sekt religjioz. Në veçanti prijësit e mirëfilltë religjiozë duhet të predikojnë qartë, në mënyrë autentike dhe pastër MESAZHET jashtëzakonisht humane e kulturo-qytetëruese të ZOTIT të Madhërishëm dhe, njëkohësisht duhet të punojnë shumë dhe në mënyrë permanente në drejtim të humanizimit të botës. Thënë ndryshe: secili veç e veç e ka për detyrë prioritare të ndezë nga një qiri, nga gurra dhe DRITA e ZOTIT, për të bërë një grimë dritë në këtë botë të sotmen skajshëm materialiste dhe përplot terr e mjegullnajë; në këtë botë të sotmen në të cilën "një grup i vogël i njerëzve të ndyrë kanë planifikuar, organizuar dhe lansuar këtë katartë të horrorit njerëzor" – sikundër pohonte me të drejtë Stephen Schwartz-një analist i lartë ky politik në "Foundation for the Defense of Democracies"; në këtë botë kur sot – siç me të drejtë meditonte Marcel Boisot në vitin 1984, kanë marrë hov perversitete të numërta nga shkaku se një kohë të gjatë nuk ka harmoni të plotë midis racionalitetit, lirisë dhe dashurisë, dhe, për rrjedhojë, racionaliteti pa liri shpie në Gulagun e Arqipelagut, kurse racionaliteti pa dashuri shpie pashmangshëm në Auschwitz; liria pa dashuri shpie në eksplloatimin e të tjerëve, kurse liria pa racionalitet shpie në vetëshkatërrim (fusn. Shih: Marcel Boisot: Eine moralische Waffe – Das westliche Wertesystem, në Journal 3/84 të Institutit evropian për siguri, Luxemburg). E unë do të shtoja: Besimi i shtrembër në Zot (në religjion) shpie pashmangshëm në pseudo-religjion, në mendësinë anti-Zot, përkatësisht në fundamentalizëm. Siç shumë bukur e ka përshkruar këtë proçes logjik Alfred Müller Armack në veprën e tij "Religjioni dhe ekonomija" (Religion und Wirtschaft, 1959), edhe atë në vetëm disa fjalë: "Nga shkaku se njeriu ka paguar për guximin e tij të mohimit të Zotit me detyrimin për të mbushur botën e tij me idole dhe demonë, historia e religjionit është jokomplete pa historinë e reduktimit të religjionit. Zoti si vlerë më e lartë është zëvendësuar me idole dhe demonë që çojnë drejt zhdukjes progresive të substancës. Kjo histori e shtrembërimit të fesë (ky pseudo-religjion), është histori e forcave destruktive që çojnë në kataklizëm" (fusn. fq. 15; për më gjerësisht shih në vep. e cit. të dr. Murad Hofmannit, fq. 26, 27)

rn

Parasëgjithash Lindja dhe Perëndimi, Islami dhe kristianizmi duhet doemos, veçanërisht këtë kohë të mbrojtjes nga destruksioni masiv, të shfaqin mes vete sa më shumë tolerancë nëse dëshirojnë të mbretërojë paqeja botërore. Perëndimi dhe bota kristiane duhet të fillojnë më intensivisht të njohin Islamin dhe myslimanët dhe anasjelltas, duke mënjanuar kështu gjitha barrikadat e determinuara kulturore për paqe, tolerancë dhe mirëkuptim. Sikundër bukur e ka nënvizuar teologu kristian Hans Küng në veprën e tij "Denkwege":

rn

Nuk ka paqe ndërmjet nacioneve

rn

pa paqe ndërmjet religjioneve!

rn

Nuk ka paqe ndërmjet religjioneve

rn

pa dialog ndërmjet religjioneve!

rn

Nuk ka dialog ndërmjet religjioneve

rn

pa standardet globale etike!

rn

Nuk mund të mbijetojë globusi ynë

rn

pa një etos global, një etos botëror,

rn

i përmbajtur bashkërisht nga njerëzit religjiozë dhe joreligjiozë!"

rn

(fusn. Hans Küng, "Denkwege", fq. 368, München, 2008 ; rreth dialogut ndër-religjioz lexo më thellë në po këtë vepër temat: "Jesus und Muhammad in einem künftigen Dialog", fq. 249-251, "Muslimischer Beitrag zum Dialog der Kulturen- Basis einer Verständigung zwischen dem Islam und dem Westen", fq. 359-368)

rn

* * *

rn

Terrori është krim kundër njerëzimit. Feja, veçanërisht feja islame e cila më shumë vihet në thumb të kritikës nga dashakëqinjt islamofobë, dhe terrori janë dy koncepte diametralisht të kundërta, që kurrën e kurrës nuk mund të shkojnë bashkë. Terrori, madje, nuk përbën vetëm një krim në vetëvete, në të përfshihen dhe pesë krime të tjera. Një terrorist, në fakt, kryen krim kundër Krijuesit-Zotit, kundër njerëzimit, kundër individëve të veçantë ndaj të cilëve është adresuar terrori, kundër vetvetes dhe kundër komunitetit pjesëtar i të cilit është.

rn

Bukur pohonte dijetari i njohur mysliman, Harun Jahja: "Të gjithë shembujt tregojnë se organizimi i veprave të terrorit kundër njerëzve të pafajshëm, është plotësisht në kundërshtim me Islamin. Përkundrazi, myslimanët janë përgjegjës për t'i ndaluar edhe të tjerët nga krimi, për të larguar, siç thuhet në shumë vende në Kur' an, "mizorinë në tokë" dhe për të sjellë paqe e siguri për të gjithë njerëzit në botë". Ai vazhdon më tutje me plotë të drejtë "nuk është e mundur të flitet për "terror të krishterë", "terror çifut" apo "terror islamik". Në të vërtetë, një hulumtim i sfondit shoqëror të përgjegjësve për aktet terroriste tregon se terrorizmi nuk është një çështje fetare, por një dukuri shoqërore"; "mesazhi i vërtetë i një feje apo i një sistemi besimi mund të shtrembërohet nga pseudo-aderuesit e saj..." (fusn. për më gjerësisht shih: Harun Jahja, "Islami dënon terrorizmin" , përktheu Edvin Cami, shtypur nga Kelebek Matbaacilik, Istanbul). Njëkështu autorja angleze Karen Armstrong në librin e saj "Ekspeditat kryqtare" vërteton, se të tri religjionet gjatë historisë kanë njohur faza të ndryshme të bashkëjetesës së qetë dhe të grindjeve luftarake, por përsëri në asnjërën prej këtyre tri religjioneve nuk ekziston ndonjë koncept i posaçëm luftarak. (fusn. Karen Armstrong, "Holy War. The Crusades and their Impact on Today's World, Doubleday", New York, 1991, fq. 47; në: "I shtrirë nga të gjitha anët", Christian H. Hoffmann, fq. 79, Tetovë, 2003)

rn

Sipas fesë Islame, "njeriu është i nderuari i krijesave" (Kur'an: 17:70), "është krijuar nga Zoti në formën dhe mënyrën më të bukur" (95:4). Në parim "Zoti është Ai që jep jetën dhe vdekjen" (3:156), është rreptësisht e ndaluar të vrasësh "Mos vrit shpirtin të cilin Zoti e ka bërë të shenjtë, me përjashtim të një kauze të drejtë" (6:151). Të përkujtojmë dhe njëherë vërejtjen Hyjnore: "kushdo që mbyt një njeri pa mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është sikur të ketë mbytur gjithë njerëzimin.." (5:32). (fusn. për më gjerësisht shih temën: "Feja, terrori, lufta dhe nevoja për etikë globale", të autorit Bekir Karliga, në "Një vështrim mbi terrorin dhe sulmet vetëvrasëse" , kompilues Ergyn Çapan, fq. 47-51; po aty temën: "Aktet e terrorit dhe sulmet vetëvrasëse nën dritën e Kur'anit dhe sunnetit", Hamza Aktan, fq.30-41; temën "otmice aviona", të shejh dr. Jusuf El-Kardavi, në veprën "Suvremene fetve", fq.69-73)

rn

Kij parasysh dhe ajetet kur'anore:

rn

"Zoti nuk e do çrregullimin". (Kur'an 2:205)

rn

"...ata që sillen mizorisht me njerëzit dhe i tejkalojnë kufijtë pa të drejtë. Njerëz të tillë do të vuajnë një dënim të dhimbshëm." (Kur'an 42:42)

rn

"Por përsa u përket atyre që pas betimit, e shkelin besën e dhënë ndaj Allahut, ndajnë atë që Zoti ka urdhëruar të jetë e bashkuar dhe përhapin çrregullim në tokë, mallkimi do të jetë mbi ta. Ata do të kenë një fund të tmerrshëm." (Kur'an 2:60)

rn

"Mos përhapni çrregullim në tokë, pasi ajo të jetë bërë e begatë dhe drejtohuni Atij me frikërespekt e dëshirë! Mëshira e Zotit është pranë atyre që kryejnë vepra të mira." (7:56)

rn

Përfundimisht Islam do të thotë nënshtrim ndaj Zotit, PAQE, shpëtim, shëndet dhe mirëqenie. Të jesh mysliman do të thiotë të jesh në PAQE me Zotin, e të qenit në paqe me Zotin do të thotë të jesh në paqe me vetveten, me natyrën-universin, me florën dhe faunën, me familjen, faresin dhe me mbarë njerëzimin. Sërish më vijnë në kujtesë fjalët shumëdomethënëse të Getes:

rn

"Närrisch, daß jeder in seinem Falle

rn

Seine besondere Meinung preist!

rn

Wenn islam Gott ergeben heißt,

rn

Im Islam leben und sterben wir alle!"

rn

("Marrëzisht, që secili në rastin e vet

rn

Në lavdërimin e mendimit të vet prinë

rn

Sepse, nëse Islami do të thotë nënshtrim ndaj Zotit

rn

Në Islam jetojmë dhe në të vdesim ne!")

rn

Së këndejmi lindja-vdekja, gjuha, nacioni, raca, ngjyra etj. nuk janë produkte të vullnetit tonë, porse janë produkte të determinancës Hyjnore. Ndërsa Izetbegoviqi do të thoshte: "O fat, emri yt është Islam!"

rn

* * *

rn

Shpirtin tim tolerant, universal e kosmopolit nuk e kam trashëguar vetëm nga mësimet e fesë islame, por këtë virtyt, parasëgjithash, e kam të mpleksur, të ngjizur në shpirtin tim, përkatësisht në etnopsikologjinë time prej shqiptari të mirëfilltë. Thjesht toleranca, koegzistenca, kosmopolitizmi etj. janë veçori dalluese e imanente të etnosit tim. Etnosi im, thjesht asnjë emër i etnosit tim nuk bëri krime mbi racat e etnoset e tjera, nuk gllabëroi pjesë tokash të gjeografive të etnoseve të tjera. Asgjëkundi në analet, leksikonet a enciklopeditë e etnosit tim nuk figurojnë termet pezhorativë: inkuizicion, shën Bartollome, antisemitizëm, holokaust (Auschvitz), terrorizëm, ekspansionizëm, fundamentalizëm etj. Kjo thjesht për faktin, e dëshmuar katërcipërisht, se këto akte krimi e gjenocidi u ushtruan pamëshirshëm mbi hartën e tokës dhe mbi qenien e etnosit tim iliro-shqiptar, duke e katandisur kështu tokën time në një Shqipëri-ILIRI xhuxhe me pjesëzat e tjera të saj të shpërndara në gjeografitë sllavo-ortodokse, kryq e tërthorë kufinjve që ia kishin vërë asaj padrejtësisht hasmit (armiqt).

rn

Etnosi im, madje, ka kredon morale dhe krenarinë kombëtare, përmasash planetare, që diti, sot e dymijë vjet më parë, t’i dhurojë botës të tillë kolosë që dhanë një kontribut të çmueshëm në humanizimin e jetës, njeriut dhe botës në përgjithësi.

rn

Vallë s’i dhuruan botës moderne frymën e sotme të kosmopolitizmit, koegzistencës e të tolerancës njerëzore, qysh nga antikiteti burrat e fismë, bujarë e zemërgjerë iliro-shqiptarë, kur këtu e njëmijë e pesëqind vjetë më parë (aty nga fillimi i shekullit të V-të), mu në brendi të Gadishullit ILIRIK, iu ofruan konak të ngrohtë, bukë, kripë dhe zemër, si dhe e ndanë më dysh atë trohëzë tokë që kishin për t’u bërë një grimë vend, pa kurrfarë qiraje a dëmshpërblimi, sllavëve ardhacakë, të ikur nga matanë Karpateve, pa pasur asgjë me vete: pa bukë e ujë, të mërdhirë e të raskapitur nga gjithë ajo rrugë e gjatë dhe e stërmundimshme?

rn

Dhe, jo vetëm kjo. Të parët e etnosit tim, pasi kaluan masivisht në fenë islame (brenda shekujve XV, XVI, dhe XVII), ia dhuruan falas kishat dhe manastiret e tyre kristiane sllavëve ortodoksë. Dhe këtë zemërgjerësi të tyren ata (sllavët pra) "e shpërblyen" keq. Mbi themelet e kishave dhe manastireve tona të lashta ata ngritën kishat e tyre politike "svetisaviane", dhe, njëkohësisht, mbi themelet e tyre ndërtuan mitin, përkatësisht atë mendësinë fantazmagorike sllavo-ortodokse apo, thënë më shkoqur, atë megalo-idenë e tyre për Kosovën Iliro-Dardano-Shqiptare (djep të shqiptarizmit) si "djep të serbizmit", si "tokë të shenjtë serbe" apo "Jerusalem serb".

rn

Etnosi im ndër shekuj pranoi që të gjitha mesazhet Hyjnore: mesazhet psalmisto-biblike të Davidit (Zeburin e Davudit), ato tevrato-talmudiane (të Torës, Dhjatës së Vjetër-Tevratit) të Mojsiut (Musait), ato ungjillore-biblike (të Dhjatës së Re-Ingjilit) të Jezuit (Isait), si dhe më në fund ato Kur’anore të Muhammedit. Toleranca fetare, ndërkaq, është komponent inherent, do të thosha, është veçori unikale, botërisht e paprecedent e etnosit tim. Ndonëse i përkasim dy feve të mëdha: Islamit dhe Kristianizmit dyritësh, katolik e ortodoks, kurrë përgjatë historisë sonë nuk ka pasur fërkime, përplasje a konflikt ndër-religjioz midis myslimanëve dhe kristianëve. Përkundrazi! Si në të kaluar ashtu edhe sot, vazhdojmë të jetojmë bashkërisht në një harmoni të thellë ndër-religjioze e njerëzore, harmoni kjo të cilën na e kanë lakmi të gjitha kombet e qytetëruara në botë.

rn

P.S.

rn

Përfundimisht jam një mysliman modest dhe jashtëzakonisht tolerant e i hapur në takimet e mia ndër-religjioze,ndëretnike dhe ndërkulturore me të tjerët, e kurrsesi fundamentalist "taleban" a "binladenian", njëlloj si unë janë edhe shumica dërrmuese e pjesëtarëve të fesë islame. Dhe kjo nuk përbën vetëm një deklaratë shterpe timen, e thënë ashtu kuturu, e as mbase demagogji. Këtë ndjenjë, këtë mendësi unë, në kooperim me myslimanë të tjerë të shëndoshë, tolerantë e inteligjentë, e vë për çdo ditë në jetë, kuptohet në saje të mundësive të mia "e ndez një qiri të vogël për të bërë një grimë dritë; "e ndez flakadanin e këndelljes, rimëkëmbjes dhe regjenerimit tonë gjithënjerëzor drejt një të ardhme më të mirë, drejt DRITËS së ZOTIT" ...

rn

Kur shoh besimtarin e devotshëm tek i lutet Perëndisë, kur shoh kristianin e mirëfilltë tek bën liturgjinë e tij shpirtërore, kur shoh budistin e dailamistin tek bëjnë ritualin e tyre meditativ të "yogës", unë përunjësisht e me devocion të thellë religjioz, kërrusem poshtë në tokë dhe duke vënë kokën në "sexhden" e lutjes (namazit) i drejtohem Zotit me lutje nga thellësitë e shpirtit:

rn

- O Zot! Ti je Një dhe i pashoq. Krijues i botëve. Lavdia dhe adhurimi të takojnë vetëm Ty! Nuk ka hyjni, zot, faraon, despot, a hegjemon tjetër veç plotfuqishmërisë, lartmadhërisë dhe HYJNISHMËRISË Tënde! Të lutemi, na ndihmo në përpjekjet dhe luftën tonë të përbashkët kundër forcave të errëta të satanait (djallit) që synojnë të sundojnë me botën, duke mbjellë tmerr e lemeri ndër njerëz!

rn

- O Zot na e dërgo barkën e Nuhit (Noes) fisnik që të shpëtojmë nga "ky vërshim", nga "ky uragan", nga kjo kataklizmë që ka pllakosur furishëm botën!

rn

- O Zot yni, përfundimisht na e jep emrin dhe nderin NJERI, siç pikërisht na e dhe në zanafillë të krijimit të entitetit tonë!

rn

Ndërkaq jo rrallë herë orëve të vona të natës, në lutjet e mia meditative gjithnjë mëtoj të rivë (të rivendosë) atë "paqen Hyjnore", përkatësisht atë "besëlidhjen sublime Hyjnore" që shpirti im – si edhe të gjithë shpirtërat tjerë njerëzorë, e pat lidhur (fjala "religjion" rrjedh nga rrënja foljore e latinishtes "relegare" që d.t.th. "të lidhesh", "lidhje e ngushtë, imediate midis njeriut dhe Zotit") qysh në paraekzistencë (qysh në "Eden" apo "Ezel") me Zotin Krijues. Zatën, herë-herë përgjatë kryerjes së lutjeve të mija, aty diku nga fijëzat e nënvetëdijes (intelektit) së trurit (shpirtit) tim, më rishfaqet ajo biseda e parë unikale kur i Madhërishmi me të përsorur (me të formësuar) të qenies sonë, na pyeti: "Jam Unë Zoti juaj?" Ndërkaq ne i tham njëzëri, si në korr: "S’ka dilemë, Ti je Zoti ynë, Krijues i Gjithëfuqishëm!"

rn

Shkas për meditim janë fjalët e Zotit të Madhërishëm:

rn

"Nuk është mirësi të ktheni fytyrat tuaja kah Lindja apo Perëndimi, por mirësi e vërtetë është të besoni Zotin, Ditën e Gjykimit, Engjëjt, Librin dhe profetët. Mirësi e vërtetë, madje, është edhe të ndani nga pasuria juaj për të afërmit, për jetimët (bonjakët), varfanjakët e mjerë, për udhëtarët (mysafirët), për lypësit dhe për lirimin e robërve; pastaj të zbatoni lutjet fetare dhe të jepni zeqatin; t’i përmbushni zotimet dhe premtimet tuaja; të tregoheni të durueshëm në rastet kur ju godet ndonjë skamje, fatkeqësi (sëmundje) a flaka e luftës. Vetëm të këtillët janë njerëz të sinqertë dhe të devotshëm". (Kur’an: El-Bekare, 177)

rn

"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm".

rn

(Kur’an: El-Asr)

rn

P.S. Kjo është hyrja e librit tim "Fundamentalizmi islamik si fiksion dhe myslimamët antifundamentalistë", që ka marrë përsipër ta botojë Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë.

rn

 

RSS per kategorine Lajme Shfletuesi i Kur'anit

  • RSS per kategorine Lajme